HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Debat shkrimtaresh apo gricje klanesh?

PRAGU I VETVETES...

Kolec Traboini -- nga KOLEC TRABOINI
          Boston, 30 janar 2006

Dihet se debatet qe degjenerojne e polemikat pa cak jane sot me se shumti arma e politikes, ambicja e te ciles eshte te rroke pushtet e qeverisje. E natyrisht te gllaberoje... Por ne rastin tone nuk kemi te bejme me politikane por me shkrimtare. Madje mund te themi shkrimtare kryeqytetas, qe kane lindur ne Tirane, kane kaluar femijerine rinine e thuaj tere jeten diku prane njeri-tjetrit, se aq ka qene Tirana.

Pra te dy shkrimtaret e ngerthyer ne nje debat ne shtyp e njohin prej vitesh njeri-tjetrin, me aq lidhje e miqesi sa mund te kishte ne mes te letrareve, packa se nga dy ane te barrikades se luftes famekeqe te klasave, qe here-here e flakte individin fatalisht ne sketerren e jetes njerezore.

I njoh personalisht te dy keta shkrimtare qe ne vitet e hershme. Hysen Sinanin si autor qe beri emer me romanin me titull "Gjergji", ndersa Zyhdi Moraven qe ne rini, pra dic me larg ne kohe dhe me afer shoqerisht. Hyseni ka qene redaktor ne organet e shtypit te Lidhjes se Shkrimtareve, nje lloj privilegji ky per kohen e diktatures, ndersa Zyhdi Morava pas botimit te librit me tregime "Neper rruge", edhe pse si letrar i ri i talentuar gjeti perkrahjen entusiaste te Fatmir Gjates, jeta nuk i mori per mbare dhe ngaqe kishte shpirtin e revoltes ndaj padrejtesive qe i beheshin, regjimi monist e denoi me burg politik.

Madje mbaj mend se nje here kur Zyhdiu kishte ardhur te me takonte ne Kinostudio, sekretari i Partise me ka thirrur duke ma bere te qarte se nuk duhej te flisja dhe as te shihesha me Zyhdi Moraven se ndryshe nuk do te kisha vend ne ate institucion artistik. Ky ka qene diktati dhe absurdi i kohes.
Tmerri qe shume kush sot e ka harruar. E Zyhdi Morava e ka vuajtur kete tmerr persekutimi ne menyre te jashtezakoneshme. Kudo ku eshte gjendur e kudo ku ka vajtur e kane ndjekur hijenat e Sigurimit, qe mjafton te vinin ne liste pa dinin ata se si ta vinin lakun ne fyt.


Nga festimi i 60 vjetorit te Lidhjes.
Kryetari i Lidhjes Zyhdi Morava pershendetet me shkrimtarin Dionis Bubani.

Me Hysenin, sic thashe, jam njohur ne Tirane, por ende me shume ne Athine kur m'u afrua per bashkepunim ne gazeten "Egnatia" por qe ky bashkepunim ishte i paket per shkak te rrethanave e me pas largimit tim nga Greqia ne SHBA. Te dy keta shkrimtare te njohur te mi i kam vendosur me fotografi ne web-sajtin tim modest http://www.traboini.com/, sepse per te dy ruaj konsiderata, jo vetem nga njohja e vjeter por edhe si mjeshter te penes.

Dhe, meqe e kam kete njohje e konsiderate, besoj se me lejohet te jap nje mendim se cfare ve re ne keto polemika te ashpra publike te Hysen Sinanit ndaj Zyhdi Moraves duke arritur deri ne ato shprehje qe nuk duhet kurre t'ja thoje shkrimtari shkrimtarit.

Kjo mesele shtypi ka nisur pasi qe Zyhdi Morava, me atributet e kryetarit te Lidhjes beri kerkimim e faljes publike ndaj dhjetra e dhjetra shkrimtareve te persekutuar, denuar me vdekje apo burgje, megjithese vete Zyhdiu ishte pjese e ketij kalvari ne diktature dhe askujt nuk i kishte borxh moral per t'i kerkuar falje si person, sepse askujt nuk i kishte bere te keqe. Kjo u prit mire dhe si te thuash e rriti kredibilitetin e Moraves si kryetar i ri Lidhjes pas gjithe atyre debateve e grindjeve qe kishin ndodhur kur kryetar ishte kompozitori Limoz Dizdari.

Nderkohe kryetari i ri shprehu ne mbledhjen perkujtimore te 60-vjetorit te krijimit te kesaj shoqate, qe u be me 7 tetor 2005 ne Tirane e ku pata rastin te isha i pranishem si i ftuar, programin e tij, se kjo shoqate duhej te reformohej sepse nuk mund te vazhdonte te funksiononte ne ato forma e trajta si ne kohen e dikurshme te monizmit. Ne kuadrin e ketyre reformimeve ishte edhe ideja e ndarjes se shoqates se shkrimtareve ne vehte, dhe te muzikanteve e piktoreve ne vehte, sepse ne te vertete ky organizem nuk funksiononte sic duhej dhe shpesh antaresia ishte fiktive.

Edhe ne nje takim qe pata me Zyhdi Moraven ne zyren e tij, ne seline e Lidhjes, me foli hollesisht per kete program qe do ta reformonte shoqaten e shkrimtareve. Ne kete rast lindte nevoja e rinovimit te antaresise duke bere regjistrime te reja e te sakta. Ishte menduar, mesaduket, per nje kuote sic Hysen Sinani citon ne polemiken e tij botuar tek gazeta "Koha Jone", pra 2400 leke qe do te shkonin ne fondin e Lidhjes. A eshte kjo kuote e mundeshme ne kushtet e shkrimtareve shqiptare, kjo eshte per tu diskutuar, se mbase ka poete te mirenjohur si Frederik Reshpja e Pano Taci apo ndonje tjeter qe jo vetem nuk i paguajne dot, por nuk kane, per turpin e shoqerise e madje edhe te shtetit, as kushtet e mjetet minimale te jeteses e keshtu, mund te mbeten jashte Lidhjes ata qe japin nje kontribut shume te cmuar ne cilesine e letersise, ndaj ne kete aspekt Hysen Sinani ka te drejte e duhet degjuar.


Kolec Traboini dhe kryetari i Lidhjes Zyhdi Morava ne mbremjen e festes se shkrimtareve.

Ne nje gjendje te tille konflikti eshte ndodhur edhe shoqata analoge e shkrimtareve shqiptaro-amerikane. Por keta kerkonin (e kerkojne edhe sot e kesaj dite) jo aq pak sa Shoqata e Shkrimtareve ne Tirane, por fiks 100 dollare dhe keto jo per nje antaresim te perhershem si ne Shqiperi, por per cdo vit. Dhe ironia eshte se kjo shoqate me emer te madh SHSHSHA, tashme eshte katandisur nga 40 ne 20 antare (shihni faqen e saj ne Internet), nga te cilet vetem gjysma jane shkrimtare. E ne konkureset e saj me emrin e madh, imitim nga atdheu, "Pena e arte" ndajne cdo vit tre cmime per 20 antaret e vet sepse nuk lejohen te marrin pjese ne konkurs joantaret, pra jopaguesit.

Thene shkoqur konkurse te shpallura per vetvehten. Dhe te gjitha keto ndodhin sepse kjo shoqate eshte bere viktime ambicjesh, ku nuk degjohet zeri i kurrkujt por veten i atyre qe e kane klanizuar, ashtu sic behen rendom thuaj neper te gjitha shoqatat shqiptare te cilat jo rralle katandisen ne biznese personash te paskrupullt ne ambicjet e tyre dhe dalengadale keto shoqata kthehen si pakuptuar ne vater grindjesh e percarjesh. Eshte e dukshme qe ky fenomen po ndodh edhe ne shoqaten e shkrimtareve ne Tirane. Sepse nuk eshte e besueshme qe Hysen Sinani ka hyre ne nje konflikt aq te ashper me Zyhdi Moraven vetem per probleme te organizimit e te antaresise. Kjo sepse eshte pare qe ne zgjedhjen e Zyhdi Moraves si kryetar se perkrahsit e ishkryetarit te meparshem Limoz Dizdarit, te cilet nuk jane te pakte, i bejne nje lufte te ftohte kryetarit te ri. Ēfare ishte me skandaloze u pa me 7 tetor, ne pervjetorin e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, ku tre apo kater karrike, qe ishin caktuar per presidiumin e nderit te festes, mbeten bosh gjate gjithe veprimtarise. Nuk u pa asnje ishkryetar i kesaj shoqate nder vite qe te ulej ne ato karrike, por mjerisht ata nuk ishin as ne karriket e salles sepse nuk kishin denjuar te vinin ne perkujtimoren qe drejtonte kryetari i ri Zyhdi Morava. Mire Limozi qe dihet se nuk do te vinte, por me Dritero Agollin qe e ka kryetarin e ri me origjine nga krahina e vet, se te dy jane devollinj, ēfare ndodhi?

Po ne ate mbledhje nuk vura re as Hysen Sinanin. Dalja e tij ne shtyp per kete ceshtje ka ardhur pas botimit te kujtimeve te Zyhdi Moraves kohet e fundit ne gazeten "Drita", ku Morava eshte edhe kryeredaktor, ne te cilat eshte cituar edhe emri i Hysen Sinanit si nje prej atyre qe kane qene deshmitar ne gjyqin politik qe i eshte bere Moraves nga diktatura dhe denimit qe i eshte dhene me burgim ne Spac. Hyseni ne te kundert jo vetem qe nuk e pranon kete fakt por e argumenton ndryshe e hidhet ne kunderakuze, madje duke e tejkaluar kete ngjarje e duke hyre ne problemet organizative te shoqates se shkrimtareve.

Pra sic shihet, rrethanat jane pak te koklavitura. Nuk bisedohet shtruar e qete per cfare realisht ka ngjare ne ato vite te errta tmerri e frike percudnuese, kur hetuesit te vinin perpara deshmi me firma te falsifikuara duke bere loje dyfishe, por polemika shket per ceshtje anesore, deri dhe qerate e lokalit te Lidhjes, me qellim per ta deskritituar kundershtarin ne opinionin publik. Prandaj ato cfare perdor Hyseni si argumenta kunder kryetarit Morava nuk jane bindese, perkunder kesaj, droja eshte se Hyseni eshte nxitur pikerisht nga ai rreth i ngushte qe kerkonte me insistim te vinte ne krye nje njeri te klanit te vet. E per kete Hyseni as si shkrimtar e as si qytetar nuk ka te drejte. Them keshtu edhe sepse kam vene re se debati ka shkitur jashte te gjitha kritereve te mardhenieve etike ne mes te dy shkrimtareve tashme te afirmuar. Kjo eshte vertete per te ardhur keq.

Mendoj se te dy keta shkrimtare duhej ta gjenin frymen e mirekuptimit pa u bere viktime te klanizimit karrierist apo politik, qe edhe ne kete shoqate ka ekzistuar dhe madje mendojme qe ende ekziston dhe vegjeton fshehur duke krijuar prapaskena qe vertete jane larg qellimit e kuptimit te ketyre shoqatave te cilat duhen konsideruar si vatra te ngrohta ku njerzit e te njejtin pasion, mblidhen e bisedojne per letersine kete mrekulli njerzore qe ushqen e frymezon shpirtera per qellime fisnike.

Mirepo egoizmi qe ka njeriu brenda vehtes, edhe pse eshte artist, edhe pse eshte shkrimtar, shpesh here nuk e le rehat, nuk e le pa krijuar soj e soj sherre e ngatrresa, te cilat si vese njerezore i kane rrenjet me te thella tek njerzimi sepse jane krijuar kohe e kohe perpara lindjes se artit.
E ne kete kuptim, padyshim qe Hysen Sinani nuk ka per te mbetur ze i vetmuar, pas tij do te shfaqen edhe te tjere zera te kurdisur qe grinden jo vetem me te tjeret por edhe me vetvehten se nuk e duan Zyhdi Moraven ne krye te Lidhjes, por he per he, bejne kurthe pas kuintave, nuk dalin vete ne skene por veprojne si Jagua qe fshihte shami intrigash.

Ne fjale te fundit, meqe perpara kemi beharin, shume shpejt zeri mjeran i kukuvajkave - te klaneve - do te mund te degjohen, por mendojme se shkrimtaret shqiptare e dine fort mire pervojen e Odiseut, qe zerat e sirenave i degjoi por shoket e miqte i shpetoi.
Per shkrimtaret, fale pasionit fisnik qe kane per artin e madh te letersise, gjithmone gjendet nje porte mirekuptimi. Mjafton toleranca e dashamiresia. Mjafton te kapercehet pragu i vetvetes...

Sa i perket meritave apo atributeve te Zyhdi Moraves si shkrimtar, vertete nuk duhet ngutur nga disa qe ngrejne supet, sepse mosnjohja nuk shfajeson asnjeri qe nxiton te shprehet se kush eshte ky Zyhdi Morava. Atyre qe nuk e dine per arsye te ndryshme mund vetem t'ju kujtoj me dy fjale se Zyhdi Morava eshte autor i 30 librave, poezi, tregime, romane dhe ka fituar cmimin e larte "Pena e Argjende" per romanin "E vecanta e nje dashurie".
Ashtu edhe Hysen Sinani eshte nje romancier i njohur per lexuesit shqiptar i cili ka nje stil te vecante, eshte prodhimtar dhe kerkues i suksesshem i formave letrare, e kjo fale faktit se eshte njohes shume i mire i gjuheve te huaja dhe i letersise se huaj bashkohore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara