HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tribut pėr Presidentin Ibrahim Rugova

-- nga Shkoder.net...

Libri i ngushėllimeve
Presidenti Ibrahim Rugova
Deklaratė e Presidencės sė Kosovės
Prishtinė,
21 janar

- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, prijėsi i Kosovės nė vitet e mėdha tė procesit pėr pavarėsi tė vendit tonė, ndėrroi jetė sot (e shtunė) nė orėn 11:38.
Presidenti Rugova ndėrroi jetė nė shtėpinė e vet nė Prishtinė, duke pasur pėrreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmės nga vendi, si dhe mjekė amerikanė.
Presidenti Rugova vuante nga kanceri nė mushkėri, me tė cilin ishte diagnostifikuar nė fund tė gushtit tė vitit 2005.
Ai ndėrroi sot jetė nė fazėn terminale tė sėmundjes primare, pasi luftoi kėtė sėmundje gjithė kėta muaj me guxim tė pashoq dhe moral tė lartė.
Opinioni do tė njoftohet me kohė pėr detajet qė lidhen me nderimet e fundit qė do t'i bėhen Presidentit Rugova, - thuhet nė komunikatėn e Presidencės sė Kosovės.


Presidenti Rugova ka thėnė

"Kompromis pėr ne ėshtė pavarėsia. Kėtė e kam thėnė njė mijė herė dhe kjo do tė jetė sepse siē e dini ne nuk kemi kėrkuar bashkim me Shqipėrinė, pasi qė jemi tė vetėdijshėm qė njė zgjidhje e tillė do tė hapte probleme tė tjera.
Mirėpo shteti i pavarur dhe sovran ėshtė vullnet i popullit tė Kosovės dhe ėshtė zgjidhje e pranueshme pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė jetojnė si dhe kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė edhe pėr fqinjėt tanė, por edhe pėr Serbinė, e cila fatkeqėsisht ende po refuzon ta kuptoj realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė pas intervenimit tė NATO-s"
(9 qershor 2005).

* * *
Presidenti Ibrahim Rugova

"Me shtimin e represionit serb, ne kemi zbuluar nė vete burime tė tjera durimi, organizimi, qė me Lidhjen tonė po provojmė t'i vėmė nė veprim. Paradoksalisht, kujtoj se kemi arritur atė qė nuk e kishim arritur gjatė kohė: njė liri tė brendshme. Po e paguajmė shumė shtrenjtė dhe ėshtė e pasigurt".

* * *

"Unė dua tė mbaj pak mė shumė shpresė dhe ta shtyj ēėshtjen, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė rezistojnė, me kėtė rrugė tė jodhunės qė kemi zgjedhur hėpėrhė, qoftė edhė nėse duhet qė njė ditė politika jonė tė bėhet pak mė agresive ndoshta".

* * *

"Praktika kundėr dhunės nė kėtė situatė i pėrgjigjet nė njė farė mėnyre karakterit tonė, njė tradite tė durimit dhe qėndrimit kundruall gjithė dominimeve? Me anėn e kėsaj rezistence aktive tė bazuar mbi jodhunėn dhe solidaritetin, ne “jemi gjetur”. Sot ia kemi dalė tė prekim kėtė pikė tė shpirtit tė popullit shqiptar".

* * *

"Unė kam kėrkuar shpesh nė fillim tė kėtij viti, deri nė ditėt e sotme, mbrojtjen ndėrkombėtare pėr disa vjet, me qėllim qė tė qetėsohet situata dhe tė mėkėmben institucionet demokratike. Pastaj, do tė mund tė flitnim pėr statusin e Kosovės. Mendoj se solucioni mė i mirė tranzitor, apo provizor, pėr tė penguar konfliktn apo konfrontimin, ėshtė kjo formė e protektoratit ndėrkombėtar, ajo qė amerikanėt e quajnė trusteeship system. Nė planin e paqes qė ua propozova Kombeve tė Bashkuara, kėrkova dėrgimin e trupave tė OKB-sė apo tė NATO-s, masa pėr tė kontrolluar forcat ushtarake; njėkohėsisht tė njėjtat propozime ia pėrcolla edhe Konferencės sė Gjenevės".

Marrė nga "QIK", 21.01.2006


Deklaratė e Kuvendit tė Kosovės pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova

Prishtinė, 21 janar - Kuvendi i Kosovės ka lėshuar njė deklaratė me rastin e vdekjes sė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Nė kėtė deklaratė thuhet:
"Sot mė 21 janar tė vitit 2006, ndėrroi jetė Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, ėshtė ky lajmi mė i pikėllueshėm pėr mbarė popullin e Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e saj.

Homazhe nė Kuvendin e Kosovės

Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova ėshtė personaliteti mė i merituar i historisė shtet formuese tė Kosovės, ėshtė ideologu dhe bartėsi i idesė dhe i pėrjetėsimit tė pavarėsisė sė Kosovės, i vullnetit shekullor tė shumė gjeneratave atdhetare qė punuan dhe u sakrifikuan pėr Kosovėn Shtet Sovran dhe tė Pavarur, pėr popullin e saj me dinjitet e tė lirė nė gjiun e popujve dhe tė civilizimit evropian.
Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova ishte i pari veprimtar nė Evropėn juglindore qė bėri shkėputje nga diktatura komuniste, duke krijuar tė parėn parti demokratike, nė tė cilėn aderoi mbarė populli i Kosovės si akt kundėrshtimi tė okupimit serb tė Kosovės.
Filozofia e rezistencės aktive paqėsore, format e kundėrvėnies qytetare, organizimi vetanak demokratik, autonom e autokton i institucioneve demokratike tė Kosovės, qė pėrfshiu gjithė sistemin e edukimin e arsimimit dhe sistemin shėndetėsor, sistemin financiar, duke pėrfshirė dhe mbajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, bėnė qė Kosova dhe populli i saj tė admirohen pėr filozofinė politike, e cila kulmoi me luftėn ēlirimtare tė popullit tė Kosovės, tė Ushtrisė Ēlirimtare tė saj, qė solli edhe intervenimin dhe mbėshtetjen ushtarake tė NATO-s.
Nėn udhėheqjen e Presidentit Rugova, Kosova pėr herė tė parė nė historinė e vet, e pėrjetoi lirinė e pėrjetoi jetėn e lirė dhe tė qetė, prosperitetin ekonomik dhe tė gjithanshėm nė tė gjitha sferat e jetės dhe tė punės dhe rrugėn e integrimeve euroatlantike.
Vizioni i Presidentit Rugova ishte dhe mbeti Kosova e lirė, sovrane dhe e pavarur e integruar nė strukturat euroatlantike nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Vepra e Presidentit Ibrahim Rugova ėshtė bazamenti mbi tė cilin po ndėrtohet e do tė zhvillohet Kosova e ardhmėrisė, Kosova e bijve dhe bijave tona, Kosova e qytetarėve me liri dhe tė drejta tė barabarta pa asnjė dallim.
Institucionet e Kosovės janė unike nė kėto ēaste tė dhimbshme, janė tė vendosura qė tė pėrmbushin tė gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore pėr tė sendėrtuar vullnetin e popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, pėr tė pėrmbushur dėshirėn e Presidentit tė vet, Ibrahim Rugova.
Populli i Kosovės si gjithherė nė ēastet kur e kėrkon historia, edhe tash ėshtė i pėrkushtuar me vetėmohim, tė kapėrcejė ēdo vėshtirėsi dhe tė realizojė idealin e tė gjithė atdhetarėve pėr jetė tė lirė, tė qetė dhe me prosperitet, duke dhėnė angazhimin e kontributin e vet kudo qė kėrkohet. Me kėtė ne pėrmbushim edhe amanetin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.
Le tė prehet nė paqe, nė parajsėn e pėrjetshme, shpirti i Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoftė familjen Rugova
Zoti e bekoftė Kosovėn dhe popullin e saj

QIK, Prishtinė 21 janar 2006.


Kronologji e ngjarjeve pas vdekjes sė Presidentit Rugova

Sot bėhet varrimi i presidentit Ibrahim Rugova
Publikuar mė 26/01/2006 - 02:26 nga Radio Llapi

Presidenti Rugova Varrimi i presidentit, Ibrahim Rugova, do tė bėhet sot nė orėn 15:00 nė Varrezėn e Dėshmorėve nė Velani. Trupi i pajetė i presidentit Rugova do tė nxirret nga Kuvendi i Kosovės nė orėn 9:00 me nderime tė veēanta nga Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, prej nga do tė bartet deri nė Sallėn 1 Tetori ku do tė mbahet ceremonia qendrore.

Kėshilli i Varrimit ka vendosur qė nė ceremoninė qendrore, tė mbahen gjashtė fjalime. Fjalime do tė mbajnė: shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, pėrfaqėsuesi i Bashkimit Evropian, nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, pėrfaqėsuesi i ShBA-sė dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Akademik Nexhat Daci. Familja e Presidentit Rugova do tė falėnderohet pėrmes mediave.Qytetarėt nuk duhet t`i bashkohen kortezhit mortor, ndėrkaq presidentin do ta nderojnė duke qėndruar pėrgjatė rrugės, nga kalon kortezhi mortor.

Kėshilli i Varrimit ka vendosur qė nė ceremoninė qendrore, tė mbahen gjashtė fjalime. Fjalime do tė mbajnė: shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, pėrfaqėsuesi i Bashkimit Evropian, nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, pėrfaqėsuesi i ShBA-sė dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Akademik Nexhat Daci. Familja e Presidentit Rugova do tė falėnderohet pėrmes mediave. Qytetarėt nuk duhet t`i bashkohen kortezhit mortor, ndėrkaq presidentin do ta nderojnė duke qėndruar pėrgjatė rrugės, nga kalon kortezhi mortor.


Flamuri amerikan nė gjysmė-shtizė Goldberg: Kryetari Rugova pati shumė dashuri dhe respekt pėr SHBA-tė
Prishtinė, 23 janar 2006, Time: 15:44
Nė njė ceremoni tė shkurtėr tė hėnėn nė Zyrėn e SHBA-ve nė Prishtinė, shefi i misionit Filip Goldberg udhėhoqi uljen e flamurit amerikan nė gjysmėshtizė pėr tė nderuar kryetarin e ndjerė tė Kosovės Ibrahim Rugova.

PRISHTINE (23 Janar) - 15 dite zi nė Kosovė pėr nderimin e Ibrahim Rugovės.
Ky ka qenė vendimi i marrė nga Keshilli Organizativ i ceremonisė mortore i ngritur ne Prishtinė. 3 grupe pune janė ngritur pėr tė organizuar ceremonialin e varrimit, Grupi pėr Protokoll, Grupi pėr Siguri dhe pėr Marrėdhenie me Publikun.
Ceremoniali i varrimit do te behet me rite kombetare, ndersa trupi do te do te dergohet te enjten ne varrezat e Prishtines. Sipas njoftimeve, trupi pa jete i Presidentit Rugova do te vendoset ne ndertesen e parlamentit sot ne oren 11.00 dhe do te qendroje aty deri te merkuren ne mesnate ku do te behen homazhe nga qytetaret ndersa Sherbimi Policor Kosovar do te kujdeset per sigurine.
Ceremonia e varrimit te presidentit kosovar do te zhvillohet diten e enjte ne 26 janar me kerkesen e familjes Rugova ndersa ne diten e varrimit nuk do te kete pune ne asnje nga institucionet publike. Nga e hena deri te enjten nuk do te kete mesim ndersa ne ditet e tjera te zise parashikohet qe te mos kete aktivitete kulturore dhe sportive.
Nderkohe sot ne Shqiperi nis dita e pare e zise per presidentin kosovar nga tre te caktuara nga qeveria. Gjate ketyre tre diteve flamuri do te jete ne gjysem shtize. Kurse nga Brukseli eshte konfirmuar se Solana do te marre pjese ne ceremonine mortore, ndersa nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nese ne ceremoni do te jene te pranishem edhe ish-presidenti i SHBA Bill Klinton dhe ish-sekretarja e shtetit Merlin Ollbrajt.

Ora: 13:20 - Keshilli i Varrimit: Presidenti Rugova do te varroset ne diten e peste te zise ne varrezat e Prishtines. Nderimet e fundit ne sallen 1 tetori.
Me vullnetin e familjes se tij, presidenti Ibrahim Rugova do te varroset te enjten ne varrezat e Prishtines. Keshtu ka konfirmuar pas mbledhjes se sotme te Keshillit te Varrimit te Presidentit Rugova, ne te cilin bejne pjese perfaqesues te institucioneve, subjekteve politike, udheheqes fetar si dhe perfaqesues te Trupave Mbrojtese dhe Sherbimit Policor. Kreu i Keshillit te Varrimit, kryetari i Kuvendit te Kosoves Nexhat Daci tha se shume personalitete te njohura boterore kane konfirmuar pjesemarrjen ne varrimin e Presidentit.
Ceremonia e varrimit te kryetarit Rugova do te zhvillohet te enjten me 26 janar, diten e peste e zise ne Kosove. Udheheqesi i Keshillit te Varrimi te kryetarit, Nexhat Daci beri te ditur se te gjitha vendimet jane ne perputhje me vullnetin e familjes se kryetarit Rugova.
Te enjten do te jete varrimi. Detajet do te jepen ne forme te shkruar. Takimi kryesor i pershendetjeve te fundit me presidentin, do te jete salla 1 tetori, pohoi Daci. Ai njoftoi se ceremonia e varrimit do te zhvillohet sipas protokollit te presidences se Kosoves qe do te udhehiqet nga perfaqesuesi i saj, Sali Cacaj. Si keshill i protokollit te varrimit u morem vesh per te gjitha detajet. Keshilli ka formuar edhe nje grup ekzekutiv prej personave me te pergjegjshem te institucioneve dhe partive politike dhe te bashkesise nderkombetare i perbere prej dhjete vetash, tha Daci.
Ky grup tha Daci, do te koordinoje te gjitha punet ne perputhje me protokollin e presidences. Kreu i Kuvendit beri te ditur se personalitete te shumta do te marrin pjese ne ceremonine e varrimit.

Ora: 12:00 - Parlamenti i Kosoves nje minute heshtje per Ibrahim Rugoven. Daci, Petersen e Kosumi: Kosova krenare qe pati Rugoven.
Parlamenti i Kosoves eshte mbledhur sot ne oren 12:00 ne nje seance te jashtezakonshme. Kryeparlamentari e njekohesisht President i perkohshem i Kosoves, Nexhat Daci, ka ftuar parlamentaret ne mbajtjen e nje minute zi per vdekjen e Presidentit Rugova. Kryeparlamentari ka celur me pas me nje fjalim seancen perkujtimore ne nderim te jetes dhe vepres se Presidentit Ibrahim Rugova.
Daci vleresoi figuren e vepren e Rugoves. LDK, partia qe udhehoqi Rugova Kosoven ishte levizja me masovike ne vend. Kosovaret hodhen te paret librezat e komunizmit. Filozofia e Ibrahim Rugoves ishte filozofi europiane. Kosova eshte e sigurt ne te ardhmen e saj dhe ndjehet krenare qe ka patur Ibrahim Rugoven. U shpreh Daci.
Ne perkujtim te Rugoves ka mbajtur nje fjale te shkuter dhe kryeadministratori Soren Jesen Petersen sipas te cilit me vdekjen e Rugoves Kosova humbi nje lider te madh. Lajmi per vdekjen ishte nje shok i madh per te gjithe ne. Me humbjen e Rugoves, Kosova humbi nje lider te madh, tha Petersen duke theksuar se Kosova duhet te permbushe synimet e saj per te ardhmen.
Pas Petersen, fjalen e mori kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, i cili e njejetesoi figuren e Rugoves me ate te njeriut te paqes e pavaresise. Emri i tij lidhet me pavaresine. I kemi boxh, Rugoves te bejme pavaresine dhe shenje nderimi per te eshte vete pavaresia e Kosoves. Prandaj te ruajme bashkimin e pjekurine per te ecur para, theksoi Kosumi, me fjalen e te cilit u mbyll dhe seanca e jashtezakonshme parlamentare.
Gjithashtu sot pritet qe Keshilli nderinstitucional i Varrimit, te vendose per itinerarin e ceremonive mortore te Ibrahim Rugoves.

Presidenti Xhorx Bush: Shtetet e Bashkuara kanė humbur njė mik tė vėrtetė
George Bush Shtėpia e Bardhė/Uashington 23 janar - Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush i ka dėguar njė letėr ngushėllimi Familjes sė Presdentit Rugova dhe popullit tė Kosovės.
"Me pikėllim tė thellė e mora lajmin pėr vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova pėr shumė vite udhėhoqi fushatėn pėr paqe dhe demokraci nė Kosovė dhe fitoi respektin e botės pėr qėndrimin e tij parimor kundėr dhunės.
Shtetet e Bashkuara kanė humbur njė mik tė vėrtetė. Gjatė viteve tė konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zėri i arsyes dhe maturisė qė i ndihmoi popullit tė Kosovės pėr tė vėnė bazat pėr njė tė ardhme paqėsore. Humbja e kėtij zėri, nė kėtė kohė vendimtare, ėshtė posaēėrisht tragjike pėr Kosovėn. Mė lejoni t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin tė pėrkushtuara pėr tė punuar me gjithė njerėzit e Kosovės pėr ndėrtimin e njė ardhmėrie qė ėshtė stabile, demokratike dhe pėrparimtare.
Nė emėr tė popullit tė Shteteve tė Bashkuara, unė dhe Laura i shprehim ngushėllimet tona familjes sė Presidentit Rugova dhe gjithė popullit tė Kosovės.
Sinqerisht, George W. Bush", theksohet nė fund tė mesazhit tė Presidentit amerikan. Kofi Anan

Kofi Annan
Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, tha se vdekja e z. Rugova ishte e pritshme, por ajo ndodhi nė njė moment kyē tė pėrgatitjeve pėrfundimtare pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės.

Bill Klinton: Rugova mė impresiononte me devotshmėrinė dhe pasionin e tij
Uashington 22 janar - Ish Presidenti amerikan Bill Klinton ka shprehur dhembjen e tij tė thellė pėr vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilėsuar humbje tė madhe pėr Kosovėn.
"Nė rend tė parė, dua t'i shpreh ngushėllimet e mia tė thella popullit tė Kosovės, me rastin e vdekjes sė Presidentit Rugova.
Bill Clinton Pėr mua ėshtė dhimbje personale, sepse pata nderin ta njoh personalisht dhe pata respekt dhe admirim tė madh pėr tė.
Me Presidentin Rugova jam takur shumė herė nė Shtėpinė e Bardhė. Ka qenė kėnaqėsi, sa herė e kam takuar, sepse ēdo herė mė impresiononte me devotshmėrinė dhe pasionin e tij pėr paqe, liri dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullin e tij.
Vdekja e Presidentit Rugova ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn, por unė shpresoj se vdekja e Dr. Rugovės do t'i inspirojė tė gjithė kosovarėt qė tė vazhdojnė tė punojnė mė me ngulm pėr paqe dhe liri", thuhet nė njė deklaratė tė ish Presidentit amerikan Bill Klinton.

Ora 22:55 Kondoliza Rajs: Presidenti Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė kohė tė vėshtira dhe fitoi respektin e botės
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i shprehu sot ngushėllimet e saj popullit tė Kosovės pėr vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova.
Pėrmes njė deklarate, Sekretarja e Shtetit thekson se Presidenti Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė kohė tė vėshtira dhe fitoi respektin e botės, pėr pėrpjekjet e tij pėr demokraci dhe paqe. Edhe nė momentet e fundit kur luftonte me sėmundjen, Presidenti Rugova punoi pėr tė sjellė unitet mes udhėheqėsve tė Kosovės dhe shpresė pėr popullin e tij”.
Vdekja e Presidentit Rugova, thuhet mė tej nė deklaratėn e zonjės Rajs, ndodh nė njė moment kur Kosova ka hyrė nė procesin politik pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen e saj. Zonja Rajs thekson se megjithė humbjen e udhėheqėsit, procesi do tė vazhdojė. Shtetet e Bashkuara, shton mė tej Sekretarja e Shtetit, do tė punojnė me tė gjithė banorėt e Kosovės pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė bazuar tek parimet e demokracisė, tė drejtat e njeriut dhe toleranca ndėr-etnike, qė Presidenti Rugova i vlerėsonte kaq shumė.

Ora 22: 50 OSBE: Nderimi me i madh qe mund t’i behet Rugoves eshte vazhdimi i rruges se tij drejt paqes
Kryetari ne detyre i Zyres se Organizates per Sigurine dhe Bashkepunim ne Europe (OSCE), Ministri i Jashtem belg, Karel De Gucht, i shprehu sot popullit te Kosoves ngushellimet per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. "Jam thellesisht i prekur nga humbja e parakohshme e nje njeriu qe misheroi luften per nje te ardhme demokratike dhe te ne paqe per Kosoven", theksoi ministri ne nje deklarate per shtyp. De Gucht theksoi se nderimi me i madh qe mund t'i behet atij eshte vazhdimi i kesaj rruge paqesore.

Ora 21: 10 Familjaret ne lot dhe dhimbje. Xhaxhai Ali Rugova: Nuk e mendoja kurre se do ta percillja nipin ne banesen e fundit
79 vjeēari Ali Rugova, xhaxhai i kryetarit tashme te ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova, thote se nuk ia ka marre mendja kurre qe ne te gjalle te tij do ta percjelle per ne banesen e fundit nipin, ashtu siē ia percolli 61 vjet me pare babain Uke Rugova dhe xhaxhain e tij Rrusten, te vrare nga regjimi komunist jugosllav

Ora 21:00 Daci: Jemi unike per te permbushur deshiren e kryetarit Ibrahim Rugova
Kryetari i Kuvendit te Kosoves Nexhat Daci, permes nje deklarate drejtuar qytetareve tha se institucionet e Kosoves jane unike ne keto ēaste te dhimbshme dhe jane te vendosura qe te permbushin te gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore per te sendertuar vullnetin e popullit te Kosoves per liri dhe pavaresi, per te permbushur deshiren e Presidentit te vet, Ibrahim Rugova.

Ora 20:45 Kosumi: Popullit te Kosoves do t'i mungoje kryetari Rugova
Dr.Rugova ishte nje personalitet i urte e madheshtor qe me guxim dhe vizon drejtoi Kosoven ne kohet me te veshtira dhe me vendimtare. Kryetari Rugova fitoi admirimin e popullit te Kosoves dhe popujve tjere te botes si politikan me profil paqesore e properendimore dhe intelektual poliedrik, thuhet ne telegramin e ngushellimit te kryeministrit Bajram Kosumi derguar familjes Rugova me rastin e vdekjes se kryetarit te Kosoves Ibrahim Rugova.

Ora 20:30 Vdekja e presidentit Rugova me pikellim te thelle eshte pritur edhe ne Maqedoni. Telegrame ngushellimi nga Cervenkovski, Buckovski, Ali Ahmeti, Arben Xhaferi, etj.
Lajmi per vdekjen e kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova, me dhimbje dhe pikellim te thelle eshte pritur edhe nga shqiptaret ne Maqedoni. Me kete informacion te dhimbshem fillojne te gjitha lajmet e mediave elektronike te Maqedonise. Me rastin e vdekjes se kryetarit Rugova, ngushllime kane shprehur kreu shteteror dhe kryetaret e te gjitha partive politike shqiptare ne Maqedoni.
Ne telegram ngushllimin e presidentit te Maqedonise, Branko Cervenkovski, drejtuar kryetarit te Kuvendit te Kosoves, Nexhat Daci, mes tjerash thuhet: “Me dhimbje pranova lajmin per vdekjen e presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova. Ne keto momente te veshtira per Ju dhe per popullin e Kosoves, me lejoni qe ne emer te qytetareve te Republikes se Maqedonise dhe ne emrin tim t'u shpreh ngushellimet e mija te sinqerta" - ka theksuar Cervenkovski, duke shprehur bindjen se qytetaret dhe autoritetet e Kosoves do te gjejne fuqi per tejkalimin e kesaj humbje te madhe.
Keqardhje te thelle kane shprehur edhe kryeministri Vllado Buckovski dhe Qeveria e Maqedonise. Kryetarit te Kuvendit Nexhat Daci, Kryeministrit Bajram Kosumi, Kryesise se Lidhjes Demokratike te Kosoves, Familjes Rugova dhe qytetareve te Kosoves ngushellime u kane derguar edhe drejtuesit e partive politike shqiptare ne Maqedoni. “Gjithe populli shqiptar, kudo qe ndodhet, e ndjen dhe ndan me Ju dhimbjen per humbjen e madhe per Kosoven, per Ju dhe per te gjithe ne. Duke Ju percjelle ngushellimet e mia, te bashkepunetoreve te mi dhe te gjithe shqiptareve te Maqedonise, Ju lus te beheni te forte dhe dhimbjen ta ktheni ne perkushtim edhe me te vendosur ne percaktimin jetik te kryetarit te ndjere Rugova - gjithcka ne sherbim te pavaresise se Kosoves”, thuhet ne telegram ngushellimin e kryetarit te BDI-se Ali Ahmeti.
Edhe kryetari i Partise Demokratike Shqiptare Arben Xhaferi, shpreh pikellimin e thelle per vdekjen e presidentit Rugova. “Zoti Rugova dha kontribut te madh ne zhvillimin e politikes ne mesin e shqiptareve, te zhvillimit te ideve per pavaresi te Kosoves. Ai ishte lideri me atipik politik ne te gjitha hapesirat e Ballkanit. Ne kohen kur te tjeret hapen skemen e luftes ai ishte lider i paqes dhe fale kesaj strategjie ai krijoi imazh shume pozitiv te faktoret nderkombetar”, thuhet ne prononcimin e kryetarit te PDSH-se, Arben Xhaferi. Ne telegram ngushellimin e kryetarit te PPD-se, Abdylhadi Vejseli, thuhet se presidenti Rugova do te mbetet pjese e historisė me te re te popullit shqiptare, me te cilen do te identifikohet njohja nderkombetare e pavaresise se Kosoves.

Ora 20:10 Kancelarja gjermane Angela Merkel: Misioni qe la pas Rugova eshte detyrim per pasardhesit e tij
Ngushellimin e saj per vdekjen e presidentit te Kosoves, e ka dhene sot nga Berlini edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka thene se eshte tronditur shume pasi ka marre kete lajm te hidhur. "Nėn drejtimin e Rugovės, Kosova ka ecur shume nė fushėn e demokracisė, shtetit tė sė drejtės dhe ekonomisė sė tregut. Mbėshtetja e Rugovės pėr demokracinė dhe pėr mospėrdorimin e dhunės, duhet tė jetė njė detyrim dhe trashėgimi pėr atė qė ka pėrgjegjėsi politike nė Kosovė", u shpreh Merkel.

Ora 19:15 Bullgaria: Lideret kosovare te jene pragmatiste si presidenti i tyre Rugova
Bullgaria deklaroi sot se vdekja e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova ndodhi nė njė moment delikat dhe u bėri thirje pasardhėsve tė tij tė huazojnė "pragmatizmin e tij". "Ne jemi tė bindur se urtėsia e Ibrahim Rugovės dhe pragmatizmi do tė karakterizojnė qėllimet e liderėve qė do ta zėvendėsojnė", bėri tė ditur Ministria e Punėve tė Jashtme nė njė komunikatė.

Ora 18:50 Shqiperi, tri dite zie ne nder te Ibrahim Rugoves
Keshilli i Ministrave i Shqiperise vendosi sot, ne nje mbledhje te jashtezakonshme, te shpalle datat 23, 24 e 25 janar, tri dite zie kombetare, ne nderim dhe homazh te Presidentit te Kosoves, z.Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot ne mesdite. Gjate ketyre tri diteve ne te gjitha institucionet, shteterore dhe publike, te ulet flamuri kombetar ne gjysmeshtize. Ky vendim u propozua nga vete kryeministri Sali Berisha. Po ashtu Keshilli i Ministrave vendosi qe ne ceremonine e varrimit, qe do te organizohet ne Prishtine, te marre pjese nje delegacion zyrtar i nivelit te larte.
Ndersa te gjitha veprimtarite artistike, kulturore dhe sportive, te planifikuara per diten, kur do te zhvillohet ceremonia e varrimit, te pezullohen dhe te shtyhen per nje date te mevonshme. Keshilli i ministrave ka ftuar te gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, qe, diten kur do te zhvillohet ceremonia e varrimit, te transmetojne muzike funeber.
U vendos gjithashtu qe diten e merkure, date 25.1.2006, ora 12:00, kur arkivoli me trupin e te ndjerit do te vendoset ne banesen e fundit, te nderpritet cdo veprimtari, te mbahet 1 (nje) minute heshtje dhe te bien borite dhe sirenat e te gjitha mjeteve te levizshme ne mbare vendin, ne nderim te kujtimit te te ndjerit.

Ora 18:10 Sekretari i jashtem britanik Straw: Rugova nder figurat me te shquara te Kosoves
Ne kete moment te veshtire per familjen Rugova dhe popullin e Kosoves, deshiroj te shpreh simpatine time dhe ngushellimet e mia me te sinqerta per vdekjen e kryetarit Ibrahim Rugova, ka thene sekretari i jashtem britanik, Jack Straw. Ai e ka vleresuar presidentin Rugova si nje nder figurat me te shquara te Kosoves. "Vdekja e tij vjen ne kohen e procesit kur vendoset e ardhmja e Kosoves, per te cilen gje kryetari Rugova ka punuar fuqishem”, ka thene Straw.

Ora 18:05 Eliot Engel: Te gjithe duhet ta marrin shembull nje njeri si Rugova
“Ibrahim Rugova i kushtoi gjithe jeten per pavaresine e Kosoves dhe eshte per te ardhur keq qe ai tani nuk eshte me. Por duhet ta marrim te gjithe per shembull. Une isha per vizite ne Kosove dhe surprizova nga aftesia dhe aftesia e ketij njeriu. Megjithate tani mund te them se Kosova ka politikane shume te zote dhe jam I sigurt se ata do te dijne ta cojne perpara misionin e Rugoves per nje Kosove te pavarur”, eshte shprehur sot Eliot Engel, ligjvenes demokrat ne SHBA

Ora 17:55 Petersen dhe lideret kosovare me nje deklarate te perbashket: Jemi te bashkuar ne dhimbje. Jemi te bashkuar ne ecurine e Kosoves
Pasi eshte takuar me lideret kosovare shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ka dale me nje deklarate te perbashket per shtyp. Ne kete deklarate te tij dhe lidereve politike kosovare thuhet: Kosova gjithnje ka qene e bashkuar dhe ne kete moment kosovaret duhet te perballen me kete moment te dhimbshem. Jemi shume te pikelluar te gjithe per humbjen e kryetarit Ibrahim Rugova. Ne jemi te bashkuar ne dhimbjen tone se bashku edhe me te gjithe njerezit. Jemi te bashkuar qe ta cojme Kosoven perpara.

Presidenti Ibrahim Rugova

Ora 17:50 Qytetaret kosovare qirinj me rastin e vdekjes se kryetarit Rugova
Kryesia e Forumit te Rinise te LDK-se permes nje njoftimi per shtyp i ka ftuar qytetaret e Kosoves qe me rastin e vdekjes se kryetarit Ibrahim Rugova te mblidhen ne sheshet kryesore te te gjitha qendrave te Kosoves sonte duke filluar nga ora 19.00 dhe te ndezin qirinj ne shenje nderimi per jeten dhe vepren e kryetarit Rugova.

Ora 17:35 Solana: Do te na mungoje urtesia dhe autoriteti i Rugoves
"Presidenti Rugova ishte njė njeri i paqes dhe i pathyeshem. Do tė na mungojė urtėsia dhe autoriteti i ketij njeriu te madh", deklaroi sot Havier Solana, pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikėn e Jashtme tė Bashkimit Europian.

Ora 17:20 Ndizen qirinj ne qender te Tiranes per nder te Ibrahim Rugoves
Sheshi Skenderbej eshte mbushur me qirinj te cilet jane ndezur ne oret e drekes ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Ka qene Parlamenti Rinor i cili ka ftuar tė gjithė qytetarėt e Tiranės tė ndezin qirinj nė homazh tė Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot nė mesditė.

Ora 17: 10 Thaēi: Ndėrtimi i idealeve pėr Kosovėn shtet tė pavarur bėhet vetėm bashkėrisht
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi, ka thėnė sot nė njė konferencė pėr shtyp se vdekja e kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova nė momentet aktuale tė proceseve tė rėndėsishme politike pėr statusin e vendit ėshtė njė moment i rėndė pėr ēka ka kėrkuar qė kjo gjendje tė kalohet nga qytetarėt dhe institucionet me dinjitet dhe pjekuri njerėzore e politike.

Ora 16:55 Gjeneral Ēeku: Rugova ishte pėrkrahės dhe mbėshtetės i madh i vizionit tė TMK-sė
“Lajmi pėr vdekjen e kryetarit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova na ka tronditur dhe prekur thellė edhe ne pjesėtarėve tė TMK-sė. Me vdekjen e tij, Kosova dhe qytetarėt e saj kanė humbur njė personalitet tė shquar dhe njė lider tė madh, nė njė moment shumė tė rėndėsishėm dhe vendimtar pėr tė ardhmen”, ka thėnė nė njė telegram ngushėllimi komandanti i TMK-sė, gjenerallejtėnant Agim Ēeku dėrguar qytetarėve tė Kosovės dhe familjes Rugova.

Ora 16:40 Ilir Meta: Rugova nderkombetarizoi dhe e beri te njohur ne gjithe boten ceshtjen e Kosoves
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu sot ngushellime per ndarjen nga jeta te Presidentit te Kosoves dr. Ibrahim Rugova. “Kjo eshte nje dite dhimbjeje per ndarjen me simbolin e perpjekjeve paqesore, i cili e nderkombetarizoi dhe e beri te njohur ne perendim dhe ne te gjithe boten ēeshtjen e Kosoves. Ne kete dite te nje dhimbjeje per te gjithe shqiptaret e Kosoves, por edhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane, dua t’i percjell te gjithe shqiptareve te Kosoves, te gjithe institucioneve te Kosoves, Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe familjes se Presidentit Rugova, ngushellimet me te sinqerta, por njekohesisht edhe solidaritetin tone ne kapercimin e kesaj dhimbjeje te veēante”, theksoi kryetari i LSI-se.

Ora 16:25 Goldberg: Rugova e ka tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės
Perfaqesuesi i zyres amerikane ne Prishtine Filip Goldberg ne nje telegram ngushellues shkruan se “Kosova ka humbur njė udhėheqės tė dashur dhe SHBA kanė humbur njė mik tė vjetėr dhe tė nderuar. Ai tashmė e ka tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės dhe nė zemrat e njerėzve kėtu dhe nė botė”.

Ora 16:19 Gjenerali Valoto: Pėr mua si komandant i KFOR-it ka qenė nder pėr tė punuar me kėtė udhėheqės historik tė Kosovė
Nė emėr tė ushtarėve tė KFOR it, Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto, i shpreh ngushėllimet e tij mė tė thella familjes sė Z. Rugova. "Dėshiroj tė shpreh keqardhjen time mė tė thellė pėr humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Pėr mua si komandant i KFOR it ka qenė nder dhe kėnaqėsi pėr tė punuar me kėtė udhėheqės historik tė Kosovės", ka thėnė Gjenerali Valotto.
"Jam i bindur se cilėsitė e mėdha morale dhe njerėzore qė ishin pjesė e personalitetit tė Z. Rugova, do tė vazhdojnė tė udhėheqin rrugėn e popullit tė Kosovės pėr njė tė ardhme paqėsore dhe jo tė dhunshme tė rajonit.

Ora 15:55 Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Topalli: Rugova ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, zonja Josefina Topalli shprehu keqardhjen deputeteve te kuvendit te Shqiperise per vdekjen e zotit Rugova. “Si shqiptar ndjehemi krenar qe e patem mes nesh, ndjehim keqardhje qe humben nje rilindaz te shek XX. Si qytetar do te ndjejme mungesen e humanizmit te madh te tij. Ai ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes” tha zonja Topalli e cila ne fjalen e saj vleresoi se tepermi figuren e presidentit Rugova.

Ora 15:50 Presidenti francez, Shirak: Vdekja e Rugoves eshte me shume se tragjike
Presidenti francez Zhak Shirak shprehu ngushellimet e tij per vdekjen e presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova. “Vdekja e Rugoves ne nje moment kur diskutohet statusi final I Kosoves, eshte me shume se tragjike” tha Shirak. “Franca shpreh keqardhjen dhe ngushellimet e saj per Rugoven I cili luajti nje rol historik ne mbrojtjen e te drejtave demokratike te Kosoves per paqe ne rajon” thuhet ne telegramin qe presidenti francez I ka derguar kryetarit te parlamentit te Kosoves, Nexhat Daci.

Ora 15:47 Ismail Kadare: Rugova do te kujtohet gjithnje si presidenti i pare i Kosoves se lire.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ka shprehur keqardhjen e tij per ndarjen nga jeta tė Presidentit Rugova. "Humbja e Rugoves, eshtė njė lajm i hidhur pėr Kosovėn dhe shqiptarėt kudo nė botė.
Do tė kujtohet pėr shumė gjėra Rugova, por do tė kujtohet nė radhė tė parė si presidenti i parė i Kosovės sė lirė. Pėr mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qenė e veēantė, sepse ka qenė kolegu im edhe miku im. Kemi qenė miq edhe kur kemi pasur mendime tė njėjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime tė kundėrta. Ai vazhdon dhe do tė vazhdojė tė jetė pėrsėri i dobishėm pėr Kosovėn dhe pėr tė gjithė kombin shqiptar.
Shpresoj se klasa politike e Kosovės nė kėtė vit historik, kur mungesa e tij do tė ndihet aq shumė, ta kthejė emrin e tij, veprėn dhe urtėsinė e tij, nė njė energji tė madhe pozitive pėr Kosovėn dhe tė gjithė shiptarėt".
njofton BBC.

Ora 15:45 Ambasadori Unendt ngushėllon familjen Rugova
Per ndarjen nga jeta te kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova, edhe kreu i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, ambasadori Uerner Unendt i ka shprehur sot tė shtunėn ngushėllimet e tij mė tė thella familjes Rugova dhe popullit tė Kosovės.

Ora 15:40 Presidenti i Shqiperise, Mosiu: Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve
Presidenti i Shqiperise, Alfred Mosiu shprehu sot keqardhjen per vdekjen e presidentit kosovar Ibrahim Rugova. “Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve kudo ku jane” tha Moisiu I cili vleresoi punen e bere nga Rugova qe Kosova te fitoje pavaresine. Edhe ai si lideret e tjere shqiptare I beri thirrje udheheqesve kosovare per unitet, ne menyre qe te mund te arrijne te fitojne pavaresine e Kosoves, ceshtjen per te cilen Rugova luftoi deri ne funf te jetes se tij.

Ora 15:35 Maqedonia shpreh keqardhje per vdekjen e presidentit tė Kosovės
Presidenti i Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, kryeministri Vlado Buēkovski dhe qeveria qė ai drejton kanė shprehur tė shtunėn keqardhjen e thellė per vdekjen e presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.

Ora 15:10 KE: Lideret Kosovare te ndjekin rrugen e Rugoves
Rugova ishte nje kryetar shteti i respektueshem. Komisioni Europian vlereson punen e tij per nje zgjidhje paqesore te problemit te Kosoves si dhe inkurajon udheheqesit politik kosovare te vazhdojne ne rrugen e tij”. Keshtu tha sot presidenti i Kosmisionit Europian Manuel Barroso, pasi mori vesh lajmin e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.

Ora 15:00 Ahtisari: Bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit do te shtyhen
I ngarkuari special i OKB-se, Marti Ahtisari per negocimin e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit per statusin e ardhshem te Kosoves deklaroi se keto bisedime do te shtyhen si pasoje e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova. Ai i beri apel per qetesi ne Kosove pas vdekjes.

Ora 14:50 Kreu i BDI-se, Ahmeti shpreh keqardhje per vdekjen e Rugoves
Kryetari i partise shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti shprehu keqardhjen e tij pre vdekjen e presidentit Rugova. Ahmeti tha se shqiptaret e Maqedonise e kane perjetuar me dhimbje vdekjen e presidentit kosovar, sepse ai ka dhene kontributin e tij te cmuar qe Kosova dhe shtetasit e saj te fitojne pavaresine. Zoti Ahmeti i shprehu ngushellimet e tij familjes Rugova dhe gjithe kosovareve, beri thirrje per unitet, dhe theksoi se nuk do te mungoje ne ceremonine e varrimit te presidentit kosovar Ibrahim Rugova.

Ora 14:45 Perfaqesuesi i Solana i ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar
Bashkimi Europian dhe NATO kane organizuar nje mbledhje urgjente menjehere pas marrjes se lajmit te vdekjes se presidentit Rugova. Vete perfaqesuesi i larte i Bashkimit Europian, Havier Solana, pasi ka marre vesh lajmin ka kerkuar te dije gjithe detajet e ngjarjes se hidhur. Zedhenesja e tij, Kristina Gala beri the ditur se zoti Solana I ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar. Nderkaq ne delegacion I BE-se eshte duke pritur daten e ceremonise se varrimit te presidentit Rugova per te marre pjese ne te. Nuk perjashtohet mundesia qe vete zoti Solana te marre pjese ne kete ceremoni.

Ora 14:40 Shefi i UNMIK, Petersen: Vdekja e Rugoves eshte humbje e madhe
Kosova te ruaje unitetin Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, tha sot se vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, ėshtė njė humbje e madhe, por kėrkon qė nė Kosovė tė ruhet uniteti. Ai shkoi pėr ngushėllime nė shtėpinė e kryetarit tė ndjerė, ku u prit nga familja e tij dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili falėnderoi familjen Rugova qė i dha Kosovės njė burrėshtetas tė madh.

Ora 14:30 Kryeministri shqiptar Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes Rugova dhe popullit te Kosoves
Kryeministri io Shqiperise, Sali Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes se presidentit Rugova dhe gjithe qytetareve te Kosoves. ai e cilesoi presidentin kosovar “princin dhe shembullin e qendreses se shqiptareve ne Kosove”.

Ora 14:20 AAK: Te ndiqet shembulli i Rugoves
Te luftohet per pavaresine e Kosoves Kosova eshte e perfshire nga dhimbja per vdekjen e presidentit te saj. Zedhenesi I partise AKK, Ernest Luma percolli ngushellimet e AAK-se, per familjen e presidnetit dhe gjithe Kossoves si dhe I beri thirrje kosovareve te ndjekin rrugen e Rugoves: te luftojne dhe te jene te vendosur per pavaresine e Kosoves.

Ora 14:10 Majko: Shqiptaret i kane borxh Rugoves pavarėsinė e Kosovės
Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste te Shqiperise, Pandeli Majko tha se “shqiptarėt, Kosova dhe kosovarėt i kanė borxh Ibrahim Rugovės, jo vetėm thjesht homazhin, por jam i bindur se i kanė borxh edhe amanetin e tij, pavarėsinė e Kosovės”.

Frank Valter Shtajnmajer
Edhe ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, u ka shprehur organeve zyrtare tė Kosovės dhe popullit kosovar ngushėllimet pėr vdekjen e presidentit Rugova, i cili, sipas ministrit socialdemokrat, ka qenė i lidhur ngushtė me Gjermaninė. "Endrra e jetės sė tij ka qenė pavarėsia e Kosovės, pėr tė cilėn ėshtė pėrpjekur nė mėnyrė tė palodhshme, si edhe integrimi i saj nė familjen evropiane," - ka deklaruar Shtajnmajer.

Uta Capf
Ekspertja e fraksionit socialdemokrat nė Bundetag pėr Ballkanin, Uta Capf, ėshtė shprehur e hidhėruar pėr humbjen e Rugovės. "Ėshtė njė humbje e madhe, sepse si president i ekuilibruar Rugova gjithmonė ka qenė partner i preferuar pėr Perėndimin," - i tha Capf “Dojēe Veles”. Politikania socialdemokrate shpreson qė pasardhėsi i tij do t'i udhėheqė bisedimet pėr statusin me pėrgjegjėsinė e Rugovės.

Rainer Shtiner
Eksperti i liberalėve pėr Ballkanin, Rainer Shtiner, ėshtė shprehur i merakosur pėr boshllėkun e krijuar nė udhėheqjen kosovare. Shtiner tha: "Rugova ishte padyshim pika qendrore e politikės nė Kosovė. Nga boshllėku i krijuar me humbjen e tij ka rrezik tė pėrfitojnė grupet militante, prandaj ka rėndėsi qė tani Bashkėsia Ndėrkombėtare e nė mėnyrė tė veēantė, Bashkimi Evropian tė kenė kujdes, qė Kosova tė mbetet e qėndrueshme."

Angelika Beer
Koordinatorja e tė gjelbėrve evropianė pėr Ballkanin, Angelika Beer, ka shprehur keqardhjen qė Rugova nuk arriti tė udhėhiqte palėn kosovare nė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Beer tha: "E kam ndjekur pėr vite me radhė luftėn e tij pėr njė zgjidhje paqėsore, pėr njė Kosovė qė nuk ėshtė mė e kėrcėnuar nga Serbia dhe mendoj, se ėshtė njė humbje e madhe edhe pėr shqiptarėt."

Franc Lotar Altman
Drejtuesi i sektorit tė Ballkanit Perėndimor nė fondacionin "Shkenca dhe Politika" nga Berlini, Franc Lotar Altman, nė njė intervistė dhėnė televizionit tė “Dojēe Veles”, ka thėnė se gjetja e njė pasardhėsi pėr Rugovėn do tė jetė e vėshtirė. "Ai luante njė rol atėror pėr shqiptarėt," - ka deklaruar shkencėtari gjerman. Altman parasheh qė konkurrenca ndėrmjet kandidatėve tė mundshėm pėr tė zėvendėsuar Rugovėn, tė ēojė deri nė pėrēarjen e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, duke vėnė nė rrezik bisedimet pėr statusin.

Gianfranco Fini
“Nga presidenti kosovar Rugova do tė ruajmė gjithmonė kujtimin e personalitetit tė tij dhe mesazhin e paqes pėr ndėrtimin e njė Kosove demokratike dhe multietnike, e projektuar drejt njė tė ardhmeje evropiane”.

La Stampa
Gazeta italiane “La Stampa” e ka konsideruar ish-presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova, si Hamletin e Ballkanit. Nė shkrimin e saj gazeta italiane ka pohuar se Rugova ka qenė njė lider shumė serioz dhe president i njė shteti qė nga dita nė ditė priste pavarėsinė. Ajo ka bėrė njė kronikė tė vdekjes sė Rugovės dhe ka pohuar qė vdekja e tij lė njė boshllėk tė madh nė politikėn e Kosovės dhe tė gjithė rajonit. “Pas tij nuk mbetet askush. Tashmė pėr tė ardhmen e rajonit po pritet ardhja e liderit tė ri tė Kosovės”, thuhet nė shkrimin e “La Stampa”.

REUTERS
Agjencia e njohur e lajmeve REUTERS, ka pohuar dje se e gjithė Kosova ėshtė nė zi pėr vdekjen e Ibrahim Rugovės, figurės qė ka drejtuar vendin pėrgjatė 15 viteve tė fundit. Edhe pse figura e tij u eklipsua nga lufta e viteve 1998-1999, Rugova doli sėrish nė skenė, madje shumė fuqishėm, duke u bėrė presidenti i parė i pasluftės. Agjencia REUTERS pohon se tashmė Kosova ėshtė nė kėrkim tė njė lideri tė ri qė do tė mbyllė negociatat pėr pavarėsi. Sipas saj, parlamenti i Kosovės ka tre muaj kohė pėr tė votuar presidentin e ri.

“La Repubblica”
Gazeta italiane e ka konsideruar Ibrahim Rugovėn si njė humbje te madhe pėr rajonin dhe Kosovėn nė veēanti. “Vdekja e Rugovės ka ardhur pikėrisht katėr ditė pas fillimit tė bisedimeve nė Vjenė ndėrmjet serbėve dhe kosovarėve pėr statusin e Kosovės. Pas kėsaj ngjarjeje tė rėndė bisedimet janė shtyrė pėr disa ditė. Tashmė do tė jetė lideri i ri i Kosovės ai qė do tė merret me kėto bisedime”, - thotė gazeta italiane. Sipas saj, Ibrahim Rugova ka qenė lideri i rezistencės paqėsore tė kosovarėve nė kėrkim tė pavarėsisė por ai ishte realisht president i njė shteti qė ende nuk ekziston.

“The Guardian”
Gazeta prestigjioze britanike e ka konsideruar vdekjen e Ibrahim Rugovės si “vdekjen e liderit pėr pavarėsinė e Kosovės”. “Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, njė figurė shteti pėr pavarėsinė e shqiptarėve nga Serbia vdiq nga kanceri nė mushkėri. Vdekja e tij erdhi nė momentin e rėndėsishėm tė fillimit tė bisedimeve ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės pėr tė vendosur nėse Kosova, vendi ku 90% e popullsisė janė shqiptarė, do tė marrė apo jo pavarėsinė. Kėto bisedime do tė zhvilloheshin nėn mbikėqyrjen e Kombeve tė Bashkuara”, - thotė gazeta britanike “The Guardian”.

AGENCE FRANCE-PRESSE
Agjencia franceze e lajmeve, tė cilės i janė referuar pjesa mė e madhe e gazetave amerikane, e ka konsideruar vdekjen e Ibrahim Rugovės si njė ngjarje qė do tė vonojė bisedimet pėr statusin final tė Kosovės. Nė shkrimin e saj kjo agjenci lajmesh e cilėson Rugovėn si liderin qė simbolizonte rezistencėn paqėsore kundėr regjimit serb. Ndėrkohė kjo agjenci lajmesh pohon se ende nuk mund tė flitet pėr njė emėr konkret pėr personin qė do tė zėvendėsojė Ibrahim Rugovėn nė postin e presidentit tė Kosovės. Sipas saj, presidenti i ri do tė jetė shumė vendimtar nė pėrcaktimin e statusit final.

“Washington Post”
“Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, vdes nė vigjilje tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin final”. Kėshtu e fillon shkrimin e saj pėr vdekjen e presidentit kosovar gazeta amerikane “Washington Post”. Sipas saj, Rugova kishte kohė qė pėrpiqej ti jepte fund regjimit serb mbi Kosovėn. “Pėrpjekjet e Ibrahim Rugovės pėr njė rezistencė paqėsore dhe idetė e tij kundėr dhunės i dhanė edhe emrin “Gandi i Kosovės”. Ai ka punuar shumė pėr pavarėsinė e Kosovės, por nuk arriti qė tė jetonte deri nė ditėn kur do tė vendoset statusi final i kėtij vendi”, thuhet nė shkrimin e “Washington Post”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara