HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


At Zef Pllumit, spitali Gemelli, Romė

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Padre, ndigjova qė ke fillue me ardh ndėr mend e me thanė tė drejten jam merzité pak. Ti pate premtue para do vjetsh se ke vendosé me ndejtė i marrė e mos me dekė, pėr me tregue. Tash po ndij nga migtė e pérbashkét prej Rome se je shtri atje n'Gemelli dhe nuk po ndin ma zanin e marrisė, por veē ate tė dekės. A thue mbaruen tregimet? E plotsove krejt testamendin? Asht ba i arsyeshėm, ndigjoj doktorat rreth teje, tash veē serum e oksigjen, asgja tjetėr qė mund t'i bajė dam. As sytė nuk i lodh ma me ato zhgarravinat e tij, qė i ftillonte me nji lupe ma tė madhe se vetė letra.

At Zef Pllumi

Me thanė ma saktė, te kanė shtri nė spital, padre, se t'ishte pėr ty s'e kishe lane kurrė gjalle nė botė Shqipniné. Po doni me m'kthye nė frigorifer, pse s'mė leni me dhanė shpirt ktu? - ishte ankesa jote e fundit nė aeroport para se me t'nisé.
Unė tash as nė telefon s'fas dot me ty as privatisht s'tė shkruej dot, por po tė nis nji letėr me gazeté, sepse e di qė sa tė pérmendesh, ke me kerkue tė rejat e fundit prej Tirane, e ndoshta po ta lexojnė pak dhe "Shekullin".

Sė pari te rejat kéndej. Po ēka me tė thanė unė padėr Zefi? ktu ashtė siē e ke lanė e siē ka me genė pėr shumė e shumė vjet. Veē se janė shtue génjeshtarét e mashtruesit, - asnji ndryshim. Ti nuk do me ndigjue rrenat e fundit, apo? Se ku di unė, do viné kancelare n'tetor, se ministri i energjise ka shpikė do tec-a me rrota, qe ecin e ecin pastaj ngulen ne Vlorė, se po zbulojne arin e vjedhun, se kanė gjete fajtorat e '97-s, shka me te thanė ma? Grabitsa e mashtruesa kudo. Nande ore rrymė kam ne ditė, kur i kam, e administrata po do me mė mbushė mendjen se paskam dymbedhete. Nxehte shumė, padre, zheg i hidhun, thatésine e tokes e thatesine e shpirtit, piké mendimi i menēun e piké shiu nuk e lag ket atdheun tone.

Diku pate shkrue se na shgiptarét e kemi marrė atdheun inat. "E moren inat sepse atdheu asht nji andėrr, asht nji shprese e cila duhet te realizoje te gjitha andrrat e njeriut. Ndėrsa nėn diktaturen komuniste atdheu ishte tirani, atdheu ishte ai qe zhdukte ēdo andėrr, anmiku ma i madh pėr njeriun. Kesisoj shqiptari fitoi urrejtje pėr atdheun e vet". Ky inat jo vetem qe po mban shumė, por po shton perdite veprat e veta mbi kete ēikėz te rruzullit. Kur shef se ē'bajne shqiptarét me pyjet, bregdetin, lumenjté, gjelbrimin rreth qyteteve tyne, them se nuk asht thjesht inat, por térbim e ēmendi. S'po t'i them konkretisht se kam frikė mos t'vjen prapė arsyeja sapo qė m'u ktheve pak marroq. Por po kam shumė frikė se ka me u plotsue ajo profecia jote: "se si ka me shpėtue Shqipnia e populli shgiptar mendoj se asht nji punė shumė e vėshtirė. Aq vjet sa janė dashte me shkatėrrue ndėrgjegjen njerėzore, familjen, burrnin shqiptare, nuk kanė me mjaftue pėr me muejt me i vu nė vend... Duhet nji rini e ardhshme, jo rinia qė vjen, te arrijė me ndregė damet e medha, shkaktue popullit shqiptar ne kėto vite."

Ti ma the nji si rruge shpetimi, a fillimin e saj, kur folem heren e mbrame nė telefon, ne korrik. "Po s'ashtu kta te dy Atė "ashtu" nuk po e shtjelloj ma tej, se ta marrin pėr keq, se kanė me u habit qė sugjeron mėnyra jo fort demokratike e humane nji simbol i humanizmit si ti. Po ty ajo tė duel nga thelbi i shpirtit, e unė te dhashe plot te drejte, sepse a ka ndonji rrugė demokratike me shpėtue nga kta tė dy e nga ąta dymijė qė u rrinė pas e i mbajnė fort?

Mė fal se u futa nė politikė e tė mėrzita pak, padre. Ti s'ke tė bajsh me ta e ata s'kane tė bajnė me ty. Ma e keqja asht, pėr mue, kur tė sillen rrotull, te prekin e te perqafojné, e duen me marrė pak nga hiri dhe pastertia jote, Njerėz tė perlyem keq me diktaturėn dhe diktatorin. Viné tė trokasin nė derė, tė puthin dorėn, tė ngjiten nėpėr librat qe ti shkruen e ikin tė gézuem si me pasė marrė nji indulgjencé prej teje. E ti ua jep me bujari, se ata te gjore nuk e dinė se je i buté si pllumbi i Krishtit, se nuk ke anmiq e se te vjen keq pėr tė gjithé, edhe pėr persekutorėt e tu tė njiherit. Kur erdha me te takue ne dimén te Kuvendi Franēeskan, mė thanė se ishe largue pėr ne Berat. Pse? - i pyeta. Ka shkue nė dasmen e djalit te ish-drejtorit te burgut, mė njoftuen.

I pérfytyroj padre, kur ti t'kesh ardhė krejt ndėr mend, e me arsye t'plote te kesh shkue tek ai ma i Arsyeshmi, qė dhashté ky i Arsyeshumi me t'i zgjatė ditet e vjetėt e marrisė aq sa do ti e sa duem na, si kanė me u mbledhe rreth lévozhgės sė pllumbit (pėr tė cilėn shumė thonė se asht skifter), pėr me derdhė lott e hutinit. Ah, ma mirė mos jem fare atė ditė, padre, nė ma tė parandsishmen ditė tanden.

Ti qe ke ba kaq punė te mira ne jeten tande, nji punė nuk e bane te miré: nuk na i le pesé nxanes, tre, dy, nji qe tė punojshin, te dinin e te shkruenin si ty. Tek ajo radha e franēeskanve te médhaj, ku ke shkrue pér Fishten, Gjeēovķn, Dodajn, Marlaskajn, Prendushin, Sirdanin, Harapin, Rroten, Gjokén, Palajn, Kurtin, Demén, Shllakun do kisha mundė me tė shtue ty. Pa as ma te voglėn droje, se ata i bane nder shkollés e ti u ban nder atyne. Po pastaj? Pastaj vjen nji zbrazti e madhe qe nuk di kur ka me u mbushė nėse do t'mbushet ndonjiheré. Nuk po besojné dot si ti, nuk po e duen Shkodrén e vendin si ti, nuk po e shkruen kush n'ato qela e n'ato shkolla gegnishten si ty. Si iku Martin Camaj ne poezi (s'pati kohė as me u ba i marrė, i shkreti) e si po don me na lanė ti ne prozė, unź s'di ku do gjindet ajo penė e ajo forcé me vazhdue traditén qindavjeēare.

E di qė s'ishte faji yt e s'mund te t'mjaftonin vjetėt e pleqnisé pėr me e ba ket punė, padre. Puna nė te vertete, ajo puna e mbrapshté ishte e Partise. Sepse kosa e saj i ra krejt nji kopshtije, nji shejze me aq yje tė rralla, aq keq sa e shqymbi thuejse fare. Ti mbete pėr kujtesé e pėr me kapė shekullin e 21 n'emen tyne, nji shekull qė ma keq pėr kėt kulturen tone nuk kish si me fillue.

Ja ku po e mbyll kėt letėr tė dyte pėr ty ne gazeten tonė, mė fal qe s'pati fort drite, por ti ke falė shumė ma teper se kaq. Me fal qe perdora edhe gjuhėn tande ndoshta dikund me gabime, por edhe ktu mos u shqeteso sé kemi teorisiena qe m'kastigoin shpejt.
Hajt pra, falė me shndet doktorave e thueju se ka shumė kétu ne Shgipni si ata, qe te duen persri marroq.
Miku yt

Shekulli, 30/08/2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara