HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse Perėndimi i nėnshtrohet Putinit?

-- nga Andre Glucksmann*, 29-07-2007

Andre Glucksmann Pėr ēka ėndėrroj unė? Qė njerėzit e pėrzemėrt, naivėt, finokėt, tė cilėt e konsiderojnė veten mė finokė se realiteti, shkurt, qė tė gjithė njerėzit nė Perėndim tė heqin dorė nga ėndrra e tyre ruse. Qė ata t'i fėrkojnė sytė dhe tė ndalen dhe Rusinė tė mos e pėrfytyrojnė ashtu, siē e dėshirojnė me qejf, siē u pėrgjigjet utopive tė tyre apo interesave. Qė ata, mė nė fund, ta shohin atė tė tillė siē ėshtė, pra thellėsisht tė dyshimtė dhe nganjėherė jashtėzakonisht shqetėsuese. Liberalė apo kundėrshtarė globalizimi, atlantistė apo urrejtės tė Amerikės, shumica e aktivistėve politikė, komentatorė dhe politikanė profesionistė, tė gjithė kėta janė tė hipnotizuar nga Vladimir Putini.

George W. Bush e ka shikuar atė nė thellėsinė e kaltėr tė syve tė tij dhe ėshtė fundosur aty. Berlusconi e ka amnistuar atė nga akuzat pėr masakėr, torturė, pėr qytetet e rrafshuara nė Ēeēeni - tė gjitha kėto na qenkan thashetheme, ėshtė betuar Berlusconi. Chirac-u e ka pranuar ish-njeriun e KGB-sė nė "kampin e tij tė paqes" - Paris-Berlin-Moskė - ka shtruar qilimin e kuq para kėmbėve tė vrasėsit dhe me atė rast duket sikur Moska po kalėron "nė radhėt e para tė demokracisė".

Elita e dehur perėndimore

Sharmi personal i njeriut udhėheqės nė Moskė luan rol minimal. Tashmė tri dekada, elita perėndimore dehet dhe ekzaltohet nė "mrekullinė" ruse. E burgosur nė fiksionet e saj, ajo hapėron nga fiaskoja nė fiasko. Sapo Pjetri i Madh e kishte uruar Leibnitz-in dhe e kishte ftuar nė Pallatet e tij, Akademia Franceze nisi t'ia thur kurorat "Carit tė Pėrtėritjes". Sallonet e Parisit nuk qėndruan prapa kėsaj, para sė gjithash Voltaire, i cili pa kujdes tė gabuar pėr tė kaluarėn e madhėroi carin, i cili e kishte vrarė tė atin dhe e kishte torturuar deri nė vdekje trashėgimtarin e tij mė tė dashur. Vetėm Diderot investoi kohė dhe mund t'i vizitojė "Semiramitė e Veriut" dhe erdhi nė pėrfundim se perandoria e Katerinės sė Madhe ishte kalbur nga sundimi dhe skllavėrimi, para se ajo tė fillonte tė zhvillohej.

Nė shekullin vijues qytetarėt dhe zyrtarėt ėndėrronin, Parisi investoi nė "kreditė" e mrekullueshme ruse dhe nė kėtė mėnyrė xhepat u zbrazėn edhe mė shpejt, pastaj tė gjithė u bėnė tė menēur si mė parė. Nė shekullin e 20-tė krejt bota kėndonte kėngėn e mjerė, para sė gjithash intelektualė tė angazhuar, aktivistė nga baza dhe nga udhėheqja, tė mallkuar tė kėsaj toke dhe tė zhgėnjyer tė qiellit sakrifikuan gjithė mendjen e tyre njerėzore, guximin, moralin dhe, para sė gjithash, shumė, shumė miliona jetėra njerėzish pėr "diellin, i cili lind nė lindje", derisa tė kujdesshmit mė tė kujdesshėm dhe pronarėt pėrfunduan nė tė njėjtin kurth. "Daja Xho" i entuziazmuar nė Jaltė pėrpiu pa turp dhe skrupull gjysmėn e Evropės sė stalinizuar.

Plehu nė ahurin e Putinit

Sapo ra Muri i Berlinit dhe u shkatėrrua perandoria sovjetike, tėrbimi perėndimor filloi sėrish. Trashėgimtari i Kremlinit u lejua tė bėnte ē'tė donte, po ashtu edhe familja e tij dhe klanet mafioze, tė cilat u pasuruan nga ekonomia ruse dhe pėr hesap tė tyre plaēkitėn njė demokraci qė po lindte, e cila ishte e dobėt pėr kryengritje. Me sy tė mbyllur tė fuqishmit e kėsaj bote i mbuluan me komplimente dhe kredi ekipet qė ndėrroheshin nė Kremlin. "Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar qenė shprehur qartė kundėr ēdo kredie pėr shtete tė korruptuara, por ky ishte vetėm shkėlqimi i jashtėm, nė realitet matej me kut tė dyfishtė.

Derisa shtete pa rėndėsi strategjike si Kenia, pėr shkak tė korrupsionit, u pėrjashtuan nga tė gjitha kreditė, Rusia, ku korrupsioni ishte shtrirė krahasimisht mė gjerė, mori vazhdimisht dėrgesa parash. Kur Fondit Monetar Ndėrkombėtar iu prezantua realiteti para syve - miliardat e dollarėve, tė cilat ia kishte dhėnė Rusisė vetėm disa ditė mė vonė u shfaqėn nė banka qipriote dhe zvicerane -, ai tha se kėta nuk janė dollarėt e tij. Mes nesh ka pasur disa, tė cilėt thoshin se Fondi Monetar Ndėrkombėtar ua kishte lehtėsuar punėn, duke ua transferuar paratė drejtpėrdrejtė nė kontot qipriote dhe zvicerane". (Kėshtu shkruan nobelisti i ekonomisė Joseph Stiglitz nė librin e tij "Deiluzionimi i madh").

Putini, njeriu i ri i fuqishėm, assesi nuk e ka pastruar plehun nė ahurin tė Augjiasit tė Jelcinit, por gjatė viteve tė pushtetit tė tij gjithnjė e mė pak tė kufizuar ka bėrė vetėm rindarjen e privilegjeve mes kalorėsve tė mėdhenj plaēkitės. Guzinski, Berezovski, Kodorkovski - kokat e oligarkėve rrokullisen, por ndarja e plaēkės vazhdon. Gjithnjė e mė shumė plaēkitės shfaqen nė kėtė darkė festive tė klanit, e cila zgjat pėrjetėsisht dhe nė tė cilėn kėnaqen edhe autoritetet e korruptuara dhe policėt, nė njė moēal lesh e li, prandaj edhe aq tė tmerrshėm kapitalist-stalinist. Tė dopinguar nga ēmimi shumė i lartė i naftės, sundimtarėt e rinj rusė jetojnė me fitimet e majme nga biznesi me naftė, derisa shumica pėrjetėsisht ēalon nėpėr moēalin postkomunist dhe vetėm ka tė drejtė tė mbyllė sytė dhe tė madhėrojė sundimtarėt. Ndėrsa Perėndimi ėndėrrimtar, qė tani kremton Rusinė si njė Arabi Saudite tė re, e cila na qenkėsh mė e zellshme se e vjetra dhe e cila nga Kaukazi deri nė Siberi mund tė sigurojė dhe t'i mbajė stabile burimet energjetike tė planetit.

Le tė vdesin fėmijėt!

Eldoradoja e re euro-aziatike zgjon ėndrra tė mprehta. Ka disa vite qė Komisioni Evropian nė Bruksel e mbushė gojėn me fjalė dhe bėn reklamė pėr tė investuar nė fushat siberiane tė naftės e gazit dhe nė gypat e transportit. Firmat private ngurrojnė ende dhe pėrpiqen tė peshojnė rreziqet dhe dyshimet. Evropa zyrtare kėmbėngulė nė linjėn e saj. Ēfarė roli luajnė kėtu tė drejtat e njeriut, liria e mendimit, vendimet arbitrare, rrėmujat e paparashikueshme pėr pushtet nė paradhomat e Kremlinit? Gjithēka pėr modernizimin e pjesės sė shmangur evropiane! Pėrpara me partneritetin energjetik, strategjik dhe bėrthamor! Duma tashmė ka vendosur pėr kėtė, industria bėrthamore gjermane ėshtė bėrė gati, edhe tė gjelbrit e kanė miratuar: mbeturinat bėrthamore nuk shkaktojnė mė demonstrata spektakolare, transportet nuk sulmohen mė, nuk ka mė skena histerike nė kufirin gjermano-francez, mbeturinat e pėrbuzura nukleare derdhen nė Ural, nėn mbikėqyrjen e ashpėr tė njė shteti policor dhe me shpresė efikas! Shėndeti ynė e kėrkon kėtė, le tė ngordhin fėmijėt rusė!

Vetėm mos shprehni ndjenja. Njė shtresė neokapitalizėm kripos kėtė ėndėrrim: pjesa e pazhvilluar do tė na furnizojė me thesare tė ēmueshme toke, do tė konsumojė prodhime evropiane dhe do t'i bashkohet euro-zonės. Nė rrafshin industrial, Gjermania do tė nisė sėrish "mėsymjen nga lindja"; Franca, me mendje, kuptohet, do tė zhvillojė beteja napoleoneske pėr nė Rusi dhe Evropa perėndimore do ta pėrpijė pa luftė Botėn e Tretė nė lindjen e saj. Pėr shkaqe tė rivalitetit komercial do tė bėhet garė pėr nėnshtrim. Shiracu i ėmbėl si mjaltė e ka shoqėruar Putinin deri te aeroplani i tij, Berlusconi ia ka hapur vilat e tij, Bush e pret nė fermėn e tij, Blair e ka pritur te Mbretėresha dhe Schrėder nė pushimoren e tij. Udhėheqėsi pasurohet dhe beson se gjithēka ėshtė e lejueshme. Perėndimi ėndėrrimtar e ka kurorėzuar atė si car.

Njė popullsi e budallallepsur

Pse duhet tė shqetėsohemi? Nėn sundimin e despotit mė tė ri tė iluminizuar, rusėve sėrish u premtohet njė modernizim i shpejtė. Shteti juridik dhe liria personale do tė pasojnė dikur mė vonė, si gjithnjė. Majtas mbretėron besimi i papėrmirėsueshėm pėr pėrparim, djathtas besimi nė ekonominė liberale. Tė gjithė shpallin se zhvillimi njeh vetėm njė rrugė dhe tė gjitha shoqėritė herėt apo vonė do tė bashkohen me grupin udhėheqės tė demokracive tė mirėqenies. Ky optimizėm aq i madh tė kujton fuqishėm shekullin e 19-tė tė Belle Epoque, atė kohė tė lumtur, kur besohej se zhvillimi i hekurudhės dhe bursės nga njėra anė, dhe pėrparimi i solidaritetit dhe arsimimi nga ana tjetėr, automatikisht do tė sjellin pėr tė gjithė njė epokė tė paqes dhe tė lumturisė. Bilanci: dy luftėra botėrore, dy shtete totalitare, disa fashizma, njė gjenocid, Auschwitz, Kolyma...

As plogėshtia pas pėrvojės as kryengritja e fakteve nuk mund ta zgjojnė Evropėn somnambule, e cila sėrish bėhet gati tė niset drejt njė Kitere nė Ural. Tė zgjohemi mė nė fund. Ushtarėt, tė cilėt nė Ēeēeni plaēkitin civilėt, dhunojnė dhe vrasin, pas kthimit, jo aq shpejt bėhen qytetarė normalė. Njė popullsi e budallallepsur dhe e zhgėnjyer pėrmes 70 vjet komunizmi dhe dėshtimeve pasuese, ēalon nėpėr dėshpėrim paralizues. Njė elitė e pa orientuar, e cila ėshtė shkolluar nė totalitarizėm, kėrcėnon tė rrėshqasė nė nihilizėm pa kufi dhe tabu. Nga sundimi sovjetik ekzistojnė dy rrugė dalėse: ai i Havelit dhe ai i Millosheviqit. Rruga e njė demokratizimi tė mundimshėm dhe me barriera, pra e ngadalshme.

Dhe e shkurtra, luftarake dhe frikėndjellėse, nė mos edhe rrugė terroriste e njė restaurimi autoritar. Kur policia sekrete, ushtria dhe pjesėtarėt e nomenklaturės e ndajnė Kremlinin mes vete, atėherė njė ēfarėdo Millosheviq mund tė rrėmbejė gjithēka. Ēdoherė, kur Perėndimi pa kokė ka llogaritur nė mrekullinė ruse, ai ka zėnė nė thua dhe ka rėnė nė gropė tė zezė. Nėse pėrherė gjithēka vetėm fantazohet, atėherė rrėshqet nė delir dhe gjumi i arsyes pjell pėrbindėsha. Europa, me metodat e saj pėrkatėse, duke i lėnė dorė tė lirė padronėve pėrkatės tė Kremlit, vendoset pėrskaj humnerės, tė cilėn ndihmon qė tė thellohet. Ende asgjė nuk ėshtė e pakthyeshme, por liderėt tanė politikė trasojnė njė rrugė tė gabuar.

"Psikologjia e nėnshtrimit"

T'ia kundėrvėmė kėsaj njė ėndėrr tjetėr. Unė ėndėrroj njė Rusi tjetėr. Jo atė tė Pjetrit tė Madh deri te Putini, me njė turmė carėsh dhe sekretarėsh tė pėrgjithshėm komunistė mes tyre. Kasta sunduese po ia rrėmben Perėndimit instrumentet e vetme tė pushtetit dhe ia refuzon tė gjithėve shtetin juridik, si dhe rregullat humaniste tė lojės, tė cilat mirė dhe keq mundėsojnė kontrollin e pushtetit. Njė "diktaturė e ligjit", e cila nuk mbahet nėn kontroll nga mendimi publik dhe komunikimi i lirė masiv, krijon njė shoqėri nihiliste, e cila sundohet nga korrupsioni, mafia private dhe publike, nga fryma e "spetnaz"-it (forcave speciale ruse), depresionit dhe e nėnshtrimit vullnetar tė shumicės, qė Solzhenjicin e ka quajtur "psikologji e nėnshtrimit" dhe Ana Politovskaja e quante "turpi rus".

Unė ėndėrroj njė Rusi, e cila modernizimin e saj e pasuron me ndjenjė qytetare dhe tė drejta qytetare, sė pari me tė drejtat europiane tė njeriut, pastaj me tė drejtat universale. Unė ėndėrroj njė Rusi, e cila ėshtė e mundshme dhe nė fillim tė shekullit tė 20-tė pėr pak u krijua. Letėrsia, muzika, vallėzimi, teatri, piktura, matematika, linguistika, filozofia, iluminizmi nga Shėn Petėrburgu, Odesa dhe Moska ndriēuan mbarė kontinentin. Pa Luftėn e Parė Botėrore dhe revolucionin shkatėrrues bolshevik Evropa e shekullit 20-tė do tė kishte mundur tė shkėlqejė dhe tė rrezatojė edhe mė shndritshėm nga kultura ruse. Ajo Rusi e iluminizmit, e artit dhe e tė drejtave tė njeriut, me trashėgiminė e Pushkinit, Lermontovit, Ēehovit, Tolstoit dhe Dostojevskit, rrezaton ende nėn lėkurėn e autokracisė sė rikrijuar. Ne nė Perėndim duhet tė kemi dhe ta kultivojmė kėtė shpresė tė pajetėsuar. Ėndėrr kundėr ėndrrės. Gjendemi nė udhėkryq.

*Andre Glucksmann, i lindur nė vitin 1937 nė Francė, nė njė familje hebrenjsh gjermanė, ėshtė pėrfaqėsues i "Filozofėve tė rinj" tė Francės, tė cilėt janė shquar si kritikė parimorė tė totalitarizmit. Nėntitulli i esesė, ėshtė "Madhėrimi i liderėve nė Lindje ėshtė nė traditėn e Perėndimit".

Pėrktheu nga gjermanishtja pėr "Shekullin", Enver Robelli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara