HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lasgush Poradeci, poeti qė "pėrfitoi" nga heshtja

-- nga Rifat Buzhala, Frankfurt (Gjermani), 15.9.2006

Kėng’e lasht’ e vjershėrisė mė pėlqeu aq fare pak…
Do t’ja marr qė sot e tutje si bilbil parėverak,
Qė nga fund’ i vetėvetes do kėndoj njė mall tė ri:

(Zog’ i Qiejve)

Mbi poezinė e Lasgush Poradecit nuk ėshtė shkruar shumė. Dhe nuk ėshtė shkruar shumė mbase me qėllim, sidomos pas Luftes sė Dytė Botėrore 1). Disa studiues kanė shkruar nė kuptimin pozitiv pėr Lasgushin, ndėrkaq disa tė tjerė kanė shkruar negativisht mbi poetin e madh shqiptar, madje sa ishte gjallė poeti, sepse, arsyetonin ata, nuk shkroi edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore ashtu si do t’i diktonin komunistėt (vrasėsit e penave tė shquara) tė shkruhej poezia. Por Lasgushi nuk shkroi gati aspak gjatė pjesės sė jetės sė tij, e cila do tė mund tė ishte mė frytdhėnėsja nė krijimtarinė e tij letrare. Dhe nuk shkroi qėllimisht. I mjaftonte pėrkthimi i shkrimtarėve mė tė shquar botėrorė. Me siguri ndihej mirė me ta edhe pse qe i detyruar tė bėnte pėrkthime nga veprat e tyre. Kėshtu ai, poeti i perlave tė mrekullueshme poetike shqipe, tė cilin kultura shqiptare, sikundėr ka thėnė Ēabej, do t’ia falė njėherė botės, aq mė tepėr tani kur disa nga poezitė e tij po pėrkthehen nė gjuhėt mė kryesore tė botės, siē janė anglishtja dhe gjermanishtja, nuk shkroi dot ashtu sikundėr dėshironin kritikėt shėrbėtorė tė sistemit atėherė nė fuqi. Zgjodhi rrugėn mė tė dhimbshme qė mund tė zgjedhė njė poet – rrugėn e heshtjes sė gjatė 2).

Lasgush Poradeci Disa kritikė letrarė e quajtėn, pėr tė gjallė tė tij, poet qė po i mungon frymėzimi dhe atij, kur i mungon frymėzimi, nuk di tė shkruajė! Tė tjerė e quajtėn poet tė harxhuar Lasgushin e lartėsive poetike shqiptare…Dikush, nga ana tjetėr e Atdheut (nuk dua tė besoj se me qėllim), e quajti poet qė nuk ka utopi sociale! Edhe kjo i duhej Lasgushit nėn tmerrin e asaj diktature qė ishte. Mund tė merrej me mend se ēfarė e priste njė intelektual, aq mė tepėr njė poet tė kalibrit tė Lasgushit, pa utopi sociale, pa vizion social, nėn njė diktaturė tė tillė siē ishte ajo nė Shqipėri. Por Lasgushi jo vetėm nėnēmonte kritikėn atėherė gati se tė paqenė dhe shumė tė ngarkuar ideologjikisht mbrenda kufijve politikė tė Shqipėrisė, por edhe habitej me kritikėn qė synonte tė ishte mjaft serioze nga ana tjeter e Atdheut, e nisur nga kritiku i shquar letrar Rexhep Qosja 3). Pra aq i bėnte Lasgushit, nuk shkruante dhe vėnte buzėn nė gaz me kritikėt e tillė dhe sikur thoshte se ata mund tė flasin e tė shkruajnė, dhe tė mė kritikojnė, por nuk mund tė mė thyejnė dot dhe nuk mund tė mė shtyjnė tė shkruaj ashtu si dikujt ia thotė mendja se duhet tė shkruhet poezia. Poezia ka ligjėsitė e veta, ajo shkruhet ashtu si e do eteri i saj, jo sikur diktohet nga dikush, prandaj mė mirė tė hesht, nė ėshtė e nevojshme, edhe pesėdhjetė vite tė plota, edhe pėr gjithė jetėn e mbetur, sesa tė shkruaj ashtu si mendohet sot tė shkruhet poezia, sesi shėmtohet e katranoset sot ajo…

Tė tjerė e quajtėn poet joatdhetar, poet qė nuk ka shkruar mjaft poezi me motive patriotike, poet “steril dhe artificial”, “me tematikė tė sėmurė”,“pa ndėrgjegjie nacionale, pa kolorit nacional”, edhe pse pena e tij, thėnė tė vėrtetėn, kishte kapur figurat qendrore tė historisė dhe tė letėrsisė shqiptare! Nė tė vėrtetė poezitė e Lasgush Poradecit janė nga mė patriotiket ndėr poetėt e lartėsive poetike nė letrat shqipe, edhe pse ai nuk shkroi nė stilin “O Atdheu im i dashur!”. Ai nuk rrahu gjoks kurrė duke shkruar poezi nė numėr tė shumtė me motive patriotike, sado edhe tė tillat nuk i mungojnė, sepse Lasgushi mė parė se lirik i motiveve tė tjera, pra mė parė se lirik i peizazheve, i lirikave mendimtare (filozofike) dhe i lirikave atdhetare, pėr nga shumėsia e poezive, ėshtė lirik i dashurisė. Dhe kjo nuk e bėn aspak poet joatdhetar. Pėrkundrazi, kur shkroi poezi me motive atdhetare, shkroi fuqishėm. Dhe mė tej, shqipėsia e plotė e poezive tė tij na e jep poetin tonė tė heshtur ndėr poetėt mė atdhetarė qė mund ta ketė poezia shqipe.

Duke e shqipėsuar poezinė deri nė skaj, duke e harrur nga fjalėt e huaja deri nė fund, duke e bėrė mė shqip se ēdo poet tjetėr i letrave shqipe deri atėherė nė pėrgjithėsi, Lasgushi na del vetvetiu atdhetar i flaktė, sepse bėri poezi aq shqipe saqė nuk e ndiente nevojėn tė thoshte vetė se ja ēfarė shkruaj unė, ja se sa poezi me motive patriotike shkruaj unė, por atė do ta thonė tė tjerėt, kritika e mirėfilltė, lexuesit pa ngarkesa politike, me siguri nė tė ardhmen, nė njė tė ardhme jo dhe aq tė largėt – do tė mendonte ai… E Lasgushi ka pasur tė drejtė, koha i ka dhėnė tė drejtė mendimit tė tij tė pathėnė, heshtjes sė tij tė gjatė.

Nganjėherė heshtja thotė mė shumė se fjala

Tek e fundit gati se i gjithė problemi pėr Lasgushin bėhet pėr heshtjen e tij! Fajtor, pra, pse ka heshtur! Joatdhetar, pra, pse ka heshtur! Dhe a mund tė mos quhet atdhetar Lasgushi qė aq bukur diti t’i kėndojė vendlindjes, Poradecit me liqenin e tij?! Lasgushi qė e quante Fishtėn „Vazhdimtar nė Mendimin e Kombit“, „Shkėmb i Tokės dhe Shkėmb i Shpirtit Shqiptar“, duke e simbolizuar secilėn fjalė me shkronjė tė madhe?! Fishtėn, Poetin kombėtar, tė cilit diktatura ia zhduku edhe varrin dhe ia humbi edhe eshtrat! Lasgushi qė i kėndoi Naimit e Asdrenit, Skėnderbeut e Ismail Qemailit?! Lasgushi qė shkroi edhe njė hymn kombėtar (Marshi i djalėrisė)?! E, pastaj, gjuha e tij e pėrsosur, aq e mrekullueshme!

Poezia e tij ėshtė vėrtet aq e shqipėsuar sa e asnjė tjetri para e pas tij, si edhe sot ndoshta. Ai ėshtė jo vetėm njė pasues i Naimit nė pasurimin e gjuhės dhe pastrimin e saj nga fjalėt e huaja dhe tė panevojshme, por atė e ēoi mė tej. Vetėm po tė vėshtrohen disa fjalė tė tij, fjalė poezish, tė unit poetik tė Lasgushit, tė universit tė tij poetik, si janė pėr shembull: djalėri, dhembshuri, dhembshurisht, fatuar, llaftari, llaftarisht, parėverak, i pėrrallshėm, pleqėrishte, tmerrisht, i vagėlluar etj., lexuesi do ta vrasė mendjen se a thua ka tė bėjė me njė poet tė zakonshėm apo me njė poet tė pazakonshėm, me njė tė jashtėkohshėm pėr kohėn kur shkroi ai… Lasgushi pra ka njė shqipe bukur tė veēantė nga tė tjerėt para dhe pas tij…

Lexuesit, qė nė fillim tė leximit tė poezive tė tij, ndeshen me ato fjalė te reja, pėr tė mos thėnė tė papritura dhe jo tė zakonshme, tė pėrdorura pothuajse vetėm nga Lasgushi apo shumė – shumė rrallė nga tė tjerėt. Kėndej mendimi i Kutelit qė shkruante:“ Lasgushi ėshtė poet shqiptar, i vetmi poet shqiptar, qė mendon, flet e shkruan shqip“. E kush mund ta kuptojė poezinė e tij ashtu si mund tė kuptohen ndoshta shumė tė tjerė para e pas tij pikėrisht nga pėrdorimi i fjalėsit tė tij tė veēantė? Dhe kur ta kuptojė, kush mund tė mos e shijojė poezinė e tij me dashuri tė madhe? Ai ishte vėrtet i jashtėkohshėm pėr shumė lexues, sepse ishte ndoshta i parakohshėm nė krahasim me shumė tė tjerė tė asaj kohe qė e shkruanin poezinė nė letėrsinė shqipe…

Mendoj kėshtu, sepse me fjalėt e tij krejt shqip dhe disi tė dallueshme nga tė tjerėt, por edhe me kuptimin e thellė qė kanė poezitė e tij, kanė vėshtirėsi nė tė kuptuarit e poezisė sė tij jo vetėm lexuesit e thjeshtė, pra lexuesit e rėndomtė, por dhe studiuesit e tij, ata qė merren njė jetė tė tėrė me poezinė nė pėrgjithėsi dhe me poezinė e Lasgushit ndoshta nė veēanti…Jo se Lasgushi pėrdori njė fjalės jo shqip, por pse pėrdori pikėrisht njė tė tillė shumė shqip, tė palexuar mė parė dhe shumė vetjak, madje me fjalė tė moēme, duke u dhėnė kuptim tė thellė e mbase edhe tė ri. Nuk i kishte fajet Lasgushi pėr kėtė moskuptim tė poezisė sė tij, fajet pse ai pėrdori njė fjalės mė se tė veēantė nė krahasim me poetėt e tjerė, por fajet i kishte “publiku mendjeshkurtė”, i pamėsuar deri atėherė me njė vjershėrim tė tillė, qė nuk arrinte tė kuptonte filozofinė e thellė poetike lasgushjane, poetikėn filozofike tė kėtij poeti, mendoj unė, si dhe shumė tė tjerė para meje, me pėrmasa evropiane e mbase edhe botėrore, pikėrisht me njė fjalės shumė shqip.

Dhe poezia kur ėshtė njėkohėsisht edhe filozofike dhe me njė fjalės mė ndryshe nga tė tjerėt, i nxjerr vėshtirėsi jo vetėm lexuesit tė zakonshėm, lexuesit tė thjeshtė, por dhe studiuesit tė saj, nė kėtė rast lasgushjan. Kėndej del vėshtirėsia e pėrkthimit tė Lasgushit, pėr ēfarė edhe ka pėsuar shumė poeti ynė i madh, prandaj edhe letėrsia shqipe. Ndėrkaq poezia filozofike (mendimtare) i bėn ballė kohėrave, sepse edhe interpretimet pėr tė janė shumėherė tė pathėna pothujse kurrė nė mėnyrė tė shterrueshme dhe tė kėnaqshme. Pėr poezinė e Lasgushit kujtoj se kurrė nuk do tė thuhen fjalėt pėrfundimtare, sepse poezia e tij, me plot bukuri dhe me „ndjenjat mė labirintike“ tė mbrendshme, sidomos ajo folozofike, ėshtė njė det i pafund, nė tė cilin sa mė thellė qė zhytesh aq mė i paarritshėm ėshtė fundi i tij, por qė tė josh gjithnjė e mė shumė t’ia njohėsh tė fshehtat e tij.

Ēabej thotė pėr tė: “Ē’e ndryshon nga tė parėt ėshtė thellėsia… Ėshtė vjershėtori mė i thellė qė ka shkruar nė shqipet; nė qoftė se kjo nuk ėshtė vėnė re gjer tani, shkaku ėshtė se mė tė shumtėt nuk e kuptojnė poezinė e tij, e cila me fjalė e mėnyra foljesh fare tė thjeshta, e shumė herė popullore, arrin tė koncentrohet aq sa mundet tė nxjerrė nė dritė mendimet mė tė thella, ndjenjat mė labirintike, idetė mė tė larta. Dhe po tė kėndohet Lasgushi me dashurinė, do tė vėrtetohet thellėsia e tij e pashoqe, nė mos sot, nga brezat qė do tė vijnė”. I thėnė nė kulmin e krijimtarisė sė Lasgushit ky mendim nga Ēabej, mė duket se edhe sot ėshtė mė aktuali dhe mė i vlerėsuari pėr tė.

Nuk mendoj se ky poet kaq i pėrsosur e i thellė nė tė shprehur, me njė stil kaq tė veēantė e vetjak nga tė tjerėt, me njė tė menduar poetik tė rreptė dhe vargje tė rimuara ashtu me pėrsosmėri tė paarrirė nga tė tjerėt, do tė kuptohet lehtė jo vetėm me poezinė e tij, por dhe sidomos me jetėn e tij nė kohėn kur ai nuk shkroi poezi, me heshtjen e tij afėr njė gjysmė shekulli! Shumėkush do tė mendojė dhe do tė pyesė se pse ky poet heshti kaq gjatė kur edhe ky mund tė shkruante si tė tjerėt. Por kėtu ėshtė ajo fshehtėsia e tij, ndoshta e pazgjidhshme pėr jetė tė jetėve, e marrė nė varr nga vetė Lasgushi, sado e marrė me mend nga shumė studiues letrarė se pse heshti poeti ynė…

Dikush e pati quajtur poet qė nuk ka frymėzim, qė nuk ka se ēka shkruan mė, qė i ka humbur zelli poetik. A thua ėshtė e mundur tė mos ketė pasur fymėzim e zell njė poet kaq i madh vetėm e vetėm pse u bė njė ndryshim i thellė politik?! Nuk ishte se Lasgushit i mungonte frymėzimi, por ishte ēėshtja e ndryshimit tė politikės, e cila diktonte sesi tė shkruhej letėrsia! Asnjėri, apo shumė rrallė ndonjėri nga ata kritikėt e kohės sė njėmendėsisė, nuk u kujtuan (apo edhe nuk guxuan) tė thonė se Lasgushi nuk shkruan ashtu si nuk shkruhet poezia, me diktat, poezi tė angazhuar, poezi edukuese, poezi qė nuk ta kėnaqė shpirtin, pra, siē thonin – poezi qė edukon apo sociale, (sidomos poezi hymnizuese pėr sistemin atėherė nė fuqi). Poezinė e angazhuar dhe edukuese Lagushi nuk e shkroi, sepse ndoshta nuk e deshi.

Ai e kuptoi poezinė mė ndryshe, mė larg sė qeni poezi edukuese, siē ishte ajo e Naim Frashėrit edukator e atdhetar (poeti qė ndezi zemrat e shqiptarėve pėr ēlirimin e Atdhuet tė robėruar me shekuj) dhe e Migjenit - sociale. Pėr Lasgushin edukator ishte mjaft Naimi e shumė e shumė tė tjerė poetė para e pas tij, prandaj sikur nuk donte tė bėnte njė pėrsėritje. Lasgushi, pra, nuk donte tė ishte mėsues-edukator me vargjet e tij. Misionin e poezisė e shihte nė njė mėnyrė tjetėr. Ai donte “t’j-a marr (merrte) qė sot e tutje si bilbil parėverak, qė nga fundi i vetvetes tė kėndoj njė mall tė ri”. Dhe vėrtet kėndoi njė mall tė ri, nė njė mėnyrė krejt tė re dhe origjinale nė krahasim me paraardhėsit. Ndėrkaq poezia sociale nuk ishe e unit poetik tė Lasgushit.

Poezia e Lasgushit ėshtė poezi qė pėrmban para sė gjithash estetikėn, bukurinė edhe pėrshkruese, edhe eterike kėnaqėsie, poezi qė herė-herė tė bėn tė mendosh se poezia shkruhet edhe pa pasur njė qėllim tė caktuar angazhues, pėrcjellėse idesh, por poezi qė paraqet peizazhet e tabllot e gjalla tė natyrės dhe njeriun qė jeton nė tė, tė njatij njeriu me njė botė shumė tė pasur e tė thellė shpirtėrore e mendore. Lasgushi, mė parė se diēka tjetėr, me poezinė e tij donte tė ngjallte te lexuesi i tij ndjenjėn e sė bukurės. Pėr tė arti ishte para sė gjithash art. A nuk e dėshmojnė kėtė poezitė: “Kroj i fshatiti tonė”, “Poradeci”, “Mėngjes” etj., poezi kėto mė tė arrira tė kėtij motivi tė poetit tonė, tė patejkalueshme nė paraqitjen e tabllove-bukurive, tė njė bukurie pershkruese, qė japin njė mesazh tė qartė estetik, poezi kėto mė antologjike nė letėrsinė shqipe. Nė kėto poezi, dhe jo vetėm nė kėto poezi tė tij, nuk ėshtė asnjė fjalė e tepėrt, e thėnė pa vend, por ēuditėrisht nuk mungon asnjė fjalė, qė do t’i bėnte kėto poezi tė nevojshme pėr t’u shtuar diēka, qoftė edhe njė fjalė tė vetme. Piktorėt nuk kanė nevojė tė shikojnė natyrėn (botėn) dhe njerėzit nė tė pėr tė bėrė pikturėn e saj, mjafton tė lexojnė dhe kuptojnė poezitė e Lasgushit me motiv tė tillė!

Por Lasgushi poet di edhe tė porositė, madje nė mėnyrė ideale, pa e ngjyrosur me ngjyra politike artin. Kėshtu mund tė thuhet pėr “Vdekja e Nositit”, poezia mė domethėnėse e Lasgushit tonė. Nositi ēan gjoksin e tij pėr tė ushqyer zogjtė e vet me gjakun e vet, pėr ardhmėrinė, me “njė dashuri pėr llaftari”:

Pa nis ah! gjirin t’a godas…
Dh’e hap ah! – gjirin me njė ēas…,
Dh’e i nginj ah! zoqtė-e vdes me gas!…

(Vdekja e Nositit)

Poezia edhe kėtė mund ta pėrmbajė…

Jo rastėsisht njohėsi mė i mirė i Lasgushit, shpjeguesi mė i mirė i poezisė sė tij, Sabri Hamiti, pėrmbledhjen e poezive tė poetit tonė, tė botuara nga Rilindja nė Prishtinė pėr tė gjallė tė poetit tė lartėsive poetike, tė perlave poetike shqipe, e ka emėrtuar nga kjo poezi, nga kjo tragjedizė pėr nga madhėsia, por tragjedi pėr nga flijimi - Vdekja e Nositit.

Lasgushi nuk kishte mbetur i kėnaqur ndoshta vetėm me botimin shumė tė lakmueshėm tė librit tė tij nga Rilindja nė Prishtinė, libėr qė ia dhuroi shkrimtari i madh i Kosovės, Sabri Hamiti, me rastin e takimit tė tyre, por me siguri edhe me vetė titullin e vėnė nė pėrmbledhjen e vjershave tė tij. Edhe nėse nuk e ka thėnė vetė me gojė se titulli i ka pėlqyer ( Hamiti nuk na bėn me dije pėr kėtė ēėshtje veēanėrisht), vetė mbetja i kėnaqur me botimin jep tė kuptojė se Lasgushi ka mbetur i kėnaqur edhe me titullin e librit…”Ky ėshtė libri mė i bukur qė kam parė ndonjėherė nė jetė. Unė do ta mbėshtjell, do ta ruaj, tė mos m’i fshihen germat e arta. Vjershat e mia nuk janė botuar kurrė mė bukur”, - thoshte Lasgushi pėr botimin e poezive tė tij me titull “Vdekja e Nositit”, botuar nėn pėrkujdesjen e Sabri Hamitit nė Prishtinė nga Rilindja. Kjo do tė thotė se edhe vetė Lasgushi i kushtonte rėndėsi tė madhe poezisė “Vdekja e Nositit”.

Ndėr vjershat mė tė shumta tė shkruara nga Lasgushi janė ato tė dashurisė, prandaj shumėkush e ka quajtur (dhe e quajnė edhe sot) poetin Lasgush poet tė dashurisė. Mendoj se kanė pasur dhe kanė edhe sot tė drejtė. Poezitė “Kur tė mė jesh e zemėruar”, “Mbretėria e zemrės”, “Ti po vjen qė prej sė largu”, “Baladė” etj. e tregojnė Lasgushin njė poet shumė tė thellė tė dashurisė, i cili e shpreh ndjenjėn e dashurisė thuajase nė tėrėsi, duke e prekur zemrėn gjithėsej… Asnjė poet tjetėr nė kohėn e tij nuk i ka kėnduar kėshtu thellė dashurisė si Lasgushi. Vasha, nga pėrshkrimi i Lasgushit, del nė dukje me gjithė bukuritė mė labirintike dhe pastėrtinė morale tė saj. Njė vashė qė, “dyke shkitur mi lėndina, nėnė thembėrzat e tua (e saj) pėrgėzohet (pėrgėzohej edhe) trendelina”. Trimi, ndėrkaq, njė pėrjetues i thellė i kėsaj bukurie tė pėrkryer dhe pastėrtie morale. Vasha e Lasgushit ishte gati e paarritshme dhe poetit (trimit) nuk i mbetej tjetėr pėrveēse tė thurte vargjet e tė treste pėr tė mendimet “n’argjend e nė flori”.

“Po si njė yll i perėnduar mė pate humbur gjithė mė larg…
Nga malli yt i thura fjalėt gjith sėrė-sėrė-e-varg-e-varg;
E ēdo mendim e pata tretur vetėm n’argjend e nė flori
O, vashė-e lotit tė zhuritur qė vetėtin nėr syt’ e mi.-“

(Kur tė mė jesh e zemėruar)

Dashuria pėr Lasgushin ishte njė “Mall i ri, kėngė e durimit”, madje “liri” e “robėri”, kontrast ky qė thotė shumė pėr botėkuptimin qė kishte poeti pėr dashurinė, trimi pėr vashėn. Vetėm “Brenda lotėve tė mija tė tė shoh tė pasqyruar / E pastaj le tė venitem, le tė hesht, e le tė vdes” - thotė poeti.
Nė kėtė motiv Lasgushi e ka shkrirė veten, e ka thėnė mė shumė se shumė tė tjerė atė qė duhej thėnė pėr dashurinė. Ka shkruar thellė pėr dashurinė, sepse edhe ka pasur njė kuptim e qėndrim tė drejtė e tė ēiltėr pėr tė. Ja se cfarė mendon pėr dashurinė Lasgushi sipas Hamitit: “Dashuria ėshtė ndjenja mė e pastėr, ndjenja mė e fortė e njeriut. Problemi ėshtė se ajo vėshtirė kuptohet, vėshtirė njihet dhe zbėrthehet. Ajo gjithnjė ka pamje tė ndryshme. Njė gjė le tė dihet: dashuria nuk e duron xhelozinė, e ne qė duam tė dashurėn ta kemi tonėn, sa mė pranė, e rrisim xhelozinė dhe kėshtu lėndohet dashuria. Qe, unė vetė s’e lejoja tė vallėzonte murgėn (kėshtu e thėrret Lasgushi tė dashurėn), e ajo u largua, u humb. Vetėm mė vonė duke pasė lexuar libra tė mėdhenj kuptova se vasha do tė jetė e lirė, dashuria do tė jetojė nė lojė. Po dashuria ėshtė ndjenjė qė nuk shuhet edhe kur e ndėrron pamjen.” Lasgushi kishte pra njė mendim-qėndrim shumė tė drejtė pėr dashurinė. Ia kishte kuptuar fillin, jetėn e mbarimin/pafundėsinė asaj. Prandaj, poezia e tij me motiv dashurie doli aq e arrirė, aq e lexuar dhe e vlerėsuar nga djalėria e vajzėria shqiptare si dhe nga kritika e mirėfilltė letrare.

Pėr fund tė kėtij shkrimi do tė mė objektohet: Lasgushi ishte njė Zog i lirė, njė Zog’ i Qiejve, qė nga fluturoi (kur ishte i lirė tė fluturojė, derisa nuk i bėn atė burgun e gjatė nėn diktaturėn, burgun e heshtjes, kur nuk mund tė shkruante-thoshte atė qė ia thoshte uni i tij poetik), thithi nektarin mė tė vlefshėm tė poezisė botėrore dhe kombėtare, por edhe dha poezinė mė tė mirė shqiptare si rezultat i bluarjes nė mendjen e tij tė nektarit tė poezisė botėrore e kombėtare. “Zogu” mori e dha bashkė me Naimin, Mjedjen, Asdrenin, Fishtėn etj. mė tė mirat, perlat mė poetikė nė letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi, pėr shumėkė i patejkalueshėm deri sot… Me Lasgushin mund tė thuhet se u bė njė thyerje e traditės drejt poezisė moderne, poezi qė u rri pėrballė nė mėnyrė tė dinjitetshme poetėve mė tė mirė evropianė e botėrorė³. E kjo, ne shqiptarėve, na e rrit krenarinė.

Lasgush Poradeci ėshtė shembulli mė i mirė i cilėsisė e jo i sasisė nė letėrsinė shqipe. Shkroi njė grusht poezish, “tretur vetėm n’ argjend e nė flori”, qė e bėnė tė paharruar pėrherė…
Lasgushi ėshtė poeti qė ia ka parė hairin heshtjes, ndėrkaq letėrsia shqipe ka humbur me heshtjen e detyruar tė Lasgushit poezi, ndoshta, edhe mė tė arrira sesa kėto qė na i la ai…

Me heshtjen e detyruar tė Lasgushit vėrtet humbi vetė Lasgushi, humbi letėrsia shqipe, por nuk humbi vlera e poezisė, e Lasgushit pra…dhe e letėrsisė shqipe… E Lasgushi vjershėroi duke na e lėnė poezinė e tij qė “pėlcet mend” me thellėsinė dhe veēantinė e saj nga tė gjithė poetėt e tjerė shqiptarė.

Nė qoftė se nė letėrsinė shqipe pati njė poet, nė kuptimin e mirėfilltė tė kėsaj fjale, qė jetoi dhe vdiq vetėm si poet, pėr Lasgush Poradecin mund tė thuhet se qe shembulli mė i mirė. E deshi poezinė, e shkroi atė dhe heshti pėr tė. Heshti tė mos i prishet kuptimi fjalės sė bukur - poezisė, fjalės sė Lasgushit tonė tė madh. Ai u takon atyre poetėve qė edhe me jetėn, edhe me poezinė mbeten tė papėrsėritur. E tė papėrsėritur mbeten vetėm tė mėdhenjtė. Lasgushi ishte njė nga ata yjet mė tė shkėlqyer tė kombit tonė … Pėr tė poezia ishte e pėrjetshme, sepse e krijonte Poeti, ndėrkaq diktatura e pėrkohshme, sepse e bėnte diktatori. Ovidi pati thėnė pėr vete dhe pėr perandorin: “Unė jam poeti, ai s’ėshtė veēse njė perandor!” E Lasgushi ishte Poeti … Dhe:

-Qė nga bota njerėzore, ku kėndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! se po t’afrohet Zog’ i Qiejvet, o Zot!
Fal-i Kėngėtor-finoshit Gas tė thjeshtė mun nė gji:
Posi lot nė reze djellit ndrit e nė Pėrjetėsi!

(Zog’i Qiejve)


1) Pėrderisa para Luftės sė Dytė Botėrore dhe gjatė saj, pra prej vitit 1928 e deri nė mbarim tė luftės, ėshtė shkruar nė Shqipėri mbi Lasgushin mė shumė se 20 herė, pas Luftės sė Dytė Botėrore pėr tė fillon tė shkruhet vetėm nė vitin 1956, pra mė shumė se njė dekadė pas saj, pėr t’u pėrmendur pastaj pėrsėri gati pas njė dekade tjetėr nė njė shkrim tė Vehbi Balės, Lidhjet letrare shqiptaro-rumune. Shkrimi i tretė pėr Lasgushin nė Shqipėri pas luftės shkruhet pastaj tek mė 1969 nga Dhimitėr Shuteriqi! Por mund tė ketė pasur edhe shkrime tė tjera tė papublikuara, tė cilat nuk janė tė njohura pėr opinionin dhe si tė tilla nuk ēojnė peshė… Njė vlerėsim i njėmendtė dhe i plotė pėr Lasgushin fillon nga kritika letrare nė Kosovė, kritikė shumė mė e qenė dhe mė produktive se ajo nė Shqipėri, sidomos duke filluar me kritikun e shquar Rexhep Qosja, nė veprėn e tij Dialogje me shkrimtarė. Ky pohim bėhet duke u bazuar nė bibliografinė e sajuar nga Mensur Raifi - Bibliografi kronologjike e shkrimeve mbi Lasgush Poradecin.

2) Nė tė vėrtetė thuhet se Lasgushi ka shkruar edhe gjatė “heshtjes” sė tij, ka shkruar Kama Devėn e tij (poemė e dashurisė), nė tė cilėn ka punuar tridhjetė vite, por qė nuk ka mundur ta botojė kurrė pėr tė gjallė tė tij…

3) Njė studiues shumė i mirė i Lasgushit, Luan Topēiu, thotė: "Poezia e Poradecit, pėr nga pėrmbajtja filozofike, thellėsia e mesazhit lirik, rezonanca e brendshme muzikore, puriteti i vargjeve, aftėsia pėr tė plasticizuar vizione koherente tė botės, mund tė homologohet me bashkėkohėsit europianė qė konsiderohen si forca novatore tė dorės sė parė… Me Poradecin, lirika shqiptare mund tė konsiderohet si njė dukuri europiane." Mendim shumė i arsyetuar dhe i qėlluar!

Kėtu mė poshtė po i paraqes disa poezi tė Lasgush Poradecit, marrė nga libri:
Lasgush Poradeci “Vdekja e Nositit” , Rilindja - Prishtinė, 1986


Kėnga pleqėrishte

O kėngė pleqėrishte! Ti vjersh’ e Vėndit t’em!
Ti fjalė qė mė dhimsesh e qė mė bėn ujem!
Tashi jam dėshėruar sė largu tė mė vish!
Dėgjoju, as dėgjoju! moj kėngė pleqėrish!

..................................................

… Nė hije tė kasolles qė nxin atje mi mal,
J-a nis me zė tė shtruar … j-a mer me dal-nga-dal…
J-a thua me tė dhembshur… j-a thua mė tė qarė…-
J-a dreth e pėrvėluar… j-a zjen… e j-a heq zvarė…-
Pastaj fillon tė ngrihesh, e nis e j-a thėrret:
Dh’ aq letė-e ngreh sė poshti… aq fort e shpje pėrpjet…
Aq dyke mėrmėruar me zė tė parpalitur
Rėnkimi-i zemrės s’ate ronitet me tė ngjitur…
Sa … qė nga lartėsira ku vate fluturoj…
Me sulm e ulėrimė kėputet si pėrroj…
E rrjedh pėr tatėpjetė prej kulmit qielluar
Si breshėr i thėrmuar … si lot i pėrvėluar…
Pastaj tė shuhet zėri… e rrihesh … edhe vdes:
Mjerimi-i vetėvetes tė thjevi mes-pėr-mes:
Sė felli-e pa mėshirė tė thjevi dhembja jote,
Dėshir’ e varfėruar e Kėngės magjiplotė!

.............................................

O kėngė pleqėrishte! O vjersh’ e Vėndit t’em!
O fjalė qė mė dhimsesh, e qė mė bėn ujem!
O mall! O psherėtimė! O vajė! O lot i zi!
O shpirt i pėrvėluar qė qan nėr syt’ e mi!
Si ngrihet qė nga deti njė valė-e dėshėruar:
Nga fund’ i zemrės s’ate ti ngrihesh dyke vuar;
E prapė posi vala, qė bje sė-rish nė det:
Ti bje nė fellėsirėn e zemėrės sė vet.


Poradeci

Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir.
Po pėrhapet dal-nga-dale njė pluhurė si njė hije.
Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb' i natės qė po bije,
Duke sbritur qė nga qjelli permi fshat po bėhet fir...

E kudo krahin' e gjėrė mė s'po qit as pipėlim:
Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer heshtė njė lopatė...
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė...
Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t'im.

Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotėroj me katėr anė
errėsira...
Po tashi:
Duke nisur udhėtimin mes-per-mes nėr Shqipėri,
Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi…


Kroj i fshatit t’onė

I

Kroj i fshatit t’onė, ujė i kulluar,
Ē’na mburon nga mali dyke mėrmėruar.

Venė mbushin ujė vashat an’e mbanė,
Cipėzėn me hoja lidhur mė-nj’anė;

Cipėzėn e bardhė, cipėzėn e kuqe,
Gushėn si zėmbaku, buzėt si burbuqe.

E si mbushin ujė, bubu! Ē’m’ju ka hije
Ndaj kėthenen prapė me hap nusėrije:
Ndezur yll’ i ballit si yll shentėrije.

II

Kroj i fshatit t’onė, gjyrė-‘rgjendi-i-lyer,
Qė nga rrėz’ e malit ē’na mburon rrėmbyer.

Venė pijnė ujė trimat an’-e mbanė
Takijen me lule pėrmbi sy mė-nj’-anė.

Takijen e dlirė, takijen e nxirė,
Buzėn mė tė qeshur… mė tė psherėtirė…

Mbrėnave kur uji mėrmėron nga-dalė,
Vjen t’i thotė trimi vashės nj’a dy fjalė:

Vashėzėnė bujare qė po vij mė krua
Seē e pėrshėndeta, seē m’u turpėrua
Papo ula kryet e shkova si grua.

III

Kroj i fshatit t’onė, tetė sylynjarė,
Nė tetė krahina qenka kroj i parė;

Qenka njė nė botė, s’paskėrka tė dytė,
Ē’na shėroka plagėt, ē’na shėroka sytė.-

Kroj i fshatit t’onė, n’atė mal me fletė,
Derdhet aq i egėr, derdhet aq i qetė,
Posi mall’ i zemrės mun nė gji tė shkretė:

Derdhet aq i egėr, derdhet aq i qetė,
Posi mall’ i vashės, qė djeg mė tė fshetė,
Posi mall’ i trimit, qė buqet pėrpjetė,
Obobo! si malli, qė nuk vdes pėrjetė.


Vdekja e Nositit

Me zjarr ju flas... me zjarr
Nė gjirin t’im kam hapur varr...
Qė t'i jap shpresė-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemėrak
Fatlum dh' i pastėr si zėmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnė-urtuar zogjtė-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Njė dashuri pėr llaftari:

Pa nis ah! Gjirin t’a godas...
Dh'e hap ah! gjirin pėr njė ēas...
Dh'i nginj ah! zogjtė- e vdes me gas!...

Aherė-helmohet e buēet
Pas mallit t’im liqeri-i shkret,
E rit tallazin posi det.

Ay e tund, ay e shkund,
Ay e hap sa me tė mund,
Gjer mun nė gjit, gjer mu nė fund.

E shpirtin dyke m’a pėrcjellė
Mė thotė ah! shih sesa 'sht'i fellė...
Ky gjir'i em qė tė pat pjellė...

Me zjarr ju flas,me zjarr...


Mbretėria e zemrės

Kur hapet perėndimi pas maleve pėrposh,
Ti vjen, o motr’ e ėmbėl, nė shpirt tė mė qėndroshė;
Ti zbret vetėtimtare, e fellė-edhe mė fellė;
nė fund tė zemrės s’ime fundet posi djellė;

Fundet posi njė djellė qė vdes nė perėndim.
Dh’ ahere prej skėterrės ku-i humbe shpirtit tim,
Ku dyke perėnduar mė le me gisht nė ballė…
Nga-dal e magjiplote, ti shkrep si yll i gjallė.

Sesa njė natė-e errėt po mbretėron tashi!
Sesa po dirgjet bota mė njė pushim tė zi!
Sesa me reze t’arta, sesa me lumtėrime
Ti po ēkėlqen, o motėr, nė fund tė zemrės s’ime!


Kur nė flakė

Kur nė flakė tė qiririt ze mendohem net-pėr-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nėpėr dritėn qė mė tret
Prej skėterrės sė pa mate mė del bot' e ėndėrruar,
vetėm ti, o im-e dashur net-pėr-net mė rri larguar

Po ēdo ėndėrr qė mė ēfaqet prej skėterrės sė pa fund,
Ēdo mendim i llaftaruar qė mė dhemb e mė pėrtund,
Duke rėnė prej sė lartash posi pikė zembėrate
T'i pėrshkohet pėr-sė-felli bukuris' sė qėnies sate.

T'i pėrshkohet mes-pėr-mezi dlirtėsis' sė shpirit t’ėnd,
T’a merr pamjen e fytyrės,
bėhet shkronjėz e kuvend.
Ay del prej shkretėtire mėnt' e mi tė m'i stolisė
E ka tingėll llaftarije, ka verbimin e magjisė,
Ndrin i kthiellt e i pastėr si pasqyrėz' e njė kroj
Pa nėr tė fytyrėn t’ėnde t’a vėshtroj... nuk t’a vėshtroj...

O! fytyr' e vjershėruar qė mė mbush me dėshėrime!
Q'i fal gaz pėrjetėsije dashuris' sė zemrės s’ime!
Qė mė bėn kur mėnt' e mija regėtijnė varg e varg
Tė tė ndjej aq fare pranė, tė mė jesh aq shumė larg.


BALLADĖ

NĖ FRYMĖ POPULLORE

I

Fryn veriu nė mal tė thatė
Thotė vasha lele ngriva

Duro, vashė, tė durojmė
Si duron mali dėborėn

Nė tė shtėnēa moj nė dorė
Do tė ngroh si top dėbore

II

Fryn njė erė-e shkundėrmuar
Thotė vasha ēeli molla

Ēeli, vashė, le tė ēelė,
Si ēel malli mun nė zemėr

Nė ma dhėnē moj bel’ e hollė
Do tė thyej si mėnjollė,
Do tė shtryth posi njė mollė

III

Vjen e bėn njė vap’ e rėndė,
Thotė vasha bubu plasa.

Duro, vashė, tė durojmė,
Si duron kallir’ i pjekur.

Nė mė arthē o moj hije,
Do t’i puth prej dhemshurije,
Do t’i skuq t’i ndes qirije,
Do t’i nxi t’i bėj mavije
Ato buzė gjak-qershije.

IV

Zun’ e shkojnė delėndyshet,
Thotė vasha po venitem.

Venitu, vashė, venitu
Siē venitet zemra ime.

Nė tė marēa moj pėrherė,
Do tė shtroj tė parėn herė,
Do tė ngroh tė dytėn herė,
Do tė puth tė tretėn herė

Buzė-e gushė-e gjinė-e mjerė
Dh’ atė shtatin qė mban erė
Posi lulja nė verė:
Gjer sa gjumi tė m’tė zerė,
Tė m’tė zerė e tė m’tė flerė
Syr’ i urtė si mėshqerė.

V

Vate dimri, vate vera,
Vate vjeshta pėrngahera.

Trim mė more-edhe mė shtrove,
Trim mė ngrove-e mė pushtove,
Trim mė puthe-e mė mbarove,
Trim o trim seē trimėrove!

VI

Atje lart nė mal tė thatė
Zoti-Krisht bėke njė kishė.

N’atė kishė ē’paska mbrenda !
Qenka trimi edhe vasha:

Trimi ē’paska dhėndėruar,
Vasha ē’paska nusėruar,
Zotin ē’paskan lavdėruar,
Jetėn ē’paskan trashėguar,
Shpirtin ē’paskan shentėruar.


Ti po vjen qė prej sė largu

Ti po vjen qė prej sė largu magjiplotė-e dal-nga-dal.
Ti po vjen qė prej sė largu dyke shkitur mbi lėndina.
Nėnė thėmbėrzat e tua pėrgėzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zėmbakut qė t' u fal.

E si shkon me hap tė matur, mė pushton njė dhėmshuri:
Do tė tretem tė kullohem nė kalim
tė kėmbės s' ate,
T' i pushtoj i llaftaruar ato hapėza mėkate
Ndaj kalon mbi tufė lulesh madhėrisht si yll i ri.

Dhe tė qaj me mall tė rėndė poshtė teje pa pushim,
Poshtė fillit tė poleskės ku do shkeli kėmba jote.
Tė tė shtroj nga dhembja ime njė ēudi prej pikash lote,
Njė fluturė tė pėrvajshme vetėm dhembj' e dėshėirim.

Tė m'a shkelish hije-letė ! tė m'a shkelish mes-pėr-mes !
Tė tė shoh si mė lėkundesh me sy fjetur e fatuar,
Brėnda lotėve tė mija tė tė shoh tė pasqyruar,
E pastaj le tė venitem, le tė hesht e le tė vdes.


Kur tė mė jesh e zemėruar

Ti m`u rrėfeve pėr sė pari shkrepėtimtare nė stoli,
Un` ėndėrrova se nė zemėr po mė valon njė mall i ri.
O,ē`ka qė m`u venit qipalla me kaq tė ngjethur tė pafaj?
Haj! shkretėtirė-e zemrės s`ime!Dhe haj! e zeza jetė,haj!

Posi njė yll i perėnduar mė pate humbur gjith mė larg...
Nga malli yt i thura fjalėt gjith sėrė-sėrė-e-varg-e-varg;
E ēdo mendim e pata tretur vetėm n`ėrgjėnd e nė flori,
O,vashė-e lotit tė zhuritur qė vetėtin nėr syt` e mi.-

Prej largėsirės sė pa anė kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohė dhemshurije, ndaj vėndi-i lum as eja sot!
Nė gjirin t`ėnd tė llaftaruar m`a lerė mėndjen t`a humbas,
Tė ndjej si zemra mė gatohet plot me dėshir` e plot me gas.

Ti buzėqesh-mė-zilitare,e mė ēkėlqe si vetėtim,
E mė vėshtro me sy pėllumbi drejt mun nė fund tė shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtėrisė,qė ēel si lulja nė mėngjes,
Si lule-e pastėr do mė mbijė nė kraharuar mun nė mes:

Kur tė mė jesh e zemėruar,mė shpirt tė vrarė-e varfnjak,
N`e mbajē nė zemėr zemėratėn, prej helmit t`ėnd s`do heq aspak;
S`do psherėti n`e lėnē tė vdesė, a nė `m`a thėnē nė mos m`a thėnē:
Mjafton njė mvrejtje-e buzės s`ate, qė tė mė bėsh tė prishem menē.


Vallja e yjve

Yjtė e ndezur si fingjill,
Qė vėrtiten palė-palė,
Prej mosgjėje zunė fill
Plot me jetė-e mall tė valė.

Zunė fill me dashuri
Qė kur bota zu tė ngjizet,
Pa sikush pėr shok tė ti
Pėrvėlohet edhe ndizet.

Ndizet ēas edhe pėr ēas,
E si kurrė s’ka tė shuar,
Pa pushim i vete pas
Me njė sulm tė llaftaruar.

E si kurrė nuku mund
Ylli yllin qė t’a kapė
Rrotull qiejve pa fund
Venė-e-vinė-e venė prapė...

.......................................
.......................................
.......................................
.......................................

Do tė venė fluturim
Kudo janė-e kudo s’janė,
Nėpėr qjell qė s’ka mbarim,
As fillim, as fund, as anė.

Kur mi tė, kur nėnė tė,
Kur me hirė-e kur pa hirė,
Do pėrcajnė gjithėnjė
Hapėsirė...shkretėtire...

Ata ikin varg-e-varg
Me njė etje tė pashuar:
Sesą fellė!-e sesą larg
Shoq me shoq u pat larguar!...

Kłsh j-u fali-aq dėshėrim,
Dh’aqe zjarr e aqe flakė,
Dh’i gatoj me aq durim
Yjtė-e lum e varfanjakė?

Se do njė, si pėr ēudi,
Ku prej syresh rreh tė ftohet,
Shoq i vet nga mall’i ti,
Mź me zjarr zė pėrvėlohet...

Dh’i vjen qark mź me vėrtik
E me dhembje mź tė nxehtė,
E si ik...si gjithė ik...
E pushton me zjarr tė vetė:

Sa mė pak e shmbėllen:
Aq mė shumė-e djek dėshira...
Pa nga malli qė s’e gjen,
Dridhet gjithė hapėsira.

...Kur po ja! se qė pėrtej
Ndriten erėrat nga pakė:
Ylli-i ēdukur nėpėr qiej
Vetėtiu e mori flakė:

J-a pat shtėnė me njė ēas,
Mun nė mes nė kraharuar,
Shoq’ i vet q’i sillej pąs
Me njė sulm tė llaftaruar;

Q’e kish flakėn mun nė gji,
Q’e zhuritte dashurija,
qė ēkelqente me zili
Rrotull rrezeve tė tija.

Yll i mjerė e yll i lum!
Yll i lum e yll i mjerė!
Sapo drita t’u pėrgjum,
Sheh njė shoq nėpėr skėterė;

Ay vin... e gjith vin...,
Gjith mė pranė... –e gjith mė pranė...-
Sesą ndrin e vetėtin!...
Sesą ndjen njė gas pa anė!...

Sesa ndritesh pėrsėri!
Sesģ ndizesh pėrsėri!
Sesģ djek me dashuri
Posi yll margaritari!...

Dashuri! Heu! mall i ri!
Dashuri! kėng’ e durimit!
Ti liri! Ti robėri!
Ti valim i shkrepėtimit!

........................................
........................................
........................................
........................................

Yjtė-e ndezur aqe larg.
Lozin vallen e dėshirės
Dyke ndritur varg-e varg
Nėpėr terr tė hapėsirės



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara