HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkenca si ‘besim’ dhe Religjioni
– Dromca filozofike

-- nga Senad Guraziu
(fragment)

Senad Guraziu E vėrteta gjithmonė do tė ndodhet brenda nesh dhe do tė ‘burojė’nga ne. Ngjashėm me Diellin, drita e tij pushton errėsirėn e gjithėsisė. Dielli nė sensin si yll, nuk do tė ketė kurrė nevojė pėr dritė.

Vetėdija ėshtė ēelėsi i tė gjitha dyerve. Pasqyra e kthjellėt e kuptimsisė nuk mund tė jetė ‘aq e kthjellėt’ pa vetėdijen, si stad mė i lartė i intelektit. Dhe, si mrekulli, ky intelekt nuk operon me mekanizma por thjesht ‘vetėm’ me energji tė kulluar. Sėpaku, jo me asnjė lloj mekanizmi qė njeh shkenca.

Vetėdija do tė jetė njėra nga fushat finale nė tė cilėn (si fushė studimi) shkenca nuk mund tė aspirojė. Jo vetėm pėr faktin se vetėdija si stad i pėrkryer i procesit mental, nuk ėshtė materiale. Shkenca do tė bėjė ēmos pėr t’i dhėnė asaj natyrėn e mekanizmave, sepse pėrndryshe mė tej nė kėtė rrafsh shkenca pushon sė ekzistuari. Aty flenė edhe vetė shkenca si kuptimėsi. Ēdo shkelje nė portat e saj rezulton nė paradoks.

Shkenca ka bėrė njė trysni aq tė madhe kėta dy-tre shekujt e fundit mbi artin dhe religjionin, duke ‘injoruar’ kėto me principet e saja empirike, materialiste. Janė thyer shumė barriera, janė hapur shumė shtigje, por tė njėkahėshme. Pushtimi i planeteve, zbėrthimi i kodit gjenetik njerėzor dhe nė pėrgjithėsi arritjet e inxhinjeringut gjenetik janė padyshim hapa revolucionarė tė njeriut analfabet, deri para dy-tre shekujve. S’do mend se janė bėrė hapa gjigantė nė sektorin material tė egzistencės, mirėpo ekspanzioni teknologjik dhe arritjet nė shumė lėmi, pėrveē komoditetit dhe hallkave tė procesit tė avancuar pėr tė shfrytėzuar botėn materiale (rrjedhimisht duke ‘artificializuar’ jetėn deri nė detaj), nuk ofrojnė asgjė mė shumė. Nė tė ardhmen jo fort tė largėt, mund tė ndodhė qė ato ‘tė ofrojnė vetėm edhe mė shumė pasiguri’…

Bazuar nė besimin teknologjik piloti i njė fluturakeje tė sofistikuar ulet nė katapultin e fluturakes sė vet, ashtu lehtė siē ulem unė nė biēikletėn time. I trajnuar, i pėrgaditur, tamam sikur edhe kozmonauti tek niset nga cilido kozmodrom i botės, ai ulet si babaxhan dhe pėrshkon qiellin me shpejtėsi supersonike, dy-tri herė mė shpejtė se vetė zėri i fluturakes.
Ai e din se pas krejt asaj ku ndodhet nė momentin e dhėnė, qėndron njė zinxhir i stėrmadh i proceseve shkencore, i arritjeve tė shkrira nė produktin kompakt, (nga entuziastėt teknologjikė, kėto produkte klasifikohen si ‘extreme machines’, fjala e fundit e teknikės).

Piloti pėrsiatė se fatin, njeriu e ka vetė nė dorė. Ai nuk ėshtė fatalist. Poashtu, ai ka besim nė aftėsitė e veta, kjo s’ėshtė pėr t’u diskutuar. Ka besim nė shkencėn, nė teknologjinė… pėrēka ai ėshtė njė lloj eksperti. Prapė, nuk ėshtė e thėnė qė ai s’do tė dyshojė qoftė edhe vetėm njė grimė ‘se tė njohėsh tė gjitha shkencat deri nė detaje, megjithatė nuk ėshtė e mjaftueshme’. Ose, tė paktėn, ‘nuk ėshtė e tėra’. Kjo sepse asgjė nuk ėshtė e sigurtė. Nė akord me punėn qė bėn ai, mund tė pėrdoret shprehja: asnjė sistem nuk garanton funksionalitet tė sigurtė. Funksionaliteti, siguria janė kuptime relative. Vetė njeriu si sistem, zemra e tij, truri i tij nuk janė mė shumė se ‘relativisht’ tė sigurta. (Kush mund tė thotė se nė nėndijen e pilotit nuk fshehet qoftė edhe njė impuls fatalizmi).

Ai ėshtė i vetėdijshėm se fluturakja nuk ėshtė njė qerre magjike, ngrehur nga kuajt me flatra. Makina si mjet, gėzhojė teknologjike ku ai ėshtė ulur (si aparat i njė natyre krejt tjetėr, aparat mekanik), ėshtė e largėt, e ftohtė. Nė tė s’ka asgjė magjike. Realisht, kjo makinė e fuqishme si sistem i komplikuar, ende fsheh me mijėra surpriza pėr pilotin. Mirėpo sipas kritereve dhe nė bazė tė njohurive grumbulluar gjatė njė shekulli fluturimesh, mund tė thuhet se njeriu tashmė din tė fluturojė, si njė zog.

Sistemi i brishtė-njeri duhet tė shkrihet me sistemin-makinė, ku i pari ‘duhet tė ndrydhė ēdo dyshim, duhet tė akseptojė tė gjitha kompromiset’, ndėrsa i dyti ėshtė sistem i vdekur, monstruoz, nuk pyet pėr asnjė kompromis. I pari duhet tė besojė fuqimisht se ai ėshtė ‘zot’ dhe se mekanizmat qė ka nė dispozicion ia mundėsojnė tė ketė hujet e kalit nėn kontroll, pėrndryshe do tė dėshtojė.

Me bubullimėn e motorėve tė fuqishėm dhe dridhjeve piloti do tė klith ‘mė ndihmo Zot’, mbase edhe instiktivisht, dhe kjo klithmė nuk ėshtė thjesht besimi i tij nė Zotin objektiv apo vetėm klithmė, ritual formal nga tradita… e edukatės. Klithma e tij nuk ėshtė ngjashėm me gjestin kur njė boksier kryqohet para duelit nė ring, as me atė tė futbollerit kur shėnon njė gol vendimtar pėr skuadrėn e vet. Ajo klithmė ėshtė edhe ekspresion i flashkėt i botės sė tij tė ndrydhur dhe tė panjohur. Ėshtė ekspresion, si thirrje pėr njė sintezė tė botėrave, tė brendshmes dhe tė jashtmes (materialiste) tė cilėn ai e njeh pjesėrisht dhe i duhet ta mbajė nėn frerė. (Botė e jashtme nė intervalin kohor tė klithmes ėshtė edhe vetė trupi amė, prej mishi e eshtrash.) Ajo thirrje ėshtė ekspresion fatalist nė raport me papjekurinė njerėzore, nuk ėshtė vetėm frikė individuale e momentit, ėshtė kėrcėllimė e dhėmbėzorėve tė automjetit komunikues mes tė panjohurės spirituale dhe tė njohurės materiale.

Nė atė moment, qoftė i shkurtėr vetėm disa nanosekonda, njeriu ndjenė njė feksim vetėdijsimi pėr vogėlsinė e tij dhe, edhe pėrkunder ‘fuqisė sė dijeve’ qė ai posedon, tė gjitha rreth tij treten nė njė vorbull e cila shket kah aura e tij spirituale.

Piloti ka njohuri pėr shumēka lidhur me fluturaken e tij, por ai as pėrafėrsisht nuk i din tė gjitha. Ai nuk i din tė gjitha as pėr vetė pilotin – qė ėshtė ai vetė. Edhe mjekėt dhe personeli qė pėrcjellin gjendjen shėndetsore dhe kujdesen, nuk i dinė tė gjitha pėr pilotin. As mekanikėt, elektricistėt, etj. nuk i dinė tė gjitha, lidhur me fluturaken e tij. Nė fakt, askush nuk i din tė gjitha... Mos vallė, tė gjitha njohuritė janė ‘relative’!

Mirėpo ne do tė zbresim nė tokė dhe do tė themi se piloti ka njohuri tė thella pėr ligjet aerodinamike. Relativisht, njeh hujet e fluturakės dhe kufijt manevrues. Njeh symbyllur tė gjithė butonat e instrumentet nė panelin komandues, njeh fuqinė dhe i duhet tė ketė besim nė kalin qė do ta kalėrojė por njeh pak, apo mė saktė, nuk njeh fare raportet mes tė panjohurės sė tij shpirtėrore dhe asaj tė jashtme. Nuk i njeh, thjesht sikur qė nuk njeh panumėr gjėra tė tjera. Nė momentin kyē, ai ndjenė interferencat e kėsaj tė ‘panjohure’ por nuk i kupton ato. Tė rrahurat e zemrės sė tij nuk shpeshtohen vetėm nga vlimi momental i adrenalinės, dhe me ndihmėn e shablloneve tė rezonimit shkencor, ai do ta quajė mė sė shumėti instikt. Por ēka ėshtė nė fakt instikti? Ēka ėshtė ky nė thelb? Pėrse tė lėvizė aq intenzivisht nė aso momente i tėrė bazamenti i qenies sė tij?

Tė flasėsh pėr instiktin dhe gjatė kėsaj tė kesh parasysh njė shtazė, ta zėmė… njė mace, ėshtė vetėm gjysma e problemit. Ndoshta shumkush nga fėmijėt ka ‘eksperimentuar’njė herė me macet duke i hedhur lehtas nė ajri pėr t’u mahnitur me faktin se sido qė ta hedhėsh macen, ajo edhepse nuk i ka ushtruar ato akrobacione, do tė rrotullohet dhe do tė ‘aterojė’ nė kėmbė. Por mrekullia me macen do tė ndodhė vetėm nėse ky instikt ėshtė i zgjuar.

Njė tjetėr mace (nė njė TV-emision, ‘Candid Camera’) duke dashur tė hedhte shputėn nė dritare nga njė ulėse aty afėr, pėr arsyen se ka ‘keqllogaritur’ distancėn, bie pingul nė kokė. Instikti i saj nuk arrin ‘tė zgjohet’ me kohė… apo ēfarė ndodh tash me macen?! Lartėsia e dritareve nė njė dhomė, natyrisht, nuk ėshtė fatale pėr macet dhe ne vetėm do tė qeshim, por kjo mund tė ndodhė edhe gjetiu.

Edhe pėrkundėr surprizės, nė ato pjesė tė sekondės reagimi i maces ėshtė briliant. Senzorėt alarmojnė pėr tė papriturėn, pėr tė jashtėzakonshmen. Veshėt e saj dhe reflekset e muskujve sinjalizojnė se ajo ėshtė e informuar pėr tė papriturėn. Truri i maces me shpejtėsi marramendėse mund tė jetė bėrė gati; tė jenė aktivizuar senzorėt pėr baraspeshėn dhe mekanizmat balansues, e edhe ēdo senzor tjetėr qė mund t’i ketė njė mace, por pa rezultate. Nuk mund tė thuhet se kėto janė kryer nėn prezencėn e instiktit, apo si rezultat i tij. Instikti animalistik pėr mbijetim nuk ėshtė gjithmonė prezent, ‘i gatshėm nė katapult’ dhe tė aktivizohet kur hiper-senzorėt tė alarmojnė pėr njė nevojė tė tillė. Pėrndryshe macja do tė binte nė mėnyrė paksa mė tė kontrolluar nė dysheme, e jo ashtu siē u ‘turpėrua’ para kamerave. Tė thuash se lartėsia e vogėl nuk ishte e mjaftueshme, nuk qėndron, sepse macet edhe nga gjysmė metri lartėsi, preferojnė tė prekin tokėn nė kėmbėt e tyre, kurrėsesi nė kokė apo nė shpinė.

* * *

Nė zhargonin e shkencės, aq shumė gjėra ‘shpjegohen’ me fjalėn instikt. Shumė gjėra shkenca i merr si vrima nė njė ballinė muri, nėpėrmjet sė cilave nuk shohim me syrin tonė tė dobėt, s'na ndihmon dot lupa shkencore dhe detajizimet, dhe meqė muri mbetet i rrafshėt, i mbyllim fare. Tė gjitha tė tjerat qė arrihen tė rrumbullakėsohen disi me shenja e gjurmė tė dukshme, (por si gjithherė, duke u limitizuar nė kauzalitetin sipėrfaqėsor, dhe kuptohet, empirik) ne i fusim nėpėr tjera dosje, nė sirtarin qėndror tė shkencės. Kėshtu duke shpresuar, duke pritur mė vonė tė na sjellin lejlekėt tjera foshnje prej shkencash.

Realisht, ende pa zbardhur si duhet paqartėsi tė shumta, ne brohorisim, neve na huton, (we need a celebration) na tėrheq ajo qė kemi arritur vetėm se kemi pėrshtypjen; na magjeps ai oqean prej informacionesh ekzakte dhe truri ynė ‘shumė i vogėl’ nuk mund tė procesojė tėrė atė sasi informacionesh ndryshe, pėrpos me rrugėt e pėrshtatshme, qė ia kemi mundėsuar vetes, sipas proporcionalitetit tė akseptueshėm. Madje edhe kemi caktuar shkallė e grada pėr intelektin tonė, me skema IQ, koeficientin tonė poashtu ekzakt. Kemi sistemuar shumė togje informacionesh, kemi klasifikuar e veēuar ato nė panumėr degė e fushash interesimi.

Pėr t’ia dalur me atė oqean informacionesh na duhet tė ‘prodhojmė’ specialistė e ekspertė nė secilėn fushė veē e veē. Kjo nė vetvete ėshtė e natyrshme, fare normale. Ky ėshtė standard dhe s’ka pėrse tė habitemi, tė protestojmė, qetas apo zhurmshėm (ndaj kujt ta bėjmė kėtė?). Ne jemi kėshtu si jemi dhe pikė. Njeriu ėshtė i vetėdijshėm pėr kapacitetet e tij, ai sikur beson se qysh nė kromozom ka tė vulosur kodin i cili pėrcakton kapacitetin dhe mundėsitė e tij. Thjesht, pėr kėtė gjė ėshtė kujdesur Nėna Natyrė dhe ajo mbanė tė gjitha pėrgjegjėsitė. Thellė nė ne, tinėzisht (kjo vlenė pėr ata qė i besojnė Evolucionit) do tė ushqejmė shpresėn se sadopak rruga evolutive do tė sjellė pėrmirėsime nė kėtė drejtim.

Ndodhė tė hasim nė informacione statistikore ose nė njė aso kategorie informacionesh shkencore, qė mund tė klasifikohen si ‘kuriozitete shkencore’, e qė tė cilat pėrshembull thonė se njeriu neandertal shfrytėzonte trurin mė me efikasitet sesa njeriu i sotėm. Po tė loznin shah – thotė shkenca – njeriu neandertal do t’ia bėnte ‘mat’ (le ta hijeshojmė kėtė fjali duke thėnė) Karpovit, nė vetėm disa poteza!

Dhe, pėrkundėr intelektit tonė ‘tė vockėl’ ne megjithatė shpallim gjysėm-njeriun triumfator me dituritė qė posedon dhe i shfrytėzon. Me kėtė i japim tė drejtė asaj gjysme tė ushtrojė trysni mbi krejt ato qė nuk janė tė kapshme, qė s'mundemi t'i sqarojmė dot.
Duke mos hyrė mė thellė nė kėtė mal, ne do ta bėjmė njė pyetje tė thjeshtė: A kemi tė drejtė ta bėjmė kėtė?
A kemi tė drejtė tė mohojmė gjysmėn tjetėr tė njeriut vetėm se jemi tė vegjėl pėr ta zbėrthyer fije e pėr pe? Vetėm se nuk mundemi tė montojmė e ēmontojmė mostra kur tė na teket, si maketat e modelet e ‘shpikjeve’ materiale prej gjėsendesh. A kemi tė drejtė tė shurdhojmė zėrat e zemrės sonė nga ‘zhurma’ euforike e suksesit material, nga satisfaksioni qė na mundėsohet prej botės pėrjashta por edhe prej tundimit egoist ekzistencial, si qenie-individ pėrbrenda rrethit mė tė jashtėm si qenie-kolektive.

Ne mund tė shpallim pa problem gjysmėn e planetit tonė xhungėl, si tė pashkelur, tė padepėrtueshme, por ne nuk bėnė ta mohojmė atė, jo vetėm pėr faktin e tėrėsisė sė planetit si trup, nė kuptimin gjeo-fizik, por edhe pėr arsye se proceset e ndryshme nė tė janė gjysma tjetėr vitale pėr egzistencėn e planetit. Ajo gjysmė, ashtu e panjohur, e pashkelur, si zonė e padepėrtueshme, ėshtė baraspesha, ėshtė thjesht njėra nga gjysmat qė pėrbėjnė njė tė plotė.

Kėtu, nė kėtė lajthitje nis matematika jonė pėr njeriun. Kėtu zėn fill ekzaktologjia jonė foshnjarake. Kėtu nis verbėria jonė tė cilėn e ushqejmė me predikime pėr suksese nė kohėn e bujshme, nė kohėn e vrapit, nė kaosin e gjallimit urban tė krijuar nga ne vetė nė emėr tė modernizimit, nė kthetrat e ftohta tė grykėsisė, tė humbur nė mjegullėn e avujve tek ziejmė nė kazanin gjigant, duke lozur bixhoz me shėndetin ambiental, ekologjik tė planetit, duke shkaktuar debalansimin e ekosistemeve, nė emėr tė rritės sonė atomike, tymtarėve tė grykėsisė e tė monopolizimeve teknologjike, nė vorbullėn e stresit dhe depresionit, duke rendur e ngarendur si tė marrė mbrenda strukturės shoqėrore tė stėrngarkuar me rregulla e kondita, me varietete tė pafund dogmash, hendeqesh, dilemash e trilemash, gabimesh historike, kufijsh fizikė, real e tė imagjinuar, paragjykimesh raciale, religjioze, filozofike, pėrkatėsish e gjenezash, kombesh e kombėsish, klanesh e elitash, kastash e mezokastash, nė kėrkesat dhe pangopsinė e paskajshme, nė shtytjen pėr dominim mbi elementin tjetėr ‘numėr’, tė sojit e tė josojit, nė tokė e nė ujė, ēdo gjė qė ndodhet jashtė rrezes relativiste tė veprimit tonė, e cila poashtu ėshtė ‘imponuese’ por e justifikueshme me ligjet e ashtuquajtura tė natyrės pėr mbijetim.

* * *

Parafytyroni dy pleq tė urtė, ta zėmė Mixha Fejzė e Xha Vasili tek takohen dhe ndėrrojnė nga njė llaf ulur rrėz zabelit. Duke mbėshtjellur nga njė duhan e duke iu pėrgjegjur njėri-tjetrit nė ato pyetjet e ēiltėra nga zemra, pėr shėndetin, fėmijėt, hallet... Dalngadalė ata zhyten thellė nėn valėt, nė ujėrat e diskusionit. Nė njė moment tė caktuar humbin ndjenjen pėr kohėn, pėr hapėsirėn… Nė vlugun e bisedės ata janė tė shkėputur pjesėrisht nga realiteti, e gjitha ēfarė ndodhė, pėrceptimi, shkėputja, balansimi… janė nėn kontroll tė vetėdijes. Tė gjitha konstantat pėrthithen, humbin ose edhe pėrshfaqen rishtas nga vetėdija e tyre.
Ēka i mbanė ata aq tė pėrafėrt me ndjesitė reciproke, ēka iu shėrben atyre si orientir pėr t’u bazuar nė logjikėn e fjalėve, nė rrjedhėn e mirėfilltė tė realitetit? Ku gjendet e vėrteta funksionale nė rastin e kėtyre tė njohurve tė pėrmalluar? Sigurisht, nė reflekset dhe vibracionet e fushės sė tyre mentale... E ‘vėrtetė’ gatuar me energji tė kulluara tė vetėdijes.

Ata s'kanė nevojė pėr doktrina e as pėr njohuri shkencore qė ta njohin ‘tė vėrtetėn’, ata kanė ndėrdijėsimin prezent e tė fuqishėm se ‘tė vėrtetėn’ e kanė aq tė afėrt. Thjesht, ata janė vetė e ‘vėrteta’. Vetėdija ėshtė e ‘vėrteta’ sepse vetėdija ėshtė vetė njeriu, fuqia qė dimenzionalizon tė vėrtetėn, qė e ndjenė atė. Pėr tė qenė njeri e qartė ėshtė se nuk duhet shumė, krejtė ēka kėrkohet ėshtė tė kesh vetėdijėsinė. Ndėrsa e vėrteta subjektive si e ‘vėrtetė’nuk vjen nga jashtė… Pėrkundrazi, ajo duhet ta pushtojė tė jashtmėn. Nga jashtė vijnė informacionet mbi pjesėzat e mozaikut-jashtėsi. Varet nga ne; respektivisht nga shumė faktorė tė tjerė bashkėndikues (stadi mental, fuqia analitike, ushqimi informativ, etj.), se si do ta kompletojmė pasqyrėn-mozaik tė realitetit.

E vėrteta gjithmonė do tė ndodhet brenda nesh dhe do tė ‘burojė’nga ne. Ngjashėm me Diellin, drita e tij pushton errėsirėn e gjithėsisė. Dielli nė sensin si yll, nuk do tė ketė kurrė nevojė pėr dritė.

Vetėdija ėshtė ēelėsi i tė gjitha dyerve. Pasqyra e kthjellėt e kuptimsisė nuk mund tė jetė ‘aq e kthjellėt’ pa vetėdijen, si stad mė i lartė i intelektit. Dhe, si mrekulli, ky intelekt nuk operon me mekanizma por thjesht ‘vetėm’ me energji tė kulluar. Sėpaku, jo me asnjė lloj mekanizmi qė njeh shkenca.

Vetėdija do tė jetė njėra nga fushat finale nė tė cilėn (si fushė studimi) shkenca nuk mund tė aspirojė. Jo vetėm pėr faktin se vetėdija si stad i pėrkryer i procesit mental, nuk ėshtė materiale. Shkenca do tė bėjė ēmos pėr t’i dhėnė asaj natyrėn e mekanizmave, sepse pėrndryshe mė tej nė kėtė rrafsh shkenca pushon sė ekzistuari. Aty flenė edhe vetė shkenca si kuptimėsi. Ēdo shkelje nė portat e saj rezulton nė paradoks.

Vetėdija nuk ėshtė ‘memory’ lidhur me procesorin nė ‘motherbord’ e me elementet tjerė tė njė sistemi. Ēdo gjė qė nuk ėshtė materiale mund tė quhet, tė ketė emrin ‘mekanizėm’ por a ėshtė vėrtetė mekanizėm ? Truri, pėrbėrsit e tij janė vėrtetė instrumente organike, kallėp, sikur qė janė edhe ēipat inorganikė, dhe janė binarė pėr ngarkesat, impulset qė bartin. Sintezė superfunksionale e materies dhe jomateries por jo pėr hir se intelekti nuk mund tė ekzistojė vetėm apo se i duhet tė ‘pushojė nė prehėr’ tė materies. Intelektit nuk i duhet medoemos materia. Intelektit i duhet energjia dhe kėtė energji prapė nuk do tė thotė se duhet ta absorbojė nė interaksion direkt me materien. Mund tė jetė edhe krejt ndryshe. Tė themė kėshtu, nė njėfarė dore, ma mundėson edhe vetė fizika kuantike.

Dhe nėse njė diēka (si operand absolut) karakterizohet si jomateriale, e cila gjė hedh kuptimin ‘egzistencė-njeri’ nė tjetėr stad specifik, si mund tė lajthitet njeriu me shkencat e veta se impulsi jetėsor ėshtė ‘lėvizje’, sikur lokomocion mekanik universal. Jeta nuk ėshtė interaksion i ‘accessories’ tė njė aparati bio-mekanik tė cilat kur tė vendosen secila nė vendin e vet me ligjet e fizikės, fishkėllejnė ty-ty-ty apo thėrrasin eureka. Njė diēka e ndėrtuar shkencėrisht edhe do tė lėvizė, por vėrtet ėshtė vetėm lėvizje. Manipulimi i kodit gjenetik (nė bazė tė informacioneve tė cilat janė paradefinuar nga dikush tjetėr), ėshtė vetėm manipulim. Njė qelizė s’do tė ‘jetojė’ sepse manipulohet me kushtet dhe materien. Jeta nuk ėshtė ‘njėsi’, jeta mė parė mund tė jetė ose ėshtė ‘konstantė’.

A mund tė manipulojė njeriu me konstantat? Konstantat nuk janė tė domenit tokėsor, as tė atij galaktik… (pėr kėtė pajtohemi tė gjithė, pėr kėtė pajtohej edhe Ajnshtajni). Konstantat s’mund tė kapėrthehen as me imagjinatėn, mbase.
Nga afro tridhjetė galaksi qė njeriu pretendon se din pėr to, ai as me imagjinatėn mė tė skajshme s’ka shkuar mė larg se galaktika e vet. Nė asnjė literaturė fantastike, nė asnjė krijim. Njeriu mund tė pretendojė, por ēdo qasje do tė jetė ordinere. Tė thuash se kjo ‘imagjinatė i takon njė bote tjetėr’ ėshtė fare lehtė, por a ėshtė ashtu? Nė ‘Star Trek’ anijet fluturojnė me shpejtėsitė hipotetike prej disa varp-njėsive, por nė hartėn galaktike tė ndarė nė katėr ‘kuadrante’ njihet vetėm njėri kuadrant. Aty janė tė tėrthoruara tė gjitha racat, qeniet, civilizimet protagoniste. E gjithė storia zhvillohet nė vetėm njėrin kuadrant. Brenda njė galaktike tė vetme. Fantazi skajshmėrisht e bujshme, por megjithatė e ‘kufizuar’. Kėshtu qė, ‘the final frontier’ ose shkuarja ‘atje ku askush nuk ka qenė kurrė mė parė’ si moto e flotės eksploruese tė konfederatės, nė kuptimin kozmik megjithatė del qesharake.

Njeriu s’ka kapacitet pėr ‘njohje’ jashtėdimenzionale. Protagonisti ‘Q’ ėshtė njė ‘messenger’ i tė panjohurės, i mbinatyrales, apo ndoshta i Zotit. Ne mund ta quajmė si tė na teket, mirėpo ne s’do tė harrojmė faktin se edhe atje larg nė kohė, nė ‘stardate-n’ hipotetike, sikur dikush nė heshtje dhe pandėrprerė iu flet: Shumēka do tė njihni por ju s’mund tė dilni jashtė ‘njohjes’ pėr ta piketuar ‘vetė njohjen’ nga jashtė. Si zogu pasi tė ketė dalur nga veza.
Prapė, le tė pyesim edhe njė herė: A mund njeriu tė manipulojė me konstantat?

* * *

Nėse paska evolucion nė Tokė i cili nė pėrpjestim tė drejtė qenka i lidhur pėr konstantėn kohore atėherė kjo duhet tė vlejė edhe nė gjithėsi. Kjo vlenė pra pėr ēdo cep tė gjithėsisė, paēka se ne as qė mund tė imagjinojmė se ku ndodhet ndonjė cep apo ēka ėshtė cepi kozmik.. Nėse koha lėka ‘gjurmėt e saj’ nė ēdo gjė, ajo pra do tė ndryshoka qenien njerėzore, e deshti njerėzimi kėtė apo jo. Pėr njerėzimin njė milion vjet janė tepėr shumė por nė kuptimin kozmik numri njė milion mund tė jetė njė minutė tokėsore. Tņkėsorėt nuk e dinė se ku do tė gjenden pas njė milion vjetėsh (tokėsore).
Por a mund tė jenė konstantat ‘rastėsi’ ose derivate tė njė fenomeni spektakular tė rastėsishėm?

Tė besosh se tė gjitha mrekullitė e kozmosit tė pafund janė rastėsi ėshtė njėjtė sikur edhe tė mos besosh. Tė besosh nė teoritė pėr hapjen ose nė ato pėr ngushtimin e kozmosit ėshtė njėjtė sikur edhe tė mos besosh. Me asnjėrėn njerėzimi nuk e zgjidh asnjė problem, asnjė dilemė shkencore-filozofike. Por kjo nuk do tė thotė se ne s’duhet tė besojmė nė diēka.

Nėse paralelizojmė besimin (nė kuptimin religjioz tė kėsaj fjale) me besimin nė zgjerimin e kozmosit pas njė Big Bang-u (dhe nėse kjo e fundit ėshtė lansuar nga qarqe shkencore), do tė shohim se qė tė dy variantet qėndrojnė nė tė njėjtin rrafsh. Njeriu me tė gjitha njohuritė e shkencat duhet tė ‘kuptojė’ se ndodhet nė njė kafaz kozmik rrethuar me konstantat, apo me murin qė nuk mund ta ketė nėn kontroll. Nė njė kafaz brenda… le tė themi brenda ‘botės sė dikujt tjetėr’, jo si diēka argėtuese ngjashėm me papagajtė, por sepse si specie kėrkon kushte tė veēanta. Unė themė kafaz meqė nuk ėshtė nevoja pėr shpikjen e ndonjė emri tjetėr. Emrin kafaz e ka pėrdorur edhe shumėkush mė herėt. Pėr mė tepėr, ky shkrim nuk ėshtė ‘shkencor’, ky shkrim ėshtė pėrsiatje personale filozofike, nuk pretendon asgjė, andaj as qė ėshtė nevoja pėr tė shpikur emra.

Kuptohet, askush nga ne vdekatarėt nuk mund tė japė njė pėrkufizim definitiv nė lidhje me gjėrat qė nuk janė tė ‘tijat’. Nė fakt, ēka i takon njeriut apo atij i takon gjithēka sepse ai ėshtė e gjitha ēka mund tė jetė: Krijues, shpikės i formulės ‘gjenezis’ nė nguti duke pėrdorur antimaterien… e cila formulė ashtu-kėshtu do tė dėshtojė, Zot i mirėfilltė, absolut, Sulltan i Universit… Ne mund tė spekulojmė nė njė milion variante.

Nga ana tjetėr, e vėrtetė ėshtė dhe kuptimplote tendenca e pėrjetshme pėr ngritje ose lartėsim tė frymės humanoide. Duke pėrkrahur dhe duke konsulltuar energjitė pozitive, duke ndjekur mostra pozitive tė rregullit. Duke tentuar ose duke ngritur nė shkallė mė tė lartė vetėdijen humane (si individ e me kėtė edhe atė kolektive), duke synuar pėr kontroll tė plotė dhe shfrytėzim tė baraspeshės shpirtėrore, fizike e mentale (control of your mind, your body and your soul).

Padyshim, kėso gjėra qenia humane mund t’i arrijė nė konsulltim tė pėrhershėm apo tė pandalshėm me botėn e ‘brendshme’ tė tij, e jo duke mohuar atė. Duke katalizuar krijimin e shablloneve gjenetike trashėguese, duke i prirė pra evolucionit trans-human si qenie mė e komplikuar drejt cakut apo plotėsimit tė misionit transuniversal. Kėtė mund ta kryejė kur tė ‘jetė i denjė’, kur tė arrijė tė ketė nėn kontroll ēdo impuls energjie nga qenia e tij.

Le tė bėjmė njė ekskurzion…

Le tė pushtojmė jo vetėm Marsin por edhe tė gjitha galaksitė qė i shohim me Huble apo i supozojmė, le tė shkojmė sa tė doni larg, edhe me trilionė parseka e tė udhėtojmė me shpejtėsinė e dritės (pra, shpejtėsinė mė tė madhe si konstantė kozmike qė pranon shkenca tash pėr tash), ne nuk do tė jemi mė afėr asgjėje pa besuar nė misionin tonė. Sepse edhe atje, sado larg qė tė jetė (the final frontier…), edhe atėherė kur tė gjitha kėto tė arritura tė klasifikohen si tė kohės sė gurit, ne do tė jemi ‘tė vegjėl, nėn mbrojtjen e dikujt’.

Teoritė e Ajnshtajnit, shikuar edhe vetėm nga fryma shkencore shkojnė shumė larg, por ato kanė edhe njė ‘gjysmė’ tjetėr tė cilėn, natyrisht, shkenca nuk mund ta pėrfillė. Prapseprap, mė vjen tė qesh kur lexoj konkluzionet e tashme shkencore, gjatė matjeve dhe venerimeve lidhur me lėvizjen dhe zgjerimin e kozmosit, bazuar nė matjet e dritės, kalkulimeve tė shpejtėsisė sė saj dhe hapsirės qė ka kaluar qysh nga burimi i ‘supozuar’.

Paramendoni njė hapėsirė dhe njė materie tė ngjeshur aq shumė, deri nė singularitet dhe derisa masa e asaj materie ka tejkaluar ēdo kufij si e ngjeshur, tė ndodhė njė super-eksplozion. Dhe hop, u nis gjithėsia me ēdo gjė qė dimė e shohim, por sesi gjithmonė harrojnė tė shtojnė… edhe me ēdo gjė qė ‘nuk dimė e nuk shohim’. Apo kjo duhet tė jetė e vetėkuptueshme. U nis gjithėsia ku? (Vėrtetė, kjo teori nė vetvete ėshtė shumė mė e komplikuar dhe nuk mund tė minimalizohet kėshtu, por ky minimalizim ėshtė thelbi).

Tė tillė teoricienė supozojnė se konstantat u dashkan tė jenė aty pėr sy tė zi… qė tė kemi ku tė mbėshtesim teoritė tona. Na duhet materia (tek ashtu, nga hiēgjė), hapėsira, e qė nė kėtė rast e njėjta hapėsirė shihet qartė se ndodhet brenda-pėrbrenda njė hapėsire absolute… sepse pėrndryshe nuk ka kuptim as si teori.

Kėso gjėra (nė kėtė frymė) mund t’i pėrshkruhen njė galaktike e edhe nė fund tė fundit kėsaj teorie nė emėr tė dialektikės, por jo si teori e ‘krijimit tė kozmosit’ sepse nuk mund tė ndodhė pa qenė e varur nga ligje e rregulla, nuk mund tė ndodhė pa ‘konstantat e Ajnshtajnit’ qė ai i kėrkon me ngulm si shkenctar por jo edhe si qenie qė beson nė ‘diēka’. Nuk mund tė ndodhė nga ‘hiēgjė’ siē pohojnė mbrojtėsit e kėsaj teorie, sepse nuk do tė ishte as pėrafėrsisht ‘shkencė’, por sharllatanizėm superficial Kozmosi ėshtė tejet i komplikuar pėr tė qenė rastėsi rregullash e konstantash, apo ndoshta edhe ėshtė sepse na duhet.

Dhe askush nuk na ndal tė imagjinojmė ‘imagjinacione logjike’ mbėshtetur nė njohuritė apo sipas mostrave, ligjeve fizike e kozmike. Nėse s’na pjell mendja diē, ne prapė mund tė anojmė dikah, pėrshembull tė pėrkrahim verzionin e hapjes sė kozmosit, anipse ka edhe aso teori qė ‘teorizojnė tė kundėrtėn’. Vonė nuk bėhet.
Se kur do tė vėrtetohen pėr tė qenė shkencė e kristaltė apo se kur do tė jemi nė gjendje tė fillojmė me eksperimentimet, kjo s’duhet tė na mundojė aq shumė tash pėr tash.

Pra edhe shkenca beson nė supozime si lėndė me tė cilėn merret. Nuk e konfirmon si diēka tė kryer, si diēka qė duhet futur nė xhep, por merret me tė. Sepse pėrndryshe nuk do tė bėhej asnjė hap pėrpara. Shkencės i prijnė supozimet dhe imagjinata e njeriut. Natyrisht, shkenca ka shpikur terma shkencorė qė do t’i duhen pėr ‘sqarime’ nėpėr magazinėt a la science digest, lidhur me avansimet ose gjendjen aktuale tė fuqisė teorizuese tė njerėzimit, pastaj emra origjinalė, shifra, kode, formula, etj. etj.

Por ēka pas ‘singularitetit’?

Si ėshtė e mundur kjo: ēdo gjė qė kullufitka njė Vrimė e Zezė nuk egziston tutje. Aty u zhdukėka ēdo gjė… Ose edhe nėse egziston, s’ka shans e as mėnyrė qė t’i biem nė fije: si, qysh, ēka, pėrse ? Pra nėse shkenca arritka tė sqarojė ēdo gjė jashtė, aty herėt ose mė vonė, humbėka pa kthim. Vajė halli pėr kozmosin kur njė ditė tė mbetet pa shkencėn tokėsore. Pastaj mos vallė njė Vrimė e Zezė qenka njė Stargate, njė lloj porte ndėrdimenzionale ?! Si ta vėrtetojė njeriu i gjorė kėtė?

A mundet shkenca tė prodhojė ‘kohėn apo hapėsirėn’ kozmike (mė duhet tė shprehem pikėrisht kėshtu anipse tingėllon banale, pasi qė shkencėtarėt besojnė se teorikisht, ndėrtimi i njė ‘vrime tė zezė artificiale’, ėshtė i mundur) ?
Pėrgjegjja ėshtė mėse e qartė. Sepse shkenca ėshtė vetė derivat qė pushon nė ato rrafshe. Sepse ėshtė klithmė e njė intelekti i cili varet drejtpėrsėdrejti nga koha e hapėsira. Sepse ėshtė mrekulli e materies organike qė ka evoluar dhe do tė evoluojė edhe mė tutje (kjo sipas vetė parimeve tė shkencės). Sepse shkenca ėshtė klithmė intelektuale e njė qenie ‘aq tė thjeshtė’ qė s’mundet dot as pa ujin. Se pėr dritėn as mos tė flasim, apo pėr diē tjetėr. Tė asaj drite qė duhet tė burojė nga njė yll i vendosur tek ashtu, rastėsisht nė largėsi optimale, mjaftė larg sa pėr tė mos e shkrumuar… por edhe mjaftė afėr sa pėr tė mos u akullzuar gėzhoja e tij prej shtėpize.

Ēfarė mrekullie me kėta toptha tė sistemit Diellor, sikur tė ishin toptha biliardoje nė njė laborator supershkencor, nė Tokė. Ēfarė rregulli, ēfarė koinēidence…

Nėse tėhollojmė edhe pakėz kėtė koktej… duke u bazuar nė natyrėn dualiste tė kozmosit mė parė mund tė flitet pėr gjithēka tjetėr, sesa pėr ‘rregull’. Rregull mund tė quhet, por gjithsesi ėshtė rregull i krijuar me ‘luftė’. Baraspesha mbahet dhe ėshtė rezultat pikėrisht i kundėrshtive. Qysh nė atom elektronet ndjekin njėri-tjetrin dhe le tė themi… grushtohen si njėsi tė kundėrta, negative dhe pozitive, nė tė njėjtėn kohė duke prodhuar harmoninė, dansin fundamental tė harmonisė. Vetė njeriu i ndarė nė pole, pėr tė ‘krijuar’ jetėn i duhet tė ‘futė nė valle’ gjysmėn tjetėr… Amshueshėm, ndėrmjet zjarrit dhe akullit, Ikarus qė duhet ta gjejė balansin. I gjithė kozmosi ėshtė amshueshėm nė kėtė valle misterioze, ‘valle e kundėrshtive’, terri dhe drita, zjarri dhe akulli… dhe sisteme analogjike tė panumėrta, sa yjet. Nuk duhet tė jesh shkencėtar pėr tė konkluduar se legjendat e ndėrtuara me ‘kėso thupra e baltė’ pėrmbajnė nė thelb njė tė vėrtetė tė pakontestueshme. Ana tjetėr, se cilės filozofi tokėsore do t’i pėrshtaten mė shumė kėso kėndvėshtrime, prapė ėshtė ēėshtje tjetėr.

* * *

Hapėsira, materia e koha janė vetė muret e atij kafazi qė njeriu njeh si univers. Kafaz ėshtė edhe vetė vartėsia e tij pėr tė funksionuar vetėm me ndihmėn e armorit material. Njeriu, s’prishka punė, (nė emėr tė ‘fantastikės shkencore’) tė supozojė se nė Mars jetuakan gjallesa tė gjelbėrta, me sy tė mėdhenj e atavizma, por nuk bėka kurrėsesi tė supozojė nė emėr tė filizofisė, apo tė besoj nė emėr tė njė religjioni, se mundėsia pėr tė jetuar edhe pa mbėshtjellėsin material, ekziston poashtu. Pse u dashka medoemos t’i besojmė shkencės kur shpirti ynė ėshtė vetė nė gjendje t’i paraprijė asaj. A mos ndoshta Njutni njėherė e mati gravitacionin e pastaj i shkoi mendja tek ai. Apo ndoshta njėherė i prodhuam satelitėt, telefonat mobil e pastaj filluam tė shkruajmė duke ‘udhėtuar nėpėr kohė’ pėr t’i botuar artikujt e romanet si literaturė fantastiko-shkencore nė tė kaluarėn?

Njeriu mund tė eksplorojė e tė gjurmojė pėrbrenda kafazit edhe atė pjesėrisht, sepse edhe po tė transformohej nė foton drite e tė mund tė udhėtonte me shpejtėsinė e dritės pėr tė gjurmuar misteret e kafazit tė tij, do t’i duheshin miliarda vjet-drite pėr tė kapėrcyer prapė vetėm njė pjesė nė kuptimin hapėsinor. Ēfarėdo shifre, numėr qė pėrmendim, si kėsaj radhe ‘miliarda’ ėshtė vetėm sa pėr tė ushqyer me logjikė supozimet tona, sepse kozmosin nuk mund ta kapėrthejė dotė as imagjinata e njeriut. Mė vjen keq pėr shkencėtarėt, por jo edhe aq shumė, ngase edhe ata e dinė se kjo ėshtė e vėrtetė.

Teoritė pėr lakimin hapėsinor nga masa e trupave nuk i ndihmojnė njeriut tė lakojė hapėsirėn ne kafaz pėr t’i vėnė ndėrskamcėn fundamentit se ‘rruga mė e afėrt nga njė pikė nė pikėn tjetėr ėshtė njė vijė e drejtė’, pra duke lakuar vijėn hapėsinore dhe duke bashkuar skajet e saj nė njė pikė, tė cilėn ta pėrshkojmė tek ashtu dhe hop... kėrcim ndėrdimenzional apo kushedi ēka..., nėpėrmjet njė ‘vrime tė zezė’ artificiale, nėpėrmjet objektit apo ‘fenomenit mė shkatėrrues qė njeh’ shkenca tokėsore. Objektit nga i cili, kur tė ketė rėnė nė tė, nuk mund tė shpėtojė as vetė drita.
(Teoritė pėr shėtitje ndėrdimenzionale ose aso tė ‘udhėtimeve’ pa lėvizur fare vendit janė klithma edhe mė tė mjeruara dhe nėse duhet tė besoj nė to, atėherė unė do tė besoj edhe nė magjinė e llambės sė Aladinit dhe thjesht do tė kėrkoj ndihmė nga ajo).

Por nuk ka asgjė tė keqe nė asnjė teori. Ēka do tė na hynte nė punė truri ynė kur nuk do tė teorizonim e ėndėrronim ?
Dikush edhe beson nė ato teori. Pse jo ? Dikur besonin pėrshembull nė ‘teorinė e Zeusit’, e sot besojmė nė ‘teorinė e joekzistencės sė njė Zoti absolut’ apo nė atė tė ‘ekzistencės sė kėtij Zoti’. Dikush do tė shpall ‘zoti ka vdekur’ por dikush do t’ia kushtojė secilėn frymė e edhe dhjetė jetėra po t’i kishte, atij.
Ne mund tė mbrohemi nėse nuk besojmė apo besojmė me njėqind teori tjera, tė cilat i kemi tė gatshme apo i shpikim. Ne mund tė bėhemi shkencėtarė bie fjala pėr tė ‘kundėrshtuar teorinė e ekzistencės sė Zotit’, por krejtė kundėrshtitė tona dhe ekzistenca, nė fakt janė njė impuls kohe kozmike. Njerėzit kanė tė paracaktuar edhe kohėn ekzistuese njėjt sikur e kanė edhe yjet, dhe kjo iu dhemb sepse janė tė vetėdijshėm pėr kėtė.
Sa i madh ėshtė si yll, le tė marrim si shembull Betelgesin, nė krahasim me planetin tonė. E gjithė ajo masė marramendėse dhe energji... e tutje edhe njė galaktikė apo sistem galaktikash mbahen nėn kontroll sikur qė mbajmė ne reaktorėt bėrthamor nė Tokė, pa u ‘tendosur’ aq shumė. Ai yll gjigant do tė vdes dhe ato procese bėrthamore… ai ‘vullkan’ i pashtershėm energjie qė do tė vėnte nė lėvizje njė milion botėrash mekanike e shkencash tona. Do tė vdes sė bashku me njeriun njė ditė. Ēfarė analogjie fatalistike, ēfarė matematike e pakompromis!

Dikush sikur tallet jo vetėm me ne por edhe me yjet! Nuk ėshtė tallje nė kuptimin tokėsor por nė kuptimin kozmik. Kėshtu diēka nuk i ka hije as Nėnės Natyrė e cila e ka zėnė tė arsyeshme qė lisat apo breshkat tė jetojnė treqind vjetė, kurse njeriu njėqind. A nuk ėshtė ‘pėrbuzje’ pra, apo diskriminim ndaj kėsaj race prej qenie qė mund tė jetė apo tė vetshpallet Zot. Qė din tė trazojė epruvetat pėr klonim si kur rrahim vezėt nė tigan. Qė ka blinduar fuqinė e atomit nė njė ‘strajcė sa shalqini’. Qė din dhe mund tė krijojė kushte pėr jetė nėpėr konzerva apo vilash pushimi prej stacioneve kozmike, etj. etj.
Njeriu mbanė shumė gjėra nėn kontroll dhe atė me efektivitet tė jashtėzakonshėm. Kjo ėshtė fakt. Prandaj nuk ėshtė pa shkas kjo mėnyrė habitore e konkludimit: Sa lehtė tė mbahen nėn kontroll sistemet qė i ke krijuar vetė!

Ēfarė dėmi do t’ishte t’i ndodhė ndonjė fatkeqėsi planetit tonė, pėrshembull sikur nė filma, ta kaplojnė rrebeshe meteorėsh gjigantė apo edhe mė keq, tėrė sistemi diellor tė ērregullohej, tė eksplodojė tek ashtu ylli ynė prej Dielli, apo… mos tė lodhi kokėn tutje. Do tė zhdukeshin tė gjitha njohuritė e njeriut fatkeq i cili nuk arriti tė pushtojė ndonjė sistem tjetėr ku do tė ‘inkubonte’ vezėt e veta. Do tė shpėtonin vetėm ata tė cilėt rastėsisht iu qėllon tė ndodhen jashtė dhe larg sistemit tonė diellor. Nė ndonjė anije eksploruese, tė fjetur nė ‘gjumin hibernetik’. Ēka nėse nė anije nuk ndodhet njė datotekė gjithėpėrfshirėse e njohurive tokėsore? Ēka nėse aty nuk ndodhet ndonjė shkencėtar universal prej gjeniu? E pat puna e kozmosit!
Ajnshtajni (si shembull prej shkencėtari) besonte nė ‘krijuesin absolut’ por jo sipas kuptimit religjioz apo siē janė institucionalizuar sot besimet, ai besonte nė mėnyrėn e vet (kjo, kuptohet lexues i nderuar i kėtij shkrimi, ėshtė si thėnie mėse e ‘guximshme’ e imja).
Nė lojėn pėr tė kuptuar “gjuhėn e krijuesit” ai madje tallet nė kurriz tė shkencės duke konkluduar se “imagjinacioni vlenė shumė mė shumė se dituritė”. Ai ka vėnė nė lėvizje makinėn e imagjinatės, duke bredhur andej e kėndej jo pėr t’i dalė zot shkencės si shkencėtar i pėrbetuar, por si filozof i arsyeshėm, duke provuar tė kuptojė sa mė shumė qė tė jetė e mundur ‘gjuhėn e krijuesit’. ‘Aty ku ka gjetur pak kuptim, pak logjikė, ėshtė ndalur dhe ka provuar tė ndėrtojė aparatin matematik dhe eksperimental pėr tė pasur ku tė bazohet shkenca’. Ajnshtajni thjesht ka besuar qė kjo arie e mrekullueshme prej jete dhe kompleksiteti i kozmosit nuk janė kurrsesi rastėsi apo ligje tė rastėsishme konstantash.

Edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton si president i njė superfuqie prej ngrehine shtetėrore, qė pati nderin tė njoftojė zyrtarisht mbi suksesin e GENOM-projektit, u shpreh pak a shumė me fjalėt qė unė do t’i bėjė simbolike; “se njeriu ėshtė afruar njė shkallė tutje duke lexuar librin e shkruar me gjuhėn e krijuesit”. A nuk e dinte presidenti i nderuar se pėrse i drejtohet mbarė njerėzimit me ato fjalė (jo vetėm amerikanėve apo vetėm evropianėve e kinezėve). A nuk qėndrojnė pas atij projekti shkencėtarė nga shumė vende dhe hallka tė teknologjisė moderne kompjuterike?
Sot pra, as shkenca nuk e mohon religjionin… sepse ēdo pėrpikmėri a precizitet shkencor nė makrokozmos apo mikrokozmos ėshtė e parakurdisur, ėshtė e parallogaritur, ėshtė bėrė hazėr pėr njerėzimin.
Njerėzimit i mbetet tė hulumtojė, tė gjurmojė me metodat ekzakte tė shkencės, mirėpo jo tė hutohet nga ajo. Njerėzimit i mbetet tė mėsojė si kolektivizėm inteligjent dhe mbase kjo ėshtė njė privilegj i llojit tė vet. Poashtu njeriu si qenie e vetėdijshme ėshtė shpallur ‘mbret’ i tė gjitha botėrave, jo vetėm nga ai vetė. Dhe askush nuk ia cenon integritetin prej prijėsi. Se njeriu duhet tė ‘mėsojė’, kėtė nuk na kėshillon vetėm shkenca, kėtė e gjeni edhe nė ēdo libėr tė shenjtė. Gjurmoni, kėrkoni dhe do tė njihni madhėshtinė…

Njerėzimi mund tė mėsojė shkallė-shkallė. Etapa tė caktuara duhet tė pėrplotėsohen nga ‘lėshimet eventuale tė sė kaluarės’ me leksionet apo ‘orėt e mėsimit’. E kaluara mund tė jetė edhe e tashmja, edhe e nesėrmja. Njohuri tė larta kėrkojnė kushte qė duhet tė plotėsohen. Nuk bėnė tė rrėshqitet, nuk bėnė tė ndodhin gabime ‘katastrofale’. Njerėzimi duhet tė piqet e tė ‘mos keqėkuptojė’ fuqinė qė ofrojnė njohuritė. Sa mė shumė njohuri aq mė shumė ‘power’ besojnė tė gjithė liberalistėt futuristė, dhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė, kjo gjithėherė ka qenė kėshtu. Kėtė e dinin edhe faraonėt...
Le tė bėjmė njė ilustrim duke supozuar se njė grup dijetarėsh inkas gjejnė njė objekt tė ēuditshėm tė cilin ne do ta njohim menjėherė, si bombė atomike. Tė supozojmė se ajo bombė ka ngarkesė eksplozive pėr tė shkatėrruar gjithė planetin dhe se vetėm njė mekanizėm i thjeshtė gjendet nė tė pėr tė aktivizuar detonatorin. Nga kureshtja ose edhe nga ‘pasioni eksplorues’, ndonjėri prej tyre mbase edhe do tė kishte shtypur butonin.
Pra, Inkasit nuk patėn njohuri pėr blindimin e fuqisė madhėshtore - fuqisė atomike. Nuk e pat asnjė civilizim tjetėr nė atė kohė, sepse njerėzimi duhej tė kalonte nė njė etapė tjetėr, nė njė tjetėr ‘orė mėsimi’, armatosur me njohuri tė mjaftueshme pėr tė ndjekur mėsimet tutje.

* * *

Shkenca e shekullit XXI padyshim do tė mbetet ende vetėm njė hutim i njerėzve nga bujshmėria ekzistenciale, vetėm njė uaav… dhe habitje momentale pėr ekspanzionin dhe triumfin e pėrkohshėm.
Ē’do tė bėjė njeriu kur tė jetė ngopur me ‘high-tech-revolucionin’ e mileniumit tė tretė?! Kur tė automatizohet ēdo gjė qė nga dhoma e gjumit e deri nė kafe-biliardon aty pranė nė lagje? Nuk po lėmė pas dore as mundėsinė e ndėrtimit tė androidėve. Shėrbėtorė nga aso qė as mendja nuk mund tė na shkojė. Aso qė do tė kujdeseshin pėr depilimin, pėr qimet e mbetura nė banjo, pėr thonjtė e zonjushave dhe pėr frizurat e kėlyshėve tė dashur tė tyre, aso qė kanė njėmijė e njė ‘gadgets’ e qė mund tė shėrbejnė si shoferė, frizerė, rrobaqepsė, gjellėbėrės, pastrues, etj. etj. Madje edhe androidė-mjekė univerzalė e aso tė specializuar, pse jo qyshkur mjekėsia ėshtė shkencė ekzakte. Apo tė “frankeshtajnave” bio-digjitalė… Nuk po harrojmė as dronė nga mesazhi i filmave tė tipit “Terminator” qė avansimet teknologjike nė duar tė korporatave ushtarake mund tė jenė fatale pėr njerėzimin. Apo makinat dhe “trurėt artificialė” tė rrebelohen e tė kenė mundėsinė pėr krijimin e armatave tė tėra robotike. Armata autonome, ‘krijesa’ makinale tė mbėshtjellura me mish, aso mė tė avansuara nga metalet a lėgurat mimetike apo edhe thjeshtė nga ato tė “Star Wars”, tė robotėve tejet “stupid” me nga njė pushkė nė gjendje gatishmėrie.

E pashmangshme ėshtė pyetja ose edhe vetėm kureshtja se ē’do tė bėjė njeriu atėherė. Ēfarė do tė ofrojė shkenca tutje? Ēfarė do tė ofrojė jo vetėm nga jashtė, por sa do tė jetė nė gjendje ‘tė ndrydhė nevojėn’ pėr satisfaksionin nė planit shpirtėror tė ekzistencės. Sepse njeriu kur tė jetė ‘ngopur’, do tė niset horizonteve tė reja tė interesimit ose do t’i kthehet ‘klasicizmave’. A mund tė ofrojė shkenca njė satisfaksion tė tillė, apo nuk ėshtė nevoja - shkenca ėshtė thjesht njė paralelizėm?
‘Besimtarėt’ puritanė tė shkencės konsiderojnė se futurizmi shkencor nuk ėshtė paralelizėm, porse ėshtė ‘doktrinė-ombrellė’qė mbulon gradualisht ēdo doktrinė tjetėr. Sepse shkenca ėshtė dritė e fortė, ndriēuese e ēdo skute nė Univerzumin Eksternal por edhe tė atij Internal.

Shkencėtari i mirėfilltė jeton pėr shkencėn, mirėpo shkencėtari flet edhe pėr dinosaurėt dhe botėn e para miliona vjetėsh. Ai vizualizon dinosaurėt me 3D-programet dhe tė kthen kushedi sa miliona vjet nė tė kaluarėn me ndihmėn e pak eshtrave tė gjetur dhe me ndihmėn e kushedi sa konkluzioneve hipotetike. Ndonjė ‘gaf shkencor’ zėvendėsohet me fakte dhe teori tė reja. Ēdo gjė ėshtė nė lėvizje.
Nė njė universitet tė Australisė (kjo vetėm si shembull, se pothuaj e gjithė Amerika-ShBA ėshtė kapluar nga kėto ethe) studentėt e edukuar nė traditėn kristiane ‘ankohen se e kanė vėshtirė tė akseptojnė teoritė e Darvinit lidhur me prejardhjen e njeriut’. Ata tė gjithė besojnė nė shkencėn qyshkur ndjekin mėsimet pėrkatėse nė njė institucion tė tillė, por insistojnė nė njė ‘kompromis’ pėr problemin e tyre me udhėheqėsit e institutit tė dijes. Njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni – thonė ata dhe se Teoria e Evolucionit ėshtė thjesht njė teori mė tepėr. Por ‘teoria’ e Adamit dhe Evės nuk ėshtė teori ēkado, sepse ata besojnė nė tė. Kėtu del se ēdo gjė ėshtė gjithēka vetėm nėse beson nė tė. Kompromis qė s’mund t’i shmangesh… ndėrmjet shkencės dhe religjionit. Pėr hir tė sė ardhmes shkencore apo pėr hir tė tė dyjave. Por studentėt nuk kanė faj, sepse as teoria Darvinit nuk ėshtė ‘aq bindėse’, jo vetėm se ėshtė thjesht njė teori. Pėr tė tjerėt Neodarvinizmi mbase ėshtė ajo ēka pritej, shpėtimi. A ėshtė teoria e Darvinit vėrtetė ‘shkencė’ dhe se a ‘do tė mbrohet’ me faktet nė mėnyrė tė kėnaqshme? Njė gjė jemi tė sigurtė: Nuk do tė jetė shkencė pėrderisa tė mos jetė vėrtetuar njėqind pėrqind. Kjo ėshtė mrekullia e shkencės. Ky mekanizėm mbrojtės ngėrthyer qysh nė logjikėn e fjalės shkencė, si parim i palėkundshėm, i pandryshueshėm. Teoria e Darvinit mbase do tė mund tė vėrtetohej shumė lehtė, sikur t’ishte e mundur tė matej vjetėrsia e gjėrave me precizitet, deri larg, shumė larg nė tė kaluarėn – thonė shkencėtarėt.
Mirėpo s’prish punė tė referohemi nė teoritė e avansuara tė mendjes njerėzore. Disa sosh s’prish punė edhe nėse i marrim si pikėnisje, si pikėmbėshtetje, si pikėsynim, si pikėndarje, si pikėtakim.
Studentėt nesėr do tė jenė doktorė e profesorė, me tituj e grada shkencore. Rezultat dhe produkt i kompromiseve… Ngjitas emrave tė tyre do tė figurojė Dr. Mr., Dr. Sci. etj., krenari e institucioneve moderne qė i kanė katapultuar nė botėn e shkencave futuriste.

‘Shkenca na mahnitė ēdo ditė me vitalitetin e saj’

Si njė nga vėrejtjet qė pėrsėritet aq shpesh nga teologėt ėshtė kjo. Ēdo gjė qė krijohet me duart e njeriut ėshtė supozuar tė jetė nė shėrbim tė njeriut, pra thėnė troē ėshtė vegėl. Secila vegėl, sado e komplikuar dhe e arritur ėshtė krijuar pėr t’i shėrbyer njeriut, e jo ndryshe.

Natyrisht, ky ėshtė fundament nga i cili niset edhe shkenca. Problemi qėndron vetėm tek resurset e nevojshme dhe qėllimet. Investimi dhe harxhimi i miliardave nė projektet e natyrės ushtarake ėshtė njė shembull se si ‘shkenca duhet tė ushqehet’ sistematikisht pėr tė mbetur vitale. Dhe shkenca na mahnitė ēdo ditė me vitalitetin e saj. Fjala e fundit e kėtyre arritjeve shkėlqen nė metalin e ftohtė. Pėr fat tė keq, nė tė shumtėn e rasteve nė kahje tė ‘gabueshme’. Ndėrtimi i stealth-fluturakeve, aeroplanbartseve dhe nėndetseve me fuqi lokomotore bėrthamore nė vetėvete ėshtė ndėrmarrje mbase edhe e arsyeshme, shikuar nga aspekti strategjiko-ushtarak e politik. Por mbushja e silosėve tė njė super-strukture siē janė nėndetset e tilla me dhjetėra koka bėrthamore mostruoze, ėshtė marrėzi dhe njėherit justifikim pėr qėllimin e demonstrimit teknologjik. Shkencėtarėt bėjnė shumēka nė emėr tė njė ‘demonstrimi’ e edhe tė njė ‘eksperimenti’. Krejt ēka duhet tė kenė ata ėshtė njė burim mjetesh, i pashterrshėm. E mjetet nuk janė tė pashterrshme.

Luani nuk ėshtė i fuqishėm siē ėshtė… pėr tė qenė ‘mbret’. Mirėpo ai edhe si mbret, thjesht ėshtė ‘hallkė’ e njė ekosistemi. Pas njė kohe, ēdo gjė qė ai ndėrmerr shtyer nga mungesa e gjahut nė territorin e vet ėshtė nė pėrputhje me ligjin e mbijetimit. Shmangia e tij prej territorit nuk ėshtė kurrsesi ‘shmangie prej ekosistemit’. Luani do tė shkelė nė territorin e huaj me justifikimin e zhurmshėm tė stomakut tė tij.

Nė momentin e lajthitjeve se shkenca si doktrinė justifikon ēdo mjet nga burimi-njeri pėr frymėn e saj, qė nga ai moment ditėt e njeriut nė tokė do tė jenė tė numruara. Njeriu nuk bėn tė ‘hutohet’ nga shkenca dhe nga mrekullitė e saj, e aq mė tepėr tė ‘tjetėrsohet’ nga to. Shkenca me tė gjitha ‘mrekullitė joshėse’ ėshtė vetėm njė instrument i sofistikuar nė duartė e tij. Ajo ėshtė gjetje e rrugės sė humbur nė errėsirėn e gjatė, ėshtė zgjim absolut kundėr sharllatanizmave. Veglat dhe njohuritė e reja pėrfituar me anė tė metodave shkencore do tė jenė vėrtetė vegla, vėrtetė njohuri… tė pastra. Mirėpo veglat, qofshin edhe androidė me trurė tė sofistikuar, tė aftė pėr ‘tė mėsuar e pėr tė menduar – me vetėdije’, tė aftė pėr tė ‘konkluduar e vendosur’, qofshin edhe tėrėsisht tė ndėrtuar nga bio-materiale dhe inxhinieringu gjenetik, mbesin vegla, sepse ‘vetėdija’ e tyre ėshtė artificiale. Edhe po tė shndėrroheshin nė koloni tė tėrė, duke populuar jo vetėm njė planet por njė sistem planetesh (kujtoni kėsaj radhe Borg-koloninė nė “Star Trek” si auto-produkte, ose paramendoni kolonitė ndėrplanetare prej skllevėrish artificialė, sipas idesė nė ‘Blad-Runner’) nuk i takojnė tė njėjtit domen ekzistencial me atė humanoid.
Shkenca nuk duhet tė jetė doktrinė. Sadoqė njeriu me anė tė shkencave ekzakte tė ndėrtojė vegla tė avansuara dhe sado larg tė shkojė nė hapėsirė e nė kohė, kėto janė vetėm njėra anė e medaljes. Avansimet teknologjike nuk janė e tėra pra, dhe njeriu modern e din mirė kėtė. Shkenca ėshtė urė ndihmėse kah e ardhmja, e pėr t’i kėnaqur sadopak futuristėt, edhe ombrellė. Por ajo nuk ėshtė njėkohėsisht edhe vetė njeriu – qoftė edhe njeri i tjetėrsuar, si diēka krejt ndryshe, shumė larg nga njeriu klasik.

* * *

Ne mbajmė mend kompjuterėt e para tri dekadave. Me shpejtėsi marramendėse ėshtė zhvilluar kjo branshė, dhe pėr dallim nga jumbo-sistemet kompjuterike qė janė pėrdorur nė projektet ‘Apollo’, sot ne mbajmė nė ēantė njė laptop me procesor shumherė mė tė fuqishėm se tė gjithė kompjuterėt e dikurshėm tė NASA-s. Le tė cekim gjithashtu si shembull se sa larg kanė shkuar japonezėt me robotėt e tyre. Roboti demonstrues jo vetėm qė hedh hapat natyrshėm, shumė ndryshe nga lėvizjet ‘mekanike’ tė robotėve tė tjerė, por edhe ėshtė nė gjendje tė bashkėpunojė me njeriun nė kryerjen e punėve. Ai lokalizon fare i pavarur skajet e njė paneli tė drunjtė, e kapė atė, mbanė drejtpeshimin pėrkundėr peshės sė panelit, dhe lėvizė pėr ta vendosur nė njė vend tjetėr, kooperativisht nė mėnyrė perfekte, me bashkėpuntorin. (Sa pėr pak humor do tė shtoj se ai robot lente pėrshtypjen shumė herė mė tė natyrshme se robotėt nga ‘Star Wars’. Qysh tani, ecja e tij tejkalonte ēdo ecje prej roboti qė mė ka rėnė tė shoh ndonjėherė nė TV. Ndryshe, unė s’kam parė kurrė ndonjė robot, pėrveē tė tillė si ‘Picasso’.
Sigurisht ju kujtohet ai bojaxhiu simpatik nė reklamat e ‘Citroėn-it’.) Mirėpo tė ndėrtosh njė android (si vegėl) nuk ėshtė ngjashėm me prodhimin e njė fshese elektrike, thjesht me etiketėn ‘Made in China – by Electric Systems Inc.’. Nuk ėshtė ngjashėm as me robotin ‘Asimov’. Tė ndėrtosh njė android… ėshtė shkrirje e pothuaj tė gjitha shkencave dhe dijeve tė akumuluara, mbase me shekuj (kėtė vetėm si supozim pėr hirė tė shembullit, realisht kushedi edhe sa kohė duhet kaluar).
Kaq shumė! Tė gjitha pėr njė diēka qė ėshtė njė vegėl. Sikur qė edhe ‘Space Shutle’-t e NASA-s janė vegla, sikur edhe brisku i mirėnjohur ‘Swiss’ i ushtrisė, edhe aparatet mė tė avansuara qė pėrdoren nė mjekėsi, etj. etj.
Ja pėrse shumkush kėmbėngulė se edhe vetė shkenca nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa njė sėnduk veglash. Mirėpo shkencė janė edhe njohuritė ‘pasive’, qofshin tė paskajshme ose tė cunguara. Njohuritė qė sjellin ose rezultojnė nė njohje tė mėtutjeshme, mė tė avancuara. Shkencė ėshtė edhe momenti i vockėl kur fėmiu mėson dhe pėrthithė logjikėn se, 1+1=2.

* * *

Njė dialog i kryeprotagonistėve nė ‘Matrix’ ka tė bėjė me ēėshtjen kyēe, atė tė kontrollit tė kėtyre veglave. – Ēka ėshtė nė fakt kontrolli? – si njėra nga pyetjet nė dialog – Ajo makinė atje ka tė bėjė me pastrimin e mirėmbajtjen e ujit si burim i jetės… sė tėrė qytetit. Nuk ėshtė e mundur tė thuhet ‘ne kemi nėn kontroll atė makinė’, sepse pa atė makinė ricikluese qyteti do tė vdiste.
Pra thjesht ajo makinė nuk mund tė ēkyēet tek ashtu. Qyteti ndodhet nė situatė shumė tė vėshtirė, nė luftė shekullore me produktet dhe auto-produktet makinale qė kanė synim shfarosjen e qenies-njeri. Qytet, si bastion i fundit i civilizimit, tek frymon ngėrthyer nė njė mega-strukturė prej ēeliku e super-teknologjie. Njeriut tė qytetit dashtas e padashtas i imponohet koegzistenca, reciprociteti, dhe sistemet makinale bėhen relevantė pėr gjallimin dhe pėr mbijetimin e tij. Nė shumė procese, as sot, makinat nuk mund tė ēkyēen tek ashtu. Shembuj ka sa tė duash. Njė aso ‘gėzhoje artificiale’ pėr foshnjet e lindura para kohe, e cila i mbanė nė jetė, nuk mund tė ēkyēet. Njė diēka e tillė nuk duhet tė jetė kurrė jashtė kontrollit, por…

Mundėsia pėr rrebelimin e ndonjė ‘truri artificial’ ėshtė marrė me mend nga shumė autorė tė shkrimeve fantastiko-shkencore. Vizuelisht, ‘Odisea nė kozmos-2001’ e S. Kubrick ėshtė ndoshta nga shembujt mė origjinal nė kėtė drejtim. Edhe ideja pėr tė krijuar ndonjė ‘chip emocional’ ėshtė mjaftė interesante dhe ide e guximshme. Nė Star Treck shohim se si Mr Data mund edhe tė dashurohet, tė jetė kreativ, tė pikturojė, tė komponojė e edhe tė aktrojė. Ėshtė shkuar shumė mė larg… duke i dhėnė tiparet e njė ‘njeriu tė gjallė’ dhe mbrohet e drejta e tij e gjykimit. Respektohet dhe i besohet tė ‘mbajė pėrgjegjėsi’ pėr ekuipazhin dhe tėrė sistemin e komplikuar tė anijės ku ai shėrben. Inicohen debate nė nivel admiraliteti dhe tė konfederatės interplanetare lidhur me ēkyējen e tij, nga aspekti human. Pra debate morale-etike sipas standardeve tė kohės, se a mund tė ketė ‘privilegjet humane’ si kreaturė artificiale. Shkurt si robot anipse i avansuar. Nė njėrėn nga epizodat, Mr. Data megjithatė ‘ēmendet’ sepse teknologjitė vėshtirė tė jenė perfekte. Nuk ėshtė perfekt as vetė njeriu qė i krijon dhe i zhvillon tutje ato.

* * *

Vazhdon me kapitullin: ‘Lokomocioni universal autokoshient’

®seguraweb - www.seguraweb.nl
Autor - S. Guraziu
Shkenca si 'besim' dhe Religjioni - Dromca filozofike - ®seguraweb 2006
Publikuar nė revistėn evropiane tremujore "Haemus" nr. 1-2 (26-27) / 2006 - Bukuresht

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara