HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė udhėtim njė javor nė shtetin Arkansas tė SHBA-sė

Biblioteka e Bill Klintonit, njė "ambasadore" e Luftės sė Kosovės nė Amerikė

-- nga Adnan Mehmeti, SH.B.A.

Adnan Mehmeti Bill Klinton presidenti mė i suksesshėm i Shteteve tė Bashkuara dhe i adhuruar nė gjithė botėn qė ngriti imazhin e mirė pėr vendin e tij. Gjatė dy mandatave, si president, ekonomia amerikane lulėzoi, mirėqenia u rrit, papunėsia u zvogėlua. Presidenti i buzėqeshur qė solli paqe nė shumė vende tė botės. Presidenti qė prishi mitin serbo-rus. Presidenti qė pėrshpejtoi lirinė e popullit tė Kosovės…
Pėr tė mėsuar mė shumė pėr tė kaluarėn dhe veprėn e tij mora rrugėn pėr tė vizituar bibliotekėn e tij muze nė shtetin Arkansa.

Udhėtim nė shtetin Arkansas

Shteti Arkansa i ėshtė bashkangjitur Unionit nė vitin 1836. Eshtė shtet i vogėl me popullėsi 2.67 milion. Kufizohet me shtetin Teksas, Luiziana, Misisipi, Tenesi, Mizuri dhe Oklahoma. E zė vendin e parė nė SHBA pėr oriz, sojė dhe pambuk. Eshtė i pasur edhe me gas natyral. Eshtė i dėgjuar pėr minierėn e diamantit dhe kristalet nėntokėsore. Vetėm pėr lexuesit kureshtarė, u pėrkujtoj se nė kėtė shtet gjendet edhe njė kuriozitet. Diamond Discovery Center quhet miniera ku vizitori mėson ēdo gjė qė lidhet me diamantin dhe metodėn se si duhet kėrkuar diamanti. Pėr herė tė pare ėshtė zbuluar nė vitin 1906… Me fjalė tė tjera, ėshtė vendi i parė nė botė qė miniera me diamant ėshtė e hapur pėr publik. Gjė e rrallė apo jo?

Bill Clinton Si ēdo shtet amerikan, edhe Arkansa ka histori unike. Emigrantėt e parė evropianė datojnė nga viti 1686, shumica janė gjermanė dhe zviceranė, qė u vendosėn fillimisht pėrgjatė lumit Misisipi. Edhe vendbanimet quhen me emra tė qyteteve gjermanė: Bismark, Stuttgart, Altus, etj. Kryeqyteti i tij ėshtė Little Rock. Ky qytet i vogėl po me tė gjitha atributet e njė kryeqyteti modern. Dy pikat mė tė frekuentuara janė: Capitoll Hill, e kompletuar nė vitin 1911 dhe Biblioteka e Bill Klinton qė ėshtė edhe motivi i kėtij udhėtimi.

Udhėtimi u bė me makinė nga shteti Teksas, qė ėshtė nė kufi. Kėta dy shtete fqinj, e ndajnė njė qytet pėr gjysmė. Edhe emrin e ka marrė nga parashtesat e dy shteteve Teksakanas (Texas & Arkansas). Siē dihet, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrbėhen nga 50 shtete. Pėrjashto, shtetin Alasaka dhe Havaji, 48 shtetet tjera janė tė kufizuar me tokė me njėri-tjetrin. Pikė doganore nuk kanė, por kanė vijėn kufitare, ku nė ēdo hyrje tė shtetit ėshtė tabela ku informon se toka e cilit shtet ėshtė. E tillė ishte edhe tabela “Mirėsevjen nė shtetin e Arkansas” ku valon pėrbri flamuri i shtetit nė fjalė. Pastaj vjen Shtėpia informative turistike. Aty, ēdo i ardhur nėnshkruhet nė librin e vizitorėve Aty na dhanė hartėn e Arkansa dhe shumė broshura qė lidheshin me pikat mė turistike tė vendit. Nė fakt, unė me fėmijėt dhe gruan e kishim mendjen tek Biblioteka e Klinton, qė ishte edhe arsyeja e udhėtimit, por vendosėm ta ndėrronim itinerarin e vizitės. Sė pari vendosėm tė vizitonim shtėpinė e tij tė lindjes, sepse edhe rruga kalonte mes pėrms qytetit tij tė lindjes.

Tre shtėpitė-muze tė presidentit Klinton

Qyteti ku ka lindur Bill Klinton quhet Hope.Njė qytet i vogėl, me mė pak se 10 mijė banorė. Pak milje nga autostrada qė lidhė Arkansa me Teksas, ishte stacioni hekurudhor, nga e kishim pikėn e referimit pėr tė gjetur shtėpinė e ish-presidentit Klinton. Nė stacionin e trenit njė tabelė e vogėl me tė vetmin shkrim HOPE. Pėr ēudi nuk kishte njerėz. Atėherė, vazhduam rrugėn me makinė duke ndjekur emrat e rrugėve. Shtėpia e tij nuk mbante larg nga stacioni i trenit. Nuk qe shumė e vėshtirė pėr ta gjetur. Njė shtėpi dykatėshe, me ngjyrė tė bardhė, nė oborrin e sė cilės valonte flamuri amerikan. Ishte pėrbri rrugės e kthyer nė shtėpi-muze.

Qyteti nuk ka ndonjė ekonomi tė zhvilluar. I rritur nė njė lagje tė varfėr, ku shokėt, i kishte mė shumė zezakė dhe hispanikė sesa tė bardhė, por kjo nuk e pengoi qė shpirti i tij frymėzues tė marrė pėrmasa tė njė burrėshteti tė famshėm.

* * *

Shtėpia e tij e dytė, qė jetoi qė nga shkolla fillore e deri sa e kreu gjimnazin, ėshtė nė qytetin e bukur piktoresk, Hot Springs. Edhe kjo shtėpi ėshtė shndėrruar nė shtėpi-muze. Qyteti i lartpėrmendur ėshtė njė ndėr qytetet mė tė bukur jo vetėm nė shtetin Arkansa por ndofta edhe nė krejt Amerikėn.

Qyteti turistik Hot Springs ėshtė i themeluar nga emigrantėt zviceranė. Eshtė njė“oazė” e arkitekturės evropiane nė zemėr tė shtetit Arkansa. Kjo arkitekturė vizitorit i bie nė sy sapo i afrohet qytetit. Cdo gjė ėshtė ndėrtuar nė stilin evropian dhe me shije. Njė qytet shumė i pastėr dhe i gjelbruar. Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Nga Zoti ka njė “dhuratė”. Qyteti ėshtė qender klimaterike. Nga kodrat buron ujė i nxehtė, ujė termal, qė vazhdon deri nė qytet. Karakteristikė ėshtė se nga tė gjitha anėt sheh sesi avullon uji i nxehtė: si buron nga kodrat, si buron mu nė qendėr tė qytetit. Njerėzit qėndrojnė nė radhė pėr tė mbushur bidonat me ujin e shėndetshėm pėr tė pirė.
Prandaj, edhe emrin e ka aq tė bukur – Hot Springs – gjithmonė pranvera tė nxehta. Duke shfrytėzuar kėtė fat tė natyrės, ky qytet ėshtė karakteristik si qendėr masazhi.Me qindra shtėpi dykatėshe afrojnė masazhim qė nė anglisht ka termin spa.

Qyteti ėshtė i frekuentuar nga turistėt katėr stinėt e vitit. Nė rrėzė tė malit, nė qendėr tė qytetit ėshtė ndėrtuar hoteli madhėshtor, aty ku i kalonte netėt Al Kapono. Duke kaluar natėn nė kėtė hotel tė shtrenjtė, seē mu kujtua poeti Dritėro Agolli me poezinė “Nė krevatin perandor”.

Nė qendėr tė qytetit ėshtė fotografia e Bill Klinton ku shkruan Hot Springs – qyteti i Bill Klinton. Nė kėtė qytet Klinton kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin.

Vizita tjetėr ishte nė qytetin Fayette ku bleu shtėpinė e parė me paratė e veta pasi u martua me Hillary dhe punonte si pedagog nė Universitetin e Arkansa. Sigurisht, nga dy shtėpitė e para, kjo shtėpi ėshtė mė e mirė. Pra, edhe kjo shtėpi ėshtė shndėrruar nė shtėpi-muze.

Vetėm pasi u largua nga Shtėpia e Bardhė, Bill Klinton bleu shtėpi nė zonėn e Nju Jorkut, ku jeton me gruan e tij.

Biblioteka dhe Muzeumi i Bill Klinton

Tė gjitha rrugėt e kryeqyetit Little Rock tė ēonin nė njė drejtim: drejt bibliotekės sė presidentit Klinton. Njė ndėrtesė e madhe e veshur me xhama tė shkėlqyeshėm vezullonte nga rrezet e diellit. Aty valonte flamuri amerikan dhe ai i shtetit Arkansa. Pėrshtypje tė madhe tė bėnte qė parkingu atė ditė tė zakonshme tė javės ishte i mbushur pėrplot. Edhe radha e autobusave, qė vinin tė organizuar nė grupe nga shtete tė ndryshėm, ishte i gjatė. Vetėm pėr tė blerė biletėn, na u desh tė prisnim nė radhė mė shumė se njė ēerek ore. Nuk ishte thjesht njė parking i rėndomtė. Ishte i gjelbruar nė te gjitha anėt, me plot stole, ku njerėzit uleshin pėr tė pushuar apo per tė bėrė fotografi, kujtim nga ky eveniment vizite. Pastaj, shkallė- shkallė lėshoheshe deri buzė lumit Arkansa ku duke shėtitur tė joshte ajo bukuri natyrore qė ishte gėrshetuar nė njė pikė nga dora e njeriut tė arkitektit - aty ngrihej njė ndėr objektet mė moderne tė shekullit Biblioteka e presidentit Klinton.

Cdo vizitor, kam bindjen, kur vjen pėr herė tė parė, pyet: Pse ky objekt nė formė tė objektit tė gjysmėkryer? Pse me njė anė tė duket se nuk ėshtė pėrfunduar. Dhe pėrgjigjja mėsohet vetėm kur hyn brenda dhe kur dėgjon shpjegimet e ciceroneve – njerėzve vullnetarė qė e kryejnė punėn me devotshmėri pėr hir tė presidentit. Ajo ndėrtesė simbolizon urėn e ndėrtuar pėr shekullin e ri, pėr shekullin 21, qė Bill Klinton arriti tė ndėrtoj, tė ndėrlidhė, tė bashkojė dy shekujt, me veprėn e tij tė madhe.

Ciceronėt ishin shumė tė sjellshėm. Kur u treguam se ishim shqiptarė ata treguan mirėsjellje pėr ne.

Kati i parė ėshtė pajisur me dokumente dhe fotografi nga politika e brendshme dhe e jashtme gjatė administrimit tė presidentit Klinton nė Shtėpinė e Bardhė. Kėtu zė vend tė rėndėsishėm Lufta e Kosovės. Nė pavijonin e veēantė, aty ku ishte flamuri shqiptar paraqiten fotografi tė formatit tė madh tė refugjatėve shqiptarė nė Kosovė; karvanet e tyre nė ikje nga shtėpitė; malėsorėt me plisa tė bardhė me pamje tė trishtuar; fėmijė tė zhveshur; gra shqiptare duke vajtuar; paramiletarė barbarė serbė; 78 ditė rresht tė bombardimeve tė NATOS mbi Serbinė; mbledhjet nė Shtėpinė e Bardhė nga qeveria amerikane;
fjalimet e Klinton pėr popullin e Kosovės. Falė teknologjisė mė moderne, vizitori ka mundėsi, qė nė mėnyrė individuale, duke shtypur butonin, tė dėgjojė fjalimet mė kryesore pėr vendimet e Klintonit per Luftėn nė Kosovė.

Duke i parė me kureshtje ēdo imtėsi qė lidhej me fatin e popullit tim, seē mu kujtua titulli i njėrit nga romanet e Sterjo Spases “Ata nuk ishin vetėm”. Vėrtet, Kosova nuk ishte vetėm. SHBA dhe pikėrisht, administrata e Bill Klinton njė grusht njerėzish qė vendosėn dhe qė ndihmuan pėr tė ndryshuar historinė e popullit shqiptar tė Kosovės. Duke i dėgjuar me vėmendje tė gjitha ato fjalime e kupton se historia merr kahje tjetėr, aty nga u “pėrgatitė” liria pėr popullin e shumėvuajtur shqiptar tė Kosovės.

Kati i parė vazhdon me tabllot nga Lufta nė Bosnė dhe nė Ballkan, pėr tė vazhduar nė Lindjen e Mesme, nė Afrikė, etj. Vlen tė pėrmendet se ēdo gjė qė ėshtė botuar pėr Klinton, apo qoftė edhe ndonjė letėr qė ka marrė nga njerėz tė ndryshėm: nga shkrimtarė, nga artistė, nga sportistė…mundesh tė gjesh nėpėr stendat e bibliotekės.

Nė katin e dytė vizitorėt tė shoqėruar nga ciceronet kanė fatin tė shohin zyren e tij. OVAL OFFICE ėshtė zyra e parė nga ndonjė president amerikanė qė vizitohet nga vizitorėt e shtresave tė ndryshėm. Eshtė zyra e “njejtė” qė ka shėrbyer Klinton pėr dy mandate nė Shtėpinė e Bardhė. Vizitorėt kanė mundėsi tė bėjne fotografi dhe tė “inagurohen president tė pėrkohshėm tė SHBA”.

Kati i dytė, vazhdon me galleria tė ndryshme. Udhėtimet e presidentit Klinton, pasionet e tij, sidomos nė muzikė dhe sport; dhuratat e shumta dhe atraktive qė ka marrė nga miq nga mbarė bota, etj.etj. Vetėm vizitorėt e pranishėm e mėsojnė tė vėrtetėn nga ciceronėt se Biblioteka e Klintonit ka edhe katin e tretė ku gjendet zyra e tij e punės nė ditėt e sotme. Ai vjen ēdo muaj pėr tė kaluar fundjavėn nė shtetin e tij tė lindjes, dhe njėkohėsisht, pėr t’u takuar me simpatizantėt e tij tė shumtė qė e presin nė bibliotekė. Ai paraqitet para publikut duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė kureshtarėve dhe duke u falur autografe. Autori i kėtyre rreshtave e huqi takimin me presidentin Klinton vetėm pėr njė javė.

Kati i tretė ėshtė privat dhe ruhet nga sigurimi shtetėror. Ka dalje private gjithashtu. Dhe ėshtė njė gjė e mrekullueshme sepse nga kati i tretė - siē shpjegojnė ciceronėt - shihet si nė pėllėmbė kryeqyteti i bukur Little Rock. Nė dalje tė bibliotekės ėshtė i hapur duqani ku mundesh tė blesh suvenire me motiv tė presidentit Klinton. Aty ėshtė edhe njė kėnd “kontakti” me presidentin Klinton. Ke tė drejt tė kėrkosh adresat elektronike dhe fizike tė presidentit. Mundesh tė falesh ēfarėdo dhurate pėr tė.

Parku dhe Qendra Presidenciale William Klinton ku pėrfshihet Biblioteka presidenciale dhe Zyrat e Fondacionit Klinton si dhe qendra Servisi i Shkollės Publike Klinton, ėshtė themeluar prej Bill Klinton, presidenti i 42 i Shteteve tė Bashkuara. Ky kompleks ėshtė ndėrtuar nė kryeqytetin e shtetit Arkansa nė Little Rock, e dizajnuar me moton “ta ndėrtojmė urėn pėr shekullin 21”. Arkivi dhe Biblioteka e Klintonit, pėr nga volumi ėshtė e dyta nė vend, qė vjen pas Bibliotekės sė Roland Regan. Biblioteka posedon 2 milion fotografi, 80 milion faqe dokumentesh, 21 milion mesazhe dhe pėrafėrsisht 80.000 produkte (sende, dhurata).

Qendra presidenciale ėshtė inaguruar me 18 nėntor 2004 dhe ka kushtuar 165 milion dollarė, duke pėrfshirė 150.000 kėmbė katrore (14.000 m/katrore) dhe 28 acre (113.000 m/katror) parku.

Presidenti Franklin D. Roosvelt ėshtė i pari president amerikan qė grumbulloi ndihma dhe ndėrtoi bibliotekėn e parė presidenciale. Nga viti 1955, ėshtė futur nė legjislatur me kushtetutė amerikane, ku secili president amerikan, ka tė drejtė, pas mbarimit tė mandatit, tė zgjedh vendin dhe tė sistemojė aktivitetin personal dhe atė presidencial. Kjo konsiderohet si njė trashėgimi e pasur historike-politko-shoqėrore pėr shoqėrinė amerikane.

Shėnime biografike

William Jefferson “Bill” Clinton (i lindur me 19 gusht 1946, me emrin William Jefferson Blythe III, nė qytezėn Hope, nė shtetin Arkansas. Babai i kishte vdekur tre muaj para lindjes sė tij nė njė aksident makine. Si gjimnazist e adoptoi mbiemrin nga njerku i tij, Roger Clinton (Roxher Klinton), me tė cilin nėna e tij, Virginia Dell Cassidy (1923-1994) u martua nė vitin 1950. Billi i ri mė vonė kishte kontradita me njerkun e tij alkoolist.

Nė qytetin Hot Spring, ku u shpėrngul nėna e tij, Bill e vazhdoi shkollėn fillore. Si gjimnazist u dallua pėr nota tė mira. Ishte gjithmonė nė krye tė klases dhe tregonte passion dhe suksese nė muzikė. Ai ishte i aktivizuar nė korin muzikor tė shkolles duke i rėnė me sukses saksofonit.

Viti 1963 ėshtė njė vit qė la mbresa tė mėdhaja, ndofta vendimtare, pėr tė ardhmen e tij pėr t’u bėrė personalitet politik. E para, ishte vizita e tij nė Shtėpinė e Bardhė pėr t’u takuar me Presidentin John F. Kennedy, i ngarkuar si i deleguari i shkolles. E dyta, duke dėgjuar fjalimin historik “I have a dream” (Unė kam njė ėndėrr) nga Martin Luther King.

Klinton si gjimnazist u dallua si student shembullor duke marrė pjesė nė shumė aktivitete shkollore dhe kulturore. Kjo e ndihmoi qė tė fitonte bursėn pėr tė studiuar, ku u diplomua nė vitin 1968 nga Universiteti Georgetown nė Washington D.C.nė shkencat politike. I sapodiplomuari fitoi edhe njė bursė nga qeveria nė Universitetin e famshėm nė Oksford. Perveē angazhimit qė tregonte nė sporte tė ndryshme, ai u aktivizua edhe nė skenėn politike. Ishte ndėr organizatorėt e protestave kundėr Luftės nė Vietnam.

Pas Oksfordit Klinton studioi edhe nė Fakultetin Juridik nė Universitetin Yale ku fitoi titullin Doktor shkence nė vitin 1973. Nė jetėn e tij, qyteti i New Haven ku gjendet universiteti i njohur Yale, do tė shėnoj njė nga ngjarjet me te rendesishme ne jetėn e tij... Kėtu takoi studenteshėn e juridikut, Hillary Rodhom, e cila ishte njė vit para tij nė tė njėjtėn degė. Ata u martuan nė vitin 1975. Pesė vite mė vonė u lindi vajza e tyre e vetme, Chelsa.

Hillary Diane Rodham ėshtė lindur me 26 tetor 1947 nė Park Ridge, Chicago, Illinois. Pasi u diplomua nė Wellesley College nė vitin 1969, vazhdoi studimet nė fakultetin juridik nė Universitetin e Yales. Pas martesės, nė vitin 1975, u shperngul nė Arkansa ku punoi si profesoreshė nė fakultetin juridik nė Universitetin e Arkansa. Nga ky vit, Hillary iu gjend perkrahė Billit duke e ndjekur nė ēdo hap tė karrieres sė tij tė bujshme politike.

Edhe Bill Klinton, pas diplomimit nga Yale u kthye nė Universitetin e Arkansa. Njė vit me vonė, pikerisht nė vitin 1974, ai konkurroi pėr House of Representativ (Dhoma e Pėrfaqėsuesve pėr Shtėpinė e Bardhė). Por humbi me njė pėrqindje shumė tė vogėl 48% me 52%. Nė vitin 1976, Klinton u zgjodh Prokuror i pergjithshem pėr shtetin Arkansa.

Nė vitin 1978, Bill Klinton u zgjodh Governator i shtetit Arkansa. Nė historinė amerikane eshte governatori mė i ri amerikan. Ishte vetėm 32 vjeē. Dy vjet mė vonė, ai i humbi zgjedhjet nga kundėrshtari i tij republikan, por nė vitin 1982 i fitoi zgjedhjet pėr tė qėndruar nė postin e Governatorit pėr 10 vjetė tjera tė tėra. Gjatė kėtyre viteve ekonomia e shtetit Arkansa filloi tė lulėzoj, qė njihet si shteti mė i varfur ne Shtetet e Bashkuara pas shtetit Misisipi.Figura e tij u pėlqye. Amerikanėt e shihnin si njė president tė ardhshem amerikan.

Bill Klinton ėshtė presidenti i 42-tė i Shteteve tė Bashkuara, 1993-2001. Pas Theodore Roosvelt dhe John F. Kennedy Klinton ėshtė presidenti mė i ri nė historikun e presidentėve amerikanė.

Nė garėn pėr president tė SHBA nė vitin 1992 ai sfidon presidentin republikan George Bush dhe kandidatin e pavarur, milionierin Ross Perot. Kur presidenti Klinton e fitoi edhe mandatin e dyte si president ne vitin 1996, ai eshte demokrati i pare qė e fitoi edhe mandatin e dytė, qė nga koha e presidentit Franklin Roosvelt.

Memoriet dhe fjalimet e presidentit

Presidenti Klinton pasi u largua nga Shtėpia e Bardhė shkroi librin me tė kaluarėn e tij tė bujshme, memorjet e tė cilit u shitėn pėr 8 milion dollarė. Pėr fat tė mirė, libri u pėrkthye edhe nė shqip dhe lexohet me kureshtje. Edhe njėrezit e mėdhenj nganjėherė pushtohen nga pasionet. I tillė ishte presidenti Klinton. Nga njė skandal seksual qė pati nė Shtėpinė e Bardhė, e humbi kredibilitetin e presidentit “ideal” pėr shumė amerikanė. Ishte disfata mė e madhe nė jetėn e tij. Por, ai nuk u gjunjėzua. Nė ditėt e sotme ai mban fjalime anembanė botės. Disa nga fjalimet e tij paguhen me deri 150 mijė dollarė secili. Ai flet jo vetėm nė Amerikė por edhe nė kontinente tė tjera. Njė fjalim i vetėm nė Itali, i dha atij 350 mijė dollarė ndėrsa me 9 fjalime nė Japoni ai grumbulloi mėse 1 milion e 600 mijė dollarė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara