HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


50 vjet pas Revolucionit antikomunist hungarez,
(21 tetor-11 nėntor 1956)

KJO ĖNDĖRR E SHTYPUR NGA ĒIZMJA RUSE

-- nga Skifter Kėlliēi

Skifter Kėlliēi

"Pėr dashurinė jap jetėn,
Pėr lirinė fal dashurinė.
"

Shandor Petėfi, poet i madh hungarez Po udhėtoja kėto ditė me avion nga Milano nė Boston dhe, tek shfletoja gazetėn italiane "La Rebublika", edhe pėr tė kaluar kohėn e mėrzitshme nė kėtė fluturim kapitės prej rreth tetė orėsh, u ndala nė njė shkrim tė gjatė kushtuar njėrės prej ngjarejeve mė tė bujshme dhe tragjike tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar nė Evropė - Revolucionit hungarez tė tetor-nėntor tė vitit 1956, qė nga historiografia komuniste deri mė 1989 ėshtė quajtur "kundėrrevolucion".

Duke lexuar me kėrshėri kėtė artikull, m'u ndėrmendėn shumė ngjarje tė kėtyre javėve tragjike qė unė, student i kursit tė dytė tė Institutit tė Lartė Pedagogjik nė Tiranė, i kisha pėrjetuar duke ndjekur ēdo ditė e madje ēdo orė Radio-Rain. Pastaj i kisha sendėrtuar ato edhe me shumė nga rrėfimet e njė hungarezi qė kam njohur kėto vitet e fundit nė Boston, tė quajtur Nandor, qė kishte ndjekur nga afėr luftimet e pėrgjakshme tė luftėtarėve kryengritės hungarezė kundėr forcave pushtuese ruse, tė cilat e mbytėn kėtė shpėrthim tė furishėm tė popullit hungarez me zjarr e hekur.

Duke u bazuar edhe nė tė dhėnat e kėsaj gazete, si dhe tė materialeve qė studiova enkas nė internet pėr kėtė ngjarje,po u paraqis lexuesve shkrimin e mėposhtėm.

Ē'dija unė pėr Hungarinė deri mė 1956

Nė verė tė vitit 1949 motra ime, Lili, u kthye nga Budapesti, ku kishte marrė pjeėsė nė festivalin e rinive tė vendeve tė botės qė organizohej ēdo dy vjet. Dhe ishte kthyer e lumturuar. Jo vetėm se ishte hera e parė qė dilte jashtė shtetit, por edhe sepse kishte parė njė qytet tė mahnitėshm, krahasuar me Tiranėn dhe, madje, edhe me qytete tė tjera tė Evropės, sic i kishin thėnė disa nga pjesėtarėt e delegacionit shqiptar nė kėtė festival, qė kishin parė deri atėherė njė ēikė botė me sy.

Motra mė foli edhe pėr nivelin e jetesės, pėr dyqanet qė ishin plot me mallra dhe na solli edhe disa dhurata, midis tė cilave paketa tė vogla ėmbėlsirash, djathėrash e sallamesh tė lakmueshme nė ato vite pėr ne. Dhe kjo sepse, pėr shkak tė refuzimit tė ndihmave tė UNRRA-s, (Administrata e Kombeve tė Bashkuara pėr Ndihmė dhe Rindėrtim), nga qeveria komuniste, se gjoja drejtoheshin nga imperialistėt anglo-amerikanė, dhe tė prishjes sė marrėdhėnieve njė vit mė parė me Jugosllavinė e Titos, tė cilit diktatori ynė, Enver Hoxha i kishte falur ēdo gjė, gjendja ekonomike, sidomos ushqimore e shqiptarėve tė gjorė ishte katandisur si mos mė keq.

Kėshtu, dalėngadalė, edhe nga mėsimet nė shkollė, u njoha me Hungarinė e begatė, ndonėse vetėm me fusha e fusha tė pamata, me Danubin qė can pėrmes tij, me tė vetmin liqen tė quajtur Balaton, u njoha me Hungarinė, qė bėnte pjesė nė tė ashtuquajturin bllok tė vendeve socialiste, tė varur tėrėsisht nga Bashkimi Sovjetik dhe qė drejtohej nga njė Matiash Rakoshi, qė e kujtoj ende nga koka tėrėsisht e rruar dhe, qė ajo ishte shumė mė e zhvilluar se Shqipėria, kėtė e dėshmonin edhe studentė qė nisėn tė studionin nė kėtė vend tė vogėl, por me tradita tė mėdha, dikur pjesė pėrbėrėse nė perandorinė e famshme austro-hungareze.

Por Hungaria u bė e njohur pėr mua veēanėrisht nė fushėn e sportit, sidomos tė futbollit. Nė verė tė vitit 1950 ajo mundi skuadrėn tonė pėrfaqėsusese nė Budapest me rezultatin: 12-0 dhe lojtarėt e saj tė mėdhenj, Pushkash, Kocish, Budai e tė tjerė, e mė pas Groshic, Bozhik, Lorant, Hudegkuti, Cibor, Tot, tė cilėt nė Olimpiadėn e vitit 1952 nė Helsinki fituan medaljet e arta, dhe dy vjet mė pas habitėn botėn pasi arritėn nė finale tė botėrorit tė luajtur nė Zvicėr, ku, megjithėse humbėn pa pritur nė finale me RF Gjermane, u cilėsuan mė mirėt e atyre viteve nė botė.

Dija, gjithashtu, se Hungaria ishte njė vend ku qysh nga viti 1944 ndodheshin trupa sovjetike. Dhe ja, nė tetor tė vitit 1956, u njoha me njė Hungari tjetėr, krejt tė ndryshme, u njoha me popullin e saj me shpirt tė madh liridashės, tė frymzuar edhe nga poezitė atdhetare tė Petėfit dhe tė rapsodive tė famshme tė Listit, dy prej figarave mė tė mėdha tė popullit hungarez.

6 tetor 1956 - nė ceremoninė pėrkujtimore tė rehabilitimit tė Laslo Rajkut

Tregon hungarezi Nandor, dėshmitar i disa ngjarjeve te Revoluvionit hungarez, arratisur nga Hungaria mė1956 dhe vendosur nė SHBA:
"Rajku ishte ndėr viktimat e para tė spastrimeve staliniste nė udhėheqjen komuniste hungareze tė viteve 40-tė. Ai, njė ndėr drejtuesit e saj kryesorė, pas i ntrigave tė Rakoshit, u akuzua si agjent i Titos dhe, si pasojė, i imperializmit amerikan, qė kishte dashur kthimin e Hungarisė nė njė vend kapitalist. U dėnua me vdekje mė 1950. Me rehabiklitimine tij, udhėheqėsit stalinistė shpresonin qė punėtorėt, tė cilėt ishin frymėzuar nga protestat e punėtorėve nė Poznan tė Polonisė, do tė mbeteshin tė kėnaqur me kėtė funeral "riparues" dhe nuk do tė ngrinin mė zėrin pėr rehabilitimin e viktimave tė tjera staliniste. Vec kėsaj, ata kishin shpresė se ky funeral do tė kalonte si pa u vėvė re. Mirėpo atje u grumbulluan turma qė i kalonin tė 200 mijė vetėt.

Pas ceremonisė, unė pashė me qindra e qindra punėtorė qė, duke mbajtur nė duar flamurė kombėtarė, u drejtuan nga qendra e kryeqytetit dhe zunė tė thėrrisnin me tė madhe: "Nuk ndalemi kurrė! Stalinizmi duhet tė shkatėrrohet me themel!". Pas tyre vinin studentė qė kėrkonin qė rusishtja tė mos ishte e detyrueshmė mė nė shkolla e universitete.

Me kalimin e ditėve ndjehej qė Budapesti po ziente, se njerėzit tashmė flisnin mė hapur duke shprehur pakėnaqėsi jo vetem pėr ēėshtje tė jetės qė po bėhej e vėshtirė, por edhe pėr ato qė i shqetėsonte edhe mė shumė krerėt stalinistė-pėr lirinė e fjalės. Forcat e Sigurimit AVH, (Autoriteti pėr Mbrojtjen e Shtetit), nisėn tė shumėfishoheshin, ndonėse ato ende nuk ndėrhynin.

23 tetor, nė Budapest shpėthejnė papritur protesta

Ishte mbrėmja e 23 tetorit tė vitit 1956 dhe unė, duke studiuar me pasion italishten ndiqja, veē emisoneve muzikore e sportive, edhe lajmet e emisionit tė njohur Xhornale Radio (Radiogazeta), tė orės 19.30. Dhe ja, befas, folėsi nisi tė njoftonte se protesta qė kishin nisur nė Budapest disa ditė mė parė, ishin bėrė mė tė ashpra, sidomos nga studentė tė Institutit tė Lartė Teknik. Budapesti po hapte sytė tashmė i bindur se diktaturės komuniste po lėkundeshin kėmbėt.

Nga rrėfimi e hungarezit Nandor:
"Atė mėngje tė ftohtė vjeshte pashė se si brigjeve tė Danubit, qė ndan Budėn me Peshtin, po dyndeshin qindra e pastaj mijėra njerėz. Dukej se gjithēka qė kishte ndodhur nė Poznan tė Polonisė disa muaj mė parė, do tė pėrsėritej edhe nė Budapest-tubime, revolta, paqėsore e pastaj pėrleshje me forcat e rendit. Nė Poloni kėto revolta kishin sjellė nė fuqi Gomulkėn, dėnuar me burgim mė 1948 pėr deviacionizėm nacionalist. Rehabilitimi i Gomulkės, pranuar nga udhėheqėsit komunistė rusė, dukej se ishte edhe preludi i rehabikitimuit tė Imre Nagit, ish-kryeministėr, shkarkuar dhe pėrjashtuar pastaj nga Byroja Politike, madje nga Partia se se ishtė treguar "shumė liberal".

Pėr ne, hungarezėt, Nagi ishte shėmbėlltyrė e Gomulkės. E kam parė nga afėr kėtė njeri me shtat tė shkurtėr, fytyrė tė fisme, ku binin nė pah mustaqet e dendura. Nuk kishte origjinė aristokratike austro-hungareze, ose borgjezie tė vogėl, e, aq mė tepėr, nuk ishte filozof si Gjeorgi Lukash, siē mendohej. Pėrkundarzi, vinte nga fushėtira perėndimore e Hungarisė fshatare. Pas kthimit tė Gomulkės nė Poloni, ne shpresonim qė kjo gjė tė ndodhte edhe me Nagin, pra, qė tė dėnonte stalinizmin, qė tė terhiqeshin trupat sovjetike nga vendi ynė, qė tė fillonin proceset e demokratizimit, qė tė bėheshin reforma ekonomike."

Po, le tė tregojmė mė gjatė pėr Nagin. Duke qenė kryeministėr me vizion perendimor, ai brakisi politikėn e industrializimit tė sforcuar dhe tė kolektivizimit tė bujqėsisiė, tė ndjekur nga Rakoshi, imitues fanatik i Stalinit. Nga shtatori i vitit 1953 dhe deri nė mars tė vitit 1954, arriti tė ulte ēmimet e artikujve ushqimorė dhe tė ngrinte ndieshėm pagat. Veē kėsaj, Nagi synonte qė tė kufizonte rolit e Sigurimit famėkeq tė shtetit (AHV), dhe mė 31 tetor tė vitit 1953, shpalli amnisti tė pėrgjithshme pėr tė burgosurit politikė.

Me lirimin e mijėrave prej tyre u bėnė tė njohura publikisht krimet e Rakoshit dhe u zbuluan proceset e kurdisura gjyqėsore, me anė tė tė cilave qenė dėnuar njerėz krejt tė pafajėshm, ashtu si nė proceset staliniste tė viteve 1936-38 nė Bashkimin Sovjetik...

Mirėpo kėto masa tė Nagit hasėn kundėrshtim tė rreptė nga forcat burokratike dhe konservatore, qė kontrollonin shtetin dhe Partinė, tė mbėshtetuara dhe nga Sigurimi i Shtetit. Kjo solli qė forcat prodhuese tė bllokoheshin dhe niveli jetės tė binte. Si pasojė, Nagi u thirr nė Moskė dhe u akuzua se ishte shkaktar i rrėnimit tė ekonomisė. I kritikuar ashpėr edhe pėr ide tė rrezikshme tė sė djathtės, ai mė 22 mars 1955 u shkarkua si kryeministėr dhe u pėrjashtua nga Komiteti Qendor i Partisė.

Ndėrkohė, unė, duke ndjekur lajmet e Radio Rait, mėsoja se zhvillimet e reja nė Hungari nuk ishin vetėm vazhdimi i ngjarjeve nė Poloni por, para sė gjithash, edhe i raportit tė famshėm sekret tė Hrushovit nė Kongresin e 22-tė tė PK tė Bashkimit Sovjetk,(17-24 shkurt 1956), ku ai kishte dėnuar rreptėsisht kultin e Stalinit, vdekur tre vjet mė parė dhe kishte nxjerrė nė pah pasojat e sundimit tė tij tė egėr nė tė parin vend komunist tė botė.

Kėto zhvillime ishin gjithashtu edhe si dhe tė politikės sė re hrushoviane pėr t?u afruar me vendet perendimore pas Luftės sė Ftohtė midis Lindjes dhe Perendimit. Dhe hapi i parė ishte afrimi me Jugosllavinė e Titos, dėnuar nga Stalini si tradhtar i parimeve tė marksizėm-leninizmit, si revizionist qė ishte hedhur nė prehrin e imperializmit amerikan.

Nė Hungari, ashtu si edhe nė Poloni,sic thamė mė sipėr,ku punėtorėt e Poznanit mė 27 dhe 28 qershor u ngritėn nė manifestime tė cilat u mbytėn nė gjak, zhvillimi i punimeve tė Kongresit tė 20-tė tė Partisė Socialiste Hungareze thelloi ndarjen midis udhėheqjes konservatore staliniste dhe elementėve liberalė,(tė quajtur revizionistė e reformistė).Kėta tė fundit ndėrmorėn hapa pėr tė pėrshpejtuar rinovime nė parti dhe, sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, pėr tė ndėrmarrė reforma, qė do t?ia ndryshonin fytyrėn vendit, veēanėrisht nė fushėn ekonomike.

Diskutime tė tilla bėheshin, ndėrkohė, edhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve, nė klubin "Petėfi" si dhe nė mjediset studentore. Nė klubin "Petėfi" filluan tė organizoheshin debate publike, sė pari pėr punimeve tė Kongresit tė 20-tė tė Partisė Socialiste Hungarezee pastaj pėr njė seri problemesh tė karakter filozofik, ekonomik, historik, ku filluan tė vinin qindra e qindra punėtorė dhe tė rinj.

Shpėrthimi i shpirtit kryengritės

Vazhdon tregimin hungarezi Nandor:
"Nė ditėt e fundit tė tetorit nė Universitetin Teknik tė Budapestit, u grumbulluan rreth pesė mijė studentė e shumė profesorė, tė cilėt diskutuan plot zjarr nė njė mbedhje e cila zgjati deri nė orėt e para tė mėngjesit. Nė kėtė mbledhje u pėrvijuan tezat e njė programi demokratik, nė tė cilin ekzaltohej shpirti i Revolucionit Demokratik tė vitit 1848, qė kishte pasur si simbol Petėfin dhe kėrkohej tėrheqja e trupave sovjetike nga Hungaria, rikthimi i Imre Nagit nė qeveri, zbatimi i Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Deklaratės sė tė Drejtave tė njeriut.

Nė atė kohė nė krye tė partisė ishte Ernest Gerė, njė neostalinist mė pak fanatik sa Matias Rakoshi, qė ishte detyruar tė largohej nga skena politike. Mirėpo hija e Rakoshit, kėtij udhėheqėsi tė urryer, ndėr dikatorėt mė tė ashėpr tė vendeve komuniste, sidoqoftė shumė mė i butė se Enver Hoxha juaj, rėmdonte ende mbi Hungarinė ė sfilitur. Ky Rakoshi, pas ngjarjeve tė Poznanit, duke pasur frikė nga intelektualėt reformistė, ishte rrekur t'i kundervinte ata kundėr "agjentėve tė borgjezisė", siē quante ata "tė mallkuar" qė grumbulloheshin nė Klubin Petėfi. Mirėpo manovrat e Rakoshit nuk pėrputheshin mė me politikėn e destalinizimit qė kishte nisur Hrushovi. Ja pėrse nė 17 qershor tė vitit 1956, me porosi tė tij, Mikojani dhe Suslovi, tė ardhur enkas nė Budapest, kishin zėvendėsuar Rakoshin me Gerėn, proces qė ndodhi edhe me disa nga udhėheqėsit stalinistė tė vendeve tė tjera tė ashtuquajtura tė kampit socialist. Miėrpo ishte njė zėvendėsim i pamjaftueshm pėr gjendjen qė po krijohej.

Por le tė kthehemi tė ngjarjet qė po zhvilloheshin nė sallėn e Universitetit Teknik tė Budapestit, kėtė radhė sipas kronikėe tė gazetės italiane "La Republika" tė datės 3 tetor tė kėtij viti, pėr tė cilėn fola mė lart:
"Mbledhja mbyllet me njė komunikatė nė tė cilėn studentėt ftohen tė mblidhen sėrishmi tė nesėrmen. Mė 23 tetor, nė orėn 14.30 nė rrugėn "Gorki", pjesėmarrėsit shkojnė parpara selisė sė Bashkimit tė Gazetarėve, pėr tė arritur pastaj te pėrmedorja e gjeneralit Jozef Bem, nė sheshin Palfi, pėrpara tė cilit vendosin kurora me lule nė shenjė solidariteti me studenėtė polakė tė keqtrajtuar nė Poznan,tė cilėt kishin protestuar pas masakrave tė policisė sekrete kundėr tyre.

Citohen pjesė nga komunikata qė pėrfundojnė me thirrjen drejtuar punėtorėve tė fabrikave qė tė bashkohen me studentėt. Pėrplasja nuk fillon me nismėn e tyre. Manifestimi studentor, mė parė i ndaluar e pastaj, nė castet e fundit, i autorizuar nga qeveria e mbėrthyer nga paniku, pėrfundon me tė shtėna parpara godimės sė Radios, ku fortafolėsit transmtojnė njė fjalim tė ashpėr tė Gerės.Studentėt kėrkojnė qė nga mikrofonėt e Radios tė transmetohet komunikata e tyre, por drejtori i saj e hedh poshte me pėrbuzje kėtė kėrkesė. Reparte tė ushtrisė hungareze tė dėrguara nė atė vend pėr tė vendosur rendin, nuk binden qė tė qėllojnė mbi turmat dhe shpesh u japin atyre armėt. Mė 21.30 rrėzohet pėrmendorja e Stalinit?

Nga dėshmia e hungarezit Nandor:
"Janė mė qindra budapestianė, tė ēdo moshe qė e tėrheqin zvarrė kėtė pėrmendore duke e copėtuar si mundin. Midis tyre edhe unė. Me t'u informuar pėr kėto pėrleshje qė arrijnė deri te godina e Radios dhe Parlamentit, punėtorėt e Cepelit, Ujpeshtit dhe lagjeve rrethinore zotėrojnė si mundin automjete dhe arrijnė nė qendėr tė Budapestit. Rrugėt ndriēohen nga flakadanė me tė cilėt digjen simbolet e komunizmit sovjetik, ylli i kuq dhe drapėri me ēekan, si dhe libraritė me libra nė rusisht. Kėshtu gjatė natės midis 23 dhe 24 tetorit manifestimi i studentėve, ku marrin pjesė dhe banorė tė Budapestit shndėrrohet nė njė revoltė popullore qė deri mė 28 tetor shrtihet nė tė gjithė Hungarinė. Para turmave tani ndodhen forca tė AVH-sė, pra, Sigurimi i Shtetit, i lidhur me shėrbimet e Sigurimit Sovjetik, qė pėrpiqet tė mbrojė si mundet selinė e KQ tė Partisė, tė Parlamentit dhe tė Centralit Telefonik.

AVH-ja e sheh se nuk mund tė mbėshtetet te forcat e rendit dhe aq mė tepėr te ushria qė bashkohet tashmė tėrėsisht me popullin. Madje, vė re ushtarė qė furnizojnė gjindjen e pastaj ka nga ata qė vihen nnė ndjekje tė agjentėve tė dyshuar se kanė qėlluar mbi turma.Njė grup punėtorėsh futet ne parlament, duke depėrtuar edhe nė pėr reshtat e njerėzve tė AVH-sė.(Pėr ata mė pas nuk u mor vesh se ku pėrfunduan). Turmat nė pritje qė ata tė kthehen, nis e shqetėsohet.Fillojnė pėrleshje me forcat e rendit qė kanė rrethuar Parlamentin. Dhe papritur nga dritaret dhe catia e saj njerėzit e AVH-sė nisin tė qėllojnė mė mitrolazė. Turmat iu kundrpėrgjgjen me armė qė ia rrėmbejnė forcave tė rendit.Sidoqoftė, ka plot tė vrarė-njė masakėr e vėrtetė.

Ndėrkohė, unė nuk i ndahem lajmeve tė Radios italiane. Janė lajme qė tė bėjnė tė dridheh nga emocioni.Sipas tyre Komiteti Qendror i Partisė, nė panik e sipėr, merr vendime kontradiktore. Nga njė anė rikthen Imre Nagin nė Komitetin Qendror dhe e emėron kryetar tė qverisė dhe, nga ana tjetėr,kėrkon ndėrhyrjen e trupave sovjetike qė tė stabilizojnė gjendjen dhe pėr kėtė tė vendosin shtetrrethimin dhe ligjin e luftės qė dekretohen me ngut.

Imre Nagi kėshtu rehabilitohet, ashtu si Gomulka nė Poloni. Mirėpo, sipas lajmeve, zhvillimet politike po shkojnė drejt njė zgjidhjeje tė tensionuar.Komente tė Radios theksojnė se 23 tetori ėshtė akti i parė i njė revolte qė, siē shihet, do tė jetė njė kryengritje kombėtare kundėr pushtimit rus, kundėr njė regjimi totalitar, pėr vendosjen e njė demokracie tė vėrtetė.

Nga gazeta italiane ?La Republika,3 tetor 2006:
"Njė nga studiuesit mė tė njohur tė tė ish-demokracive popullore nė Evrpopė, hungarezi Fransua Fejto, thotė se nė kėtė tetor tė vonuar aspiratat e hungarezėve u shprehen me njė shpėrthim tė crregullt si njė fishekzjarre spontane ėndrrash, pasioneėsh, dobėsish. Pesha e shtypjes u thėrmua duke i dhėnė njė shpėthim tė vrullshėn tė gjitha shtresave tė njė shoqėrie qė komunizmi real nuk kishte mundur ta mposhte.

Nagi u pa se ishte nė njė poziciontėvėshtirė. Komunist leal e patriot realist ai kėrkoi tė respektonte kompromisin e arritur me sovjetikėt, (Suslovi dhe Mikojani arritėn me njė frymė nė Budapest).

Sipas kėtij kompromisi Hungaria do tė respektonte solidaritetin ndėrkombėtar. Me fjalė tė tjera, nuk do tė dilte nga blloku sovjetik. Por kryengritja ishte shndėrruar tashmė nė revolucion e Nagi nuk kishte mjete pėr ta udhėhequr dhe pėrmbajtur. Kėshtu, kur drejtuesit e kryengritjes kėrkuan qė tė denoncohej Pakti i Varshavės, tė respektohej pavarėsia totale dhe neutrarliteti, disa ditė pas shpėthimit tė kryengritjes Nagi nuk iu kundėrvu kėtyre kėrkesave. Nuk mundi vecse tė qėndronte me ata qė e kishin ftuar. Me tė tijėt...

Unė pas dėgjimit tė komenteve tė Radio Rait bisedoja mė babanė nė shtėpi dhe me ndonjė shok tė ngushtė, me dėshirėn qė kėto ngjarje tė shpinin nė pėrmbysjen e regjimit komunist nė Hungari. Shtypi dhe Radio Tirana jepnin lajme tė thata rreth kėtyre ngjarjeve qė kishin tronditur Hungarinė dhe qė ndiqeshin me vėmendjen mė tė madhe nga opinioni publik botėror.Hungarezėt, sipas komenteve, prisnin ē'veprime do tė ndėrmerrrte Perendimi dhe kryesisht SHBA-ja. Por qė andej nuk vinte veēse njė heshtje e nderė, pėr tė cilėn, sė bashku me zhvillimet qė precipituan nė ditėt nė vazhdim, do tė bėjmė fjalė nė pjesėn e dytė tė kėtij cikli.

Nga ditėt tragjike tė revolucionit

Pas ngjarjeve qė shpunė nė shpėrthimin e revoltave dhe pėrleshjeve me forcat e AVH-sė (Sigurimit tė Shtetit), ku pati dhe qindra e qindra tė vrarė, u krijua qeveria e Nagit, i rehabilituar me ngut nga burokratėt staliniastė, tė cilėt u pėrjashtun nga tė gjitha postet ministrore. Nė qeveri u fut edhe filozofi Lukash dhe elementė tė tjerė tė moderuar. Por, sidoqoftė, sekretar i partisė u zgjodh Kadari, filohrushovian qė zėvendėsoi Gerėn, edhe ai, ashtu si Rakoshi, dishepull i Stalinit.

U fol atėhėrė se masakrat e 23 -25 tetorit, ishin vepėr e ushtarėve rusė. Por nuk ishte kėshtu, siē rrėfen edhe hungarezi Nandor, ashtu si e kam vėnė nė dukje nė pjesėn e parė arratisur nga Hungaria mė 1956 dhe sot banues nė Boston, dėshmitar i disa prej kėtyre ngjarjeve:

"Forcat ushtrake ruse tė vendosura nė Budapest, nuk ndėrhynė nė kėto raprezalje qė filluan tė kishin pėrmasa tė mėdha. Madje edhe mė 28 tetor kur, me urdhėr tė komandės sė ushtrisė ruse filloi sulmi masiv i trupave tė tyre nėpėr rrugėt e Budapestit, i cili u mbėshtetej nga forcat filostaliniste. Dhe tė tėrė ne mbetėm tė shtangur kur pamė qė ushatėt rusė, jo vetėm nuk qėlluan mbi popull, por, madje, u bashkua me tė. Kėshtu ndodhi edhe me njė pjesė tė policisė sė drejtuar nga komandanti i tyre, Maleter. Ishin me tė vėrtetė pamje tronditėse dhe mallėngjyese, qė u jepnin zėmėr kryengritėsve me tė cilėt qenė bashkuar edhe fėmijė 15-16 vjeēarė, aq sa isha unė asokohe, tė cilėve nuk iu bėnte fare pėrshtypje vdekja.

Ata qė qėlluan mbi turma, bile, pabesisht, ishin, si, gjithnjė forcat e AVH-sė, njė pjesė e tė cilave u vendos mbi ēatinė e Ministrisė sė Bujqėsisė. Nga plumbat e tyre ranė tė vrarė shumė njerėz, pa ditur nga vinin breshėritė vdekjeprurėse. Megjithatė, kryengritėsit arritėn t'i pikasnin, tė luftonin kudo me ta, t'i kapnin e t'i vrisin nė vend, madje edhe kur pėrpiqeshin tė fshiheshin pėr tė shpėtuar kokėn, qoftė edhe nėpėr shtėpitė e tyre. Gjaku lahej me gjak."

Ndėrkohė, duke dėgjuar Radio Rain, unė me babanė mėsoj se nė Budapest lindin kėshillat e punėtorėve, qė kėrkojnė tėrheqjen e menjėhershme tė trupave ruse. Madje, edhe nė stacione radiosh vendore, qė ngrejnė peshė shpirtin kryengritės tė popullit. Rilindin sindikata, gazeta e shoqėri kulturore, tė ndaluara nga Rakoshi.
Stalinistėt, duke parė qė po u lėkundėet toka ndėr kėmbė, kėrkojnė tė ngjallin gjithnjė e mė shumė panik me anė tė forcave tė sigurimit.
Tani pritet sulmi i dytė i ushtrisė ruse.

Nagi, pėr tė mėnjanuar pasojat e rėnda, qė mund tė kėtė shumė e shumė jetė tė humbura, shkon nė Moskė ku bisedon, sė pari me Andropovin dhe Mikojanin, e pastaj edhe me vetė Hrushovin. Nė kėto bisedime udhėheqėsit e lartė rusė, pėr nevojat e tyre, e konsiderojnė Nagin element tė vlefshėm pėr tė dalė nga gjendja e vėshtirė, e njėjtė si ajo nė Paznan tė Polonisė, duke zbatuar politikėn "tėrhiq e mos kėput".

Nga kujtimet e gazatarit anglez me origjinė hungareze, Viktor Sebestien, dėsmitar i kėtyre ngjarjeve, (sipas gazetės italiane, "La Republika", 3 tetor 2006.)
"Mė 30 tetor tė vitit 1956 u rrethua godina e Komitetit Qendror tė Partisė. Pas njė beteje prej tri orėsh funksionarėt e lartė dhe tė urryer, dolėn nga godina me flamurė tė bardhė nė duar. U pushkatuan menjėherė e trupat e tyre u varėn me kokė poshtė si Musolini nė Milano, pastaj kufomave iu vu zjarr". Njė ditė mė pas nė Kremlin anėtarėt e Politburosė panė foto me disa skena tė tilla dhe vendosėn tė vepronin. Por, besoj se arritėn tė merrnin njė vendim si tė gjitha perandoritė: e ndienin se, po tė linin Hungarinė, edhe vendet e tjera satelite tė Evropės Lindore, do tė ngriheshin njeri pas tjetrit. Kėshtu Moska vendosi tė dėrgojė njė numėr tė stėrėmadh tankesh dhė trupash speciale."

Kjo ėshtė mė se e vėrtetė. Sipas komenteve tė Radio Rait, sidomos pas shtypjes sė revoluciont, dėgjoja se nė tetor tė vitit 1956 nė Budapest ndodheshin 1500 tanke sovjetike.Luftėtarėt e lirisė shkatėrruan 150, vranė 600 ushtarė dhe disa qindra agjentė besnikė tė Moskės.E vėrteta ėshtė se shumė nga kėto tanke ishin tė modeleve tė vjetra,tė tjerėt dolėn shpejt jashtė pėrdorimit gjatė pėrleshjeve me kryenngritėsit, ose pėr mugesė benzine.

Trupat ruse, tė pranishme prej vitesh nė Hungari, nuk ishin tė specilalizuara dhe kėshtu u bėnė pre e njėsive revolucionare, qė pėrbėheshin nga rreth 25 mijė vetė, midis tė cilėve edhe gra e fėmijė, tė gatshėnm pėr tė vdekur.

Megjithatė, njė ditė para dėrgimit tė forcave speciale, qė pėrbėheshin ga rreth 150 mijė ushtarėsh, Kadarit u deklaroi rusėve se ndėrhyrja e Ushtrisė sė Kuqe do tė reduktonte nė hic besueshmėrinė morale tė komunistėve para popullit. Si pasojė Maleteri, ministri i Mbrojtjes, kėrkoi takim me udhehėqėsit ushtarakė rusė mė Moskė, ku tha me vendosmėri se trupat e tyre ushtarake duhej tė tėrhiqeshin pėrfundimisht nga Hungaria.
Mirėpo gjatė bisedimeve midis tė dy delegacioneve, ai u arrestua me urdhėr tė gjeneralit Serov. Kjo ishte njė ngjarje pa precedencė, njė kurth, qė e detyroi gjeneralin tjetėr rus, Malinin, tė protestonte, por pastaj tė tėrhiqej dhe tė heshtte. (Sipas artikullit "I fatti d'Ungheria" ("Faktet e Hungarisė", nė internet.)

Nga dėshmia e hungarezit Nandor:
"Nė agimin e 4 nėntorit trupat speciale ruse,tė shoqėruara nga avionė e artileri tė rėndė, arritėn nė portat e Budapestit, kurse sekretari i Partisė, Kadar,i kthyer me nxitim nga Moska, njoftoi nga qyteti Solik pėr krijimin e njė "qeverie tė re, revolucionare tė punėtorėve dhe fshatarėve".
Pra, Nagi nuk ėshtė mė kryeministėr.Sidoqoftė, ai ka kurajė tė thotė nė njė mesazh drejtuar popullit, se ushtria hungareze do tė luftojė pėr mbrojtjen e vendit, se Hungaria duhet tė dalė nga Traktati i Varshavės.Mirėpo ėshtė vonė. Kuptohet se rusėt tani vendosin vetė pėr gjithcka nė Hungari.Shumė nga tanket ruse para se tė futen nė Budapest,qėllojnė godidat rrethinore, pėr tė dėshmuar se kjo do tė ndodhė edhe nė Budapestit edhe me qytetarėt, nėse do tė kundėrpėrgjigjen. Na vinė lajme se qyteti Cepel, rrėnohet i tėri nga predhat e tyre. Atėherė Nagi, duke e parė se nuk e pret vecse plumbi, detyrohet tė kėrkojė strehim politik nė ambasadėn jugosllave. Bashkimi Sovjetik, ndėrkohė, njofton botėn se kjo ndėrhyrje bėhet nė bazė tė vendimeve tė Traktatiti tė Varshavės. Njė farsė e absurde."

Nga lajmet e Radio Rait mėsoja se tanket ruse po bėheshin gati tė futeshin nė Budapest. Filloi ngritja e barrikadave; tė gjithė ishin tė pėrgatitur pėr luftė me cdo lloj mjeti, qė nga gurėt, shkopijtė e, doemos armėt e municonet qė vazhdojnė tė vijnė nga fabrikat e prodhimit tė arėmėve. Janė tashmė mė mijėra e mijėra qė thonė se nuk janė vendimtare vetėm armėt moderne pėr tė zmbrapsur "proletarėt rusė me yll tė kuq nė ballė", por edhe fjalėt, mbi tė gjitha, shpirti i vetė popullit.

Opinoini publik botėror nis e shqetėsohet nga ashpėrsimi i gjenjdes nė Hungari. 101 intelektualė tė njohur italianė nėnshkruajnė njė thirrje nė shenjė solidariteti me kryengritėsit. (Pas mposhtjes sė revolucionit mbi 300 mijė koministė italianė largohen tė zhgėnjyer nga partia. Edhe parti tė tė tjera komuniste janė nė krizė, midis tė cilave dhe Partia Koministe Britanike). Nė kėtė periudhė tė tensionuar Hrushovi fluturon nė Brioni pėr tė biseduar me Titon rreth problemit hungarez. Punėtorėt e fabrikave pėr prodhini e armėve fillojnė tė armatosin kryengritėsit. Ushtarė e policė bashkohen gjithnjė e mė shumė me ta. Nė radhėe tyre bėjnė pjesė jo vetėm tė rinj, por, madje, edhe fėmjė tshmė edhe 10-12-vjeēarė.

Megjithatė, ushtria sovjetike pėrparon, ndonėse me shumė vėshtirėsi, ngaqė has rezistencėn e e kryengritėsve. Ushtarėt rusė mpaken dhe nuk e marrin me mend qė njė popull i armatosur si ka mundur, tė hedhė nė erė kolona tankesh. Ka nga ta qė bashkohen vėllazėrisht me kryengritėsit, si shokė e tyre ditė mė parė. Por agjentė e AVH-sė pėrdorin dredhi. Nga catitė e godinave publike shtien mbi tanket ruse, pėr tė provokuar kundėrveprimine tyre. Njė grup kryengritėsish kėrkon qė nga godina e Parlamentit tė hiqen simbolet e komunizmit, por vriten nga agjentė e e AVH-sė.

Nga burime historike ne internet rreth ngjarjeve tė 4 nėntorit:
"Nė sulmin e dytė, tė nisur mė 4 nėntor, forcat sovjetike, pėrbėhej kryesisht nga ushtarėrė tė mobilizuar nga republikat e Azisė Qendrore, taxhikė, uzbekė, turkmenė", qė nuk flisnin rusisht dhe tė cilėve u kishin thėnė se do tė luftonin pėr tė thyer" trupat imperialiste qė kishin pushtuar Egjiptin. Por shumė kuptuan shpejt tė vertetėn, kuptuan se po bėheshin mish pėr top pėr ambicjet e gjeneraleve rusomėdhenj. Pati nga ata qė u carmatosėn, qė u dėrguan nė Rusi, nė vagonė tė kycur, sespe reėfuzuan tė zbatonin urdhėrėt e komandantėve tė tyre gjakatarė. Kėto urdhėra qenė tė qarta:tė ndėshkohet klasa punėtore nė Budapest. Ndaj tanket pėrparonin me kujdes nėpėr rrugėt e qytetit,duke goditur pallate, shkolla, vendstrehime pėr tė plagosurit e tė moshuarit.

Luftimet qenė tė ashpra nė zonat punėtore tė Budapesti, nė Cepelin e kthyer ne gėrmadhė, nė Ujpest, Kelenfold, Amgiafold nė Zuglo. Punėtori Mark Molnar, i dėbuar nga ushtria gjatė regjmit stalinist tė Rakoshit thoshte: "Jeta jonė ėshtė e thjeshtė; tetė orė luftime, tetė orė punė pėr tė fabrikuar armė e tetė orė pushim".

Nė mbrėmjen e 7 nėntorit,daja im, me rastin e martesės bėnte dasmė nė shtėpinė e tij. Dhe ja, nė lajmet e orės 20.00 folėsja e njohur, Vera Zheji, e cila dy vite mė pas do tė bėhej mėsuesja dhe kolegia ime nė mikrofonin e Radio Tiranės, lexoi lajmin e parė se trupat ruse nė Budapest, tashmė e kishin plotėsisht nė dorė situatėn dhe se kundėrevolucioni i kishte ditėt e numėruara. Disa nga dasmorėt duartrokitėn. Por dukej se secili nga ne ishte pushtuar nga trishtimi nė ato ēaste.

Ēdo mbrėmje, duke ndjekur Radio Rain mėsoja lajme edhe mė tė trishta. Mė 22 nėntor Nagi, i strehuar nė ambasadėn jugosllave, bėri njė pėrpjekje pėr tė ikur, por patrullat ruse ndalėn makinėn e tij dhe e arrestuan. (Mė pas u mor vesh se fati i tij ishte pėrcaktuar pas takimit midis Hrushovit dhe Titos nė Brioni. Kėtė radhė Titoja, ai qė ishte treguar aq entuziast pėr ndryshimet nė Hungari, iu nėnėshtrua vullnetit tė atij tė cilit, si usta i kishte mėsuar si tė shkėputej nga kthetrat e dogamatizmit stalinian.

Thuajse dy vjet mė pas, mė 16 qershor tė viti 1958, Nagi u pushaktua pėr tradhti tė lartė. Edhe Mao Ce Duni nga Kina e largėt nuk e ngrti zėrin, ndonėse ishte nė grindje tė fshehtė me Hrushovin. Kurse Enver Hoxha ishte nė kulmin e gėzimit pėr kthesėn qė po ndodhte nė Hungari pas ndėrhyrjes sė trupave sovjetike.

Me afrimin e dimrit e ashpėr hungarez, qeveria e re kėrkon dėshpėrimisht tė rifillojė prodhimi i qymyrgurit,i nevojshėm edhe pėr prodhimn e energjisė elektrike. Por punėtorėt me anė tė kėshillavė qė kanė ngritur, kėmbėngulin nė kėrkesat e tyre: fabrikat t'u takojnė punėtorėve;drejtori tė jetė njė punonjės i fabrikės qė duhet tė zgjidhet nga kėshilli me mandat tė asamblesė sė fabrikės, etj.

Jo vetėm kaq: megjithė shtypjen e kėrcėnimet e egra, Kėshillli Qendror i Punėtorėve tė Budapestiti, qė formohet vetėm disa ditė pas ndėrhyrjes sė dytė tė trupave sovjetike,kėrkon me kėmbėngulje nga qeveria tėrheqjen e trupave ruse nga vendi; liri fjale e shtypi, zgjedhje tė lira etj.

Por qeveria e Kadarit nisi tė merrte masa represive. Arrestoi drejtuesit e Kėshillit tė Punėtorėve tė Budapestit dhe shpėrndau me forcė tė gjitha grevat qė u organizuan me kėtė rast.

Nė kėtė periudhė, vec trupit tonė dipomatik, nė Budapest studionin shumė studentė shqiptarė, tė cilėt gjatė ditėve tė stuhishme Revolucionit u strehuan nė godinėn e ambasadės sonė. Edha ata u bėnė dėshmitarė tė kėsaj lufte tė pashembullt tė banorėve tė Budapestit kundėr diktaturės staliniste dhe pushtimit rus. Mė pas u dėrguan tė studionin nė shkolla tė larta tė vendeve tė tjera socialiste.

Pasojat tragjike pas nderhyrjes sė trupave rusė nė Budapest

Dėshmon hungarezi Nandor:
"Kėshtu,mė 7 nentor, pas luftimesh tė pėrgjakėshme qė sollėn mposhtjen e revolucionit antikomunist, rusėt rivendosėn sundimine tyre nė Hungari me Kadarin, Sekretar tė Parė tė Partisė dhe krijimin e njė qeverie tėrėsisht filosovjetike. Nisėn tė ndiqeshin si elemntė kundėrrevolucionarė, shumė e shumė kryengritės. Si pasojė, u pushkatuan mbi 10 mijė vetė. (Ka shifra shifra tė tjera sipas tė cilave numri i tyre arrin nė rreth 50 mijė tė, duke pėrfshirė edhe 5 mijė ushtare rusė tė vrarė).

Stalinistėt nė tė gjithė botėn deklaruan atėherė me bujė se kjo kryengritje ishte njė grusht shteti i tipit fashist. Por pėr ēfarė fashistėsh bėhej fjalė, kur tė tillė nuk kishte pasur as nė popull dhe as nė udhėheqje tė kryengritjes? Por duhej gjetur njė kokė turku. Dhe na doli se ky ishte kardinali Mincenti. Pra, ky na qenkėsh kapoja i kundėrevolucionarėve. Dhe gjėja mė zbavitėse nė kėtė situatė tragjike ishte se gjatė kryengritjes Mincenti u detyrua tė kėrkonte strehim politik nė ambasadėn amerikane nė Budapest, i cilėsuar si element reksionar, qė po vepronte nė dėm tė interesave tė klases punėtore, kur ai kishte mbrojtur pikėrisht kėshillat punėtore. Mirėpo ato quheshin reaksionare nga qeveritarėt e Kadarit. Kardinali Mincenti ndenji pėr shumė vite nė ambasadėn amerikane dhe vetėm kur unė i arratisur nga Hungaria jetoja nė SHBA, mora vesh se kishte fituar lirinė pas njė amnistie tė qeverisė komuniste. Kjo kishte ndodhur edhe me njė "element kundėrevolucionar" qė, duke mos mundur tė arratisej, ishte fshehur pėr vite tė tėra nėn ēatinė shtėpisė sė tij dhe ishte quajtur si i humbur...

Hungarezėt tė tradhtuar nga Perendimi

Siē thamė mė sipėr, shpėrthimi i revoltave masive nė Budapest kundėr regjmit komunist dhe pushtimit rus tėrhoqi vemendjen e opinionit publik botėror. Por qeveritė pėrendimore nuk nderhynė nė kėtė konflit me pėrmasa apoliktike, qė solli mbi 25 mijė tė vdekur e mbi 250 mijė hungarezė tė arratisur, pra, gati 3% e popullisė. U arratisėn edhe futbollistėt e "Honvedit", skuadrės sė ushtrisė hungareze qė ndodhej nė njė turne nėpėr Evropė, midis tė cilėve Pushkashi, Cibori, Kocishi, qė luajtėn pėr vite nė kampionatin spanjoll.
Nga dėshmia e gazetarit anglez me origjinė hungareze, Viktor Sebestien, (nga gazeta italiane "La Republika",3 tetor 2006.

Pyetjes sė gazetarit qė e intervistonte se nėse hungarezėt e ndenin veten tė tradhtuar nga Perendimi, ai i pėrgjigjet: "Veēanėrisht nga Amerika. Por presidenti Aizenhauer ishte nė prag tė zgjedhjeve presidentore dhe nuk e vuri fare nė diskutim kėtė cėshtje kaq rėrėndėsishme, duke respektuar kėshtu, me sa dukej, marrėveshtjen e Jaltės pėr ndarjen e Evropės pas Luftės sė Dytė Botėrore, ku Hungaria do t?i pėrkiste Lindjes, pra, sferės sė Bashkimit Sovjetik. Kam lindur nė Budapest,kam pėrjetuar ato ngjarje, sidoqė prindėrit e mi nuk morėn pjesė aktive nė to,por vuajta shpirtėrsht pėr ato qė ndodhėn nė Hungari. Disa muaj me pas tėrė familja jonė emigroi nė Perendim, por, megjthatė, nuk e harroj kurrė vititn 1956, qė pėr mua ėshtė njė jetė e tėrė".

(Pėrsa u pėrket vendeve tė tjera perendimore, duhet thėnė se tek ato ndikoi edhe kriza e Kanalit tė Suezit nė tetor tė vitit 1956, ku forca tė ushtrive anglo-franko-izraelite luftuan kundėr ushtrisė egjiptiane.)

Duke rikujtuar kėto ngjarje nė Budapest, mė 1972

Nė qershor tė atij,viti,si gazetar sportiv i RTVSH-sė, shoqėrova skuadrėn tonė kombėtare nė njė ndeshje qė ajo luajti nė Helsinki me pėrfaqėsuesen finlandeze. Nė tė kthyer me avion, u ndalėm njė ditė nė Budapest. Tėrė mėngjesin patėm mundėsi tė shėtitnim mė kėmbė e autobus nėpėr disa vende tė kėtij qyteti tė lashtė e tė mahnitshėm.

Duke ecur bashkė me futbollistėt, ndėrmenda ngjarjet tragjike tė vitit 1956. Ishte fund qershori, por bėnte fresk. Rrugėt qenė tė qeta. Kalimtarėt shkonin e vinin, doemos pa i rėnė kurrė ndėrmend se ē'bluaja unė nė mėndje. Me siguri midis tyre kishte plot nga ta qė i kishin pėrjetuar ato ngjarje qė shkurtimisht po i pasqyroj nė kėtė shkrim. Kalova para godinės sė Parlamentit e mė shėmbelleu se qė andej vinin britmat e mijėra qytetarėve qė thėrrisnn kundėr diktaturės komuniste, kundėr pushtimit sovjetik, qindra tė tjerė qė zvarisnin pėrmendoren e diktatorit Stalin,kurse nga catitė e godinave pėrreth dėgjoheshin tė shtėna mitralozėsh nga agjentė tė policisė sekrete (AVH). Mė bėhej sikur shihja trupa tė gjakosur qė shėmbeshim pėr tokė pa jetė,utėrimat e tankeve ruse qė shtinin mbi gjindjen, kundėrveprimet e saj me armė, tanke tė djegur, kufoma ushtėrėsh sovjetikė, sigurimas tė copėtuar, njė popull i paepur qė lufton e nuk dorėzohet?

Njė klithmė pėrdėlluese sa nuk m'u shqit nga buzėt. Por u pėrmbajta. Edhe pas kaq vitesh gjendja nė Hungari nuk kishte ndryshuar shumė. Vėrtet diktatura e Kadarit nuk ishte si ajo e Rakoshit a e Enver Hoxhės, vėrtet shihje njerėz tė veshur mirė, vajza me minifunde, dėgjohej muzikė e bitėllsave e tė rinj kėrcenin rokenroll, vėrtet tregoheshin edhe barceleta tė kripura kundėr udhėheqjes socialiste filoruse. Por, sidoqoftė, edhe atje kishte vetėm njė parti qė udhėhiqte, duke marrė gjithnjė urdhėra nga Moska, qė tė mos pėrsėriteshin mė ngjarjet e vjeshtės sė vitit 1956, qė hungarezėt nuk guxonin t'i zinin ende hapur me gojė.

Gusht 1990, pėrsėri nė Budapest

Kėtė radhė, madje me gruan dhe djalin, nisemi pėr vizitė tė miq tanė nė Suedi. (Ndėrkohė tė 5000 mijė shqiptarėt e futur njė muaj mė parė nėpėr ambasada, duke treguar urrejtjen kundėr tiranisė dhe dėshirėn pėr liri, janė vendosur nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės Perendimore).

Ndalemi, si atėherė, nė Budapest. Por nuk ėshtė mė Budapesti i 1972-shit. Eshtė rrėzuar muri i Berlinit, e nė vendet e ish-demokracive popullore, veē Shqipėrisė enverhoxhiste, ka nisur tė fryjė flladi i lirisė. Tani hungarezėt shprehen hapur, me dhėmbje dhe urrejtje pėr krimet e pushtuseve rusė dhe mercenarėeve tė tyre hungarezė nė ditėt tragjike tė tetor-nėntorit tė vitit 1956. Jo vetėm kaq: Mė 16 qershor tė vitit 1989, nė njė ceremoni tė madhe rehabilitohen tė gjitha viktimat e kėsaj kasaphaneje tė mėnxyrshme e bashkė me ta edhe Imre Nagi.

Mungon presidenti shqiptar, Ramiz Alia. Partia e Punės i qėndron ende besnike idealeve tė Stalinit, pėrmendorja e tė cilit vazhdon tė kėrcėnojė kėdo nga bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" nė Tiranė. (Vetėm nė njė natė dhjetori tė vitit 1990, mė sė fundi, me urdhėr tė Ramiz Alisė kjo pėrmendore, e vetmja nė Evropė, zhduket fshehurazi,pėr t?ia lėnė radhėn pėrmendores sė Enver Hoxhės qė rrėzohet nė mėnyrė spektakulare mė 20 shkurt tė viti 1990, nga rreth 100 mijė banorė tė kryeqytetit, por 34 vjet pasi ishte rrėzuar kėtu nė Budapest).

Atė ditė presidenti rus, Gorbacov, pranon hapur krimet monstruose nė Hungari e Ēekosllovaki. Edhe Napolitano, njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė P. Komuniste Italiane ta asaj kohe, pastaj senator i pėrjetshėm dhe sot president i Italisė, ai qė i kishte quajtur atėherė kryengritėsit hungareze rrugacė, banditė. Po kėshtu, kėrkojnė falje ish-udhėheqės tė tjerė tė partive komuniste tė Lindjes dhe Perendimit.

Shqipėria komuniste vazhdon tė heshtė, gjithnjė besnike e Stalinit dhe Enver Hoxhės, i cili nė librin e tij famėkeq, "Hrushovianėt", si nė tė gjitha tė ashtuquajturat "Vepra" tė tij, duke u ndalur te Revolucioni i vitit 1956, (tė cilin e quan me urrejtje shtazarake kundėrevolucion), shkrunte nė kėtė mėnyrė, kur u drejtohej udhėheqėsve tė atėhershėm hungarezė:

"Ē'bėni, more kėshtu,si rrini duarkryq pėrpara kėtij kundėrrevolucioni qė po ngrihet? Pse nuk merrni masa tė mbyllni klubin "Petėfi", tė arrestoni krerėt turbullues, tė nxirni kllasėn punėtore tė armatosur nė bulevarde. Nė rast se nuk arrestoni dot Mincentin, Imre Nagin nuk e arrestoni dot? Pushkaktoni disa nga krerėt kundėrrevoucionarė qė ta marrin vesh se ē'ėshtė duktatura e proletariatit?. Kėshtu ishte gati tė vepronte ky tiran, tė cilit edhe perandori Neron, qė i vuri flakėt Romės, do t'ia kishte zili. Dhe do ta kishte bėrė kėtė pas Konferencės sė Tiranės qė u zhvillua disa muaj para ngjarjeve tė Budapestit dhe Poznanit, nė prill tė vitit 1956, si dallėndyshe paralajmėruese e tyre, ku komunistė tė ndershėm shqiptarė patėn kurajė tė kėrkonin demokratizimin e jetės sė partisė dhe, si pasojė, edhe tė popullit. Por ai arriti ta shtypte qė nė zanafillė kėtė pranverė tė demokracisė sonė, duke burgosur e internuar tė tėrė ata qė diskutuan nė kėtė konferencė.

"Duke lėnė Budapestin,u ndala atė ditė para monumentit tė poetit tė madh hungarez, Shandor Petėfi, qė me vėshtrimin e tij nė pafundėsi, dukej sikur pėrsėriste vargjet e tij tė pavdekshme:

"Pėr dashurinė jap jetėn,
Pėr lirinė fal dashurinė!
"

Ky rrėfim pėr ngjarjet rrėqethėse tė vjeshtės sė zymtė hungareze tė vitit 1956 ėshtė dhe dėshmia mė e qartė se ē'mund tė bėjė njė popull pėr tė ruajtur ose fituar lirinė.

Fund

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara