HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Doli numri i ri i revistės Urtia

-- nga Zef Ahmeti, St. Gallen, prill 2006

Gjon Pali II, Benedikti XVI, Nikė Prela, Ibrahim Rugova, Imzot Mark Sopi

Urtia Revista kulto-fetare Urtia, organ shkencor, e cila botohet nga Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci doli kėto ditė me numrin e saj kushtuar dy personaliteteve bosht Papa Gjon Palit II-tė dhe Benediktit XVI.

Kjo revistė, qė tashmė ka fituar seriozitetin e saj dhe ėshtė bėrė e njohur pėr lexuesin, ka njė pėrmbajtje me sa vijon: pas editorialit tė titulluar “Njėzet shekuj tė papatit nė Kishėn Katolike”nga kryeredaktori don Agim Qerkini, revista ndahet nė tre pjesė. Pjesa e parė i kushtohet papės Gjon Palit II-tė me shkrimin e Ambroz Demajt i cili shkruan pėr jetėn dhe veprėn e Palit tė II-tė, pastaj vijojnė dy shkrimet e Karol Wojtyla-s lidhur me bashkekzistencėn e tė mirės dhe tė keqės, pėrsiatjen e tij pėr atdheun, kombin, shtetin dhe letrėn e tij drejtuar artistėve. Kjo pjesė pėrfundon me shkrimin e Z. Ahmetit qė shkruan lidhur me identitetin sipas Gjon Palit tė II-tė dhe ēėshtjen shqiptare.

Nė kuadėr tė pjesės sė dytė, qė i kushtohet kryesisht Joseph Ratzingerit, papės aktual Benediktit XVI, shkruan don Shan Zefi, pėr tė vazhduar me shkrimet e ndryshme tė vetė Ratzingerit sa ishte kardinal dhe pas zgjedhjes sė tij nė postin e kryeipeshkvit tė Kishės katolike. Kėtu, pos tė tjerash, vlen tė theksohet sidomos shkrimi i tij lidhur me identitetin e Evropės, qėndrimet dhe vlerėsimet e tija rreth ardhmėrisė sė Evropės. Kėtu mund tė lexohet edhe pėr mesazhin e parė pas marrjes sė postit tė papatit, fjalimin e tij para pėrfaqėsuesve tė mjeteve tė informimit, fjalimin e tij me rastin e pranimit tė unazės sė peshkatarit pėr fillimin e shėrbesės pjetėrore tė ipeshkvit tė Romės, mesazhi i tij me rastin e ditės sė XXI-tė botėrore tė rinisė dhe shkrime tjera.

Nė pjesėn e tretė nė “In memoriam” kujtohen figurat qė pėrshkruan historinė mė tė re tė Kosovės, ipeshkvi Nikė Prela, Ibrahim Rugova dhe imzot Mark Sopi. Duke u thirrur nė kujtimet e tyre, don Lush Gjergji, don Shan Zefi, kėta na shkruaj pėr disa aspekte tė dashurisė ndaj popullit shqiptar tė Kosovės qė kanė pasur kėto figura qė cekėm, dhe disa aspekte dhe vizione qė kanė ndjekur nė vazhdimėsi kėto personalitete, njė trajtesė letrare tė librit tė Mark Sopit “Baca Kolė dhe famullitari”nga Prend Buzhala, pėr tė pėrfunduar me shkrimin e Sh. Dibranit qė i bėn njė pėrsiatje nė vend tė homazhit pėr kalimin nė Amshim tė ish-Kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova, me mendimet e tija lidhur me lėvizjen paqėsore dhe kultit tė sakrifikimit tė tij gjatė udhėheqjes sė Kosovės.

Ky numėr i Urtisė ka karakter tė veēantė sepse nė pėrmbajtjen e saj ka tema qė do mbesin aktuale pėrherė. Tė theksojmė po ashtu, se shkrimet pėrcillen me njė pėrmbledhje nė anglisht nga Avni Spahiu. Urtia 1/2006 ka 274 faqe, ajo mund tė blihet nė Kosovė, Misionet Katolike nė Zvicėr, Zagreb, ose mund tė porositet nė: [email protected].

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara