HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur do tė regjistrohet popullsia nė Shqipėri?

Ardian Ndreca -- nga Dr. Ardian Ndreca, 22-05-2007

Presidenti Bush nė intervistėn e dhanun nji gazetari shqiptar, para pak ditėsh, thonte se shqiptarėt i kujtojnė “myslimanė qė jetojnė nė paqė” – e deri kėtu nuk mund tė mos jemi dakort me zotin president. Ku ka ma mirė se tė jetosh, aq mā shumė nė paqė – e kur bahet fjalė pėr myslimanė – nji amerikan teokon si Bushi, qė zakonisht mendon pėr hezbollahet, pasdaranėt, talebanėt, fanatikėt, kamikazėt... pėr ata qė tue mos pasė kurrgja ēka me humbė mbjellin terror kryesisht ndėr myslimanė e kajherė edhe ndėr tė tjerė – jeta nė paqė asht shumė domethanėse.

E keqja asht se Bushi na ka ba tė gjithėve myslimanė ose ka tregue se prej naltėsive tė Airforce One sheh me vemendje veē myslimanėt, pale a po jetojnė nė paqė apo nė luftė.

Nuk mund ta kritikojmė, pse siē thotė populli: shkon gjuha ku dhemb dhambi, e nga ana tjetėr presidenti i SHBA-sė nuk mund ta njohin patjetėr historinė e gjithė popujve tė botės. Mandej Bushi nuk ka ndonji familjaritet tė madh me shkencat historike, prej tė cilave edhe ai mund tė mėsonte gjana shumė interesante.

Atij ashtu i kanė thanė e ai ashtu ka folė. Nga ana tjetėr edhe gazetari shqiptar dukej mā se i pėrshtatshėm me intervistue Bushin, mbasi pėr tė dy historia e vendit tonė ishte mjaft e panjohun. Ajo qė nė tė gjithė shtypin shqiptar tė len pa mend asht fakti se vijon tė thohet se ne shqiptarėt jemi 70% myslimanė, 20% ortodoks dhe 10% katolikė. Po ateistat ku janė? Po ata qė s’e kanė vra mendjen kurrė nėse ekziston nji Zot, po ata qė edhe tue qenė «myslimanė» apo tė «krishtenė» shkruejnė fjalėn «zot» me shkronja tė vogla.

Pėr nji monoteist qė njeh dallimin mes emnave tė pėrgjithshėm e tė pėrveēėm asht nji gabim i randė me shkrue «zot» kur bahet fjalė pėr Krijuesin, i cili asht i Pėrveēmi par excellence.

Disa dekada komunizėm ateist e mbas tij shekullarizimi i vazhdueshėm i shoqnisė shqiptarė e kanė ndryshue ekuilibrin e feve nė Shqipni. Nemos tjetėr shohim sekte fetare tė reja, besime tė reja, shohim indiferencė ndaj fesė – e tė gjithė kėta shqiptarė ku pėrfaqsohen kur jepen pėrqindjet: 70-20-10?

Ende vijojmė me u paraqitė para botės me tė dhana tė paraluftės, e lufta ka do kohė qė ka mbarue. Kemi pėrditėsue tė dhanat qė i pėrkasin moshės mesatare, rrugėve tė shtrueme, sipėrfaqes sė pyjeve, ujnave tė mbrendshme, pashallarėve qė sundojnė – por kur bahet fjalė pėr besimin s’kemi pasė guxim me shikue vetveten e me thanė se ēfare feje kemi, sa e gjejmė vetveten te xhamia apo te kisha, me nji fjalė a besojmė tek ai Zot qė na paraqesin klerikėt tanė nė pėrgjithsi?

Nė kohėn e komunizmit, nė qytetin tem ndodhej i vetmi Muzeum i Ateizmit, ku ekspozoheshin kryesisht materiale qė kishin tė banin me Kishėn katolike. Nė stendat modeste kishte pjata porcelani dhe gota kristali, piruj dhe thika, libra dhe qarkore kundėr komunizmit, mandej kishte statuja, simulakre shenjtėnsh, armė tė ftohta dhe zjarri, shishe tė vogla me helm pėr me helmue brrakat dhe ujėsjellėsat e Shqipėrisė socialiste, kishte fugure, veladona e gjana tė tjera tė rrezikshme pėr revolucionin proletar, qė me sa duhej s’ua kishin gjetė tė tjerėve.

Gjithēka ishte qesharake, pse nė tė vėrtetė nė asnji muzeum nuk mund tė ekspozohen idetė, dhe ishin pikėrisht idetė ato qė rrezikonin regjimin komunist dhe jo pjatat e porcelanit apo shenjtnit prej allēie. Pra, gjatė viteve tė komunizmit gjanat nuk kanė mbetė ashtu siē ishin nė vitin 1939 apo nė vitin 1944. Sot pėr me pasė nji ide sadopak reale mjafton me pa sesa vetė, sidomos tė rinj, frekuentojnė objektet e kultit.

Njeriu thjesht pėr faktin qė quhet Refik, apo Jani apo Rrok – nuk i pėrket automatikisht nji feje. Duhet me e pyet Refikun, Janin, Rrokun se cilės fe i pėrket e mandej me pėrditėsue tė dhanat.

Nji tjetėr e metė e pėrqindjes 70-20-10 asht se tek ai 70% kemi thjesht myslimanė.

Por ne e dijmė dhe vetė politika e Shqipnisė e ka pasė gjithnji parasysh se myslimanėt nė vendin tonė janė sunit dhe bektashinj, dhe se kėto tė fundit – ashtu si sunitėt - pėrbajnė nji bashkėsi tė madhe, tė nderueme, patriotike qė meriton vizibilitet edhe nė pėrqindjet qė jepen.

Komunizmi u pėrpoq ta zgjidhte problemin e fesė me ligje popullore demokratike – tue vendosė me e nxjerrė Zotin pėrjashta prej Shqipnijet. Kjo gja nuk pati shumė sukses, pse Zoti u struk nė zemrat e njerzve, kajherė edhe tė atyne qė e mohonin me gojė, mbasi ishin tė detyruem pėr nji kafshatė bukė, e cila u shėrbeu me mbėrrijt gjallė deri nė agimin e lirisė. Po sot, qė nė vendin tonė kemi nji demokraci tė vėrtetė, pse nuk e regjistrojmė popullsinė e me ketė rast shohim se cilat janė pėrqindjet, pse ndoshta presidenti Bush mund tė ketė tė drejtė por gazetari shqiptar kurrsesi jo, pse o ka probleme me anglishten ose me historinė.

Para pak vitesh qytetarėt shqiptarė u pajisėn me pasaporta tė reja – tė cilat pėr nga standardet barabiten me ato tė Bregut tė Fildishtė apo tė Republikės sė Kiribatit.

Mā nė fund po flitet pėr letėrnjoftime dhe pėr pasaporta tė reja qė do tė plotėsonin mā sė miri standardet ndėrkombtare. Tue qenė se administrata shqiptare nuk gėzon nji famė tė veēantė pėr luftėn ndaj korrupsionit, pse tė mos pėrfitojmė me regjistrue popullsinė e me ketė rast standardet e dokumenteve shqiptare do tė ishin mā tė nalta e do tė njiheshin mā lehtė dhe mā gjansisht prej shteteve tė hueja! Do tė shmangeshin me ketė rast edhe shumė keqkuptime, siē asht ai i pėrqindjeve tė ngrime 70-20-10 dhe do tė spjegoheshin shumė fenomene tė reja shoqnore.

Do tė ishte nji e mirė e madhe me e njohtė vetveten ashtu siē jemi realisht, me anėn e shkencės sė numrave dhe tė jo tė numraxhinjve spekullatorė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara