HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Leximi i gabuar i zgjedhjeve vendore

-- nga Adri Nurellari, 05-03-2007

Adri Nurellari Mes shumė ngjashmėrive qė ekzistuan midis zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005 dhe atyre lokale tė vitit 2007, spikat edhe rezultati evaziv qė i lejonte tė dy krahėve, tė majtės dhe tė djathtės, qė tė pretendonin shumicėn e votave. Nė vitin 2005 sistemi maxhoritar favorizonte bindshėm Partinė Demokratike dhe tė djathtėn, paēka se partitė e majta sė bashku, kanė marrė shumė mė tepėr vota. Njė gjė e ngjashme po duket tani, ku e majta nėpėrmjet maxhoritarit ka siguruar administrimin vendor tė shumicės sė popullsisė shqiptare, pavarėsisht se shumė votuan pėr partitė e "qeverisjes ekzistuese" (nuk mund tė thuhet plotėsisht "pėr tė djathtėn", pasi Partia Agrare dhe PBDNJ-ja nuk mund tė quhen tė djathta). Po tė kishte qenė sistemi proporcional, padyshim qė fitorja do tė ishte nė dorė tė atyre qė kanė marrė shumicėn e votave, mirėpo ky ėshtė sistemi dhe kėto janė rregullat e lojės.

Nė Britani, Partia Laburiste ka marrė 35% tė votave, por ka siguruar 55% tė vendeve nė Parlament. Nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2000 nė SHBA, Al Gore mori shumicėn numerike mirėpo shpėrndarja e votave ishte e tillė, qė favorizoi Xhorxh Bush. Qoftė Partia Laburiste dhe qoftė Xhorxh Bush kanė qenė konsideruar plotėsisht legjitim si fitues. Po tė thuhej se mosmarrja shumicės sė votave dėmtonte legjitimitetin e tyre, do tė ishte njėsoj sikur tė gjykonim njė lojė me rregullat e njė loje tjetėr. Do tė ishte sikur tė gjykonim njė lojė hendbolli me rregullat e futbollit, duke quajtur faull njė gol tė bėrė me dorė, qė nė tė vėrtetė mund tė jetė faull nė futboll, por nė hendboll, goli me dorė ėshtė mėnyra e vetme e pranueshme pėr tė bėrė gol.

Kjo do tė thotė, qė pretendimi i fitores nga ana e tė djathtės pėr kėto zgjedhje nuk mund tė bėhet. Por gjithashtu, nuk mund tė pretendohet plotėsisht se kėto zgjedhje kanė pėr tė pasur plotėsisht tė njėjtin rezultat po tė ishin bėrė parlamentare, pasi nė kushtet e zgjedhjeve parlamentare sjellja elektorale ndryshon goxha; marrin pjesė mė shumė votues, ka mė pak kandidatė me mė pak netuork personal, sikurse ndodh me anėtarėt e kėshillave tė qeverisjes vendore, ka votim strategjik, ka axhenda ndryshe nga ato qendrore etj.

Megjithatė, rezultatet e zgjedhjeve japin disa prirje qė tė lėnė hapėsirė pėr tė parashikuar ose hamendėsuar se ēfarė do tė ndodhi nė zgjedhjet parlamentare, po qe se vazhdon qeverisja e deritanishme. Mes shumė tiparesh dhe mesazhesh tė nxjerra nga rezultati i zgjedhjeve, spikat njė tendencė tronditjeje tė bastioneve tradicionale tė partive tė ndryshme. Kjo ėshtė e vėrtetė nė mėnyrė tė veēantė pėr Partinė Demokratike, e cila duke qenė nė pushtet nė njė farė mėnyre ishte edhe nė peshoren e gjykimit. Duket qartė qė e djathta ka fituar nė zona jotradicionale rurale dhe jugore si Tepelena, Mallakastra. Nė kėto zona periferike, humbja e tė majtės fare mirė mund t'i atribuohej edhe pranisė sė kandidatėve tė majtė ta pavarur, pėrēarjes sė tė majtės, mungesės sė monitorimit qė do tė siguronte rigorozitetin e procesit zgjedhor, si dhe presionit qė shkakton pushteti qendror nėpėrmjet punėsimit dhe lėvrimit tė fondeve nė nivelet lokale. Por, le ta marrim tė mirėqenė se e djathta ka fituar seriozisht nė kėto zona, ku vota ėshtė konvertuar duke ikur nga e majta.

Pėrfitimi qė vjen nga konvertimi i kėsaj vote tė majtė i shoqėruar nga kostoja e humbjes sė votės sė tė djathtėve, kurrsesi nuk duhet tė konsiderohet si fitore e tė djathtės, por si rezultat i populizmit. Fakti qė nė zona tradicionale tė sė djathtės si Durrėsi, shumica e qytetarėve nuk marrin pjesė dhe fiton e majta tregon qartė qė fitoret e qyteteve kryesore nga e majta nuk vijnė nga ndonjė shkėlqim i modeleve tė majta tė qeverisjes vendore, por nga zhgėnjimi i tė djathtės. Pra qeverisja e deritanishme ka pasur nota tė theksuara populizmi, duke bėrė pėr vete vota nga njė elektorat amorf. Por, ndėrkohė, ka humbur vota nga elektorati i djathtė.

Pėrpjekjet populiste pėr tė bėrė njė politikė pragmatiste pa njė identitet tė qartė ideologjik, duke aplikuar njė retorikė tė ashpėr anti-korrupsion apo anti-status-quo, mund tė japin njė epėrsi elektorale tė momentit, por nė kushtet e Shqipėrisė nuk dėshmojnė tė jenė tė frytshme nė njė periudhė afatmesme. Sorollatja midis politikave tė djathta dhe tė majta, nga qeverisja e vogėl tek politika e kafshatės, prej pėrgjysmimit tė taksave tek sulmi ndaj biznesmenėve qė qėndrojnė nė vaska tė arta, nga Shqipėria njė euro tek nafta pa akcizė pėr fermerėt apo rritja e rrogės minimale, nuk ka sesi mos tė ketė lėnė gjurmė tek elektorati i djathtė, qė nuk ndihet i pėrfaqėsuar. Pėr mos tė folur pastaj me mospraninė e rezultateve konkrete tė luftės kundėr korrupsion dhe flirtimit me Nanon duke i deklaruar akuzat anti-korrupsion qė kishin mobilizuar pėr vite me radhė shumė tė djathtė apo votues tė lėkundur, si deklarata elektorale pa peshė.

Mbase pėr Partinė Demokratike dhe drejtuesit e saj ėshtė e pranueshme sakrifikimi i identitetit politik sipas rrethanave tė momentit, pėr hir tė qėllimit tė pushtetit. Dihet mirė se partitė politike nė Shqipėri kanė njė mangėsi ideologjike dhe funksionojnė si grupe klienteliste, qė motivohen nga shtėnia nė dorė e favoreve shtetėrore, kur partia vjen nė pushtet. Kjo mendėsi motivon shumė anėtarė dhe eksponentė partiak tė partive tona, prandaj taktikat pragmatiste, racionale tė ndėrmarra nga lidershipi i Partisė Demokratike gjatė vitit tė fundit, nuk i demobilizojnė anėtarėt e partisė. Nė tė tilla kushte, vėshtirė se dėshtimi i zgjedhjeve tė fundit, ka pėr tė sjellė ndonjė reformim ose rebelim tė Partisė Demokratike.

Por, shpesh vendim-marrėsit ngatėrrojnė anėtarėt militantė tė partisė me simpatizantėt e njė partie, dhe i trajtojnė tė dy njėsoj. Qoftė duke aplikuar njė retorikė agresive tė vrazhdė e luftarake dhe qoftė duke pėrkulur ose braktisur pa tė keq identitetin e djathtė politik. Shpesh ata e konsiderojnė politikėn si njė veprimtari plotėsisht racionale, ku votuesit janė thjesht materialistė qė mėsyjnė tė sigurojnė maksimizimin e pėrfitimit tė tyre material. Kjo gjė mjafton pėr tė mbajtur militantėt tė angazhuar duke i joshur me ndonjė vend pune, tender apo "shkelje syri" pėr shkelje ligjore, por jo simpatizantėt tė cilėt nuk kėrkojnė medoemos njė pėrfitim tė drejtpėrdrejtė. Rasti tipik ilustrues ėshtė ai i legalizimit, nga i cili pėrfituan drejtpėrdrejtė shumė tė sapoardhur tė zonave qytetare qė jo detyrimisht votuan pėr Partinė Demokratike nė zgjedhjet e fundit. Gjithė anėtarėt e mirėfilltė aktiv tė partive politike nuk bėjnė 100 mijė veta, ndėrkohė qė numri i votuesve e kalon milionin. Pra, ajo qė motivon ata pak militantė, nuk do tė thotė qė do tė motivojė simpatizantėt e shumtė.

Angazhimi politik, ka nė pėrbėrje tė saj njė pėrmasė tė madhe subjektive, irracionaliteti, qė do tė thotė se shumė votues votojnė njė parti pėr pasion, bindje, qėndrime, identitet, ideal apo besim dhe jo detyrimisht pėr njė pėrfitim material tė drejtpėrdrejtė ose thjesht pėr forcė zakoni. Njė pjesė e mirė e votuesve tė vitit 2005, kanė votuar Partinė Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berishėn, sepse konsideroheshin si pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė pasionit, identitetit apo edhe besimeve tė tyre dhe jo sepse donin thjesht qė PD-ja dhe Berisha tė vendoseshin nė pushtet.

Pėr rrjedhojė, leximi i rezultateve tė zgjedhjeve lokale duhej tė nxirrte nė pah, jo thjesht mosdorėzimin e premtimeve tė prekshme nga qeverisja apo pėrgjegjėsitė individuale tė disa "kokave tė turkut" qė vėshtirė se kanė pasur autonomi apo autoritet pėr tė bėrė me kokėn e vet, por sė pari faktin qė Partia Demokratike ka humbur kontaktin me simpatizantėt tradicionalė tė djathtė. Vendimi pėr tė ndryshuar thjesht anėtarė tė kabinetit qeverisės, pa u pėrkujdesur pėr ndryshimin e mėnyrės sė qeverisjes nė vetvete dhe ndjekjen e njė kursi tė qartė ideologjik, ėshtė njė formė eksternalizimi i problemit qė nuk e zgjidh krizėn por thjesht, thellon keqkuptimet dhe jep njė ndjesi placeboje. Fakti qė nė mbledhjen e parė tė qeverisė u morėn sėrish vendime tipike populiste tė majta, si vendimi pėr tė rritur subvencionet pėr barnat dhe rrogat pėr punonjėsit e shėndetėsisė padyshim qė tregon se mesazhi i zgjedhjeve nuk ėshtė lexuar siē duhet. Nėse ky kontakt me elektoratin e djathtė nuk rivendoset nėpėrmjet politikave koherente tė djathta, e ardhmja e PD-sė ka pėr tė qenė me tė vėrtetė e rrezikuar.

Duke parė se ky stil populist qeverisjeje ia doli qė brenda 18-muajve tė largojė nga PD-ja qytete tė rėndėsishme si Tirana, Durrėsi, Korēa, Elbasani e Lushnja, mund tė thuhet qė po tė vazhdojė me kėtė ritėm nė dy vite e gjysmė mandat tė ngelur, zgjedhjet e vitit 2009 nuk ėshtė ēudi qė tė shndėrrohen nė njė katastrofė tė vėrtetė elektorale. Humbja e votės qytetare patjetėr qė duhet parė edhe si pararendėse e asaj qė do tė ndodhė nė njė kohė tė dytė me vetė votėn rurale, pasi dihet qė opinioni publik formėsohet dhe piqet nė ambient urban e mė pas masivizohet nė zonat rurale. Nuk ėshtė ēudi, qė me kėtė ritėm konsumi dhe braktisjeje, tė ndodhė skenari mė i keq i mundshėm, ku e majta tė fitojė mbi 84% tė vendeve nė Parlament dhe ky do tė ishte njė kėrcėnim i mirėfilltė pėr demokracinė shqiptare, e jo thjesht pėr tė djathtėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara