HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Platforma politike e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės

Kėshilltarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (Preshėve, Bujanoc dhe Medvegjė) nė seancėn e mbajtur mė 14 janar, nė Preshevė:

Lugina e Preshevės Duke qenė tė vetėdijshėm se popullata shqiptare e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (Lugina e Preshevės), po pėrballet me ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit tė vet politik,
Duke u angazhuar pėr ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombėtar shqiptar,

Duke u angazhuar pėr format e integrimit gjithėshqiptar, nė kuadėr tė trendeve pėr integrime evropiane dhe euroatlantike,
Duke pasur parasysh se format e deritanishme tė organizimit territorial nuk kanė ofruar mundėsi adekuate pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve tė Luginės,

Duke u angazhuar pėr bashkimin dhe pėrqendrimin e fuqisė politike nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve,
Duke u bazuar nė aktivitetin e deritanishėm politik dhe rezistencėn e armatosur tė shqiptarėve tė kėtij rajoni,
Duke gjetur mbėshtetje tė kėtyre kėrkesave nė dokumentet ndėrkombėtare (OKB, OSBE, KE), qė garantojnė tė drejtat e individuale dhe kolektive,

MIRATUAN KĖTĖ:

PLATFORMĖ POLITIKE
I. PARIMET:

Nė kohėn kur Kosova ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme tė pėrcaktimit tė subjektivitetit tė saj politiko-juridik, kur tėrė rajoni i Ballkanit Perėndimor synon pėrshpejtimin e procesit nė rrjedhat e integrimeve euroatlantike, subjektet shqiptare nė Luginė tė Preshevės shohin nevojėn e ndėrmarrjes sė veprimeve konkrete dhe tė koordinuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve tė kėtij rajoni nė frymėn e proceseve integruese qė po zhvillohen nė Evropė;

Kėshilltarėt shqiptare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (nė tekst tė mėtejmė kėshilltarėt), konsiderojnė se derisa nuk bėhet njė zgjidhje e drejtė e ēėshtjes sė shqiptarėve tė Luginės, rajoni do tė vazhdojė tė mbetet vatėr e krizės permanente dhe pengesė pėr integrime euroatlantike;
Kėshilltarėt kėrkojnė qė tė drejtat e shqiptarėve tė Luginės tė garantohen nė kuadėr tė komuniteteve ku ato pėrbėjnė shumice absolute nė rajon (Ballkan Perėndimor), duke u angazhuar pėr krijimin e lidhjeve speciale tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn;

Nė frymėn e kėtyre vlerave duke gjetur mbėshtetje nė dokumentet fundamentale qė institucionalizojnė mbrojtjen e tė drejtave individuale dhe kolektive, siē janė:

Karta e OKB-sė,
Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut,
Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat civile dhe politike,
Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,
Konventa kornizė evropiane pėr tė drejtat e pakicave,
Konventa evropiane pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore,
Karta evropiane pėr gjuhėt rajonale dhe tė pakicave,
Dokumentet e OSBE-sė, prej tė cilave veēojmė:
Sugjerimet nga Lundi, Osllo dhe Haga,
Aktin final tė Helsinkit 1975
Karta e Parisit pėr Evropėn e re 1990,
Dokumentin nga Kopenhaga - Dimensioni njerėzor,

II. KĖRKESAT E VEĒANTA

Zgjidhja e drejtė dhe e qėndrueshme e ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės nėnkupton respektimin e plotė tė tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve pėrmes zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjeve si:
Kėshilltarėt mbrojnė qėndrimin se Lugina e Preshevės duhet tė ketė formėn e organizimit administrativo-territorial kushtetues me funksion nė sferat e gjyqėsisė, policisė, arsimit, pėrdorimit tė gjuhės dhe simboleve kombėtare, shėndetėsisė, zhvillimit ekonomik, kulturės, planifikimit lokal, ambientit ekologjik, resurseve natyrore, sferės sė banimit, shėrbimeve sociale;
Tė bėhet decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej nivelit qendror nė nivelin e veatadministrimit lokal dhe rajonal, institucioneve tjera shtetėrore e posaēėrisht nė sistemin gjyqėsor ku duhet krijuar Gjykatėn e Qarkut, Gjykatėn Tregtare, Kėshillin pėr kundėrvajtje me kompetencė territoriale pėr kėtė rajon;
Tė bėhet ēmilitarizimi i plotė i Luginės sė Preshevės dhe largimi i bazave militante ekzistuese si dhe atyre nė ndėrtim;
Ēėshtja e sigurisė publike tė jetė nė kompetencė ekskluzive tė policisė multietnike dhe strukturave tė saj komanduese;
Zhvillimi ekonomik i rajonit pėrmes krijimit tė kushteve lehtėsuese tė kreditimit tė ndėrmarrjeve tė vogla apo tė mesme, tėrheqjes sė kapitalit tė huaj, krijimit tė qendrave tė biznesit me krijimin e Zonės sė Lirė Tregtare, bashkėpunim ndėrkufitar nė kuadėr tė projekteve me donatorėt ndėrkombėtarė;
Privatizimi i ndėrmarrjeve ekzistuese shoqėrore tė bėhet me krijimin e kushteve tė barabarta tė pjesėmarrjes; Sistemi arsimor nė Luginė tė Preshevės tė harmonizohet me sistemin arsimor tė Kosovės, konform standardeve evropiane pėr arsim,
Integrimi proporcional i shqiptarėve nė strukturat e pushtetit lokal dhe rajonal nė tė gjitha institucionet shtetėrore e publike tė tė gjitha niveleve;
Aplikimi zyrtar i gjuhės shqipe nė institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetėrore dhe ato publike tė tė gjitha niveleve;
Pėrdorimi zyrtar i simboleve kombėtare tė shqiptarėve, si dhe e drejta e shėnimit publik tė datave tė rėndėsishme nga historia kombėtare;
Themelimi i institucioneve pėr shprehjen, ruajtjen, avancimin e vlerave kulturore, informative, fetare dhe tradicionale, specifike pėr shqiptarėt;
Krijimi i institucioneve tė veēanta pėr mbrojtje sociale tė shtresės sė rrezikuar tė popullatės;
Zhvillimi i institucioneve ekzistuese shėndetėsore pėr mbrojtje primare tė popullatės dhe krijimi i mundėsisė pėr mbrojtje sekondare shėndetėsore tė popullatės sė Luginės sė Preshevės pėrmes ndėrtimit tė njė spitali pėr kėto komuna;
Kthimi i qėndrueshėm i popullatės sė zhvendosur pėrmes kompensimit tė dėmeve nė pasuritė e tyre, zhvillimit tė infrastrukturės rrugore, shėndetėsore dhe arsimore;
Tė bėhet respektimi i plotė i Ligjit pėr Amnistinė (Fl. zyrtare e RFJ-sė 37/2002 tė 3.07.2001) e ish- pjesėtarėve tė UĒPMB-sė dhe ndėrprerja e tė gjitha proceseve tė montuara gjyqėsore ndaj shqiptarėve, lirimi i tė burgosurve politikė;
Ndėrprerja e fushatės sė frikėsimit me dėrgimin e ftesave pėr shėrbim ushtarak tė tė rinjve shqiptarė;
Ndriēimi i vrasjeve tė civilėve nė periudhėn 1999-2001;
Trajtim adekuat tė diasporės shqiptare tė kėtij rajoni nga institucionet vendore pėrmes ruajtjes sė lidhjeve tė saj me vendlindjen, me jetėn, me zakonet, me gjuhėn dhe kulturėn e tyre si dhe tė inkurajimit pėr investimin e kapitalit tė tyre nė rajon;
Pėr realizimin e qėllimeve tė sipėrshėnuara kėshilltarėt shqiptarė shtrojnė nevojėn e krijimit sa mė tė shpejtė tė organit tė pėrbashkėt reprezentues - Kėshillin Nacional.

III. DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE

Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatės tė shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, pėr definimin e Luginės sė Preshevės si rajon tė posaēėm politik-territorial-kushtetues, kėshilltarėt, nė pėrkrahje tė parimeve tė Grupit tė Kontaktit lidhur me statusin e Kosovės, obligohen qė, nė rast tė mosrespektimit tė kėtyre parimeve dhe ndryshimit eventual tė kufijve tė saj, do tė angazhohen pėr bashkėngjitje tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn.

(Kėshilltarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (Preshėve, Bujanoc dhe Medvegjė) nė seancėn e mbajtur mė 14 janar, nė Preshevė miratuan kėtė platformė politike tė cilėn e botojmė tė plotė).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara