HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vjeshta e sulmeve kundėr Kadaresė

-- nga AGRON GJEKMARKAJ

AGRON GJEKMARKAJ Nė formimin tonė historik ekziston njė element deduktiv, qė i sheh shkrimtarėt si njerėz me kontribut tė madh nė ngjarjet shqiptare pėrgjatė shekujve. Por marrėdhėnia qė kombi, shoqėria apo qeveritė shqiptare kanė krijuar me shkrimtarėt shqiptarė, nė shumė raste, ka pasur nė thelb mosmirėnjohjen ndaj shkrimtarėve dhe veprės sė tyre. Mjafton tė kujtojmė Frang Bardhin, i cili shkruan nė relacionet e tij se jetėn ia vėshtirėsonin mė shumė shqiptarėt e vėnė nė shėrbim tė turqve sesa vetė pushtuesit.

Pjetėr Budi mbytet nė mėnyrė tė dyshimtė, e jo pak dyshime pėr mbytjen e tij bien mbi vetė shqiptarėt. Nė kohėt moderne, me tė njėjtin qėndrim ėshtė shpėrblyer Konica dhe Fishta, ku tė parit pėr mbi 50 vjet nuk i jepen 2 metra tokė pėr varr, ndėrsa i dyti zhvarroset nė mėnyrė makabre dhe i treten eshtrat nė lumė pėr t'u varrosur mė pas tė dy, me heshtje e harresė, sikur tė mos kishin ekzistuar kurrė. Harapi, Shantoja, Zadeja, Ivzi Nela u pushkatuan dhe u varėn nė litar, Koliqi e Camaj vdiqėn me mallin e shtampės tė anatemuar nė mėrgim, ndėrsa Poradecit dhe Kutelit iu imponua gjysmėjeta e gjysmėvdekja nga shkrimtarėt masovikė tė realizmit socialist. Kėto gjėra nuk ndodhėn nga vullneti divin, por nga ai i njė pjese tė bashkėkombėsve tė tyre.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, ku realizmi socialist u bė i vetmi korrent zyrtar i lejueshėm, letėrsia dhe shkrimtarėt u pėrballėn me dogmėn dhe mungesėn e lirisė, persekutimin, autocensurėn dhe nė shumicė u shndėrruan nė instrumente tė propagandės, duke krijuar njė vepėr me vlera tė mesme apo modeste. Izolimi, moskomunikimi dhe vetėpėrjashtimi nga sistemi kulturor evropian dhe mė gjerė, krijoi njė shterpėsi mbytėse pėr atmosferėn kulturore shqiptare dhe produktet e saj.

I ndryshmi "par exellence" nga kjo grigjė propagandistėsh ėshtė Ismail Kadare.
Rėndom, ne themi qė Kadareja ėshtė ambasadori dhe pėrfaqėsuesi i letėrsisė dhe kulturės shqiptare nė botė! I konfirmuar ndėrkombėtarisht si njė prej shkrimtarėve mė tė mirė tė kėtij shekulli, ai e bėn gjuhėn dhe letėrsinė shqipe pjesė tė mozaikut tė letėrsive dhe kulturave botėrore.

Pėr kritikėn dhe institucionet e kulturės, ai ėshtė tashmė njė klasik modern nga mė tė mirėt e botės. Ai iu imponua kulturave autoritare si ajo franceze, angleze, gjermane etj., aq sa Franca nė mėnyrė elegante tenton ta paraqesė atė si pėrfaqėsues tė kulturės bashkėkohore franceze. Shoqėria dhe lexuesi shqiptar ka detyrimin moral qė t'i jetė mirėnjohės, detyrim qė nė pėrgjithėsi e kanė pėrmbushur po tė mos marrim parasysh disa grupe margjinale, kundėrshtarė patologjikė tė veprės sė shkrimtarit.
Nuk ėshtė e tepėrt, qė pėrtej retorikave glorifikuese tė pohojmė e ripohojmė se ne si komb i kemi ofruar Evropės si vlera tė qenėsishme pėrgjatė viteve tė diktaturės, veprėn e Nėnė Terezės dhe tė Ismail Kadaresė.

Por pėrkundėr kėsaj, nė mėnyrė tė pėrsėritur, kundėr shkrimtarit ngrihen fushata denigruese qė kėrkojnė tė dėmtojnė veprėn e shkrimtarit dhe personalitetin e shkrimtarit. Kjo ndodh pasi, me sa duket, strukturat kulturore e politike komuniste nuk ia falėn kurrė vetes faktin qė Kadare u rrėshqiti atyre nga muret e rėnda tė censurės. Ata nuk ia falin atij me sa duket ende "Pėrbindėshin", "Pallatin e Ėndrrave", "Dimrin", "Koncertin", "Vitin e Mbrapshtė", "Natėn me hėnė" e shumė vepra tė tjera, kur ata ishin mė tė fuqishėm se kurrė. Ai nuk iu bind metodės sė realizmit socialist, pohim qė del disa herė nė pah edhe tek vepra "Stalinizmi Shqiptar" i Arshi Pipės i njohur edhe si polemik me tė.

Urryen famėn e tij, e cila u shndėrrua pėr tė nė njė kordon sanitar paprekshmėrie. Tentakulat e strukturave tė asaj kohe, pėrforcuar me aleatė tė rinj me shije fondamentaliste qė i bien mohit gjeografisė dhe historisė, herė pas herė, si me komandė, bash si dikur kur thirreshin dėshmitarė tė rremė gjyqeve famėkeqe, kombinojnė fushata shtypi tė egra tė stisura, tė dėmshme, tė pazakonta kundėr shkrimtarit dhe veprės sė tij. Kėto sulme intensifikohen pas ēdo opinioni tė Kadaresė pėr dekomunistizimin e shoqėrisė dhe tė kulturės, pėr hapjen e dosjeve, pėr pasurinė e nomenklaturės tė fshehur jashtė vendit, pėr raportet me krimin dhe armėn e tij "Sigurimin e Shtetit", pėr kulturėn perėndimore dhe identitetin evropian tė shqiptarėve, pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tė drejtėn e kosovarėve pėr tė pėrdorur ēdo mjet pėr arritjen e saj.

Shtypi shqiptar ėshtė dėshmitar, qė sa herė Kadare ėshtė shprehur pėr tema tė tilla nė mėnyrė ciklike dhe tė menjėhershme "jeniēerėt hidhen nė sulm". Zakonisht stina e sulmeve ka qenė vjeshta dhe kjo, jo rastėsisht. Nė vjeshtė jepet ēmimi "Nobel". Mė e natyrshmja gjė, do tė ishte qė njerėzit e kulturės dhe segmente tė shtetit tė bėnin lobing qė ky ēmim ndėrkombėtar prestigjioz tė vinte nė Shqipėri edhe pse Kadare, pa ose me atė dekoratė ėshtė i njėjti: thjesht, gjeni letrash dhe shqiptar i madh.

Akuzat qė disa shkrues qė shpresojnė tė bėhen pakėz tė njohur nėpėrmjet sulmeve ndaj shkrimtarit janė qesharake dhe monstruoze, gjetje allashqiptarēe nė enciklopedinė e shpifjeve. Tė kujtomė ca syresh si psh., antimysliman (ndonėse gjithmonė ai pėrsėrit se programi i njė Shqipėrie Evropiane ėshtė i pandarė nga ai i njė myslimanizmi kombėtar e njėherėsh Evropian"), antikatolik (pėr kėtė akuzohet se ka ndaluar botimin e Fishtės, ndonėse ishte vetėm 9-vjeē kur poeti kombėtar u ndalua) antihebre, antirom, antisllav, antishqiptar, antikinez, antikomunist e prokomunist, pavarėsisht se nė thelb kėto akuza pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Duke shkruar pallavra tė tilla, ata duan tė venė nė diskutim autoritetin e Kadaresė nė vendin e tij. Nė fakt, jo vetėm intelektualėt, por edhe njerėzit mė tė palexuar nė Tiranė, Shkodėr apo Sarandė e dinė qė Shqipėria, mė shumė se kėdo tjetėr i ofron qytetėrimit si vlera tė qėndrueshme e domethėnėse Gjergj Kastriotin, Nėnė Terezėn dhe Kadarenė.

At Zef Pllumi, memorialisti i pakundshoq ndėr shqiptarė, patriarku moral i Kishės Katolike, thotė se:
"Historia jonė ėshtė njė histori llogoresh e sot mė i madhi luftėtar nė mbrojtje tė kulturės, identitetit dhe integrimit evropian tė shqiptarėve ėshtė Ismail Kadareja e unė gjindem krah pėr krah tij nė atė llogore".

Kundėrshtarėt e kėsaj llogoreje, janė kundėrshtarėt realė tė modernizimit dhe integrimit tė Shqipėrisė dhe tė Kadaresė. Jemi ende nė kohė qė tė ndryshojmė raportin moral me shkrimtarin dhe shkrimtarėt qė projektuan Shqipėrinė Evropiane, e qė na dhuruan krenari kur ishim kokulur.

Shekulli, 7 shtator 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara