HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VARRMIHĖSIT E KOSOVĖS

-- nga Sheradin Berisha, [email protected]

Mė 10 korrik 2006 nė Tribunalin Ndėrkombėtar nė Hagė, filloi gjykimi kundėr gjashtė ish-pushtetarėve tė lartė politik e ushtarak serb:ish-presidentit serb Milan Milutinoviē, ish-kryeministrit Nikola Shainoviē, ish-shefit tė ushtrisė serbe Dragoljub Ojdaniē dhe tre gjeneralėve tjerė:ish-Komandantit tė Armatės sė tretė serbe Nebojsha Pavkoviē, ish-Komandantit tė trupave tė ushtrisė serbe nė Prishtinė Vlladimir Lazareviē dhe ish-Shefit tė Shtabit pėr Kosovė tė Ministrisė Serbe tė Punėve tė Brendshme Sreten Lukiē. Aktakuza e ngritur nga prokuroria e tribunalit, ata i bėnė pėrgjegjės pėr "pjesėmarrje nė projektin e pėrbashkėt kriminal" kundėr shqiptarėve. Ky proces gjyqėsor ka filluar katėr muaj pas vdekjes sė kryekriminelit serb Millosheviq, nė qelinė e tij nė Hagė.

Po tė lexohet me kujdes Aktakuza e ngritur kundėr gjashtė ish-zyrtarėve serbė, me lehtėsi mund tė vihet re, se ata akuzohen: pėr vrasje, deportim tė shqiptarėve nga Kosova, pėrdhunime seksuale dhe shkatėrrim tė vendbanimeve shqiptare, gjatė periudhės mars-qershor 1999, (pikėrisht nė periudhėn kur janė zhvilluar bombardimet e NATO-s kundėr caqeve serbe), por jo edhe pėr vrasjet dhe masakrat mė mizore tė mijėra shqiptarėve, qė u kryen mė herėt, gjatė periudhės shkurt 1998 - mars 1999. Pėrveē kėsaj nė aktakuzė, askund nuk pėrmendet termi gjenocid, i cili pėrcakton qartė shkallėn e inkriminimit(jo vetėm tė tė akuzuarve), por edhe tė gjithė strukturės shtetėrore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, nė spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike tė popullit shqiptarė nė Kosovė.

* * *

Historikisht dihet, se tė gjitha platformat antishqiptare serbe, nga "Naēertanija" e Garashaninit e deri te "Memorandumi" i Akademisė sė Shkencave tė Serbisė, regjimet serbe i pėrdorėn si program politik, pėr asgjėsimin fizik tė shqiptarėve. Prandaj, njė program i tillė politik (i mishėruar me kėto platforma antishqiptare), u zbatua me fanatizėm edhe nga regjimi i fundit pushtues serb, nė krye me Sllobodan Millosheviqin. Gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit tė shek. XX, veēanėrisht gjatė viteve 1998-1999, ushtrimi i dhunės nga regjimi pushtues serb nė Kosovė mori pėrmasa kriminale, dhe me kalimi e kohės u zhvesh nga ēdo normė civilizuese dhe kėshtu kaloi nė dimensionin gjenocidal, shfarosės kundėr shqiptarėve. Varrmihėsi Millosheviq, me qėllim tė realizimit tė projekteve gjenocidale, gjatė luftės nė Kosovė ka dislokuar "rreth 20 mijė forca tė rregullta ushtarake dhe afėrsisht 30 mijė policė dhe forca paramilitare serbe", -kėshtu thuhet nė kapitullin 3 tė njė raporti tė OSBE-sė mė 6 dhjetor 1999.

Vlerėsohet se gjatė luftės nė Kosovė (1998-1999) forcat kriminale serbe, vranė, ekzekutuan apo masakruan nė format mė mizore, rreth 14 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre qenė civilė tė paarmatosur, kryesisht gra, fėmijė, foshnje dhe pleqė. Ndėrsa nė anė tė ndryshme tė Kosovės kanė pėrdhunuar afėr 20 mijė femra shqiptare. Ndėrkaq 3 mijė shqiptarė janė rrėmbyer dhe shumica prej tyre janė gjetur tė vdekur nėpėr varrezat masive nė Serbi. Njėsitė kriminale serbe, pas ekzekutimit tė shqiptarėve gjatė tėrė kohės janė pėrpjekur t“i fshehin gjurmėt e krimeve, duke varrosur e zhvarrosur disa herė trupat e shqiptarėve nga njė vend nė njė vend tjetėr, ose duke i djegur e asgjėsuar ato nė mėnyra tė ndryshme.

Tė gjithė jemi dėshmitarė, se pas luftės nė Kosovė janė zbuluar mbi 550 varreza masive, janė gjetur trupa tė vrarė e tė masakruar nė varreza publike tė qyteteve e tė fshatrave, por edhe nė gropa e humnera tė ndryshme, nė fusha e male, nė puse uji e furra tė gėlqerės, nė krematoriume tė improvizuara e objekte tė fabrikave e tė uzinave etj. Ndėrkaq ka shumė dėshmi, se qindra kufoma tė shqiptarėve janė djegur nė furrat e shkritores sė minierės "Trepēa" nė Zveēan tė Mitrovicės, si dhe nė furrat e Kombinatit tė bakrit nė Bor, Maēkaticė e nė vende tjera tė Serbisė, gjithnjė nė pėrpjekje tė varrmihėsit Millosheviq, pėr tė fshehur dhe zhdukur gjurmėt e gjenocidit tė kryer nė Kosovė.

Pėr mė tepėr, vlerėsohet se gjatė luftės nė Kosovė (mars 1998 - qershor 1999) varrmihėsit e Kosovės kanė shkatėrruar dhe djegur pjesėrisht ose tėrėsisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare; kanė plaēkitur, djegur e shkatėrruar mbi 200.000 shtėpi, banesa, lokale afariste, punėtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj, kanė shkatėrruar dokumentet e identifikimit: letėrnjoftimet e pasaportat, ndėrsa pas pėrfundimit tė luftės administrata pushtuese serbe ka sekuestruar, dhe i ka dėrguar nė Serbi: dokumentet e amzės, tapitė e dokumentet e tjera tė pronėsisė private e kolektive tė shqiptarėve.

* * *

Populli Shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegieve e plaēkitjeve tė shtėpive e tė pasurive tė tyre, pėrjetoi edhe spastrimin etnik - zhvendosjen dhe shpėrnguljen me forcė nga Kosova. Varrmihėsit e Kosovės, duket se fushatėn e bombardimeve tė NATO-s (mars-qershor 1999) e kanė pėrdorur si arsyetim pėr tė vėnė nė zbatim operacionin e koduar "Patkoi" pėr spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e pėrgatitur mė herėt. Disa ditė pas fillimit tė fushatės ajrore tė NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunė i detyruan shqiptarėt t“i braktisin shtėpitė e tyre dhe u deportuan nė Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi, Bosnjė e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrė pėrmasa tė gjera, vazhdoi pėr mė shumė se dy muaj rresht. Dhe gjatė kėsaj periudhe u dėbuan mė shumė se 850 mijė shqiptarė nga vatrat e tyre.

Sipas raportit tė UNCHR-s, tė publikuar nė fillim tė qershorit 1999, mėsohet se 443.300 refugjatė shqiptarė tė Kosovės ishin vendosur nė Shqipėri; 247.800 nė Maqedoni, 69.300 nė Mal tė Zi; 21.700 nė Bosnje e Hercegovinė, 5-6000 nė Kroaci…, ndėrkaq nė vendet tjera tė botės u vendosėn gjithsej 76.475 refugjatė, duke pėrfshirė 13.639 nė Gjermani, 7.581 nė Turqi, 5.829 nė Itali, 5.730 nė SHBA, pastaj kishte nė Australi, Zvicėr, Francė, Norvegji, Suedi, Britani tė Madhe,Zelandė tė Re, Poloni, Spanjė, Portugali, Finlandė, Izrael etj.

* * *

Dihet mirėfilli, se nė kohėn kur NATO-ja kishte intensifikuar bombardimet kundėr caqeve ushtarake serbe, Kryeprokurorja e atėhershme e Tribunalit tė Hagės Louise Arbour e tronditur nga vrasjet dhe masakrat mizore serbe qė kryheshin nė Kosovė, mė 27 maj 1999 bėri publike njė aktakuzė tė ngritur kundėr Sllobodan Millosheviqit dhe disa bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt: Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit.

Pas ndryshimeve kozmetike qė ndodhėn nė rrotullimin e pushtetit nė Serbi, Millosheviqi (nėn presionin e Bashkėsisė Ndėrkombėtare) arrestohet dhe nė fund tė qershorit 2001 transferohet nė Hagė. Sė kėndejmi mė 12 shkurt 2002 nis gjykimi kundėr tij, por jo edhe ndaj katėr tė akuzuarve tjerė, tė rreshtuar pėrkrahė tij nė aktakuzė, sepse kryeprkurorja e re Karla Del Ponte kishte veēuar lėndėn e Millosheviqit nga tė akuzuarit tjerė, ndaj tė cilėve kėto ditė ka filluar njė proces i ri gjyqėsor.

Vetėm pakė ditė pasi kishte filluar gjykimi kundėr Millosheviqit, pasardhėsi i tij Vojisllav Koshtunica nė njė konferencė pėr media, me fjalė tė pėrzgjedhura doli nė mbrojtje tė Millosheviqit. Koshtunica ndėr tė tjera patė thėnė:"se ky gjykim ėshtė njė proces, nė tė cilin po shkruhet Historia e Jugosllavisė dhe se nė kėtė shkrim ne duhet tė jemi pjesėmarrės me versionin tonė". Dhe kėtė qėndrim Koshtunica nė mėnyrė konstante e ka ripėrsėritur shumė herė gjatė kėtyre viteve.

Gjatė procesit gjyqėsor kundėr Millosheviqit, u dėshmua qartė se ky varrmihės i Kosovės kishte kryer krime tė rėnda makabre nė Kosovė dhe nė Bosnjė e Hercegovinė, mirėpo vdekja e papritur e tij nė mars tė kėtij viti, bėri qė ai tė shkoi nga kjo botė pa e marrė dėnimin e merituar.

* * *

Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, mėsohet se, nė disa komuna janė zbuluar emrat e policėve, tė ushtarakėve dhe tė paramilitarėve serbė, janė gjetur qindra fotografi tė kriminelėve qė kanė bėrė krime tė rėnda ndaj shqiptarėve. Ta zėmė, nė njė raport tė KMDLNJ-sė (shkurt 2000), thuhet se menjėherė pas luftės "janė evidencuar me emėr e mbiemėr ose vetėm me pseudonime mbi 1426 persona e janė denoncuar shumė tė tjerė (kryesisht serbo-malazez, por edhe tė tjerė), tė implikuar drejtpėrdrejt ose tėrthorazi nė vrasjet e masakrimet e shqiptarėve dhe plaēkitjet, djegiet dhe shkatėrrimet e shtėpive, vendbanimeve, lokaleve dhe tė pasurisė tjetėr tė shqiptarėve."

Kjo listė e emrave tė kriminelėve dhe qindra emra tė tjerė qė janė identifikuar nga tė mbijetuarit e krimeve, nė kėto vitet e pasluftės, u janė dorėzuar hetuesve tė Tribunalit tė Hagės, KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut, organeve tė gjyqėsisė nė Kosovė si dhe lidershipit politik e institucional tė Kosovės, por pėr ēudi nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė veprim konkret qė ata, tė arrestohen dhe tė dalin pėrpara drejtėsisė.

Sa i pėrket arrestimit dhe gjykimit tė kriminelėve qė janė pėrfshirė drejtpėrdrejt nė krime, hetuesit e Tribunalit tė Hagės gjatė hetimeve pėr krime nė Kosovė, kanė deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelėve nė nivele tė ulėta, veē se merren me rangun e lartė tė regjimit serb.

Njė hetues i OKB-sė pėr krime tė luftės, Dennis Milner - gjatė punės sė tij nė hetimin e masakrės sė Qyshkut (14.05.1999) ka deklaruar se "puna e ekipit tė tij do tė vazhdojė tė fokusohet thuaja tėrėsisht nė rangun e lartė tė regjimit tė tė kryeakuzuarit pėr krime lufte, kryetarit jugosllavė Sllobodan Millosheviq." Dhe madje thotė Milner "Tribunali i Hagės as qė ėshtė themeluar ndonjėherė ose kurrė nuk ka pasur pėr qėllim tė vihet pas gjykimit tė aktorėve tė krimeve nė nivelet e ulėta dhe ne do tė insistojmė, nė atė se ata nė krye janė personat pėrgjegjės dhe se ata, duke qenė tė implikuar, kanė tėrhequr kėmbėzėn". Ndėrkaq edhe hetuesi M. Cherif Bassiouni, mbėshtet fokusimin e Tribunalit tė Hagės vetėm mbi Sllobodan Millosheviqin dhe bashkėpunėtorėt e tij tė lartė. Pėr mė tepėr Bassiouni thekson se: "Ēėshtja themelore, nuk ėshtė nė dėnimin e krimeve tė kaluara, por nė parandalimin e krimeve tė ardhshme"…!!!

Po tė merren pėr bazė kėto deklarime, del se mijėra kriminelė serbė e komandues tė shumtė tė formacioneve militare dhe paramilitare serbe, qė janė pėrfshirė drejtpėrdrejtė nė vrasjen dhe masakrimin e shqiptarėve, nuk do tė arrestohen kurrė dhe as qė do tė dalin ndonjėherė para drejtėsisė ndėrkombėtare apo asaj vendore.

* * *

Nė tė vėrtet pas pėrfundimit tė luftės janė mbajtur tri apo katėr gjykime kundėr serbėve lokal pėr krime tė kryera ndaj shqiptarėve, siē ishte burgosja e tetė tė akuzuarve serb nė Prizren, pėr krime tė rėnda lufte tė kryera nė fshatrat e Rahovecit, mirėpo prej tyre vetėm dy kriminelė dolėn para gjyqit, ndėrsa gjashtė tė tjerėt pas transferimit nė burgun e "fortifikuar" nė veri tė Mitrovicės, u arratisėn pa shenj pa dok !!!

Janė mbajtur edhe dy gjykime tjera, njė nė Mitrovicė e njė tjetėr nė Gjilan, ku dy kriminelė serbė akuzoheshin pėr vrasje tė civilėve shqiptarė dhe djegie tė shtėpive tė tyre, mirėpo nė kėto procese, ėshtė parė qartė se prokurorėt ndėrkombėtar kanė devalvuar dukshėm peshėn e krimeve tė kryera, edhe pėrkundėr dėshmive tė pakontestuara nga dėshmitarėt qė kishin mbijetuar krimin. Ka pasur raste kur kriminelėt nė pėrfundim tė gjykimit janė shpallur edhe tė pafajshėm, siē ka ndodhur para disa muajsh nė njė gjykatė nė serbi, kur ish-pjesėtari i policisė speciale Dejan Demiroviq, lirohet si i pafajshėm (pėr mungesė provash), a nė tė vėrtet kishte dėshmitarė tė gjallė qė faktuan nė gjykatė, se krimineli Demiroviq ka marrė pjesė nė vrasjen e 19 civilėve shqiptarė(pėrfshirė kėtu gra dhe fėmijė) nė mars tė vitit 1999 nė Besianė!

Ndonėse shqiptarėt janė dėshmitarė okular pėr gjenocidin e kryer nė Kosovė, konsideroi se pėrveē rangut mė tė lartė pushtetor tė Serbisė, pėr kėtė katrahurė gjenocidale ndaj shqiptarėve, janė pėrgjegjės edhe strukturat tjera politike e shtetėrore tė saj, institucionet intelektuale serbe, siē janė Akademia e Shkencave tė Serbisė dhe pėrgjithėsisht inteligjenca serbe. Mbi tė gjithė pėrgjegjės historik pėr shfarosjen fizike tė shqiptarėve, ėshtė padyshim kisha ortodokse serbe nė krye me patriarkun Pavle, e cila nė vazhdimėsi ka qenė promotorė shpirtėrore e jetėsimit tė projekteve antishqiptare.

Prandaj ėshtė i pajustifikueshėm dhe krejtėsisht i pakuptimtė hezitimi i deritashėm i lidershipit politik e institucional tė Kosovės dhe i organizmave tjerė brenda shoqėrisė shqiptare, pėr ngritjen e njė kallximi penal kundėr shtetit serb pėr gjenocid e spastrim etnik nė Kosovė.


GJENOCIDI I "VARRMIHĖSVE TĖ KOSOVĖS" PĖRMES FOTOGRAFIVE !!!

Pėr ta parė gjenocidin serb nga afėr, ju ftojė tė hapni kėtė video-klip. Kujdes: video-klipi hapet pasi te jetė mbushur shirit i bardh (nėn ekran) me ngjyrė tė kuqe.

http://www.kosovaevidence.com/

Nė vijim ju ftojė tė shihni kėtė video-klip pėrmes "RealPlayer" :

http://news.bbc.co.uk/olmedia/105000/video/_107557_ben_brown_ex_nine_vi.ram Kur do tė dalin para gjyqit kriminelėt, qė vranė mizorisht edhe foshnje nė Arbri tė Epėrme....?!

http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm

Nė vijim ju ftojė tė klikoni lidhjen e mėposhtme, pėr t'i lexuar emrat e 35 kriminelėve serbė qė janė pėrgjegjės, pėr vrasjen dhe masakrimin e 750 shqiptarėve tė Gjakovės dhe rrėmbimin e 680 shqiptarėve tė tjerė, tė cilėt janė zhdukur pa lėnė gjurmė.
Kėta kriminelė edhe pse janė tė njohur pėr policinė e UNMIK-ut, nuk arrestohen, pėrkundrazi lėvizin tė lirė kudo e kahdo nėpėr Kosovė e jashtė saj.

http://www.kan-ks.org/carcafet.htm

Fotografitė e personave tė pagjetur...

http://www.kan-ks.org/Missing.htm

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara