HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shuarja e personalitetit tė shquar tė botės shqiptare, ėshtė humbje e jashtėzakonshme

Rexhep Ismajli -- nga Akad. Rexhep Ismajli*

Jemi mbledhur sot kėtu nė njė moment dhimbjeje tė thellė pėr familjen Rugova, pėr AShAK, pėr tėrė popullin e Kosovės dhe botėn shqiptare, me rastin e ndarjes nga kjo jetė e bashkėshortit, prindit, anėtarit tonė dhe Kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės. Shuarja e dijetarit, studiuesit tė letrave dhe tė kulturės, personalitetit tė shquar tė botės shqiptare, anėtarit tė ASHAK, bartėsit tė shumė ēmimeve e dekoratave ndėrkombėtare pėr paqe, doktor honoris causa tė universiteteve tė Parisit VIII dhe tė Tiranės, prijėsit frymėgjatė tė lėvizjes pėr emancipimin dhe ēlirimin, pėr pavarėsimin e Kosovės dhe pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė saj, personalitetit tė ēmuar pėr shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane, dr. Ibrahim Rugovės ėshtė humbje e jashtėzakonshme pėr tė gjithė.

Presidenti Rugova Nė jetėn publike tė Kosovės Ibrahim Rugova u shfaq qysh nė vitet 1967-1968. Qysh nė shkrimet e para ai manifestoi qartė mėvetėsinė dhe pavarėsinė e vėshtrimit dhe tė gjykimit, autonominė personale nė fushėn e kritikės dhe tė interpretimit letrar. Nė vitet '80 tė sh. 20 ai shquhej me hulumtimin historiko-letrar albanistik, me vlerėsimin kritik tė tendencave pėr klasifikime dhe pėrgjithėsime lidhur me rrjedhat e mendimit dhe tė shkrimit shqip. Librin e fundit tė studimeve letrare Ibrahim Rugova e botoi mė 1987. Nė mė pak se dy dekada ai arriti tė bėhej ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė albanistikė, nė fushėn e kritikės dhe tė interpretimit letrar nė botėn shqiptare.

Si intelektual i angazhuar pėr tė ēuar pėrpara proceset emancipuese nė Kosovė dhe ndėr shqiptarė, veprimtar i shquar nė lėvizjen kulturore tė studentėve me drejtimin e gazetės 'Bota e re', me botimin e revistės 'Dituria', botimet e veēanta, Rugova hyri nė qarkun e elitės intelektuale tė kohės. Me veprimtarinė studimore nė fushė tė letrave e tė kulturės shqiptare Rugova shėnoi rritje tė cilėsisė sė atyre studimeve e njėherėsh ndikoi nė ēlirimin e opinionit nė ato fusha nga shtrėngesa tė ndryshme ideologjike tė kohės. Rrezatimet e tij ēliruese intelektuale u pėrhapėn pėrmes veprave tė tij, pėrmes projekteve hulumtuese, udhėheqjes sė revistave shkencore e kulturore dhe Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Nė studimet letrare, me frymėn e tij liberale, ai thjesht ofronte njė tjetėr mėnyrė interpretimi dhe pėrmes saj ngjallte kontestime qysh nė themelet e atyre studimeve. Bindja e tij se nė ēėshtje interpretimi gjithnjė ka mė shumė se njė vėshtrim e shoqėroi nė tėrė veprimtarinė, jo vetėm studiuese. Me kėtė gjerėsi, nė pėrplasje tė vetvetishme me dogmatizmin sundues tė kohės, nga fundi i viteve '70, dr. Rugova u bė njė nga figurat qendrore tė studimeve letrare dhe u bė i tillė me risinė e vėshtrimeve, me njohjet bazike pėr rrjedhat dhe me qėndrimin jopėrjashtues pėr tjetrin.

Ndėrkohė ai kishte depėrtuar mė thellė me informimet dhe me formimin teorik nė frymėn e kohės, nė rrymimet qė merreshin me interpretimin dhe me teoritė estetike dhe nė veprat si ajo pėr Bogdanin, apo monografia pėr zhvillimin e mendimit kritik shqiptar, ai i shkrinte njohjet, hulumtimin personal me interpretimin, kontekstualizimin dhe ndriēimin e fenomeneve letrare e implikimet shoqėrore tė tyre. Nė mes tė kėtyre interesimeve estetike, filozofike, teorike letrare, vjen e rishfaqet natyra kontestuese e Ibrahimit dhe kjo ngjet nė kohė tė rėnda zhvillimesh intelektuale nė Kosovė e nė botėn shqiptare. Natyrė joimpulsive, e shtruar, kontempluese, kontestimet e tij vinin nga brenda, synonin qenėsoren, depėrtonin thellė.

Ibrahim Rugova veproi me qėndrimin pėr tė mos iu shtruar regjimeve nė njė interpretim tė vetėm. Me gjerėsinė e teniatizimeve teorike, kritike, iniciuese, me nismat e projekteve hulumtuese, na solli pėrpara njė vepėr qė shtron ēėshtje, hap horizonte, josh pėr ndėrmarrje interpretimi. Tė gjitha kėto aspak papritur, sidomos pasi doli nė krye tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, zhyten pėrnjėherė nė projektin qė shtroi jeta - atė tė angazhimit pėr ēlirimin kombėtar.

Vitet e vona '80 i dhanė krih kėsaj pjese tė natyrės sė tij dhe ajo gjeti mbėshtetjen nė frymėn e gjerė e tė akumuluar me vite tė popullit tė Kosovės. Fryma shoqėrore, e pakėnaqur me klasėn e atėhershme politike, gjeti tek intelektuali liderin dhe Rugova, kontestues konstruktiv, frymėgjatė, mjedisin pėr idetė e tij vepruese tė padhunshme nė drejtim tė realizimit tė idealeve ēlirimtare, emancipuese. Humanizmi dhe vlerat mė tė rėndėsishme politike e shpirtėrore evropiane e perėndimore tė kohės do tė jenė nė thelbin e ideve tė kėsaj lėvizjeje.

Nė bisedat e tij mė 1991 Rugova theksonte: "Emri im prej intelektuali, kjo do tė mbetet nga unė... nė historinė shqiptare". Si njeri qė bashkoi dijetarin erudit me veprimtarin, ai qysh atėherė kishte vetėdijen dhe bindjen pėr trashėgiminė intelektuale qė po krijonte. Gjendja e pėrgjithshme e rėndė, fillimet e vėshtira, tė panjohurat e aksionit tė rezistencės konstruktive paqėsore, nuk i jepnin shumė optimizėm pėr tė parė qysh atėherė se nė historinė shqiptare jashtėzakonisht shumė i rėndėsishėm do tė mbetet jo vetėm emri i tij prej intelektuali, po dhe nami i prijėsit paqėsor drejt ēlirimit dhe pavarėsimit tė Kosovės dhe emancipimit politik tė botės shqiptare.

Nė vazhdėn e ideve pėr mėvetėsimin e Kosovės, qė nė vitet '60 tė shekullit 20 kishin marrė formėn e kėrkesės pėr Republikė, kjo lėvizje me Rugovėn nė krye e me mbėshtetjen e gjithanshme nga brezi i mėparmė e nga brezi i tij, natyrshėm e ushqeu mė tutje kėrkesėn popullore pėr pavarėsi tė plotė tė Kosovės dhe pėr bashkim tė mėtejmė kombėtar nė suazat e bashkimeve tė mėdha evropiane.

Nė vitet 1988-89, Dr. Ibrahim Rugova qe zėri mbi zėrat qė arrinin tė artikuloheshin publikisht nė mbrojtje tė interesave kombėtare, kulturore e tė tjera shqiptare dhe fare natyrshėm u bė bashkėbiseduesi mė i parapėlqyer i opinionit publik evropian. Nė dekadėn e fundit tė sh. 20 Rugova u njoh ndėrkombėtarisht lider i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lider i lėvizjes pėr emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės.

Nė vitet '90 Rugova me LDK u bė njė nga figurat e shquara tė lėvizjes politike nė Ballkan drejt daljes nga shtrėngesat e pėrgjithshme tė regjimeve komuniste dhe ēlirimit kombėtar. Nė kėtė dekadė tė rėndėsishme pėr Kosovėn Rugova dhe lėvizja demokratike arritėn ta ndėrlidhnin lėvizjen e Kosovės me pėrpjekjet pėr demokratizim nė Shqipėri.

Rugova ishte njė nga bashkėbiseduesit e rėndėsishėm nė kontaktet e Perėndimit me Ballkanin. Pėrmes figurės sė tij Kosova dhe lėvizja e saj pėr emancipim tė pėrgjithshėm kombėtar, shoqėror e demokratik gjetėn artikuluesin dhe zėdhėnėsin, u bėnė tė njohura dhe tė pranishme nė botėn diplomatike tė kohės nė Evropė dhe SHBA. Gjatė Luftės sė vitit 1999 Serbia e rrėmbeu Dr. Ibrahim Rugovėn duke ndjekur politikėn e vazhdueshme tė dekapitimit tė popullit shqiptar. Me ndihmėn e miqve perėndimorė dr. Ibrahim Rugova u lirua dhe pas Lufte vazhdoi betejėn e vėshtirė pėr rindėrtimin dhe demokratizimin e vendit.

Dr. Ibrahim Rugovėn vdekja e gjeti nė njė situatė delikate pėr Kosovėn dhe fatin e saj tė mėtejmė, nė fazėn e fillimit tė pavarėsimit tė vėrtetė, pėr ēka ai luftoi gjithė jetėn. Na mban shpresa se lėvizja politike qė po le pas ai do tė bashkohet edhe mė shumė dhe ta ēojė mė tej kėtė proces pėr ta realizuar synimin e popullit tė saj, pavarėsinė e plotė tė Kosovės.

Prishtinė, 21 janar 2006 Akademik Rexhep Ismajli

"Fjalė nė Mbledhjen Komemorative me rastin e vdekjes sė Dr. Ibrahim Rugovės, 22 janar 2006.
Autori ėshtė kryetar i ASHAK-t)


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara