HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shteti i vogel dhe shteti ligjor

-- nga Dr. Eduard Zaloshnja

Eduard Zaloshnja E drejta e qeverise per te vjele taksa e tatime duhet perdorur vetem per te siguruar te ardhurat e domosdoshme per funksionimin e shtetit - ajo nuk duhet perdorur per te nderhyre ne ekonomi apo per te realizuar ndryshime ne jeten shoqerore. Keto fjale i ka thene Ronald Regan. Sapo kishte filluar punen si President i SHBA-se kur i tha publikisht ato. Dhe vetem ca muaj me vone, ne paketen fiskale te firmosur prej tij, kishte nene qe diskriminonin kazinote, hipodromet, e te tjera aktivitete ekonomike qe konsideroheshin nga ligjvenesit republikane si biznese me ndikim negativ ne moralin e shoqerise. Pra, e drejta e qeverise per te vjele taksa e tatime, perkunder deklarimit solemn te Reganit, u perdor per te ndikuar ne jeten shoqerore amerikane.

Ky shembull demonstron se modeli libertarian i shtetit nuk eshte kollaj te realizohet ne realitetet aktuale politike. Diku si rezultat i presionit te shtresave shoqerore me prirje te djathta, e diku tjeter si rezultat i presionit te shtresave me prirje te majta, kudo sot ne bote, ku me shume e ku me pak, shteti nderhyn ose ne ekonomi, ose ne jeten shoqerore, ose ne te dyja.

Ne fakt, deri nga fundi i viteve ’80 te shekullit te kaluar, ne me shume se gjysmen e botes, roli i shtetit ishte dominant si ne ekonomi ashtu edhe ne jeten shoqerore. Por me shembjen e diktaturave, roli i shtetit ne jeten e qindra milione njerezve perqark globit filloi te zvogelohej. Kjo, edhe si rezultat i promovimit te modelit libertarian te shtetit nga dy nder udheheqesit me te rendesishem te asaj kohe - Reganit dhe Thecerit.

Minimizimi i rolit te shtetit ne jeten e nje vendi dhe liberalizimi i ekonomise u trumbetuan nga libertarianet ne fillim te viteve ’90 si receta standarde qe do sillnin zhvillim te qendrueshem te vendeve qe u cliruan nga diktaturat ne Europen Lindore dhe Ameriken Latine. Por ne nje pjese te ketyre vendeve, zvoglimi i rolit te shtetit dhe liberalizimi i ekonomise, pervecse u bene te pjesshme, nuk u shoqeruan me krijimin e institucioneve funksionale te shtetit ligjor.

Si rezultat i ketyre mangesive, ne vendet e dala nga diktatura, modeli libertarian i shtetit mori nje goditje te pare me shembjen e skemave piramidale ne Shqiperi. Me pas, renia drastike e burses se Moskes dhe kolapsi financiar i Argjentines bene qe mendimtaret e zhvillimit ekonomik, ne vend qe te perqendroheshin kryesisht tek minimizimi i rolit te shtetit dhe liberalizimi i ekonomise, ta kthenin vemendjen edhe nga ndertmi i institucioneve qe do garantonin funksionimin e shtetit ligjor. Per rrjedhoje, pati nje zhvendosje te paradigmes se teorive te zhvillimit ekonomik - reformat standarde per garantimin e shtetit ligjor moren perparesi ndaj reformave te tjera. (Lexuesit e interesuar per detajet e kesaj zhvendosje paradigmore mund t’i gjejne ato te shpieguara mire ne librin e Francis Fukuyama-s “State Building, Governance, and World Order in the 21st Century”).

Pasojat e ndryshimit te paradigmes se teorise se zhvillimit ekonomik u ndjene ne Shqiperi sidomos duke filluar nga viti 2000. Por megjithe perparimet e bera si rezultat i presionit nderkombetar, shteti shqiptar eshte akoma larg te qenit nje shtet funksional ligjor. Ai, fatkeqesisht, mban stampen e dy politikaneve qe nuk para jane shquar per ndonje kontribut te madh ne funksionimin e shtetit ligjor ne Shqiperi - Berishes dhe Nanos.

I pari, me c’ka demonstruar para 1997-es, e me c’po ben qe nga riardhja ne pushtet, duket se eshte me i prirur te ndertoje nje shtet sipas modelit “shteti jam une” sesa nje shtet ligjor. Ndersa i dyti, me c’demontroi nga 1997-ta deri ne shtatorin e kaluar, dukej me i prirur te ndertonte nje shtet te tarafeve e korrupsioinit sesa nje shtet te se drejtes.

Gjithsesi, dita e daljes ne pension te perhershem politik te Berishes e Nanos ndoshta nuk do jete e larget. Kur kjo te ndodhe, do u takoje udheheqesve te rinj - si te djathte e te majte - te fillojne seriozisht reformat standarde qe do permiresonin funksionimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Sa per debatin ideologjik rreth magnitudes se rolit te shtetit ne jeten e vendit, ata mund te presin per pak me vone.

Dhe ne qofte se udheheqesit e rinj shqiptare do duan te mbahen mend per mire ne histori (ndryshe nga paraardhesit e tyre, te cilet ndoshta e kane njollosur pandreqshmerisht emrin e vet) duhet te mos harrojne faktin se Ahmet Zogu nuk permendet sot dhe aq per rruget qe shtroi apo per qytetet qe rregulloi, por sepse ndertoi shtet ne vendin ku kishte pas sunduar nje anaraki e tipit “Haxhi Qamil”.

A do e ndihmoje fati Shqiperine te kete se afermi udheheqes qe do synojne nje hop po aq cilesor ne funksionimin e shtetit sa ­c’realizoi Ahmet Zogu ne fillim te shekullit te kaluar? Le te shpresojme...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara