HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bushi nė Tiranė, festė nė Montreal, Kanada

-- nga Ajet Nuro*, Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada, 10 qershor 2007

Ajet Nuro Ndoshta 8 vjetė mė parė nė atė ditė historike tė kapitullimit tė Serbisė dhe ēlirimit tė Kosovės nuk e kishim menduar se do ti ktheheshim tė njėjtit shesh qė na ka mbledhur para tetė vitesh pėrgjatė luftės nė Kosovė.

Kėtė herė pėrvjetori i tetė perkonte dhe me vizitėn historike tė presidentit amerikan George W. Bush nė Tiranė, e para e njė presidenti amrikan nė funksion nė vendin e shqipeve. Me ftesėn e Bashkėsiė shqiptare nė Montreal, njė grup shqiptarėsh u takuan nė "Place des Arts" nė Montreal pėr tė pėrkujtuar ditėn historike tė 10 qershorit 1999, pėr tė falenderuar Shtetet e Bashkuara, Kanadanė, vendet e NATO-s pėr atė ēka ata bėnė pėr Kosovėn nė vitin 1999 dhe mbi tė gjitha pėr tė falenderuar Shtete e Bashkuara dhe presidentin Bush pėr mbėshtetjen qė po i japin pavarėsisė sė Kosovės. Edhe natyra i dhuroi kėsaj dite gjithēka; diellin e ngrohtėsinė si pėr tė treguar se lotėt e tetė viteve mė parė i kanė lenė vend gėzimit tė lirisė dhe pavarėsiė sė plotė qė po e presim. Dhe nuk ishin veē ata qė mblidheshin para 8 vjetėsh pėr tė shprehur pėrkrahjen e tyre me popullsinė e Kosovės viktimė gjenocidit serb. Fotografitė e mė poshtėme e tregojnė njė gjė tė tillė. Tė paktėn njėri prej tyre nuk ishte as nė projekte...

Shikoni pra njė flamurtarė tė vėrtetė. Gjatė gjithė mitingut vogėlushi nuk reshtėte sė valvituri flamurin. Ja pra me se do tė krenohemi nesėr. Janė kėta fėmijė qė nesėr do jenė krenar pėr atdheun e tyre, qė ndonjėherė edhe nuk e kanė parė me sy. Duke marr pjesė nė aktivitete ata do tė bėhen mė tė afėrt me Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe me gjithshka qė pėrfaqėson fjala at'dhe.
Ndėsa Jozef ėshtė veē 3 vjeē por ėshtė duke krijuar ndjenjat patriotike. Ja pra njė ditė qė kėta manifestues tė vegjėl do ta mbajnė mend gjithė jetėn. Nuk besoj se ka shkollė mė tė mirė pėr ta.

Qėllimi i kėtij aktiviteti nuk ishte vetėm festimi i arritjeve qė Kosova ka mundur tė bėjė por edhe pėr tė nxitur administratėn amerikane pėr tė ēuar gjer nė fund projektin e njė Kosove tė pavarur

Kulmin manifestimi e arriti para konsullatės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Montreal. Aty foli zoti Mehdi Isufi qė falenderoi Shtetet e Bashkuara pėr ndėrhyrjen qė bėnė nė Kosovė dhe theksoi rolin e Shteteve tė Bashkuara nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Edhe tė tjerė manifestant shprehėn mirėnjohjen e tyre pėr rolin e Shteteve tė Bashkuara. Kujtimet e para 8 vjetėsh u pėrzian me lajmet e ditės pra me lajmet rreth vizitės sė George W. Bush nė Shqipėri dhe pritjen aq tė ngrohtė qė shqiptarėt i rezervian atij.

Nė mbar vajtjen e aktivitetit duhet pėrmendur pna pėrgatitore e kryetarit tė Bashkėsisė shqiptare tė kebekut nė Montreal zotit Lulėzim Laloshi si dhe tė aktivistit tė kėsaj bashkėsie zotit Agron Muhaxhiri.

Ajo qė tė binte nė sy dhe qė ia vlen tė shėnohet ėshtė ajo ndjenjė krenarie e tė qenit shqiptar dhe e tė qenit mik i privilegjuar i fuqisė mė tė madhe tė planetit Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

*Student nė ekonomi dhe politikė
Universiteti i Montrealit, Kanada


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara