HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora aktive

MBRETĖRESHA E DIASPORĖS SHQIPTARE
- VITORE STEFA LEKA

-- nga Albert Voka

Bukuresht, 21 tetor 2007. Kėto ditė, nė kuadrin e Bibliotekės shqiptare dhe me pėrkrahjen e komunitetit shqiptar tė Rumanisė, e pa dritėn e botimit nė Bukuresht libri Mbretėresha e Diasporės Shqiptare - Vitore Stefa Leka. Libri ka gjithsejt 115 faqe, tė ndara nė 20 shtylla pėrmbledhėse tematike: Energjia shqiptare qė e kall energjinė, As pėr mua as pėr ty, por pėr gjithė Shqipėrinė, Njė vullkan i urtė qė shpėrthen nga zemra e Shqipėrisė, Kisha dėgjuar se flitej shumė pėr kėtė zonjė tė dashur, Tė dashur shqiptarė, Njė person shumė i veēantė pėr t'u njohur, A very special person to know, Tėrė kjo botė m'u duk njė link blu, Pasqyrė e nderit arbėror nė mėrgim, Njė emigrante shqiptare me zemėr tė madhe, Humanizėm, mirėkuptim, dashuri dhe tolerancė, Lapidari me flamurin shqiptar, Surprizat nuk pushonin, Yll i Diasporės Shqiptare nė Botė, Merita tė veēanta, Letra qė shėrrojnė, Ishte Vitorja ajo qė hapi zemrėn bujare pėr komunikim me komunitetin shqiptar, Poezi dedikuar Vitore Lekės.

Vitore Leka nė gjuhė tė huaja, Nėnė Tereza dhe Mos mė flisni vetėm keq, Dėshmi konkrete e atdhedashurisė, Shqiptarėt janė populli mė interesant me njė mikpritje tė jashtėzakonshme, Intervistė e Albert Zholit me Masrur Imanin nė gjuhėn italiane, Shqiptarja me zemėr tė madhe. Nė kuadrin e rubrikės Album kujtimesh tė paharruara, botohen dhjetra fotografi me Vitoren nė gjirin e miqve, dashamirėve, personaliteteve, poetėve, artistėve etj.

Libri, Vitore Stefa Leka

Vepra hapet me njė medalion nė gjuhėn italiane tė studenteshės Monica Foschia, jepet njė faqe me burime biobibliografike nė gjuhėn rumune, ndėrsa lėnda jepet nė gjuhėn shqipe, me fragmente nga artikujt, letrat dhe poezitė dedikuar Vitore Lekės nga Doruntina Pasko, Petraq Pali, Arta Mezini, Engjėll Koliqi, Albana Temali, Agim Bacelli, Nirvana Pistulli, Masrur Imani, Karolina Geci, Ilirjana Koliqi, Vlashi Fili, Ejvis Maria Xhajanka, Ilir Borova, Merita Bajraktari McCormack, Ibrahim Egriu, Edlira Dedja, Kolec Traboini, Zhuliana Jorganxhi, Ylli Polovina, Mejreme Lubani, Luigj Shkodrani, Mina Papajorgji, Lirim Jegeni, Llemadeo, etj.

Nė kėtė libėr defilon admirimi shqiptar ndaj zonjės Vitore Leka, qė ėshtė duke dhėnė kontribute madhore pėr ripėrtėritjen e Lidhjes Shqiptare nė Botė. Janė surpriza tė shkėputura nga librat dhe interneti qė nga viti 2001. Bashkatdhetarėt tanė i kushtojnė poezi duke e konsideruar si grua humane me vlera tė veēanta, e cila u gjend si nėnė pėr shumė emigrantė nė brigjet e shpresave tė humbura. Ky ėshtė njė pėrkushtim i thjeshtė dhe i bukur nė shenjė respekti e nderimi pėr kėtė zonjė, njė dhurratė nga shqiptarėt e Rumanisė qė del nė dritė nė vigjilje tė 95 vjetorit tė Pavarėsisė.
(Baki Ymeri)

Dekorimi nga Presidenti Moisiu me Mirėnjohje Presidenciale

Nė vend tė parafjalės
Energjia shqiptare qė e kall energjinė

Gjėrat bėhen tė bukura kur dikush u jep jetė. Jeta ėshtė njė lojė kalimtare tė cilėn e pėrjetojnė vetėm ata qė dinė tė duan, tė punojnė dhe tė dhurrojnė. Vitore Leka ėshtė njė dhurratė e vogėl e Perėndisė, siē ishte njė dhurratė e kėtillė edhe Tereza shqiptare e Kalkutės indiane. Vitorja nuk ėshtė as mbretėreshė dhe as e shenjtė, por kur vjen fjala pėr humanizmin, bujarinė dhe atdhetarizmin e saj, ajo i meriton tė gjitha epitetet e njė nėne shqiptare qė din ta mbajė gjallė shpirtin shqiptar nė botė. Nėna emigrante me zemėr tė Madhe, thekson Albana Temali pėr kėtė zonjė, duke shtuar se Vitore Stefa Leka ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė emigracionit shqiptar nė Itali dhe nė botė.

Vitorja ėshtė energjia shqiptare qė e vėrtit botėn. Nė krahasim me disa " atdhetarė " qė shikojnė vetėm interesin e vet, emri i saj ėshtė njė simbol i admirimit dhe dashurisė. Nė kontekst tė bamirėsisė, hulumtimit, njohjes, afrimit, bashkimit dhe shpėtimit tė shpirtit shqiptar nė botė, Vitore Stefa Leka ėshtė njė dėshmi konkrete e atdhedashurisė. Ajo ėshtė njė energji e gjallė dhe njė grua realiste qė e meriton epitetin Mbretėreshė e Diasporės Shqiptare.

Deshmi Admirimi

Koha kalon nė favor tė saj. Ka kohė qė ajo e ka pėrfituar admirimin e diasporės shqiptare dhe tė gjithė atyre qė kanė patur fatin ta njohin. Pse? Ngase Vitorja din ta respektojė, ndihmojė e mbrojė shqiptarin, duke buzėqeshur, duke hapur zemrėn, duke dhėnė shpirt nga shpirti i saj i florinjtė. Unė personalisht nuk e kam takuar asnjėherė, veēse nė botėn virtuale tė Internetit. Pėr tė kam lexuar e dėgjuar nga ata qė e njohin nga afėr, qė janė takuar me tė, qė janė ndihmuar nga ajo, si dhe nga ata qė kanė i kanė dedikuar poezi dhe kane shprehur opinionet e tyre nėpėr gazeta e revista tė ndryshme. Na ka bėrė pėrshtypje gjesti i saj fisnik ndaj njė shqiptari nga Tetova. Nuk iu nda pėr tetė muaj rresht, derisa ai dha frymėn e fundit nė duart e kėsaj nėne tė shtrenjtė, duke lėnė amanetin e tij pėr mamanė dhe dy fėmijėt e tij. Duke u nisur nga ky fakt dhe nga argumente tjera tė panumėrta, mė lindi ideja t'i mbledh disa shkrime nga interneti, nga librat, gazetat dhe revistat e ndryshme, pėr vt'ia dedikuar kėtė libėr me titullin qė e meriton: Mbretėresha e Diasporės Shqiptare. Ėshtė njė dhurratė/surprizė e vogėl nė krahasim pėr atė qė e meriron pėr veprėn e saj tė madhe, humane dhe aktive nė ēdo aktivitet shoqėror tė saj.

Vitore Stefa Leka me shqiptarė

Zonja Vitore Leka ėshtė njė emėr qė do tė mbahet mend. Jo mė kot i kemi thėnė pėr herė tė parė Nėnė Tereza e Trisetė. Ajo vjen nga njė familje atdhetare e njohur nė histori pėr njė varg personalitetesh tė shquara pėr kulturė, histori dhe demokraci, qė nga Konstantin Kristoforidhi i madh e deri te Kostaq Stefa i pavdekshėm. Ja pra se si vijnė edhe argumente e tjera tė justifikimit: origjina familjare, fisnikėria pėr falje dhe bėmirėsia. Kėto e ato qė do t'i hasni nė faqet e kėsaj vepre, e justifikojnė de facto dhe de jure, epitetin mbretėreshė. Vitorja ėshtė shqiptarja me zemėr tė madhe dhe energji tė jashtėzakonshme. Ajo ėshtė njė vullkan i gjallė i energjisė qė shpėrthen nga zemra e Shqipėrisė. Modestia, bujaria, thjeshtėsia dhe dashamirėsia janė cilėsitė mė tė mira tė karakterit tė saj. Shpirti i saj ėshtė i gjerė si deti.

Vitorja ėshtė njė grua me energji tė jashtėzakonshme, burim i pashtershėm i energjisė, energjia shqiptare qė e kall energjinė. Askush nuk ka bėrė mė shumė se ajo pėr ringjalljen shqiptare nė botė. Ajo ėshtė njė legjendė meritash tė veēanta qė nuk toleron asimilimin, pėruljen dhe nėnshtrimin. Ē'ka don te thote kjo? Kjo don tė thotė se fuqia nuk ėshtė te burrat. Te burrat ėshtė vetėm forma e manifestimit, ndėrsa fuqia e vėrtetė gjendet te gratė. Ne burrat jemi do fėmijė tė vegjėl nė krahasim me aftėsinė tė femrave. Kushdo qė e ka njohur apo lexuar, konstaton se Vitorja ėshtė njė zjarr i pashuar qė vjen nga Berati i lashtė i Gjergj Karbunares dhe i njė varg patriotėsh qė e kanė nderuar Shqipėrinė pėrgjatė historisė sė Saj. Vitore Stefa Leka ėshtė njė legjendė e gjallė e kauzės shqiptare nė trojet italiane, mishėrim i energjisė sė pashuar shqiptare, simbol i atdhedashurisė dhe aktiviste e dalluar e Lidhjes Shqiptare nė Botė.
(Albert Voka)

Vitore Stefa Leka me shqiptarė

Nė vend tė pasfjalės
Shqiptarja me zemėr tė madhe
Kush e humb gjuhėn dhe tradiatat, e humb kombin. Kush e ka humbur kombin e ka humbur atdheun. Vitore Stefa Leka ėshtė shqiptarja qė nuk din tė humbė. Ajo humb diēka nga qenja e saj fizike e materiale, rend, gjurmon, ndihmon, sakrifikon, por mundi i saj nuk shkon kot. Nėnė Tereza thoshte se tė mirėn qė e bėn sot nesėr do tė harrohet. Bėmirėsia e Vitore Lekės nuk harrohet kurrė. Pse? Ngase ajo ėshtė ajo qė ėshtė: simbol i humanzimit dhe atdhedashurisė, yll i pashuar i diasporės shqiptare, shqiptarja qė jep kontribut pėr ta mbajtur gjallė shpirtin shqiptar nė botė, gjuhėn e shenjtė qė na e kanė falur perėnditė, traditat fisnike qė i kemi trashėguar nga stėrgjyshėrit tanė. I mbrojtur nga engjėjt ėshtė ai qė ka kujdes ndaj kultivimit tė shpirtit shqiptar nė botė. Vitore Stefa Leka ėshtė zonja qė flet me vetminė e largėsisė, autore e njė varg veprash tė botuara nė zemėr tė atdheut, mama e katėr fėmijėve tė bukur e tė menēur, e stėrmbesa e Konstantin Kristoforidhit.

Vitore Stefa Leka me shqiptarė

Krahas Arditės dhe Eldės, Artės dhe Nirvanės, Kozeta Zylos dhe Zhulianės, krahas Monikės dhe motrave tjera tė panumėrta, Vitorja jonė dhe Mardena e saj janė dy poetesha tė lindura pėr lumturimin e fjalės. Bukuria e fjalės pėr to ka fluturim dhe liri qiellore. Fjalėt e tyre janė njė fllad ndshėm qė fluturon nga shpirti nė shpirt. Ato shėmbėllejnė me do krahė engjėjsh qė tė prekin nė mėrgim, qė tė qetėsojnė duke ta mbushur shpirtin me gėzim, lumturi dhe jetė. Shpirti i saj ėshtė oqean. Dashuria i ēon shpirtėrat tė flasin me engjėjt. Vitoren e kėput shpirti kur dėgjon mbi pėrēarjet qė kanė shqiptarėt ngado qė janė. Ka kodra e kodra ndėrmjet fantomave tė diktaturs dhe zonjės qė din tė flijohet duke i ndjekur shembujt e shenjtė tė librave tė shenjtė. O Zot! Sa popull i mrekullueshėm do tė ishin kėta, sikur tė kishin nė krye njė sundimtar tė drejtė! - shkruante konzulli francez i Shkodrės pėr shqiptarėt nė kohėn e Kongresit tė Manastirit (1908).

Shtėpia e Vitore Stefa Lekės ka qenė gjithmonė njė portė e hapur pė ēdo shqiptar. Ajo ka qenė njė bazė pikėpjekjesh vėllazėrore tė vėllezėrve Kuzhnini me shqiptarė nga gjithė Italia. Aty u formua pėr herė tė parė Lidhja shqiptare nė Itali. Aty ishte mikrpritja, sofra, bujaria dhe besa e shpresa shqiptare e kėsaj gruaje tė vrrullshme qė shkon gjurmave tė shenjta tė tė parėve tanė. Vitore Leka ėshtė shqiptarja qė jep kontribut pėr takimin mes shoqatave shqiptare jo vetėm nė Itali. Atė e hasim nė Kosovė duke bėrė homazhe nė Reēak me Engjėll Koliqin, e gjejmė nė rezidencėn e Ibrahim Rugovės, e takojmė nė Prishtinė me Don Lush Gjergjin dhe poeteshėn Flora Brovina, njihet me mbretin Leka Zogu dhe mbretėreshėn Suzana nė Triestė, takohet me akademikėt Mark Krasniqi dhe Esat Stavilevci nė Zvicėr, merr pjesė nė Kongresin e parė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, admiron Agim Ēekun dhe ēlirimtarėt e Kosovės, komunikon me kėngėtarėt Vaēe Zela, Eli Fara, Franēesk Radi, Ravena Dila, nderon me pjesmarrjen e saj festivalin ndėrkombėtar Ditėt e Naimit, del nė fotografi me Sali Berishėn nė Romė, me studentėt shqiptarė tė Universitetit tė Tetovės dhe Venecias, me ansamblin folklorik Shqiponja nė Udine, me shoqatėn Nėnė Tereza nė Leko, komunikon me shqiptarėt e Amerikės, Gjermanisė, Suedisė, Australisė, takohet nė Rimini me delegatė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, e shohim Diogardin nė shtėpinė e saj nė Triestė, jep kontribut pėr afirmimin e gruas shqiptare nė botė, merr pjesė nė Zagreb nė njė takim ku formohet shoqata e grave Drita, del nė fotografi me komandantin e KFOR-it Klark, me poetėt Xhevahir Spahiu, Sali Bashota, Dritėro Agolli etj.

Vitore Leka ėshtė prezente nė antologjiė e Festivalit Internacional Noptile de Poezie de la Curtea de Arges, si dhe bashkėautore nė antologjinė e shkrimtares dhe gazetares Afėrdita Halimi Kur e lėshon zogu folenė, njė vepėr brilante ku ka pėrfshirė gra tė shquara nga diaspora, jo vetėm si krijuese por e dhe si aktiviste nė shėrbim tė kombit. Vitorja ėshtė mamaja e cila tėrė krijimtarinė e saj ia kushton nėnės sė saj tė dashur nėntėdhjetėvjeēare (Eleni Stefa, Mėsuese e Popullit), fėmijėve tė saj (Mardenės, Artanit, Eneas dhe Mikelinos), si dhe tė gjithė miqve e mikeshave, tė rinj e tė vjetėr, dashamirėve qė pėrmes fjalės sė tyre kanė ndikuar nė pėrlindjen e saj shpirtėrore.
(Baki Ymeri)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara