HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me z. Joseph Dioguardi, president i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane

-- nga Ajet Nuro, administrator i albemigrant.com

Ajet Nuro Nė atė pranverė tė largėt tė 1990-s kur kam degjuar pėr herė tė parė emrin e Joseph Dioguardit nuk mund ta realizoja qė ai ishte pjesė e asaj qė ai do ta quaj «gjaku i shprishur». Ajo qė mė tėrhoqi vėmendjen ishte fjala amerikan. Ish-kongresisti amerikan Joseph Dioguardi kishte ēuar nė Kosovė kongresistin Tom Lantosh pėr t'i bėrė tė njohur represionin serb mbi shqiptarėt e pambrojtur tė Kosovės, pa harruar tė kalojė kufirin me Shqipėrinė, (gjer atherė tė mbyllur pėr amerikanėt...) pėr t'i kėrkuar trashėgimtarit tė Enver Hoxhės demokratizimin e vendit dhe hapjen e Shqipėrisė ndaj botės. Qė nga ajo kohė, Joseph Dioguardi nuk ka reshtur sė "bredhuri" pėr ēėshtjen e Kosovės, Shqipėrisė, Ēamėrisė, shqiptarėve tė Maqedonisė e Malit tė Zi, duke u bėrė ambasadori i tyre nė Washington.

Sot, nuk ka amerikan qė tė mos e njohė Kosovėn, por nė vitet '90 jo vetėm amerikanėt e thjeshtė por as Kongresi Amerikan nuk kishte dijeni pėr ēėshtjen e Kosovės. I takon Joseph Dioguardit dhe Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane merita e bėrjes sė njohur para botės tė dhunės dhe represionit tė Milosheviēit ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Nuk po zgjatem shumė sepse atė ēfarė ka bėrė zoti Dioguardi dhe LQSHA e gjeni tek faqja web www.aacl.com. Duke dashur tė hapė njė rubrikė tek albemigrant, ku tė “vjelė” mendimin e emigrantėve shqiptarė, mendimi i parė qė mė erdhi ishte njė intervistė me zotin Dioguardi. Dua tė falenderoj shumė persona qė u pėrfshinė nė kėtė ndėrmarrje por mbi tė gjithė, vet zotin Dioguardi qė mė kushtoi kohėn e vet dhe mė ka dhėnė me shumė dėshirė njė intervistė shumė bujare.

Biografi e shkurtėr

Joseph DioGuardi Lindur mė 20 shtator 1940, nė Bronks tė Nju Jorkut.
Profesioni: Llogaritar - Politikan
Karriera politike: Anėtar i Kongresit Amerikan nga 3 janari 1985 deri mė 3 janar 1989
Themelues dhe President i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane mė 1989
I martuar me Shirley Cloyes DioGuardi kėshilltare pėr ēėshtjet e Ballkanit
Ka njė vajzė, Kara Dioguardi, artiste, kėngėtare, producente
Faqja zyrtare e LQSHA
Shėnim: Njė biografi tė zgjeruar e zotit Dioguardi mund ta lexoni nė librin “Shqiptarėt e Amerikės” tė Vehbi Bajramit (English: The Albanians of America)
Intervista

Albemigrant: Sė pari, duke konsideruar kapacitetin dhe patriotizmin e gjeneratės sė fundit tė mėrgimtarėve shqiptarė, a mund tė na flisni pėr Ligėn Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe marrėdhėniet e saj me kėtė gjeneratė mėrgimtarėsh shqiptarė nė SHBA dhe Kanada?

Z. Dioguardi: Njė prej sfidave mė kryesore me tė cilėn jemi ballafaquar unė dhe Shirley qė nga koha kur ishim bashkuar mė 1993 (katėr vite pasi qė kisha lėnė Kongresin e SHBA-ve dhe kisha formuar Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane mė 1989) ka qenė lidhja me komunitetet e mėdha shqiptare nė diasporė nė Amerikėn Veriore dhe rreth botės. Kemi udhėtuar qė nga Alaska nė Australi, nga Washingtoni nė Bruksel, nga Toronto nė Londėr, pėrveē udhėtimeve tė shumta pėr nė Shqipėri, Kosovė, dhe trojet shqiptare nė Preshevė, Maqedoni, dhe Mal tė Zi. Pse? Pėr t’u takuar me shqiptarėt e kėtyre vendeve dhe pėr t’i informuar ata (dhe pėrmes tyre pėr t’i zgjuar liderėt e tyre politikė) qė njė zė i pavarur – LQSHA – po punonte nė Washington dhe nėpėr parlamentet tjera botėrore pėr tė drejtat e njeriut, demokracinė, lirinė, dhe vetėvendosjen pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan.

Pasi qė shqiptarėt, edhe nė SHBA dhe Kanada, nuk janė tė bashkuara kur vijnė nė pyetje objektivat kombėtare, politike dhe qytetare (qofshin brenda, qoftė jashtė), ka qenė e vėshtirė dhe vetėm pjesėrisht e suksesshme strategjia jonė pėr t’i bashkuara ata si pjesėmarrės nė misionin tonė. Pėr tė patur sukses nė tejkalimin e kėsaj sfide tė vėshtirė, LQSHA ka fokusuar aktivitetet e veta kryesore nė arritjen e pavarėsisė pėr Kosovėn pėrmes punės sonė tė ngushtė mė miqė tė fuqishėm nė Kongresin e SHBA-ve, dhe jemi afėr pėrmbushjes sė kėsaj objektive, e cila edhe ka qenė objektiva jonė kryesore dhe mė e rendėsishmja pėr mėse njėzet vitet e kaluara.

Albemigrant: Duke iu falėnderuar mundėsive moderne tė komunikimit, duket se diaspora shqiptare po pėrparon. Intelektualėt, veēanėrisht, janė mė shumė tė vetėdijshėm tani nė lidhje me faktin se duhet tė bejnė diēka pėr tė influencuar dhe ndryshuar gjėrat pozitivisht dhe nė tė mirė tė tė gjithė shqiptarėve. A mund tė shtoni mė shumė hollėsi nė kėtė pikė, duke u bazuar nė eskperiencėn tuaj personale?

Z. Dioguardi: E mira ėshtė se interneti i ka mundėsuar LQSHA-sė, me shfrytėzimin e teknologjisė sė sofistikuar dhe pėrkushtimin e shumė tė rinjėve vullnetarė shqiptarė tė arsimuar, tė ndėrtojė njė listė prej mėse 20,000 shqiptarėve tė cilėve ne u dėrgojmė informacione tė rregullta nė mėnyrė profesionale, si dhe incizime tė ndryshme, lajmėrime, deklarata pėr shtyp, dhe artikuj tė ndryshėm pėr temat qė ne besojmė se janė tė rendėsishme pėr kauzėn kombėtare shqiptare — nė rend tė pare, pėr pavarėsinė e Kosovės. Gjerėsa po rritet numri i shqiptarėve tė rinj nga Ballkani qė po studijojnė nė SHBA, Kanada, dhe Mbretėrinė e Bashkuar, po rritet edhe numri i pėrkahėsve tonė, pasi qė kėta tė rinj na kontaktojnė pėrmes web-faqės sonė (www.aacl.com) dhe na ndihmojnė nė pėrgjigjet kundėr gėnjeshtrave tė lobit serb, dhe propagandės sė tyre tė financuar mire nė Washington dhe Evropėn Perėndimore.

Njė shembull i shkėlqyeshėm tė kėtij fenomeni nė rritje ėshtė Faton Bislimi, lindur e rritur nė Gjilan, i cili na kishte kontaktuar mua dhe Shirley-in mėse pesė vite mė pare gjerėsa ishte student nė Texas Lutheran University, ku po studionte nė shkenca kompjuterike dhe matematikė. Ne kėrkuam nga ai tė pėrfaqėsonte LQSHA-nė (dhe rininė e Kosovės) nėpėr njė sėrė konferencash rinore evropiane nė Bruksel e Pragė, ku prezentimet e tij nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės (duke pėrdorur logjikėn tonė pėr argumentimin e pavarėsisė pėrmes Rezolutave Kongresionale nė Washington) ishin vlerėsuar lartė dhe me nderime tė ndryshme dhe i kishin sjellur atij miq dhe pėrkrahės tė shumtė nga studentėt mė tė mirė tė Evropės.

Kėta studentė nuk dinin asgjė nė lidhje me perspektivėn shqiptare dhe argumentet pėr ndarjen e Kosovės nga Serbia nė fazėn finale tė ndarjes sė Ish-Jugosllavisė, njė konfederate jofunksionale tė pėrbėrė nga tetė njėsi konstituuese, njė pėr tė cilave ishte edhe Kosova. Fatoni mandej ka vazhduar studimet postdiplomike nė Shkollėn e Qeverisjes John F. Kennedy tė Universitetit tė Harvardit. Nė fillim tė Qershorit ka magjistruar nga Harvardi dhe ėshtė kthyer nė Kosovė ku tani punon mė UNDP. Sidoqoftė, ai vazhdon tė ndihmojė LQSHA-nė nė ndėrtimin e njė rrejti tė studentėve shqiptarė nėpėr universitete botėrore, si njė prej vullnetarėve tanė mė aktiv.

Tre nga vullnetarėt tonė mė tė rinjė (sa pėr tė dhėnė edhe disa shembuj tė kėtij trendi nė rritje pėr LQSHA-nė dhe kauzėn kombėtare shqiptare) janė edhe Arben Skivjani nga Gjakova, qė studijn dhe punon nė Alabama, Sation Sema nga Shqipėria, tani nė New York, dhe Altin Lepaj nga Shqipėria, tani nė Londėr.

LQSHA do tė vazhdojė tė vė kontakte mė studentė shqiptarė nė Ballkan dhe anekėnd botės nė mėnyrė qė tė edukohet dhe aktivizohet njė gjeneratė e re pėr kauzėn kombėtare shqiptare, tė cilėn ne vazhdojmė ta identifikojmė si:

Pavarėsi pėr Kosovėn
Demokraci tė vėrtetė dhe funksionale nė Shqipėri
Barazi e plotė pėr shqiptarėt e Maqedonisė nėn Marrėveshjen e Ohrit
Barazi e plotė pėr tė gjithė shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe Luginė tė Preshevės sipas ligjit ndėrkombėtar dhe standardeve tė Kėshillit tė Evropės

Barazi e plotė dhe njohje e identitetit kombėtar tė shqiptarėve ne Greqi, dhe kompenzim pėr ēamėt Njohje botėrore dhe respekt pėr popullin shqiptar pėr tolerancėn e tyre religjioze dhe pėr heroizmin e tyre nė shpėtimin e tė gjithė hebrejve nga nazistėt nė Shqipėri e Kosove gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Rikujtim ndaj vllezėrve dhe motrave tona italiane pėr rolin e rendėsishėm qė shqiptarėt kanė luajtur historikisht nė shpėtimin e Mbretėrisė sė Napolit nga francezėt mė 1443 dhe 1461, sikur edhe pėr shumė kontribute tjera kulturore, arsimore, dhe qytetare qė Arbreshėt i kanė sjellė Italisė pėr mėse 500 vjet.

Albemigrant: Nė lidhje me politikėn nė trojet shqiptare, a mendoni se edhe diaspora shqiptare ka tė drejt tė ngre zėrin e vet?

Z. Dioguardi: Presidenti John F. Kennedy nė fjalimin e tij inagurues mė 1961 u ka thenė amerikanėve: “Mos pyesni se ēfarė mund tė bėjė vendi pėr ju, por pyesni ēka mund tė bėni ju pėr vendin tuaj!” Shqiptarėve nė diasporė, unė do t’u thosha diēka tė ngjashme: “Mos pyesni se ēfarė po bėjnė politikanėt shqiptarė pėr ju dhe familjet tuaja nė Shqipėri, Kosovė dhe viset tjera shqiptare. Por, pyesni se ēfarė po bėni ju, si pjesėtarė tė njė diaspore tė madhe shqiptare nė SHBA, Kanada, Europė dhe nėpėr botė, pėr fuqizimin dhe ndėrtimin e njė imazhi tė mirė pėr kombin shqiptar prej shtatė milionėsh nė Ballkan dhe tė paktėn shtatė milionėsh tjerė nėpėr botė, duke pėrfshirė kėtu rreth pesė milionė nė Turqi dhe mė shumė se njė milion nė Greqi—shumica e tė cilėve nuk kanė as identitet kombėtar apo tė drejta pėr gjuhėn shqipe dhe qė po asimilohen, kundrejtė keqperceptimeve tė ligjit ndėrkombėtar kundėr shqiptarėve pėrditė.

Liria e fjalės sė lire ėshtė njėra prej tė drejtave bazike tė njeriut e cituar nė Ligjin e tė Drejtave tė Kushtetutės sė SHBA-ve. Por, kjo e drejtė ėshtė gjithashtu njė e drejtė universale e dhėnė nga Zoti, qė duhet tė ushtrohet nga tė gjithė shqiptarėt ēdokund — veēanėrisht pėr identitetin dhe kauzėn e tyre kombėtare. Cdo e drejtė ka me vete edhe pėrgjegjėsinė pėr ushtrim tė saj, veēanėrisht kur thyhen tė drejtat qė tė gjithė njerėzit duhet t’i kenė, siē ka ndodhur me shqiptarėt nėn komunizėm nė Shqipėri, dhe nėn Ish-Jugosllavi, pėr shkak tė okupimit brutal nė duar tė serbėve, malazezėve, dhe maqedonėve, dhe pėr shkak tė trajtimit thaujse tė egėr dhe tė asimilimit nga Grekėt dhe Turqėt. LQSHA ka shėrbyer si urėlidhėse pėr t’iu mundėsuar tė gjithė shqiptarėve qė kėrkesat e tyre pėr liri, vetėvendosje, dhe tė drejta universale njerėzore, qytetare, ekonomike dhe politike, tė dėgjohen nė Washington. Fatkeqėsisht, jo mjaft shqiptarė marrin pjesė nė zėrin tonė “kolektiv” nė SHBA dhe Kanada kundėr gėnjeshtrave dhe propagandės sė keqe nga lobi serb dhe grek.

Albemigrant: Presidenti Bush premtoi pavarėsi pėr Kosovėn. A mund tė “flejnė” shqiptarėt tani, apo ndoshta rruga gjerė tek pavarėsia e plotė nuk ėshtė pėrmbyllur ende?

Z. Dioguardi: Kur vjen nė pyetje liria, demokracia e vėrtetė, dhe mbrojtja e identitetit kombėtar tė dikujt qė kėrcėnohet nga fqinjėt e vet, tė cilėt e kanė treguar veten si tė rrezikshėm, shqiptarėt kurrė nuk mund tė “flejnė”. Njėri nga themeluesit e shtetit tonė, Thomas Jefferson, njėherė kishte thenė se “ēmimi i lirisė ėshtė vigjilenca e pėrjetėshme.” Mendoj se ėshtė shumė kuptimplotė dhe e qėlluar qė simboli kombėtar i shqiptarėve ėshtė shqiponja dykrenare — e kthyer nė dy anėt, duke shikuar nė ēdo drejtim — nė veri e jug, nė lindje e perėndim. Qė nga era romake, kur ilirėt, paraardhėsit e shqiptarėve, pėrfundimisht (pas 200 viteve) hynė nė forcėn marramendėse tė legjioneve ushtarake tė Romės nė shekullin e parė para erės sonė, dhe si tė tillė u bėnė njė pjesė e rendėsishme e Mbretėrisė Romake (pa lėnė anash asnjėherė gjuhėn dhe identitetin e tyre kombėtar), shqiptarėt gjithėherė me pėrkushim i kanė rezistuar pushtuesit e tyre.

Kush mund t’i harrojė sukseset e Gjergj Kastriotit nė shekullin e pesėmbėdhjetė kundėr turqėve otomanė? Edhepse pas vdekjes sė tij mė 1468, pas sė cilės turqit morėm hov dhe pushtuan Shqipėrinė mė 1488, mbrojtja e menēur e Kastriotit pėr 27 vjet kundėr ushtrive tė sulltanit kishe dobėsuar thellėsisht Mbretėrinė Otomane dhe si pasojė i kishe pamundėsuar asaj pushimin e Evropės Perėndimore. Dhe, kush mund tė harrojė Ded Gjo Lulin, Azem Galicėn, Ismail Qemalin, Ipeshkv Fan Nolin, Faik Konicėn, Sami dhe Naim Frashėrin, Nėnėn Terezė, Adem Jasharin, apo Ramush Haradinajn dhe UCK-nė? Kėta dhe shumė patriotė tjerė kanė dhėnė shembullin qė duhet ndjekur nga tė gjithė shqiptarėt — tė involvohen disi pėr tė kompletuar lirinė e popullit shqiptar — veēanėrisht tani kur SHBA-tė nė mėnyrė aktive po pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės edhe pėrkundėr makinacioneve gjeopolitike tė Rusisė, Serbisė, Greqisė, dhe disa vendeve evropiane. Ne nuk duam tė shohim njė shtet tė Kosovės tė kompromentuar nga Evropa qė do tė ishte njė shtet i dėshtuar, i ndarė nė vija etnike sikur Bosnja, qė nuk do tė arrinte askund, pėrveē nė degradim tė mėtutjeshėm ekonomik dhe politik.

Albemigrant: Ju i njihni shumė mirė shqiptarėt. Nėse do tė luteshit qė fėmijėt tanė tė ruanin disa nga traditat dhe vlerat tona, cilat do tė zgjidhnit?

Z. Dioguardi: Do tė ishte marrėzi sikur pas sa shekujve robėrim, shqiptarėt do tė harronin historinė e tyre madhore dhe do tė humbisnin vlerat dhe traditat e tyre nė njė kohė kur tek ta po agon liria dhe demokracia, veēanėrisht tani me pėrkrahjen e SHBA-ve (vendit mė tė rendėsishėm dhe demokracisė mė tė fuqishme tė botės). Mendoj pėr babain tim dhe familjen e tij arbėreshe dhe paraardhėsit e tij nga Katundi Greci nė Itali, afėr Napolit. Ata kishin arritur nė atė vend me ushtrinė e Skenderbeut mė 1461 pėr tė mbrojtur Mbretėrinė e Napolit nga francezėt, me kėrkesė tė Papės Pius II. Dhe, qė nga ajo kohė, ata e kanė ruajtur gjuhėn, kulturėn, dhe traditėn e tyre pėr mėse 550 vite — edhepse tė ndarė nga Shqipėria dhe trojet shqiptare.

Babai im, Xhuzepe, erdhi nė SHBA mė 1929 si njė djalosh i varfėr dhe me pak arsim qė fliste dy gjuhė – shqip dhe italisht. Ishte vetėm 15 vjeēar dhe iu desh tė mėsojė anglishtėn pėr tė punuar parreshtur pėr tė ndihmuar financiarisht familjen e tij – nėnėn e motrat, pasi qė babanė e kishte tė sėmurė nė atė kohė. Ai mė rriti mua me kėto vlera evropiane dhe shqiptare qė mė mundėsuan tė isha njė biznesmen dhe njė kongresist i suksesshėm - punė shumė, vlera familjare, ndershmėri, dhe besim. Babai im e mbante besėn me paraardhėsit e tij shqiptarė, duke mos mė lėnė mua tė harroj se nuk isha njė italo-amerikan i thjeshtė nė komunitetin italian tė Bronx-it, por se isha arbėresh me njė histori antike dhe me tradita e gjuhė tė veēantė.

Kurrė nuk do ta harroj pėrshėndetjen e tij kur takohej me tė tjerėt pėr here tė pare pasi qė rastėsisht dėgjonte se flisnin Arbėreshė apo “Albanese.” Do t’i pėrqafonte, duke thenė “Gjaku i Shprishur” (qė nė pėrkthim do tė thontė gjaku im i humbur apo shpėrndarė). Kur si kongresist mė 1985, kisha parė babain tim tė fliste shqip me disa shqiptarė nga Jugosllavia — jo Italia — e kuptova me tė vėrtetė se isha shqiptar dhe se duhej tė mbaja besėn me njerėzit e babait tim nė tė dyja anėt e Adriatikut si njė aktivist, avokat, dhe lobiist pėr tė drejtat e tyre kombėtare dhe pėr vetėvendosje.

Pra, pėrfundimisht, do t’i kėshilloja tė rinjtė shqiptarė qė tė ndjekin shembullin tim (dhe atė tė babait tim) duke mbajtur besėn me historinė e tyre pėrmes punės sė zellėshme, arsimimit adekuat, dhe pėrmes angazhimit nė kauzėn kombėtare shqiptare.

Albemigrant: Duke iu referuar historisė sė gjatė tė aktiviteteve LQSHA-sė, a mund tė na thoni se cili moment ju ka impresionuar mė sė shumti?

Z. Dioguardi: Momenti mė i rėndėsishėm pėr mua personalisht, qė nga themelimi i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė Janar 1989, ishte sjellja e kongresistit Tom Lantosh me mua nė Kosovė nė Maj 1990 pėr tė konfrontuar forcat militare dhe paramilitare tė Slobodan Millosheviqit para Hotel Grand nė Prishtinė. Disa ditė mė vonė, kishim fluturuar pėr nė Shqipėri pėr tė konfrontuar regjimin komunist tė pasardhėsit tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia, duke kėrkuar nga ai qė tė hapė kufijtė e Shqipėrisė dhe pėr tė lejuar tė hyjnė nė Shqipėri valėt e demokracisė qė po rrahnin edhe Evropėn Lindore, thuajse njė vit pas rėnies sė Murit tė Berlinit.

Mė duhet gjithashtu tė them se puna mė e rėndėsishme e LQSHA-sė u bė nė Washington, ku shumė Rezoluta Kongresionale, deklarata, dėgjime pėr mbi njėzet vite kanė pėrgatitur rrugėn drejt pavarėsisė sė Kosovės dhe daljes sė kombit shqiptar si njė komb i rendėsishėm i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Albemigrant: Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr shqiptarėt, nėse duan tė ndihmojnė kauzėn kombėtare dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane?

Z. Dioguardi: Mėnyra mė e mire pėr shqiptarėt qė tė ndihmojnė kauzėn e tyre kombėtare ėshtė pėrmes pėrkrahjes dhe pjesėmarrjes nė punėn historike qė unė e fillova mė 1985, dhe tė cilėn e vazhdova mė gruan time, Shirley Cloyes, qė nga 1994 deri mė tani. LQSHA ėshtė njė organizatė me anėtarėsi dhe njė bord prej 35 biznesmenėve shqiptaro-amerikanėve qė sigurojnė njė pjesė tė madhe tė buxhetit tonė vjetor pėr lobim, marrėdhėnie me publikun, dhe kontributeve ndaj fushatava politike pėr zyrtarė tė zgjedhur qė pėrkrahin ēėshtjen tonė, interesat, dhe preokupimet tona nė Washington. Pjesa tjetėr ė pėrkrahjes vjen nga shqiptarėt qė anėtarėsohen tek (shiko faqen tonė www.aacl.com) ne dhe nga italianėt e hebrejtė qė e kuptojnė rendėsinė historike tė shqiptarėve. Pėrgjigja ime e shkurtėr ėshtė: pėrfshihuni, sepse na nevojiten mė shumė shqiptarė dhe pėrkrahės e miq. Mos harroni atė qė njėherė e kishte thenė heroi ynė i madh, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, “Trimi i mire me shokė shumė!”

Intervistoi pėr albemigrant.com Ajet Nuro
Pėrktheu: Faton Bislimi


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara