HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Komisioni i Vlerėsimit tė Figurave pranė Kėshillit tė Bashkisė
Shkodėr po bėn njė punė jotransparente.

"Kėneta" e Shkodrės

Taulant Kopliku -- nga Taulant KOPLIKU, TCH

Kur me anė tė njė sms pyeta pak ditė mė parė njė kolegen time nė Shkodėr se kush ka qenė Kolė Prela, ajo u pėrgjigj thatė: "Nuk e di". Insistova duke e sqaruar se Kėshilli i Bashkisė sė qytetit sapo e kishte nderuar kėtė person me titullin e lartė "qytetar nderi" por megjithatė, kolegia dha tė njėjtėn pėrgjigje. Si tė mos mė mjaftonte kjo, telefonova njė anėtar tė kėshillit bashkiak, i cili as e kishte idenė se pėr kė bėhej fjalė.

Padashur pėr asnjė moment tė ngre dyshime ndaj figurės qė edhe sot vazhdoj tė mos e njoh, megjithėse pyeta jo pak persona e megjithėse jam i bindur se i ndjeri duhet tė ketė vėrtetė merita pėr arsimin nė Shkodėr e po ashtu duhet tė ketė qenė njė patriot e liridashės. Pa patur qėllim pėr asnjė moment tė ēel polemika, pasi jam i bindur se zotėrinjtė e nderuar qė e kanė propozuar dekorimin e tij do tė jenė tė gatshėm tė botojnė njė dosje tė tėrė dokumentash tė pakontestueshėm, njė gjė qė mė shqeteson, ėshtė zullumi i vazhdueshėm qė po gatuan njė i ashtuquajtur komision i vlerėsimit (pėrēudnimit) tė figurave pranė Kėshillit tė Bashkisė Shkodėr, dhe jo vetėm ai.

Mė rikthehet nė kujtesė njė propozim i pak kohėve mė parė i kėtij komisioni pėr tė nderuar njė gjyqtar tė gjykatės sė Shkodrės me njė nga titujt e shumtė qė bashkia pėrmes komisionit tė sipėrpėrmendur, i jep pa hesap. Nuk e risjell tė saktė motivacionin, por mesa mė kujtohet, bėhej fjalė pėr merita gjatė periudhės sė ndryshimit tė sistemeve dhe kontribut ne instalimin e demokracisė nė Shkodėr. Ky motivacion natyrshėm u shoqėrua me tė qeshura dhe batuta nga anėtarėt e kėshillit bashkiak, por pas disa minutash thuajse tė gjithė votuan nė rresht si ushtarė tė mirė. Jo shumė larg nė kohė, nė njė nga televizionet lokale tė Shkodrės denoncoja tituj e dekorata pa hesap qė Kėshilli i Bashkisė i jepte pėr ēdo tė huaj qė sillte qoftė dhe njė qese me miell pėr tė varfrit e qytetit. Kjo praktikė qė mund t'i falej kohės kur nė krye tė Bashkisė ishte kryetari aktual i komisionit tė vlerėsimit (pėrēudnimit) tė figurave, sot realisht tingėllon tejet arkaike dhe na vendos si gjithmonė nė pozita inferioriteti ndaj tė nominuarve tė shumtė nga pėrtej kufinjve.

Megjithė kėtė denoncim mediatik, i cili u shoqėrua edhe nga kolegė tė tjerė tė TV lokale, me keqardhje kam vėrejtur shurdhėrinė e vazhdueshme tė atyre qė personalisht i konsideroj si "baballarėt" e qytetit. Ndoshta dikush edhe mund tė ēuditet, por nė Shkodėr akoma kemi njė lagje me emrin "Kongresi i Pėrmetit", njė lagje me emrin "Ēlirimi", "Guerile", "Partizani" etj. Nuk ma do mendja se tagrin pėr tė ndryshuar kėto emra qė pėrdoren vetėm nga punonjėsit e postės dhe ndonjė veteran i mbetur i luftės, e ka tjetėr pėrveē Kėshillit tė Bashkisė, por "baballarėt" i kanė pėrqėndruar energjitė nė ngitje-uljet masive tė duarve pėr miratimin e vendimeve me "interes tė pėrbashkėt" qė ēuditėrisht janė shtuar si kėpurdhat pas shiut.

E thėnė troē: Kėshilli i Bashkisė ka vetėm mazhorancė. Pozitė e opozitė janė vėllazėruar aq shumė nė kėto tre vjet sa duket se e kanė thuajse tė pamundur tė kundėrshtojnė mė njėra-tjetrėn. Pėr t'u rikthyer te argumenti i ēeljes sė shkrimit. Nuk di ta ketė vlerėsuar Shkodrėn ndonjė i huaj mė shumė sesa Edith Durham. E mahnitur nga ajo qė i ofronte ky qytet, zonja angleze u dashurua pas saj por shpėrblimi pėr ēfarė bėri fatkeqėsisht nuk i erdhi nga Shkodra. Njė shkolle nė zemėr tė Tiranės I ėshtė dhėnė emri i saj, ndėrkohė qė nė Shkodėr nuk di tė ketė qoftė njė rrugė qorre me emrin Durham.

Kohė mė parė kur nė Shkodėr mbretėronte njė kaos tranzicioni, Kėshilli i Bashkisė i vendosi njėrės prej rrugėve centrale tė qytetit emrin "Don Bosco". Ti jepet shkodranėve dhe mua bashkė me ta, qoftė edhe njė argument i vetėm nga ata persona, pėrse duhej vendosur emri i njė shenjti nė njė rrugė tė njė qyteti pa orientime e ngjyrime fetare? Nėse duhej medoemos, atėherė le tė vendosej njė nga martirėt e shumtė tė fesė qė nga Prendushi, Harapi e deri tek Shantoja - tė gjithė klerikė me tė cilėt ka vend Shkodra e gjithė Shqipėria pėr tu krenuar.

Shkodra ka plot lagje, rrugė e sheshe pa emra apo me emra heronjsh e figurash tė stisura. Gjithashtu ky qytet ka plot personalitete te gjallė e tė vdekur pėr tė cilėt ata qė pėr fatin tonė tė keq na drejtojnė, kanė detyrimin moral tė nxjerrin nga pluhuri titujt e dekoratat qė japin pa hesap pėr tė parin person, i cili vendos gurin e rradhės nė derėn e bashkisė. Atėherė kur ndoshta edhe me njė studim serioz tė figurave intelektuale tė qytetit, tė ndėrtohet njė strategji e mirėfilltė pėr tė nderuar ata qė vėrtetė e meritojnė, ky komision, nė rastin mė tė mirė me mungesė tė theksuar aftėsie, apo edhe pasardhėsi i tij, do tė meritojnė tė quhen Komision i Vlerėsimit tė Figurave.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara