HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


IKONA SHQIPTARE

-- nga Rrok BERISHA

Rrok BERISHA Dy ikona shqiptare tė shekullit qė e lamė dhe tė mileniumit tė ri. E Lumturshmja Nėna Terezė, nė rrafshin humanitar e njerėzor. Dhe presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, nė rrafshin politik, udhėheqės dhe luftėtar pėr pavarėsinė e pjesės sė ndarė tė kombit shqiptar. Kombet dhe kulturat botėrore, edhe ato qė numėrojnė popullatė qindramilionėshe, kishin dėshiruar qė kėto dy ikona shqiptare t’i kenė pjesė tė trungut te tyre, tė humanizmit, tė kulturės e politikės. Por, vetė Zoti ka dashur qė nėpėr shekuj kombi shqiptar botės t’i dhurojė njerėz tė mėdhenj. Qė pėrmes kėtyre figurave ikona, si Mojsiu biblik, ta shpėtojė popullin shqiptar, duke e udhėhequr sigurt drejt pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės.

Ikona e kombit shqiptar ndėrroi jetė, duke lėnė pas njė vepėr kolosole prej njė burrėshtetasi tė pėrpjekjeve, tė qėndresės, sakrificės, qė pėrmes opsionit paqėsor dhe luftės, tėrė jetėn ia kushtoi ēėshtjes madhore: ēlirimit tė popullit shqiptar nga okupim shekullor serbosllav. Qė ia kushtoi pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės. Ikona shqiptare, dr. Ibrahim Rugova, ishte bir i familjes sė sakrificės, qė dekada e dekada mė parė kontribuoi shumė nė ruajtjen e gjenezės dhe tė trojeve etnike. Qėndresa e vazhdueshme kundėr hordhive ēetnike bėri qė ky kolos i shekullit tė kaluar dhe mileniumit tė ri, tė rritet me mallin e babės, tė axhės dhe tė shumė familjarėve tė tjerė, tė cilėt kishin rėnė nė altarin e lirisė, pėr tė mos vdekur kurrė. Nė kėto rrethana, lindi edhe betimi pėr ta vazhduar rrugėn drejt ēlirimit dhe pavarėsisė sė Kosovės. Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, nė rrugėn e tij tė gjatė e pėrplot sfida, pati njė urtėsi, durim dhe njė fuqi tė pathyeshme, qė tė dalė nė ballė tė kombit atėherė kur askush nuk bėnte ballė.

I vetėdijshėm se pėr ēėshtjen madhore tė kombit duhet edhe sakrifica, Dr. Ibrahim Rugova, ishte i pathyeshėm nė vizionin e tij, pėr Kosovėn e pavarur dhe shtet sovran. Kėtė e tha edhe nė vitet e 90-ta. Opsioni i tij paqėsor ishte aq i fuqishėm dhe human. Dhe e lidh kėtė edhe me gjenezėn e tij, mė tė madhin Bogdanin dhe tė Lumnueshmen Nėnėn Terezė. Vizioni i tij i qartė, paqėsor dhe orientimi i tij i drejt kah rrėnjėt e vėrteta tė kombit, duke artikuluar me vepra dhe fakte se shqiptarėt i takojnė njė civilizimi tė lashtė evropian, kėtė e ndjente gjithmonė nė shpirt, nė jetė dhe nė punėn e tij tė pėrditshme. Kjo veēori, prej njė intelektuali dhe lideri tė njė lėvizjeje gjithėpopullore, e mė pas tė njė Presidenti, e bėnte mė tė fortė nė vazhdimin e rrugės drejt pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės.

E pėrballi me sukses njė regjin tė egėr sllavokominist, duke organizuar veprimin e shtetit paralel, por duke mos e lėnė anash asnjėherė as mundėsinė e luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės, nė rast tė dėshtimit tė procesit paqėsor. Nė kėtė shtet paralel tė dr. Ibrahim Rugovės, nė mėnyrė institucionale bėheshin pėrgatitjet edhe pėr luftėn me moton “Mbrojtja e pragut tė shtėpisė”, si njė formė e arsyeshme, me bazė reale, si detyrim se ” nga shtėpia nuk kemi ku shkojmė”. E gjithė kjo strategji e tij, pati sukses dhe zgjoi interesim dhe simpati, qė u shndėrrua edhe me pėrkrahje, si njė vizion dhe qasje e drejtė e njė populli pėr liri dhe pavarėsi. Kjo e bėri dr. Ibrahim Rugovėn ndėr figurat mė emblematike tė kombit nė shekujt e fundit, si nė rrafshin e shkencės, por mė shumė nė atė tė politikės shqiptare ,duke tejkaluar kufijtė etnik shqiptar, dhe mė gjerė. Shekulli qė lamė pas dhe mileniumi i ri, mund te themi se ishte i dy figurave madhore shqiptare.

I tė Lumnushmes Nėna Terezė, e cila botėn e mbushi pėrplot mirėsi e dashuri, duke dėshmuar se shqiptarėt janė komb i lashtė, janė njė popull i civilizuar dhe me shpirt human. Kėtė ajo u tregoi nė vepėr anė e kėnd botės, duke u lutur edhe pėr kombin e vet, nė ēdo vend, nė ēdo takim. Nė anėn tjetėr, njė bir i familjes sė saj shqiptare fuqishėm sinkronizon gjithė jetėn e Nėnlokės sė Lumnushme nė njė formė tjetėr-atė politike, duke i dhėnė pėrherė pėrparėsi paqes, zgjidhjes sė problemeve kombėtare shqiptare nė mėnyrė paqėsore. Ai, me vendosmėri dhe urtėsi, gjeti forcė qė t’i bashkojė shqiptarėt, qė ta ēmojnė e ndėrtojnė paqen, por edhe luftėn mėpas si opsionin e fundit, nė shėrbim tė ēėshtjes sė kombit e tė shtetit tė Kosovės. Historia do tė flas kur do tė shėtitė nėpėr shekuj, se pas epokės sė Skėnderbeut, do tė mbetet Epoka Rugova, a Rugovizmi… Kjo, Presidentin Rugova e ka ngritur nė piedestalin e figurave mė emblematike tė kombit, e ka bėrė ikonė tė kombit shqiptar, duke e radhitur pas tė Madhit Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, arqipeshkvit Pjetėr Bogdani, tė Lumnushmes Nenės Terezė.

Kjo edhe bėri qė Dr. Ibrahim Rugova tė bėhet i dashur edhe pėr kombet dhe shtetet e forta, tė bėhet mik i gjithė botės demokratik, vizioni politik i tė cilit mahniti edhe prijėsit dhe udhėheqėsit e kombeve mė tė mėdha, tė cilėt nė fazėn mė kritike nuk hezituan qė ta shpėrblejnė humanizmin, urtėsinė dhe sakrificėn e lėvizjes paqėsore me dekada tė Dr. Rugovės, qė u shpėrblye me intervenimin e NATO-s. Pra, Dr. Ibrahim Rugova, mendja, guximi dhe fuqia e tij, ėshtė dhuratė e Zotit. Ėshtė dhurata qė Dr. Ibrahim Rugovėn na e dėrgoi si shpėtimtar tė kombit. Si shpėtimtar tė udhėheqjes sė drejtė, tė unifikimit. Na e dėrgoi Zoti pėr tė na shpėtuar nga shfarosja, ashtu si e pati dėrguar Mojsiun biblik pėr ta shpėtuar popullin e zgjedhur tė Zotit. Dr. Ibrahim Rugova, me veprėn e tij, pėrafrohet me ikonat biblike. Me filozofinė e tij, sfidoi jo vetėm njė makineri tė madhe vrastare nė kėtė pjesė tė Evropės, por njė sistem tė tėrė komunist. Ai sfidoi dhunėn nė emėr tė paqes. Sfidoi robėrinė duke na sjellė pavarėsinė, duke i dhėnė fund njė herė e pėrgjithmonė robėrisė shekullore tė kombit.

-- dėrguar nga Ndue Ukaj

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara