HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fan Noli pas 100 vjetėsh zbriti si shenjt nė Katedralen Shqiptare tė Bostonit

-- nga ROZI THEOHARI, Boston

ROZI THEOHARI Sot, me datėn 06.06.06-njė ditė pėrkujtuese-kur po radhis nė kompjuter kėtė shkrim, imagjinoj 100 vjet mė parė si sot, me datėn 6 qershor 1906, nė Boston, shtypjen e numrit tė parė tė gazetės "Kombi", botuar nga Sotir Peēi, e para gazetė shqiptare botuar nė SHBA.
Imagjinoj 100 vjet mė parė Fan Nolin e posaardhur nė Amerikė duke shtypur gazetėn "Kombi" tok me Sotir Pecin nė shtypshkronjėn e vjetėr me pedalinė nė qilarin e ftohtė e tė lagėsht, nė rrugėn Hadson, 100.

Ardhja e Fan Nolit nė Amerikė me 1906 ėshtė njė moment i rėndėsishėm historik qė shėnoi fillimet e bashkėsisė etnike tė emigrantėve shqiptarė nė fillim tė shekullit tė kaluar. Dalja e gazetave tė para "Kombi" e mė vonė "Dielli" si dhe aktiviteti i "Vatrės" dhe i shoqėrive e organizatave tė tjera patriotike qė pėrmblidhnin dhe ndėrgjegjėsonin shqiptarėt kurbetlinj, u realizuan me pėrpjekjet e Fan Nolit dhe bashkėpunėtorėve tė tij Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, Petro Nini Luarasi, Kostandin Demo e shumė tė tjerė. Noli luajti rolin vendimtar tė propagandistit tė ideve tė Rilindjes dhe tė drejtuesit tė lėvizjes patriotike shqiptare tė diasporės e tė atdheut. Noli publicist, poet, orator, pėrkthyes i talentuar, prift-predikues i rrallė dhe lider energjik i bashkatdhetarėve, kur e pa atdheun nė rrezik e metaforizoi atė me "nėnėn". Ai dha alarmin e shkroi vargjet-apel me tė cilat ngriti peshė zemrat e mėrgimtarėve: " Mbahu nėno, mos kij frikė/ Se ke djemtė nė Amerikė…/" Data 3 qershor 1917 u caktua si "Dita e shpėtimit tė Shqipėrisė."

Dekada mė vonė, nė fillim tė shekullit tė ri, pikėrisht, nipėrit e mbesat e kėtyre "djemve" si dhe ardhėsit e rinj shqiptaro-amerikanė, njė ditė mė pas, me 4 qershor 2006, organizuan pėrkujtimoren e 100-vjetorit tė ardhjes sė Fan Nolit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Katedralen e Shėn Gjergjit nė South Boston. Nė kėtė ditė solemne ishte i ftuar profesor Nasho Jorgaqi pėr tė marrė pjesė nė pėrkujtimoren si edhe me rastin e promovimit tė librit tė tij voluminoz "Jeta e Fan S. Nolit".

I pėrndershmi At Liolin, njė nga hierarkėt mė tė dalluar tė Ortodoksisė sonė kombėtare duke aktivizuar njė grup bashkėpunėtorėsh arriti tė realizonte njė ceremoni dinjitoze. Mesha peshkopale pėr nder tė 100-vjetorit tė ardhjes sė Fan Nolit nė Amerikė u drejtua nga Hirėsia e Tij Peshkopi Nikon, pasardhės i Nolit nė hiearkinė e kishės.

Mesha pėrkujtimore filloi nė orėn 10 tė mėngjezit, ditėn e diel, me 4 qershor 2006, me njė pjesėmarrje tė besimtarėve, miqve e tė ftuarve nga Massachusettsi dhe vise tė tjera tė Amerikės. Flamuri shqiptar e amerikan ishin vendosur nė tė dy anėt e altarit, rrethuar e stolisur me buketa tė mėdha trėndafilash te bardhė e lule shqerra. Peshkopi Nikon me veshjen festive, pelerinėn dhe mitrėn prej kadifeje tė bardhė vezulluese, bashkė me predikimin e tij tė ngrohtė pėrhapte bardhėsi e paqe nė atmosferėn e kishės shqiptare tė Shėn Gjergjit.
Me tė djathtė tė altarit anėtarėt e korit tė kishės veshur me rrobet karakteristike nė ngjyrėn kuqezi dhe kėndimin e himneve nė gjuhėn shqipe krijonin njė sfond kombėtar pėr portretin e Fan Nolit vendosur perpara altarit mbi njė tavoline tė vogėl. Portreti i Nolit me mjekrėn karakteristike dhe sytė e tij shpues e kėrkues nė pėrjetėsi ishte vendosur nė fushėn e kuqe tė flamurit. Korniza ishte mbėshtetur me kujdes mbi njė qilim tė vogėl shqiptar ku mbizotėronin ngjyrat kuq e zi, punuar me motive tė shembėlltyrės sė shqiponjės dykrerėshe.

Portreti ishte i rrethuar me njė hark prej qirinjsh tė artė, qė i jepnin pamjen e njė shenjtori. Ligjėrimi nga Imzot Peshkop Nikon:
[ Episkop i Bostonit, i Nju-Inglandit dhe i Kryepeshkopatės Ortdokse Shqiptare nė Amerikė ]
" Imzot Noli mė dha kurajo qė nga mosha ime e njomė tė vazhdoj studimet dhe tė hyj nė shėrbim te Zotit, nė Kishėn Orthodokse Shqiptare tė Amerikės. Kur arrita moshėn e duhur Imzot Noli mė bėri dhjak tė kishės sonė nė qytetin e Nju Jorkut - atje ku u linda dhe u rrita duke shėrbyer edhe nė radhėt e para fetare. Mė vonė, kalova njė verė me mėsimdhėnie nga Imzot Noli, kėtu nė Boston, qė edhe sot e kujtoj me mallėngjim si njė rast pikėkthese tė jetės sime. Shembulli i tij si simbol pėr gjithė shqiptarėt nė diasporėn tonė - pa dallim feje - ka qenė dhe do tė jetė i vazhdueshėm. Mblidhemi sot te gjithė kėtu, pėrpara altarit ku shėrbeu Noli si klerik i lartė dhe pranė podiumit ku predikoi Imzot Noli pėr mė shumė se gjashtė dekada me radhė."

Ligjėrimi nga At Artur Liolin [ Kancelar i Peshkopatės Ortodokse Shqiptare me qendėr nė Katedralin e Shėn Gjergjit nė Boston ]

" Emri i Fan Stilian Nolit ėshtė i lavdėruar pėr jetė tė jetėve!
Jemi kryelartė qė sot kremtojmė 100-vjetorin e ardhjes sė Imzot Nolit nė SHBA, nė veēanti nė Boston, qytetin historik tė emigracionit shqiptar nė Amerikėn e Veriut. Ardhja e Imzot Nolit kėtu nė SHBA ishte fatlumturi pėr tė ndihmuar Rilindjen Shqiptare nė atdhe nė fillim tė shekullit tė 20-tė. Por, nė tė njėjtėn kohė Noli gjeti kėtu njė ambient tė lirshėm pėr tė plotėsuar potencialin e tij, te cilin ai kėrkonte ta transmetonte ndėr bashkatdhetarėt e tij nė mėmėdhe e kudo nė botė.

Duke pėrkujtuar emrin e Imzot Nolit i shprehim mirėnjohjen profesor Nasho Jorgaqit, qė ka shkruar e botuar jetėn e Nolit tonė pėrfshirė nė dy vėllime me titull "Jeta e Fan S. Nolit". Prezenca e profesorit sot na jep rast tė veēantė tė promovojmė librin e tij e t’I shfaqim mirėnjohjen. Eshtė njė pėrmbledhje e tė gjitha botimeve tė mėparshme tė profesorit pėr Nolin tonė duke pėrmbledhur jetėn personale, shkrimet, tė dhėnat arkivore dhe veprat noliane nė fushat e ndryshme letrare, arsimore, shkencore, politike, muzikore dhe sidomos fetare. E dimė, pėr shembull, qė Noli punoi gjatė dy javėve i pėrqėndruar e duke menduar se si ta perkthente vetėm kėtė varg tė famshėm tė Shekspirit : "Tė rrosh a tė mos rrosh, kjo ėshtė ēėshtja."

Nė ceremoninė e sotme tė pėrkujtimores kemi pjesėmarres tė brezave tė ndryshėm tė diasporės. Kemi nė mes tonė pjesėtare tė brezit tė vjetėr ardhur nė shekullin e 20-tė, pjesėtarė tė brezit tė dytė e tė tretė, lindur kėtu nė SHBA me prejardhje ametare, si dhe emigrantėt e rinj ardhur kėto vitet e fundit bashkė me familjet e tyre. Nė fund tė shėrbesės kishtare do tė dėgjojmė recitimet e fėmijėve tė shkollės sė Gjuhės dhe Trashėgimisė Shqipe tė Bostonit. Njė djalė njėmbėdhjetėvjeēar, Nikola Romano do tė prezantojė kontributin e tij "Unė jam Fan Noli". Njė vajzė, Alisa Toshka do tė na gėzojė me muzikė duke luajtur me flaut, instrument qė Fan Noli nė kohė shqetėsimesh e pėrdorte nė zyrėn e tij tė Kryeministrisė nė Tiranė. Alisa Toshka ėshtė bijė e Robert Toshkės, tė parit shqiptaro-amerikan tė emėruar gjykatės nė Amerikė. Fėmijėt e shkollės shqipe tė Bostonit do tė recitojnė poezitė e Nolit dhe do tė lexojnė pjesė nga biografia e tij nė moshėn e fėmijėrisė.

Falenderojmė gjithė pjesėmarresit pėr ardhjen e tyre nė kėtė pėrkujtim."
Gjatė shėrbimit tė meshės nė tė dy anėt e altarit dy djem tė rinj mbanin nė duar nga dy qirinj tė mėdhenj tė ndezur, tė lidhur me fjongo kuqezi. Mes besimtarėve dhe tė ftuarve nė fronat e kishės dallohej njė rrjesht me djem tė rinj veshur tė gjithė me bluza tė kuqe. Familjarėt kishin sjellė me vete fėmijė tė posa lindur ose mosha mė tė rritura pėr t’u bekuar nga dora e peshkopit Nikon, predikimi i tė cilit herė herė bashkohej me tė qarat e foshnjave..Aroma e tymi i qirinjve, kandileve dhe temjanit, lutjet e besimtarėve qė mbushnin sallėn, vėshtrimet bekuese tė ikonave dhe pikturave murale tė pikturuara nga ikonostasja shqiptarė zonja Zengo, tė mbėshtillnin nė njė vello mirėsie e prehjeje. Pėrnjėherė mendja mė shkonte tek mesha e parė qė dha Fan Noli nė kishėn e parė shqiptare mė 1908, qė s’ishte njė kishė, veēse njė sallė e improvizuar me njė altar tė thjeshtė, por qė kishte njė rėndėsi historike mbasi tė gjitha troparet u dhanė nė shqip.

PAS MESHES

At Liolini jo vetėm prift predikues por edhe organizues i ceremonive nė rolin e oratorit e drejtuesit tė programit, me aftėsitė e tij e ka kthyer kishėn jo vetėm nė njė tempull besimtarėsh por nė njė organizatė kulturore tė shqiptaro-amerikanėve, pavarėsisht nga besimi fetar apo trevat nga kane ardhur. Pas mbarimit te shėrbesės kishtare At Liolini ftoi fėmijėt ė shkollės shqipe tė Bostonit, tė cilėt recituan me radhė vjersha tė Nolit, pa ē’ka se disa prej tyre e flisnin shqipen tė pėrzier me akcentin anglisht. Njė surprizė: para altarit del Nikola Romano njė djalė i vogėl me flokė tė zeza, mbi kokėn e tė cilit qėndronte mitra e peshkop Nolit e improvizuar prej letre me ngjyrė tė artė dhe njė pelerinė po nė ngjyrė tė artė mbėshtillte trupin e tij. Djali lexoi nė anglisht pjesė nga biografia e Nolit "Unė jam Fan Noli".

Shembėllimi i djaloshit Fan Stilian Noli nga nje djalė i vogėl i diasporės simbolizon pėrjetėsimin e figurės sė tij. Vajza Alisa Toshka luajti njė melodi nė flaut, njė instrument i preferuar nga Fan Noli. Mbresa la recitimi i poezisė "Anės Lumenjve" interpretuar me mjeshtėri nga aktori Jul Nėnshati, i cili i mbėrtheu emocionalisht degjuesit. Ato fjale tė gdhėndura nė kujtesėn tonė i dėgjojmė edhe njė herė duke sjellė ndėr mend mijėra e mijėra recitime tė bėra nė dekada nga nxenės e studentė, dhe mijėra recitime tė tjera qė do tė bėhen nė dekadat e ardhshme nga nxėnės e studentė tė tjerė, tė cilėt nuk kanė lindur akoma.

Programin e mbylli njė vajzė e vogėl me recitimin : "Gjuhėn shqipe mė parė thoni / Para se anglisht tė mėsoni / Eshtė nder, ėshtė lavdi, / Pėr shqiptarin kurbetli…/ " Kėto vargje tė thjeshta tė sjellin ndėr mend atė ē’ka u ka thėnė Noli dikur shqiptaro-amerikanėve: " Mos harroni se vetėm degėt keni kėtu nė Amerikė, rrėnjėt i keni nė Shqipėri!"

Kur mbaruan recitimet nė sallė u shpėrnda melodia e kėngės "Anės lumenjve" e kėnduar nga Parashqevi Simaku e cila kohė mė parė dha njė koncert nė Boston. Takova ato minuta Albana Orgockėn, njė nga drejtueset e MAAS, ndihej e entuziazmuar pėr punėn e madhe qė kishin bėrė mėsuesit e shkolles shqipe dhe vazhdonte tė falenderonte At Liolinin qė pranoi nė programin e festės edhe fėmijėt e shkollės sė Gjuhės dhe Trashegimisė Shqiptare. "Tė gjithė fėmijėt na bėnė shumė krenarė! Sa bukur e flisnin gjuhėn tonė shqipe!" tha ajo.

Pas shėrbesės kishtare besimtarėt e miqtė u ftuan nga At Liolini nė kafeterinė e kishės nė njė pritje-bufe . Aty njohėm mė mirė tė ftuarit, Stefan Kochin, kryetari i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan pėr Masachusset, Albana Orgocken e Maks Kozmo bashkėkryetarė tė MAAS, publicistin e dėgjuar Van Christo me bashkėshorten, publicistin e botuesin Gjekė Gjolekaj, ish zv. rektoren e Universitetit tė Tiranės Rolanda Dhimitri, intelektualėt Sejfi Protopapa, Ksenofon Dilo, Aristotel Mici, Adem Saliu e tė tjerė, pėrfaqėsues tė shoqatės sė shqiptarėve kosovarė tė Bostonit si dhe miq e tė ftuar nga Massachusettsi, Nju Jorku, Nju -Hemshri , Conektikat. Dhe veē tė tjerėve, profesor Nasho Jorgaqi, i ftuar i nderit i kėsaj ceremonie.

Eshtė tėrheqės takimi dhe biseda me zonjėn e moshuar Esta Peters, tė cilėn sa herė e takoj nė kishė nuk e lėshon nga goja Fan Nolin, ajo ka njė kujtesė tė mahnitshme. Si mė e moshuara znj. Peters i ftoi mysafirėt tė pinin njė kafe pėr tė kujtuar shpirtin e Nolit. Me filxhanin e kafes nė dorė ajo mė tha : "Fan Noli ishte njeri i menēėm, i mėsuar e i dashur me tė gjithė. E kishmė kaq tė mirė dhe e dėshme kaq shumė!" Pranė saj, Polikron Trebicka, aktivist e organizator i shėrbesave kishtare mė tha: "Ditė e bukur, qė po rijetojmė ngjarje tė kohės sė Nolit. E nė tė njėjtėn kohė kam kėnaqėsinė tė takohem me ish pedagogun tim tė fakultetit prof. Nasho Jorgaqin e t’i uroj suksese pėr librin e tij voluminoz."

Ceremonia e firmosjes sė librave nga prof. Nasho Jorgaqi ishte njė pikė tjetėr e programit. Nė sallėn e pritjes sė kishės sė Shėn Gjergjit ruhet tavolina dhe karrikja ku ulej Fan Noli pėr tė shkruar. Profesor Jorgaqi nėnshkroi librat e tij nė po atė tavolinė e kjo do tė mbetet njė kujtim i bukur pėr gjithėsecilin nga ne qė patėm rastin tė ndodhemi aty. Iu afrova profesor Jorgaqit, ish pedagogut tim te letėrsisė, tashmė i thinjur , por me tiparet fisnike tė pandryshueshme tė fytyrės sė tij. Mbėshteta bllokun e shėnimeve mbi tavolinėn e Fan Nolit dhe shkrova pėrshtypjet e profesorit: "Eshtė ditė e shėnuar pėr mua,-tha ai i emocionuar,- sepse kėtu, nė kėtė kishė e nisa rrugėn time tė gjatė pėr tė shkruar biografinė e Nolit dhe po e pėrfundoj po kėtu, me nėnshkrimet e librit. Eshtė ēast i shumė pritur promovimi i librit tim mes vėllezėrve shqiptarė tė Amerikės, qė mė dhanė mundėsinė e ndihmėn pėr shkruarjen e faqeve tė kėtij libri, duke shprehur dashurinė e tyre pėr Nolin e madh."

Promovimi i librit "Jeta e fan S. Nolit"

Promovimi i librit u zhvillua nė sallėn e madhe tė kishės nėn drejtimin gjithnjė tė At Liolinit. Nga podiumi i konferencave ai e filloi me humorin e tij: "Kur u hap kisha e parė shqiptare nė Boston e pyetėn At Nolin, "Uratė, si do tė bėjmė tani, si do tė ulemi nė kishė, veē burrat veē gratė?" – "Jo!, -u pėrgjegj Fan Noli,- do tė ulemi tė gjithė bashkė!"
At Liolini vijoi me fjalimin e tij mbi vlerėsimin e librit tė biografisė sė Nolit duke adresuar fjalė mirėnjohjeje nė drejtim tė prof. Jorgaqit.

Z.Stefan Kochi mbajti referatin me karakter historik "Imigrantėt shqiptarė nė SHBA" ku ai pėrmendi vėshtirėsitė dhe rrugėt e hapura pėr emigrantėt e ardhur rishtas si dhe kontributin e shqiptarėve tė sotėm nė Amerikė. Gjithashtu ai vlerėsoi e pėrgėzoi studentėt shqiptarė tė shkollave tė mesme e tė kolegjeve pėr sukseset e arritjet nė graduime, duke shkruar pėr ta media amerikane, duke u bėrė krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan. Z.Stefan theksoi se nė Universitetin e Harvardit, ku dikur Fan Noli u diplomua me titullin "Bachelor of Arts" sot vazhdojne me sukses studimet shumė studentė shqiptarė. Z.Stefan dha vlerėsimet e tij pėr librin biografik tė Nolit dhe pėrgėzoi profesor Jorgaqin pėr suksesin e arritur.

As.prof. Thanas Gjika ne referatin e tij "Vepra "Jeta e Fan S. Nolit" dhe rėndėsia e saj", ndėr tė tjera tha: "Prej kohėsh ndihej nevoja e hartimit tė njė biografie tė plotė pėr jetėn dhe bėmat e kėtij kolosi tė kulturės e tė atdhetarizmit shqiptar. Shumė studiues u angazhuan nė Shqipėri, Kosovė e diasporė, pėr tė dhėnė kontributin e vyer pėr ndricimin e aspekteve tė ndryshme tė veprės sė tij, por askush nuk guxoi t’i futej punės pėr tė hartuar njė biografi tėrėsore tė Nolit. Ky personalitet i shumanshėm me krijimtari tė gjėrė e me nivele tė larta, kėrkonte qė biografi i tij tė kishte njohuri tė thella nė fushat kryesore ku ai shkėlqeu." Prof. Gjika shpjegon se studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi, ndonese nuk ishte historian i mirėfilltė, ndonėse nuk e njihte teologjinė e krishterė dhe anglishten, iu fut punės dhe mbas mese njėzet vjet pėrpjekjesh arriti tė na japė kryeveprėn e tij, kėtė vepėr madhėshtore pėr jetėn e veprimtarinė e Nolit…Kėshtu mund tė themi se Noli pati fatin e mirė qė tė studiohej e tė trajtohej prej njė biografi qė ishte njėherėsh studiues dhe shkrimtar i aftė e i guximshėm.

Prof. Gjika thekson aftėsinė e autorit pėr pėrshkrimin me mjeshtėri tė shumė prej ambienteve ku kanė ndodhur ngjarjet, riprodhimin e fragmenteve nga dokumentat, fjalimet, letrat e bisedat e shumta tė cilat e lėnė lexuesin tė arrijė nė konkluzione pėrkatėse, pa ia imponuar mendimin e vet si studiues. Po ashtu, renditja kronologjike e fakteve tė shumta e ndihmon lexuesin tė kuptojė se, nė marrėdhėniet me individė, grupe shoqėrore e parti politike, Noli ka pasur gjithnjė parasysh vlerat e tyre lidhur me ēėshtjen kombėtare, me pavarėsinė, demokratizimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė…Sipas prof. Gjikes, Noli jepet me figurėn e njė kleriku tė krishter, tė ngjashėm me klerikėt e Rilindjes Evropiane. Por Noli jepet edhe si ka qenė, njeri i madh, por jo i pagabueshėm. Veēse ai dinte tė largohej nga gabimet ose qėndrimet jo tė drejta qė kishte mbajtur mė parė. Pėrmendet kėtu trajtimi objektiv qė autori i ka bėrė marrėdhėnieve tė Nolit me Ahmet Zogun, me Ballistėt dhe me udhėheqjen komuniste tė Tiranės. Nė vitin 1959 Noli shkroi testamentin e vet ku nuk shėnoi se donte tė varrosej nė Shqipėri. Mbas kėsaj ai e quajti qeverinė shqiptare qeveria e djemve tė vėshtirė tė Tiranės.

As.prof. Thanas Gjika pėrfundon : "Leximi i kėtij libri jo vetėm tė shton respektin dhe dashurinė pėr Fan Nolin, por tė rrit ndjenjėn e detyrės pėr t’u bėrė sa mė i vlefshėm pėr atdheun, pėr komunitetin…pėr t’u bėrė njeri i moralshėm me sjellje njerėzore larg politizmit. Noli tė ka pushtuar nė shumė drejtime dhe ti kėrkon tė ecėsh nė rrugėn e kėtij Mėsuesi tė Madh. Pėr kėto dhe vlera tė tjera tė shumta, libri "Jeta e Fan S. Nolit" meriton tė quhet vepėr monumentale e letėrsisė dhe e kulturės shqiptare. Pėr koloninė tonė shqiptare, -pėrfundoi ai,- Fan Noli ėshtė e ka pėr tė qenė "Babai ynė shpirtėror", ndėrsa shekulli XX ėshtė shekulli i Nolit."

Z. Van Christo, publicist dhe themelues i fondacionit "Frosina" tė Bostonit, njė pėrfaqėsues i diasporės sė vjetėr shqiptare, pasi uroi profesor Jorgaqin pėr botimin e librit biografik tė Nolit, foli nė anglisht dhe pėrmendi reminiscencės (kujtime) nga takimet e tij tė paharruara me Nolin. Takimin me Imzot Nolin, nėpėrmjet prezantimit te familjes sė tij, Van Christo e realizoi kur ishte student nė Universitetin e Bostonit, ne kolegjin e Arteve Liberale. Kryelartė se do tė takonte ish kryeministrin e Shqipėrisė Vani ftoi shokun e tij amerikan, Dough, i cili studionte pėr shkencat politike. Veshur shik e me kollare tė dy studentėt trokitėn nė derėn e apartamentit tė Fan Nolit. Studentėve universitarė u bėri pėrshtypje jo vetėm thjeshtėsia e pritja bujare e bishopit Noli, por edhe numri i madh i librave qė ai dispononte. "Librat ndodheshin kudo,- tregon Van Christo,- nė dollap, mbi tavolinė, nė kolltuk, madje edhe nė dysheme." Pyetjeve tė studentėve Noli iu pėrgjegj me njė anglishte tė kulluar qė i impresionoi ata dy. "Ai zotėronte njohuri tė sakta e plot informacion rreth aktivitetit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, pėr Luftėn e Ftohtė, mbi disa pozicionime tė mbajtura nga udhėheqės tė shteteve tė ndryshme tė botės, duke pėrfshirė edhe udhėheqėsin kinez Chu En Lain. Zėri i tij,- vazhdon z.Christo,- gradualisht u bė mė i fortė ndėrsa hynte nė analiza te thella tė situatės politike nė botė.

Ne tė dy shokėt u shtangėm nga aftėsia e tij si orator e politikan. Edhe sot nuk e harroj atė mbasdite tė ngrohtė."- pėrfundoi z.Van Christo me lot nė sy e dridhje zėri.
Para se ta merrte fjalėn prof. Diana Kristo u takua e u pėrshėndet me profesorin Nasho Jorgaqi duke theksuar se e ndiente veten tė nderuar tė merrte pjesė nė promovimin e librit tė tij tė suksesshėm. Nė referatin e saj interesant "Noli si pėrkthyes" prof. Diana Kristo tha: "Gjatė kohės qė shkruaja disertacionin "Shekspiri nė gojėn e Nolit", pata rastin e mrekullueshėm tė shfrytėzoja atė pjesė tė bibliotekės sė Hirėsisė sė Tij qė i ishte falur bibliotekės shkencore tė Universitetit tė Tiranės. Menjėherė mė tėrhoqėn vėmendjen shėnimet e imzot Nolit nė anė tė faqeve tė librave. U pėrqėndrova nė ato shėnime qė kishin tė bėnin me veprat e pėrkthyera, tė gjitha shėnime zbėrthyese, analiza te shkurtera por tė thella te fjalėve dhe ekuivalencave kuptimore…Njohuritė e thella te pėrftuara nga leximet e shumta nė tė dyja gjuhėt dhe nėntė gjuhėt e tjera e sidomos qemtimi i fjalėve tė shqipes me fletoren e shėnimeve nė dorė nė bisedat me pleqtė e Bostonit nė anėn tjetėr, ka bėrė qė Noli tė na dhurojė disa nga pėrkthimet perla tė gjuhės shqipe." Prof. Kristo vazhdon se me ardhjen nė Amerikė Noli iu vu punės pėr pėrkthimin nga greqishtja te serisė sė librave kishtare , nė dy drejtime: nga greqishtja nė shqip, pėr brezin e vjetėr tė shqiptarėve dhe nga greqishtja nė anglisht pėr brezin e ri, i cili kishte filluar tė mos e kuptonte gjuhėn amtare.

Mė 1915 Noli hyri me sukses tė madh nė fushėn e pėrkthimeve tė letėrsisė artistike. Atė vit ai botoi njė nga kryeveprat e Shekspirit "Otellon" pėr tė cilėn thotė se ka punuar nėntė muaj, duke shtuar: " mburrem vetėm qė munda ta pėrkthej!" Njė vit mė vonė botoi poemėn "Skėnderbeu" tė Henry Woodsworth Longfellow. Mė 1926, kur Noli ndodhej nė Gjermani dolėn nga shtypi gjashtė pėrkthimet madhore tė kryeveprave botėrore si Hamleti, Jul Qezari, Makbethi, Armiku i Popullit, Zonja Ingra e Ostrotit, Rubairat, te cilat pėrfshijnė pothuaj tė gjitha pėrkthimet e tij artistike me pėrjashtim tė Don Kishotit, qė u botua mė 1932-33. Merita e Nolit nuk ishte vetėm nė pėrzgjedhjen e ajkės sė letėrsisė botėrore, por edhe nė pėrēimin e bukurive estetike tė tyre tė shprehura kėto me mjeshtėri tė rrallė artistike nė gjuhėn tonė. Sipas prof. Kristo Noli kishte shpirt krijues, ai vinte nė punė fantazinė e tij tė pasur pa pasur frikė se i largohej origjinalit, vetėm e vetėm qė tė rikrijonte atmosferėn emocionale tė tij, e , pėr kėtė arsye, vende-vende ai paraqitej me shumė si njė bashkėautor se sa si perkthyes. Noli nuk ka zgjedhur rrugėn e thjeshtė, atė tė transliterimit tė fjalėve, por rikrijimin poetik, nė tė cilin arti i autorit ėshtė kryqėzuar me atė tė pėrkthyesit dhe ka dhėnė njė hibrid tė mrekullueshėm, njė perlė tė poezisė shqipe:

"Thuaj yjtė s’janė zjarr / Thuaj dielli u shua / Thuaj jeta ėshtė varr / po mos thuaj qė s’tė dua./ Prof. Kristo pėrfundon: "Megjithėse kanė kaluar 80 vjet nga krijimtaria pėrkthimore e Nolit, ajo na vjen po aq e thjeshtė dhe e kėndshme, harmonike e ritmike. E siē shqipėron ai Rubairat: " Kur unė e ti tė prehemi tė mekur / Do tė vazhdojė Bota e pavdekur" e Otellos, Makbethit, Jul Qezarit, e Don Kishotit qe mendojnė e filozofojnė shqip, qė luftojnė e bėjnė paqe, e prapė luftojnė e bėjnė paqė, prapė, shqip, duke ngjallur po tė njėjtat kėnaqėsi estetike e poetike tek brezat qė do tė vijnė."

Duke iu referuar pėrmbajtjes sė librit "Jeta e Fan S. Nolit", nė ligjėratėn e saj znj.Myzafere Ormenaj tha midis tė tjerash: "Fan Noli lindi jashte kufijve tė Shqipėrisė, emigroi e u rrit "Anės lumenjve" dhe vdiq po jashtė trojeve, por jeta dhe veprimtaria e tij ne tė gjitha fushat qė ai shkėlqeu iu dedikuan vetėm Shqipėrisė, vendit tė tij tė shtrenjtė dhe shqiptarėve kudo ndodhur. Noli si figurė politike lidhet me Revolucionin Demokratik tė Qershorit’ 24 nė Shqiperi, i cili nuk pati ne tė vėrtetė jetegjatesi…por shėnoi njė fillim tė ri tė erės demokratike qė po frynte drejt Shqiperisė." Znj. Ormenaj theksoi se nė themelin e letėrsisė shqiptare guri qė ka vendosur Noli ėshtė shumė i rėndė nga pesha, shumė i madh pėr nga hapėsira dhe me shumė vlerė pėr nga pėrmbajtja…Pena e Nolit ka gdhėndur tribunė tė pavdekshėm pėr nga forca qė mbartin, karakteret qė shfaqin dhe veēoritė qė sjellin nė jetėn shqiptare: "Vendi dridhej ay mbeti / Se s’tronditej nga tėrmeti /Dif dragoj i Dragobisė /Trim tribun i vegjėlisė/" Vullkani Nol shpėrthen shumė fuqishėm. Llava e tij mbush vargjet e perlave tė papėrsėritshme si "Anės Lumenjve", "Hymni i Flamurit", "Rent or Maratonomak."

Leximi i tyre tė renqeth dhe zėri yt shkrihet nė njė me zėrin e shpirtit te tij. "Flamuri per Nolin ishte vatėr, nėnė e babė,-tha znj. Ormenaj,- ishin gjėrat mė tė shtrenjta te simbolizuara nė jetėn e njeriut: "O flamur gjak, o flamur shkabė…" Flamuri i ngritur prej kohės sė Skėnderbeut e qė do tė vazhdojė tė valevitet nė jetė tė jetėve pėr shqiptarin. Noli ėshtė vetė njė maratonomak qė rendi gjithė jetėn pėr tė sjellė lajmin e fitores e tė shpresės tek shqiptarėt…Njė maratonomak i vėrtetė i shpirtit njerėzor, qė kėrkon paqe, liri dhe drejtėsi kudo",- pėrfundoi ajo. Me interes u prit nga te pranishmit edhe referati i gazetarit, Alfred Lela, me titull "Noli nė psikėn e njė lexuesi". Referuesi duke pėrdorur herė-herė dhe humorin, vuri ne dukje : " Noli, ose me saktė, takimi me tė ka ndodhur nė fėmijėri dhe ka ardhur tek unė nėpėrmjet emrit. Theofan Stilian Noli. Bashkangjitur me tė vendlindja e tij, Ibrik Tepe. Dhe mė tej, si pėr ta pėrmbyllur kėtė trekėndėsh bredharak, mjekra e tij e zezė dhe rrobat e priftit. Noli mbėrriti tek unė si njė Beft, si kujtimi i njė bote, e cila nuk qe mė, si kuptim i njė realiteti asokohe tė gremisur. Pjesa e kėtij befasimi mbetet padyshim vargu i tmerrshėm: "ėndėrroj pa fund, pa shpresė / anės Elbės, anės Spresė./"

Zoti Alfred thekson se shembėllim pas shembėllimi, Noli erdhi e u be gjithnjė e mė i plotė…Fėmija me librin e kėndimit nėn sqetull u bė adoleshenti qė jetonte me leximet, dhe mė vonė, gazetari qė i hidhte edhe faktet edhe frymėzimet nė letėr. Gjithė kjo shtjellė qė herė pas here behej peshtiellim, e risillte Nolin tek Alfredi ne forma tė ndryshme: Ai mund edhe tė qe "bishopi i kuq", "babai i njė revolucioni bolshevik", "politikani me violinė" etj. Epitetet, sigurisht janė edhe forma me tė cilėn njerėzit veshin dukuri a individė , tė cilėt i njohin pėrkitazi ose aspak. Noli ka hyrė e ka dalė nga ky tunelth i errėt…

Pavarėsisht imazheve qė tek ne mund dhe duhet tė jenė tė ndryshme, Noli, ndėr tė tjera, e mbi tė gjitha, ėshtė provė e asaj se "imagjinata e qeveris botėn!" "Unė,- vazhdon Alfredi,- kam bėrė vend nė zemėr dhe nė mendje pėr Fan Nol shqiptarin. Nėse zgjedhim te besojmė se Shėn Jeronimi pat origjinė ilire, e pos kėsaj, ai pėrhapi krishtėrimin ndėr shqiptarė, atėherė le t’ia kujtojmė vetes sot e pėrditė se njė shqiptar kryekreje, Fan Noli pra, themeloi Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt, po tė duam t’i anashkalojmė tė tjerėt, e bėn Nolin nje prej Themeluesve tė idesė dhe Identitetit Shqiptar. Mbetem me shpresė se shpirti i tij dhe aksioni ynė do tė na ndihmojnė tė rimarrim atė qė edhe mund ta kemi humbur pjesėrisht e pėrkohesisht." Alferedi pėrfundon duke bėrė pyetjen: "Ē’ka patur nė valixhen e Nolit pėrgjatė udhėtimit tė tij pėr nė Amerikė? Njė biblė, ndoshta bashkė me njė grusht librash tė tjerė dhe ndonjė dorėshkrim nėn a mbi teshat ,tė cilave u vinte era det…nė atė valixhe, megjithatė, gjendeshin tė gjitha valixhet tona bashkė me tė gjitha udhėtimet. Sigurisht, ne e kemi shkelur Tokėn e Premtuar nė periudha tė ndryshme kohe, ndoshta nga deti, ndoshta nga ajri, por ka qenė fati i Nolit qė paratha fatin tonė. Fatin tonė qė ėshtė ndėrmjet: edhe nė Shqipėri edhe nė Amerikė! I Mėrguari i Madh, na pėlqen tė mendojmė, pat jetuar nė njė kohė tė madhe: kohė grindjesh, luftrash e dashurish te mėdha. Kėtė gjė do tė pėrsėrisė ndokush edhe pėr ndonjė bashkėkohės tonin njėqind vite mė pas. E kėshtu me rradhė pėr tė gjithė gjenitė e kohėve qė kanė shkuar.

Noli ynė sigurisht qė ka jetuar nė kohė tė mėdha. Me shumė se kaq ai i ka formėsuar kėto kohė."
Mė tej, studentja e Universitetit tė Harvardit Borana Toska lexoi disa fragmente pėr fėmijėrinė e Nolit nga libri "Jeta e Fan S. Nolit." Ndėr tė ftuarit ardhur nga Nju-Jorku diskutoi botuesi Gjekė Gjolekaj. Mbasi vuri nė dukje vlerat e padiskutueshme tė librit "Jeta e Fan S. Nolit" zoti Gjolekaj u fokusua nė dy personalitete tė shquara shqiptare: Fan Nolin dhe Nėnė Terezėn. "Qė tė dy kėta shqiptarė tė mėdhenj,- tha ai,- u lindėn nė kohėn e perandorisė otomane pėr tė kryer mė vonė aktivitetin e tyre larg atdheut ne dy drejtime: Nėnė Tereza nė njė shtet tė madh tė Lindjes dhe Fan Noli nė njė shtet tė madh tė Perėndimit…Por ata tė dy i kthehen sot Shqipėrisė si dy figura tė mėdha tė kombit. Asnjė shqiptar, deri mė sot, nuk ėshtė kthyer kaq triumfues nė Shqipėri sa Fan Noli e Nėnė Tereza. Figura e Fan Nolit dhe e Nėnė Terezės qėndrojnė me dinjitet nė trojet shqiptare deri nė skajet e kufijve tė tyre qoftė nė kisha, vende publike, sheshe, universitete, aeroporte etj." Duke pėrfunduar z.Gjolekaj uroi kishėn e Shėn Gjergjit pėr organizimin e kėtij aktiviteti tė rėndėsishėm, po ashtu uroi e pėrgėzoi profesor Nasho Jorgaqin duke shtuar : "Profesor Jorgaqi me librin "Jeta e Fan S. Nolit" na e ka dhėnė Nolin jo vetėm tė plotė e tė kompletuar por edhe tė gjallė. Si njė artist e njė skulptor z. Jorgaqi tani mund t’i thote Nolit: "Fol!"

Nė fund e mori fjalėn profesor Nasho Jorgaqi. "E ndiej veten tė nderuar tė ndodhem sot mes jush, nė kishėn e Shėn Gjergjit, i pritur nga At Artur Liolini dhe ju bashkatdhetare. Na bashkoi Fan Noli sot tė gjithėve kėtu…E kam thėnė nė librin qė sapo keni marrė nė duar fjalėn time…Eshtė njė ndjesi e mrekullueshme, njė privilegji im qė jam studiues i Fan Nolit. Duke ndjekur me kujdes jetėn dhe veprat e tij kam konstatuar se sa lart mund tė arrijė njeriu nė jetė dhe se lartėsia tė afron te Zoti…Kisha hyrė nė botėn e tij tė perėndishme por nuk e kam trajtuar Nolin si perėndi; e kam pėrshkruar si njeri me tė gjitha tė mirat dhe tė metat qe ka pasur."

Profesor Jorgaqi theksoi se libri pėrmban vetėm tė vėrtetėn dhe kjo ėshtė njė nga vlerat e tij. Sepse z. Jorgaqi i njeh vetes meritėn qė u ka dhėnė bashkatdhetarėve kudo nė botė figurėn e Nolit si pasqyrė tė emancipimit shpirtėror. "Ky libėr, -pėrfundoi profesori,- e ka nisur shtegtimin kėtu, nė kishėn e Shėn Gjergjit, ne shtėpinė e Nolit, qė e pati sa ishte gjallė. Falenderoj kėtė kishė dhe personalisht kancelarin e saj Artur Liolin, qė bėri tė mundur inkursionet e mia studimore ne arkivin, bibliotekėn dhe vendet qė lidhen me Nolin nė Boston. Falenderoj miqtė dhe bashkėpunėtorėt e Nolit nė SHBA, patriotet e nderuar: Anton Athanasi, Gari Riska, Peter Prifti, Dhimitėr Trebicka, Eleni Liolin, Vangjeli Theodhosi, Georgi Gallani, Nikolla Cako, Lluka Ēako, Efta Peters e tė tjerė si dhe zonjėn Sara Panariti, qė me kujtimet e tyre ma sollėn aq afėr e ma bėnė tė prekshme figurėn e tij. Njė falenderim i veēantė i takon Sotir Dilogjikės, sekretarit tė Peshkopatės dhe bashkėpunėtorit besnik tė Nolit, qė i kaloi vitet e fundit tė jetės nė Shqipėri, nga bisedat e kujtimet e tė cilit pėrfitova shumė." Prof. N. Jorgaqi falenderoi biografin ė pare tė Fan Nolit Qerim Panaritin si dhe studiues tė tjerė, arkiva, biblioteka, institucione kulturore etj. Prof. Jorgaqi gjithashtu falenderoi sponsorizuesit, botuesit dhe miqtė e shumtė qė e patėn ndihmuar me sugjerimet e mendimet e tyre pėr t’ia arritur pėrfundimit tė kėsaj vepre.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara