HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDHE UNE JAM SHQIPTAR...

Kolec Traboini

-- nga KOLEC TRABOINI, Boston 2006

Regis Filbin (Philbin), i TV ABC pohon publikisht origjinen shqiptare, Shqipton fjalen "buke" ne gjuhen shqipe para miliona degjuesve amerikane.

Me 2 dhjetor 2005, ne nje emision direkt, ne te cilin kishte ftuar Eliza Dushkun, aktoren e njohur, e te deklaruar per origjinen shqiptare, vete Regis Filbin (Philbin), drejtuesi i emisionit, pohoi se edhe ai ishte me origjine shqiptare e i tha si shembull, Eliza Dushkut, por edhe miliona spektatoreve te nje prej emisioneve me te shikuara ne Amerike, nje fjale shqipe: "bukė".

Miliona amerikane ne kete rast e degjuan dhe mbase nen humorin e kendshem te drejtuesit edhe e shqiptuan Bread - Bukė. Te interesuar per kete detaj mjaft shqiptare ne Amerike gjeten ne internet faqen biografike te ketij njeriu te njohur te masmedias, ne te cilen thuhej se nga nena e vet Florenca, Regis Flibin (Philbin) drejtuesi i emisioneve Talk Show ne televizionin ABC si dhe aktor filmash, eshte nga Greci, fshat ne Kalabri, Italine e Jugut, vendndodhja e arberersheve.

Regis Philbin
REGIS PHILBIN
Eliza Dushku
ELISA DUSHKU

Regis Filbin ka lindur me 25 gusht 1931 ne Manhaten ne Nju Jork. Mbaroi shkollen Cardinal Hayes High School ne Bronx, Nju Jork e me pas Universitetin Notre Dame University
Filloi karieren ne televizion ne vitet 1950 dhe kishte nje faqe neThe Tonight Show. Ne nje shkrim te tij ne gazeten "Los Angeles Times", evokon kohen kur filloi karieren si drejtues emisionesh televizive. Drejtuesi i emisionit Tom Dugan nje nate kur ishte i dehur nga pijet e teperta nuk po shfaqej ne studio. Atehere Regis u ndodh perpara kamerave dhe e drejtoi emisionin. Qe atehere ai nuk eshte ndare kurre nga ekrani televiziv.
Fillimisht do te fitonte fame ne emisionin The Joey Bishkop Show ne vitet 1967-69, emision te cilin ja nderprene sepse mungoi mjafte dite ne studio.

Ne 1972, Philbin luan ne Woody Allen's Everything You Always Wanted to Know About Sex, But Were Afraid to Ask. Ne 1989, fillon te drejtoje Live with Regis & Kathy Lee e me pas ne 2001 emisionin e drejtperdrejte Live with Regis & Kelly te cilin e vazhdon e ku ai e pohoi origjinen e vet arbereshe-shqiptare nga nena.
Gjithashtu nga 1999 ne 2002, Philbin prezantonte ne ABC, si te ftuar emisionin Who Wants to Be A Millionaire? (Kush deshiron te behet milionere?), nje shou angleze e amerikanizuar.

Nga martesa e pare me 1955 me Catherine "Kay" (Faylan) Philbin, me (te cilen eshte ndare ne 1968), ka dy femije, nje nje vajze Ami (Emi), e lindur ne vitin 1961 dhe nje djale Dani i lindur ne vitin 1967, qe punon ne nje rang te larte ne Pentagon.
Me gruan e dyte Joy (Senese) Philbin me te cilen eshte martuar 1970 ka dy vajza, Joanna Philbin lindur ne 1973 dhe Jennifer "JJ" Philbin shkrimtare per programe televizive.

Nje pjese e rruges Cruger ne Bronx, ku Regis Flibin jetonte ne vegjeli, eshte riemruar Regis Flibin Avenue.

Ne emisionin e radhes se 2 dhjetorit 2005 ne program ishte ftuar edhe Eliza Dushku me rastin e paraqitjes se filmit te ri ne te cilen ajo eshte protagoniste "Dog sees God" ne Broduej, Nju Jork. Pas fjaleve te para Regis Filbin e pyeti aktoren e njohur se cfare kuptimi ka mbiemri i saj Dushku. Mesa duket ai e pyeti jo paqellim sepse edhe shqiptimin e fjales shqipe e tha ekzakt pa e deformuar sic ndodh per shkak te thekseve qe ka anglishtja. Eliza me buzeqeshjen e saj te cilter i tha se ishte shqiptaro-daneze dhe me nje ndjenje krenarie u drejtua nga telespektatoret dhe ekrani njekohesisht e tha se Xhim e Xhon Belushi jane shqiptare dhe se edhe Nene Tereza ishte shqiptare. Ishte nje moment emocionant ne te cilin nderhyri drejtuesi i emisionit Regis Flibin ,duke thene se keto ishin te verteta por, shtoi ai... edhe une jam shqiptar. Eliza per nje cast shprehu habi ashtu si edhe miliona telespektatore do te kene shprehur. Regis, duke pare se pohimi i tij mund te merrej si nje shaka per te mbushur me drite emisionin, vazhdoi:

"In Albanian the word bread means "buke"" (ne gjuhen shqipe fjala bread do te thote buke).

Qeshja e cilter e plot drite e Elizes dhe e Regis Filbin solli nje atmosfere te kendeshme per miliona njerez qe i ndiqnin emisionin e 2 dhjetorit 2005 dhe mbi te gjitha gezoi zemrat e mijra shqiptareve emigrante ne Nju Jork, Boston, Detroit, Filadelfia e ane e mban Amerikes, te cilet jo vetem ne ekranin e televizionit ABC por edhe ne faqen e internetit me biografine e ketij njeri te famshem gjenden te shenuar se nga nena eshte me prejardhje shqiptare nga Greci, fshat arberesh ne Itali.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara