HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė

Disidenca dhe debati Kadare - Qosja

-- nga Kasėm Trebeshina

Kasėm Trebeshina Nga kritika letrare ėshtė konsideruar “disident i kulluar i letrave shqipe”, por ai nuk ka dėshirė ta quajnė kėshtu. Ėshtė burgosur disa here. Njėra prej akuzave ka qenė se nuk ka marrė pjesė nė zgjedhje. Thotė se ėshtė i sabotuar nga pushtetarėt e Shqipėrisė, ndėrsa Kadarenė e cilėson “poet tė oborrit”. Polemikat midis Kadaresė dhe Qosjes i quan “intriga sharlatanėsh dhe dokrra kotnasikoti”.

Si e ndieni vetėn kur ju quajnė disident?

Mua nuk mė pėlqen tė me quajnė disident, pavarėsisht nga rrethanat qė janė krijuar, sidomos mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Ka dy arsye qė unė nuk dua tė pranohem si disident: E para, se nė Shqipėri tashti po spekulohet me disidencėn. Dihet qė nė Katovice nė Poloni, Gorbaēovi dha udhėzimet e duhura qė tė bėnin transformimin e shoqėrisė. Nė Shqipėri asnjė gjė s’po vėrehet. Kėrkojnė ruajtjen e regjimit edhe ashtu si nė shumė fusha tė tjera edhe disidencėn duan ta fabrikojnė sikur e kanė bėrė ata. Bile-bile kalohet nganjėherė deri nė absurditete tė tilla sikur edhe nė Ministrinė e Brendshme edhe nė Sigurimin e Shtetit qė ka bėrė tėrė ato krime tė jetė organizuar disidenca. Po ashtu edhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Me njė disidencė tė kėtillė, tejet tė fėlliqur nuk mund tė rrish. Nuk mund tė rrish me ta. Nuk mund tė ulesh nė njė tryezė me njė disident tė tillė tė fėlliqur.
Mbasandej ka edhe njė arsye tė dytė qė unė nuk dua tė jem disident. Pėrmendet letra. Nuk dua nė asnjė mėnyrė tė pėrmendet letra. “Trebeshina ka vuajtur, por disidenca e vėrtetė ka qenė nė Lidhje, se aty kemi shkrimtarėt e mėdhenj”, etj., dhe duan tė kalojnė nė heshtje duke folur pėr disidencėn, dukė lenė pėrshtypjen e tillė kinse “ne po ia krijojmė tė drejtat” edhe “artin e kemi ne”. Dihet se nė vendet e Evropės Lindore pėr tė gjithė dramaturgėt janė organizuar festivale teatrale nė mėnyrė qė kėta dramaturgė tė dėnuar tė integrohen nė shoqėri duke shfaqur veprat e tyre. Nė Shqipėri jo vetėm qė kėtė s’ta bėjnė, por atje nuk hyn dot nė teatėr. E gjen derėn mbyllur. Unė jam dramaturg me 76 drama dhe akoma asnjė nuk mė ėshtė kėrkuar nga teatri i Tiranės. Gjithmonė kam qenė i sabotuar.

Nga kush?

Direkt nga shteti shqiptar. Nga pushtetarėt e Shqipėrisė.

Po tė mos e kishit kundėrshtuar Enver Hoxhėn, tė cilin nė promemorie e keni krahasuar me Luigjin e 14-tė dhe po t’i kishit shėrbyer atij ku do tė ishit tani? A mendoni se do tė kishit qenė i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės?

Poshtė e lart flitet sikur unė kam qenė ambasador nė Rusi. Unė nuk kam qenė ambasador. E gjithė kjo ėshtė krijuar nga fakti se kur ėshtė bėrė njė votim kur ishim studentė unė kam marrė vota pėr ambasador. Por ajo doli nga fakti se kisha njė tė kaluar gjatė luftės. Isha ndėr kuadrot komanduese mė tė mira qė kishte vendi. Ėshtė thėnė se unė kam qenė major. Unė nuk kam dokument pėr major. Tashti vjen puna se si do tė isha unė po tė mos ikja nga Lidhja dhe t’i pranoja tė gjitha. Nė burgun e parė mė ėshtė dėrguar njė komision me tetė oficerė tė lartė qė mė kanė thėnė se nė rast se pranoj qė tė heshti do tė pėrkthehem nė gjithė botėn. Pastaj nga komiteti qendror ėshtė caktuar Zihni Sako, i cili mė ka thėnė se do t’mė sjellin tė gjitha librat qė dua nga Parisi dhe do t’mė pėrkthejnė nė tė gjitha gjuhėt e botės. I thashė se nuk dua. Propozime tė tilla mė janė bėrė dhe nuk i kam pranuar. Unė nuk kam pranuar tė heshti. Unė njėherė flas, pastaj mund tė hesht dhjetė vjet, por mė nuk kthehem te ajo qė kam thėnė. Thash qė unė nuk rri nė Lidhje dhe dhashė dorėheqje. Ika nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe nuk kthehem mė kurrė sa tė jem gjallė.

Shkrimtarėt disidentė botėrorė pas rėnies sė komunizmit janė rehabilituar nėpėr vendet e tyre, si p.sh. Solzhenicini, Kundera, etj., dhe ēmohen si shkrimtarė tė mėdhenj. Sa vlerėsohen nė Shqipėri shkrimtarėt disidentė?

Nė Shqipėri disidentėt edhe nė kohėn e tanishme konsiderohen si kundėrshtarė, si njerėz qė kanė dėmtuar regjimin. Nė fshehtėsi kanė njė urrejtje tė tmerrshme pėr njerėzit qė kanė qenė nė burg dhe as qė duan t’i rehabilitojnė. Kanė kėrkuar ribotimin e veprave tė mia, por nuk kam pranuar. Ai shkrimtar qė i ka shėrbyer diktaturės, nė qoftė se nuk ka bėrė krime s’ka pse tė futet nė burg. Por, veprat e tij nuk duhet tė mėsohen nė shkolla sepse me mėsimet e ndyra tė komunizmit i helmojnė fėmijėt tanė. Nuk kam pranuar ribotimin e veprave tė mia. Njė Ministėr i Kulturės nė vitin 1995 ka thėnė: “Trebeshina ato kishte, ato botoi”. Nėnshtrimin qė nuk e arriti diktatura dėshirojnė ta arrijnė kėta.

Ēfarė pozite ka nė letėrsinė shqipe periudha e Realizmit Socialist? A ėshtė bėrė analiza kritike e tij?

Trebeshina: As qė donė tė bėjnė analizėn kritike tė tij. Periudha e Realizmit Socialist nė Shqipėri ėshtė vlerėsuar nė mėnyrė feudalo-perandorake. Kėtė sistem ata kėrkojnė ta ruajnė edhe tashti. Kur flitet pėr shkrimtarėt e realizmit socialist thuhet se janė “nder i kombit”, “kanė nderuar kombin”, “ata na kanė bėrė tė njohur pėrjashta”. Kaq. Nuk pyet kush se cilat janė vlerat e tyre letrare, ēfarė kontributi letrar sjellin ato. Ata arrijnė deri aty sa njė autor ta vejnė barabar me flamurin. Kombi qė qėndron me poshtė nga njė shkrimtar apo artist s’ėshtė komb.

Sa ka pasur ndikim nė krijimtarinė tuaj vuajtja nėpėr burgjet komuniste?

Trebeshina: Nė pikėpamje letrare ndoshta ka bėrė ndonjė pengesė nė kohėra tė caktuara, por unė nuk kam pasur asnjė lloj pengese nga burgu. Kam vazhduar punėn time kudo qė kam qenė. Ajo qė me dallon mua si person ėshtė kjo: kur kam armėt nė dorė, pena ėshtė lėnė diku - kur kam penėn nė dorė, armėt janė nė depo. Kėshtu, burgu nuk mė ka sjellur asnjė pengesė nė krijimin e punės sime. Burgu ka njė tė keqe se humbet kontaktin me brezat.

Ēfarė raporte keni me shkrimtarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė?

Shkrimtarėt shqiptarė de fakto edhe de jure mua me kanė deklaruar luftė dhe kur mė deklarohet luftė u them: “Shtrėngohuni se do luftojmė!”. Raportet janė krejt tė pėshtira. As s’dua tė di pėr lidhjen e tyre, as s’dua tė di pėr shkrimtarėt shqiptarė. Le tė vazhdojnė luftėn deri ku tė dalė. Shkrimtarėt kosovarė nuk e njohin situatėn. Le tė prononcohen pro ose kundėr. Duan tė luftojnė kundėr meje le tė luftojnė.

Le tė bėjnė si tė duan ata. Lidhja e Shkrimtarėve e ka bėrė propozimin qė tė digjet vepra ime dhe ka vendim gjyqi pėr djegien e veprės sime. Jo vetėm pėr mua por edhe pėr Fishtėn, Koliqin, Nolin, Konicėn. Gjersa letėrsia shqipe ėshtė njė tempull ku ata kanė hedhur ato jashtėqitjet e tyre, vrerin e tyre dhe gjithė pėshtymat e tyre - ose do t’i lėpijnė ose ai s’ėshtė mė tempull. Aty s’kthehem mė.

Shkrimtarėt shqiptarė mund t’i ndash nė dy kategori. Kategoria e vjetėr, qė ishin nė shkolla perėndimore, e pranoi realizmin socialist por asnjėherė nuk shkoi deri tė zhdukja fizike e shkrimtarėve. Ke pastaj grupin e dytė - Agolli, Kadare dhe tė tjerėt. Ky ėshtė grupi i tė gjashtėdhjetės. Kėta nuk kanė lenė gjė pa bėrė nė Shqipėri. Menjėherė mbas tė gjashtėdhjetės me intrigat e tij, sidomos Kadareja, mundohej t’i hiqte profesorėt nga Universiteti - “tė hiqet ky, tė vihet ky”. Gjithė Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė me denoncime pėr njėri-tjetrin.

Ėshtė pikėrisht Ismail Kadareja, bashkė me tė tjerėt, qė i kanė shėrbyer sigurimit tė shtetit duke denoncuar njėri-tjetrin dhe gjithė popullin, por nuk janė ndalur as kėtu - kanė arritur deri nė dhunė fizike pėr persona dhe pėr interesa familjare. Nė qendėr tė tė gjitha kėtyre intrigave ėshtė Kadareja.

Kur jemi te Kadareja, ka qė thonė se ai ka qenė disident. Sipas jush, a ka qenė disident Ismail Kadare?

A mund tė jetė disident njė poet i oborrit? Nėse doni jepjani dekretin pėr disident. Ėshtė punė pėr ju. Fuqi keni. Pushtetin e keni. Disidencėn jepjani.

A i keni pėrcjellė polemikat e kohės sė fundit midis Kadaresė dhe Qosjes rreth identitetit shqiptar?

Unė nė polemika tė tilla nuk mund tė pėrzihem, sepse polemika tė natyrės sė fundit tė shekullit XVI dhe fillimit tė shekullit XVII, tė kohės sė Papa Klementit VIII kur digjeshin njerėz nė zjarr nuk bėj. Unė jam i mendimit se shqiptarėt duhet tė mbesin brenda tyre edhe kur tė shkojnė nė Evropė. Nuk kanė pse tė nxitohen, duhet tė jetė edhe Evropa e denjė edhe ata tė jenė tė denjė. Identitetet nuk bėhen kėshtu, nuk janė kėto identitete.

Kur populli shqiptar ka disa probleme tė nxehta qė duhet tė zgjidhen, hidhet njė bombė me tym qė tė dalin dy personalitete tė shkėlqejnė aty dhe tė tjerėt tė merren me ta. Ėshtė njė papunėsi galopante dhe ata shkėlqejnė duke u zėnė me njėri-tjetrin. Me intriga sharlatanėsh dhe me kuvende sharlatanėsh nuk merrem. Spiunėt le tė merren me punėt e tyre. E them edhe njė herė - nuk merrem me spiunė tė sigurimit tė shtetit edhe me diskutime qė nuk kanė asnjė pėrmbajtje pozitive pėr kombin shqiptar. Me gjėra antihistorike qė u vjen era mesjetė, u vjen era inkuizicion. Kėrkojnė tė djegin prapė njerėz kėta, qė janė fetarė apo s’janė fetarė? Ne qė nuk besojmė duhet tė zhdukemi? A duhet tė ndezim njė luftė fetare? Duan tė mbesin ata tė dy se duan tė shkėlqejnė se janė tė ditur. Le tė shkojnė ku tė donė tė marrin gradat shkencore dhe tė mos i bezdisin njerėzit me dokrra kotnasikoti, duke djegur shtriga sikur janė djegur nėpėr Evropė nė shekullin XVI dhe XVII. Me gjėra tė tilla bajate, me diskutime tė tilla nuk merrem.

Marrė nga gazeta “Express” e Kosovės
Intervistoi Alfred Beka, Prishtinė, 22 maj


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara