HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In memoriam nė 94 - vjetorin e lindjes

Mons Zef J. Oroshi (1913 - 1989), krenar para shtėpisė sė amshimit

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Shpirti i butė i njė bariu tė pėrvujtur, kurajoja dhe vendosmeria e hekurt jezuite; esenca e filozofisė sė Shėn Franceskut tė Azisit "Lutu dhe Puno"; atdhedashuria e zjarrtė pėr Shqipėrinė e mekuar qysh nė djep nga shkollat e kuvendet katolike nė Shkodėr; pėrvoja e pasur e jetės me njerėzit mė diturakė, qė ishin prelatėt katolikė gegė veriorė; martirizimi e historia e lavdishme e krishtėrimit qysh nga agimi i saj nė Illyricum; pėrhapja e Fjalės sė Zotit, pėrmes pendės e diturisė ndėr shekuj; bujaria, fisnikėria, krenaria e tė qėnurit bir i Arbėrit, skalitėn nė diasporėn tonė nė Amerikė pėrsonalitetin e madh Imzot Zef J. Oroshin.

Dashuria e pėrjetshme pėr Oroshin e Shqipėrinė
Sa mė shumė vite qė kalojnė, mė zgjohen kujtime tė paharruara pėr mikun tim, meshtarin e palodhur tė komunitetit tonė, prelatin e pėrkushtuar pėr trinomin Fe -Atdhe - Pėrparim Imzot Zef Oroshin.
Gjatė bisedave te lira, me klerikun e nderuar dhe respektuar Dr. Imzot Zef Oroshi, hapte biseda pėr Oroshin, pėrsekutimin e klerit katolik nė Shqipėri.
Disa vite para se meshtari tė ndahej nga kjo jetė, ku, jetonte me shumė priftėrinj tė moshuar, qė kishin dalė nė pension e jetonin nė "Cardinal Spellman" High School nė Bronx New York, gjatė njė bisede nė telefon, mė thotė: "Zotni Tomė, a keni mundėsi tė vini pak tek unė." I pėrgjigjem prelatit, se nė ēdo kohė, jam i gatshėm tė vi tek ju. Gjatė rrugės me makinė mendova se Don Zefi, duhet tė jetė shumė i sėmurė.
Zef Oroshi Kur hyra brenda shtėpisė, Monsinjori, u ngrit nė kėmbė, me buzėqeshi gjithė humor, duke thėnė:
" - Pashė nė dritare nji diell tė bukur, qė ma ngacmoi nė shpirt frymėzimin. Menjiherė, mė shkoj mendja tek ju, e u telefonova, duke qenė i sigurtė se do tė vinit pėr tė shėtit sėbashku me mua."
Iu pėrgjigja, se jam gati tė shkojmė pėr shėtitje, ku, tė dėshironi ju. Ai dėshironte qė tė shkonim nė brigjet e plazhit Orchard Beach. Atė ditė, nė bregdet nuk kishte asnjė vizitor, pėrveē meje, Imzot Dr. Zef Oroshit dhe qindra pulėbardhave, qė fluturonin apo ecnin tė qeta rreth nesh.
Prelati ynė mė pyeti:
" - I dashtun Tomė, nėse ia qėlloj a mė thua tė vėrtetėn?"
Ai nga sėmundja e rėndė, mendonte se e kishte humbur vetėdijėn. Monsinjori, e ngriti dorėn e djathtė lart e shtriu drejt ujėrave tė pambarim tė Oqeanit Atlantik dhe me drejtimin nga Jugu mė tha:
" - A i bie tė jetė nė atė drejtim Shqipnia?"
Unė iu pėrgjigja menjeherė, se nė atė drejtim, qė tregoni ju me dorė ėshtė Shqipėria. Pashė se mėnjeherė i erdhi nga thellėsia e shpirtit njė buzeqeshje shumė e gėzuar.
U ngrit nė kėmbė, i ēoi duart pėrpjetė dhe tha fjalėt:
" - E vraft Zoti Enver Hoxhėn e at komunizėm tė zi, qė nuk na la me jetue nė vendin tonė. Po ē'ka i bam na priftat, tė cilėt, u masakruan nga diktatura e tij. Na historikisht, e kena dasht dhe e dona vendin e popullin tonė, tė cilit, i kena shėrbye pėrherė me zemėr e dashuni."
Atij i plasi njė vaj i madh dėnese dhe pėrshpėrti emrat e vėllezėrve tė tij Prenit e motrės Luēies, pėr tė cilėt, kishte marrė lajme jo tė mira, se gjenden tė internuar nė Gradisht tė Lushnjės.
Ju drejtova Imzot Dr. Zef Oroshit, se ju jeni njė personalitet i madh, qė po vuani, sikurse kanė vuajtur historikisht njerėzit e shquar tė kėtij planeti. Librin tuaj tė shqipėruar: "Katėr Ungjijt dhe Punėt e Apostujve", e pashė nė ēdo Kishė gjatė vizitės sėfundit nė Kosovė e meshtarėt mė pyesnin pėr ju. Ai u qetėsua disi dhe mbas pak minutash u kthyem ne makinė nė shtėpinė e tij…"

Tek varri
i nacionalistit tė flaktė Abaz Kupit

Isha duke udhėtuar me makinė drejt aeroportit J.F.K. Pėr fatbardhėsi, nuk kishte trafik makinash gjatė rrugės. Porsa mbrritėm pranė varrezave nė Forest Hills, Queens New York, Mons Dr. Zef Oroshi mė tha, qė tė kthehemi tek varri i General Abaz Kupit. Duke qenė dakort me mendimin e tij, ngadalė iu afruam banesės sė amshimit. Mons Oroshi, shumė i emocionuar tha fjalėt: "Miku im Abaz! E kreva amanetin tand dyfish." Mbasi tha disa uratė pėr shpirtin e tij, vendosėm disa lule tė freskėta dhe mė pas ne morėm rrugėn e kthimit nė shtėpi.
Gjatė vazhdimit tė udhėtimit, e pyeta Imzot Dr. Zef Oroshin, se cili ishte ai amaneti i dyfishtė, qė u shprehe para varrit tė nacionalistit tė madh Abaz Kupit? Ai mbas njė heshtje tė shkurtė, drejtoi sytė nga unė e i pėrqėndruar thellė nė historitė e sė kaluarės, shtoi: "General Abaz Kupi, para se tė kalonte nė amshim, ma kishte lanė tė shkrueme amanetin e ēekun me nji shumė tė caktueme, pėr t'i thanė meshė pėr nji vit. Nji ditė, mė kishte dalė nga kujtesa e nuk isha i sigurt, se a i kam ēue tė gjithė meshėt sipas rradhės. Dhe kėshtu e vijova nji vit tjetėr sėrisht me ma shumė kujdes, qė tė mos e kaloi ndonji ditė pa thanė meshė pėr shpirtin e nacionalistit tė shquem General Abaz Kupit. Pėr kėtė erdha sot, me kujtue mikun tem tė paharruem, pėr t'i thanė, se ia kreva amanetin dyfish, duke thanė meshė 2 vjet me rradhė. Ky burrė i madh i popullit shqiptar, qė shkriu gjithēka pėr Atdheun tonė meritonte ma shumė respekt. Edhe sikurse ai tė mos ma lente kėtė amanet, qė nuk e tretė as dheu, unė isha pėrgatit tė veproj, sikurse kam veprue deri tashti nė kujtim tė shpirtit tė tij tė pavdekshėm. Pushoftė nė Paqe!".
Kėshtu gjatė gjithė rrugės dhe sa herė qė binte fjala pėr General Abaz Kupin, ai shfletonte nga kujtesa shumė kujtime tė bukura pėr mikun e tij tė shtrenjtė nacionalist Abaz Kupin.

Pėrballė memorialit tė
Shėrbestarit tė Kombit Mit'hat Frashėrit

Kleriku ynė i paharruar Imzot Dr. Zef Oroshi, ishte njė intelektual shumė i pėrgatitur, erudit i shquar i vlerave tė ēmuara tė traditės kulturdashėse e atdhedashėse tė prelatėve katolikė shqiptarė ndėr shekuj. Ai ēdo stinė tė bukur pranverės, shkonte pranė dyqanit tė luleve tė freskėta, merrte njė karajfil tė bardhė dhe e vendoste nė vazon mbi varrin e Gjeniut tė Kombit Mit'hat Frashėrit (Lumo Skendo).
Kam pasur fatin dhe nderin e veēantė tė jem i pranishėm me Mons Oroshin nė shumė evenimente tė paharruara pėrkujtimi dhe respekti qė ai shprehte nė forma tė ndryshme pėr miqtė e vet.
Ai nuk bėnte zhurmė dhe nuk jepte intervista nė gazeta apo revista tė kohės, mbasi ēdo veprim i tij vinte nga ndjenja e zjarrtė e respektit pėr jetėn dhe veprėn e fytyrave tė ndritura tė kombit shqiptar tė shpėrndarė nė udhėt e ndryshme tė botės.
I ndodhur pėrballė memorialit tė Lumo Skendos, nga buzėt e keqardhjes sė madhe, qė nuk mund tė fliste si dikur pėr Atdheun e dashur me kėtė mendimtar, pėrshpėriti kėto fjalė zemre: "Mit'hat i Madh! Edhe sot tė pruna me duart e mia tė vyshkuna kėtė karajfil tė bukur, por tė rithem, mos u mėrzit o miku im i shtrenjtė, sepse sapo tė shembet kjo mortajė njerigranėse e komunizmit, eshtnat e tu kan me pushue tė qetė nė tokėn ku u lindėn. E filizat e njomė tė atij populli tė varfėr e martir, qė po hjek zitė e ullinit dita ditės nga patenzotėt, do tė sjellin mijėra Lulėkuqe tė Naimit mbi varrin tand."
Njė vit mė mbas, kur po bėnim ritin e zakonshėm pėr tė thėnė uratat sėbashku me Monsinjorin, mbi varrin e Mit'hat Frashėrit, nė vorreza gjetėm Prof. Luan Gashin, qė pėrpara nesh kishte vendosur njė buēetė me lule tė freskėta, si njė ushtar i atdhedashurisė, qėndronte nė kėmbė nė shenjė nderimi.
Mons Zefi, me qetėsi i afrohet e i drejtohet Prof. Luan Gashit: "Na jemi krenar sot para varrit tė Apostullit tė Shqiptarizmės. Unė gjithmon e kam e do ta kujtoj sa tė kem frymė me lutjet e mia, qė Zoti i Gjithpushtetshėm t'a realizoj andrren e Gjeniut, qė tanė jetėn luftoi e punoi pėr tė mirėn e Nanės Shqipni."
Profesor Luan Gashi, nė ato ēaste pikėllimi tė thellė, mori frymė thellė, sikur donte tė mblidhte forcat e veta, e i pėrlotur iu afrua prelatit tė shquar Mons Dr. Jozef J. Oroshit e shqiptoi me respekt fjalėt: "Ka qenė fat, njė fat i madh edhe ndoshta i papėrsritshėm pėr komunitetin shqiptaro - amerikan nė New York, qė tė kemi nė gjinin tonė. Ju dhatė shumė pėr emigrantėt shqiptarė nė ditėt ma tė vėshtira tė tyne, si nė pėrhapjen e ruajtjen e kulturės e traditės sė pasun shqiptare, duke themelue e mbajt gjallė revistėn e dashun "Jeta Katholike Shqiptare" (1966), Lidhjen Katholike Shqiptare, ngrite gjithnji zanin pėr tė Drejtat e Njeriut nė Shqipni, gjatė demostratave kundėr qeverisė komuniste tė Tiranės (nė New York), gjatė audiencės private qė pate me Papa Palin VI (nė Vatikan), ftove nė mesin tonė bijėn e shqueme botnore Nanė Terezėn, duke i tregue botės se Ajo asht bij e tokės martire tė Arbėrisė, ku lindi Heroi Nacional Gjergj Gjon Kastrioti, ndėrtove Shtėpinė e Zotit, Kishėn e Re pėr komunitetin katolik nė New York, bashkpunove me shumė revista e gazeta shqiptare nė diasporė, ku ma s'shumti nė revistėn "Shejzat" tė mikut tonė Prof. Ernest Koliqit, pėrktheve nė gjuhėn shqipe "Katėr Ungjijt e Punėt e Apostujve", tė cilėn e kam lexue me shumė kujdes. Zoti tė ruajtė dhe tė bekoftė o prelati i madh."

Ikja e ardhja e njė engjėlli
Nė mėngjez, Imzot Dr. Jozef J. Oroshi mė telefonoi e kėrkoi qė tė shihemi sa mė shpejt tė jetė e mundur. Pa humbur shumė kohė, u bėra gati dhe me makinė u gjenda pėr disa minuta nė ēelė. E pashė shumė tė mėrzitur, kur iu afrova pėr t'i dhėnė dorėn. Ai ishte shumė i shqetėsuar pėr lajmin e hidhur, mbas njoftimit qė kishte marrė. Njė fatkeqėsi e madhe i kishte ndodhur emigrantit shqiptar Azem Xhidia. Humbja e jetės sė djalit tė vetėm nė komunikacion e kishte prekur thellė prelatin dhe ai mė tha se donte qė sėbashku tė shkonim ta ngushėllonim e t'i jepte forcė qėndrueshmėrie familjes sė Azem Xhidisė.
Nė mbrėmje u gjendėm nė Shtėpinė Mortore (Funerale Home). Mons Dr. Zef Oroshi, u drejtua menjėherė para kufomės dhe nisi tė thotė urate pėrshpirtėrie, e mbasi u shtrėngoi dorėn tė pranishėmve, midis tė cilėve ishte edhe kleriku musliman Imam Isa Hoxha, iu drejtua tė pranishėmve duke u thėnė: "Mė erdhi shumė keq pėr kėtė fatkeqėsi tė papritun" dhe shikoj drejt nė sy Azemin, babain e viktimės. Kjo ka qenė vullnesa e Zotit, por endjej thellė nė zemrėn time, se sėshpejti Zoti do tė gėzoj me njė djalė!" Azemi iu drejtua klerikut Mons Oroshi, duke i thėnė: "Atij i kjofshim falė o Mons Zef Oroshi!"
Mbas njė viti, parashikimi i Mons Zef Oroshit, u bė realitet. Vullnesa e Zotit vendosi, qė kjo familje emigrantėsh tė shtohet mė njė djalė. Pėr tė pranishmit, qė e kishin dėgjuar lutjen e Mons. Oroshit, njė vit mė parė u shprehėn, se: "Mons Zef Oroshi ka shumė parandjenjė. Atė qė ia ndjen zemra Zoti ia bėn realitet."

Krenar pėrpara shtėpisė sė amshmit
Po ktheheshim prej Connecticut dhe Mons Oroshi, mė tha qė tė mos ndalėm por tė vijoi rrugėn drejt varrezave Saint Raymond's. nuk e kuptova, se ēfarė kishte ndėr mend prelati. Tek po afroheshim vorrezave tė qytetit, ecėm sėbashku deri tek Saint Peter square.
Unė mendova, se ai po mė drejtonte tek varri i Don Lazėr Sheldijės dhe aty ndaluam. Ai u kthye nga unė dhe me gishtin tregues shtoi:
" - Si po tė duket ajo rrasė pėrkujtimore, qė gjendet aty!?"
Unė me heshtje dhe kureshtje bėra disa hapa drejt rrasės sė mermerit dhe menjėherė mė ra nė sy fotografia e Imzot Dr. Zef J. Oroshit. Menjeherė nė trup mė kaluan mornica (emocione tė bredshme), u shtanga dhe me shikimin e habitur nuk po i besoja syve tė mi. nė ato ēaste, pėrpara meje gjendeshin dy portrete; njė i gjallė qė sapo e kisha sjellė me makinė dhe fotoja qė na vėshtronte nė rrasė tė varrit, qė prej disa ditėsh prehej aty…
Isha krejtėsisht i hutuar. Monsinjori, qė kishte vėnė re habinė time, e theu heshtjen, duke mė prekur me dorė. Mbas disa minutash, qė kisha marrė vetėn nga ajo shokitje e papritur, me qetėsi dhe habi iu drejtova sėrisht klerikut shqiptar, me fjalėt: Po mė duket shumė herėt Monsinjor, se e keni mbaruar kėtė pėrmendore!? E ai, sėrisht i zhytur thellė nė mendime, u soll nga unė e shtoi: "Po miku im i shtrenjtė. Kjo asht banesa e amshimit, qė dashtė e padashtė do tė vijmė njė ditė kėtu. Kumara im, ti e din shumė mirė jetėn time, qysh se kam shkel nė ShBA. Kam rezlizue nė kėtė vend tė bekuem, dėshirat e jetės time, qė me kohė i kisha andrrue edhe nė vendlindje, por kjesh i detyruem me u largue prej komunizmit ta pafe. Mbarova nė Itali shkollen e naltė pėr meshtari, ku dhe doktorova. Munda me kamngulje me ia arritė qėllimit fisnik, me themelue me emigrantat nji Shqipni tė vogėl kėtu midis New York - ut, ku breznive tė reja qė do tė vijnė po u la trashėgim Shtpijnė e Zotit, Nanėn Kishė, qė flet shqip, midis kėtij oqeani tė madh shumetnik, ku do tė ruhen traditat tona kombėtare, pėrmes buletinit "Jeta Katholike Shqiptare" (1966) nė gjuhėn tonė, qė e kisha amanet nga mėsuesi e poeti i shquem Don Ndre Mjedja. Nė kėtė rrasė janė tė skalitun ato fjalė, sikurse tek rrasa e Moiseut: "FONDER OF OUR LADY OF GOOD COUNCIL ALBANIAN CHURCH, BRONX, NEW YORK (Themeluesi i Kishės Katolike Shqiptare "Zoja e Kshillit t'Mir"."
Mbas disa vitėsh, kur ishte pėr njė vizitė nė Kishėn Katolike "Zoja e Shkodrės" Hartsdale, New York Arqipeshkvi Metropolitan Tiranė - Durrės, Shkėlqėsia e Tij Imzot Rrok Mirdita, gjatė bisedės, qė zhvilluam sėbashku unė i thashė: I nderuar Shkėlqėsi Imzot Rrok Mirdita, a do tė ishte mirė, qė Mons. Dr. Zef Oroshit t'ia kthejmė eshtrat nė Atdhe?! Prelati ynė i lartė, i sigurtė nė pėrgjigjėn e vet tha:
" - Jo z. Tomė. Ju kujtoj vetė se Mons. Zef Oroshi, nuk e ka lėnė me shkrim dhe asnjėherė s'mė ka thėnė me gojė, qė t'i kthehen eshtrat nė vendlindje."
Mė kujtohet edhe mua ajo ditė, qė gjatė gjithė atyre bisedave Imzot Dr. Zef Jozef Oroshi, nuk mė ėshtė shprehur, qė eshtrat e tij ndonjė ditė tė kthehen nė Atdhe. Por mjerisht, as unė nuk ia bėra kėtė pyetje ndonjėherė. Dhe si duket, ėshtė e mira, qė eshtrat e tij tė qėndrojnė aty ku gjenden, sepse brezat e ardhshėm shqiptaro - amerikanė dhe nė Shqipėri kur tė dėgjojnė e lexojnė pėr veprimtarinė e klerikut tė shquar Imzot Dr. Zef J. Oroshit, do tė jenė krenar dhe se kjo Kishė e Shenjtė dhe Shtėpia e Amshimit, do tė mbetėn pikė e rėndėsishme ndere e lavdie, pėr atė qė ky prelat i paharruar bėri pėr popullin e tij tė shpėrndarė udhėve tė botės nė emigracion deri nė ShBA, qė ishte edhe ndalesa e fundit e tij…

Njė darkė e paharruar
Sėbashku me Imzot Dr. Zef J. Oroshin, Prof. Rexhep Krasniqi dhe Prof. Luan Gashin, ishim tė ftuar nga zonja shumė e nderuar dhe e respektuar e komunitetit tonė, aktivistja e palodhur gazetarja Nexhmije Zajmi. Ishte kėnaqėsi me marrė pjesė nė kėto takime, me pėrsonalitete tė shquara politike e shoqėrore, ku koha kalonte shumė shpejt gjatė bisedave tė lira. Tematikat ishin tė larmishme nga tė gjitha trojet etnike shqiptare, qė kishin pėrjetuar kėto burra tė mėdhenj.
Nė shtėpinė e zonjės Zajmi, jemi mbledhur shumė herė. Edhe pėr mua ishte njė nder i veēantė, qė tė jem dėshmitar i shumė bisedave, qė nuk i kisha dėgjuar mė parė. Kjo sidomos pėr Prof. Luan Gashin. Unė nė fillim mendoja, se ai ishte nga Kosova, mbasi ai gjithnjė fliste pėr Dardaninė. Nė atė mbrėmje tė paharruar, kur Prof. Luan Gashi, i bėri shumė pyetje zonjės Zajmi, pyetje tė cilat, shumė kohė mė parė ia kishin drejtuar Mons Dr. Zef J. Oroshi dhe Prof. Rexhep Krasniqi, por ajo nuk u ishte pėrgjigjur. Por kėsaj mbrėmje, Prof. Luan Gashi zbuloi shumė gjėra tė reja mbi jetėn e zonjės Zajmi nė shtetet arabe. Prof. Krasniqi e Mons Dr. Oroshi, mbetėn tė habitur nga kėto informacione tė panjohura mė parė tė zonjės Nexhmije Zajmi. Ajo shpiegoj shumė ngjarje me fakte konkrete, mbi shumė ēėshtje qė kishin tė bėnin me shtetet arabe dhe Izraelin, kur ajo ishte nė rolin e gazetares pėr politikėn e jashtme amerikane…
Mons Oroshi, disi i zemėruar, pse nuk ka mundur tė mėsonte mė parė shumė histori tė panjohura mbi zonjėn Zajmi, iu drejtuar Prof. Gashit, me fjalėt: "Ju tė pamartuarit jeni "djaj"", pa menduar se edhe Prof. Krasniqi ishte beqar. Prof. Gashi, qė kishte njė humor tė mprehtė, me njė buzėqeshje miqėsie, iu drejtua klerikut katolik, duke i thėnė: "Pse ju Mons Zefi a jeni i martuar!?" Prof. Krasniqi, duke njohur temperamentin e Monsinjor Oroshit, ndėrhyri me buzėqeshje: "Lere Luanin, se atė tro (grim) burrėrie qė ka e ka trashėgim nga Veriu, e ato tė tjerat…i ka nga Jugu…"
Mbas disa ditėsh e takoi Prof. Luan Gashin dhe i them se unė kam menduar pėr shumė vite se ju jeni nga Kosova. E atė mbrėmje, kuptova qė ishite te lindur nė qendėr tė Shqipėrisė sė Mesme, qytetin antik Scampa tė Elbasanit.
Atdhetari i shquar i ēėshtjes kombėtare Prof. Luan Gashi, mė tha, se ajo "Kosove martire mė burrėroi. Gjithė jetėn time ia kushtova Dardanisė antike, qė e deshta si sytė e ballit."
Edhe njė bisedė tjetėr qė zhvillova me prelatin Mons Oroshi, nė lidhje me Prof. Gashin, ai mė tha: "Prof. Luan Gashi, ėshtė padyshim njė burrė i shquar, qė me pendė, urti, guxim e vendosmėri i doli zot me armė nė dorė Kosovės dhe bashkimit nė njė sofėr tė vetme tė trojeve etnike shqiptare."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara