HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NJĖ JETĖ NĖ KRAHĖT E KĖNGĖS, NJĖ JETĖ NĖ SKENĖ, I DUARTROKITUR, I MIRĖPRITUR

-- nga ROZI THEOHARI, Boston

ROZI THEOHARI (Tenorit Xhoni Athanas nuk i kujtohet nė jetėn e tij tė mos ketė kėnduar ndonjėherė)

Sot, jemi mbledhur te gjithe rreth Artistit te Merituar shqiptar, Xhoni Athanasit: familja e tij, shoket, miqte, korcaret…e quajme veten te nderuar e te lumtur ta urojme artistin tone lirik per dorezimin e “Medaljes se Mirenjohjes” me te cilen presidenti, Alfred Moisiu e dekoroi me 12 dhjetor 2005, me motivacionin: “Per karriere te gjate artistike ne skenen e Teatrit te Operas e te Baletit, per prezantimin me dinjitet te muzikes shqiptare brenda e jashte kufijve, per interpretimin e pare te figures se Gjergj Kastriotit ne operen “Skenderbeu” te kompozitorit Prenk Jakova.”

Xhoni Athanasi lindi nė Brokton, Massachusetts, me 4 nėntor 1925. Prindėrit e tij emigruan nė Amerikė rreth viteve 1915. Si shumė emigrantė tė tjerė tė asaj kohe, ata punuan disa vjet rrjesht nė shtetin Massachusset (ku edhe jetuan) duke u munduar tė pėrmirėsonin gjėndjen e tyre ekonomike. Xhoni ishte nė moshė fare tė vogėl kur familja e tyre u kthye sėrish nė Shqipėri pėr disa arsye familjare, me mendimin pėr tė ardhur pėsėri nė Amerikė nė rastin mė tė parė. Por me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore dhe mė pas me vendosjen e komunizmit, u bė i pamundur kthimi i tyre nė Amerikė. Xhoni qė nė moshė tė vogėl filloi tė kėndonte psalmet bizantine nė kishėn ku i ati ushtronte profesionin e klerikut (prift ortodoks).

Pjesėmarrja nė kėndimin e psalmeve tė kishės e ushqeu Xhonin qė nė atė moshė me pasionin pėr muzikėn dhe kėngėn dhe shėrbeu si njė bazė pėr edukimin vokal tė tij. Jo vetėm nė kishė, por edhe nė shkollėn fillore-tetėvjeēare Xhoni merrte pjesė nė grupet vokale tė shkollės. Ndėr kujtimet e tij tė fėmijėrisė ėshtė i rėndėsishėm njė rast kur ai dhe motra e tij, Katerina, kėnduan njė duet nė njė takim tė shkollave tė rrethit tė Bilishtit mė 1933, me pjesėmarrje tė personaliteteve lokale. E kėnduar ėmbėlsisht prej tyre, “Kėnga e Mullirit”, e kompozuar nga Thoma Nasi, banues nė Boston nė atė kohė, i dha Xhonit dhe sė motrės njė vlerėsim simbolik me disa dhurata. Nė vazhdim tė jetės sė tij Xhoni, gjithmonė i apasionuar pas muzikės dhe kėngės, shpesh herė merrte pjesė nė festa tė ndryshme duke kėnduar kėngė popullore korēare si “Te plepi i Bilishtit”, “Tatėpjetė bregut vinje”, “Ftujke moj”, “O moj korēare”, sė bashku me orkestrat e rrethit, aq sa i ati i thoshte me shaka: “Do tė tė bėj sazexhi”.

Dekorimi i John Athanas

Mė 1940 Xhoni pati rastin tė takonte profesor Konden, njė nga personalitetet artistike mė tė nderuar tė asaj kohe nė qytetin e Korēės, i diplomuar nė Athinė. Profesor Konda e vlerėsoi shumė zėrin e tij dhe i rekomandoi tė fillonte menjėherė mėsime profesionale muzikore. Kėshtu Xhoni filloi mėsimet e para tė muzikės me pr.Konden, i cili mė tej e pranoi si solist nė korin e Kishės sė Mitropolisė, qė profesori e drejtonte. Edukata muzikore qė mori nga Konda, i shėrbeu Xhonit pėr t’u pranuar si solist nė grupin koral “Lira” tė qytetit tė Korēės me drejtues Kristo Konon. Xhoni tashmė ishte bėrė i njohur si solist i qytetit tė Korēės. Deri nė vitin 1947 Xhoni vazhdoi njė jetė artistike koncertale nė gjithė rrethin e Korēės me grupin “Lira”, dhe gjithashtu ai aktivizohej me tė gjitha grupet artistike qė ishin nė atė kohė nė kėtė qytet. Xhonin do ta shikoje afėr kėngėtarėve Gaqo Jorganxhi, Tole Adhami, Pavlina Nikaj, Gaqi Konomi.

Do ta shikoje duke mėsuar bashkė me Dhora Lekėn kėngėt e saj partizane. Nė vitin 1947, me kėrkesėn e Gaqo Avrazit, nė atė kohė dirigjent dhe udhėheqės artistik i korit tė Ushtrisė Popullore, Xhoni bėhet pjestar i kėtij ansambli duke u radhitur si solist bashkė me Ibrahim Tukiqin, Mentor Xhemalin, Avni Mulėn, Ndrek Gjergjin, Lluk Kacajn, Maliq Herrin etj. Nė atė kohė Ansambli i Ushtrisė ishte mė i kualifikuari dhe gjatė viteve 1947-1952 kishte njė aktivitet artistik shumė tė pasur. Njė sukses i madh i ansamblit ishte turneja qė bėri nė Rusi (BS) nė vitin 1949, gjatė sė cilės ai u vlerėsua shumė nga media dhe publiku rus. Xhoni ka kėnduar me ansamblin si solist nė tė gjitha rrethet e vendit dhe me shumė sukses, nė reparte ushtarake, nė kufi, fshatra e qytete, nė tribuna me raste festash etj. Nė vitin 1952, Xhoni, me propozimin e Komandės sė Ushtrisė dhe Ministrisė sė Kulturės, sė bashku me kolegėt dhe shokėt e tij soliste tė Ansamblit artistik tė Ushtrisė, u nisėn pėr studime nė Konservatorin e Moskės, BS. Artistėt e ardhur nga Shqipėria e vogėl u vlerėsuan shumė nga trupa pedagogjike e Konservatorit “Ēajkovski”.

Secili nga pedagogėt mė nė zė tė Degės sė kantos (kėngės) donte me ēdo kusht tė kishte nė klasėn e vet njėrin prej kėtyre kėngėtarėve shqiptarė. Xhoni filloi mėsimin e teknikės vokale me njė nga pedagogėt e vjetėr nė Konservator dhe solist i parė nė Teatrin Balshoi, Sergei Baturin. Gjatė kėtyre viteve, Xhoni, krahas studimeve nė shkollė, ka pasur edhe njė aktivitet artistik koncertal shumė tė madh. Ai me shokėt e tij kanė paraqitur me dinjitet artistik pėr publikun artdashės rus muzikėn shqiptare dhe botėrore. Kaq e njohur u bė muzika shqiptare, sa edhe sot kur takon njerėz tė moshave tė vjetra tė asaj kohe (rusė), kujtojnė me nostalgji kėngėt: “Hajde moj”, “Lule bore”, “Vajta nė Elbasan” etj. Nė mbarim tė studimeve tė konservatorit, nė vitin 1957 Xhoni mori pjesė si konkurues nė Festivalin Botėror tė zėrave tė rinj qė organizohej ne atė kohė nė Moskė.

Aty pėrfaqėsoheshin 110 kėngėtarė nga e gjithė bota. Zeri i Xhonit, me nje teknike te kulluar dhe vokal skenik terhoqi vemendjen e gjithe konkuruesve. Xhoni Athanasi u vlerėsua me ēmim tė dytė ndėrkombėtar nė atė festival dhe u quajt Laureat me Ēmim tė Lartė tė festivalit. Ky ishte njė stimul i shkėlqyer pėr fillimin e karrierės sė tij, por gjithashtu njė kujtim i paharruar, sepse Ēertifikata e Diplomės ishte firmosur nga kėngėtari i mirėnjohur italian Tito Skipa, qė ishte dhe kryetar i jurisė sė festivalit. Nė vitin 1957, pas studimeve, Xhoni u emerua si solist i Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė. Ishte njė sukses i madh pėr artin operistik ardhja e kėngėtarėve tė rinj qė u diplomuan nė Moskė.

Krahas kėngėtarėve tė vjetėr si Marije Kraja, Jorgjia Truja, Gj.Kosturi, K.Antoniu, H.Pelingu, tani u shtuan edhe M.Xhemali, A.Mula, I.Tukiqi, M.Herri, L.Kacaj, N.Mula, Xh.Athanasi, G.Cako, Gj.Heba, G.Zdruli etj. Teatri i Operės nė vitet ’58-‘65 kishte nė repertorin e tij 25 shfaqje artistike nga veprat mė tė vėshtira klasike tė kompozitorėve Verdi, Puēini, Ēajkovski, Leon Kavallo, Maskanji, Glinka, Bize, Masnet…njė jetė shumė tė pasur koncertale nė tė cilat Xhoni Athanasi ishte pjesėmarrės. Rolet nė tė cilat ai u shqua gjatė kėtyre viteve kanė qenė: Turidu tek “Kavaleria Rustikana” e Maskanjit, Kanjo tek “Pagliaci” i Leonkavallos, Lenski tek “Eugjen Ognegin”, Shonari tek “Bohema” e Puēinit, Don Bazilio tek “Dasma e Figaros” e Moxartit, Dhimitri tek “Lulja e kujtimit” e K.Konos, Bash Murgjini tek “Borana” e A. Mulės, Kuestori tek “Heroina” e V.Noves, Doda tek “Mrika” etj…

Gjatė viteve qė punoi si solist nė Teatrin e Operės ai ka pėrfaqėsuar disa herė Shqipėrinė nė aktivitete koncertale jashtė vendit si nė Rumani, BS, Kinė, Mongoli, Kore, Vietnam, Bullgari, Ukrainė, Lituani, Jugosllavi, Hungari etj. Kudo qė ka shkuar, ėshtė vlerėsuar nga spektatori dhe media si njė kėngėtar me zė tė fuqishėm dhe shumė komunikues me spektatorin. Midis tė tjerash gazeta “Kultura” e Moskės, mė 1959 shkruante: “Me njė kėngėtar tė tillė si Xhon Athanasi mund tė mburret ēdo teatėr nė botė”. Pedagogu i konservatorit tė Bullgarisė Brymorov e ka vlerėsuar zėrin e Xhonit si “zė i rrallė botėror”. Todi dal Monte, kėngėtarja italiane, pasi e dėgjoi nė njė studio, tha: “zėri i Xhonit ėshtė njė zė i rrallė tenori dramatik”.

Dekorimi i John Athanas

Nuk ka qytet apo fshat, fabrikė apo shesh ku Xhoni bashkė me kolegėt e tij tė mos ketė dhėnė shfaqje operistike dhe koncerte tė ndryshme pėr masat e gjera artdashėse. Nga ditari i tij personal i shkruar gjatė vitit 1957-1993, mund tė radhisim 1100 koncerte dhe 450 shfaqje operistike (pa numėruar kėtu koncertet para studimeve). Por ai qė i dha vlerat e artistit kombėtar shqiptar ishte roli i Skėnderbeut nė operėn me tė njėjtin emėr tė kompozitorit Prenk Jakova, e cila u dha me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.

Kompozitori Jakova, i cili e vlerėsonte Xhonin si tenor dramatik, e shkroi operėn “Skėnderbeu” posaēėrisht qė roli i Gjergj Kastriotit t’i pėrshtatej zėrit, tesiturės dhe figurės sė artistit tonė. Ky ishte njė vlerėsim shumė i lartė dhe Xhonit i duhej tė kryente njė detyrė shumė tė madhe pėr tė realizuar figurėn e Heroit tonė Kombėtar, Skėnderbeut. Xhoni tregon: “M’u desh tė mendoja ditė e natė se si do tė mund tė realizoja kėtė rol kaq tė dashur dhe tė imagjinuar nga publiku ynė artdashės…” Por me ndihmėn e regjisorit tė mirėnjohur Pirro Mani, i cili vuri nė skenė operėn, sė bashku krijuan njė spektakėl madhėshtor qė u mirėprit nga spektatori. Opera “Skėnderbeu” e ngriti Xhonin nė piedestalin e arritjeve tė tij artistike. Ai jo vetėm e interpretoi rolin e Gjergj Kastriotit, nė mėnyrė tė shkėlqyer nga ana teknike vokale, por krijoi njė figurė tė Skėnderbeut tė studiuar aq mirė prej tij, sa, kur vinte pėrkrenaren, pelerinėn dhe shpatėn, dukej si njė Skėnderbej i vėrtetė, si njė hero madhėshtor kombėtar. Madje fotografitė e marra nga shfaqja janė pėrdorur edhe si ilustrime historike.

Nė vitin 1973, pa u shkėputur asnjėherė nga aktiviteti i tij si kėngėtar nė Teatrin e Operės dhe Baletit, Xhoni filloi njėkohėsisht punėn si pedagog nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė degėn e kantos. rezultatet e punės sė tij si pedagog u dukėn qė nė vitet e para, kur njė brez i tėrė kėngėtarėsh tė rinj mbaruan me rezultate shumė tė mira. Nga studioja e Xhonit debutuan si solistė nė Teatrin e Operės dhe Baletit dhe u bėnė tė njohur edhe jashtė atdheut kėngėtarėt: Agim Duro, Ruzhdi Karaj, Suzana Frashėri, Nikolin Gurakuqi, Irini Nikolla, Kaman Aliko, Luan Sula si dhe shumė tė tjerė. Krahas punės si kėngėtar dhe pedagog, Xhoni e ka afirmuar veten si artist nė kompleksitetin e plotė tė njė muzikanti tė gjithanshėm, p.sh., si regjisor ai ka vėnė nė skenėn e Teatrit tė Operes disa fragmente nga veprat operistike “Norma”, “Rigoleto”, “Toska”, “Madama Batėrflaj”, “Karmen”, tė cilat u pritėn shumė ngrohtė nga spektatori edhe pėr arsyen tjetėr, sepse u vunė nė skenė menjėherė pasi fitoi demokracia nė Shqipėri, mbas njė periudhe tė gjatė kohe qė nė TOB, qė nga 1967-1990, ishin ēensuruar veprat e autorėve tė huaj.

Njėkohėsisht ai ka bėrė edhe disa kompozime, sidomos pėr fėmijė. Ka punuar pėr krijimin e njė albumi shkollor, me vepra operistike shqiptare, pėr t’u pėrdorur nė Akademinė e Arteve si material studimi, duke parė me imtėsi ēdo frazė muzikore, pėr t’iu pėrshtatur sa mė mirė studentėve nė programin mėsimor. Dy nga studimet e tij me rėndėsi janė edhe “Tė kėnduarit si mjet shprehės dhe komunikimi” dhe “Teknika e frymėmarrjes sė kėngėtarit.” Ka pėrgatitur njė album me pėrmbledhje kėngėsh popullore tė rretheve tė ndryshme tė Shqipėrisė. Ka marrė pjesė nė pėrgatitjen e festivaleve tė ndryshme artistike-vokale tė kėngėtarėve lirikė tė Gjirokastrės dhe tė fėmijėve, ku shpeshherė ka qenė edhe kryetari i jurive. Pėr merita artistike shumėvjeēare Xhonit i ėshtė dhėnė nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė titulli i lartė Artist i Merituar. Emri i Xhonit ėshtė i shkruar nė Enciklopedinė Botėrore tė Artit, njė vlerėsim i rrallė ky qė i bėhet njė artisti.

Mbas vitit 1994 Xhoni bashkė me familjen e tij u rikthye nė Amerikė, nė vendin ku kishte lindur, nė Boston. Ardhjen nė Amerikė ai e kishte ėndėrruar prej kohėsh dhe ėndrra u bė realitet ndoshta me shumė vonesė. Megjithatė, edhe kėtu, megjithėse nė moshė tė thyer, ai e tregoi veten dhe vėrtetoi se njė artist i apasionuar, edhe me kalimin e viteve, gjithmonė e dashuron skenėn dhe asnjėherė nuk e braktis atė. Kėshtu, Xhoni vazhdon aktivitetin e tij pėr komunitetin shqiptaro-amerikan nė raste festash dhe pritjesh zyrtare, duke dhėnė shumė koncerte nė Boston dhe nė qytete tė tjera pėrreth. Ai eshte mirepritur dhe vleresuar nga spektatori i ketushem si nje kengetar i nivelit te larte. Me zerin e tij Xhoni ka marre pjese ne te gjitha festat shqiptare dhe takimet me personalitete zyrtare te Shqiperise qe kane vizituar Bostonin. Zeri i Xhonit ka tingelluar shume here ne sallat e restorantit “Pier 4” dhe pronari i tij, Anton Athanasi, ka thene: ”Ne keto sallat e mia kane kenduar shume kengetare te medhenj, por Xhoni eshte me i miri nga te gjithe.” Me zerin e tij te mrekullueshem e te pakrahasueshem, Xhoni mbush sallen ku komuniteti shqiptar zhvillon festen e pervitshme te 28 Nentorit. Himni i Flamurit shqiptar degjohet cdo nentor ne Boston nepermjet zerit te Xhonit.

Xhoni Athanas vazhdon te jape koncerte ne komunitetin rus dhe ate Italian, por gjithmone prezantohet si kengetar shqiptar. Si nje artist lirik i kompletuar, me nje vokal elegant skenik Xhoni Athanas ka terhequr vemendjen e artdashesve amerikane, te cilet e kane duartrokitur ne cdo koncert ku kane qene te pranishem. Nder koncertet me te rendesishme permendim ate me teme Kosovare, ne vitin 1999, i cili u shfaq ne nje nga sallat me te njohura e me antike te Massachusettsit ne Kembrixh, “Sanders Theater”. Koncerti u pergatit nga regjisorja italiane Luiza Marino, me trupen e kengetareve te ardhur nga Italia. Xhoni pergatiti dhe mori pjese me nje veper vokale, me tekst per Kosoven dhe i kushtohej vuajtjeve te vajzave kosovare gjate luftes. Zeri i Xhonit me nje tingellim emocional dhe veshja e tij me kostumin e Malesise se Madhe e kompletuan vepren vokale, e cila u mireprit dhe u vleresua nga spektatori si pjesa me e mire dhe me aktuale per ate koncert.

Xhoni ka dhene gjithashtu nje numer koncertesh te tjera ne shtetin e Massachusettsit dhe jashte tij, ne Nju-Jork, Nju-Xhersi etj. Ne cdo aktivitet, bashke me argetimin e pjesemarresve, Xhoni, me mjeshterine e te kenduarit e te interpretuarit emocionalisht, ka sjelle edhe krenari kombetare. Me 1998 ai mori pjese ne nje koncert me vepra klasike ne Nju-Jork, organizuar nga “Motrat Qiriazi”. Koncerti, ku merrnin pjese kengetare shqiptare e kosovare, u organizua per te ndihmuar financiarisht femijet kosovare. Ky ishte nje takim shume i rendesishem sepse kontribuoi ne njohjen dhe miqesine midis artisteve shqiptare e kosovare.

Nje aktivitet tjeter muzikor i Xhonit ne Massachusetts eshte dhe ushtrimi i profesionit te pedagogut. I njohur ne komunitet se “Profesor Xhoni” ai vazhdon akoma tė japė mėsime kantoje pėr studentė shqiptarė, rusė etj, duke organizuar shpesh koncerte me ta. Ne vitin 1999 Xhoni organizoi korin e pare te femijeve ne Boston, kryesisht me femijet emigrante kosovare, te ardhur ne Amerike si refugjate nga lufta. Kori i femijeve mori pjese ne festimin e 28 Nentorit te atij viti dhe se bashku me Xhonin interpretoi himnin shqiptar dhe ate amerikan, te pritur me brohoritje nga te pranishmit. Gjithashtu me 2001 Xhoni ka pergatitur nje kor special te femijeve me psalmet e imzot Fan Nolit per festat e medha te kishes, gjate pashkeve dhe krishtlindjeve. Ky kor ka kenduar ne te tria kishat ortodokse shqiptare qe ndodhen ne South Boston.

Xhoni Athanas si gjithnje eshte i rrethuar nga dashuria e kujdesi i te afermve dhe familjes se tij. Per komunitetin shqiptaro-amerikan te Massachusettsit do te mbetet e paharruar mbrėmja e ngrohtė e organizuar nė “Pier 4”, Boston, ne vitin 2001, pėr festimin e 75-vjetorit te lindjes sė artistit tonė tė dashur. Ishte nje mbremje domethenese, e merituar dhe e deshiruar. Pranė Xhonit, si gjithmonė, e bukur, besnike e zemėrdhembshur qėndronte bashkėshortja, Sekinja, artiste edhe ajo, njė nga balerinat e mirėnjohura shqiptare. Mė kujtohet, 50 vjet tė shkuara nė Tiranė, kur ky ēift i mrekullueshėm shpalli fejesėn. Ardhur qė tė dy nga besime tė ndryshme fetare, ajo, e bija e klerikut musliman, drejtorit tė Medresesė dhe ai, i biri i priftit korēar.

Por dashuria e tyre qė u kthye nė mit, shkeli mitin e fanatizmit dhe tė zakoneve tė prapambetura. Ēifti Athanas ose ēifti I emancipimit, u bė idhull dhe shembull pėr shumė fejesa tė tjera midis tė rinjve me besime fetare jo tė njėjta. Xhoni ka ditur tė vlerėsojė e tė nderojė familjen e tė ēmojė shoqėrinė. Gjatė jetės sė tyre bashkėshortore motoja e tij ka qenė devotshmėria dhe sakrifica pėr artin. Pa u lodhur kurrė, gati tė rrezikojė edhe shėndetin, pėr tė ēuar deri nė fund punėn dhe premtimin e dhėnė. Kurrė egoist, jo vetėm nė jetė, por as nė art, ku nė disa raste, ky egoizėm ėshtė i nevojshėm. “Ēdo shfaqje e koncert, - tregon Sekinja, - ka qenė me emocione tė forta jo vetėm pėr Xhonin, por edhe pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes.

Xhoni thotė: “Kur unė kam emocion, kėndoj mė mirė”. Xhoni – artist, koleg, pedagog, bashkėshort ideal, baba shembullor dhe gjysh i dhembshur. Vajza e dyte, Edlira, e pershendeste te jatin me rastin e 75-vjetorit: “… I dashur babi!, kur hyj qetas ne shtepi dhe te gjej ulur ne piano, duart e tua ne tastiere i bien nje melodie te njohur dhe syte e tu e fiksojne per nje cast noten “do” dhe “do diez” sikur aty te kesh gjetur nje rrugice te vogel kalimi ku me pas te nxjerr ne nje qiell te paster e te mbushur me kujtime…Gjej zėrin tėnd tė formohet, t’i pėrshtatet pėrpikmėrisht idealit qė Verdi apo Puēini kishin patur kur hidhnin notat nė pentagram…

Tė gjej nė ato ēaste kur mė krihje flokėt me dy bishtaleca, kur, pa pėrtuar, me ēoje pėrditė me biēikletė nė shkollė… Tė gjej gjysh…, tė gjej nė agoninė e operacionit by pass nė zemėr… Si do tė ishte, vallė, jeta jote qė ti kishe ėndėrruar me stil perėndimor? Ndoshta do tė kishe famėn e Pavarotit, ndoshta dhe peshėn e tij, por unė nuk do tė te ndėrroja kurrė me njeriun, shqiptarin e njohur Xhoni Athanas…Vajza e madhe , Mirela, i kushton te atit vargje: “/ Babi im i mire…/ Me duket sikur zerin tend te bukur,/ E kam degjuar e para une/ Me nina-nanat e embla/ Kur me vije ne gjume./ Ndersa mbesa, Xhulia, i dhuron gjyshit tingujt e pianos luajtur nga duart e saj te vogla.

Ishte mesdite e bukur e 23 nentorit 2004 kur ne sheshin para Bashkise se Bostonit ishin mbledhur qindra shqiptare, burra, gra, femije, djem te rinj, vajza, disa me kostume kombetare. Gjithsecili e quante privilegj te madh te ndodhej ne kete manifestim te ngrohte festiv, gjate ceremonise se ngritjes se flamurit shqiptar ne Boston, per here te pare ne histori. “Mos harroni flamurin!” pat thene dikur Faik Konica—flamurin , simbolin e qendreses, simbolin e bashkimit, simbolin e ardhmerise.

Ishte mallengjyes casti kur kengetari yne i mirenjohur Xhoni Athanas i kendoi e i ndjeu thelle keto “simbole” gjate interpretimit te himnit te flamurit shqiptar. “…Kur fillova te kendoja vargun e pare, “Rreth flamurit te perbashkuar”, - tha me nje ze prekes artisti Athanas,- m’u duk sikur kendoja per here te pare ne jeten time. Kam kenduar ne opera e ne qindra koncerte brenda e jashte atdheut, kam dhene shfaqje ne komunitetin e Bostonit e rrethinat per vite me radhe, por emocionin e dites se sotme nuk e kam ndier kurre! Te kendosh ne sheshin me te rendesishem te Bostonit, ndersa flamuri yne kombetar nderohet nga flamuri amerikan, eshte nje tejndjeshmeri per cilindo, eshte nje nder per mua si artist.”- tha ai i entuziazmuar.

Koncerti i paharruar qe ka marre pjese Xhoni eshte ai i qershorit 2005, titulluar “Buqete kengesh dhe vallesh shqiptare” me pjesemarrjen edhe te grupit te valleve “Bashkimi” te Bostonit, pergatitur nga mjeshteri i valles, Bashkim Braho. Koncertin e Massachusettsit e nderoi me pjesemarrjen e saj edhe kengetarja e mirenjohur e komunitetit shqiptaro-amerikan, Merita Halili. Koncerti u degjua nga me shume se 500 spektatore e u vleresua si nje sukses i arritjeve te artisteve shqiptare ne Boston. Mbresa te vecanta ne kete koncert la kenga “Lulebore”, e cila u kendua nga Xhoni dhe Merita dhe u shoqerua me duartrokitje te gjata.

E cilesuar si “Kenga e shekullit” Xhoni Athanas ruan kujtimet me te bukura per kete kenge shkodrane. “Me kujtohet, - thote ai,- kur kam ardhur ne Tirane ne vitin 1948, dhe kenga e kompozitorit Simon Gjoni, “Lulebore” sapo kishte mberritur nga Shkodra. Pa dyshim, kenga “Lulebore” u be menjehere shume e dashur per spektatorin shqiptar, - vazhdon Xhoni. – Ne, solistet e Ansamblit te Ushtrise e kendonim ne cdo koncert tonin, ne rrethet e ndryshme te Shqiperise. Kjo kenge i kaloi edhe kufijte e atdheut. “Lulebore” u kendua ne festivalin e Berlinit me 1949-1950 nga A. Mula dhe ne festivalin e Bukureshtit me 1953, nga Tukici-Mula. Por kenga “Lulebore” eshte bere e njohur me shume ne Rusi. Gjate viteve studentore, 1952-1957, ne, grupi i “Lulebores”, Mula-Tukici, Xhemali-Athanas, etj. e kemi kenduar me dhjetera here, ne koncerte te ndryshme ne sallat me te rendesishme ne Moske, S. Petersburg, Kiev, Odesa, Minsk, etj. Shpesh here, kur ne kengetaret e “Lulebores”, shetisnim ne nje nga rruget kryesore te Moskes me emrin “Gorki”, shume qytetare dhe sidomos vajzat, na pershendesnin, duke na therritur, “Podsnjezhnik”,- perfundon Xhoni.

Sot, ne ceremonine e dorezimit te Madaljes se Mirenjohjes dhe te festimit te 80-vjetorit te lindjes, do te deshironim t’i dhuronim artistit tone te dashur nje buqete me lulebore shqiptare me urimin: “Rrjedhte e mos pushofte kurre kenga jote, Xhoni!”

Kuinsi, Mass, 5 nentor, 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara