HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KULLA BABEL

-- nga Simbad DETARI

Vasil QESARI

Mora vesh, duke lexuar shtypin para ca ditesh se, ne Kuvendin e Kosoves qenka aprovuar nje ligj, i cili ben "de facto" te drejten e perdorimit te gjuhes turqishte aty, si gjuhe te trete zyrtare. Pra, e para shqipja, e dyta serbishtja dhe e treta turqishtja.
Nje "babiloni" gjuhesh ! Nje kulle babeli !

Ky lajm absurd, siē eshte i tille edhe vendimi i parlamentit kosovar, eshte sa i habitshem po aq edhe skandaloz. E pse dhe ēfare deshiron turqishtja ne Kosove? Ku Turqia e ku Kosova ? Thone qe ne Kosove ka pakica turke qe flasin turqisht e qe ndofta behen rreth 15 mije vete. Po, mire, e po pastaj ? Perse duhet qe, ne nje popullsi prej me teper se nje milion banoresh, te jepet e drejta per perdorimin si gjuhe zyrtare te trete, te turēes?

Ky veprim i cili me sa di kaloi pa zhurme e ne heshtje, per mendimin tim, eshte i papranueshem dhe i demshem per vete unitetin, fortesine dhe identitetin absolut shqiptar ne Kosove. Nese "nderkombtareve", prej kosovareve po u behen leshime pas leshimesh per arsye qe tashme dihen, ( bie fjala, per caktimin e serbishtes si gjuhe te dyte gje e cila edhe mund te "pertypet" ), ky vendim i fundit eshte, siē thashe, teper absurd bile antikombetar dhe jashte ēdo konteksti historik e etnik.

Nuk mbetet gje tjeter tash, por qe t'u jepet e drejta per gjuhe zyrtareve dhe romeve e arixhinjve e keshtt Kosova te behet nje vend "shumekombesh"si Jugosllavia e dikushme. E dihet se, nje popullsi shumekombeshe perben njeheresh edhe nje shoqeri e shtet asnjekombesh. Te kuptohemi, nuk eshte fjala ketu, as per ultra-nacionalizem e as per thirrje per "pasterti etnike", por per diēka krejt tjeter. Per mosmarrje vendimesh absurde,per mosperulje gjer ne fyerje e ne perbuzje, gjer ne absurditete anti-historike, pikerisht prej atyre te cilet perbejne Parlamentin e Kosoves sot.

...Nga ana tjeter, siē theksonte me plot te drejte edhe nje intelektuale e njohur ne nje forum interneti sot, nese ne Kosove po arrin te njihet si gjuhe zyrtare turqishtja ( per faktin se aty jetojne qysh ne kohen e Baba Qemos nja 15 mije vete me origjine turke ), atehere Turqia e Ataturkut do te duhej tani e 80 vjet a me teper qe ne ate vend, te kish njohur pamedyshje si gjuhe te dyte zyrtare shqipen ( shqiptaret ne Turqi, sipas disa burimeve, thuhet se jane disa milione). Po Turqia nuk e beri e as ka per ta bere. Kosova e gjore e beri, me hir apo pahir, me kerbaē apo karrote, e vuri vulen.

Aferim, llafeve turēe!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara