HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me rastin e 70 vjetorit te lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare:

NĖ LETĖRSI - JETA NJERĖZORE - ĖSHTĖ E PAMJAFTUESHME...

-- nga Vasil QESARI

Vasil QESARI ( Shkrimtari Ismail Kadare, me te cilin me te drejte ne sot krenohemi pėr veprėn dhe personalitetin e tij botėror ne fushėn e letrave, feston njė jubile te madh: 70 vjetorin e lindjes. Le t'i urojme shkrimtarit tone te shquar, jete te gjate e krijime te tjera me vlere. Pėr jetėn e njė shkrimtari 70 vjet janė fare pak, sepse siē ka thėne edhe poeti i njohur portugez Fernando Pessoa: Letėrsia ėshtė prova qe jeta njerėzore ėshtė e pamjaftueshme. )

SHIGJETARET E PAFAT DHE GARDIANI I MEMORIES ...

... 15 vjet pas rėnies se sistemit komunist, ankthet dhe paranojat post-totalitare, po vazhdojnė te torturojnė jo pak mendjet dhe fantazmat e shqiptareve. Nder te tjera ka vite qe nė shtyp, nė mediat elektronike e internet po bėhen pėrpjekje tė shpeshta, te liga e natyrisht jo te paqėllimta, pėr tė hedhur "baltė" mbi personalitetin, shkrimtarin dhe atdhetarin e njohur, njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės bashkėkohore shqiptare - Ismail Kadarenė.

Natyrisht, kjo fushatė shpifjesh nuk ėshtė e rastit. Ajo bėhet ne "kohen e duhur" e me qėllime tė caktuara antikombėtare. Qarqe e njerėz tė ndryshėm i bashkohen kėshtu, me entuziazėm e “emulacion socialist", korit antishqiptar tė armiqve tė njohur tė popullit tonė, tė cilėt mundohen tė godasin veprėn dhe angazhimin e tij te vyer e tė palodhur atdhetar e nėpėrmjet tij edhe vlerat tona te padiskutueshme - kulturėn dhe identitetin tonė kombėtar. Tė nxitur nga ligėsia, cinizmi, egoizmi, vogėlsia dhe verbėria, kėsaj turme tellallėsh fatkeqe e fjalėvrer, i bashkohen edhe individė tė caktuar, te cilėt s’arrijnė apo s’duan tė kuptojnė se, ata qe godasin verbėrisht korifejt e tyre tė artit dhe kulturės, nuk bėjnė gjė tjetėr veē punojnė pėr tė keqen e vetes dhe tė kombit.

Gjykime tė tilla, shpesh janė aq ekstreme dhe te egra, sa qė disa arrijnė ta quajnė shkrimtarin ne fjale si rapsod tė Enver Hoxhės e kėngėtar tė regjimit e, ca tė tjerė, e akuzojnė bile edhe si bashkėpunėtor tė zellshėm tė diktaturės dhe shtimit te jetėgjatėsisė sė saj. Ndėrkohė, tė tjerė qė pėrfaqėsojnė pa dyshim shumicėn dėrmuese tė opinionit e cilėsojnė atė, pėrveēse kundėrshtar tė realizmit socialist edhe njė shkrimtar gjenial i cili, me veprėn e tij letrare u bė Simbol i Shpresės, Gardian i Memories, Denoncues i Diktaturės, Rival i Totalitarizmit etj.

Nė pėrgjithėsi, tymnaja rreth rolit, figurės e pozicionit tė tij, sipas vetė Kadaresė, ėshtė pėrhapur prej njė kategorie tė caktuar njerėzish, tė cilėt gjatė epokės totalitare bėnin sehir e s’thoshin as gjysme fjale pėr dėnimin e padrejtėsive dhe krimeve. Prej atyre qė nxirrnin revolverėt e godisnin pa mėshirė kundėr disa njerėzve tė guximshėm tė kulturės e sė fundi, prej njė kategorie pseudoartistėsh qė s’kanė absolutisht tė drejtėn morale tė japin leksione, nga qe kanė qenė pjesėmarrės nė krime apo pse jo, vėzhgues entuziastė e lavdėrues tė tyre. Lidhur me akuzat ne fjale, unė do te doja te sillja kėtu, vete pėrgjigjen definitive dhe tronditėse qe shkrimtari u ka dhenė atyre, ne njė prej veprave te tij:

“Tė qėndrosh ulur nė lozhė, duke parė se si njerėzit pėrleshen e pėrgjaken nė arenė duke u ndeshur me bishat e pastaj, t'i gjykosh ata qė nga lart, pėrse dikush prej tyre s’u tregua aq trim sa duhej pėrballė tigrit, e pse njė tjetėr, bile, i bėri bisht atij, duke zbatuar njė taktikė jo edhe aq korrekte, kjo ėshtė ēnjerėzore (...) Nuk ka asgjė pėr t'u ekzagjeruar por, fakti ėshtė se, ne ndodheshim pikėrisht nė kondita tė tilla. Tė izoluar, nė njė arenė plot njolla gjaku, duke mos ditur se nga cila portė, bisha e egėrsuar do tė na sulmonte, ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e spektatorėve, kur vinte ēasti i rrėzimit tė viktimės, kėrkonin sipas gjestit qė bėnte tirani, me gishtin tė drejtuar drejt nesh, vdekjen tonė. ( Ismail Kadare "Dialogues avec Alain Bosquet". Editions Fayard. 1995).

Ja, pra, njė konstatim makabėr e rrėqethės, i cili mendoj se i jep pėrgjigjen e duhur definicionit tragjik tė rolit e pozicionit tė tij ( tė vetmuar ), nė arenėn e pėrgjakur tė tmerrit, frikės, shtypjes dhe vetė jetės totalitare. Por, Ismail Kadare, pėr fatin e mirė tė tij si edhe tė kulturės e emrit tė Shqipėrisė, e ngriti gjithmonė e me lart "kėshtjellėn” e tij te Letėrsisė, Lirisė e Mbrojtjes sė Kombit qė ai denjėsisht pėrfaqėson. Shigjetarė tė tillė me fytyra te vrerosura, tė cilėt s’kanė as emėr as nishane, koha do t'i lerė shumė shpejt nė harresė tė pėrvuajtur. Sepse, shkrimtarėt e atdhetarėt e mėdhenj, s’vdesin kurrė. Ata rrojnė pėr jetė tė jetėve, duke lenė pas dritėn e tyre tė pashuar si Feniksi, ndėrkohė qe turmat e anonimeve i pėrpijnė Honet e Harresės. Historia do jete dėshmitare ! ...

RRETH “ĒESHTJES” KADARE

Duke vazhduar diskutimin rreth te ashtuquajturės "ēėshtje Kadare", them se kjo gjė nuk ėshtė thjesht problem letrar, shqiptar, kombėtar apo ēmimesh, shijesh e pathosi personal. Mendoj se, ne nje fare menyre Kadareja si njeri, si krijues, si artist, si shkrimtar, si vizionar, si thyerės rregullash, si i pabindur - ėshtė ne njė fare mėnyre edhe personifikim i njė brezi, i gjithė atyre njerėzve jokonformiste te cilėt e pėrjetuan emocionalisht periudhėn e krijimtarisė se tij intensive e qe ne terrin e jetės dhe asfiksisė shtypėse te regjimit absolut te Enver Hoxhės, ėndėrronin, aspironin e donin te shihnin horizonte te tjera nga ato qe u ofronte koha.

Ja pse, ne kėtė kuptim, ajo qe shpesh quhet "ēėshtja Kadare", ėshtė delikate dhe e ndjeshme pėr shume njerėz, ne mos pėr njė brez te gjithė, i cili u godit i teri e ne mėnyre frontale nga regjimi duke pėrjetuar thelle gjithė pasojat, privacionet dhe traumat e tij. Mendoj se, ėshtė fyese dhe mjaft dėshpėruese t'u thuash sot, kėtyre njerėzve, pėr faktin se s’kanė qene te persekutuar, s’kanė bere burg apo pse kane pasur pune te "preferuara" qe ta mbyllin gojėn pėr ēdo aspirate te tyre te shprehur ne atė kohe apo sot pėr liri e demokraci. Ne se do te pranojmė qe, te drejtėn e fjalės e kane me pėrparėsi e bile edhe me hake gjer ne fyerje e absurditete nga me idiotet, vetėm ata qe dje u persekutuan nga regjimi, atėherė them se kjo te shpie ne njė persekutim te ri, i cili nuk ndryshon shume nga ai i djeshmi ...

Ismail Kadare, pa dyshim ėshtė sot shkrimtari me i madh shqiptar e njė nga me te njohurit e te vlerėsuarit kudo ne bote. E, jo vetėm kaq por, pėr mendimin tim, ėshtė edhe figura me e shquar bashkėkohore e popullit tone. Ky njeri me talent te padiskutueshėm, ėshtė kthyer tashme ne "embleme" te kulturės shqiptare e me tej e, kur them kulture, kam parasysh letėrsinė, historinė, traditat, vete kujtesėn dhe universin shpirtėror shqiptar e ballkanik. Tashme, ai, si ēdo shkrimtar i pėrmasave te tilla, duam apo s'duam ne, e ka pėrfunduar se ndėrtuari "shtėpinė" e tij te pavdekėsisė ...

Them "duam apo s'duam ne" sepse, para ca kohesh morra vesh se disa here, ne prag te dhėnies se ēmimit Nobel pėr letėrsinė, Akademisė Suedeze, i kane shkuar dosje, letra e peticione me ane tė tė cilave ėshtė kundėrshtuar mundėsia e dhėnies se kėtij titulli shkrimtarit tone te shquar. Ata qe kane nisur ne Suedi te tilla "dėrgesa", nuk kane qene armiqtė klasike te shqiptareve: serbet, greket e as xheloze e inatēinj te “fandaksur" nga vende rreth nesh, por vete shqiptaret. Po! Po! Shqiptaret ... Armiqtė me te mėdhenj te shqiptareve, pra me sa duket janė vete shqiptaret ( Konica ). Megjithatė, siē e kam thėne edhe here te tjera, Kadare ėshtė tashme njė MAL i larte e, ata qe mundohen me kot te hedhin gurė mbi te, u bien mbi kryet e tyre ...

KADARE E KA MARRE PREJ KOHESH "NOBELIN" E LEXUESVE ...

..Mendoj se Ismail Kadare e meritonte me se miri ēmimin Nobel, e ky do te ishte njė homazh i veēante ne kėtė 70 vjetor te tij. Por, pėr fat te keq, nuk ndodhi kėshtu. Lidhur me ēmimin Nobel ne letėrsi edhe ne France ( vendi ku unė jetoj ), si ne shume vende te tjera, sa here afrohet data e dhėnies se tij, bėhen debate e jepen mendime te shumta, nga studiues, kritike, analiste e publicistė te shquar. Vitet e fundit, i pėrgjithshėm ėshtė mendimi qe Nobel pėr letėrsinė, ka vite qe s’i pėrgjigjet me ashtu siē duhet e siē pritet, vlerės, meritave dhe rendesise se veprės se autoreve por, me se shumti ēmimi ėshtė bere njė lloj instrumenti i cili i shkon pėr shtat objektivave gjeostrategjike te shteteve te mėdha te cilat, direkt apo indirekt, influencojnė jo pak ne Komisionin e dhėnies se kėtij ēmimi. Bie fjala, ne se shtrohet problemi i te drejtave te njeriut ne Kine - ēmimi i jepet njė autori kinez, ne se problemi i terrorizmit islamik mbetet pėrherė ne rend te ditės, atėherė i jepet njė autori "liberal" mysliman, ne se ka kohe qe ketė ēmim nuk e ka marre njė femėr, atėherė ne mėnyre te papritur i jepet njė gruaje ...

Me konkretisht, bie fjala, Milan Kundera dhe Ismail Kadare, kane shume vite qe janė kandidate e, ndofta edhe "fitues" te pashpallur te Nobelit pėr letėrsi. I pari ėshtė ēek e, ndofta, ky vend ėshtė "ezauruar" shume, persa i pėrket vlerėsimit te autoreve e personaliteteve antikomuniste ( le te kujtojmė bie fjala, Vaclav Havelin ), ndėrsa Kadareja ėshtė shqiptar. Dhe Shqipėria, pėr fat te keq, nuk ekziston ne asnjė prej "axhendave" te fuqive te mėdha. Pėr to, Shqipėria mbetet ende njė cope vend pothuajse i panjohur, me njė popull ne "miniature", njė vend i ēuditshėm e qe nuk zgjon pothuajse asnjė interes pėr Evropėn, pėrveēse ne rastet kur "bijtė e shqipes" dehen e bėjnė marrėzira duke qėlluar me kallashnikovė njeri-tjetrin apo kur faqet e para te gazetave flasin pėr kriminelet mafioze...

... Por, ndėrkohė, ėshtė vėrtet pėr t'u ardhur tepėr keq, bile ėshtė e mjerueshme, cinike, meskine dhe antikombėtare qe te fėrkosh duart, te shprehesh gėzim e keqdashje te papėrmbajtur pse shkrimtari ynė i shquar, Ismail Kadare, nuk arriti te nderohej me ēmimin Nobel. Por, pėr fat te keq, kjo gjė ndodhi. Ky gėzim i lig, ky pezm, ky helm nuk erdhi nga "zgafellat" e armiqve tanė shekullore, as nga serbet e greket, te cilet s’kane dashur e s’duan kurrė qe emri i Shqipėrisė te veēohet, te lartėsohet e te nderohet ne bote, por nga vete disa shqiptare vulgare, mendjeshkurtėr e cinike, te cilėt mbi "bindjet" e tyre te mjera e te pėrcipta politike, vene egoizmin, injorancėn dhe mjerimin e tyre duke u ngazėllyer thelle pėr ēdo gjė qe, pa te drejte, nuk e jepet shqiptareve te shquar.

Ky gėzim i tyre behet edhe me i helmet dhe i zi, ndėrkohe qe ne boten mbare po flitet pėr statusin pėrfundimtar te Kosovės martire e kur Shqipėrisė i kėrkohet te pėrmirėsoje sa me shpejt imazhin e saj te keq. Me thoni, a do te kishte ndihmese me te vyer, me mirėnjohėse e te larte pėr mbare kombin tone, ne se pikėrisht tani Ismail Kadareja do ta kish marre atė ēmim te larte? Pa dyshim qe jo !...

Pėrvoja e kėtyre viteve te fundit, ka provuar tashme se ky ēmim ka dale jashtė "binareve" te vlerėsimit objektiv e te paanshėm te letėrsisė si edhe punės e veprės krijuese te pėrfaqėsuesve te saj me te vėrtete te shquar. Ai eshte duke luajtur keshtu, rolin e nje "misionari" per te"qetesuar zonat e nxehta e problemet e medha strategjike e politike ne rajone e vende te ndryshme te botes. Bie fjala, ne rritjen e sensibilitetit per mbrojten e te drejtave te njeriut ne Kine, ato te levizjeve feministe e te barazise gjinore ne shoqerite perendimore, te partizanve pacifiste e mbeshtetesve te anti-luftes ne Irak, ndergjegjesimit te popujve qe jane perfshire nge integralizmi fanatik mysliman etj.

Por, per mendimin tim nje gje eshte teper e qarte! Ismail Kadare, shkrimtari yne i madh e krenaria jone kombetare ne fushen e letersise boterore, e ka fituar "de juro" me kohe ēmimin Nobel. Ate, atij ata ja kane dhene prej vitesh lexuesit e tij ane e mbane globit e, krahas tyre edhe mjaft organizma e institucione te tjera te rendesishme kulturore nderkombetare. Per fatin e mire te shqiptareve si edhe te mbare atyre lexuesve ne te gjithe kontinentet qe lexojne dhe adhurojne vepren e tij te shquar ( e cila permbledh stolite me te bukura te shpirtit dhe historise se kombit tone ), Kadare tashme e ka ndertuar, siē shprehet edhe ai vete "Shtepine e tij" boterore te letersise dhe honore te tilla siē eshte ēmimi Nobel, nje dite do t'i jepen me nderet qe i takojne. E ajo do te jete nje dite e gezueshme per te gjithe ne !...

Ismail Kadare, pėr kombin tone te vogėl e fatin e tij te madh e tonin, ėshtė njė shkrimtar i nivelit botėror e vepra e tij i jep nder jo vetėm atij por edhe vendit qe pėrfaqėson. Sa me shume vite te kalojnė, aq me shume shqiptaret do te lėvdohen pėr veprėn e tij. ( E, atėherė, askush nuk do te kujtohet as pėr poezitė qe ai shkroi pėr Partine, as pėr "disidencėn e tij te "stisur", as pėr gjitha ata "luftėtare" inatēinj te cilėt harxhuan aq shume boje, pėr ta nxire figurėn e tij prej artisti te shquar. )

SHKRIMTARI I ATYRE QE ASPIRONIN "NDRYSHE" ...

... Krahas vlerėsimeve, kohet e fundit, nuk qene te pakta edhe reaksionet e ndryshme te cilat u shkaktuan me rastin e marrjes se ēmimit prestigjioz ne letėrsi "Booker" prej shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare. Pa dyshim, shumica, shprehu entuziazmin qe shkrimtari ynė doli ne krye tė mė tė "mėdhenjve" tė letrave, duke i bere kėshtu njė shėrbim te madh gjuhės e kulturės, kombit tone e vete ne shqiptareve. Por, pėrsėri, njė pakice, gjeten pėrsėri rastin t'i sulen atij me inat e "pėrkushtim" ( si atėherė, ne kohen e luftės se klasave ), duke nxjerre nga "sepetet" ndonjė poezi te tij kushtuar Partisė e shokut Enver.

Keta "trimosha", luftetare te vendosur e gjer ne vdekje, per shpartallimin gjer ne fund e pa meshire te korifejve te "realizmit socialist", ende s’e kane kuptuar qe nje shkrimtar i cili shkruante ne nje epoke tiranesh qe i detyruar te paguante edhe ”haraēet” e nevojeshme. ( Besoj se ne rrethana te tilla, nje Kadare ne Spaē, do te ishte shume me i pavlefshem se nje Kadare ne "liri"). Nejse, per kete eshte folur me qindra here dhe s'ja vlen te zgjatemi. Tiranet dhe tiranitė ikin, shuhen, ndėrsa shkrimtaret, artistet, mbeten atje, mes popullit e mbeten te pavdekshėm.

Mendoj se, ne njė fare mėnyre Kadareja si krijues i madh, si artist, si shkrimtar, si vizionar, si thyerės rregullash, si i pabindur etj. ne njė fare mėnyre a ne tjetrėn ėshtė edhe personifikim i njė brezi, i gjithė atyre njerėzve ( ne burgje apo jashtė burgjeve, s'ka rendėsi ) me shpirt vėrtet evropian, njerėz antikonformiste te cilėt e pėrjetuan tepėr emocionalisht periudhėn e krijimtarisė se tij e qe, ne tmerrin, terrin, terrorin e jetės dhe asfiksisė shtypėse te regjimit absolut te Enver Hoxhės, ėndėrronin, aspironin e donin te shihnin HORIZONTE te tjera, te ndryshme nga ato qe u ofronte koha dhe ideologjia marksiste ...

Ja pse, ne ketė kuptim, "ēėshtja Kadare" ėshtė delikate dhe e ndjeshme jo vetėm personalisht pėr mua, por edhe pėr shume njerėz, ne mos pėr njė brez te tere, te cilėt edhe pse nuk u goditen direkt nga regjimi i asaj kohe, pėrjetuan thelle ne shpirt gjithė pasojat, privacionet dhe traumat e tij. Ėshtė fyese dhe dėshpėruese t'u thuash sot, kėtyre njerėzve, pėr faktin se s’kanė qene te persekutuar, s’kanė bere burg apo pse kane pasur pune te "preferuara" se duhet ta mbyllin gojėn pėr ēdo aspirate te tyre, te shprehur ne atė kohe apo sot, pėr liri e demokraci. Ne se do te pranojmė qe, te drejtėn e fjalės e kane me pėrparėsi e bile edhe me hake, gjer ne fyerje e absurditete nga me idiotet, vetėm ata qe dje u persekutuan nga regjimi, atėherė them se kjo gjė te shpie ne njė persekutim te ri, i cili nuk ndryshon shume nga ai i djeshmi...

Aktualisht, kushdo qofshin qėndrimet a konsideratat ndaj pozicionit, krijimtarisė e personalitetit tė Kadaresė, them se njė gjė ėshtė absolutisht e pakontestueshme. Fakti qė, ai ėshtė jo vetėm lėvruesi dhe figura dominuese e letėrsisė moderne shqiptare por, ajo qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme: Shkruesi i Madh i vlerave, shpirtit e historisė sė popullit tonė. E, s'duhet harruar se, kjo, ėshtė mjaft e rėndėsishme jo vetėm pėr kulturėn, por edhe pėr vetė ekzistencėn e njė kombi. Pėr vėrtetėsinė e kėtij mendimi, mjafton tė citojmė njė gjykim tė Vaclav Havelit, i cili ndėr tė tjera, thotė:

“Sado kontradiktore qofshin interesat e njė shkrimtari tė vėrtetė, qoftė kur ai shkruan pėr dashurinė, xhelozinė, ligėsinė njerėzore, natyrėn, fėmijėrinė e tij, pėr Zotin apo skizofreninė, qoftė kur ai bėn punėn e filozofit apo tė psikologut, kur ai u pėrmbahet fakteve a flet me alegori, kur u pėrkushtohet projekteve estetike mė ekstravagante - pra, nė ēdo rrethanė nga kėto qė citova mė lart - ka diēka qė njė shkrimtar i vėrtetė nuk mund ta evitojė kurrė: Shkrimin e Historisė. Sfondin e saj shoqėror, epokėn e tij, pėrfshirė dhe politikėn. Rrjedhimisht, shpejt a vonė, ne zbulojmė faktin qė njė vepėr e madhe letrare, transmeton nė mėnyrė indirekte, komplekse e bile edhe tė fshehtė, elementė tė cilėt i pėrkasin historisė, kulturės, qytetėrimit a gjendjes shoqėrore e shpirtėrore tė bashkėsisė njerėzore ...” ( Vaclav Havel - nga parathenja e botimit nė frėngjisht tė librit "Démon et consentement" tė Dominique Tataraka. 1986)

Prej kėtij konstatimi ideal e brilant, tė krijohet pėrshtypja sikur, Vaclav Haveli, i ka shkruar kėto fjalė pėr tė pėrcaktuar ndėr tė tjera edhe vendin, rolin dhe mesazhin e rėndėsishėm tė Veprės sė Ismail Kadaresė. Fjalė, tė cilat, pėr nderin e krejt shqiptarėve pa dallim, shkrimtari ynė i madh i meriton plotėsisht.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara