HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Edicioni XI i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit”

POETI DANEZ PETER POULSEN - LAUREAT I ĒMIMIT “NAIM FRASHĖRI”

-- nga Artan Arsllani

Peter Poulsen Laureat i Ēmimit te madh "Naim Frashėri" tė Edicionit IX tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit" ėshtė poeti danez Peter Poulsen. Ky ėshtė vendim i Jurisė sė Festivalit i pėrbėrė nga prof.dr. Isak Shema (Kosovė), Niels Hav (Suedi) dhe Ahmet Selmani (Maqedonia). Nė kete edicion Drejtoria e Festivalit do ta shpalle laureatin e sivjetshėm edhe Anėtar Nderi tė Festivalit. Festivali Ndėrkombėtar i Poezisė “Ditėt e Naimit 2007” do tė mbahet prej 18 – 21 tetor nė qytetin e Tetovės.

Kėtė e bėri tė njohur nė njė Konferencė shtypi tė mbajtur mė 16 shtator nė Qendrėn kulturore nė Tetovė, drejtori i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit" Shaip Emėrllahu. Fitues tė mėhershėm tė kėtij festivali janė emra tė njohur si: Ismail Kadare (Shqipėri), Desmond Egan (Irlandė), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovė) etj.

Nė edicionin e sivjetėm ardhjen e kanė konfirmuar 42 poetė nga 22 vende tė botės: SHBA, Kanada, Uruguaj, Karaibe, Danimarkė, Lituani, Gjermani, Suedi, Francė, Itali, Palestine, Turqi, Qipro, Hungari, Kroaci, Islandė, Slloveni, Rumani, Bullgari, Bosnjė dhe Hercegovinė dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Drejtori Shaip Emėrllahu, nė vazhdim ka prezentuar pesė titujt qė janė botuar nė kuadėr tė edicionit botues tė Festivalit. Ato janė; “Kėnga e shigjetave” e poetes jugkoreane Moon Chung Hee, “Kthimi i barbarogjenive” i kroatit Drazhen Katunariq, “Lumi qė rrjedh drejt burimit” i poetes gjermane Silke Liria Blumbach, “Vetmia e nėntėshes sė madhe” i asaj turke Biba Ismail dhe “Torzo e gjallė” i poetit shqiptar Osman Gashi. Sikurse nė tė shkuarėn, edhe sivjet Drejtoria do te botojė antologjinė me poezi tė poetėve pjesėmarrės.

Nė vazhdim anėtari i Drejtorisė dhe i Jurisė sė Festivalit Ahmet Selmani lexoi njė biografi tė shkurtėr tė fituesit, kurse kryetari i Jurisė prof. dr. Isak Shema paraqiti arsyetimin pėr dhėnien e ēimimit. Peter Poulsen ėshtė shkrimtar i shquar i letėrsisė bashkėkohore daneze. Krijimtaria letrare e tij ėshtė shumė e pasur dhe e realizuar artistikisht. Ai ėshtė afirmuar si poet, prozator, publicist, eseist dhe pėrkthyes letrar. Poulsen kultivon poezinė moderne dhe bėn pjesė nė grupin e shkrimtarėve danezė, tė cilėt kanė sjellė risi nė artin letrar. Nė krijimet poetike trajton motive tė llojllojshme, nė tė cilat shfaqen ndjenjat subjektive dhe njėkohėsisht shprehen mendime dhe vlerėsime lidhur me fenomenet e natyrės dhe tė jetės shoqėrore. Ai ėshtė njeriu i ballafaquar me vėshtirėsi jetėsore, sepse shpesh herė lumturia pėr tė mbetet vetėm ėndėrr. Ate e quajnė profesor tė dhembshurisė. Nė fjalorin poetik pėrfshihen dendur fjalėt me tė cilat nė aspektin figurativ paraqitet aktual!

iteti i jetės sė pėrjetuar me forcė emocionale. Ai nuk pėrfill reifikimin nė letėrsi, pra ēvendosjen e njeriut nga fokusi i interesimit tė tij dhe nuk e zėvendėson atė me gjėsende. Poulsen ėshtė i interesuar qė tė arrijė motivimin artistik tė brendisė sė poezisė dhe tė komunikojė nė mėnyrė efektive me lexuesit. Mendimi refleksiv, i pranishėm nė poezi dhe i paraqitur nė formė kontrasti, ėshtė nė harmoni me vizionin humanist tė shkrimtarit. Ai nuk ėshtė indiferent ndaj fenomeneve, reagon nė mėnyrėn e tij dhe me sinqeritet, pa ia imponuar pikėpamjet e veta lexuesit. Edhe programi i kėtij edicioni do tė jetė i larmishėm. Nė kudėr tė tij, do tė mbahet disa orė letrare, do te hapet nje ekspozite pikturash, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.

Skenen edhe pėr sivjet e ka ideuar piktori Savash Veliu, anetar i Drejtorise se Festivalit. Festivalin do ta mbeshtes financiarisht Ministria e Kultures, firma “Veze Sharri” etj. Per shkak se harxhimet e festivalit jane te medha, Drejtoria kerkon edhe donatore e sponzore te tjere pa ndihmen e te cileve veshtire e ka ta realizoje programin e parapare per sivjet u tha nė konferencėn e shtypit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara