HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Skėnderbeu vs Murati II. Motivi? Gjakmarrje

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Oliver Jens Schmitt, historiani i njohur zviceran, autor i "Arbėrisė Venedike" qė u botua para pak muajsh edhe nė shqip, ėshtė thuajse nė mbyllje tė njė monografie tė re pėr mesjetėn arbėre: njė libėr qė i kushtohet tėrėsisht Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.

Pėrveē trajtimit origjinal tė njė figure tė madhe nė njė mjedis tė caktuar politik-kulturor, kjo vepėr shquan nga pasurimi i bibliografisė sė deritanishme skėnderbejane me njė numėr dokumentesh tė reja, tė cilat profesori 34-vjeēar i Vjenės i ka nxjerrė nga disa arkiva qytetesh europiane, sidomos nga Biblioteka Kombėtare e Francės. Njėri prej tyre, njė letėr e vitit 1454 e shkruar prej diplomatėsh milanezė, vėrteton se motivi kryesor i braktisjes sė kampit turk prej Skėnderbeut ishte gjakmarrja: pas vrasjes sė t'et, Ivanit (apo Juanit) prej Muratit II, Gjergj Kastrioti vė njerėz qė vrasin tė vėllanė e Mehmetit II.

Po botojmė sot, pas intervistės me Oliver Schmitt, njė relacion diplomatėsh milanezė prej Rome, lidhur me qėndrimin e Skėnderbeut pranė oborrit papnor dhe bisedėn e tyre me prijėsin arbėr nė dhjetor tė vitit 1466.

Zoti Schmitt, nė ē'fazė ėshtė libri juaj i ri pėr Skėnderbeun?

Libri ėshtė thuajse gati: Mungon ende kapitulli pėrmbyllės dhe redaktimi i disa kapitujve tė veēantė. Vij tani pas disa udhėtimeve, sidomos nė kėshtjella e lokalitete tė Shqipėrisė sė mesme, qė i kemi bėrė sė bashku me dy historianė shqiptarė, Kasem Biēokun dhe Dritan Egron. Janė vende me rėndėsi pėr epokėn e Skėnderbeut, arena tė kryengritjes dhe lėvizjeve tė tij. Natyrisht qė kėto pėrshtypje nė terren bėjnė qė tė plotėsohen ose pėrmirėsohen vende tė caktuara nė libėr.

Mund tė na e pėrshkruani kėtė libėr me pak fjali? Ēfarė trajton?

Nuk ėshtė kjo njė biografi klasike nė traditėn e historiografisė sė deritanishme pėr Skėnderbeun, e cila ka ecur nė mėnyrė tė rreptė kronologjike. Nė thelb libri pėrbėhet prej dy blloqeve kronologjike dhe njė pjese qendrore qė ėshtė e ndarė sipas temash, si pėr shembull Skėnderbeu si udhėheqės karizmatik, pra jo si njė person qė vepron pėrmes institucionesh, por si njė udhėheqės qė ushtron rrezatim tė fuqishėm mbi pasuesit e tij; mė tej tema si Hapėsira ku ndodh kryengritja, ku shtjellohen faktorė si klima, mjedisi, ekonomitė tradicionale, rėndėsia e financave, ēėshtja e monetarizimit tė shoqėrisė nė ultėsirė dhe nė male. Pra sidomos nė trajtimin strukturor, ky libėr ndryshon nga tė tjerėt.

Cilat janė risitė e kėtij libri, ēfarė ėshtė kėtu ndryshe nga monografitė e shumta mbi Skėnderbeun?

Mendoj se zbulimi mė i rėndėsishėm, nė pikėpamje burimore, ėshtė motivi i vėrtetė i veprimit tė Skėnderbeut, qė ishte gjakmarrja. Kemi nė duar tani njė dokument tė ri nga arkivat e Milanos, i cili tregon se sulltan Murati II ka pasė vrarė tė atin e Skėnderbeut, Ivanin, dhe se Skėnderbeu ishte pjesė e njė pėrbetimi qė ēoi nė vrasjen e vėllait tė madh tė Mehmetit II, Alaedin Ali Ēelebiut, e pra ky motiv, gjakmarrja si shtysė personale e Skėnderbeut, ėshtė njė e re. Njė interpretim i dytė i rėndėsishėm ka tė bėjė me kryengritjen e Skėnderbeut, e cila nė fazėn e saj tė parė nuk duhet vlerėsuar si kombėtare, por si kryengritje e popullatės ortodokse nė Ballkanin perėndimor, vėrtet me njė shumicė arbėrish, por gjithashtu me pjesėmarrje tė sllavėve jugorė e tė vllehėve, tė cilėt ngritėn krye si tė krishterė ortodoksė kundėr Perandorisė osmane, nė njė kohė kur kjo perandori po kalonte, nė vitin 1443, njė periudhė dobėsimi politik. I ri ėshtė edhe shpjegimi i konvertimit tė Skėnderbeut nė fenė islame. Jam i mendimit se Skėnderbeu nuk kaloi nė islamin sunit, por ėshtė islamizuar nė mjedisin bektashi.

Kėtu tė ēon sidomos pėrshkrimi i Marin Barletit; mendoj se kjo ėshtė njė pikė e rėndėsishme. Mė tej ėshtė interpretimi i Skėnderbeut si figurė politike, qė ai nuk ka krijuar ndonjė shtet nė kuptimin modern, me njė territor tė qėndrueshėm, me njė qeverim tė qėndrueshėm, me popullatė tė qėndrueshme, ēka pėrbėn pėrkufizimin e zakonshėm pėr njė shtet, porse qė ishte shumė mė tepėr njė udhėheqės karizmatik, i cili luftoi duke pėrdorur me shkathtėsi pėrparėsitė e terrenit dhe tė klimės. Po tė vėshtrosh nga afėr terrenin, kupton qė nė verė osmanėt zakonisht kontrollonin ultėsirėn, ndėrsa vendasit blegtorė qėndronin nė male me kopetė e tyre.

Ėshtė karakteristike qė vendasit fitoret e tyre mė tė mėdha i kanė arritur nė vjeshtė, atėherė kur osmanėve u duhej tė tėrhiqeshin pasi thuajse nuk kishin mė ushqime: ata jetonin prej prodhimeve tė vendit dhe, kur shterrnin rezervat e drithit, u duhej tė tėrhiqeshin e pikėrisht nė kėtė kohė vendasit zbrisnin nga malet dhe sulmonin. Kėshtu, ndėrsa nė verė territori i tyre ishte shumė i tkurrur, pasi u duhej tė jetonin nė male, nė vjeshtė e nė dimėr hapėsira e tyre shtrihej shumė, madje mund tė zhvillonin fushata e mėsymje deri nė krahinėn e Polokut, ose deri nė portat e Shkupit apo nė portat e Ohrit. Nuk mund tė flasėsh pra pėr njė territor tė qėndrueshėm, por pėr njė hapėsirė tė kushtėzuar nga stinėt e vitit, herė tkurrje e herė zgjerim.

Cilėt janė shembujt tuaj, apo, pyetur ndryshe: cilėn monografi duhet tė kesh lexuar para se tė vish nė librin tuaj tė ri?

Libri qė mė ka ndikuar mė shumė nuk ka tė bėjė fare me historinė e Shqipėrisė: ėshtė fjala pėr njė histori tė Uellsit, po nė fillim tė shekullit 15, shkruar nga Rice Davis pėr Owain Glyndwr. Glyndwr ėshtė heroi kombėtar i uellsianėve. Nė fillim tė shekullit 15 ai shpėrtheu njė kryengritje kundėr anglezėve. Strukturat e shoqėrisė sė Uellsit mund tė krahasohen fare mirė me ato tė shoqėrisė arbėre. Ishte njė shoqėri shumė e fragmentarizuar politikisht, pėrballė njė kundėrshtari, Anglisė, tė organizuar shumė mirė, sikundėr Perandoria osmane pėrballė Arbėrisė, njė kundėrshtar me ushtri shumė tė zhvilluar, me epėrsi teknologjike-ushtarake, me burime shumė mė tė mėdha financiare, me administratė tė organizuar mirė, e mė anėn tjetėr, siē pėrmenda, njė lėvizje mjaft e copėtuar, por qė shfrytėzon nė mėnyrė tė shkėlqyer pėrparėsitė natyrore, sidomos klimėn: nė Uells kishim klimėn me shira tė shumta qė e rėndonte sė tepėrmi ushtrinė.

Mė tej, edhe nė Uells sikurse nė Arbėri kleri katolik luante njė rol mjaft tė rėndėsishėm; mė tej, njė ide e fortė politike, sikurse ishte pėr Skėnderbeun themelimi i njė mbretėrie katolike, nė Uells shkohej edhe mė larg, kleri kėtu kėrkonte tė krijonte njė universitet kombėtar; e nė tė dyja shoqėritė rėndėsia e madhe qė kishte tradita gojore, kėngėt. Nė Uells ishin bardėt me kėngėt e tyre tradicionale kelte, pėr Arbėrinė dimė qė qysh nė kohėn e Skėnderbeut kėngėt heroike kishin njė karakter mobilizues. Ky libėr pra pati pėr mua rėndėsi tė madhe nė hartimin e monografisė pėr Skėnderbeun.

Po botojmė nė kėtė numėr tė gazetės njė nga dokumentet qė keni gjetur ju nė Paris. Si keni rėnė nė kėto dokumente? Po kėtu pyetja: si shpjegohet qė nuk dėgjojmė pėr gjetje arkivore prej historianėve shqiptarė, ka tė bėjė kjo me mungesa materiale apo me diēka tjetėr?

Gjetjet janė thjesht rastėsi. Desha tė kontrolloj nė Bibliotekėn Kombėtare tė Francės, nė sektorin e dorėshkrimeve, njė tekst edhe njė herė, kur papritur zbulova qė, me tė njėjtin shkrim, ndodheshin kėtu njė radhė dokumentesh tė rėndėsishme, si ky qė po botoni. E pra gjetje tė rastėsishme, prej skrupulozitetit.

Pyetja juaj e dytė ėshtė mjaft mė e vėshtirė pėr t'iu pėrgjigjur. Ka tė bėjė mėnjanė me faktin qė shumė historianė nuk punojnė nė arkiva, mė anė tjetėr sigurisht ka edhe arsye materiale. Ndoshta janė mė tej edhe arsye strategjike, mėnyra se si organizohet historiografia, dmth. cilat janė temat qė shtrohen. Kėtu duhet ngritur pyetja se sa tė arsyeshme janė mėnyrat si shpenzohen fondet. Graviteti kėtu bie mbi konferencat, ku prezantohen rezultate...

... tė cilat dihen qysh mė parė...

po, e saktė, ku specialisti e di qė nė fillim se ēfarė do tė thuhet. Ndėrsa nė hulumtimin e burimeve, nė botimet dokumentare, investohet shumė pak. Pra janė shkaqe shkencore-strategjike.

Kur do tė botohet libri?

Shpresoj nė pranverėn e ardhshme. Versioni shqip varet nga pėrkthyesi me tė cilin po bisedoj.

Biseda dhe pėrkthimi i tekstit nga italishtja mesjetare: Ardian Klosi

Bibliothčque nationale de France. Manuscrits italiens 1591 f. 394r-v. Lorenzo de Pesaro dhe Augustino de Rubeis drejtuar Bianca Marias dhe Galeazzo Maria Sforzas.

Hyrje solemne e Skėnderbeut nė Romė. Pėrmbledhje e hollėsishme e njė bisede tė diplomatėve milanezė me Skėnderbeun. Ky ankohet sidomos pėr politikėn e Venedikut. Druan se Venediku kėrkon ta mėnjanojė politikisht. Intrigat venedikase kundėr Skėnderbeut.

(...) Dje mbėrriti Skėnderbeu, tė cilin Shenjtėria e tij e priti me nderime tė mėdha, duke i nxjerrė pėrpara tė gjithė kardinalėt me shpurat e tyre, njerėzit e shtėpisė sė vet dhe njė numėr tė madh prelatėsh dhe oborrtarėsh tė tjerė, e po kėshtu e nderuan dhe e shoqėruan gjithė ambasadorėt etj. Madhėria e tij, zoti mbret Ferando, e ka dėrguar me shumė rekomandime tek Ati ynė i shenjtė, duke nisur bashkė me tė Graciabetesin tonė, i cili e shoqėron vazhdimisht dhe nuk e braktis asnjėherė; po kėshtu Madhėria e tij u ka shkruar pėrfaqėsuesve tė vet kėtu se duhet t'ia bėjnė tė gjitha nderet, e kėta e vizitojnė shpesh dhe e shoqėrojnė e po kėshtu dhe ne dhe ambasadorėt fiorentinė bėjmė tė njėjtėn gjė pėr respekt tė Madhėrisė sė lartpėrmendur. Nė emėr tė Shkėlqesive tuaja e pritėm ngrohtė dhe i bėmė mjaft oferta, tė cilat i pranoi me njėmijė falėnderime. E kupton dhe e flet mirė italishten, njėsoj si ne. Ka rreth pesėdhjetė kuaj me vete e po kaq arbėr, njerėz tė vrazhdė me sjellje tė vrazhda. Kėrkon t'i nisė shumė shpejt.

Papa e mban me shpenzimet e veta kėtu e mendojmė se do t'i japė edhe disa pak tė holla, sadoqė ai kėrkon mbėshtetje qė tė mund tė mbrohet prej turqve e tė rifitojė ato qė ka humbur nė Arbėri, duke thėnė se po tė ketė gjithsej katėr ose pesė mijė vetė prej kėtej aty nga mesi i shkurtit, do t'i mjaftonin pėr t'u bėrė ballė turqve nė atė vend e pėr tė rifituar shpejt gjithė gjėrat e humbura. Por nuk do tė humbasė mė shumė kohė se pėrtej mesit tė shkurtit, pasi thotė se turqit e kanė si rregull qė tė zbresin nė fushėbetejė gjatė marsit e po iu drejtuan Arbėrisė, pa ngurruar shumė do t'i bijen edhe Dalmacisė dhe Skiavonisė.

Kėshtu Kruja do tė rrėnohet pėrsėri, sepse ndodhet nė gjendje shumė tė ngushtuar e pse ky, Skėnderbeu, nuk mban tjetėr vend nė Arbėri. Thotė mė tej, se turqit kanė ngritur dy fortesa mbi dy lumenj qė janė aty, ku nė njėrin krah janė venedikasit e nė tjetrin pėrsėri turqit, tė cilėt do mund tė nxirrnin nė det pa gjetur kundėrshtim disa qindra galera. Nė qytetin qė kanė fortifikuar turqit aty, ka mjaftueshėm lėndė druri, hekuri e ēdo gjė qė nevojitet pėr tė bėrė galera etj. Por mund tė ndodhė edhe qė, duke patur goditje nga ana e Hungarisė e duke qenė tė zėnė atje, tė mos kenė mundėsi tė hidhen kėndej. Megjithatė dyshon shumė se mund tė ndodhė siē u pėrshkrua mė sipėr.

Sidomos kundėr venedikasve ankohet shumė Skėnderbeu, qė thotė pėr ta gjithė tė kėqijat, ngaqė nuk i kanė mbajtur premtimet e dhėna. I patėn thėnė se do t'i jepnin pesėqind kuaj e pesėqind kėmbėsorė, me tė cilėt do kishte mundur tė qėndronte e tė mos ishte katandisur kėshtu sikurse tani. Tregon se i kanė dhėnė vetėm pak e nga pak, njėherė 30 kėmbėsorė, njėherė 40, njėherė 50 e po kėshtu kuaj, aq sa nuk ka pasur ndonjėherė gjithė-gjithė 200 kuaj. Dhe ai e ka kuptuar fare mirė, se Sinjoria e Venedikut kėtė gjė e bėnte vetėm e vetėm pėr ta dobėsuar e mėrzitur e pėr ta ēuar pak e nga pak nė atė skaj, sa tė detyrohej t'ua linte nė duar Krujėn, tė cilėn e dėshirojnė shumė e po kėshtu tė gjitha gjėrat qė mund tė kishte etj. Ē'ėshtė e vėrteta ua kishte kuptuar mirė lojėn e mė mirė pranonte tė digjte gjithēka, e njė mijė herė mė mirė ua jepte turqve sesa atyre.

Marrim vesh anasjelltas se edhe venedikasit thonė gjithė tė kėqijat pėr Skėnderbeun, pėr shembull qė ėshtė edhe mė turk sesa turqit. Disa nga venedikasit qė janė nė oborrin e kėtushėm thonė se ka ardhur si zbulues dhe spiun i turqve etj. Ende nuk e ka pritur Ati i Shenjtė. Kur tė ndodhė kjo gjė, do tė njoftojmė Shkėlqesitė Tuaja, tė cilėve po u ēojmė amėshueshėm pėrshėndetjet tona.
Romė, mė 13 dhjetor 1466

Shėrbėtorėt e pėrunjur Laurentius de Pisauro et Augustinus de Rubeis.

Njė interpretim i dytė i rėndėsishėm ka tė bėjė me kryengritjen e Skėnderbeut, e cila nė fazėn e saj tė parė nuk duhet vlerėsuar si kombėtare, por si kryengritje e popullatės ortodokse nė Ballkanin perėndimor, vėrtet me njė shumicė arbėrish, por gjithashtu me pjesėmarrje tė sllavėve jugorė e tė vllehėve, tė cilėt ngritėn krye si tė krishterė ortodoksė kundėr Perandorisė osmane.

Shekulli, 16/07/2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara