HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DOSSIER:

EPITAF PER KOMUNIZMIN

-- nga Simbad DETARI

Vasil QESARI "... Rėndėsia historike e pėrmbysjes sė komunizmit ėshtė aq e madhe sa qė mund tė barazohet me atė tė rėnies sė Perandorisė Romake. Rrjedhimisht, edhe pasojat kanė pėr tė qenė tė krahasueshme me tė: herė pozitive e herė negative, shoqėruar me plot pėrmbysje e tronditje tė renda e tė dhimbshme. ( ... ) Kjo ngjarje solli ndryshime tė jashtėzakonshme nė konfiguracionin e botės sė sotme. Procesi i vėshtirė e plot plagė i kėtij ndryshimi do tė kėrkojė shumė kohė ... Tė ndėrtosh njė botė tjetėr tė re mbi gėrmadhat e komunizmit, kjo ėshtė njė ndėrmarrje e cila do tė jetė, ndofta, po aq e gjatė dhe komplekse sa edhe vetė procesi i krijimit tė Europės sė Krishterė, mbas invazioneve tė mėdha barbare ... "
/ Vaclav HAVEL, " Le cauchemar du monde post - communiste ". 1993

Vaclav Havel Ndėrkohė qė Asambleja Kombėtare e Kėshillit tė Europės kohėt e fundit, ka miratuar njė rezolute pėr dėnimin e regjimeve totalitare komuniste, mendoj se shoqėria shqiptare duhet t’i rikthehet edhe njė herė shikimit tė historisė dhe tragjedisė qe ai regjim i shkaktoi vendit tonė, Shqipėrisė. Parė nė ketė plan, pikė sė pari duhet theksuar diēka tepėr e rėndėsishme. Pikėrisht faktin se, ajo qė nė librat, studimet, referencat e opinionet mbi ish-regjimet komuniste totalitare tė Lindjes ėshtė cilėsuar shpesh herė si ”pėrjashtimi shqiptar”, s'ėshtė thjesht njė togfjalėsh i rastit por nje e vėrtete e padiskutueshme.

Shqipėria, edhe pse nė njė regjim i cili iu referua vazhdimisht e nė mėnyrė ekstreme e dogmatike, ideologjisė, teorisė e praktikės marksiste-leniniste, nė tėrėsinė e ekzistencės sė saj totalitare e veēanėrisht pas fillimit tė viteve '60, nisi njė rrugė e cila qe krejtėsisht origjinale e qė devijoi ne mėnyrė te dukshme dhe fanatike nga ajo e vendeve tė tjera komuniste tė bllokut tė Lindjes. Pėr ta provuar e ilustruar kėtė, mjafton tė japim vetėm disa shembej.

Ndėr vendet e Europės Lindore, askush prej tyre nuk qėndroi fanatikisht, verbėrisht e gjer nė fund aq staliniste sa Shqipėria e, asnjė prej tyre, s'u shkėput nga Moska pėr t'u lidhur me Kinėn e Mao Ce Dunit. Po ashtu, asnjė prej tyre, s'pati nė krye, pėr njė kohė aq tė gjatė, duke filluar nga viti 1944 e gjer nė 1985, njė lider totalitar me cilėsi e tipare si ato tė Enver Hoxhės. Askush, bile, edhe vetė BRSS i Stalinit, nuk vazhdoi me tmerre e spastrime tė pėrgjakshme, gjer nė fund tė viteve '80.

Nga ana tjetėr, asnjė ekonomi e vendeve komuniste tė Lindjes europiane, nuk njohu aq prapambetje, mizerje e varfėri tė tillė ekstreme, si ajo e Shqipėrisė. E, sė fundi, asnjė prej regjimeve tė tilla komuniste, s'u izolua aq ēmendurisht e hermetikisht, duke burgosur egėrsisht shtetasit e vet, brenda kufijsh tė mbyllur me tela me gjemba e bunkerė. ( Gjė, e cila, mė pas provokoi tek ata obsesionin dramatik e shkatėrrimtar tė ikjes jashtė tij, pėr tė mos u kthyer ndoshta kurrė ...)

Por, le t'i kthehemi pėrsėri konstatimit tė nėnvizuar nė krye tė kėtij shkrimi duke e shoqėruar atė, pėrsėri, me njė varg pyetjesh. Pra, pėrse, Shqipėria ėshtė cilėsuar vazhdimisht “ rast i veēantė ” ? Mos vallė, thjesht, pėr shkak tė gabimeve tė bėra, nė ndėrtimin e njė utopie tė marrė?

( Lidhur mbi konceptin e "Utopisė Komuniste", vazhdohet tė spekulohet edhe sot e kėsaj dite duke kėmbėngulur se, nė thelb, qėllimi i ndėrtimit tė njė shoqėrie tė tillė, ishte tepėr njerėzor dhe i drejtė. Nė fakt, realizimi i saj, nuk u vėrtetua kurrė prej realitetit historik. E cilėsuar "teorikisht", si shoqėri e sė drejtės, barazisė e lumturisė njerėzore, shoqėria komuniste u shndėrrua nė diktaturė ekstreme tė pakicės mbi shumicėn, nė ndėrtimin e njė kolektivizmi social e ekonomik, i cili fshiu me dhunė veēoritė dhe identitetet individuale, qė shtypi egėrsisht tė drejtat mė elementare njerėzore duke e zhytur vendin nė autarkizėm, disfatė, frikė e mjerim njerėzor. Ndryshe nga "eksperienca" reale komuniste, teoritė utopiste tė lindura qysh nė shekullin e V-VI -tė para Krishtit, qė nga Pitagora e Platoni e duke vazhduar mė pas, gjatė Rilindjes Europiane, nė Angli e Francė me Tomas Morin e Kampanelėn, aspironin pėr njė qytetėrim tė pėrkryer dhe tė lumtur njerėzor ... )

Apo, ajo qė ndodhi tek ne, ishte thjesht rrjedhojė e pushtetit absolut tė Enver Hoxhės ? ( Fajit tė njė individi tė plotfuqishėm, i cili me dhunė e terror, deshi me ēdo kusht tė shkruajė emrin e tij nė histori ?). Apo, pėr shkak tė kėmbėnguljes nė realizimin e njė ideje qe s’ishte as marksiste, as leniniste, as staliniste, por vetėm ... enveriste ? A, thjesht, nga dėshira pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė re. Me histori, njerėz e principe tė reja, pavarėsisht nga mjetet e rrugėt e pėrgjakshme qė u pėrdorėn pėr atė qėllim? Apo, mos, pėr rrjedhojė tė njė kokėfortėsie vetėvrasėse e primitive, tipike ballkanike, e cila pėr fat tė keq jetoi jo pak, por 46 vjet me radhė ?...

( ... Ėshtė interesante tė theksohet fakti se, pėr shqiptarėt, mėsimi, pėrvetėsimi e pėrkushtimi ndaj ideve e literaturės marksiste - leniniste e klasikėve tė saj, ishte dhe mbeti gjithmonė diēka e largėt, abstrakte dhe e pa asimilueshme. Si nė asnjė vend tjetėr komunist tė Lindjes, librat e Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, bėnin pjesė ndėr tekstet mė tė palexuara e mė tė pakuptueshme, jo vetėm pėr njerėzit e thjeshtė, por dhe pėr vetė komunistėt e kuadrot. Sipas mendimit tim, jo vetėm mbas ēlirimit, por dhe shumė dekada mė pas, pėr "ideologėt" dhe drejtuesit e lartė partiakė, literatura dhe vetė teoria marksiste - leniniste, mbetėn vazhdimisht njė dogmė e "mėsuar" keq e mos mė keq, pėrciptas e nė mėnyrė eklektike.

Sloganet e saj, pėrdoreshin e cilėsoheshin tė nevojshėm sa pėr fasadė e, vetėm nė raste referencash, perifrazimesh e citimesh nėpėr fjalime, kongrese apo artikuj teorikė politikė ... Nė shkollat e mesme dhe nė universitet, bie fjala, mėsimi dhe interesimi i studenteve ndaj lėndėve e literaturės marksiste ( Historisė sė PPSH - sė, Ekonomisė Politike, Materializmit Dialektik e Historik ), pat qenė gjithmonė tepėr i pėrciptė, indiferent, artificial e sa pėr tė kaluar radhėn. Nėpėr biblioteka, vatra kulture, ndėrmarrje, shkolla e reparte ushtarake, veprat e"klasikėve" ekzistonin pa dyshim me bollėk por, ato shfletoheshin aq rrallė, sa qė qėndronin vazhdimisht tė "reja ", sikur sapo kishin dalė nga shtypshkronja. Nė fakt, "klasikėt", qenė fasada e Shqipėrisė marksiste. Nė Shqipėri luftohej e kėmbėngulej tė pėrvetėsoheshin vetėm "veprat" e Partisė e shokut Enver )

... Por, qė tė rikthehemi nė “temė”, duket se enigmat dhe pyetjet e kėsaj natyre janė tė shumta e natyrisht, do tė ish mirė qė tė gjithave t'u jepej pėrgjigje. Por, medet, fenomeni shqiptar, ėshtė aq kompleks, paradoksal e plot labirinte sa qė, zbėrthimi i tij i detajuar do tė mund tė krahasohej, pa asnjė mėdyshje, me vetė pamundėsinė e shpjegimit tė misterit tė Sfinksit tė Piramidave tė Egjiptit. Sigurisht, ky shkrim s'pretendon absolutisht t'u japė pėrgjigje definitive pyetjeve tė mėsipėrme, e as tė marrė pėrsipėr shpjegimin e kompleksitetit tė arsyeve qė sollėn e mbajtėn nė kėmbė pushtetin totalitar nė Shqipėri.

Ai, gjithashtu, s'merr pėrsipėr tė jetė as edhe afresk i gjithanshėm i jetės e vuajtjeve qė pėrjetuan njerėzit gjatė atij sistemi. Por, gjithsesi sot pas katrahurės qė ndodhi, tek ne duhet pa tjetėr qe tė behet njė bilanc definitiv i vetė periudhės totalitare. Pėr t'i u rikthyer, pra, kujtimit tė mynxyrshėm tė asaj epoke delirante. Mbi tė gjitha, me filozofinė e thjeshtė por edhe tė domosdoshme, pėr Ruajtjen e Memories si edhe mbėshtetjes sė fuqishme tė Apelit pėr tė mos harruar kurrė maksimėn e njohur se: “... kadavrės vazhdojnė t' i rriten thonjtė e flokėt edhe mbas vdekjes ...”

Pėr rrjedhojė, denoncimi i Enverizmit e Epokės sė tij, patjetėr qė lypset tė shoqėrohet edhe me njė Rizgjim tė Fortė tė Memories. Edhe pse njė gjė e tillė, tani qė kanė kaluar 70 vjet nga triumfi i totalitarizmit nė Shqipėri, patjetėr qė do tė vazhdojė tė pėrjetohet nė formėn e njė "psikodrame kolektive". Njė gjė e tillė, do tė jetė e pashmangshme, sepse, siē shprehet studiuesja e njohur e shoqėrive totalitare Maria Ferreti, ndėrkohė qė "... dimensionet e vėrteta tė tragjedisė dhe pasojave tė saj kanė pėrfunduar sė skicuari, nis tė shtrohet njė problem tjetėr: ai i "fajėsisė kolektive".

Ideja e Pendesės, shprehje e mirėnjohjes kolektive ndaj viktimave tė sė kaluarės, ėshtė njėkohėsisht edhe njė Mesazh Memorie ndaj tyre i cili, ndėrkohė, ndofta, lipset tė shoqėrohet edhe me kėrkesėn e listave tė emrave, si tė xhelatėve ashtu edhe tė viktimave tė tyre. Por, diēka e tillė, do tė qe nė tė njėjtėn kohė, sa e nevojshme aq dhe e papranueshme, sepse do tė vinte nenė akuzė njė shoqėri tė gjithė, nė tė cilėn kufijtė midis xhelatėve e viktimave do tė qenė shumė vėshtirė tė skicoheshin.

Nė tė kundėrtėn, "metastazat e kolaboracionizmit", nė forma nga mė tė ndryshmet, do tė shfaqeshin me brutalitet e egėrsi, nė gjithė trupin e shoqėrisė. Sepse, nė rrethana tė tilla, si do tė cilėsoheshin, bie fjala, ish-komunistėt e vjetėr tė akuzuar si mbėshtetės e pėrkrahės tė regjimit? Ē’qėndrim do mbahej ndaj ish-militantėve e kuadrove tė Partisė? Po, ndaj intelektualeve, shkrimtarėve e artistėve tė asaj epoke? E, pėr mė tepėr, ndaj denonciatorėve, bashkėpunėtorėve, oficerėve tė Sigurimit, tė policisė e ushtrisė ? Medet!… Plagėt e hapura nga diktatura, janė endé shumė tė freskėta e tė thella e, shėrimin e tyre mund ta bėjė vetėm KOHA ..." ( Maria Ferreti " La memoire refoulée ". Annales HSS. Nr. 6. 1995 )

Por, ndėrkohė, pa dyshim, pėrgjigjen e plotė dhe pėrfundimtare rreth specifikės e dhunės totalitare shqiptare, do ta japė nė vazhdimėsi e paralelisht: Koha e Historia. Sepse, vetė fenomeni i sistemit e ideologjisė qė u zbatua nė Bashkimin Sovjetik e nė vende tė tjera tė Lindjes, pėrfshirė dhe Shqipėrinė, ( megjithė diferencat e ndryshimet, pėr tė cilat folėm pak mė lart ), do tė mbeten pėr shumė kohė njė nga subjektet mė tė diskutuara tė historisė. Procesi i gjatė e kompleks i asaj epoke do tė zhvillohet, jo vetėm nėpėrmjet studimeve, analizave, traktateve, librave e dėshmive por mbi tė gjitha, prej vetė jetės e ndėrgjegjes njerėzore.

Ai po shprehet, pikė sė pari, nė transformimet e thella tronditėse e tepėr tė dhimbshme psikologjiko - sociale. Nė vetė ankthin e pafund, gjymtimin e sakatosjen e shpirtrave qė pėrjetuan direkt e tragjikisht atė epokė. Sė dyti, nė ndėrgjegjen e atyre brezave tė cilėt, edhe pse ndofta disi me vonesė, u bėnė megjithatė, dėshmitarė e pėrjetuan pasojat e saj. E, sė treti, nė jetėn e atyre qė do vijnė mė pas e qė, nė njė farė mėnyre, s'do arrijnė t'u shpėtojnė dot ndikimeve e pasojave tė radioaktivitetit tė dramave tė sė kaluarės. Kėsisoj, rrjedhimisht, njerėzit do t'i jetojnė edhe pėr shumė kohė e gjenerata, pasojat e ankthet post-totalitare.

Jo vetėm nė planin e kujtimeve e traumave tė sė kaluarės, por edhe nė atė tė realitetit aktual e shpresave pėr t'u ndarė pėrfundimisht nga e Keqja. Sepse, nė situatėn kur njė sistem vdes, dekompozohet e shpėrbėhet duke vonuar tė zėvendėsohet me njė tjetėr, krijohet njė boshllėk, i cili pėr pasojė bėn qė pjesa mė e madhe e njerėzve, pėrveē humbjes sė jetės e ėndrrave tė tyre, tė ndihen edhe tė ē’gėnjyer e tė mashtruar.

16 vjet pas rrėzimit tė sistemit tė egėr komunist nė Shqipėri, koha tregoi se, nė periudha tė tilla tė tejzgjatura tranzicioni, nė vendet e sfilitura prej totalitarizmit, shoqėria e njerėzit bien nė gjendje shpirtėrore deziluzioni e ēoroditje tė thellė duke mos arritur tė rikrijojnė dot identitetin e tyre tė vėrtetė, aq tė rėndėsishėm pėr tė nisur njė jetė tjetėr tė re. Nė Shqipėri, kėto gjendje e kriza sociale e shpirtėrore, sidomos kur ėshtė fjala pėr ata qė kanė drejtuar e drejtojnė shtetin e politikėn, janė shfrytėzuar nė mėnyrė tepėr cinike e primitive, pėr tė krijuar terrene tė favorshėm pėr radikalizma nga mė tė ndryshmet, tė cilat nė mė tė shumtėn e rasteve, tė rikujtojnė, format e metodat e drejtimit, brutalitetit, dhunės e frikės sė sistemit tė kaluar.

Pėr fat tė keq, psikologji e situata tė tilla tė dėmshme e me pasoja tepėr tė renda, nė vendin tonė kanė inkurajuar njė egoizėm tė pafré, i cili shpesh ėshtė shoqėruar me shumė kaos e zhgėnjime, si edhe me ngjarje tepėr barbare, violente e hakmarrėse. Ato kanė nxitur e frymėzuar ide e veprime tė dhunshme, tė cilat janė bėrė me arsyetimin se, gjoja, ngadhėnjimi mbi tė Keqen dhe triumfi i Lirisė, justifikojnė gjithēka, pavarėsisht se qysh, pse, me ē'mjete e nga cilat motive kryhen.

Por, ajo qė ėshtė edhe mė e keqe, ėshtė fakti se psikoza tė kėsaj natyre, krahas pėrēarjes, urrejtjes, rivalitetit e ekstremizmit, kanė nxitur e frymėzuar daljen nė skenėn politike tė njerėzve pa principe, ekstremiste, aventurierė tė paskrupull, pseudo - politikanė e intelektuale snobė. Kjo, pastaj e shoqėruar me njė korrupsion tė pa parė e veprimtari kriminale si edhe kultin e konsumizmit primitiv; shkurt me triumfin e asaj qė Vaclav Haveli e quan me plot te drejte: ... Diktatura e Parasė.

Kėsisoj, pas rėnies sė regjimit totalitar nė Shqipėri, proceseve tė reja demokratike e vendosjes se pluralizmit, aspiratat pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė re civile, tė emancipuar e tė lirė, mbeten endé detyra mjaft tė vėshtira e, nė tė njėjtėn kohė, pėr fat tė keq dhe jo fort tė afėrta. Natyrisht, parashikime e konstatime tė tilla, s'duhet tė ēojnė nė Fatalizėm e humbje pėrfundimtare tė Shpresės. Sepse, ashtu si ne, lėngatėn e kalvarin e gjatė totalitar, e pėrshkuan edhe shumė popuj tė tjerė, tė cilėt luftojnė e pėrpiqen pėr ditė qė tė ndahen pėrfundimisht nga e Kaluara.

Ėshtė kjo arsyeja pse, post - komunizmi e ankthet e tij, nuk janė probleme tė cilat na pėrkasin vetėm ne, por edhe botės mbarė. Puna ėshtė se, sa tė angazhuar e tė pėrkushtuar jemi e do te jemi ne, aktualisht e nė tė ardhmen, se edhe si e qysh: ... do tė arrijmė tė ndėrtojmė, mbi gėrmadhat qė ai ( komunizmi ) na ka lėnė, njė hapėsirė tė re demokratike, lirie e mirėqenie ( Vaclav Havel " Le cauchemar du monde post - communiste ". Editions Anatolia. 1993 ).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara