HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria ka nevojė pėr njė Qendėr
Dokumentimi tė Krimeve Komunsiste

P E T I C I O N

Sami Repishti

-- nga Sami REPISHTI*

Shkėlqesia e Tij Dr. Alfred MOISIU
President i Republikės sė Shqipėrisė

Z. President,
Shtypi boteror ka njoftuar se eshte krijuar Qendra e Dokumentacionit Kambodian, per dokumentimin e krimeve komuniste te xhelatit Pol Pot dhe partise kriminele komuniste ne Kambodian e larget.

Ne Shqiperi, - ku gjate 45 vjeteve u vrane si “armiq te popullit” 5.577 burra dhe 450 gra, u burgosen 26.768 qytetare te pafajshem, vdiqen 998 burra e gra ne burgjet e erreta, u cmenden 308 burra e gra nga torturat barbare, u internuan 32.000 plus qytetare, shumica femije, dhe 7.002 qytetare vdiqen ne kampe pune e gulage te komunizmit shqiptar,(pa numruar dhjetra mije guximtare qe rrezikuan jeten per te kerkuar lirine) N U K ka nji Qender Dokumentacioni Shqiptar per zbulimin dhe rregjistrimin e atrociteteve komuniste te satrapit aziatik Hoxha.

Shqiperia ka perqafuar heshtjen qe vret, qe perfaqeson erresiren, padrejtesine, dhe mohon denoncimin e krimit dhe kriminelit. Me kete heshtje shqiptaret po zhyten ne mocalin e mekatit qe refuzojne te njohin. Me heshtje ata kryejne aktin e vetevrasjes tyre morale. Ne Shqiperi jo vetem qe nuk eshte denuar krimi dhe krimineli por viktimat e komunizmit vazhdojne te vuajne pa pune, pa buke, pa strehe… pa perkrahje dhe pa mirenjohje.

Z. President, asnjera nga partite politike ne Shqiperi nuk ka ne program dokumentimin e krimit komunist 45 vjecar. Prandej, Shqiperia sot jeton ne mes te se vjetres qe refuzon te vdese dhe se rese qe nuk lejohet te linde. Nje spastrim ligjor i paligjeshmerise eshte nje imperativ kategorik. Themeloni Qendren Shqiptare te Dokumentimit te Krimeve Komuniste ne Shqiperi si hap te pare – si detyre morale dhe si preventive, si fillim i rindertimit moral te shoqerise shqiptare te tronditur thelle.

Me nderime,

Sami Repishti, Ph.D.
City University of New York
Baldwin, Nju Jork (ShBA)
- ish i burgosun politik (1946-56)
- aktivist pėr te drejtat e njeriut


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara