HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“E LASHË ZEMRËN TË JETOJË”

-- nga ROZI THEOHARI, B o s t o n

ROZI THEOHARI

REKUIEM PER ARTISTIN E POETIN DARDHAR GAQO ZDRULI

Me 29 tetor 2005 ne restorantin “Pier 4” te Anton Athanasit ne Boston shqiptaro-amerikanet zhvilluan nje mbledhje perkujtimore dhe darke solemne me rastin e 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Ne nje pushim midis kumtesave, ne tavolinen tone ku ishin ulur vetem familje dardhare, Sotir Pani, bashkefshatari yne, nxori nga canta e na tregoi nje liber me titull: “Serenata dhe kenge qytetare korcare”, me autor Gaqo Zdrulin. Kengetarja veterane znj. Jorgjia Misja, duke shfletuar librin plot kenge e partitura, filloi te kendonte, ne fillim solo, pastaj e pasuar nga te gjithe te pranishmit ne salle: “Per memedhene”, “Debora zbardhi malet”, “Vlora-Vlora”…etj. Kenget, njera pas tjetres, sollen nje atmosfere te ngrohte vellazeruese e emocionuese tek pjesemarresit e tubimit, te cilet i drejtonin duartrokitjet tavolines se dardhareve, por ne realitet duartrokitjet i perkisnin Gaqo Zdrulit. Gaqos, bilbilit dardhar, i cili na dukej se ndodhej aty, ne feste, mes nesh, me kitare, e kendonim se bashku si dikur. Por Gaqoja ate cast ndodhej i shtrire ne shtrat duke luftuar me semundjen e rende.

Nje muaj me vone, me 30 nentor 2005, Gaqo Zdruli, kengetari lirik, poeti, pedagogu, biri i Dardhes, nderroi jete ne Tirane duke lene ne pikellim familjen, te afermit, miqte e shoket, dardharet e devollinjte. Por ai deshperoi edhe shqiptaro-amerikanet, me te shumtit dardhare e korcare, te cilet e njihnin dhe ruanin kujtime e mbresa nga jeta e aktiviteti i tij.

Ne letren qe me shkruante Vaske Zdruli, i vellai, tregonte se Gaqoja vuajti nga nje semundje e rende ne veshkat dhe mbeti ne krevat i paralizuar per gjashte muaj. Por ai e luftoi semundjen, kurre nuk e dha veten dhe kurre nuk u dorezua. “I qendronim prane,- vazhdon i vellai,- e na dukej sikur e sheronim. Sidomos e shoqja, Tefta, e cila eshte edhe doktoreshe, ia beri te gjitha sherbimet. Ai qendroi me vullnet e i paperkulur deri ne ditet e fundit te jetes”,- shkruan Vaska.

Guri i Vjeshtës, Dardhë NA ISHIN TRE VELLEZER KEPUCARE

Eshte e pamundur te shkruash per jeten e Gaqos pa permendur edhe dy vellezerit tij, Kocin dhe Vasken. Tre vellezerit, bashke me Marien, motren e vetme, u linden e u rriten ne nje familje te varfer dardhare, por me tradita patriotike, e cila kishte dhene kontribut ne ceshtjen atdhetare. I ati, Pandi Zdruli, ishte kepucar dhe zanatin ua mesoi tre djemve, mes te cileve Koci ishte “ustai i madh.” Tre vellezerit kepucare dalloheshin mes moshatareve te fshatit si tre djelmosha simpatike e bukuroshe, por mbi te gjitha ishin punetore e gazmore. “Dyqani i kepucareve” ndodhej ne katin e pare te shtepise se tyre, buze rruges, me dy dritare te mbrojtura nga hekura te trashe, te cilat veshtronin nga korija e Shen Pjetrit. Ne ato dritare ndaleshin shpesh kalimtaret, te cilet shkembenin ndonje bisede te rastit apo shaka me kepucaret. Gaqoja, vellai i trete, i datelindjes 1927, e filloi zanatin duke drejtuar peronat e vogla te kepuceve, te cilat ishin perdorur nje here.

Me nje cekic te vogel mbi nje kudher metalike perpiqej t’i bente si te reja gozhdet qe ia vinin te vellezerit perpara. Por shpesh cekani godiste pa dashur dy gishtat e tij, sepse, me natyren romantike, shpesh e perqendronte veshtrimin ne pyllin e dendur te ahut te korijes perballe. Ishin vitet e veshtira te Luftes se Dyte Boterore, kur mungonte gjithcka. Kepucaret e fshatit benin kepuce te reja duke shqepur kepuce te vjetra dhe duke perdorur nje fare sholle qe sherbente si veshje ambalazhi per arkat e municioneve te topave dhe gjendeshin plot te tilla pas Luftes Italo-Greke. Me tej, pas luftes, kur Koci gjente ndonje lekure te mire, e perdorte per te bere kepuce per vajzat qe martoheshin dhe per nxenesit e shkolles. Me kujtohet, ne femijet rrinim me ore te tera te mbeshtetur tek hekurat e dritares duke ndjekur me padurim te na mbaroheshin kepucet me qafa qe na kishin porositur prinderit.

Me ne fund Gaqoja u mberthente prroqe ne taban e ne thembra, per te na mbrojtur nga rreshqitja ne rruget me akull. Ne netet e ftohta te dimrit mblidheshin djemte e fshatit tek dyqani i tre vellezerve kepucare per te ndihmuar ne ndreqjen e peronave. Por ata i terhiqte edhe magjia e kengeve. Tre vllezerit punonin e njekohesisht kendonin. Mbasditeve, pasi linin punen te tre uleshin ne ballkonin e drunjte e kendonin te shoqeruar nga mandolina e kitara.. Gaqoja, qe ne moshen e re kishte nje ze baritoni te embel, i cili terhiqte vemendjen dhe admirimin e fshatareve qe e degjonin. Dardhari Kico Ceku, me banim ne Florida kujton: “Gaqoja ishte 2-3 vjet me i madh se une, por ne moshen e femijerise ai na dukej i madh. Mblidheshim djemte e mehalles tek dyqani i Zdrulit, i cili per ne kishte cilesine e nje vatre kulture…Gaqoja i femijerise sime ishte nje njeri me shpirt te holle artisti e zemer te mire. Me durimin dhe shkathtesine e tij na futi dashurine per muziken edhe neve moshatareve me te vegjel, na ngjalli pasionin e kenges, duke na mesuar t’i binim kitares e mandolines.

Nuk kishte shtepi ne Dardhe qe te mos kishte nje kitare apo nje mandoline. Duke ndjekur zerin e Gaqos, ne, shoket tij, mesuam kenget karakteristike te folklorit dardhar, kenget partizane te Dhora Lekes dhe te autoreve te tjere. Aty spikati talenti i Gaqos si kengetar i vertete. Zerin e tij e kishin zili jo vetem kengetare te degjuar te fshatit, por edhe kengetare te njohur te qytetit te Korces si Gaqo Jorganxhiu, Petro Dula, Gaqo Hyrka e te tjere.”

Pasi shtepia e tyre u dogj nga fashistet italiane, i rritur me edukaten qytetare dhe ndjenjat liridashese te familjes dhe pergjithesisht te fshatit te Dardhes, Gaqoja qysh ne moshen e njome u bashkua me te rinjte e te rejat e fshatit ne lufte kunder pushtuesve nazi-fashiste. Koci dhe Vaska dolen partizane, ndersa Gaqoja, si i ri antifashist, u bashkua me njesitin guerril te fshatit.

Ne vitet qe pasuan, Gaqoja e Vaska banuan larg fshatit, ndersa vellai i madh, usta Koci, nuk u nda nga Dardha, ku, vec zanatit, u be dhe nje nga pjesemarresit e jetes artistike te fshatit. Qysh nga viti 1948 ai filloi te regjistronte kenge popullore, perralla, rite e zakone te Dardhes dhe te krahines se Devollit. Gjate viteve ’50 e ’60 Koci e dendesoi punen e mbledhesit te folklorit, ku ndikoi talenti dhe pasioni i tij ne shijet artistike dhe dashurine per kulturen folklorike. Nje pjese e materialit te tij u publikua ne nje permbledhje te bukur e te zgjedhur te poezise popullore te Devollit, qe u botua nga Instituti i Kultures Popullore. Kjo poezi popullore e ka frymezuar edhe Gaqon qysh ne femijeri dhe me pas, kur ai ka ndjekur edhe poezine tone klasike shqiptare. Muzika dhe fjala poetike e shoqeruan Gaqon gjate gjithe jetes.

“JETOVA ME ART—ENDERRASH TRAZUAR”

Nga nje poezi e hershme e Gaqos zgjodha kete varg: “jetova me art—enderrash trazuar!” Dashurine e tij per artin, muziken dhe interpretimin e ndjenjave nepermjet telave te kitares e mandolines ai e shfaqi qysh me serenatat dardhare, te cilat nuk binin me poshte nga serenatat korcare…Naten, ndricuar nga hena qe sapo kishte nxjerre vetullen mbi “Gurin e Rrahut”, djelmuria e Dardhes ecnin ngadale mbi kalldremet e rrugeve te pastruara me kujdes nga duart e vajzave…Nje qendrim i befte tek muri i gurte rrethues i nje oborri, mbi te cilin vareshin trendafilat e kuq renduar nga vesa e mbremjes. Fillonte kenga e merrte krahe:

“Ne mes te nates ne qetesi,
Ti ne ballkon po rrinje…”

Tingujt dramatike perplaseshin neper ballkonet e shtepive te mehalles, zeri i Gaqos, i cili arrinte tonet me te larta, zoteronte mbi zerat e tjere. Diku, ne erresire, levizte perdja e nje dritareje…Me tutje, nje avlli me lart, i kendohej “perendeshes se bukurise…”

Ne Dardhe, pikniket, argetim i sjelle nga kurbetlinjte e Amerikes, fillonin qe ne pranvere, kur celte gjethi, deri ne vjeshten e pare kur fillonin te piqeshin kumbullat. Kenga e pare karakteristike qe kendonin dardharet ne piknike ishte:

“O vemi, ah, vemi
Në mes të pyllit do vemi…”

Mes tyre ndodhej edhe Gaqoja e melodia kumbonte ne korijen e Shen Pjetrit, jehonte deri ne Devoll dhe e kthente valen e tingujve pertej qiellit. Aty mberrinin dhe tonet e zerit magjik te birit te Dardhes.

Aktivitetin e tij si kengetar Gaqoja e filloi ne vitin 1947 me pjesemarrjen ne korin e Ansamblit te Ushtrise me dirigjent Gaqo Avrazin. Ne vellimin me poezi: “Shperthen zeri ne suferine” G.Zdruli ka perfshire edhe nje poezi : “Ne gjoksin e kenges” kushtuar Artistit te Popullit Gaqo Avrazi, muzikant i talentuar e dirigjent i pasionuar. Ai ngriti e krijoi korin e ushtrise, qe, per nga forca e interpretimit, ndjesia e dinamika u be i famshem jo vetem brenda Shqiperise, por dhe jashte kufijve te saj. Nga gjiri i ketij ansambli dolen solistet e talentuar te Teatrit te Operes, si: Mentor Xhemali. Lluk Kacaj, Stavri Rafaeli, Avni Mula, Ibrahim Tukici, Xhoni Athanasi, Maliq Herri, Gaqo Zdruli e te tjere. Ne poezine: “Berlin, 1 gusht 1951” Gaqoja pershkruan emocionet e mbresat nga udhetimi bashke me Ansamblin e Ushtrise per te dhene shfaqje ne festivalin e rinise ne Berlinin qe akoma s’e kishte marre veten nga lufta.

/Te erdha ty, o Berlin, qe na fute tmerrin,/ Te erdha une, nje fshatar i varfer, te erdha,/ Nje ish-partizan i vogel me nje enderr te madhe,/ Te erdha…te te them se edhe une e kam urryer Hitlerin…/ Te erdha…jo me pushke…/ Kengen time tani, degjoje…llauten shqiptare,/ Sa bukur ia thote kabaja me valle../

Ne gusht 1955 Ansambli i Ushtrise udhetoi per ne disa vende te Azise: ne Kine, Kore, Vietnam e Mongoli, ku Gaqoja shkroi shume poezi te frymezuara nga vendet e reja te panjohura. Ja disa vargje te tij:

Era pershtyn rete
Ne pirgje valezon e ngrihet rera
Mes sahares mongole…
Mbi vargmale dredhur mure lashtesie…
Ne kolone buze thare karvani me gamile…
Treni guget stepes dhe shkretetires,
Ne mbremje Pekini pret miqte prej Shqiperie…

Kur Ansambli i Ushtrise po kthehej nga turneja e Azise, duke udhetuar me vapor mbi detin Egje, Gaqoja shkroi per kujtim keto vargje:

/Egje magjiplote,/ Lundroj sot mbi valet e tua,/ Kerkoj mbi ty perendite,/ Te kuvendojne me mua…/Egje, det i thelle mbuluar me enderra dhe yje/ Zanat vetullholla mes teje dredhin valle,/ Manteli i arte, purpurin ne dallge./

Keto vargje-dallge me cojne tutje, ne vite. Me kujtohet kur Gaqoja krijoi korin e femijeve te Dardhes, ku merrnim pjese ne, nxenesit e shkolles 7-vjecare. Provat i benim ne sallen e shkolles gjate muajve korrik-gusht, kur familjet dardhare ktheheshin ne fshat per pushimet verore. Kori ndahej ne zerin e pare ku merrnim pjese ne, vajzat, dhe ne zerin e dyte—djemte. E mbaj mend mire, kenga e pare qe na mesoi Gaqoja, ishte “Vollga, Vollga”, nje kenge ruse per lumin e Vollges, qe ate kohe ishte ne mode te kendohej ne te gjitha koret e Shqiperise. Kur Gaqoja na mesonte me durim kengen, ne shtangeshim tek degjonim ate ze bubullues dhe nuk na besohej se ata tinguj delnin nga gjoksi i tij. I luteshim ta perseriste edhe nje here melodine, mbasi na dukej se kenga e tij na e sillte Vollgen aty, para syve, dhe zeri i shtruar i Gaqos lundronte tok me dallget e ngadalta te lumit… e ne nuk ngopeshim se degjuari…

Ne vitin 1958 Gaqon e gjejme student ne degen e kantos ne konservatorin “P.I.Cajkovski” te Moskes. Mbasi perfundoi kete konservator brezi i pare i artisteve shqiptare, erdhi brezi i dyte me Gaqo Cakon, Gaqo Zdrulin, Irena Gjergon, Gjenovefa Heben, Luiza Papen e te tjere. Por artistet e brezit te dyte nuk arriten t’i perfundonin studimet plotesisht, per shkak te situatave politike te kohes. Keshtu, nga vitet ‘61-’62 ata u kthyen ne Shqiperi dhe u diplomuan ne konservatorin e Tiranes.

Ne te njejten kohe me Gaqon, ne Moske, studionte dhe i vellai, Vaska, ne shkollen e artit ushtarak. Dy vellezerit e pandare blene nje kitare dhe ne kohen e lire kendonin se bashku me grupin e studenteve shqiptare kenge qytetare te vendlindjes, pa harruar kenget e serenatave korcare e dardhare. Dhe paten aq sukses keto “koncerte” te improvizuara, sa kengetaret ruse i mesuan shpejt kenget tona e filluan te kendonin tok me shqiptaret. Zerin e Gaqos e vleresonin pedagoget e konservatorit, por ata pelqenin gjithashtu edhe edukaten e sjelljen e tij qytetare, pasionin e tij per muziken dhe kembenguljen per te dale me rezultate sa me te mira. Nje dite pedagogu i kantos i tha Gaqos: “ Ju shqiptaret e keni Italine ne prag te deres dhe vini e studioni per kanto ne stepat e Rusise! Ne, ruset, mjaftohemi te jemi te lumtur vetem kur kemi fatin te jete moti i mire per te mundur te degjojme ne radio programin me muzike nga Italia.”

Gjate kohes se studimeve ne Moske Gaqoja nuk e harroi kurre Dardhen . Ai thurte vargje per te, qe te shuante mallin per fshatin e larget, pershkruante ujin e ftohte te krojeve te shumta qe burojne nga debora e maleve. Perpiqej te krahasonte dimrin mesdhetar, duke e quajtur veten “jugor”, me dimrin e ashper te Moskes, te cilin e quante “dimri i vendesve”. I bente pershtypje moti i eger ne dimrat e gjate te Rusise, ndersa kujtonte deboren e fshatit te tij…Moskovitet, te mesuar me te ftohtit, e prisnin gati me gezim deboren e dimrin.

Disa vagje nga poezia “Ftohte, oh sa ftohte ne Moske”:
Jugori ia ndien dimrit ftohtesiren, / Kur bora dridhet e percellon fytyren…/ Vendesve, kur qan e ulurin furtuna / Veshur bukur porsi Dubina, / Vodka ua ngroh e u gezon te bardhat zemra, / Shkasin me patinazh vocerrake, / Pleqte, te rinjte dhe grate…/Ftohte, oh sa ftohte…/ Neser shpresohet te jete me ngrohte, / Provimin ne kanto kam, vertet, /Rrugen “Gorki” pershkoj shpejt, / Dhe mberrij ne konservator./

Disa vargje nga poezia : “Mbreme” Mbreme rreshqita per gjith’naten mbi akull…/ Dhe here-here me dukej se fluturoja diku/ Duke kapur floke bore pambarim/ Qe shkriheshin mbi shuplaken e ngrohte te trupit tim…/Rendja, rreshqisja mbi akull…/ Cepat qerpikeve u mbyllen ne largesi, /Me zuri gjumi i vendlindjes, perseri…/

Disa vargje nga poezia “Tek portat e tua.”
”Mire se erdhet ju albaneze” dikush na uron…/ Mbi Neva cajka
gugatjen numeron…/ Garmoshken luan vajza ne te bardha veshur,/ Para pallatit “Pjetri i Madh” i teri i zhveshur…/ Qyteti i lashte zemren na roberon,/ Lulekuqe sallave na sollen ku ziente kenga jone,/ Leningrad i bukur, per ty kenga nuk mbaron…/

Gaqo Zdruli kendoi e punoi me profesionalizem te larte si solist i Teatrit te Operas e Baletit per 30 vjet rresht. Ai krijoi nje mori figurash skenike operistike nga repertori i huaj e ai kombetar. Me 1956 ai interpretoi rolin e markezit ne operen “Traviata” te Verdit. Me 1962, mbasi u kthye nga studimet ne Moske, interpretoi figuren e reshterit Morales ne operen “Karmen” te Bizese. Me 1963 dhe 1971, rolin e Shonarit ne operen “Bohem” te Pucinit. Me 1965 interpretoi rolin e oborrtarit Marulo ne operen “Rigoleto” te Verdit. Me 1966 interpretoi rolin e Almavives ne operen “Dasma e Figaros” te Moxartit. Me 1968, rolin e Bal Gjinakut, nje figure terheqese qe te ben per vete, ne operen “Skenderbeu” te Prenk Jakoves. Me 1971 interpretoi ne menyre te shkelqyeshme figuren e Ferenc Qerekeshit ne opereten “Princesha e Cardashit” te Kalmanit.

Kengetarja dardhare, solistja e Teatrit te Operes e Baletit, Jorgjia Misja, me banim ne Worcester, Mass., ruan shume kujtime per Gaqon, gjate kohes qe ata punonin te dy ne teater. “-Gaqoja, thote Jorgjia,- ishte njeri punetor, i thjeshte, i dashur e gojembel me te gjithe. Shpeshhere ne pushimet e punes gjate intervaleve te skenes, rrinim bashke dhe kujtonim natyren e bukur te Dardhes sone dhe njerezit e saj aq punetore e te edukuar, burrat e mencur dhe nenat tona aq punetore e pa fjale, duarartat qe nuk u lodhen kurre…Gaqoja e donte shume artin, e kishte pasion. Ai ishte artist ne shpirt.

Nuk iu nda kurre skenes.” Jorgjia tregon se te dy i lidhte jo vetem Dardha, por edhe interpretimi i roleve te dyta. Por, sipas artistes, kishte raste kur ata interpretonin edhe role te para kur mungonte ndonje kengetar. Sepse Gaqoja ishte nje artist i kompletuar dhe punonte me seriozitet e kembengulje per te dhene maksimumin e aftesive. Ne kritiken e artit skenik e atij muzikor amerikan, nje rendesi e vemendje e vacante u kushtohet edhe roleve te dyta, te cilat vleresohen me cmime dhe reklamohen ne media. Pa persosmerine e roleve te dyta nuk mund te plotesohen e te shkelqejne rolet e para, sidomos kur eshte fjala per veprat operistike.

Jorgjia vazhdon te tregoje per turnete qe organizonte teatri dhe koncertet e shumta qe kishin dhene anekend Shqiperise ne kooperativa bujqesore, ne reparte ushtarake, deri ne Tomorrice e fshatrat e largeta te Skraparit. “Shume here ecnim ne kembe ,thekson ajo, shpesh binim te flinim te lodhur pa patur gje per te ngrene…Benim punen fizike nje muaj ne Cerme e vende te tjera te papershtatshme e me veshtiresi banimi, ku nuk gjeje uje per te pire etj. Por Gaqoja nuk u ankua asnjehere, si gjithmone modest, buzagas e me kenge ne buze, ai punonte me shume nga te gjithe dhe ushqimin e paket e ndante me te tjeret.”

B I G L L E S M B I M O R A V E

Duke degjuar kengen “Vlora-Vlora”, ne dardharet kujtojme jo pa krenari, autorin qe e kompozoi kete kenge, muzikantin e degjuar dardhar Thoma Nashi. Ja c’shkruante per te Gaqo Zdruli ne nje kumtese mbajtur ne sesionin shkencor ne Dardhe, me 1984: “Me 1920, me ardhjen e bandes “Vatra” nga Amerika ne Shqiperi, Dardha e priti Thomain me aq dashuri sa dhe gjithe Shqiperia. Ne krye te bandes qendronte Thomai i permalluar, ai ngriti koken dhe veshtrimin e drejtoi te “Guri i Vjeshtes”. Fshati u mbush me tingujt qe leshonin instrumentet, “Vlora-Vlora”—pergjigjej jehona e korijes perballe. Femijet, por jo vetem ata, edhe te rriturit e te moshuarit, burra e gra rendnin pas bandes qe po ecte neper rruget e fshatit. Gezim te madh na solle, o Thoma,- i thane fshataret duke e pershendetur.” Ndersa ne vitin 1988 G.Zdruli shkroi poezine : “Vlore. Ulur te Monumenti i Lirise”:

“Erdha per te pare ty, moj Vlore…/Monumentet kuvendojne…/Dhe imazhi zbret tutje viteve 20-te/ Thoma Nashin, per te kujtuar/ Telat me gjemba vija pentagrami iu bene/ Gunat e dhirta—flete muzike/ “Vlora-Vlora” per ta shkruar…

Duke ecur ne gjurmet e bashkefshatarit, pionierit te muzikes dardhare, Thoma Nashit, Gaqoja kendoi me pasion, kompozoi nje varg romancash vokale, dha koncerte te panumerta brenda e jashte atdheut. Me se nje dekade Gaqo Zdruli ka dhene kontribut si pedagog ne degen e kantos ne Liceun Artistik “Jordan Misja” te Tiranes. Ai pergatiti dhe edukoi breza te rinj artistesh te vokalit. Gaqoja ishte studiues i teorise muzikore. Vecanerisht ka ndihmuar per pasurimin e materialeve ndihmese per librin shkollor muzikor, hartoi tekste pedagogjike ne ndihme te nxenesve dhe studenteve te artit, me vepren “Ushtrime pedagogjike per kengetaret”. “Ushtrime pedagogjike” eshte metoda e pare shqiptare per impostimin e zerit te kengetarit. Ne “Cikel romancash vokale” permendim titujt: “Te zemra me ke”, “Buzet e tua dicka duan te thone”, “Ty te dua zemren pranvere” etj. Koheve te fundit Gaqoja botoi albumin e ilustruar me nota muzikore “Serenata dhe kenge qytetare korcare”, ku rigjallerohen edhe nje here tingujt e pavdekshem kushtuar Korces, zemres se urtesise dhe qyteterimit shqiptar.

Gaqo Zdruli ka pasur nje vizion te gjere interesash artistike jo vetem ne muzike, por edhe ne fushen e letersise. Pervec romanit “Ne krah te suferines”, botoi edhe tri vellime me poezi. Ne vitin 1999 botoi vellimin poetik “Shperthim zeri ne suferine”. Vargjet e ketij vellimi, sa origjinale aq edhe jetesore, jane shkruar ne luginen e Devollit dhe ne vargmalet e Moraves ku kerciste pushka. Vargjet jane nje buqete trendafilash kushtuar 164 djemve te Devollit qe e bene jeten fli per clirimin e atdheut nga nazifashistet.

Disa vargje nga poezia “Krisma e tinguj partizane”: /…Rruges nga kaluam,/ Shtigjeve te acarta ku luftuam,/ Mbollem vetem trimerine!/ Jehona vjen e kompozuar maleve,/ Me krisma e tinguj partizane,/ Shperthen zeri ne suferine,/ 164 djem devolli jeten dhane…/ Gjaku mbuluar nen dafine…/ Gruri rritur mbi are,/ ne jete do t’i ledhatoje bijte,/ per liri, atdheut rene./

Nga poezia “Tek portat e fukarait”:

/ Losnja me top lecke kur gjemoi,/ Bersaljeri me motor “Guxi” kaloi…/Urrejtja e fukarait, trimerine rizgjoi./
Ne poemen kushtuar deshmorit dardhar Ilo Comi, rene ne kampin e shfarosjes te Mathauzenit me 1945, Gaqoja vargezon:
/Iloja veshi xhaketen e shokut te vdekur,/ Dhe nje cope laps ne xhep pat gjetur/ Dhe shkroi derrases se gjakosur: /”Jeta mbi vdekjen do te fitoje!”

Vellimi i dyte me poezi “Syte e dashurise”, botuar me 2001, permbledh poezi me tingujt qe i burojne nga zemra per jeten, luften, kengen, peizazhe te natyres ne Dardhe dhe te vendeve te botes ku ka udhetuar. Gaqoja eshte perpjekur qe cdo ngjarje artistike te jetes ta pershkruaje ne vargjet e tij duke dhene, pervec kujtimeve, edhe mesazhe te dashurise e te respektit per njeriun.

Nga poezia “Mes malesh”:
/Mes malesh ec ku rinine time lashe…/ Maleve te thepisura gjere e gjate,/ Pyjeve cava, burimeve uje s’u lashe…/ Perrenjve te isha arush mali vrapoj,/ Nga maja e boriges ketri merr horizontin…/ Mes malesh ec e s’ngopem nga jeshili./ Luleshtrydhja skuqet nen lendine / Zgorrofetja mbin ne dite prilli…/

Nga poezia “Biglles mbi Morave”:
/Biglla ime, e arta Biglle…/Veres mbi krahe i mban rete,/ Ligjeron pisha malit mbi Morave,/ E flladi fryn lehte-lehte…/Biglla ime, bredhave te tua,/ Shikoj trimat qe shkuan,/ hipur kuajve samare gunembuluar…/ Biglla ime…/Prej mallit ngjitem lugines perpjete,/ Te ulem, te sodis…tutje…”Gurin e mprehte”./

Nga poezia “Te kroi”:

/Furfurin gjethi ahut ne mes majit/ E cicerrima embel ledhaton mengjesin/ Duhan te forte Devolli, udhtaret dredhin,/ Dhe eshken gur-masat ndezin./

Gati ne cdo poezi te Gaqos gjejme nje kronike te poetizuar ngjarjesh artistike, te cilen ai, nganjehere e le me dashje, te paperfunduar, sikur kerkon te kthehet dhe nje here me vone aty e te rigjeje frymezimin. Ai i kendon me shperthime shpirti nje vije uji, nje bokerrime e nje shurige, nje pylli me boriga, aromes enderrimtare te molleve te kuqe ne kopshtin e familjes buze lumit, mjegulles qe shperndahet nga korija e ahut nga vrundujt e eres se lindjes, qe vjen nga Arreza.

Agronomi dhe punonjesi shkencor Kico Ceku kujton: “Jeta e puna na ndane me Gaqon, une si agronom, Gaqoja si artist, por erdhi prape nje moment qe u bashkuam ne Dardhe gjate pushimeve verore kur une me pasion beja studime per kultivimin e cajit te malit. Kishim mobilizuar te rinjte e te rejat e kooperatives bujqesore te Dardhes dhe Gaqoja e ndiqte me interesim kete aktivitet. Niseshim me brigaden qysh ne mengjes heret per te shkuar ne maje te Gramozit, per te mbledhur faren e cajit te malit. Gaqoja, vinte edhe ai me ne e na shoqeronte deri ne fusheperpjeten e Shen Pjetrit, por me tutje nuk vinte dot.

Ai na e kishte zili qe do te ecnim 6-7 ore ne kembe deri sa te arrinim te “Cezma me gozhde” ne maje te Gramozit. Por kur ktheheshim te ngarkuar me materialin gjenetik te cajit te malit, me kujtohet, Gaqoja na priste ne pllaje tere gezim dhe na lexonte vargjet qe kishte shkruar apostafat per ne. Ishin vargje te bukura e te frymezuara, ku u kendonte vajzave dardhare kapelegjere qe hidhnin vrahun e cajmalit, pershkruante shurigat e zhveshura qe po visheshin me bimen e cajit te malit dhe aromen e tij riperteritese. Ashtu sic ishte riperteritur edhe shpirti i artistit kengetar, tek i cili, ne nje moshe te pjekur spikati edhe talenti i tij si poet.”

Ne vellimin me vjersha “Panorame e trazuar”, botuar me 2002, Gaqoja si poet, artist e patriot, nepermjet vargjeve te tij disa here fshikulluese, kerkon te afirmoje te verteten, progresin, humanizmin. Sepse Gaqoja kishte shpirt poetik dhe qytetar. Ai ishte vezhgues i holle i dukurive te reja sociale, qe u shfaqen pas viteve ’90. Ai i thur vargje fitores se demokracise, filozofon dashuri per te miren, perparimin e prosperitetin e njeriut shqiptar. Gaqoja ka guximin qytetar per te treguar te verteten e jeton permes se vertetes artistike. Ndryshimet emocionale ne disa poezi te Gaqos ndonjehere prishin ritmin e brendshem me kapercime te menjehershme nga e tashmja tek e kaluara, nga e bukura tek e shemtuara, duke e lene shpesh poezine te paperfunduar. Ndersa ne poezite kushtuar fshatit te lindjes spikat lirika, etosi, fantazia dhe ritmi i vargut. Poeti dardhar pershkruan me ndjesi zemre malet me debore, udhet e kembesoreve neper rrahe e shuriga, nenat duke tjerre lesh e duke thurur corape dimeri…Ulur ne nje shkemb mali tek ndjek perendimin e diellit syri i tij prehet ne qetesi dhe perjeton peisazhin skenik te drite-hijeve te natyres se fshatit, qe ndryshojne gjate dites si dekori i nje teatri.

Gaqoja shkroi shume poezi e balada per Luften Antifashiste, si dhe per vitet e gjata te punes si kengetar lirik. Ai u qendroi besnik parimeve qe ka pasur gjate gjithe jetes se tij artdashese. Gaqoja ka qene pjesetar aktiv i grupit te kengetareve veterane te LANC, grup qe interpretonte sistematikisht kenge partizane dhe atdhetare ne veprimtarite e ndryshme perkujtimore. Presidenti i Republikes se Shqiperise ne vitin 2003, duke cmuar kontributin dhe personalitetin e Gaqo Zdrulit, e dekoroi artistin dardhar me urdherin “Naim Frasheri” i arte.

F L I, N E N E, F L I…

Gaqoja u rrit ne familjen Zdruli, ne nje rreth familjar me nje kujdes dhe besim te forte ne edukimin e femijeve. Ai u rrit me dashurine e respektin qe tregonte per prinderit e vet, per nene Fotinine, e cila ishte pika delikate e shpirtit te tij.

Disa vargje nga poezia “Fli, nene, fli!”:

/Lidhur kokes e mban fjongo shamine,/ Syrin geshtenje, gersheti dredha-dredha,/ Ballit nje quke i shton bukurine,/ E mira nene, kurore vetull hene./

Kete kujdes e zemerdhembshuri Gaqoja do ta tregonte me tej edhe per nenat e tjera dardhare, rritur e rrojtur me halle e lodhje te stermundimshme, pa e hequr litarin nga kurrizi dhe dhembjen nga shpirti. Por grate dardhare kane qene edhe kurajoze, te mencura e sypatrembura. Kur fashistet italiane ia dogjen shtepine nene Panajo Gjikes, me 1943, Gaqoja vargezonte:

/Ulkonjat e zeza ulerinin rreth e qark, / Nene Panajoja doli ne cardak: / C’beni, more romake? / Shpirti iu ndez, iu be flake,/ Kokes ia flakeriu karabinierit uren e zjarrte…/

Disa vargje nga poezia shkruar per nene Todi Ballin, me 1946: /Nene Todi/ E brengosur…e lodhur varferie,/ Me mundin e duarve neper ngrice/ …Me thase plehu ngarkuar ne shi e shtrengate/ E ngjite Propasin…te perpjeten lart, / E prape ngarkuar zbrite qetesisht,/ Me barren e druve mbi kurriz…/

Gaqos, kengetarit e poetit, nuk i shpetoi nga objektivi i vjersherimit edhe nene Nume Peci, (1870-1946), skicuesja dhe prodhuesja e xibunit te rende karakteristik dardhar.

Disa vargje per kete nene te paharruar dardhare:
/Gershera preu cohen, shajakun e zi,/ Palat perhapen porsi vale deti,/ Gjilpera gajtanin qendisi,/ Fustanin xibun—flamur kuqezi./ Nume Peci makinen “Singer” me dore rrotullon,/ Sic vjen rrotull vallja,/ Dardharet radhe-radhe,/ Me eren e maleve fluturojne,/ tek sheshi i valles po i tund fustani,/ Vajzat faqekuqe, beleholla minjolle,/ Pafta dhe gjerdani u ndrit porsi ari,/ Memen, Nume Pecin,…mos e harrojne…/

Kthehemi perseri te nene Fotinia, se ciles i biri i kushtoi shume vargje qe ne gjallje e pas vdekjes:

/ Bukethate rritur e sopatemprehur,/ Shpirti fllad pylli, zemra prush ndezur,/ Ishe furtune e panderprere kurre…/ Fli, nene, fli…fli o e mire./

Artistja Jorgjia Misja vazhdon me kujtimet e saj per kolegun Gaqo Zdruli: “Gaqoja,-thote ajo,- nuk e leshonte nenen nga goja, cdo poezi qe thurte per te, ma lexonte dhe mua e me kerkonte opinionin tim. Nuk do ta harroj ate dite kur benim provat per shfaqjen. Gaqoja e kishte nenen shume te semure dhe vazhdonte provat e operes normalisht. Biletat ishin shitur dhe Gaqoja erdhi i gatshem per te kenduar ne shfaqje. Nje ore para se te nisej nga shtepia, i kishte vdekur nena. Por kete lajm nuk ia tha asnjeriu. Cfare ndodhi? Shkoi drejt e ne kabine, veshi rrobat e shfaqjes, beri makiazhin e doli ne skene. Une rrija ne ane te skenes,- vazhdon Jorgjia,- e ne pushimin e aktit te pare e pyeta Gaqon, “Si u be nena?” Ai m’u pergjegj: “Mos me pyet. Me ler se kam per te kenduar…pasi te mbaroj do te te tregoj.”

Vargjet e fundit te Gaqos per nenen, nga poezia “Fli, nene, fli” / Per nenen e thura kete melodi,/ Vargje- nje ninulle mbi djepin e ngrire,/ Gjunjezaj perulem i puth fotografine,/ Fli, nene, fli…fli o e mire./ Endrrave na sillesh deri ne te gdhire,/ Nga i pafundmi gjume na buzeqesh,/ Lule kur te sjellim na bekon femijet,/ Fli, nene fli…fli o e mire./

Gaqoja i vajti nenes prane.

“E L A S H E Z E M R E N T E J E T O J E”

Shkrimtari dhe kritiku Dalan Shapllo ka shkruar per poezite e Gaqos: “Vellimi poetik “Syte e dashurise” eshte nje shprehje e sinqerte dhe e drejtperdrejte qe buron nga zemra dhe perfshin ne vetvete nje kohe te gjere, nje jete me kenge, luften, peisazhe, fshatin dhe kujtimin e krijuesve, me te cilet Gaqoja ka punuar. Eshte deshmi e nje jete, e soditjeve pas cdo ngjarjeje artistike, eshte nje peng dashurie ndaj kujtimeve me te shtrenjta qe ai ka pasur ne jete. Ne vellimin e tij ka vjersha te bukura qe hulumtojne rrjedhshem dhe veren nje respektim te rrepte te nje menyre poetike klasike…Le te gjejme bukurine e ketyre vargjeve ne rrahjen e zemres, te nje kronike te poetizuar ngjarjesh artistike, ne portretet e arrira te kengetareve lirike e te kompozitoreve qe s’jane me.“

Ne kete vellim Gaqoja i ben homazh kujtimit te kolegeve:
Artistes se Popullit Marija Kraja:
/Fustanin e Violetes virtuoze, veshe,/ Duket, Xhuzepe Verdi,/ Per ty e pati shkruar…/

Ne baladen per Artistin e Popullit Mentor Xhemali:
/Dallgezon zeri e rritet Mentor Xhemali,/ Nga del ky ze kaq i arte?/ C’gjoks i fuqishem mrekullisht e shpertheu?/

Per Artisten e Popullit Lola Gjoka krijoi poezine “Zonja e madhe”: /E perkulur ne mbreterine tende/ Te brishtat gishta levrijne fortepianos,/ Dhe muzgut fluturojne shkendia,/ Imazh ngurosur ne thellesi te pafundme./ Zonje e madhe, dritendezur Lola Gjoka./

Per Artisten e merituar Gjysepina Kosturi shkroi:

/Tinguj-trendafile skenes i dhuroi,/ Gjysepina me thellesine e shpirtit ishte Baterflai,/ Zjarr qe digjej perbrenda ne shperthim,/ Dashuri mbolli e mbeti ne kujtim…/

Gaqoja gjithashtu vargezoi per Jorgjia Trujen, Mihal Cikon, per kompozimet e Nikolla Zoraqit, Tonin Harapit, Cesk Zadese, kengen e Kristaq Antoniut apo tingujt muzikore te Lili Tafajt e shume portrete te tjere, figura dhe faqe te paharruara te kultures sone kombetare. Kengetari dhe poeti i frymezuar dardhar vargezoi ndjenjat e sinqerta te dashurise ndaj popujve te tjere, ndaj kultures ruse, italiane, aziatike e kudo ku artisti pat udhetuar neper bote e ka shpene frymezimin shqiptar.

Dhe ja tani cfare shkruajne shoket e koleget e Gaqos ne Amerike. Kur i telefonova Artistit te Merituar, Xhoni Athanas, me banim ne Boston, te me jepte disa kujtime per Gaqon, ai m’u pergjegj: “E kam shume te veshtire te flas me ty ne telefon per shokun, mikun dhe kolegun tim Gaqo Zdruli, sepse do te me shpetonin lotet, prandaj po ta dergoj me shkrim.” Ai me dergoi me email tekstin e meposhtem: “ Kur morem vesh lajmin e hidhur per vdekjen e tij, familjarisht u hidheruam dhe u mallengjyem shume.

Me Gaqon kemi qene kolege, artiste-kengetare, per me shume se 50 vjet. Se bashku kemi kenduar ne korin e Ansamblit te Ushtrise dhe me vone ne Teatrin e Operas dhe te Baletit. Kemi marre pjese ne shume shfaqje operistike dhe koncerte te ndryshme ne Shqiperi dhe jashte saj. Gaqoja gjithmone eshte cilesuar si nje artist me shpirt te gjere e shume komunikues me publikun ne te gjitha rolet qe ka interpretuar. Ai kishte nje natyre te qete, ishte i dashur me te gjithe koleget, prandaj me te drejte kishte fituar simpatine dhe respektin e te gjitheve.

E ka merituar plotesisht dekoraten e arte “Naim Frasheri”, qe iu dha ne vitin 2003. Kohet e fundit Gaqoja me dergoi nje liber me poezi. Disa prej tyre ishin shkruar ne kujtim te artisteve qe nuk jetojne me. Gjithashtu ne to ndihej nostalgjia qe kishte per Dardhen, vendlindjen e vet, dhe per Grapshin, vendlindjen e bashkeshortes, Tefta Pikuli, me origjine nga fshati yne…Tani, ne keto momente, eshte e veshtire per mua te mendoj qe Gaqoja nuk eshte me midis nesh. Me respekt do ta kujtojme gjithmone artistin Gaqo Zdruli… Xhoni Athanas.”

Bashkefshatari dhe punonjesi shkencor Sotir Pani, me banim ne Kuinsi, Mass, ruan gjithashtu shume kujtime : “Me Gaqo Zdrulin,-thote ai,- edhe pse jam ne moshe pak me i vogel, them se kohen e femijerise e kemi kaluar bashke, duke luajtur neper oborret e shtepive te Zdrulit e te Gjikes deri sa ato, me 25 prill 1943 u dogjen nga pushtuesit italiane. Gaqoja u rrit ne natyren e bukur te Dardhes, e cila i fali shpirtin poetik dhe zerin bilbil per te kenduar. Kenga e Gaqos buciti ne Dardhe, ne korin e Ushtrise, ne opera e opereta, por edhe ne dasma e serenata. Gjithnje i kudondodhur per t’u ardhur te tjereve ne ndihme e nevoje, kurdohere i qeshur dhe gazmor ne shoqeri…Ne gusht te 2005-s,- vazhdon Sotiri,- kur ndodhesha ne Dardhe, Vaska, i vellai, me zerin qe i dridhej e me lot ne sy me njoftoi se Gaqoja ishte semure rende, ne Tirane. Ne fillim te shtatorit shkova ne Tirane dhe i bera nje vizite bashkefshatarit dhe shokut tim te femijerise. Gaqoja me priti me buzeqeshje, biseduam, kujtuam kohen qe kishim kaluar se bashku ne Dardhe e ne Tirane kur ishim te rinj.

Ndersa ai fshinte djerset, ashtu, lehte-lehte ia morem kenges “Debora zbardhi malet”, shoqeruar me kitare. Ishte optimist e me kurajo per te jetuar. Me dhuroi me autograf librin e fundit qe kishte botuar. E falenderova, u ngrita, e putha ne balle. Ne veren e ardhshme, -i thashe,- do te takohemi ne Dardhe, une do te vij prape nga Amerika , do te ulemi te “Trari i Cekut”, do te hedhim syte nga ballkoni i shtepise suaj, do te kujtojme kur aty kendonte yt vella, Koci. Do te marrim kitaren e do te kendojme si dukur, nen driten e henes, bashke me Teodor Lacon, Koco Kotepanon, Kico Cekun, me Jorgjia Misjen (Batelli). I lashe shendet dhe shprese per sherim…Por Gaqoja nuk u ngrit me nga shtrati. Ne buzet e tij kenga ngriu me 30 nentor 2005, nje dite pas dites se clirimit, te asaj feste, se ciles Gaqo Zdruli sa jetoi, i pat kenduar shume kenge.”

Shqiptaro-amerikanet e Bostonit, dardhare e korcare, e kujtojne Gaqon si te ishte njeriu i aferm i familjes, sepse ata ruajne kujtimet me te mira per birin e Dardhes. Ai ishte i njerezishem, i sjellshem dhe teper i ndjeshem, veti te trasheguara nga familja e tij. Ai u rrit e u edukua me keto virtyte mes dashurise se nenes dhe vellezerve. Atij i pelqente te udhetonte, te njihte njerez e te bisedonte me ta. Mbase me i rendesishmi tipar ne jeten e tij ishte qe t’i trajtonte te tjeret me respekt. Ai e donte familjen, gruan, e cila iu be njeriu me i afert ne gezime, por edhe ne kujdesin per t’i sherbyer gjate semundjes se rende. Ai i donte me shpirt dhe thurte vargje per dy femijet e vet sa te bukur aq edhe te edukuar. Shume vjet me pare, per te strehuar familjen e tij, Gaqoja punoi se tepermi, krahas muratoreve, dhe me duart e tij kontribuoi ne ndertimin me pune vullnetare te nje apartamenti te vogel, modest. Ai kurre nuk u ankua per rrogen e vogel, por gjithnje kujdesej te ishte i dobishem per te tjeret. Keshtu plotesohet portreti i artistit lirik: nje kengetar i frymezuar, qe ka cmuar kengen, skenen, koleget, familjen e te afermit, i cili jetoi me ndjenja te pastra e sublime.

Dalan Shaplloja thekson edhe keto per Gaqon: “ Ne ndergjegjen e tij le oshetime gjithcka e ndershme qe ka pasur jeta dhe puna per te sjelle te nje Shqiperi e lire, te nje kulture me thelb popullor, nje kulture fisnike, larg vogelsirave dhe meskinitetit. Kur jeton me eren e maleve te Moraves e te Gramozit, kur jeton me tingujt e Teatrit te Operas, kudo ne Shqiperi dhe ne bote, kur jeton mes dashurise njerezore, kur nuk harron ata qe rane apo pushojne nen dhe, per te mos heshtur asnjehere me kujtimet e tyre, atehere behesh me i ri ne shpirt porsi vete poezia.”

Poezine “E lashe zemren te jetoje” Gaqo Zdruli e shkroi ne maje te shkembit gjigant “Guri i vjeshtes”, nje monument i gurte i natyres, pa te cilin nuk do te kishte kuptim pamja piktoreske e Dardhes. Fotoreporteri dardhar Niko Stefani, me banim ne Boston, kujton çastin kur e ka fotografuar Gaqon duke kenduar ne maje te “Gurit te vjeshtes”, gjate nje pikniku me dardharet. “Nuk kishte nevoje per altoparlant zeri i Gaqos,- kujton Nikoja,- tingujt e zerit te tij magjepses elektrizonin ajrin e Propasit dhe jehonen e degjonin shtepite e fshatit aty poshte, mbi kodrine.”

“E lashe zemren te jetoje”

“M’u be sikur
Ne gjume fluturoja
Dhe qiellnajen mora
Yjet kapja me duar…

Bukuria
Me ishte e rralle
Desha te zbrisja
Tek fshati im
I blerte
Dardhe…

Balle per balle
Guri i vjeshtes
Me ftoi:
“Eja ketu, o djale…!”

Bukuria
Me ishte e rralle…
U zgjova
Maje shkembit.
Po, atje,
E lashe
Zemren
Te jetoje.”

Po, atje, ne shpirtin e artistit dardhar takimi i jetes e i vdekjes u krye qysh ne te gjalle te tij, si refreni i nje kenge: “E lashë zemrën të jetojë!”

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara