HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PARLAMENT
    apo Hani i Salo Kalit

Kolec Traboini -- nga KOLEC TRABOINI, Boston

"Nė pėsofshin gjė robt e mi, do tė pergjigjesh ti, o Ali."

Ka qėnė dikur nė Shkodėr, mbase para njė shekulli, njė han me nam tė madh. Aty qėndronin si bujtinarė njerėzit bashke kafshėt. Si tė thuash ishin motelet e asaj kohe. Kaq rrėmujė kishte nė atė han me dy porta, sa edhe sot e kėsaj dite kur dikush vė re se diēka nuk shkon mirė, thonė, u bė si nė Hanin e Salo Kalit. Nuk do tė mė kujtohej kurrė Hani i Salo Kalit sikur kėto ditė tė mos bėhej lesh e li parlamenti ynė.

Thėnė hapur ky parlament ėshtė kthyer vertetė nė njė han me dy porta, ku nuk e merr vesh se ku janė jatakėt pėr njerėz e ku janė grazhdėt pėr kuajt. Ka pesėmbėdhjetė vjet kjo histori. Thamė se mėsuan mėnd kėto vitet e fundit, thamė se u poqėn nga trutė e kokės pas 97-tės, por kėta po digjen e pėrvėlohen pa mėsuar kurrgjė.. Nė kėto pesėmbėdhjetė vjet nė atė sallė ku mblidhen pėrfaqesuesit e popullit, tė cilėt shprehin vullnetin e tij si sovran, ėshtė treguar mė sė miri se ēfarė lloj lumpeni ėshtė infiltruar nė strukturat e politikės, prej tė cilave dalin organet e qeverisjes.

Shih si percipitojnė ngjarjet nė kėtė kuvend sherresh pa shkak apo shkaqe tė stisura. Pasi qė votohet pėr njė mocion absurd kundėr kryetares sė parlamentit Jozefina Topalli, me njė sistem elektronik tė degraduar ku kryeministri i vendit shfaqet tė ketė votuar kundėr vetes(!!!), apo tė votojnė ata socialiste qė nuk ndodhėn nė sallė, (ēfarė ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė nga ana teknike dhe Preē Zogaj mė kot e motivon), nė vazhdimsinė e ditėve tė punimeve qė marrin tė tatėpjetėn, shqyhen mikrofonat, hyjnė gardistėt si arbitėr nė njė ring boksi, pėr tė vazhduar tė nesermėn bilbila e buri e pas dy ditėsh me njė lloj sfide tė padėgjuar qysh nė kohėn e Ali Pash Tepelenės..." nė pėsofshin gjė robt e mi do tė pergjigjesh ti Ali." Fjalė tė parodizuara sipas shprehjes sė socialistit Ruēi drejtuar kryeministrit Berisha.

Qė jetojnė kėta njerėzit tanė me tė tilla mentalitete, kjo nuk ėshtė ndonjė gjė pėr tu ēuditur, sepse janė pjellė e njė sistemi qė ka funksionuar njė gjysėm shekulli me absurdin, por qė tė arrihet deri atje sa tė fillojnė edhe kėrcėnimet pėr eleminime fizike, kjo ėshtė e ēfarė nuk ėshtė.

* * *

Por si e pse tė ēuditesh pėr sa ndodh nė Shqipėri? Se fundja kur trutė e kokės kanė lėvizur, janė me melingjit, kush e kontrollon lėvizjen e duarve. Pasi qė ka dhėnė ndihmesėn e vet pėr tė nxjerrė nga shinat njė tren, kjo opozitė ngatrrestare, si po e ngre zėrin pėr fatin e udhėtarėve nė atė tren. Gramoz Ruēi po ngre zėrin nė qiell pėr tė mbrojtur familjen e vet nga kėrcėnimet, po nga kush kėrkon mbrojtje e siguri. Si mund tė ketė siguri e mbrojtje nė njė shtet ku ti dhe kolegėt e tu tė politikės keni kontribuar ku e ku pėr kėtė shtet anormal, ku tė gjithė kanė armė, ku krimet janė sheshit, ku dhe fėmijėt e tu pėrzihen me krimin, ku koka e organeve tė akuzės me apatine e vet mbrohet me xhelozi skandaloze bash prej teje si deputet, e kjo shkon nė dobi tė kriminelėve e tė kriminalitetit.

Po fundja ku e shihni tė keqen qe ka tė ndrrimi njė kryeprokurori a nuk mund tia thoni kete popullit shqiptar? Apo, pse te mos tė rinovohen sistemet gjyqėsore tė cilat, pasi tė kesh qėlluar me arme pa leje( jo ti ) mbi njė njeri dhe e ke plagosur, tė dėnon me njė gjobė, ta zėmė po aq sa tė kesh shurruar, nė gjėndje tė dehur, (prap jo ti) nė lulishten e parlamentit ku mblidheni ju, kokat e kombit.

Nė vėnd qė tė diskutohen alternativa, mirė prokurorin ta ndrrojmė po mbi ēfarė kriteresh do tė zgjedhim njė prokuror tė pėrgjithshėm tė ri, ēfarė kompromisesh do tė bėjmė pozitė e opozitė pėr tė arritur nė njė zgjidhje tė dobishme, jo pėr politikėn por pėr shtetin e popullin dhe gjithnjė duke respektuar kushtetuten, gjithnjė duke menduar edhe pėr tė nesermėn.

Kjo nuk ndodh e nuk bėhėt sepse partitė politike dėshėrojnė tė zgjedhin nė krye tė punėve njerėz qė zgjidhin jo hallet e popullit, zbatojnė jo ligjet e shtetit, por tė mbrojnė ku e ku interesat e individėve e kastave tė politikės qė hipin e zbresin nė pushtet.

Gjithkush me tė drejtė pyet: Pse ky ngerē politik pėr tė hequr me ēdo kusht kryetaren e parlamentit menjeherė sapo kjo foli hapur pėr ngecjen e sistemit tė drejtesisė, per me teper kur permendi emrin e kryeprokurorit Sallaku. Mos vallė opozita e majtė me kėtė revansh ndaj saj desh t'i jepte tė kuptonte se "Mbylle, se ti jo vetem nuk e heq dot kryeprokurorin por jemi ne qe te heqim ty." Pra nje shantazh i mirefillte.

Po a mund tė kishte njė zgjidhje pa mocionin Topalli. Pse e pranoi ta hedh nė kuvend njė mocion tė tillė aleanca e djathtė nė pushtet? Mos vallė tė dy krahėt burrnorė janė kundėr njė zonje, qė mbase edhe nuk e ka vertetė pėrvojen e duhur e intuitėn pėr tė drejtuar njė parlament grindavecėsh ku, jo pėr fajin e saj, kurrkush nuk tė sjell njė argument e pėr mė tepėr, kurrkush nuk ka predispozitėn tė dėgjojė kundershtarin e ideve.

Pas tėrė kėtij lėmshi, ku parlamenti kthehet nė peng i konfrontimeve politike, ngrihet PDK, me njė deputet z. Lesi dhe kėrkon qė nė votbėsim tė hyjė kryeministri. Hajde politikė qė bėhet. Pėr tė qeshur. Shih si behėt qimja tra nga deputetet. Shih si kalojnė nga njė temė nė njė tjetėr, nga njė problem nė njė tjetėr me kapercime pindarike...

Ku u nis e ku u bitis...E harruan fare kryeprokurorin Sallaku, e harruan fare zonjėn Gaba, e harruan fare korrupsionin e nisėn tė merren me mocione pas mocionesh. Mirė kėta kundėrshtarėt e majtė se pėr atė punė janė nė parlament, po me ata tė Partise Demo-Kristiane, aleatėt e Berishės si ndodhi qe harruan ceshtjen Sallaku dhe propozojnė pėr mocionin Berisha. Kjo tė kujton anekdotėn "me kė je ti, miku im, qė mė ndjek me bukė nė trastė, me mua apo me ariun".

Hajde merre vesh me kė ėshtė PDK?! Po Berisha fare pak kohė ka qė ėshtė zgjedhur, si ndryshoi kaq shpejt raporti i forcave nė parlament, vetem se u tha mėndja socialisteve tu bien zilkave. Duke e bėrė kėtė propozim qė e zė ngėrē PD, qė vertetė i shtie frikėn edhe elektoratit qė e ka zgjedhur te djathten ne pushtet, mesa duket llogaritė qė bėn PDK e zotit Lesi janė qė, tė krijoje nje situate ku tė pėrfitojė pėr tė ngritur sadopak pazarin e partisė sė vet qė ka peshė pupėl ne parlament.

Pra, ta jap atė votėn e vet tė vockėl pėr qeverinė Berisha, nė kėmbim tė ndonjė posti tė madh ministri, se a nuk u grind kjo partia demokristiane nė gjashtė muaj pėr njė karrike funksionari. Bravo Demokristianė, mė njė gur kėrkoni tė vrisni dy zogj duke e futur tė shkretėn qeveri nė qorrsokak, tė dilni pastaj si shpėtimtarė, tė kėrkoni mė pas thelėn e fitimtarit. Fshati digjet thotė populli...ju bėni politikėn e kusurit.

* * *

Ky parlamenti yne, ky Han i Salo Kalit siē thamė ne krye, prodhon sherr tė madh pėr ca yckla tė vogla, pėr ca ēikėrrima, pėr ca rregulla tė brėndshme qė qėnkan shkelur nga kryetarja e kuvendit e shkon qorrazi deri nė mocione pėr qeverinė, ta vėrė vendin nė krizė, e madje tė bėjė lėmsh njė shtet. Tashmė pėr kėtė mynzyrė parlamantare po hyn ne valle edhe presidenti me deshiren e mire ti qetesoje sadopak gjakrat e politikaneve zullumqare.

Ky parlament prodhon gjithashtu dhe injorancė tė institucionalizuar? Ēdo mendje e kthjellte e pa molepsur me dogma partiake, shtron ca pyetje te thjeshta qe vertete duan spjegime. Si nuk u mblodhen kryetaret e grupeve parlamentare me nisiativen e vet e tė bisedonin pėr ēfarė ėshtė nė interesin e Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė kėtė situatė kur edhe Europa na ka nė qėnder tė vemėndjes pėr ēfarė bėjmė, pėr si sillemi e si qeverisim.. Se fundja pėrse ekziston parlamenti, pėrse i mban kėto deputėt populli me bukė, ky popull i varfėr qė nuk ka bukė pėr vehte. I mban pėr tė bėrė lodra fėmijėsh, tu bien zileve e burive e tė tundin prangat?

Ēfarė ishte e ēfarė shprehte ai koncert lodraxhijsh? Mos jemi nė njė shfaqeje ėndacakėsh nė breg tė ndonjė lumi ku nuk mund tė ketė kurrfarė jehone ligji e rregulli, e ku mund ti bihet lodrės e zumpareve nė mes tė natės pa drojė se mund trembėn zogjtė. Po kėto qė trėmbėn nga Parlamenti i Anormalitetit nuk janė zogj por zemra nėnash e baballarėsh shqiptarė qė e kanė frikėn deri nė palcė se mos po na kthehet tmerri i 97-tes, ku krimi e kriminelėt bėnė ligjin e shuan me mijra jetė njerėzore.

Kėta deputėt tė kėtij parlameti vertetė janė tė papėrgjegjėshėm sa kohė qė harrojnė pėr ēfarė ndodhen nė atė vend, pėrse e kanė atė privilegj tė flasin nė emėr tė sovranit popull, harrojnė se i kanė zgjedhur t'u flas mendja, logjika e arsyetimi e jo tė ēfryjnė instikte rrugaēėsh politikė. Kėto skena karnevaleske, duke i rėnė bilbilave e duke tundur hekurishte tė bėjnė tė duken fort tė dyshimta edhe menyrat se si kėta depute kanė ardhur nė kėtė foltore qė pėrfaqson popullin.

Kėta parlamentarė qė tė kujtojnė han-bujtanarėt, kėto Ali e kėto Veli - atavizma tė historisė, qė i tregojnė fyēkat njėri-tjetrit, as nuk arrijnė tė kuptojnė dėmin kolosal qė i shkaktojnė ēeshtjes shqiptare, jehonen e shėmtuar qė bėn nė Europė dhe si rrjellojė minimin qė i bėjnė ēeshtje sė Kosovės, sepse edhe kosovarėt si ne, shqiptarė janė, bota vertetė nuk na lė tė jetojmė bashkė por, tė zezat tona ajo gjithmonė i pėrgjysmon nė mes tė dy vllezėrve siamezė, Shqipėrisė dhe Kosovės.

Nė kėtė kuptim, ky popull i vuajtur brėnda kufijve tanė mjeranė tė 1913-tės, pėr ēfarė i mban me bukė mundimesh e trazimesh, kėto plangprishės tė parlamentit, tė shtetit e tė kombit, qofshin nė pozitė apo opozitė, kėto derdimenė parlamentare qė kanė shpirtin gėrnjar tė Ali Pashės dhe dellin e egėr tė Haxhi Qamilit?

Boston, 3 mars 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara