HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A ėshtė ekonomia budallaqe?

Selami Xhepa -- nga Selami Xhepa*

Shpesh kohėt e fundit po dėgjohen zėra se “tregu ėshtė bllokuar”, se “ka njė rėnie tė fuqisė blerėse tė tregut”, se ka njė bllokim ose njė “ngėrē” tė pėrgjithshėm ekonomik. Nga disa artikuj nė shtypin e pėrditshėm mė ėshtė krijuar pėrshtypja se ka njė pėrpjekje pėr tė krijuar njė klimė mosbesimi tek agjentėt ekonomik dhe duket sikur tė gjithė presin tė ndodhė diēka. Presin tė ndodhė njė mrekulli qė tė heq si me magji kėtė mister qė rri pezull mbi kokėn e biznesit, ose tė shikojmė si materializohet njė profeci vetėpėrmbushėse.

Ēfarė po ndodh realisht nė jetėn ekonomike nė vend? A ka vėrtet njė ndrydhje tė kėrkesės sė brendshme dhe tė prodhimit tė brendshėm qė mund tė rrezikojnė rritjen ekonomike nė vend? Pėr tė bėrė kėtė analizė, gjithkush duhet t’i drejtohet shqyrtimit tė shifrave dhe statistikave. Nė kėtė pikė, duhet theksuar vėshtirėsia e parė serioze e ēdo analisti dhe studiuesi tė ekonomisė. Qė prej mė shumė se njė dekadė e gjysmė sistemi tė ri ekonomik, ne akoma nuk kemi sistemin e nevojshėm statistikor qė tė na ushqejė me informacionet e domosdoshme pėr analizė dhe vendimmarrje. Fatkeqėsisht, informacionet pėr tė gjykuar nė mėnyrė tėrėsore pėr kushtet e brendshme ekonomike janė tė mangėta, tė cunguara dhe kur ato ekzistojnė janė mė njė kohė vonese tė ndjeshme qė mė shumė ju shėrbejnė analistėve se sa vendimmarrjes. Tregjet ndėrkombėtare i marrin sinjalet kryesisht nga ecuria dhe indekset e bursave qė nė rastin tonė nuk ekziston.

Sidoqoftė, ka disa tregues qė tashmė janė tė publikuara dhe qė secili mund t’i referohet nė analizėn pėr tė krijuar bindjet e veta. Ēfarė thonė kėto shifra? Treguesi mė i mirė (nė kontekstin e ekonomisė sonė) i analizės sė tregut janė indekset e shitjeve. Deri tani ėshtė i disponueshėm vetėm indeksi i tremujorit tė fundit tė vitit tė kaluar, i cili, siē vėrehet nė grafikun e mėposhtėm, ėshtė nė rritje: nė tremujorin e katėrt ka njė rritje me 6.3% nė krahasim mė tremujorin e mėparshėm. Ecuria e tij ėshtė pa ndonjė ndryshim nė raport me gjithė periudhat e viteve tė kaluara. Se ēfarė ka ndodhur nė tremujorin e parė tė kėtij viti me kėtė tregues duhet tė bėjmė durim dhe mė pak se dy javė sa ta mėsojmė. Duke qenė treguesi mė sintetik qė pėrmbledh sentimentin dhe sjelljen e agjentėve ekonomik nė treg, fatmirėsisht, tė paktėn deri tani, ky tregues ėshtė pozitiv.

Tregues tė kėrkesės sė brendshme janė ecuria e importeve, ndėrsa treguesit e prodhimit tė brendshėm mund tė karakterizohen si nga eksporti (prodhimi brendshėm pėr tregjet e huaja) dhe ecuria e kredisė (sa kohė qė nuk ka tė dhėna lidhur me shfrytėzimin e kapaciteteve prodhuese, numrin e firmave prodhuese dhe gjendjen e aktivitetit tė tyre).

Tė gjithė kėto tregues deri tani gjithashtu janė pozitiv. Nė muajin janar dhe shkurt tė kėtij viti janė eksportuar 5,7 dhe 5,6 miliardė lekė mallra, nga 4,8 dhe 4,9 miliardė respektivisht, tė muajve janar dhe shkurt tė vitit tė kaluar. Pra, kemi njė rritje me 17.5% dhe 14%, respektivisht (ose nė total janė eksportuar rreth 2,1 miliardė lekė mallra mė shumė). Nė krahun e importeve (qė pasqyron kėrkesėn e ekonomisė sė vendit pėr mallra) kemi gjithashtu tė njėjtin rezultat. Importet e dy muajve tė parė tė kėtij viti janė rritur me 24,7 dhe 17%, respektivisht nė krahasim me tė njėjtat periudha tė vitit tė kaluar. Rritja e importeve nuk ėshtė gjė negative megjithėse vazhdon tė anatemohet, kryesisht nga pjesa e ekonomistėve me ndikim tė theksuar merkantilist. Sa kohė nuk ka shenja tė rėnies sė prodhimit tė brendshėm, rritja e importeve ėshtė shenjė e rritjes sė kėrkesės sė ekonomisė sė vendit pėr mė shumė konsum dhe investime, prandaj dhe ėshtė shenjė pozitive.

Ndėrsa treguesit e prodhimit tė brendshėm janė tė padisponueshėm (gjithmonė kanė qenė tė tillė!), njė tregues indirekt, siē ėshtė kredidhėnia pėr sektorin privat ėshtė nė rritje impresionuese. Tė dhėnat paraprake tregojnė se rritja e tepricės sė kredisė pėr tremujorin e parė tė kėtij viti ėshtė rreth 125 milionė dollarė dhe se sistemi bankar ka akorduar mesatarisht 80-100 milionė dollarė kredi tė re pėr ēdo muaj. Madje, aq e fortė ėshtė rritja e kredisė sa, ndoshta pėr herė tė parė po diskutohet me seriozitet midis ekonomistėve (monetarist) se mos kjo rritje e fortė e kredisė mund tė nxisė presionet inflacioniste. Presionet inflacioniste, kur janė me burim nga oferta, janė gjithashtu shenjė e mirė dhe duhet pėrshėndetur. Natyrisht, ai duhet tė monitorohet me kujdes nga autoritetet monetare tė vendit pėr tė mos tejkaluar objektivin e vendosur nė programin ekonomik dhe monetar, por nė vetvete rritja e tij ėshtė njė tregues pozitiv, qė tregon se ekonomia ėshtė nė lėvizje dhe jo e pėrgjumur.

Tė gjithė treguesit pėr ecurinė e sektorit privat qė ne disponojmė deri tani nuk japin shenja paralajmėruese pėr ndonjė ngecje tė ekonomisė. A ka atėherė ndonjė gjė qė nuk ecėn mirė? Me siguri mund tė pohoj se, sipas meje, gjėrat qė po shkruhen nė media pėr njė “ngėrē ekonomik”, nuk kanė asnjė bazė reale. Por, kurrsesi nuk mund tė pohoj se gjithēka ėshtė perfekte, se gjėrat ecin pėrpara me njė ritėm tė sigurt dhe se asgjė nuk do t’i lėkundė themelet e saj. Garantimi i konkurrencės sė lirė dhe barazisė sė subjekteve nė treg ėshtė njė sipėrmarrje qė vetėm sapo ka filluar. Krijimi i mjedisit konkurrues pėr biznesin dhe njė klime investimesh atraktive ėshtė akoma nė proces. Njė bazė e re ligjore dhe praktikash promovuese pėr biznesin janė nė pėrpunim.

Po ndėrtojmė njė bazė tė re ligjore dhe nėnligjore pėr koncesionet dhe partneritetin publik-privat dhe po punohet pėr tė zbatuar konceptin e parqeve industriale; pėr tė nxitur rritjen e konkurrueshmėrisė sė biznesit dhe uljen e kostove tė prodhimit ėshtė studiuar dhe ėshtė propozuar ulja e ndjeshme e ēmimit tė energjisė elektrike pėr tė gjitha kategoritė e bizneseve ashtu si dhe ulja e barrės fiskale; rregullat e lojės sė biznesit po pėrshtaten gjithnjė e mė shumė me rregullat e tregut unik evropian, njė kėrkesė kjo tashmė integrale e paketės sė reformave tė qeverisė; etj.

Ka njė fakt qė lidhet me mos realizimin me ritmet e duhura tė buxhetit tė shtetit pėr tremujorin e parė. Pėr tė relativizuar ēėshtjen, nė kėtė rast ne i referohemi njė shifre qė ėshtė vetėm rreth 5% e prodhimit tė brendshėm (madhėsia e investimeve publike) ndėrkohė qė pesha e investimeve private pėrfaqėson 18% tė prodhimit tė brendshėm. Sė dyti, periudha e kohės qė merret nė analizė pėr realizimin e buxhetit ėshtė shumė e shkurtėr. Pa dashur tė marrė nė mbrojtje entet prokuruese kam pėrshtypjen se tremujori i parė pėrgjithėsisht ėshtė koha e pėrgatitjes sė procedurave teknike tė buxhetit. Kėtu duhet shtuar se pėrqendrimi i investimeve kryesisht nė tremujorin e fundit tė vitit ka qenė njė sėmundje kronike e enteve prokuruese buxhetore.

Aq sa kjo kritikė mund tė lexohet nė pothuaj ēdo raport vjetor tė Bankės sė Shqipėrisė. Pa llogaritur qė nė punėt publike (kryesisht nė rrugė) po paguhen faturat e tenderėve qė vetėm pėr motive politike ishin kryer nė prag tė fushatės elektorale tė vitit tė kaluar (Sipas ministrit Basha, 75% e fondeve janė paguar pėr kontratat e vitit tė kaluar). Tė ardhurat shtesė tė grumbulluara nė buxhet (hė, thonė njerėzit, ku janė ato para mė shumė qė keni grumbulluar!) nuk mund tė pėrdoren pa bėrė ndryshimet nė ligjin e buxhetit tė shtetit i cili mėsojmė do tė krijojė mė shumė mundėsi biznesi. Projekte tė reja investimesh edhe me donatorėt e huaj janė nė proces negocimi dhe sė shpejti fillojnė realizimin e tyre.

Padyshim qė mund dhe duhet bėrė mė shumė dhe mė shpejt. Nė veēanti ecuria e eksporteve ėshtė shqetėsuese. Megjithėse ky sektor vazhdon tė rritet, ritmet e rritjes po vijnė nė rėnie. Varėsia e lartė nga tre-katėr mallra, e bėn atė shumė vulnerabėl. Mbyllja (e pėrkohshme) e aktivitetit tė Kurumit, eksportuesi i vetėm i hekurit nė vendet e rajonit, do tė ketė pasojat e veta nė eksportet e muajve pasues. Efekti “Kinė” nė tregtinė e veshjeve dhe tekstileve filloi tė shfaqet qė gjatė vitit tė kaluar (dhe vetėm veshjet zėnė rreth 35% tė totalit tė eksporteve). Prandaj, njė regjim shumė mė liberal duhet tė zbatohet pėr eksportet. Nė veēanti regjimi doganor duhet tė jetė shumė mė fleksibėl dhe mė favorizues. Ai duhet tė ēlirojė biznesin nga nevoja e ngurtėsimit tė likuiditeteve qė janė aq tė nevojshme tė pėrdoren nė zgjerimin e aktiviteteve prodhuese. Unė besoj se politikat ekonomike qė jemi duke pėrpunuar dhe qė po vihen gradualisht nė zbatim, kanė krijuar dhe do tė krijojnė edhe mė shumė dinamizėm nė jetėn ekonomike tė vendit.

Kėshtu, duke e mbyllur, pa dashur tė bėj asnjė polemikė me skeptikėt, thjesht dėshiroj tė pyes: a ėshtė, pra, ekonomia budallaqe apo ne nuk (duam tė) lexojmė si duhet sjelljen e saj? Ajo ēfarė tregojnė shifrat janė pjesa e dukshme e ekonomisė. Me sa duket, pjesa e padukshme ka filluar tė japė ndonjė efekt tė papėlqyeshėm. Por liria e vėrtetė e tregut mendoj se gradualisht duhet tė zėrė pa asnjė mėshirė (megjithėse dhe me njėfarė kostoje afatshkurtėr) vendin e anarkisė sė tregut.

*Kėshilltar Ekonomik i Kryeministrit

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara