HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


REVOLUCIONI ESHTE SI SATURNI - AI HA BIJTE E VET !

-- nga Simbad DETARI

Vasil QESARI

"La révolution est comme Saturne, elle dévore ses propres enfants" -- Pierre Victurnien Vergniaud

Saturni (ne mitologjine greke Kronosi) qe djali i Uranit apo i Tokes dhe i Qiellit. Ai, beri çmos qe Gaia te mos lindtte femije ( titane ) e per ate qellim, mori nje hanxhar dhe i preu Uranosit penisin. Mes ulerimave te dhimbjeve, ai dha mallkimin qe kur femijet e tij te rriteshin, ta mbysnin atin e tyre ! Nderkohe, Saturni, pasi rrezoi nga froni t’atin, morri prej vellait te madh Titanit, te drejten e trashegimnise se fronit. Por, nderkohe, ai, i vuri nje kusht. Saturni duhej te mbyste me doren e tij, te gjithe femijet meshkuj qe do bente, ne menyre qe keshtu, pas vdekjes se tij, froni t’i kalonte djemve te Titanit. Saturni u martua me Rea-n, e beri shume meshkuj te cilet i hante duke i shqyer me duar. Por e shoqja, me ne fund arriti te shpetonte nje femije. Ky qe Jupiteri. Pasi u rrit e u be i madh, Jupiteri i hapi lufte t’atit, e mundi ate dhe e deboi nga Mbreteria e Qiejve. Syte e shqyer te Saturnit ne pikturen e Goya –s, shprehin, pikerisht, tmerrin e gelltitjes se femijeve, gje per te cilen ai s’kish tjeter zgjidhje, sepse ne se nuk do t’i hante, do t’a hanin ata ate…

* * *

Novela e Sillo Muçkos "Gjuetia e Shtrigave", ka ne kopertinen e vet nje imazh simbolik mjaft shokues, por teper te goditur. Pikerisht tablone e njohur te Francisko Goya-s "Saturni duke ngrene femijet e vet". Kjo simbolike, ne fakt, eshte edhe krejt lejmotivi i noveles ne fjale. Pra, fakti qe revolucioni i kryer ne Shqiperi, regjimi i saj totalitar, nuk beri gje tjeter veçse hengri mizorisht djemte e vet, ata qe ai vete i "polli", duke mos u ngopur kurre me mish e gjak e duke mos pasur kurre alternative tjeter, perveç asaj te vdekjes, dhunes, terrorit dhe trembjes se te gjitheve. Pare ne kete kendveshtrim, kjo novele terheqese dhe e shkruar me nje stil te rrefyeri qe te ben per vete e, te mban ngjitur gjer ne faqen e saj te fundit, eshte nje deshmi tjeter se si, diktatura ne Shqiperi pasi shpartalloi me dhune te papare gjithe kundershtaret, u vu ne ndjekje dhe te vete "bijve" te saj, duke i "ngrene" ata pa me te voglen meshire, njeri pas tjetrit.

Sepse, ne se i referohemi historise se kaluar, kete fat tragjik dhe te papare ( perveçse ne regjimet totalitare), ne Shqiperi nuk e pesuan vetem "armiqte", pjestare te e nomenklatures se larte, por edhe ajo e "ulta", vete njerezit e thejshte. Sepse, vete ai sistem, ishte ndertuar ne menyre te tille qe, ne nje menyre apo ne tjetren, gjithkush te syrvejonte e ne te njejten kohe te survejohej prej te gjitheve. Pa kete ritual te frikshem e te perditshem, i cili u fuste njerezve, me apo pozite, friken ne palce, ai sistemi s’mund te jetonte. Ky ishte edhe principi baze e egzistences dhe mbijeteses se tij.

Sillo Muçko, autori i noveles "Gjuetia e Shtrigave", nuk eshte shkrimtar e as tregimtar me "diplome" si ca te tjere por, nderkohe fale kultures se tij te pergjitheshme mjaft te gjere, natyres se tij teper sensibile, aftesise se rralle te vezhgimit e, mbi te gjitha pervojes se nje jete te kaluar me pune, ndershmeri dhe principailitet, ai arrin te na jape nepermjet kujtimeve te veta autobiografike, tmerrin e jetes totalitare e cila, si nje zezane e madhe, shtrihej ane e kend vendit, duke mbuluar tej e mbane shpirterat e njerezve pa dallim.

Autori i kesaj novele, e cila sapo ka dale nga shtypi, rrefen jeten e nje specialisti, te nje inxhinjeri te asaj kohe me nje fare pozite, i cili duhej patjeter qe te behej kurban, per interesin e idealeve te medha te Partise. Kurbani ne fjale, konsistonte ne faktin qe ai duhej te cilesohej armik pa bere asnje armiqesi, tradhetar pa kreyer asnje akt te tille, burg pa bere faj e sabotator, pa vrare asnje zog fluturues. Por, ne se ne pamje te pare, kjo gje ndofta duket absurde, ne fakt ishte nje e vertete e madhe. Ishte, nje pjese e absurdit gjakatar te kohes e cila, doje apo s’doje ti, bente pjese ne Teatrin Dramatik te Kohes ku shfaqeshin pjese te perditeshme "horror" e ku, çdo spektator qe i shtrenguar ti shihte ato nga fillimi gjer ne fund, pavaresisht nga klithmat rrenqethese, vrasjet dhe gjaku i viktimave qe shkonte çurg nene poltrona …

Sillo Muçko ( ne liber i misheruar nene personazhin e Vasil Merkurit ), ne fakt, ishte fare prane shkaterrimit te tij total. Pra, personazh i programuar per t'u flijuar ne nje drame te tille. Ai ishte nene vezhgimin e operativeve (Operativet - eshte edhe vete nenetitulli i kesaj novele ), te atyre specieve mizore si Cerberi – hije te pa shpirt, te cilet ishin fabrikuar si kavje, ne Inkubatoret e Tmerrit, pikerisht per te mos pasur shpirt, por per te vrare e sakatosur jo vetem njerezit ne pergjithesi, por kedo rreth tyre, qofte edhe vete femijet – ashtu si Kronosi, pra !... Keshtu, Sillo Muçko, nuk ishte larg fatit tragjik dhe perfundimit mizor qe paten shume intelektuale e specialiste te shquar te asaj kohe, ne fusha te ndryshme shkencore e kerkimore si, per shembull: Milto Gjikopulli, Enriko Veizi, Petrit Sadushi, Petraq Xhaka e dhjetra te tjere.

E kete tmerr e situate haluçinante, ai na i pershkruan nga fillimi gjer ne fund te noveles, me situata mjaft rrenqethese, me pasazhe ankthi, me dialoge qe presin si thike e po ashtu, me nje frike e cila duket se endet kudo ne skutat e shpirtit te tij e, ashtu si nje enderr plot kllapi e makthe, nuk arrin t’i shkulet pergjithmone nga subkoshienca dhe kujtimet. Perndryshe, ne nje fare menyre, kjo novele shpreh edhe diçka tjeter. Vete fatin historik te viktimave te diktatures, te cilat nuk ishin vetem ata qe ndodheshin neper burgje. Sepse, siç e kam theksuar edhe here te tjera, ne Shqiperine e asaj kohe, pak a shume, te gjithe jetonin ne nje burg te madh. Ata, "armiqte" e te persekutuarit e deklaruar, lengonin llagameve te burgjeve shfarosese e, te tjetret, te "privilegjuarit", endeshin si fantazma apo personazhe dramash surealiste, ne Xhiron e Mbremjes te atij burgu te madh, rrethuar gjithandej me bunkere e tela me gjemba. Pare ne kete kendveshtrim, novela e Sillo Muçkos eshte nje deshmi e gjalle e terrorit psikologjiik e fizik te asaj kohe, dhe per rrjedhoje sherben si nje deshmi e forte per te mbajtur gjalle Kujtesen Kolektive e per te mos harruar kurre !

(http://fr.wikipedia.org/wiki/Image:Goya_-_Saturno_devorando_a_su_hijo.jpg)
(http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/c9/Goya_-_Saturno_devorando_a_su_hijo.jpg)
"Saturni duke ngrene bijt' e vet" - Francisco Goya.


Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara