HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga Libri “Rrëfime Shqiptare”

  • Rrobat që s'u dogjën
  • Braktisur
  • U mbush Shqipëria me Gjytrime
  • Vdekje e hapësirës
  • -- nga Sami Gjoka

    Malli Per Petron
    Nga Libri “Rrefime Shqiptare”

    Sami Gjoka Kam nisur ta urrej Shqiperine. Kjo eshte tragjedi.
    Qe tutje degjoj rrotat e qerres se Merit, dhe parandjeje ne vetvete ato pyetjet e tij te perhereshme. “Ke qene gje andej nga Petro? Ke marre vesh si I’a con Petro? A di gje kur kthehet Petro?”

    Duhet te te celet syri, duhet te te ngopet zemra kur njerzit pyesin me kaq malle, per njerzit e familjes sate. Herpas’here pyes veten pa mundur ta qetesoi dot mendjen time te erret, qe prokupohet me cikerrima. Nuk kam mundur ende ta shkoqis arsyen pse gjith ky interes per Petron. Plot djem kane ikur nga fshat yne. Ca bejne stazhin e Parties neper male, ca te tjere mbaruan shkollen ushtarake dhe u degdisen te mbrojne kufinjte e Shqiperise, te mos preken nga Shqiptaret qe u merr koka ere neper baltrat e Manzes dhe ia japin vrapit per gjetiu. Iken e u harruan e askush nuk pyet per ta mengjez e mbremje si per Petron. Nuk e di, si mund ta di ne eshte vertet mall per Petron apo thjeshte rrespekt per mua. Jo rrallehere kam konkluduar me ate llogjiken time prej skeptiku te semuar, se interesimi I tepruar per Petron nder fshataret e mi vjen si shkak pishmanlleku. Si duket ata ka nisur t’i mundoje fakti qe dikur e kalonin masen, me humorin qe te dhemb e me fjalet qe te vrasin, kur tallnin Petron?

    -Rri ti o dhembeshkulur!- I thonin shoket sa here Petro kundershtonte qofte referimin e futbollit ne televizor, qe s’ishte e s’kishte pse te ishte puna e tyre, qofte mbjelljen apo kullimin e tokes, per te cilet kinshin ardhur ne kete bote e jetonin ne kete fshat. Te tjeret flisnin sa te canin koken. Jo Perrnaska, jo Ballgjini, jo Leshteni jo Sejdini, por jo Petro se pa thene nje fjale Petro do t’I prishnin aty per aty, me,- “Pash zotin qepe gojen, mbylli ato dhembe qe mi ke hapur si porta e Mustos!”

    E tani qe Petro iku edhe vjen nje here ne vit, tani pyesin. Me bezdisen dite per dite me te njejat pyetje. Une kam frike se jam I lig. Mbase jam vete I pa sinqerte qe dyshoj ne sinqeritetin e pyetjeve te tyre. Bile nganjehere mendoj edhe me keq akoma. Kam idene se ata as nuk presin e as nuk duan atje ne fund te zemres se tyre, te degjojne nga goja ime ndonje fjale te mire per Petron. Ndaj u them me plot gojen, “Oh Petro, medet ne te gjoret thuaj, po Petro, Petro si mbret e kalon atje ne mes te Tiranes”. Perse erresohen syte e tyre? Cfare kane pritur ata, t’u thoja? . A mos deshen qe tu them “si per dreq I vete jete, eshte penduar shkatrruar, po nuk kthen nga turpi I botes” Perse nuk u urdhka mire qe me ngrysen e me s’flasin apo ua prish humorin idhtesi e fjales sime? Ata presin qe nje dite tu pergjigjem e tu them, pak a shume at shprehejne e pendimit te largimit nga vendelindja “Guri I rende ne vend te vet!”

    E mllefi brenda meje rritet. E me s’mbetet madje mllef. Kam nisur te urrej gjithshka perreth. Kam nisur ta urrej Shqiperine. Kjo eshte tragjedi. Te mos duash vendin tend! Eshte e dhimbeshme, por eshte fakt. Mendoj se dua ta braktis kete vend, te iki nje cast e me pare nga kjo bote e piste, nga keta njerez qe shtiren sikur jane gati te vdesin per ty, por ne fakt as u shkon nder mend ne je a s’je gjalle.

    Dua po ja qe se braktiskam dot. Jo nga frika se do te me internojne, kushedi se ku me larg e me keq akoma njerzit e shtepise, qe domezdo do ta bejne, por ngaqe jeta qenka po aq e shtrenjte per ta humbur sa ceshte e pavlere per tu jetuar. Te vrasin si qen atje nder tela, oficeret qe kane lene Manzen, me keq se Petro, e si kerrme te hedhin neper gropa; pa varrosur te lene atje ku korbat nuk te lene mishi nder koska.

    Epo edhe une nuk jam ndryshe nga burrat e tjere te fshatit tim qe edhe I kane marre zet grate e tyre edhe parp nuk mund ta imagjinojne jeten pa ta. Ja ketu do te rri e ketu do te plakem, ketu do ta mbyll jeten time ne mes “ah” e ne mes “oh-ve”. Grate cirren, cirren ngjiren. Shajne paturpesisht e mallkojne njera tjetren me zerin qe ngrihet ne kup te qiellit. Pika burrave, burrave qe heshtin! Burrat ikin, burrat vijne e shkojne, grate llapin, llapin e nuk reshtin.

    E cte bejne, cte bejne ata? Ata nuk kane as fuqi t’I ndalin, as durim t’I ndreqin.
    Pati fat Petro qe iku e nuk ia sheh me bojen ketij fshati. Rrobat e tij nuk lagen me ne shi, kembet e tij nuk ngecin me ne balte.
    “Ke qene gje andej nga Petro” - Pyet Meri dite per dite.

    “Nuk kam qene” dua te uluras e te them. “Une nuk kam pare te blej nje pal cizma, ku ti gjej paret te shkoj ne Tirane?”
    Kembet e mia jane pa corape, mbeshtejll me lecka te me mbrojne nga nrgicat, mbeshtjell me plasmas te me mbrojne nga lageshtira, plasmas te vjedhur nga serat e kooperatives, lecka, me copen e nje thesi qe vodha kur mblidhnim patate. Cizmet care e shpuar. Lodhur e derrmuar kthehem nga parcela ku brigadieri ankohej se vija e kanalit vinte e harkuar.

    E hajde tani jepi llogari edhe gruas, pse rroga e 15 diteshit nuk eshte tamam. Se nuk e solla drejt ate dreq kanal. “E cfare ke bere drejt ne jeten tende ti, paradegjoje ankesat e saj. Grua nga fshati! Pak kam hallet e mia po te rri e te degjoj edhe denglat e saj. Hajde dhe martohu po deshe.

    U tallen me Petron fshataret e mi se na paskesh mbetur pa martuar. Te na rrojne grate ne te tjereve tani, te na rroje fshati. Mezi terheqim kembet neper balte kurse Petro kthehet rehat rehat nga turni I dyte, sikur ska qene ne pune por ne kabare; qef a qef eshte atje. Punen si ma do, xhiron si ma do, veshen si ma do. “Si eshte Petro? Si mbret eshte atje ne shtepine e tij ne mes te Tiranes. Merr nje sy gjume tek Vorri I Bomit, pastaj autobusin e Porcelanit dhe ne qender te Tiranes, ku pret Malin, te vij nga Fshati yne se ka marre rrogen Mali elbete.

    Ik! – I ngrysem vetes,- a mos iksh dot kurre, dridhem, perpelitem si krimbi nen gure!
    Kur Petro iku ne Tirane u tallen bota e thane, “- Kushedi cka marre ndonje rruspie?” Se mos I thane ata fjale nga dhembshuria? Se mos aq u ben atyre me ke flen naten Petro? Nga inati kane folur, se per meri jane gatuar e prej mllefit u ka shkuar jeta si per dreq.
    Kur vjen Petro nga Tirana, dhembet vene e rregulluar, hapni o, I’u placin syte, shihni se c’perri ka grua! Petro eshte c’ferkoni syte o sy zgurdulluar, Petro dhembeshkulur qe paskit harruar.

    “Oh sa dhemb kjo zemar, ah sa kam duruar; si ma shanit Petron qe vete kam shemtuar?”
    Dhe nder gjithe fshataret qe koken te cajne, se ku eshte Petro, eshte a s’eshte gjalle, vjen nje plak me qerre, me zhurm e potere, ngaqe eshte shurdhuar flet me shpelle te larte.

    - Ke qene gje andej nga Petro? Kur vjen Petro valle?
    Me gjunjet keputur, trupin pa fuqi, vjeni Meri, kerrusur, sikur shkon drejte vdekjes pas qeve qe mezi terheqin, kembet e veta. Qe nga larg degjohet kerrkellima e rrotave pa graso teksa qerreja hyp-kercen gure me gure.
    Kur kalon aty perbri e ngre zerin, sikur flet diku qe nga maja bregut.
    “Eh, Oh” ben kur ndal perballe. Me veshtirsi drejton kurrizin e tij te dale, ndersa eshtrat kercasin per nen rroba si dega lisi.
    Sa here vjen e qaset prane, ja keshtu e ngre zerin.

    - A di gje kur vjen Petro?” Nuk ka Manza djale si Petro. Kur te shkosh m’I bej te fala, se u ndame e u harruam persegjalli.
    Epo njeriu njehere de pyet. Mengjez e mbremje dy here ne dite, me del perpara te dalshin syte, me ate pytjen si thumb hosteni.
    Qete kane ndalur gjith pertim e as duan te levisin me nga vendi.
    I shoh ashtu te rraskapitur, si Shqiperia ne te rreshqitur moshes se pjerret te pleqerise.

    Ne imagjinaten time Shqiperia ka ardhur e ka ikur hespashere ne kohe te ndryshme me fytyre te krejt-ndryshuar. Ne vargun e gjithe Shqiperive mberriti sot edhe Shqiperia ime e plakur, mbase, para kohe.
    Mbaj mend nga feminia ime, si fshati mblidhej hidhte valle jave me jave atje tek vatra e kultures, e kerciste pija e jehonet kenga, se shkonte fest’ e vinte festa, festa e korrjes se grurit, festa e vjeljes se rrushit, festa e Enverit, festa e flamurit; por Enveri iku erdhi pleqeria, s’ka me buke hambari, ska qumesht tepsia, fshataret nga arat vijne si nate me naten, zgjidhin qent leshuar e mbyllin dritaren, me zemer te dridhur fshehur degjojne radion “Ju flet Vatikani, ju flet Amerika”, Shqiperi e plakur, sos tu soste dita! Perballe ja tek eshte Meri, njeriu i ri qe Partia gdhendi pak nga pak e dite me dite qe ne dore mban hostenin, rreh e shpon e shtyn Shqiperine drejt vdekjes.

    Shqiperia ka ndalur e ka ngrire pas hostenit- nuk ka me per nje cast kerkellima qerreje; qete mbajne ne qaf kularin te mos bjere, te mos prek token se pastaj me smund te ngrihen. Jo se di ne mbajne qerren te mos bjere e mos rrezohet apo varur jane kularit se ne kembe me sqendrohet.

    - U beme te huaj,- vazhdon Meri, flet per Petron- u ndame se gjalli per ate zot. E di sa me ka marre malli. - Do t’i them kur te vij te mos shkoj pa te takuar.
    I shtrij doren I them naten, edhe iki fillikat.
    “O Petro na mori malli, malli na ka perveluar, dil si zdole me nga fshati!

    Buza bene te qeshe tek te sjelle ndermend veshur katandisur si zotri I rende. Syri bene te qaj se nder mend te mbaj, shtrire e pergjakosur ne mes te oborrit.
    Iki rruges me te shpejte. Edhe shkoj ne dhomen time. Dhomes ku u rritem bashke Sa gjate rri ashtu ne kembe, heshtur, humbur ne mendime. Petro nuk eshte me. Me duhet te fle. Por gjumi nuk me ze deri vone, se syri djeg e njom jastekun.
    Sa me shume koha iken aq edhe me dhimbshem me rri ne mendje ai moment qe ma griu shpirtin tash sa vite.

    Une do t’I sillja druret nga pylli mbremje per mbremje, mua me ngrinin pa gdhire te caja druret me nje sepate qe kurre sqe mprehur e hic nuk priste, me nje sepate qe kishte bishtin me te gjate sa isha vete, une do ta coja lopen, para se te nisesha per ne shkolle te Bregu I Fikut, une do te shkoja te blija buket nate per nate tek dyqanet e kooperatives, e prap po mua me rrihnin se nga gardhi yne I prishur hynte kali i komshiut dhe I fshinte me gjeth’ e dege, dhe i shkulte me gjithe rrenje zarzavate e perime.
    Kurse Petro, Petro rrinte. Petro vetem bente qef.

    Vishej, krihej, pispillosej edhe vrap te Bregu I pusit. Madje pati nisur te ikte prapa Malit nganjehere, edhe kthehj rrumbulluar nga qyteti.
    Prandaj kurre se pata dashur, prandaj prinderit kam urryer. Se ata I’a krihnin bishtin.
    E kam marre tek Bregu Pusit, mendje-lojtur, gjak-rrembyer, une I marre ai I ndrojtur, e kam share e e kam fyer, kam mbyll porten e oborrit, shqelm e grusht I kam kercyer.

    Petro fjale s’nxjerr nga goja, Petro dore kurrre ska kthyer. Petro cirret lebetitet, Petro gjak nxjerr nga goja, qarr I prere bje permbyset permbi guret e oborrit.
    S’mbaj me mend pse e kam rrahur, si s’mu tha m’u thafte dora, si vellackos I’a shkul dhembet.
    Nene e babes vrik leshohet, si e gjet ku e gjet forcen, si ne kembe pa shkop u cua edhe sulet drejtim meje? Ka marre mashen edhe lutem “gjuam nene cama koken!” por eshte plake, I dridhet dora. E merr ana dhe rrezohet siper Petros.

    E kam ikur, I’a dhashe vrapit, e jam ngjitur lart ne kodra. Qaj permbysur ne ullishte.
    Petro me nuk ngrif-gurgufet, Petro me nuk di te qesh, “Rri,- i thone tek Gryka Pusit,- o dhembeshkuluri I shkrete”.
    Kur mengjezit brigadieri, hijerende vjen ndane punet, vajzat rrine e presin djemte, por jo Petron qe gjith struket, buzmberthyer ne nje kend.

    Vajzat iken moren udhet, nen dajre e nen gazel, fshati mbet si dege pambuku kur pa gjeth’ pa bohce ngel. Edhe iken rrodhet vitet, feminia qe ze rritet, Petron nuk e qasi prane. Prandaj Petro me nuk shihet as ne are as ne shtepi, as nuk del te Gryka Pusit, nis-e-vajti ne Tirane pas Maliqit qe nder klube vjen e skthen me ne shtepi.
    Shkoj nje dite e shkoj nje jave, Petro skthen e nena qane “Si na doli deret cuni?”
    Ka mberritur telegram nga Tirana. Petro qe nuk gjeti nuse ne katund, Petron qe se qasnin vajzat fare, na ka ikur kollovar, edhe dhembet nder dentiste paska vene e rregulluar.

    E tani kur kaloj rruges, takoj Merin cdo mengjez, cdo mengjez qe me pyet;
    - Ke qene gje nga Petro. Si e kam Petron. Na mori malli na mori.
    Dera ka trokitur, Petro ka mberritur, kafen kemi pire te dy jemi ngritur edhe jemi nisur bashke per te Bregu Pusit.
    Le te vijne tani e te tallen me Petron, femrat qe nder kembe si kelyshe terheqin femijet e tyre hundepalare.

    Drejt nesh po vjen Meri. Qerrja bosh ai mbi qerre. O zot se cmrekulli. Ja tek afron qerrja. Kam frike se eshte plak e do t’I bjere hosteni si nengjyshes sime kur I iku shkopi edhe ra mbi Petron ne mes te oborrit. E di qe nga pleqeria do te qaj. Por do ta le te qaj se nuk qane per Petron, qane moshen e vet. Qane se mbase kur Petro te vij serish ne fshat ai, ai e jo Petro nuk do te jete me, se ska fuqi e do te dal ne pension, e fshataret vdesin nja jave pas pensionit.
    U plaken pleqte u bene femije e qajne me prekeshem se femite.

    Ja tek afron qerreja. Ja erdhi prane, fare prane. Por Meri nuk zbret, nuk ben ze nuk flet; i eshte mekur goja, i eshte errur syri.
    Ja tek erdhi qerreja, ja tek eshte perball.
    - Mirmengjes Meri!
    Meri hic nje fjale! Djall o pleqeri, Meri s’sheh me sy!
    - Meri,- them,- eshte Petro!

    E pash, e pashe,- tha Meri, dhe bram mbi ka hostenin.
    Qerreja vazhdoi rrugen.
    “A me rrofsh o Meri!”
    Si kermilli strukem edhe zbres nga qielli me kembet ne toke. Qeshjet dhe levdatat, malli shqetesimi sa per sy e faqe jane ne kete bote.

    Kur ktheva ne mbremje Meri prap bertiti:
    “Hej ku eshte Petro, si more ka ikur, pa na pershendetur? Ma ka vrare zemren, ma ka prishur qefin.


    RROBAT QE S'U DOGJEN
    Nga Libri “Rrefime Shqiptare”

    Ai jeton me afer fantazise, me larg realitetit se shumetjeterkush ne fshatin e vendelindjes sime.
    Mali e therrasin shkurt. Maliq e quajn. Ne fakt theret veten Mali. Ose me qarte akoma me "C'kemi Mali" u drejtohet ai te tjereve qe nga larg. Ai eshte ndryshe, teper ndryshe nga shumica e fshatareve te mi.
    Veshur e pispillosur si per dhenderr. Rrrobat ngrire e hekurosur. Kepucet me maj fshire e llusteruar. Koken ngrehur, hapin me te shpejte. Me te shpejte sikur kerkon t'i ike fshatit ku banon, syrit te njerzeve qe aq shpejt e pikasin nis-ikjen e tij per diku larg, larg vendelindjes dhe pyesin, pa shpresuar pergjigje, me ate kureshtjen e tyre te bezdiseshme "Per ku keshtu Mali"? E Mali eshte lodhur jave per jave se pergjigjuri "Ja deri ketu".
    Ai e di qe fshataret e dine se ku po shkon e perse po vete. E di shume mire se syte qe shndritin me zili, buzet qe qeshin me aprovim, fjalet qe pyesin me habi jane momentale se sapo largon ata tallen dhe kenaqen brenda orbites se ngushte te injorances se tyre, me veshjen dhe krehjen dhe ikjen dhe vajtjen e Malit per atje ku ata shkojne a nuk shkojne pese a gjashte here ne jeten e tyre. Ai e di shume mire qe ata tallen ose duan te tallen, nuk I ka degjuar por i ndjene pertalljet e perqeshjet e tyre gjith sa ndahet. E di shume mire qe fshataret me ikjen e tij nisin e flasin per te, e quajne njeri I marre, burre qe kurre su burrerua, burre qe humb vetveten si cunak ne joshjet fallso te grave, mbremje per mbremje atje neper trotuaret e Tiranes.
    Por Mali nuk iken kurre ne te errur, jo se Tirana eshte larg, qe me transportin e paket nga Manza s'eshte afer, por se ai nuk mund te iki nga fshati pa u pare prej fshatareve, pa pare ate ziline e dobet fshatarke per veshjen, per stilin e prerjes se rrobave te tij, pa ndjere fjaline qe ngroh aq edhe sa bezdis, "Per ku keshtu Mali"?
    Dhe pastaj, pastaj Mali ndjen akoma me shume se ai nuk eshte nisur te vinte ketu. Kushedi c'denim prej nga c'tjeter bote vuan qe ka lindur ku zduhej te ishte, se madje dhe rrobat qe mbane per shtat jane prere e qepur per jete urbane e per me tej, jane fjalet e fshatareve te tij ata qe perfecojne ne ndergjegjen e Malit besimin gudulises se ai I perket nje tjeter bote jo kaq rurale. Dhe kembet ecin me shpejte, te mberrijne nje cast e me pare atje ne qytetin e bukur, nga ku zdo te deshte te ikte me kurre. Atje te pinte e te dehej. E dehur te flinte atje, e esell te ngrihej atje. Dhe mbremje per mbremje serishmi te vinte tryeze me trez e bufe me bufe, te shkonte te vinte jo me si rreke qe vjen vrullshem nga fshati dhe humb vrullin me te mberritur ne Tirane, por I qete e I shlodhur, te shkonte si zot shtepie, te ulej e shtrohej me paf-puf cigaren e bram-brum dolline. Kur klubi te mbyllej ta mberrinte shtepine me kembet e veta. Jo te mos mbetej pas mesit te nates endecak I vetem Tiranes, ku degjohej vetem zeri I cjerrur I fshesaxhinjeve me ngjyre. Sa deshte te njdente se qe krejt i kulluar nga llumi dhe pislleku fshatar, se njollat fshatare qe mbante ne shpirt, u treten sic treten tymnajat ne qiell. Ah sikur t'i hiqte perzhishkat all-katundarce, si rroba te grisura, si rroba te dala jashte mode t'i digjte e t'i shkilte me kembe.
    Ikte nga bota perreth ne boten e enderres se tij.
    Gjithkush e sheh nga larg kupton se Mali eshte nisur serish per ne Tirane. Si duket ka marre rrogen tjeter, ka kthyer ne shtepi goten e pare dhe rakia ka bere pune e saj.
    Krejt i pafjale ecen rrugeve te fshatit. Si hije shkon e vjen. Askush nuk e ndjen pranine e tij, askush nuk e kupton qe ai mungon kur nuk duket per ditet te tera rrugeve te Manzes.
    "Per ku keshtu Mali" nuk eshte vertete habi. Nuk eshte pyetje kureshtare. Eshte thjeshte nje sforcim qytetrie nje gjest mirsjellje sa per t'I dhene tjetrit te kuptoj, se ja te pashe e te njoha, se te pershendes e te nderoj ne menyren time, se nuk je ai qe je ne te vertete, - person qe s'i mungon ndokujt ne kete katund te humbur edhe pse je ndryshe nga gjithe ne te tjeret dhe per me teper akoma model jo I deshiruar per djemte tane, per djemte tane qe shetitjene e mbremjes nuk e nisin te Skenderbeu por Gryka e Pusit, dhe aty I japin fund defrimit te vetem te mbremjes.
    Rrallehere e sheh Malin te dale te Gryka e Pusit. Keshtu quhet vendi ku mblidhen fshataret a Manzes, mbremjeve ne falje te Diellit, natyrisht pasi kane punuar ter diten neper arat e perbaltura te kooperatives.
    Ata qeshin me Malin sikur flasin per nje njeri me byke ne koke e kembet pa toke. Edhe kur flet edhe kur qesh, edhe kur shkon edhe kur vjen ai te jep pershtypjen e nje njeriu qe I ka ikur kesaj bote, me trupin ketu por mendjen gjetiu, shkon e vjen si qeni pa ere. E ne te njejten kohe kur Mali afron te gjithe syte drejtohen nga ai. Te gjithe pershendesin me ate qeshejen e paster ne sy dhe buzet qe terhiqen celur vesh me vesh, qe eshte ciltersia e te qenit prane nje njeriu te kendeshem per bisede.
    Ashtu sic iken krejt pa u vene re, ashtu vjen pa u ndjere tek Gryka e Pusit, por kur me ne fund ai eshte aty, gruprrethi I djemeve qe rrine per ore te tera sekoti me kembe, hapet njeheresh dhe Mali behet pernjehere ligjeruesi I vetem dhe lezeti e kendesia e bisedes. Mali nuk eshte mosha e tyre. Djemte e Malit jane sa ata. Moshataret e Malit jane neper oborret e shtepive, krasitin hardhite, vadisn token, shkarkojne gomarin me dru a kullotin lopen. Ata I kane kaluar keto momente te shperqendruara rinie, I kane harruar me kohe rendjet pas fustaneve e enderrave te kota si Mali. Mali kurr s'u maturua e kurr s'u plak. Ja tek rrine mes djemeve, me femij se ta. Djemte kujtojne se tallen me Malin por ne fakt degjojne me vemendje cka ai rrefen per Tiranen. Ate kamarieren per te cilen merr e humb rrogen Mali I fshatit te tyre. Mali eshte njeri nga ata qe ka rrjedhur ose ka ikur me kohe prej tyre. Ndryshe flet e ndryshe vishet. Djemte te Gryka e Pusit nuk pyesin "Per ku keshtu Mali"? Ata e dine mire se per ku eshte nisur Mali. Fjalet e tyre jane "Hajde Mali hajde si minister qenke bere!" E Mali I krekoset vetes dhe rrugeve dhe syve te kamarieres qe hapin qerpiket lehtas ne te qeshur diku ne imagjinaten e tij te ndezur.
    Per djemte qe punojne tere diten arave te perbaltura dhe krihen mbremjeve per syte e vajzave qe kalojne aty pari, Mali eshte nje bote e larget qe edhe deshirojne ta mberrijne edhe kane frike ta qasin. Rrobat me te mira te tyre zbehen dhe humbin vleren para rrobave te Malit. E Mali e ndjen, e ndjen nga veshtrimi dhe zeri dhe fjalet e tyre.
    Tani qe Mali ka ndalur, fshataret qe vijne edhe shkojne pasi u thone te gjitheve mirmbrema, flasin "Ku paske qene keshtu Mali?"
    "Ku paske qene keshtu Mali?"
    Kurkund s'ka qene Mali. Askund nuk po shkon. Por fjalet, fjalet e tyre "Ku paske qene keshtu Mali?" kumbojne ne koken e tij. "Ku paske qene keshtu Mali?" "Ti duhej te kishe qene diku, ti duhet te jesh diku, ti duhet te shkosh diku. Diku, diku".
    Mali ska vend tek ky rreth I vogel djemsh qe presin te shohin e te shihen prej ca fshatarkeve te Manzes.
    Rrobat e tij mbase, qendrimi I tij mbase, ai mbase nuk eshte per ketu. Mali ndjen se dheu po shket nen kembe, ndjen se eshte I tepert ne kete rreth te ngushte djemsh qe nuk e dijne se jeta nuk eshte mes kesaj lugine te erret rrethuar me kodra nga te gjitha anet. Ketu po bie nata dalengadale, koha te shkojne secili ne shtepine e tyre, te shlodhen per diten e neserme, per lodhjen e mundimeshe te punes ne arat me balte. Atje, atje ku duhej te ishte Mali, jeta sapo ka nisur te geloj gjallerishem. Atje duhej te ishte pas Kalit dhe Burrit me Shpate, te shkrihej me turmen Tiranese qe derdhej si lum ne shetitje. Atje eshte jeta. Dhe Mali per atje po nisej si gjithmone ikte sikurse kishte ardhur, gjithmone ne nxitim e siper.
    Teksa largohej permes xhadese qe cante parcelen e hurmave drejt perendimit, I gezohej veshjes se tij krejt ndryshe. Ai nuk kishte lindur per kete fshat te humbur. Atje ishte Tirana. Klubi ku ajo priste.
    Sa here mori rrugen ne te errur dhe su kthye per dite te tera gjersa iu mbarua edhe qindarka e fundit neper pijetore me njerez qe si kishte njohur me pare e qe as do ti shihte me ne te ardhmen.
    Futi doren ne xhep dhe preku parat e palosura te rroges. Tani e kuptonte me se miri se qekur doli nga shtepia, ai nuk ishte nisur per te Gryka e Pusit. Nuk ishte veshur per fshataret e Manzes, ai per ne Tirane qe nisur. Si gjithmone kur sa kishte marre rrogen. I vinte inate si gruaja nuk I'a kishte hequr parate nga xhepi. Nuk ishte faj I tij. Ajo e kishte fajin, ajo. Ajo ia ngrohu ujin, ajo ia solli kusine dhe peshqirin dhe rrobat e reja pas dushit, ajo ia kishte sjelle. Ajo duhej t'ia kishte kontrolluar xhepat para se ai te dilte nga dushi. Ai kishte ikur naten neper shi kodrave te Manzes drejt minjeres. Kishte ardhur pa gdhire nga minjera, bloz I zi prej qymyrit per ata para e ajo I'a kishte lene ne xhepa. Ne xhepa per konjak e raki klubeve te Tiranes. Ajo e dinte shume mire se paraja nuk ngjiste ne xhepat e Malit. A nuk qe mjaft pazari I lopes? Si pra si do t'i harxhonte edhe njehre parate e rroges, si parate e pazarit te lopes?
    Ate dite pasi qe kthyer nga Tirana ku kishte harxhuar tere rrogen, Mali I pati thene gruas t'i bente gati lopen.
    - I kemi prere jonxh,- qe kthyer e shoqa duke kujtuar se Mali desh ta nxirrte lopen ne kullote.
    - Per pazar,- kishte sqaruar Mali.
    - S'kemi lope per Pazar,- pati kundershtuar ajo.
    - Ku ka gje ne bote qe seshte per t'u shitur.- I'a mbylli fjalen Mali asaj, dhe morri lopen, shtyj me dajak e tiq me litar.
    Mali s'kishte ber mend ta shiste lopen. Si ta shiste ate ne mes te dimrit kur I vetmi burim ushqimi ishte qumshti dhe djathi, gjalpi dhe gjiza e lopes? Shtyj e terhiq. Rrih lopen me kot qe kaparcente kanalin, mbush nje goje ketu e mbush nje goje atje, arave me grure gjithe rruges. Jo, se kishte marrr lopen per ta shitur por thjeshte per te justifikuar daljne e tij te kote ne pazar.
    Me te vajtur te Pazari I kafshave, atje ne breg te Erzenit, Mali I tha nje bashkfshatari te tij ta kqyrte pak lopen ndersa vete u nis t'i fuste ca dru oxhakut te fikur, te ngrohte shpirtin me pak raki, diku ne ndonje klub te Shikjakut.
    -Sa,- kishte pyetur fshatari,- pazari i lopes?
    -60 mije.- tha Mali, nje shume qe lopa se vlente sipas kokes se tij gjithnje te renduar nga mosqenja esell.
    Por kur u kthye ne darke tek pazari I kafshave, Mali pa fshatarin e tij ulur mbi trungun e prere te nje peme, pikerisht ku kishte lidhur ca ore me pare lopen, qe s'ishte me.
    -Ku eshte lopa,- kishte pyetur Mali.
    - Gjashtedhjetemije leke - qe pergjigjur fshatari dhe I kishte zgjtur nje top me para.
    Si mori leket Mali, mori rrugen me kembe drjet kodrave te Goxhasit per ne Manez. Kur po afrohej drejte stacionit te trenit ne Sukth, si per dreq pa ate balozin e madh qe afronte caf cuf, caf cuf, caf-cuf dhe krejt vetiu I'a dha vrapit. Kembet vraponin e zemra rrihte me te shpejte jo nga vrapi por nga emocionet e trurit te turbullt. Epo te hapesh syri de te shkoje me nje top me para klubeve te Tiranes. Oh se c'frike te shkoje atje me ter keto para. Vrap I thoshte vetes se te iku treni. Shpejt I lutej trenit nis e m'u zhduk syve se me more ne qafe me more. As kembet s'iu binden atij, as treni s'i degjonte lutjet e tij. Sa me shum lutej qe treni te iket aq edhe me shpejte kembet vraponin, aq edhe me gjate treni priste. Ai mberriti e treni u nis. Ne nisje u hodh nder shkallet e trenit. Nje jave qendroi ne Tirane, nje nate nuk fjeti ne hotel. Dilte nga klubi kur dilnin kamarieret, ulej diku e dremiste ter naten duke pritur trenin e mengjezit per ne Durres, te zbriste ne Vore e te mirte kodrat e Gerdecit ne kembe per ne Manez, por para se te nisej treni, hapeshin bufete ku shkonte per kafe e ferrnet, te nxehej e te hiqte te dridhurat e nates, por gota sillte gotten, ora kapte oren, pi vete e qeras te tjeret gjersa parat u sosen e xhepat u teren. Vetem atehere e la Tiranen e la kamarieren- syrin qe qesh kur afron goten e rakise aq embel.
    Si leket shterren nje dite e Mali prap hyri ne zgafellat e errata te minjeres, mendja e tij thosh se kurr me nuk do tia shihte bojne Tiranes, sakaq mezi priste rrogen tjeter per tu nisur prap nje mbremje te dehej nen syte e kamarieres qe mbante nate e dite ne mendje.
    Atje vajti dhe atje e gjeti prap ate kamarieren qe solli "skenderbeun" pa u ulur mire. Ja keshtu e niste pijen me nje gote konjak.
    Ajo e dinte fare mire porosine, e dinte se ku ulesh ai. Po pse nuk qendron me gjate me te, perse nuk pyti njehre per emrin e tij, se pyti njehere nga vinte, si tha njehere pse pinte? Duhej, duhej dicka t'I thoshte ajo. Ai pinte prej saj, ai pinte per te. Por ajo nuk pyeste dhe atij I pelqente qe ajo nuk pyeste. Ai do te ndjehej teper keq t'i rrefente asaj se ishte nje cope fshatar nga Manza. Se leket qe harxhonte ne kete klub I kishte marre me shpirtin ne dhembe neper galarite e errata te minjeres se Manzes, se ato leke I perkisnin femijeve te tij e jo rakise ne Tirane.
    Ajo sillte rakin e bashke me goten e rakise braktiste nga syte e saj e linte ne syte e tij, nje qeshje qe Mali e kapte nxitimthi me veshtrimin e vet e fshinte dhe e ruante te mos vyshkej nje jete ne kujtese, e mirrte ate qeshje te embel minjeres t'I behej drite neper zgavrat e errata, dhe ajo drite e ndriste rrugen prap per ne Tirane, ku harxhonte dhe qindarken e fundit. Ajo nuk ishte femer e turpeshme. Ja tek shkonte e ulej nder tavolina te tjera, fliste e qeshte me burra te tjere, por jo me te. E nga atje nga atje shikonte, si nena qe femine ne djep e mekonte, vezhgonte ate apo gotten e tij dhe sillte tjetren gote. E Mali e kthente gotten me fund, se deshi ajo te ngrihej nga ku ishte e te vinte e te ulej njehere, njehere se paku prane tij. Perse valle vononte? Sa shume vononte! Buzet prisnin kristalin e gotes t'I hap-cante buzet. E ajo sapo ulej ndjente e kuptonte se duhej te cohej serish te sillte dhe nje tjeter gote gjithnje pas nje tjetre. E prap gota thahet, oret shkojne e vijne, tavolinat mbushen e karriget zbrasen, syri ze sheh turbull, gjuri ka pertim, nga pertimi rrine e te dale s'ngutet. Gota eshte thare por ajo nuk vjen. Ajo pret qe Mali ta therrase, por Mali s'therret. Mali ka nevoj te qesh te gezoj ngrija zerin radios thirre te vallzoje, tymi I cigars a mos ardhja jote neper syte e tij motin mugetoi. Gota rri e zbrasur. Ajo po vonon. Mali do te ngrihet e vrapin te marre. Kurre me zdo te kthehet ne klubin e saj, por eshte gjysem dehur e kemba perton, ska fuqi te qesh e s'ka guxim te qaj, gjuha, buza trashet, qepall rendon. Ajo rri atje ulur me te tjere. Po perse xhanem ulet me ata? E ajo atje qendron madje -. Ja tek ndez cigaren e qesh nga atje. Eshte flirt tinzar apo tallje shqeto? Tallje me ate? Perse rri ajo ne tavolinen e tyre? E Cfare kane, ata, valle cfare kane me teper?
    Mali sheh ata, sheh rrobat e tij. Rrobat qe ka veshur ndryshe jane tani. Ai nuk ka xhinsa, nuk ka xhup meshini. Me kostum I veshur si fshatar peqini.
    "Oh ata kane tjeter, tjeter bukuri, jepma pse s'ma jep shishen me raki. Te pij e te dehem te shtrihem te prehem, se nuk gjeta vend te rri kesaj bote, me shkatroi ketu mosperfillja jote. Jepma pse s'ma jep ta thaj domixhanin, te pij e te plas te vdes nga inati."
    Rrobat e Maliqit, rroba si prej fshati.
    "Do cohem do ik, do ik e do te vete, ne fshat do te shkoje se rrobat qe kam I kam llum mbi vete, do t'I hq e do t'I flak, do t'I mbledh, t'I grumbulloj, do t'I djeg me flake ne mes te oborrit".
    Kamarierja vjen, tabakan ne dore. Mali eshte ngritur. Mali eshte vone. Trenin ka mberritur. Mberriti ne Vore.
    Hidhet qe nga treni. Desh t'I digjte rrobat nje cast e me pare.
    Njerzit qe hypnin e zbrisnin nga treni, nuk qene veshur me mire se ai. Shih sa krenar ecin! Shih si pershendesin! Perse ai rrobat t'I digjte perse? Jo jo do t'I digjte. Nuk do te shkonte me ato rroba me kurre ne Tirane. Po ja si te tij jane rrobat e tyre. Nga Tirana vijne ne Tirane shkojne Voraket me rroba si te tij. E Mali ecen drejt Gerdecit, te marre kodrat e Gerdecit per ne Manez. E deshira per t'I djegur rrobat ze venitet pakez.
    Ndersa ecen neper luginen e Gerdecit edhe pershendet dhe e pershendesin. Rrobat e tij po bien ne sy. Burrat I shtrijne doren e nderrojne cigare. Grate ngrejne pak napen e qeshin pak fare. Veshur fytyrqeshur prap shkon si zotni. E Mali me z'di se cduhet te bej me rrobat e tij. Ne Tirane rrobat I pat llum mbi vete. Ne Vore qe normal veshur si te tjeret. Ne Gerdec njerzit shikojne me zili. E kur ngjiti kodrat e zbrit ne Manez, njerzit nuk u tallen, folen me gjithe zemer, "-"Hajde Mali hajde rroba si per dhenderr."
    Keshtu prap mbeten rrobat pa u djegur.
    I hoqi e I vari me kujdes, se do t'I vishte prap serish kur te mirte rrogen tjeter.


    BRAKTISUR
    Marre nga vellimi "Rrefime Shqiptare"

    - Epo me keto ment qe ke ti beqare do mbetesh!
    Kishte zjarre, aq zjarre ne sy sa cigaren mund te ndezesh.
    Kurre se pata degjuar zerin e saj te ishte kaq I huaj- vrer I nje shpirt kaq te lig. Aty pashe se nena ime ishte grua si gjithe grate e botes, qe kur e vret atje ku nuk e pret, behet qe o zot na ruaj.
    - Nuk dua grua!
    Ajo ka frike. Ka frike e ka merak per mua. Ndaj flet atje pas gardhit me komshinjte vesh me vesh. E ku di une cderdellit e me lavdron mua. Se do nuse elbete. Po kur iken qe andej vjen e nuk me lene nje fjale pa me share e pa me fyer.
    Cfaj kam une qe zdua grua?
    - Librat, librat,- ze ankohet,- ato t'I nxoren ment e kokes.
    Nenes i kumbon ne veshe zeri qe s'ka ze akoma, " Cte flet goja para mendjes, kur e di qe ste shkon fjala moj e shkrete!"
    "Do te marr per cunin tim!"
    "Neno, s'jam me prona jote. Iken vane ato kohra kur me nxirrje gjak nga hundet dhe mi flisje gjithe mehalles se nuk ishte puna e tyre se cfare beje ti mua. Qesh femi kur me trajotve si te isha prona jote". Por nuk flas, e le te vjelle.
    - A mos kujton se po rinohesh. - Ajo gati sa spo qane. - Shko me thote ne dhomen tende, kalbu neper shkresurina!
    Nga inati as nuk lexoj e as nuk shkruaj per ore te tera.
    Peshoj koken mbi berryla. Me ngjan vetja si mezat, lidhur shelgut ku po sjellin lopen qe kerkon te mbarrset. Dhe nga qe zdi me ke te flas, se si mund te flas keq per familjen time, shkruaj vargje qe I gris, I shkarravis, se me vjen turp nga vetja ime.
    Me vjen gjume e as me flihet.
    E shkatrrova veten time nate per nate pa gjume.
    Keshtu si kam nisur do jetoj shume pak.
    Jame rrudhosur e jam plakur kesaj stine sa per pese a gjashte vjet. Ngaqe zdua te flas, se as kam me ke te flas, rri lexoj. E kur lexoj iki nga bota qe me rrethon, iki nga familja ime qe me lutet te martohem, iki nga vetja ime qe brengoset, por kurre nuk hakerrehet, e mbaj mllefin brenda meje. Sa shume kam lexuar!
    Kam shtegetuar neper te gjithe boten, kam vozitur ne te gjitha kohrat qe njeh bota ne te shkruar.
    Kthehem nga lundrime, per ne token time. U theme lamtumire grekeve te lashte. Jam liqen I fryer nga mijra perrenj; dua te shperthej, shperthej ne vershime, si rrekez ze fill malit atje lart e rritem rrembimthi shkoj me oshetime, zbres I turbulluar, poshte ne lugine edhe ndal nxitimin fushes atje poshte ku ska thare ende bryma e mengjezit.
    Kam lexuar shume e dua te shkruaj.
    Marr lapsin ne duar.
    Bota flene.
    Une me enderra jetoje.
    "Nder qytete ku s'kam shkuar, neper plazhe ku do shkoj, njerezit do me kene nder duar".
    Prita kot. Me dite kam pritur, me jave, me muaj. Here pas here me vijne letra nga Tirana. Asnje gje nuk kam botuar. Me thone se nuk kam aftesi te pasqyroj boten qe se kam pare kurre te jete ndryshe nga c'kam shkruar, larg zymtise imagjinare qe ka mbushur prozen time. Proza ime vetem lodh pastrueset qe zbrasin kosha nen tavolina gazetaresh.
    Tash qe shkollen nuk ma dhane, tash qe zune e rrudhen syte, shkuan edhe vane pretendimet e mia. Tani edhe nje fshesaxheshe te ma japin do ta marre per grua. Se nuk u bera e zdo te behem kurre shkrimtar I madh, njeri I degjuar. Dua gjume.
    Pa gjume duroj.
    E prap rri e shkruaj.
    Po kur nata e enderrave te rrema iken edhe ngrihet Dielli lart mbi breg, kanali, balta e lopata prêt; lopata llucit hyn e ngel se lodhur jam e s'kam fuqi, se koke s'vura mbi jastek, se gjume zvura hic ne sy.
    E qe pertej me ze te larte, gjithe bota qesh e ben shamate, sa me s'kuptoje e nuk e di si ka hare ne mizori? Nuk eshte jo si mundet te jete kjo bote, bota e vertete, kam frike se jam krejt fillikat, c'hyjni me hodhi qe nga lart, kushedi se cprova bejne me mua. Nga c'qiell valle do jem debuar? Syzet e mia jane te errata. Bota ime eshte e zymte.
    Me mirren ment.
    Trupin tim prek, shtrengoje me duar, pickoj me thonj. Dua te bindem qe jetoje, qe nuk jam hije si cjane hije njerzit e tjere qe kam perreth.
    Me mirren ment.
    Do te dal nga ky kanal, do te shkoj e do te fle, e zdo te ngrihem qe nga shtarti nje jave rresht.
    Kurre me zdo te ze libra me duar. Do t'i flak e do t'i djeg librat qe kam shkruar.
    Iken muaj shkuan vite, librat qe kam shkruar myken ne syndyqe.
    Se mbaj mend me Homerin. Harrove kush e pati vjedhur zemren e Helenes. Tani degjoje Merin, kur ma ve mbi sup hostenin dhe rrefen si pati vjedhur vezet e komshiut.
    Tani bota s'qesh me mua. Jemi bere si mish e thua brenda matufepsjes sone. Brohorasim rrahim duart kur xhadese kalojne makina me kuadro qe nga rrethi. "Rrofte Partia".
    Dhe jam ulur si palco prap nje dite, shkrova e me vete qesha me gjith shpirt si ate palaco shkrim ma kane vene ne faqe te pare te gazetes.
    Nga kanali me kane nxjerre e me thane se nuk kam lindur per kanale. Kryetari me ka marre me makine, brigadieret ne bufe me japin kafe. Tani shkruaj dit per dite per ta ne gazeta.
    Por ce do qe ra termeti, filloi zhurma nga qyteti, u be pluhur e pisllek gjithe Shqiperia.
    Djemte lane shetrit nder ara, edhe moren vrap ne Durres. Iken e u harruan neper dete. Kemi mbetur si te mjere. Mua sa me paten dhene nje test Partie. Portat e shtepive me nuk hapen, ujrat neper puse qelben pu u pire. Ne sallonet e shtepive ngriten cerdha grencat, mbine ferrecka neper kopshte e hardhive kacavirren gjaperinj.
    Gjysma fshatit tim ka ikur pertej detit. I kam vjelur frutet neper kopshte, I kam mbledhur delet neper kodra I kam shitur falas ne qytet. E me frutat qe kam vjedhur nga ata bera leket per te blere shtepite e tyre, se ata bosh I kane shtepite e kur shtepite jane bosh, kalben dyert, edhe muret plasariten para kohe.
    Dhjet mije leke te reja nje shtepi; gjysma fshatit eshte prona ime. Zbriten qe nga malet malesoret.
    I kam shitur I kam bere me shtepi. I kam bere te gjithe me toka. Gjysma pronave qe kam blere me ka ikur. I kam future paret nen dyshek. Nen dyshek kam gjetur librat qe dikur kam shkruar. I kam marre leket e I mora librat dhe kam shkuar rishtas ne Tirane. As nje presje skan guxuar te me heqin. I mbarove leket I botova librat. Librat me kane mbetur neper thase. E kush ka koh te lexoj librat qe jane zverdhur, e kan zene myk neper thase? Proza ime eshte gjithe e idhet.
    Une qe mora rruget per tu rritur, kur nuk qesh rritur ende shoh si mpakem, mblidhem, zvogelohem I harruar nga nje tjetr kohe.
    Thaset mbushur prap me libra, para kembesh mbaj per tryeze, ku cdo nate shkruaj rraskapitur, historine time qe si hyn e ska pse t'I hyje kujt ne pune. Kjo eshte proza ime.
    Zymtesi e idhtesi e jetes sime, mbetur fukara ne fund te botes, ku as vjen drite as vijne makina, ku me mbeten syte pertej portes se mos ndoshta del nga varri nena dhe komshinjt I pyet mos u ndodhet ndonje femer qe I erdhi koha me nje djale te plakur te martohet.


    U MBUSH SHQIPERIA ME GJYTRIME
    Marre nga vellimi "Rrefime Shqiptare"

    Me dogji malli per Rudinen, ndoshta se po vdes urie.
    - Mos befshin hajer!- pati thene nje plake per familjen time.
    Nena ime kishte lene pa nderruar e pa lare nipin e saj ne cerdhe; i qe skuqur i qe djegur gjithe lekura.
    - I kendofshin qyqet mbi cati,- pati thene nje grua tjeter. Kish degjuar thashatheme ne brigade sikur nena ime paskesh vjedhur sheqerin e paket te femijeve dhe na e sillte neve. Se baba ime I kishte qef petullat me sheqer, e sheqer s'kishte ku te blije.
    Bosh e kemi tash shtepine. Vetem une kam mbetur. Fillikat, I pa njeri. Rudina su kujtua kurre te me marre ne telefon qofte edhe njehere te vetme. Eshte e dhimbeshme te sjellesh motren tende neper mend, te perfytyrosh motren tende lakuriq neper sedilje makinash te pista, me te pista se rrobat e mia qe s'jane lare tash nje vit, tek loz e zberthen rrypa burrash neper terr. Motra ime!
    Ja rri ulur ne oborr, si qeni im lekurerrjepur, mbi cimenton qe te djeg e me pelqen krejt te digjem se me therin kockat nga reumatizma. Ata pak zarzavate qe kam mbjellur jane vyshkur e thare per uje. Nje domate nuk ka mbetur, s'gjej nje frut per te ngrene.
    Sa shume koherat kane ndryshuar. Ka ndryshuar gjithe Shqiperia me keq se familje ime.
    Sa here therishin bagetite, babai im do te hiqte edhe zemren dhe melcite, aq mish sillte ne shtepi sa me mish kemi ushqyer edhe qenin edhe macen. Nena mirrte vaj e mirrte miell, mbushur qe dollapin yne me ushqime. Mehallja flisnin keq per ne. I degjoja se nuk ruheshin nga une. Me mua tallej I gjithe fshati, se s'kam qene mendje kthjellet asnjehere. "Lolo" me therrisnin moshataret.
    Cfare nuk shpifnin per familjen tone. Nena ime kurre nuk ka vjedhur! Ne nuk mirrnim pjesen e femive. Cerdhen babai im e furnizonte. Ne vend qe ti jepte dy ter kile mish ne muaj, sa ishte racioni, ai kalonte shtate - tete kile ne jave, tepricen sillte nena ne shtepi po hajde edhe lidhi gojen botes. Gjithe mehallja fliste keq nga inati se nuk kishin vaj per fasule, lusnini zotin te na vinte hakut.
    Dielli ka shkrumbuar jeshilellekun. E kujt do t'i besohet qe une po vdes urie. Nuk mund t'ia shtrij doren me askujt, se nuk dua t'i bej qefin kujt njeriu, le te vdes ne eshte thene per te vdekur. Ne jam bere per gjynah zdo te thote se jam gati te shes nderin e tim eti per nje copez buke.
    Me hunj gardhi ma kane rrahur baben. I kane thyer kembe e brinje per nje cope toke. Ca ne fshat thone se toka qe sebepi. Thone se baba ime paskesh fjetur me komshiet edhe thone se femite e tyre ngjajne me mua sikur jemi te nje soji e te nje gjaku.
    Kur fshataret shkonin neper ara dhe punonin lagur neper shi, grate me te pashme te mehalles, baba im I mbante te pastronin magazinen. Burrat I sillnin shishe me raki se u behesh qefi qe kujdesej per grate e tyre. Grate I sillnin petulla me sheqer.
    Ndersa grate qe s'I begeniste e mallkonin, teksa hiqnin kembet neper balte se po plasnin nga inati e marazi "Per nje petull a te zente gurmazin" zdi per c'petull benin ashtu fjale po kur mallkimi behet me gjithe zemer, ruhu se te ndjek belaja pas kurrizit.
    Jave me jave shkoi ne farmaci, ma kane bere trupin vrima vrima, edhe flasin per semundjen time, se me paska zene mallkimi I tyre. Po pse mua ku me gjeti mua diabeti? Shih Rudinen pa sheqer gatuan, nena z'beri kurre nje gjelle per mua, po ku eshte, ku eshte tani Rudina qe s'avitet me ketij oborri, jam pa ngrene e jame krejt I lodhur; nuk di si e s'kam se c'te gatuaj.
    Kur I vune flaken magazines, dhe si lane me femrat neper rruge, kush si lajketosej me tim eti.
    E nje dite fjala nxiti fjalen, kot u kapen per nje gardh te shtrember; duart shkulen hunjte qe nga gardhi. S'rrihet burri per nje cope toke; tokat djerr gjithandej kane mbetur, se askush nuk kujohet te punoje se s'ka uje e zbehet bereqeti pa vaditur e ne sjellte uje parlamenti para se te shprishet per votime, tokat prap pa punuar do te mbeten se s'ka njerez qe punojne ne fshat se kane ikur te punojne tej detit, shesin droge andej e shesin femra e len djers e eshtra neper Greker si vellai im I vogel qe ma sollen, - pako nga Greqia. Kam degjuar thashethema plakesh se jane lare hesape te qemotshme se nuk pollen gardhet sherre fshati por kerkuan sherret gardhe per tu fshehur, per tu fshehur se qe turp I botes. Ska me turp se kur hapet fjale se jane rrahur per probleme nderi, se kur preket nderi I familjes plumbi vetem plumbi e paguan, vetem vrasja, vrasja ta zbardh faqen, se nuk lahen turpe te ketilla me te rrahur, bile as me plumba po se ndave gruan. Eshte zgjidhur rruga e hakmarrjes, hiqemi sikur rrahim e na rrahin per djerriana, gardhe e kanale, kur ne fakt prapa cdo lloj sherri eshte edhe nje grua qe ka bere gjynahe.
    Djemte e tyre me te rinj se une e qellonin shqelma neper ije, ne mes dites e ne mes te fshatit ma kane rrahur baben para syve. Kurse une, mire kane thene per mua, mua me merr bota neper kembe. Une vetem pashe derisa jane ngopur se qelluari.
    Nuk na flisnin me dhe e mbyllen rrugen, s'shkonim dot me te kopshti yne ndane perroi. Kaq inate te na kishin patur! Por kjo hic, hic nuk paska qene, se asgje akoma s'kishim pare para cfare perpara po na priste.
    Iken prinderit e me lane brenda nates. I varrosem prinderit ne nje dite, si s'me erdhen qofte per nje kafe, si nuk ndalen fare per vizite?
    Fshati ka ndryshuar tjetersuar ste do zemra me te rrishe ketu. Jet e mot, pleqte thone kesaj ane, neper morte e neper dasma kemi shkuar, dhe kur hic se deshnim njeri tjetrin, te na dinte bota te bashkuar edhe pse brenda rrethit tone si per dreq e kemi cuar jeten. Po kush pyet me per zakone; djemte e fshatit vjedhin vajzat e komshinjeve dhe I shesin neper Itali, si Rudinen time. Ate vit dete qe bereqeti, qene ngarkuar pemet ne te thyer, thaset me ullinj I kemi mbushur, vaj ulliri hidhnim ne kazane, se nuk patem shishe ku ta mbanim, me shume vaj ka shtepia ime sa ka patur magezina fshatit.
    Atje poshte ne qilare se ku gjetem, nja dy shishe e me vajI mbushem se nuk mirret vaj nga kazanet kur ke miq qe hane ne tavoline. Eshte I mire vaj I ullirit me pak buk te thekur e pak gjize, o zot, vdiqa, sa me hahet! E kur plot e plot qe shtepia, baba qe nuk dergjej me ne shtrat, kujtoi mbase ditet e rinise, kujtoi vitet kur cte donte zemra kishte ati im ne magazine, kishte gra te bukra e te reja, kish raki e petulla me sheqer.
    Petulla me sheqer ka kerkuar, shishen mbi tigan e kane zbrasur, brumin me lug druri po e rrahin e sheqer brumit po i hedhin me dy grushta. Me harruan mua, me harruan fare se per mua nena ime s'ka gatuar, asnjehere gjelle me vete. Mua me ka rritur motra ime, moter sa me dogje shpirtin eja, eja e me bej nje petull me pak krype.
    Shisheja vajit helm kishte patur e si duket mire nuk ishte lare, nena ime gjithe ka pertuar t'I laj enet me ilaxh e me sapune; kot su ecte barku kalamjve.
    E kane vene mbi tavolin, plot me petulla tepsine. Petullat ne gurmaz kane ngelur. Erdhen dajot, dajot t'i varrosnin se nuk di asgje une nga zakonet e komshijte qe jane fisi yne nuk kane dashur fare te afrohen.
    Qene penduar edhe me cuan fjale, nese do ta hapja porten kur ma sollen te pa jete vellain e vogel, kur ma sollen kufomen e Nikut nga Greqia. As nuk thashe te mos vinin e as nuk me shqetsoi mosardhja tyre.
    E po erdhen kujt do t'ia bejne qefin? Nje pertaci qe po vdes urie apo Rudines qe ka lene gjithe fisin pa martuar. Se vec emri, emri eshte I saj por mbiemri eshte I te gjitheve e Rudina e ka perlyer te gjithe fisin tone.
    U plaken vajzat qe kane mbetur pa martuar. U plak edhe Kumuria. Kumuria shkon e vjen ter diten, njezet here ne dite para portes sone. Sa here sheh qe se kam pare, kthen serish dhe kollitet kur kalon per here te dyte. Cfare kerkon ajo nga une? Ajo bej sikur s'shikon e une bej sikur z'degjoje, "Jo nuk do te shohe me sy, po nuk fole ti me goje!"
    Ne nuk jemi me femije. Nuk shkojme me te mbledhim thana ndane perroi. Prind e tu ma kane zene rrugen. Kopshti im ka mbetur djerre. Kopshti ku sa here lozem burre e grua. Mblidhnim byk nga lemi per dyshek.
    Iken vane ato kohra. Me te kuq I lyente faqet, me te kuq I lyente buzet. Beja sikur shkoj ne pune, ajo thoshte "Kthe nga puna!", beja sikur flija gjume ajo thoshte "Jo, rri zgjuar!"
    Ajo nuse behesh mire por une kurre nuk mesove se pse deshte te jem dhenderr e cfare desh te bej me mua. Sa u lodh e pastaj zuri shoke te tjere per te lojtur neper ferra; si skan turp qe ashtu lozin,- lakuriq.
    Ishin ndryshe djemte e fshatit. Djemte qe iken matan detit bashke me Rudinen time. Une merhumi rri ketu, ketu mbeti dhe Kumuria qe sa vjen afer meje e ze kolla.
    Me perbuzin me urrejne qe nuk vura e s'po ve ne vend nderin e familjes. Por une sngrihem dot nga vendi.
    Po te ngrihem pak nga vendi syte mbushen xixa-xixa nga pangrenja e nga lodhja. "E si te shkoj une pertej portes, pertej fshatit pertej detit per t'I ndrequr qefin motres?"
    Rri e pyes veten time "Pse te ndodhte kesisioje?"
    Porta ime eshte e hapur. Miqte s'trokasin me ne porte, kurre, kurre s'kam bertitur "bujrum" qe nga vatra ime. Porta ime nuk ka lloz. Porta ime s'eshte mbyllur kurrnjehere. Kush do vij e cfare do vjedhe, vetem pleshta ka ketu. Me han koka. Kam nje jete qe nuk kam qene me ne pyell, per te mbledhur nje krahe drure, qe te ndez nje zjarre te madhe, te ngroh ujet e ta djeg e perveloj lekuren qe gjithe kruhet.
    Kalamajt e lagjes sime zgjasin koken qe nga porta edhe thone: "Ehej Lolo, mbylle porten se na qelbe gjithe katundin!"
    Nuk u theme asnje fjale. Se dikur vete kam qene mosha tyre. Djemte qe iken matan detit me Rudinen, jo nuk iknin petej meje asi kohe se nuk qelbnin asi kohe rrobat, qaseshin e me vinin prane, sa here kthehesha nga shkolla, sepse kisha supe te ngrohte, supe me mish. Ma rrembenin lugen qe nga dora. Ata hanin gjellen une shikoja, nuk I shtyja e as nuk qaja, krejt keputur sillja tasin zbrasur edhe prisja kur te behej darka. Me kane marre gjithmone neper kembe. Qe te gjithe pervec Rudines.
    Rudina na ka rritur edhe mua edhe Nikun. Se baba punonte deri vone ne magazine. Nena lodhej me femijet e botes ne cerdhe s'kishte kohe per femite e saj ne shtepi.
    Ja atje shikoj, shikoj tani, pertej portes, shikoj veten tek afron neper hapsiren e kujteses sime. Canta e librave, prere e qepur me pelhur; hedhur krahave. Ketu ku une qendroj tani eshte Rudina qe hap krahet dhe me thote "Hajde beje motren xhan!"
    Edhe iki neper vite, vrapit prap I jam leshuar ta pushtoj ta ze me duar motren time. Ulet e me pret syqeshur prap Rudina. Nxitoj t'i hidhem krahesh si dikur, por pa mbrritur ajo shfaqet krejt e zhveshur- si guxoj motren time ta shoh zhveshur. Si s'me mbron Perendia nga mekatet. Si se flaka nga kujtimet ku ka mbetur? Si se bera zemren time njeher gure, ta harroj qe kam patur moter fare? Pse e shoh lakuriq edhe kur zgjatet te me puth, te me pushtoje? "O Zot une jam krejt I cmendur, dhe ashtu krejt te zhveshur kam nevoj ta marre e te me marre ne krahe se nuk kam, nuk kam me tjeter. Pse te ndodhte kesisioje?"
    Vetem Rudina me ka mbetur. Motra ime nuk eshte engjelli qe kam njohur, motra ime eshte femer qe del rrugesh. E une kurre nuk e vrava motren time. Sa here bera planet per ta vrare po kush do te me jepte mua vizen per te shkuar matane detit, une humb rrugen pa mberritur ne Shijak te Kater Rruget. Thone se ikin djemte me peshkarexha, thone se blejne lundrimin me para. Skam para per te blere rrugen time nen kallume varkash ku te mirret fryma. E une jam me azem gjithe semundjet qe ka bota I ka zbrasur brenda meje. Po me iken mend do te nisem, po u nisa do me mirret fryma, do te vdes e do me flakin dallgash. Sa djem u mbyten neper dete keto vite! Kemi hapur tre varreza per pese vjet ne Manez. Te gjithe varret mbushur me te rinje. Vijne te vrare nga grekerit ne kufi. Vijne te mbytur nga shqiptaret neper dallga. E neper varrime vijne pastaj pushtetaret, qe ndajne dhimbjen me fshataret nder varreza, si kane ndare parate nje dite me pare me skafistet qe kan mbytur djemte e tyre. Pushtetaret jane si motra ime.
    Motra ime eshte femer rruge, si ma thote goja ate fjale-, lakuriq si kurve shfaqet motra ime, embelsisht si engjell me vjen prane dhe iken pa me folur fare.
    Si nuk erdhi, si nuk erdhi motra ime. S'kisha se ku ta vija koken kur varrosem prinderit. Si nuk erdhi qe t'I shkulte floket, si nuk erdhi qe t'I cirrte faqet kur na sollen nga Greqia Nikun vrare me sacme, thua te qe derr I eger. Po na vret e po na shfaros bota se nuk pysim me per njeri tjetrin, me gjytrima mbeti Shqiperia, me sakate.


    Vdekja e hapsires
    Marre nga vellimi "Rrefime Shqiptare"

    Si parkova makinen e I thashe mirupafshim, u ngjita lart per ne zyren time sa per te kontrolluar korrospondencen e fundit. Prisja nje lajm nga Ermiri. Shpresoj te me kete gjetur nje shtepi botuese qe do te marr persiper edhe shperndarjen e librit.
    Eshte libri I dyte qe shkruaj per politiken pa kurrfare politke te partive shqiptare. Ne nje fare menyre eshte zhgenjim im personal me ata qe erdhen ne krye te vendit, per ardhjen e te cileve I pata bere thirrje shqiptareve faqe me faqe ne librin qe pata botuar nxitimthi para fushates se zgjedhjeve, vitin e shkuar.
    Si hyra ne linje e hapa mesazhat, seleksionove vetem emrin e tij. Ermir Dema. Kater pese fjale qe I gjithe teksti.
    Kishte vdekur Hapsira!
    “Nena ime,- shkruante Ermiri,- ka shkuar tu jap gji ullinjeve te Manzes”.
    Kuptova se po lexoja ne kembe. Celsat e zyres I kisha ende ne dore.
    Ndjeva se qesh papritur I lodhur, u ula dhe nisa te jetoj me efektin deshperues te ketyre pak fjaleve.
    Ajo fjali me kishte perpire e me pati skllaveruar brenda momentit. Me ngjane se qendrova ashtu per ore te tera. Zakonisht kur kam dicka qe se mbaj dot brenda e hedh ne leter. Poetet jane ene qe pelcasin po su derdhen kur mbushen. Nuk eshte ndonje veti e vecante per te shkruar. Eshte lehtesimi nga brengat. Ajo fjali ma ka helmaur shpirtin, ma ka vrare ndergjegjen. Me ngjane zanafilla e nje poeme qe zdo te kete te mbaruar. Po zdi e spo gjej vargun e nisjes. Perse shkruajme nese ajo qe eshte per tu shkruar nuk rrjedh vetiu, ne menyre spontane? Jo nuk shkruaj, ne fakt nuk po mundem dot te shkruaj. Kam nje barre te rende qe me mundon e dua ta heq nga vetvetja por rri ashut I heshtur, me syte mberthyer diku ne kompjuter ku skam shtypur per ore te tera as edhe nje fjale te vetme.
    Me ne fund kuptoj se jam vone e iki me ate ndjenjen e herhereshme, kur behemi pishman qe nuk e shfrytezuam kohen si duhet, se lame pa kryer dicka qe mund ta kishim bere, po te ishim perpjekur pak me gjate e me me deshire dhe zgjohemi pastaj ne mes te nates pa kuptuar qarte se cfare na mundon.
    Jetoj neper oazin bosh te kesaj fjalie sikur asgje tjeter s’ka me vlere kesaj bote. Me duart e mia e shqyej dhe e hap gjoksin time te vij e te ulet diku brenda meje, si farez qe dua ta mbjelle e ta rrit e ta mbush me gjethe e me dege nga ky dhe qe me shkelin kembet e deri pertej pertej, pertej kesaj bote, nese ka bote te pertejme. Edhe dua te kete se eshte e dhimbeshme te ndahesh nga njerez qe ke dashur, njehere e pergjithmone por edhe me lodh fakti se mund te jetohet pas vdekjes se kobeshme. Nganjehere me ngjane se jam lodhur kaq shume sa do te ishte denim I rende te nisesh jeten prap nga e para Dy dite qe me turturojne, me brengosin e me deshperojne keto fjale qe s’kam a s’mundem dot kurre ti bej te mijat. E si dhelpera me rrrushte qe sarrihet justifikova pa aftesine e vetvetes sime me ate thenjen e anglishtes, “mos ndriq gjerat qe s’jane prishur”.
    U dorzova me ne fund dhe konstatova me dhimbje se jam ushtar qe mburrem me fitore te lehta. Une jam nje hije e kalorsit qe ra, vertitem ne front te fortesave te kycura me mure prej guri e porta te hekrta, dhe aty shtrihem e lepij plaget e mia, pa mundur te kthehem serish tek qetsia e para dy diteve. Jam kali qe ra mbi varr te te zot, qe as nuk ngordh e as nuk ngrihet dot, ndjeje ajrin e ngrohte qe vjen e lepine trupin tim qe dergjet nga te gjitha anet, e shkrin, e perpin,- dhe behem I tejdukshem si ajri, vij e humbas e s’jam me as torture as dhimbje, jam mpirja e plote ne mish e ne shpirt, jam veteshpallja e mendimit tim me te mbrasem, qe gatuan mendja jone turbull ne castin e ikjes; “Paska qene enderr, nje ender e gjate e e lodheshme, me qiej te ftohte e te kthjelle, permbi humnera te frikeshme, te bukura dhe si mberrita ne kete lugine te erret kuptova se kisha arrire ate qe arrihet pas ecjes se verbet - ndalesen e pa evitueshme.
    Si kalova gjithe kete skene neper mend dhe bera paqe me veten time se z’di e s’kam si te them me bukur, mekimin me gji te ullinjeve, atehere pash se isha po ai qe kisha qene para dy diteve, se s’qenka mekur ende fitili I percelluar ne kandilin tim, se paskam akoma benxine, ndalur perkoheisht nen drita te kuqe, ne kete qytet te larget, larg Shqiperise, larg Shqiperise ku po vdesin pernate e perdite pleq e plaka pa u plakur akoma.
    Atehere pash serish veten time te dilte - materje prap nga hapsira, qe s’me kishte gllaberuar perjetesisht siduket dhe qesh gati te shkrihem me boten perreth. Si ika e shkova nga rreze e kalase, pikerisht aty ku dergjej me pare hija ime pash trupin e saj te mpakur si njollez qe rritej e mirrte trajta e forma te plakes qe nuk eshte me, pashe rikthimin e saj nder vite tek ribehej ne menyre te persosur prap grua e re e hijeshme, qe rende e shkonte pas makinave shirese e nder lemenj mblidhte kokrrat e lena te grurit, ngrinte mbi krye nje tepsi te madhe e derdhte si ujvare mbi krye e era mirrte hedhet me vete a ajo bashke me eren pastaj ngrihej e behej enderr qe shkon neper qiej larg, larg kesaj toke.
    Ajo ikte e tretej neper hapsire e behej nje me hapsiren.
    Pastaj, pastaj e zhgenjeyer si shpeze e plagosur ulesh pendengrire nga hapsira mbi koke; mbyllte qepallat se deshte te flinte nen qilimin e barit te blerte e te njome, ne vlagen e dheut poshte kembeve.
    “Hapsira” e therrisnin grate e mehalles tek linin enet qe lanin ndane pusit, fshinin duart me fllucka sapuni, e mirrnin degat e thata e ashklat e padjegura te drurit, nen kazanin ku zienin leveret, te ndiznin zjarrin oxhakut per kafene e benin muhabete grash me Hapsiren.
    Ajo fliste ndryshe, ndryshe nga grate e tjera te mehalles. E shihja Hapsiren tek lozte me zjarrin e mashen e tunde mes gishtave filzhanin qe zbrasej pas cdo prekje te lehte me buzet e saja, buzet dhe gjuhen qe dinin nuance te tjera t’i falnin muzikes se fjales. Ishte grua e ardhur nga Jugu.
    Ajo fliste e mburrte para grave Ermirin e mua me ngjante se ne dhomen tone te vogel kishte hyre nga dritareja me xhama te thyer nje pjesez e qiellit qe mburrej me Diellin, e ashtu ne heshtje lusja nene time te shihte nga une, te kqyrte brenda syve te mi ku shkrumbonte zjarri i deshires sime per tu bere si Ermiri I saj qe shkruante kenge qe kendoheshin ne radio, qe shkruante neper gazeta ca shkrime qe I lexonin vajzat pastaj neper ara, te behesha si Ermiri Hapsires qe kur te vij ne fshat nga Tirana, t’i beja vajzat te ndalnin prashitjne, sic ndalnin prashitjen kur vinte ai e peshonin duart e vrara mbi sheter e percillnin xhadene me sy te qeshur, e prsnin doren te ngrihej nga xhadeja, por kur Ermiri s’kujtohej ngahera t’u fliste, vajzat te heshtura ulnin koken e kerrusnin kurrizin prap mbi sheter, harruar prap atje nder arat ku ishin, e meqe kuptonin se s’kishin me tjeter me ke te flsinin sic donin te flisnin, zinin tu flisnin djemeve qe si kishin begenisur fare me pare. E nder gjith keto vegime une prap degjoje fjalet e mikut tim qe qane atje ne lindje, aq sa oqeani shtyehet e zgjeron largesine midis nesh: “Nena ime ka shkuar tu jape gji ullinjeve!”
    Ka vdekur Hapsira eshte mbyllur nen dhe atje nen rrenje ullinjsh ne Manez! Ndersa une jam mbyllur ne vetvete dhe kam harruar cdo gje, trembur jo nga vdekja sa jam trembur prej ketyre kater pese fjaleve. Vertitem neper boshllikun e kesaj fjalie qe eshte Tsunami qe ngrieht dhe bie e jep shpirt mbi faqen e lemuar te detit. Kam shkruar me qindra flete se tani nuk di gje tjeter vecse te shkruaj, por ja qe dora ime nuk shkruan dot me, nuk di se ku e si te nis ate qe dua te them, eshte dicka e kesaj natyre - e njeriut qe rrok hapsiren per te rene si tullambac i shfryer dhe per tu bere humus nen rrenje pemesh qe prap kerkojne te nxjerrin fitila te rinj, prap per te rrokur hapsiren e rreme.
    Si ndodh nganjehere me njeriun!
    Si erdhe e ma the mua kete shprehje, perse e mbushe boten me llahtarine e vajit tend, perse me hodhe per shkembi e per shkembi me lidhe e lidhur me le ku vjen sqepi dhe kthetrat e kesaj fjalie e me cukitin e pegjakin ne zemer te gjejne ate qe vlon te shperthej por prap pa shperthyer tretet ne mua, prap pa u thene. Harroj daljet nga autostrada dhe shkoj me vonese nder takime. Degjoj kot lajmet ne radio sepse mendja ime eshte mpire nga filozofia e zymte e ketyre kater pese fjaleve qe trishtojne me kotesine e kesaj jete qe kurre se kuptova, nuk me bejne me pershtypje keto dite as shperthime bombash neper xhami ne Irak as zanafilla e frikeshme luftes civile midis sekteve fetare, me ngjajne cikerrima grindavecesh zenkat e partive politike ne Tirane per prishjen e nje ure qe s’qenka ndertuar. E kot sa kot me ngjajne shkrimet e mia per presidentin apo kryeministrin e ri te shqiptareve, harroj gjithmone se Berisha nuk eshte president. Jam zhgenjyer per librin qe botova para zgjedhjeve, shkrova nje liber te tere me perralla, perralla me mbreter partish, se kush duhet te cohet e iki ne vatra, e kush duhet te behet zot i shtepise.
    Nuk kam me durim te shkruaj, nuk kam me deshire te flas.
    Opo tani shkruaj nje liber ne dite.
    Ne zyre mbyll deren dhe harroj tu them punonjeseve te mi “come in!”
    Qiraxhinjte qe nuk me kane postuar pagesen mujore nuk do te me japin shpjegime pse jane me vonese.
    Duhet te shlodhem e te mos ngrihem me kurre. Qenkam lodhur kaq shume. Ah more Ermir qe me le pa pune e me le pa gjume!
    E cte bej tani me librin tim?
    Dua te nis nje mesazh urgjent per Ermirin, te prishi kontraten e botimit te librit, por do te jete dicka e pa takt tani qe ai ka dhimbjen e tij, ne djall me gjith librin. Duhet te jesh shkrimtare medioker nese shkruan me passion per pushtetaret e cilesdo partie te cilitdo vend. Ne krye te qeverive vijne her pas here e gjithe pernjehere njerz te vegjel. Ata jane kulla pa dritare – ku fortesa te pamposhtura kane vetem kafkat e tyre qe strehon vendime gjysmake te trureve bosh dhe pastaj klith si idiote ne vetvete “si shkone perfaqsuesi I shqiptareve dhe I bie ne gjunje komshinjeve me falje e derte se bashkekombesit e tij e paskan gjuhen e gjate kur shkilen me kembe e u mohen te drejtat e u mirren e u shiten pronat si komb.
    Te qesh – tall veten time, te qaj - nuk eshte e natyres sime. Te hesht. Po, gjithmone kam heshtur kur shpirti im gelon ne trazime. Por tani nuk eshte shperthimi I vrudhshem I ngacmimit nga jasht qe me bene te hesht. Eshte dallga dhe deti qe reshti fuqine, la rrahjen e shkembit dhe u shtri nen rere, pa vale fare, I penduar fjeti.
    Hapsira shqiptare nuk jeton me ajo ka kohe qe dergjet nen dhe!
    Ne djalle me partite!

    Marre nga vellimi "Rrefime Shqiptare"
    SAMI GJOKA
    703-538-1113
    http://www.proplocate.com

    Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara