HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


HOMAZH PER PROFESOR IBRAHIM EGRIUN

-- nga Simbad DETARI

Vasil QESARI

( Rreth njė dokumentari televiziv, kushtuar atdhetarit tė shquar tė diasporės )

... Nga Malmo e Suedise, sot me erdhi nje zarf i cili brenda tij, kishte nje dhurate te ēmuar. Nje DVD ne te cilen ishte rregjistruar nje dokumentar televiziv, kushtuar profesorit dhe atdhetarit te njohur, Ibrahim Egriu. E vendosa ate ne lexuesin e DVD dhe para meje, nene tingujt e nje melodie dibrane, m'u shfaqen titrat e pare te cilet prezantuan materialin televiziv ne fjale, te pergatitur me skenar dhe regji te Aqif Ademi e kamere te dr. Selam Qokut ...

E ndersa kamera levizte qete, duke paraqitur ujerat e bardha e shkumuese te perrenjeve qe zbrisnin mes malesh plot gjelbėrim drejt liqenit te Dibres, teksa para syve te mi m’u shfaq e bekuara, e mira, atdhetarja Diber e Madhe, shtepite, rruget e njerėzit e saj, ndjeva brenda meje nje dhimbje te lehte perzier me mjaft nostalgji. Une, vete, per fat te keq nuk kam shkelur e nuk kam vene kurre kembe ne Diber por, nderkohe, kam njohur qysh ne rini e njihem perdite edhe sot e kėsaj dite, me traditat e saj te vyera kombetare, me ata njerėz te shquar qe ju perkushtuan shqiptarizmit, rezistences kolosale per te mos u asimiluar e per te ruajtur te gjalle e te perjetshem, “genin” shqiptar...

Per ne, shqiptaret matane " Murrit te Berlinit', Kosova e trojet e tjera jashte Shqiperise, kane qene me te vertete diēka tejet “ngacmuese", diēka pothuajse “mistike”. Perdor keto terma, per te dhene idene se ne Shqiperi, mes shqiptareve patriote ishte kthyer pothuajse nje mit pengu e torture, fakti qe pertej kufijve shteterore jetonin disa milione shqiptare e qe ata, s'kishim asnje mundesi kontakti me ta. Ishte ky, nje "mit"" i cili nuk mbante brenda tij thjesht nje kureshtje historike apo etnike, por nje pikepyetje te madhe, se perse kombi yne ishte bere ashtu copa - copa e nje pjese e madhe e banoreve te tij, vuanin nene thundren e te huajve qe ishin njekohesisht pushtues. Kjo gje, shpesh, na bente te ngushėlloheshim duke thene: Te pakten ne kemi gjuhen tone, flamurin, shenjat e nje shteti ...

.... Me kujtohet, ne mos gabohem, aty nga fillimi i viteve '70, pata pare ne Televizionin e Shkupit, valet e te cilit mbrinin gjer ne Tirane, nje emision te shkurter ne gjuhen shqipe, lidhur me nje shkolle ne Diber. Me sa di, atehere, Shkupi, jepte fare pak emisione per te mos thene aspak emisione ne gjuhen shqip e teksa degjoja gjuhen time, me dukej habi, me dukej sikur ajo vinte nga nje planet tjeter. Po ashtu, kisha degjuar se, autoritetet maqedonase per nga represioni dhe urrejtja ndaj shqiptareve, u'a kalonin te gjithe te tjereve te cilet dhunonin e shtypnin shqiptaret ne trojet e tyre etnike. Ne ate emision te shkurter e te ēensuruar nga televizioni maqedonas, me disa imazhe teper te zymta te cilat ta benin zemren plage – pashe nje gazetar te trermbur i cili peshonte me kujdes ēdo fjale e pėrreth tij, nje tufe vocrakesh qe mesonin disa ore shqip ne jave, me deshire te madhe, por ne kushte teper te renda, te kufizuara e te keqija ...

E solla kete kujtim, thjesht per te bere nje lidhje mes asaj kohe dhe profesor Ibrahim Egriut, i cili dha mesim pikerisht ne ato rrethana te veshura, duke sfiduar here hapur e here me ”gjuhen e Ezopit” pikėrisht dhunen maqedonase e duke i vene keshtu vetes per qellim, realizimin e idealit te madh te gjithe mesuesve te shquar te Dibres, per te menduar e vepruar me moton: Asgje, asnje shtypje, asnje kufizim, asnje dhune - nuk do te ndaloje kurre qe te ndjehemi shqiptare krenare e te flasim gjuhen tone te bukur shqipe !". Por qe te realizohej kjo, s’duheshin fjale, por guxim e trimeri. Policia sekrete maqedonase ishte aty e bashke me te edhe shume bastarde qe dhe pse ishin shqiptare, ne deje kishin helm e jo gjak shqiptari.

Ishte pra, ne ato kushte qe profesor Ibrahim Egriu, punoi me perkushtim te rralle, duke nxjerre disa breza nxenesish e duke i mekuar ata me dashurine per kombin e gjuhen shqipe. I pasionuar pas gjuhes, letersise e ēeshtjes sone kombetare, i mekuar me vargjet e Naimit dhe Fishtes, i ndriēuar nga trimėria e Gjergj Kastriotit - ai shkroi nje varg dramash me teme atdhetare te cilat u luajten gjer ne Shkup, gjate nje periudhe "tolerance" qe autoritetet maqedonase ishin te shtrenguar t'a "lejonin" per shkaqe politike. Por, kjo "shkrirje akujsh" s’do te zgjaste shume. Ate e ndiqnin pas dhe e kishin vene ne shenje. E profesor Egriu, kishte para tij dy alternativa: ose te lengonte e te hiqte shpirt ne llagemet e qelive jugosllave ose te merrte rrugen e arratise. Kjo e dyta, rruga e arratise, qe me e mundshmja e ishte ajo qe e shpetoi nga vdekja dhe e ēoi larg, gjer ne Malmo te Suedise, pikėrisht aty ku qysh prej 20 vjetesh, ky njeri i perkushtuar ndaj ēeshtjes kombetare, nuk pushon se punuari e luftuari per lirine e Kosoves, per ēeshtjen shqiptare, per bashkimin e trojeve te saj.

... I shkrova gjithe keto, per te bere nje "hyrje" per lexuesin e ketyre rradheve i cili nuk ka dijeni per dokumentarin televiziv ne fjale, i cili eshte xhiruar ne Diber ne shtepine e profesorit e ne mjedise te tjera te ketij qyteti me tradita te njohura historike. Sepse, me ane te nje shkrimi njeriu nuk mund te jape imazhin, figuren dhe sentimentet qe te ngjall nje realizim televiziv si ky. Ne disa intervista te ketij emisioni, shohim personazhin kryesor te tij. Pikerisht, profesor Ibrahim Egriun, njeriun fjalepak i cili e ka teper te veshtire qe te flase per veten e tij, duke theksuar se ajo ēka ka bere ai, vete jeta e tij jane teper te thjeshta e ne te s’ka asgje per t’u vene ne dukje. Dhe, padyshim, une si profesionsit ne kete fushe, mendova se sa te veshire do ta kene pasur realizuesit e ketij emisioni, per te nxjerre ne dukje, te kompletuar e te vertete, figuren e nje njeriu te tille, i cili si karakteristike kryesore ka modestine.

Por, megjithate, shikuesi i cili e ka ndjekur kete dokumentar, nuk e ka te veshtire te kuptoje nga pyetjet dhe pergjigjet, nga ato ēka komenton vete gazetari Aqif Ademi, e nga vete pergjigjet e “detyruara” te profesorit, se para ketij burri qe pak nga pak po mbush te shtatedhjete vjetet, ne syte vezullues e plot drite mirėsie pas xhamave mavi te syzeve te trasha, ne levizjet e tij te qeta e paqesore, ne veshtrimin e tij te menduar e plot brenga - fshihet nje zemer e madhe, nje person i cili me aq sa ka mundur ka punuar ne vite pa ndjere kurre lodhje, me nje perkushtim e obsesion te madh - ate kombetar! E, prej atyre qe mesojme e degjojme, nuk ka se si te mos mrekullohemi e te kuptojme se sa te nderuar, sa lart qendrojne, sa te vyer e te respektuar jane njerez te tille - nderkohe qe jetojme nje periudhe kur shume e shume shqiptaret jane trullosur e kane humbur jo pak ndjenja te kesaj natyre, te mikluar nga paraja, pushteti dhe vese e cene te tjera te keqija.

Ja, pse profesor Ibrahim Egriu e meriton te jete njeriu qe te ben ta adhurosh e kete gje ai, nuk t'a imponon as me fizikun e tij modest, as me fjale te medha e te bujeshme, as me retorike librash e sentenca filosofesh e as me deklatara programatike "kombetare". Madheshtia e ketij njeriu, mendoj se qendren tek vepra, tek aktet konkrete. Tek ato vepra te cilet disa te "medhenj" i quajne te vogla por qe ne fakt, pa to, nuk mund te ndertohet asnje "godine" e asnje "mendesi" kombetare. Mesues patriot ne Maqedoni, ushqyes e mekues i qindra e qindra mendjeve rinore me ideale kombetere, autor tekstesh, shkrimesh e dramash me permbajtje kombetare, gazetar i palodhur ne diaspore, themelues i se pares radio ne gjuhen shqip ne vendet skandinave, mbrojtes gjer ne greve urie per ēeshtjen e Kosoves, kryetar i LSHB per vendet Skandinave, prind shembullor, mik e njeri ekzemplar - ai mbetet shembull per gjithe intelektualet e diaspores per dje, sot e ne te ardhmen.

...Ne sekuencat filmike krahas intervistave, aty ku profesor Egriu, me teper kursim flet per veten e me teper u perkushtohet te tjereve, perkrah tij shohim edhe nje zonje e cila eshte bashkeshortja e tij, Meska. Autori i ketij dokumentari e quajti diku ate "Mona Liza e Dibres". Mua me mbeti ne memorie ky krahesim, te cilin ajo e meriton per hijeshine saj eternele por, do te thoshja se me teper e nuri i saj i jashtem eshte nje tjeter bukuri qe fshihet brenda saj: hijeshia e nje zemre flori, e nje basheshorte, e nje gruaje te vytruteshme e cila duke i qendruar perkrah te shoqit ne ēdo stuhi e dhimbje, ne ēdo moment te veshtire e ne ēdo gezim - i ka dhene atij edhe me teper energji e mbeshtetje per te punuar per ēeshtjen kombetare.

Teksa emisioni kushtuar profesor Ibrahim Egriut numeronte minutat e tij te fundit e, nderkohe qe nene melodine dhe fjalet renqethese te nje kenge per mėrgimin, shfaqeshin pareshtur portretet e ketij ēifti te adhurueshem, une perseri mendova e reflektova jo pak rreth faktit se, njeriu pa qene nevoja te rrahe gjoksin a te beje vepra “heroizmi te pashoq”, ka gjithmone shansin qe me modesti e me aq sa mundet, te lere gjurme ne jete. Rasti i profesor Ibrahim Egriut eshte i tille e per me teper, shembell per nje pjese te mire te intelektualeve te perēare e te hallakatur te diaspores, te cilet per fat te keq i ka perfshire merria, egoizmi e mania e lavdise se vetvetes. Nje njeri i thjeshte si ai, ne jep keshtu, shembullin e madh e te vyer se jeta meriton te jetohet e te mbyllet me gezim, atehere kur ajo i ka sherbyer nje ideali te madh, per te cilin brezat qe do vijne nuk do mungojne te thone fjalet me te mira, fjale zemre...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara