HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrgjigje Ardian Vehbiut pėr shkrimin e tij “Lehtėsia e padurueshme e mistifikimit”

Diktatura dhe Kadare… ishin njė ēift simbiotik *)

Primo Shllaku -- nga Primo Shllaku

Puthja e dorės sė xhelatit mua mė duket njė perversitet ekstrem. Zhvillimi i njėfarė erotizmi ndaj objektit qė prodhon llahtarėn ėshtė njė rrallėsi qė ne shqiptarėt e kthyem nė moral. Mė thuani, ju lutem, te cili Shekspir e keni gjetur ju ketė farefisni me njė trajtim tė tillė letrar tė Kadaresė? Apo mos ju s’e mbani Enverin pėr gjakatar e se, thjesht, ju kanė thėnė, apo thjesht, keni dėgjuar se ishte i tillė e, kėsisoj, ju mund tė kishit edhe njė mendim tjetėr pėr tė? Sepse, kur tė pėrmendet SH-ja binjake, Shekspiri e Shileri, nuk duhet tė harrojmė devizėn e tyre vėllazėrore: In tyrannos (kundėr tiranėve).

Prandaj ju mė tė rinjtė, mos tė jeni shumė tė sigurtė nė sinqeritetet tona tė kohės sė Luftės sė Ftoftė. Mjafton tė pėrmendet fakti se ajo periudhė ndau nė dysh Gjermaninė dhe ushqeu me ngulm thellimin e diferencimit tė dy gjysmave natyrore tė njė tė tėre.

Sidoqė ta rrotullojmė punėn, Ismail Kadareja po bie nė “peshė’. Po i shkundet ai “obezitet” mitik me prejardhje tė largėt prej kohės kur kėndonte solo hegjemonizmi me treqind koka si njė Hidėr e Lernės, e fabrikuar nė shtėpinė tonė tė diktaturės.

E ēmoj shum pėrqasjen tuaj gjakftoftė ndaj kėtij “fenomeni” letrar e jashtėletrar qė sundon mbi qiellin e kulturės shqiptare me njė efekt tė dukshėm shkretėrues prej Hiroshime, a thua se letrat shqiptare kanė filluar e mbarojnė me shfaqjen mistike tė kometės sė Ismail Kadaresė. A besoni ju se Letėrsia Shqiptare mbaron me Ismail Kadarenė? Gjakftoftsia juaj e admirueshme nuk di pse mė sugjeron se ne duhet ta pranojmė si fatalitet diktatin e primatit kadarean tė paktėn pėr dy shekuj mbrapa e dy shekuj para vjetit 0, lexo 1936-ės.

A nuk ju duket se lakmia pėr tė sunduar solo mbi Kohėn dhe Epokat ka diēka qė mban erėn e rėndė tė diktatit dhe tė asaj qė mund tė rezultojė edhe mė e keqe e mė e rrezikshme, tė rikthimit nė monokulturėn e skorbutit?

Ismail Kadare dhe Enver Hoxha Unė kam bindjen e thellė e tė sinqertė se gabimisht problemi i Kadaresė po merr dimensionet e njė problemi mbarėkulturor shqiptar. Thelbi i ēėshtjes ėshtė thjesht problem i brendshėm i Kadaresė, i cili erdhi nė fushnajėn e demokracisė me njė vepėr tė mplakur “mbrenda njė nate”, me njė vepėr tė sulmuar rrezikshėm e me front pėrparues prej nekrozės, erdhi me njė figurė publike tė komprometuar, ku eleganca e kolegėve tė tij qė kujtojnė se mendojnė larg dhe nuk shtyhen pėr tė prekur caqet e kortezisė, janė ndalė (nuk di se me ēfarė prapamendimi) te termi “konjunktural” nė adresėn e tij.

Erdhi me njė pozicion shoqėror inakcesibel (qė s'mund t'i qasesh - shėnim i s.g.) e tė vetmuar qė nuk tė len ta marrėsh me mend pas tij krijuesin me prirjet e veta tė vetmisė, por vetminė e detyrueshme e tė frikshme tė njė alpinisti arrivist, alias diktatori, tė njė figure gri qė nuk pėrshėndet askėnd e minon gjithkėnd, qė pas madhėshtisė sė tij olimpike dhe “indiferente” ka sajuar njė rrjet zilkash qė e lakmojnė pėr gjithēka, pėr ēdo pėshpėritje, pėr ēdo vėrejtje nė adresė tė tij. Nuk numrohen rastet kur ka bėrė presion mbi shtypin e lirė e titullarėt e tij qė tė mos botoheshin invektiva tė ndryshme me atė si shėnjestėr.

Dikur nė shtypin sovjetik Kadarenė e patėn quajtur “grevėthyes i inteligjencies shqiptare”. Askush prej nesh nuk i pati besuar kėsaj invektive sepse ne e njifnim mirė “kokurin” komunist dhe arsenalin e tij tė “shigjetave”.

Dritero Agolli dhe Enver Hoxha Po mardhėniet e tij me inteligjencien shqiptare si do t’i karakterizonit ju?
Guximi cinik qė ka ky njeri tė “mballosė” me mesazhe tė mėvonshme dhe tė paujdisshme, librat e vet si psh, “Dimri i madh”, mohimi publik qė i bėn ai pėrkatėsisė sė tij ndaj RS, a nuk na thotė se ai vėnte nė dyshim inteligjencėn, aprensionin e fakultetet mendore tė inteligjencies shqiptare bashkėkohore? Mbi kė mendonte ai tė delte piper mbi pilaf? Mbi idiotėt? Ky ishte tavani i lavdisė qė kėrkonte ta arrinte, tė ishte i pari ndėr idiotėt?!?

Unė mendoj se shpėrfillja dhe pėrbuzja qė ka diftuar ai herė pas here ndaj lėndės sė hirtė e tė butė shqiptare ėshtė njė rast i papresedent, tė paktėn qysh nė kohėn e Heinrich Heine-s e kėtej. Pse nuk e lidhni ju sadopak reagimin 15 vjeēar ndaj kėtij autori edhe si replikė e njė vetėdijeje kolektive tė fyer dhe tė nėpėrkėmbur me arrogancė e brutalitet prej njė idhulli tė pjekur nėn diellin shtetėror?

Kadareja ėshtė i diskutuar dhe i diskutueshėm. Fakti qė ėshtė i diskutuar ėshtė plotėsisht nė nderin e tij. Ėshtė krejt normale qė nė njė periudhė kur mendimi akademik shqiptar ngurron (se ka mejtime tė tjera, do tė thoshte Ēajupi) me vlerėsuar pėrfundimisht dhe me arkivuar produktin mė tė fundit tė trashigimisė letrare, bereqetet e RS, axhenda e diskutimeve merr kohė shtesė dhe ne e mbllaēkisim ēamēakėzin shumė kohė pasi i ka ikur aroma.

Por fakti qė ėshtė i diskutueshėm i bėn nder vetėm inteligjencies shqiptare e letėrsisė shqiptare qė nuk ndenjėn tė rrėzuara edhe pas ikjes sė faktorit diktaturė, i cili i kishte rrėzuar rrafsh pėrtokė. Faktet pėr tė cilėt Kadareja ėshtė sot i diskutueshėm nuk i bėjnė mė nder atij vetė, pėrkundrazi si rezultat i kėtij diskutimi vepra e tij ėshtė ronitur dhe ka humbur copa e njėsi tė tėra, deri vėllime. Kjo veē nuk ėshtė taksa e natyrshme e vjetėrimit nėn krahun e pamėshirshėm tė KOHĖS. Kjo ėshtė ronitje, shembje nėn peshėn e vetes, mungesė e lėndės mistike tė intemporales.

Ai e kishte bėrė stinėn e vet diku e dikur, me talentin e tij tė lakueshėm, por edhe me ndihmėn e mecenatit tė tij, E. Hoxhės, i cili s’merakosej pėr tjetėr veē tė vdiste nė dyshek. Meqė vdekjen nė dyshek shkrimtari e ka absolutisht tė sigurtė, synimi i tij mund tė jetė ai i mecenatit tė vet bashkėqytetas, qė tė paktėn duhet tė vdesė duke qenė i parė. Unė mendoj se kjo dėshirė e tij ėshtė e ligjshme dhe e drejtė. Pyes. Pėrse Akademia Shqiptare nuk e vulos me nder kontributin e tij eminent gjatė 40 vjetėve tė zhvillimit tė RS e gjatė sė cilės kohė, ai ishte vėrtet i pari, edhe i padiskutuari, edhe i padiskutueshmi, duke e shpallur mbret tė RS?

A e dini dhe, nėse nuk e dini, a e besoni ju, z.Vehbiu, se nė kėta 16 vjet tė ndėrrimit tė regjimit tė shprehjes nė letrat shqipe kanė ardhur natyrshėm e lirisht krijime letrare fort origjinale, tė pakondicionuara prej asgjėje pėrveē imperativit tė shprehjes, me formė e pėrmbajtje tė spikatur, e qė, e kalojnė artin e mesazhin e Kadaresė ku e ku? A e dini ju se vala e ndikimit tė shkrimeve tė Kadaresė nė prozėn shqipe ka filluar tė bėhet diēka kaduke dhe se era e mykut qė vjen prej epokės sė Luftės sė Ftoftė na e ka pshtjelluar pak nuhatjen sa mos tė dimė se, a vjen prej mjeshtrit apo prej dishepujve?

Dhe mos thuani, ju lutem se “Kadareja nuk i pėrcjell lexuesit ndonjė adhurim pėr autoritetin, por dramėn qė i bashkėlidhet duke prodhuar njė letėrsi shekspiriane.”
Detyrohem t’ju kujtoj se te “Dimni i madh” autori nė fjalė na paraqet diktatorin shqiptar si njeri qė ka “njė hall tė madh”. Apo nuk ju duket e mbėshtjellur me afeksion e qė “i qan hallin”, kjo tiradė e paharrueshme pėr romanin, si atėherė kur ishte kryevepėr, ashtu edhe sot qė ėshtė ish-? Apo keni dyshim se E. Hoxha nuk ishte autoritet? Puthja e dorės sė xhelatit mua mė duket njė perversitet ekstrem. Zhvillimi i njėfarė erotizmi ndaj objektit qė prodhon llahtarėn ėshtė njė rrallėsi qė ne shqiptarėt e kthyem nė moral.

Mė thuani, ju lutem, te cili Shekspir e keni gjetur ju ketė farefisni me njė trajtim tė tillė letrar tė Kadaresė? Apo mos ju s’e mbani Enverin pėr gjakatar e se, thjesht, ju kanė thėnė, apo thjesht, keni dėgjuar se ishte i tillė e, kėsisoj, ju mund tė kishit edhe njė mendim tjetėr pėr tė? Sepse, kur tė pėrmendet SH-ja binjake, Shekspiri e Shileri, nuk duhet tė harrojmė devizėn e tyre vėllazėrore: In tyrannos (kundėr tiranėve).

Mesa duket Kadareja ėshtė viktimė e vetes sė vet, e sjelljes dhe e politikės sė vet letrare e shoqėrore dhe mė fort ia kanė fajin ata qė e mbrojnė sesa ata qė kėrkojnė ta reduktojnė nė atė qė mbetet pas veprimit tė pamėshirshėm tė kohės. Prandaj ju mė tė rinjtė, mos tė jeni shumė tė sigurtė nė sinqeritetet tona tė kohės sė Luftės sė Ftoftė. Mjafton tė pėrmendet fakti se ajo periudhė ndau nė dysh Gjermaninė dhe ushqeu me ngulm thellimin e diferencimit tė dy gjysmave natyrore tė njė tė tėre. Jo se mė tė shkaktohej dyzimi i Ismailit. Faji i parė i tij ishte se e vuri nė shėrbim talentin dhe pranoi qė ai talent tė pėrdorej. Pra Kadareja mbetet talent i pėrdorur. Nga ana tjetėr edhe Kadareja e pėrdori diktaturėn dhe ndėrtoi ashensionin e tij tė karrierės.

Ata ishin njė ēift simbiotik. Tashti qė ka vdekur ajo diktaturė, fakti qė kishte lansuar njė shkrimtar nuk ta vret veshin si diēka e keqe, esėll-esėll i jep asaj njė elegancė “artdashėse” qė disi e ē’demonizon. Kurse ai haraē i lartė qė talenti i tij (e vetmja e dhėnė e lindur e kėtij shkrimi) i pagoi hyrjes nė shėrbim dhe ofertės pėr t’u pėrdorur, ka minuar bazėn e veprės sė tij voluminoze dhe sot ėshtė vėshtirė, vėrtetė, njė inventar i asaj pjese qė mund tė mbijetojė e i asaj qė ka pėsuar njė nekrozė tė pandalshme. Ndryshe si do tė shpjegohej ankthi i tij i madh pėr t’i paraqitur nėn njė dritė tjetėr, me i mbushur a posteriori me njė pėrmbajtje mė “kohėduruese” shkrime atėherė e sot univoke e pa pikė sensi ardhmėrie.

Kam pasur rastin tė lexoj poetė e shkrimtarė, mbajtės tė ēmimit Nobel, tė cilėt as atėherė as sot nuk mė kanė pėlqyer. Duke filluar me Karduēin, me Seferin e deri te Pastėrnaku mė kanė lėnė indiferent dhe shpesh kam pyetur veten se ku fillon e mbaron ēmimi, e ku fillon e mbaron ideali im artistik. Poqėse do t’i jepet ky ēmim Kadaresė pėr mua asgjė nuk do tė ndryshojė. Thjesht do t’i shtohet listės sime tė nobelistėve tė pakėndshėm edhe njė emėr tjetėr, kėsaj here njė prej shtėpisė sime.

Por vrapi i tij “planetar” drejt kėtij ēmimi prestigjioz, mos vallė ėshtė aspirata e tij pėr njė kulm tė paracaktuar lavdie dhe, pėr ithtarėt e tij, njė aspiratė pėr tė mos e braktisur hegjemonizmin dhe pėrparsitė e fituara gjatė diktaturės? Sepse ju, z.Vehbiu, nė njė moment tė caktuar, poqėse e mbani mend, nė nji hov ngutie dhe nervozizmi tė pashpjegueshėm, patėt folur pėr ekzistencėn e pėrhershme dhe mbizotėruese nė kulturėn shqiptare tė njė “elite toske”.

Nuk kam dyshuar kurrė se melekėt e Dangėllisė, peshkopi i ndritur Theofan, dajakxhiu e mendjegjėri Konicė, parnasiani shqiptar i poezisė eterike, Lasgush Poradeci janė padyshim njė plejadė e ndritshme elitare e nėnkulturės toske. Por mė lejoni qė, me ndrojtje, t’i shtoj plejadės sė ndritshme tė mėsipėrme edhe Gjergj Fishtėn, Mjedėn, Luigj Gurakuqin, Migjenin, Koliqin e Martinin, tė gjithė kėta, po ashtu, elitė e nėnkulturės gege.

Kur ju pata lexuar, m’u desh tė pėrdor nga durimi im shumė mė tepėr sesa jam mėsuar tė pėrdorė nė raste qė duan njė pėrgjigje adekuate. E quejta me vend heshtjen dhe heshta. Shkrimi yt i fundit pėr Kadarenė ma pėrligji heshtjen. Tė falėnderoj qė mė ndihmove tė mos e queja veten pa reflekse e disi frikacak. Ju keni pėrparuar nė vizionin tuaj mbi kėtė autor, ju jeni bėrė mė i urtė e gjakftoftė, mė universal e elitarisht shqiptar.

Pefki, 28.05.2006

* Titulli ėshtė i yni. Shkrimi siē ėshtė publikuar kėtu, poashtu ėshtė pėrpunuar nga ®seguraweb. Fotot janė huazuar nga faqja nė Internet kushtuar "nostalgjisė" pėr diktaturėn dhe pėr "sharmin enverian..."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara