HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rreth projekt-rezolutes sė Shkodrės

PĖR NJĖ INTEGRIM TĖ INSTITUCIONEVE SHKENCORE NĖ PROJEKTET KOMBĖTARE

-- nga Dr. Begzad BALIU

Dr. Begzad BALIU Nė fund tė Seminarit Ndėrkombėtar “Shkodra nė shekuj”, 20-22 nėntor 2000, mikpritėsi Muzeu Historik dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” nga Shkodra, kishin pėrgatitur njė projekt-rezolutė, e cila pavarėsisht nga vėrejtjet dhe plotėsimet qė iu bėnė, u diskutua dhe u nėnshkrua nga tė gjithė tė pranishmit nė tryezėn e rrumbullakėt pėr bashkėpunimin kulturor-shkencor Shkodėr-Ulqin-Prishtinė-Tetovė-Shkup-Diasporė. Sigurisht pėr tė pasur mė tė plotė mendimin pėr projekt-rezoluten e nėnshkruar, ne e shohim tė arsyeshme qė tė paraqesim tekstin e plotė pėr tė dhėnė mė pas jo vetėm komentet tona por pėr tė lėnė hapsirė edhe pėr komentet e lexuesve:

“Tryeza e rrumbullakėt pėr bashkėpunim kulturor-shkencor Shkodėr-Ulqin-Prishtinė-Tetovė-Shkup—Diasporė, e mbajtur nė kuadrin e seminarit IV Ndėrkombėtar “Shkodra nė shekuj”, mė 22 nėntor 2000, vlerėson factor vlerėsues pėr bashkėpunim shpirtėror tė tė gjithė shqiptarėve:

- Rrezatimin qė lėshon Shkodra nė trevat pėrreth.
- Traditėn kulturore-shkencore tė Shkodrės.
- Rruga e sigurtė qė ka marrė Kosova drejt pavarėsisė.
- Rritjen e faktorit shqiptar nė tėrė rajonin.
- Rritjen e komunitetit ndėrkombėtar pėr demokratizimin e Ballkanit.
- Rolin qė kanė kultura e shkenca nė mbijetesen e kombit.

Tryeza rekomandon marrjen e masave konkrete pėr njė bashkėpunim kulturor-shkencor Shkodėr-Ulqin-Prishtinė-Shkup-Diasporė:

1. Krijimin e njė komisioni tė pėrbashkėt koordinator, i cili do tė punojė pėr institucionalizimin e kėtij bashkėpunimi, do tė hartjė dokumentet bazė qė do tė mbėshtesin funksionin e kėtij bashkėpunimi, do tė drejtojė gjithė veprimtarinė qė lindin nga ky bashkėpunim.

2. Seminari IV Ndėrkombėtar “Shkodra nė Shekuj”, qė organizohet periodikisht nė Shkodėr, tė koordinohet me seminare tė tilla tė pėrafėrta homologe nė Prishtinė, Ulqin, Tetovė, Romė, Diasporė (ndėr arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė, dhe nė Amerikė).

3. Tė realizohet lidhja institucionale midis institutive shkencore, kulturore, artistike e arsimore mes kėture trevave:
- Lidhja midis muzeumeve tė Shkodrės, Ulqinit, Prishtinės, etj.
- Lidhja midis universiteteve tė Shkodrės, Prishtinės, Prishtinės, Shkupit, Tetovės, shkollave tė larta tė Gjilanit, Pejes, Gjakovės, Prizrenit.
- Lidhja midis Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, Akademisė “Iliria” Romė dhe tė mundėsohet krijimi i Akademisė Shkencore nė Shkodėr.
- Lidhja midis Instituti Albanologjik tė Prishtinės dhe sektorit Albanologjik tė Universitetit tė Shkodrės.
- Lidhja midis bibliotekės “Marin Barleti” tė Shkodrės, Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, etj.
- Lidhja midis Arkivit tė Shkodrės, Arkivit tė Kosovės, Drejtorisė sė arkivave tė shtetit nė Tiranė.
- Mundėsim e koordinim i nevojave tė studentėve shqiptarė pėr t’u arsimuar e integruar nė jetėn kulturore-shkencore mbarėshqiptare.

1. Tė realizohet bashkėpunimi i ndėrsjellė ndėr revista shkencore:
2. “Studime” (Akademija e Shkencave dhe Arteve e Kosovės), “Gjurmime albanologjike (tri seritė), “Pėrparimi”, “Jeta e re”, “Filologjia”(Fakulteti i Filologjisė), “Jehona”, “Shqyrtime albanologjike” (Shkup), “Lemba”(Ulqin), “Zjarri” (San Demetro Corone), “Lidhja” (Kozencė), “Buletin shkencor” (Shkodėr). Tė thmelohet pranė Muzeut Historik tė Shkodrės, njė revistė shkencore tremujore: “Mendimi”.
3. Tė krojohen katalogėt e fondeve albanologjike tė bibliotekės sė Shkodrės, Prishtinės, Shkupit, Tetovės, Ulqinit, Kozencės, etj. Kėto indekse tė kompjuterizohen dhe t’u kalojnė bibliotekave tė sipėrmendura me qėllim qė dijetarėt, studentėt e punonjėsit shkencor tė dine pasuritė albanologjike tė kėtyre institucioneve.
4. Tė themelohet njė Buletin Informativ dymujor pranė Muzeut Historik tė Shkodrės pėr lėvizjen mendore albanologjike qė zhvillohet nė Shkodėr, Kosovė e viset etnike shqiptare.
5. Tė studiohet mundėsia e caktimit permanent tė njė sekretari shkencor (poliglot) pėr koordinim, bashkėpunim, rrezatim, nė oganikėn e sotme, nė mėnyrė qė mos i lihet spontanitetit bashkėpunimi, por tė institucionalizohet.

Vijojnė firmat e pjesėmarrėsve tė tryezės sė rrumbullakėt. Prej projektit tė pėrshkruar mė lartė nuk ėshtė vėshtirė pėr tė parė qėllimin e organizuesit, pėrpjekjet dhe vlerat e tij. Pa dashur qė tė merrem tani edhe me diskutimin largėvajtės tė prof. Jup Kastratit apo vėrejtjet e tė pranishme, sidomos ate tė prof. Shefki Sejdiut rreth mundėsisė sė ngritjes sė njė Akademije nė Shkodėr, kur tha se “ne jemi jo pėr njė Akademi tė re po pėr bashkimin edhe tė atyre dy Akademive nė Tiranė dhe nė Prishtinė. Tjetėr ėshtė ndėrkaq nėse mendohet tė themelohet njė Akademi e llojit tė vaēantė, qfarė i kanė shumė qyteti tė Evropes, pėrveē atyre nacionale”.

Iniciativė largėvajtėse Rezultatet e deritashme nė organizmin e Seminarit ndėrkombėtar “Shkodra nė shekuj” besoj, me tė drejtė i kanė dhėnė arsye organizatorit tė bėjė projekte tė mėdha shkencore, sikur ėshtė ky projekt, i cili pėr nga niveli organizativ e studimor nuk do tė kushtonte mė shtrenjtė se njė Seminar, ndėrsa pėr nga niveli i rezultateve shkencore do tė ishte shumė mė i avansuar. Pra, do tė kishim mė shumė rezultate shkencore e mė pak punė teknike nė nivel tė organizmit, a kjo do tė thotė mė pak shpenzime materiale dhe aktivitet permanent nė lėvizjen mendore e shkencore tė shqiptarėve. Rėndėsia e kėsaj nisme ėshtė qensore ndėrsa sa pėr mundėsitė e bartėsit (institucionet shkencore tė Shkodrės), kjo nuk mund tė vehet nė dyshim.

Shkodra ka traditė tė pasur shkencore dhe institucione e studiues qė janė nė gjendje tė organizohen e tė organizojnė.

Mungesat dhe pengesat
Problemi qė shtrohet qė nė fillim ėshtė ky: Ky projekt a ėshtė projekt rajonal apo gjithkombėtar pėr tė mos thenė me pėrmasa tė qendrave tė studimeve albanologjike. Ndryshe si tė shpjegohet fakti se nė kėtė projekt nuk pėrmendet asnjėra prej qendrave universitare nė Tiranė, Vlorė, Korēė, Gjirokastėr e Elbasan ndėrsa merret nė konsiderim edhe Universiteti i Shkupit ku funksionon vetėm njė degė e albanologjisė me shumė lėndė nė gjuhen maqedone. Le tė kujtojmė se bashkėpunimi me Tetoven ėshtė shtuar mė vonė, me gjasė pas interevenimit tė ndonjėrit prej pjesėmarrėsve tė tryezės, por shtesa ėshtė bėrė me dorė. Nė projekt parashihet bashkėpunimi edhe me revista tė harruara nė Prtishtinė, sikur ėshtė “Pėrparimi”, por jo edhe me revistat simotra tė Shqipėrisė.

Unė kėtu mbase nuk e pėrjashtoj edhe mundėsinė e keqkuptimit. Mund tė thuhet se Shkodra me tė gjitha kėto institucione tė vendit bashkėpunon dhe puna ėshtė tė shtrohet bashkėpunimi me institucionet jashtė Shqipėrie dhe nėse nė kėtė projekt nuk i ka pėrfshirė kėto institucione, kėtė e ka bėrė nga frika se flamurin e organizmit mund ta marr Tirana e jo Shkodra. Me tė drejtė. Besoj se nė Shkodėr jo njėherė ėshtė humbur kjo betejė dhe prandaj edhe ky projekt ėshtė organizuar kėshtu nga pėrvoja e hidhur. Nga njė aspekt ky Projekt ka karakter rajonal, gjė qė pėr studiuesit dhe institucionet jashtė Shqipėrisė nuk mendoj se ėshtė nė interes nė kėtė kohė kur po bėhen pėrpjekje pėr tė krijuar vlera tė pėrbashkėta dhe sa mė tė plota nė nivel kombėtar, pėrballė zhvillimeve shkencore nė Ballkan dhe Evropė.

Katėr ide interesante
Themelimin e njė reviste shkencore tremujore “Mendimi”, krijimi i njė katalogu tė fondeve albanologjike, Buletini Informativ dymujor dhe caktimi i njė sekretari shkencor pėr koordinim duken ide mjaft interesante pėr shqyrtim. Nė aspektin organizativ do tė mud t’i bėhej vėrejtje vetėm fakti se tė dy revistat janė grumbulluar rreth Muzeut Historik tė Shkodrės dhe jo edhe nė kulmin e institucioneve tė tjera po tė Shkodrės. Megjithėse nuk thuhet se ēfar do tė duhej tė ishte ajo revistė tremujore, kam pėrshtypjen se sipas titullit, revista “Mendimi” do tė duhej tė ishte revistė e karakterit shkencor-intelektual ndėrshqiptarė. Kėsaj do t’i shtoja njė propozim. Qė revista tė jetė vetėm nė gjuhė tė hauj, tė dal me rregull dhe tė merret vetėm me tema aktuale qė trajtojnė ēėshtjen shqiptare, qė paraqesin nivelin actual tė zhvillimeve albanologjike, qė mbrojnė vlerat kombėtare nga tė pavėrtetat e paraqitura nė studimet e studiuesve tė huaj etj.

Revista, nė mėnyra tė ndryshme do tė dėrgohej nė rrethe shkencore, diplomatike, informative edhe perms internetit e mjeteve tjera elektronike. Rrjeti i internetit –njė ide e re Komunikimi: Nė qoftėse komunikimi ndėrshqiptar dhe ndėrinstitucional ėshtė njėri prej problemeve kryesore me tė cilin po ndeshemi tash e njė kohė tė gjatė (njėherė pėr shkaqe politike e tani pėr shkeqe ekonimike), hapi i pare i projektueit do tė ishte mire tė ishte projekti i njė rrjeti tė internetit qendra e tė cilės do tė ishte nė Shkodėr. Kjo, sė pari, pėr arsye se iniciative vie nga kjo qendėr shkencore, sė dyti pėr arsye se tė gjitha angazhimet e saj tregojnė qė studiuesit nė shkodėr janė shumė homogjen nė aspektin organizativ dhe sė treti, mjetet pėr krijimin e kėtij rrjeti do tė mund tė siguroheshim nė lehtė edhe nga donatorėt ndėrkombėtar. Interesi i kėtij rrjeti qėndrin edhe nė mundėsinė e lidhjes sė dyfisht tė studiuesve veē e veē dhe tė institucioneve.

Faqja e pėrbashkėt e internetit do tė na jepte mundėsin qė tė njohemi dhe tė paraqitemi para njėri tjetrit fillimisht me biografitė tona, sė dyti me bibliografitė e veēanta dhe tė pėrgjithėshme dhe mė nė fund me interesimet tona pėr ēėshtje tė caktuara alabanologjike. Kjo do tė ishte nė interes sidomos tė studiuesve tė rinjė tė cilėt jatojnė nė vende tė ndryshme tė globit dhe kanė shumė interes pėr njohjen me njėri tjetrin. Prej kėtyre tė dhėnave Shkodra do tė mund tė bėhej botuesja e pare Fjalorėve tė parė enciklopedik tė shkrimtarėve, studiuesve, bibliografive, indeksave tė temave shkencore me prioritet pėr albanologjinė nė mileniumin e ardhshėm etj.

Organizimi: Duke qenė tė lidhur nė njė faqe interneti, ne individualisht dhe nė shkallė institucionale do tė konkuronim nė projektet shkencore dhe me projektet shkencore, ndėrsa bartėsit e projekteve dhe organizimi i tyre do tė caktoheshim me marrveshtje ndėrinstitucionale, nė shkallė vendi(qyteti) dhe institucioni, duke eleminuar mundėsinė e organizmit tė dyfishtė tė temave dhe projekteve shkencore. Pas caktimit tė sekretarit tė Shkodrės do tė duhej tė kishim edhe sekretar nė tė gjitha bėrthamat shkencore ku ekzistojnė kushtet tė cilat nė qendren kryesore tė internetit do tė pėrcillnin temat e hulumtuara kudo ku studiohet albanologjia, mundėsisht me njė hyrje nė gjuhėn shqipe, nė ato raste kur tema ėshtė e shkruar nė gjuhėt mė pakė tė njohura ndėr ne, si bullgarishtja, rumanishtja etj., apo edhe ato tema ku trajtohen shqiptarėt.

Nuk ka dyshim se pėrcjellja e kėtyre informative nė internet pėr gjithēka qė ka tė bėjė me ne shumė studiuesve do t’u jepej rasti qė tė reagojnė menjėherė pėr shumė tė pavėrteta qė tė tjerėt lansojnė nė shtypin e huaj pėr gjuhėn, kulturėn, historinė dhe aktualitetin e sotėm tė shqiptarėve. Unė besoj se mė parė se sa me njė Akademi, qendra e internetit e cila do tė integronte zhvillimet albanologjike nga tė gjitha pikat e globit nė Shkodėr dhe do tė rrezatonte nė tė gjitha po kėto pika tė interesit, Shkodrėn do ta bėnte vėrtetė qendėr tė studimeve alabnologjike, pa ia mveshur epitetin e qendres qė punon kombtarisht dhe mendon krahinarisht.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara