HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pavarsia e Kosovės, nė Islamabad?!

Ardian Ndreca -- nga Dr. Ardian Ndreca, 22-05-2007

Javėn qė kaloi u shkrue edhe nji kapitull tjetėr i turpshėm i politikės sonė tė jashtme. Nji delegacion i pėrbamė prej Edit'h Harxhi, Adhurim Banaj, Elsa Kosova, Saimir Repishti dhe Zafar Ansar pėrfaqsoi vendin tonė prej datės 15 deri me 17 maj nė Islamabad nė sesionin e XXXIV tė Konferencės Islamike tė Ministrave tė Jashtėm tė vendeve antare.

Ishte qysh prej vitit 1912 qė vendi ynė nuk pėrfaqsohej nė botė me funksionarė tė ministrisė sė jashtme me pasaportė tė huaj. Kush do ta besonte se zoti Berisha do tė na falte rishtas kėtė gėzim tė pashoq. Ndėr ēėshtjet e randėsishme qė u diskutuen nė atė tubim figuron edhe: gjendja nė Irak, Somali, Qipro, agresioni i Armenisė ndaj Azerbajxhanit, dėnimi i sanksioneve tė SHBA-sė ndaj Republikės Arabe tė Sirisė, dėnimi i regjimit Sionist pėr mbajtjen e armėve atomike, solidariteti ndėrmjet vetė antarėve tė Konferencės, koordinimi dhe konsultimi ndėrmjet shteteve antare tė Konferencės islamike pėr mbajtjen e nji qėndrimi tė vetėm nė arenėn ndėrkombtare, forcimi i bashkimit islamik, ēėshtje legale tė gjykatės ndėrkombtare islamike, ēėshtje ekonomike dhe shkencore, rrugė dhe mjete pėr rritjen e strategjisė kulturore tė botės islamike, ēėshtje tė kalendarit Hixhri, promovimi i Vakufeve, ēėshtje tė edukimit dhe tė riedukimit islamik etj.

Asnji pikė e rendit tė ditės nuk i kushtohej ēėshtjes kosovare edhe pse pėrfaqsuesi i Kosovės ishte pritė zyrtarisht prej sekretarit tė Konferencės islamike Ihsanoglu qysh me datėn 7 maj 2007. Po tė ishte e vėrtetė se kjo Konferencė do tė mbėshteste Kosovėn, ajo kishte kohė tė mjaftueshme prej datės 7 deri me 15 maj me shtue nji pikė nė rendin e ditės, por qysh kėtu nis mashtrimi i zgjebove aventurierė qė pėrfaqsojnė gjoja interesat e vendit tonė...

Disa heresh grupe apo edhe intelektualė tė veēantė i kanė tėrheqė vemendjen kėsaj qeverie dhe parlamentit shqiptar qė tė deklarojė si antikushtetuese pjesmarrjen e vendit tonė nė atė konferencė, por ndjeshmėnia dhe pėrgjegjėsia e shumicės sė parlamentarėve shqiptarė shumėzohet me zero sapo tė cėnohen interesat e tyne dhe pushteti i pėrkohshėm qė gėzojnė. Disa sish i kanė ra mohit hapun vlerave qytetare dhe demokratike; por ata harrojnė se nesėr kur koha efimere e pushtetit tė tyne do tė perėndojė pėrgjithmonė, kanė me mbetė me nji njollė tė pashlyeshme turpi, qė nuk e lajnė as paret e marruna nėn dorė, as udhtimet zyrtare, as iluzioni se kanė komandue dy a tre gurė tė pa-gojė shahu nė fushėn e zezė tė veprimtarisė sė tyne.

Me rastin e tubimit tė majit nė Islamabad u deklarue nga qeveria se atje u shkue "pėr tė mbrojtė interesat e Kosovės", bile me shtymjen e Tiranės me datėn 7 maj sekretari i pėrgjithshėm i Konferencės islamike kishte pritė tė dėrguemin e Kosovės Lutfi Haziri. Problemi asht se prej tubimit tė Islamabadit nuk doli asnji rezolutė zyrtare ku mbėshtetet pamvarsia e Kosovės, ndėrsa nji prej komunikatave pėr shtyp, prej 11 rreshtash, s'asht veēse nji deklaratė e pangjyrė ku "vlerėsohet", "shpresohet" e "dėshirohet" nji bashkėpunim mā i gjanė me Kosovėn.

Kaq! Tė tjerat janė andrra qė i kanė pa me sy hapė mitomanėt e Tiranės dhe tė Prishtinės, tė cilėt janė aq tė papėrgjegjshėm saqė pėr me justifikue pjesmarrjen dhe pagesat e kuotave tė antarsisė nė atė Konferencė nuk ngurrojnė me hedhė dritė tė keqe mbi ēėshtjen e Kosovės edhe pėrpara opinionit ndėrkombtar. Dihet qė Konferenca islamike interesohet, mbron dhe jep asistencė tė gjithanshme ndaj vendeve islamike. Kush asht ai budalla qė mendon se po tė paraqitet sot Kosova si vend beniamin i Konferencės islamike - atėherė shteteve si Rusia, Kina apo Britania e Madhe do t'u zbutej zemra dhe do tė mbėshtesnin pamvarsinė e saj! Nė gjithė kėtė lojė tė pandershme ndihej si leit-motiv parulla se gjoja Konferenca islamike do ta mbėshtesė pamvarsinė e Kosovės nė OKB. Ēėshtja e pamvarsisė nuk diskutohet nė asamblenė e OKB-sė, pse ajo mvaret prej Kėshillit tė Sigurisė dhe aty Konferenca islamike jo vetėm qė nuk ka za si e tillė, por tue qenė se kjo Konferencė nuk resht sė dėnuemi politikėn e SHBA-sė, tė Rusisė, Kinės, Britanisė sė Madhe, Izraelit - merret vesht sesa kredi kanė n'at forum opinionet e saja dhe rezolutat qė ajo aprovon.

Asht e vėrtetė se nė Kėshillin e Sigurisė bajnė pjesė edhe dy vende islamike siē janė Indonezia dhe Katari, por mos tė harrojmė se ato janė antarė tė pėrkohshėm pa tė drejtė vetoje, ashtu siē janė Belgjika, Gana, Italia, Peruja, Kongoja, Panamaja, Sllovakia dhe Afrika e Jugut. Po ēka mund t'u themi atyne qė kanė mā afėr nė hapsinėn interiore Katarin se Belgjikėn, apo Indonezinė se Sllovakinė! Kah ana tjetėr nuk duhet harrue se kush janė pesė antarėt e pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurisė: SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe, secila prej tyne me tė drejtė vetoje.Atėherė pse e gjithė kjo komedi e pėshtirė, kjo lojė me fatet e nji populli qė ka derdhė gjak pėr pamvarsinė? Mos po kėrkohet nė kėtė mėnyrė me ba qė vendi ynė sė bashku me Kosovėn tė rrėshqasin sė bashku nė orbitėn e vendeve islamike? Faktet janė kokėfortė e pėrpara tyne bahen shumė qesharake fjalimet bombastike tė mbushuna me Nanė Tereza apo me Perėndim.

Reagimi ndaj kėsaj politike tė mbrapshtė shėrben jo pėr me "mbrojtė krishtenimin", por thjesht vlerat laike tė shoqnisė shqiptare, ato vlera qė Kushtetuta republikane i garanton - dhe qė sot shkelen hapun. Qė s'bahet fjalė me "mbrojtė krishtenimin" e tregon fakti se mbrenda nė parlament, ato qė kanė za dhe mundėsi me folė dhe qė nuk pritojnė me ngrehė shamata pėr musteqet e Ēelos, heshtin dhe shohin interesat e veta tė gjithmonshme.

Kah ana tjetėr, fatkeqsisht intelektualėt shqiptarė (jo ajo pjesė qė vuen prej sėmundjes sė duartrokitjeve) - nuk e ēojnė zanin, tue u ba bashkėfajtorė pėrpara kombit pėr avancimin e idesė se pamvarsia e Kosovės mvaret dhe mbėshtetet prej vendeve islamike, ide kjo e rreme nė formė dhe nė pėrmbajtje. Mos kujtoni tė dashur intelektualė se pėrban nji ngushėllim fakti se pėrpara nji rreziku tė madh asht mā mirė me u mshehė, me shpresėn se ujku do t'ju hajė nė fund fare!

Marrė nga www.gazetashkodra.net, me 22.05.2007, nga P. Tedeschini

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara