HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ipeshkvit Imzot Mark Sopi

PUSHO NE PAQĖ SHKELQĖSI

-- nga Rrok BERISHA

Rrok BERISHA Mė 18 maj 2005, mė pėrkushtim, e krenari prej njė shqiptari, mė gjuhen e argumenteve tė bollshme, e tė pa kontestueshėm, dėshmoi para kongresit amerikan. Duke mbrojtur Pavarėsinė e Kosovės, si tė vetmin faktor qė do tė stabilizoi ter rajonin e Ballkanit. Ai mė argumente e hodhi si tė pa vertetė, propagandėn serbe pėr fundamentalizmin shqiptar, duke i lartėsuar lartė vlerat dhe tolerancėn fetare te shqiptarėt.

Shugurimi pėr priftė mė 1968, pastaj emrimin famullitarė nė Zllakuqan 1974 dhe rrugėtim e tij deri ne emrimin pėr ipeshkėv 1996 nga selia e shenjėt Vatikani, Imzot Mark Sopi e kishte kuptuar, si thirrje te Zotit, pėr sakrificė, pėr fe, komb e Zot. E kėto sfida ishin te njė pas njėshme. Por qe i tejkaloi, si njė atdhetarė e udhėheqės i mirė i Kishės Katolikė nė Kosovės.

1. Sfida e parė, e nder mė tė rėndėsishme, pėr Imzot Mark Sopin ishte, pėrballja mė tė gjitha tė kėqijat e padrejtėsitė qė i bėheshin me dekada popullit shqiptarė nė Kosovė nga pushteti sllavokomunist nė njė anė, dhe ruajtjen e grigjės se vetė, drejt rrugės se vertetė te zotit, nė anėn tjetėr. Mė emrimin i Imzot Sopit, nė krye te Ipeshkvisė sė Kosovės,mė 1996, si trashėgimtarė tė ipeshkvit dhe patriotit tė madh tė ēėshtjes kombėtare Imzot Nikė Prelės, ishte punė e obligim pak sa e vėshtirė. Rruga tė cilėn duhet ta ndjek edhe Imzot Mark Sopi , nuk do tė ishte aspak e lehtė. Ishin kėto vite tė rėnda pėr Kosovėn, mė plot sfida, nė njė kohė dhe rrethanė shumė tė renda pėr veprimtari. Por, Imzot Mark Sopi arriti, mė pėrkushtim tė ndjek rrugėn e paraardhėsit tė tij.

Ipeshkvi i Kosovės Mark Sopi U bė, jo vetėm udhėheqės fetar i mire, por edhe udhėheqės kombėtare. Kur shqiptaret u ngritėn ne rikthim tė identitetit mepėrkembur kombėtare e fetar nga sistemi komunist si ne Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, Imzot Mark Sopi, ishte i pa kursyer dhe u bė zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve, duke internacionalizuar ēėshtjen e Kosovės dhe te drejtėn e shqiptarėve pėr pavarėsi. Nė ēdo hapė, nė ēdo takim, brenda dhe jashtė, dėshmoj se shqiptaret janė njė komb, kanė njė gjuhė e njė gjak, ata nuk janė, as terrorist dhe as fundamentalist, por si pėr nga kultura , ashtu edhe orientimi i takojnė civilizimit Evropian. Ishte i aftė qė kurdo paraqitej nevoja mė gjuhen e fakteve tė argumentojė luftėn e drejt tė shqiptarėve tė Kosovės pėr liri e pavarėsi. Duke ua dalė pėrpare dhe kundėrshtuar gjithė propagandėn serbe, qe shqiptaret i quante terrorist e fundamentalist dhe kundėr civilizimit europjanė.

Imzot Mark Sopi arriti tė dėshmojė nė qendrat e vendrojės dhe nė Vatikan, se shqiptaret dėshirojnė pavarėsinė dhe bashkimin ne familjen Evropian, e kursesi tė formimit tė njė shteti tė ri Islamik, nė Evropė, siē e paraqitke dhe parqet edhe kėto ditė propaganda serbe.

2. Sfida tė renda, pėr Imzot Mark Sopin ishin vitet 1997-1998-1999. Si tė shpėtohet populli shqiptarė i pa mbrojtur, tė cilit I kanosej zhdukja nga makineria vrastare e Beogradit. Lutjet dhe korrespondenca mė ēarqet relevenate tė qendrave tė vendosjes,e veēmas me Vatikanin, ishin dy detyra parėsore. Kishte vendim tė prerė. Secili famullitar nė Kosovė duhet tė qėndroj nė famullinė e vetė, parėn popullit te vet pa dallim, nė luftė e nė zjarr. Objektet sakrale, Kishat Katolike, tė jenė vende pėr tė gjithė shqiptaret pa dallim. Mos largimi, ishte edhe njė sfidė tjetėr, informimi mė i drejtpėrdrejt, i botės mė barbarinė e makinerisė vrastare serbe nė Kosovė, duke shpėrthyer kėshtu bllokadėn informative tė pushtuesit serb.

Imzot Mark Sopin, ishte kundėr shpėrnguljes se shqiptarėve. Kėtė plagė tė rendė e tė kamotshme tė kombit, e kishte pėrjetuar edhe familja dhe bashkombasit e tij dekada mė parė. E dinte pėshenė e rendė tė kėsaj shpėrngulje. Gjatė vizitave nėpėr famulli, ndjente dhembje kur fshatrat tė tera ishin pėrgjysmuar. Kjo i shatonte dhembje te madhe nė shpirt. Edhe pse ishte i vetishėm pėr tė gjitha rrethanat, skamjen, varfėrinė e pa perspektivėn e tė rinjve. Nė shumė biseda mė ta, e njejta temė, si tė pengohet shpėrngulja, tė ringjallet jeta nė ēdo mjedsi, nė ēdo famulli.

I vetėdijshėm pėr numrin e madh tė familjeve, e tė te rinjve shqiptarė, qė jetonin e vepronin nė Evropė e mė gjerė, Imzot Mark Sopi,sė bashku mė selinė e Shenjet bėnė shumė, qė diasporėn mos ta lėne pa bari shpirtėror e kombėtar, arriti ta zgjeroi e profilizoi rrjetin e priftėrinjve shqiptarė, duke hapur qendra katolike shqiptarė nėpėr shtete tė ndryshme, tė Evropės e deri nė Amerikė.

Imzot Sopi u pėrball edhe mė njerėz tė pa moralshėm, qė kurrė se kishin njohėt e as dashtė Zotin e as fenė. Gjithėmonė ishte bari i mirė, mė butėsi e buzagaz i pranonte, edhe pse ishte njohės i mirė i veprimtarisė sė tyre anit Zot e anit fe. Shpesh nė buzagaz u thoshe:” Pėr besimtaret e mi dhe nė emėr tė Ipeshkėvis se Kosovės ka kush flet”. Edhe kur keqpėrdorej emir i tij nė ekstrem , Imzot Mark Sopi, prapė ishte i qetė, nuk reagonte publikisht, sepse dėshironte ta ruante qetėsinė njerėzore dhe humanitetin, duke u berė shembull i pėrvujtnisė dhe sakrificės. Por, pėrdorte fjalėt e Krishtit: “Fali o zot se nuk dinė se ēka janė duke bėrė”.

3. Koha e pas luftės mė pasoja tė mėdha dhe ēėshtja e mbijetesės gjithė shqiptare, e mundonte shumė Imzot Sopin. Edhe ne ketė fushė u pėrpoq e bėri shumė. Karitasi shqiptarė i ndihmuar nga shoqatat si motra dhe donatorė trokiti pa dallim nė ēdo shtėpi nevojtare. Thoshte “Te gjithė ne jemi bit e Zotit.” U ndihmuan tė gjithė, si nė ushqim,veshmbathje, ne medikamente mjekėsore, nė rindėrtim tė shtėpive tė djegura e tė shkaterruera. E veēanta ishte se ndihmoi edhe ngritjen dhe rindertimin e disa Xhamive, tė shkatėrruara nga lufta. Kosova arriti ta merr veten, ta kaloj fazėn e emergjente.

4. Pėr Imzot Mark Sopin Shenjtėrimi dhe lumturimi i humanistes Shqiptare Nėnė Terezės, kishte rendėsi te veēant kombėtare, duke kaluar kufinjtė e konfeksional. Ndėrtimi i njė Katedrale pėr Shejtnorėn Shqiptare, nė Kryeqytetin e Kosovės ishte imperativė kohė. Mė kėtė dėshirė tė nisur e mbetur ne gurthemel edhe shkoi Imzot Mark Sopi. Sa e sa here patė than:” Ndėrtimi i Katedrales nė Prishtinė, qė i kushtohet humanistes dhe shejtnores shqiptare Nėnė Terezės, ėshtė mė shumė se njė objekt i zakonshėm sakral, i kultit. Ėshtė lidhshmėri e sė kalures historike mė tė tashmen, zbardhje dhe kthim ka identiteti i shqiptarėve”.

Ngritja e Katedrales nė Kryeqytetit e shtetit tė Kosovės, pėr Imzot Mark Sopin kishte edhe njė rendėsi tjetėr tė veēant. Nė Prishtinė duhet tė rikthehet selia e Ipeshkevisė sė Kosovės. Kjo do jetė edhe qendėr diplomatike, sepse mė njohjen formale tė pavarėsisė , nė Kosova do tė ketė lidhje tė drejtpėrdrejta si me shtetet e tjera te Evropės e botės ashtu edhe me Vatikanin.

Pėr Imzot Mark Sopin edhe pėrgatitjet e mundimshme, rreth fillimit tė ndėrtimit, e veēmas te venjesė se gurit themeltar tė ndėrtimit tė Katedrales “Nėnė Tereza” nė Prishtinė, ishte edhe njė sfidė e madhe, qe vdekja e pa pritur nuk e lejoj qė ta pėrballoi. Pėr gjitha kėto, meriton tė falėnderojmė pėr gjithė veprėn e madhe qė ka bėrė pėr shqiptaret, si ne rrafshin fetar dhe atė kombėtar. Andaj ishte shumė i qėlluar vendimi i Presidentit Ibrahim Rugova qė dita e varrimit tė tij tė jetė ditė zi pėr Kosovėn. Sepse me humbjen e tij Kosova dhe shqiptarėt kanė humbur njė bari tė vyeshėm tė grigjės.

Shpirti i tij pushoftė nė paqe.

-- dėrguar nga Ndue Ukaj

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara