HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrapatushat e ēmimeve letrare “Penda e Artė”

-- nga Blendi Kraja

Blendi Kraja - Diseksion laboratorik mbi kavie tė pafajshme e anonime ose nji pasqyrė e hatashme qė e tregon mirė hatanė e letėrsisė shqipe

Nė ditėn e fundit tė tetorit tė dytė tė vjetit 2006 tė shekullit XXI letėrsia shqiptare dhe zhvillimet e saj bahen objekt trajtimi nė nji tė pėrditshme tė Shqipnisė (Shqip, 20.10.2006) nga nji personalitet i shquem i gazetarisė, letėrsisė dhe estetikės shqiptare: Ekselenca e Tij. Tue marrė nė shqyrtim nji zhvillim tepėr tė randėsishėm tė letėrsisė shqipe, e prandaj edhe asaj botnore, si shpallja e konkursit “Penda e Artė” nga Ministria e Kulturės e Shqipnisė, Ekselenca e Tij na nalton mendjen e shpirtin me aftėsitė e tij tė rralla gjuhėsore e kuptimore, me logjikėn e tij tė pastėr e brilante, si dhe me deduksionet e pohimet e patjetėrsueshme. Gjithashtu, asht e habitshme se si nė nji shkrim tė vetėm pasqyrohen pothuejse tė gjitha tiparet e zhvillimeve bashkohore letrare shqiptare nė mėnyrė tė pėrmbledhun. Ekselenca e Tij, ma s’pari, asht i bindun se gjanat nė letėrsinė shqipe janė serioze e tė randėsishme.

Por edhe sikur t’ishin (ose mos t’ishin), mėnyra se si i trajton ai ato asht bindėse, hijerandė, qė tė ban me u ndalė e me mendue. Nji fillim ma i mirė se ky nuk mund t’ishte ba: A do mund qė juria e sivjetshme e ēmimeve "penda" nė fushėn krijimtarisė letrare tė mbajė nėn fre shpėrthimin e valėve tė zemėratės (po aq tradicionale sa konkursi), ndėr ata qė do tė pėrbėjnė tė shumtėt... si jo fitues?! Nji sintaksė brilante qė veē nji mendje e patejkalueshme shqiptare qė merret me gazetari mundet me e sajue: “a do mund qė juria”. Kėsaj i vjen nė ndihmė margaritari tjetėr: “ēmimeve “penda”…”, sikur tė bahet fjalė pėr fituesin e konkursit pėr ngritjen e pendave tė lumejve. Por qė “valėt e zemėratės” janė tradicionale po aq sa konkursi nuk ishte pa kurrkund, asht si me thanė qė letėrsia shqipe asht nji fushė me kafshė qė i sulen ēmimeve dhe ka kafshė qė i shqyejnė ēmimet dhe kafshė qė vlojnė nga “zemėratat” ngaqė mbeten me gisht nė gojė. Lodhet shum njeriu me e kuptue pjesėn “tė shumtėt… si jo fitues?!” por asht e pamundun. A mos e ka pasė fjalėn pėr shumicėn qė asht humbėse? S’asht e mundun, sepse “si jo fitues” i bjen “po more, si jo, ta jep xhaxhi nji ēokollatė ty”.

Ekselenca e Tij asht lėshue nė kėto ushtrime stili kur pėrpara ka pasė nji personalitet tė llojit tė vet: Markun n’Katror, i cili po ban nji sakrificė tė madhe kombtare pse po e merr pėrsipėr pozitėn e kryetarit tė jurisė kur e din se ka me u pėrballė me “koston e lartė tė turivarjeve tė pas-ceremonisė”. Sa krenar duhet me u ndi njeriu kur ka nji shqiptar si Mark n’Katrori qė sakrifikon me u ba i keq me shum veta! Ai nuk niset me qenė i pėrgjegjshėm pėr (siē i vulos/katranos Ekselenca e Tij) “vlerėsimet mė prestigjioze qė jepen nė fushėn e letrave”, por ndoshta asht i komanduem (vulos/katranos Ekselenca e Tij) qė “t`u vihet vula mė tė mirėve”. Me pak fjalė, meqė morėm nji shembull me kafshė, asht sikur vula me tė nxehtė qė i vehet bagėtive. Vlersim shum prestixhidos pėr nji letėrsi dhe pėr do shkrimtarė: me ju vu vula e ma tė mirėve. Megjithatė Mark n’Katrori asht modest, thotė ma poshtė se "Do tė jetė thjesht njė natė ēmimesh nė letėrsi e kaq". Veē kaq, shkujdesje tipike e nji tipi n’katror qė ka le nji natė me hanė tė plotė dhe i ka shndritė ylli gjithmonė se ka ditė si me ndejtė nė lojė.

Pėr te dhe jurinė, Ekselenca e Tij rezervon nji paragraf nga ma brilantėt e gazetarisė shqipe i cili sigurisht qė mbas disa mija vjetėsh ka me u ba rast studimi nė aulat e gjuhėsisė dhe logjikės mbarbotnore: Kreu i jurisė, Mark Marku, statura e tė cilit si njeri i letrave, ėshtė i diskutueshėm, si dhe ata qė e pasojnė, deri mė tani, qėkur u shpallėn publikisht si gjykuesit dhe vlerėsuesit e krijimtarisė letrare shqiptare pėr njė vit, nuk janė vėnė nė rrethin e kuq tė paragjykimit. A thue tė jetė Mark n’Katrori i diskutueshėm nė vetvete? Apo statura e tij, qė gjithsesi duhet thanė se asht imcak me syze, por qė s’ka lidhje me gjykimet letrare e estetike? Njeri i letrave? A i han apo i pėrdor pėr ndonji funksion tė veēantė letrat ky njeri? Apo bahet fjalė pėr kryeveprat e tij letrare (qė s’i dimė ku janė) qė shqiptarėve iu janė ngulė aq shum nė krye sa s’mendojnė veē pėr to? Mos bahet fjalė pėr studimet e tij (kėshtu i quen autori), ku Mark n’Katrori nji shkrimtar e nxjerr tė kuq e mbas dhetė vjetsh blu? Mandej kush e ka caktue nji nga “gjykuesit dhe vlersuesit e krijimtarisė letrare shqiptare”, mos ndoshta ministri i kulturės, qė ka qenė doganier dhe s’ka lidhje me kulturėn e as me letėrsinė? Se tė jetė gjykues e vlersues dikush, duhet emnue prej dikujt. Por kėte do ta mėsojmė ma vonė e tash tė vazhdojmė me Ekselencėn e Tij.

Ekselenca e Tij i din mirė proceset e letėrsisė shqipe dhe tė letėrsisė nė pėrgjithėsi. Me kompetencė e mjeshtėri tė rrallė shprehet se “…njė fushė ku mbizotėron tėrėsisht subjektiviteti, qoftė dhe unifikuar nga 5 anėtarė jurie), e nė fund tė fundit, do bėhet e pamundura pėr t`ua bėrė tė qartė gjithsekujt, se nuk do tė ketė tė paktėn asnjė mpleksje interesash tė jashtme nė procesin e viceksionit kritik, pėr tė ndarė grurin nga egjra nė ēdo produkte letrar”. Simbas Ekselencės sė Tij, nė fushė ka veē subjektivitet, pra i mbushet mendja Mark n’Katrorit me taborr dhe jep nji ēmim si t’ia dojnė. Asht subjektive, fundja.
Subjektivitet qė tash po e mėsojmė se u “unifikoka” nga 5 antarė jurie (secili e hedh gotėn e subjektivitetit tė vet nė kazanin ku gatuhet ēorba qė bashkon subjektivitetin), juri e cila si mendjendritun qė asht ka me ba tė pamundunėn me ja ba tė qartė gjithsekujt. Kaq, pikė. S’asht fjali e mangėt, por asht shum interesant koncepti qė juria ka me ba tė pamundunėn me i ba diēka tė qartė gjithsekujt. Pra ka me i kapė nji pėr nji tė tanė dhe ka me ba tė pamundunėn. Pėr ēka? “Nuk do tė ketė tė paktėn asnjė mpleksje interesash tė jashtme nė procesin e viceksionit kritik”, pra do tė jenė veē interesat e mbrendshme tė jurisė, t’antarve e antareshave tė jurisė, nė fushėn e prodhimeve bujqėsore tė ndamjes sė grunit nga egjra, pardon, tė vlerave nė “ēdo produkte letrar”. “Nė ēdo produkte letrar”!!! Ky shkrim ka nji vlerė unike pėr fjalėsin e shqipes sepse ka shtue fjalėn “viceksion” nė shqip, fjalė qė s’gjendet as nė fjalorin e gjuhėtarėve komunista e as nė fjalorin intim tė M. Elezit.

Tash talentat e rij do ta dinė se avangardalinistat si Mark n’Katrori me tipat e tjerė qė po kalėrojnė “kritikėn letrare shqiptare” u rrinė mbi krye me “viceksionin kritik”, qė meqė ra fjala s’po u gjindka as n’internet nė ndonji formė anglisht. Ndoshta asht huazue prej latinishtes a kinezēes, kushedi. “Ėshtė e freskėt ende kontesti politik i ēmimeve tė vjetshme, ku, siē u tha nga armata e tė pakėnaqurve, i binte era 3 korrik.” - shprehet Ekselenca e Tij. Ėshtė e freskėt=kontesti politik?!? Kontest don me thanė garė, a mos kanė garue partitė politike pėr ēmimet letrare tė vjetshme a? Ku ta ketė nxjerrė kėtė pėrfundim Ekselenca e Tij. Kjo kuptohet menjiherė kur pa pritė, pa lidhje e pa kujtue nė skenėn e shkrimit ku intervistohet kryetari i nji jurie futet “shkrimtari” Zonja Grigja qė asht konkurent nė garėn qė gjykon kjo juri (!!!), pėrkrahės i fuqishėm i partisė qė ka fitue zgjedhjet bashkė me ēmimin. Asht elokuente, shum elokuente, aq elokuente sa nė nji debat televiziv ngaqė po i rendiste fjalitė e mendimet e fjalėt e shprehjet shum qartė, me shum rrjedhshmėni e qartėsi, kundėrshtari qė kish pėrballė u ēu e iku nga salla prej turpit e marres qė e kapi. Sigurisht qė e kuptoi se pėrballė nji tipi fitimtar si Zonja Grigja s’kishte shanse.

Zonja Grigja hyn nė skenė, pra, me nji mendim shum origjinal, qė nė fjalėt e Ekselencės sė Tij del kėshtu: “…i spikaturi i kėsaj hamendjeje djallėzore pėr shkak tė njė ēmimi pėr prozėn mė tė mirė, vlerėson si mė tė lartat nė nivel kontestet e tija tri vjet mė parė”. Nė radhė tė parė, fitorja e tij asht e meritueme dhe ēdo hamendje asht “djallėzore” e pikė! S’duhet me pasė pikė dyshimi se Zonja asht e zonja. E ka me tapi, me vulė e me firmė, edhe kėte do ta mėsojmė ma vonė se prej kujt e ka. E randėsishme nė kėtė pikė asht qė Zonja Grigja i vlerson si “ma tė naltat nė nivel” kontestet (ēfarė kontestesh, mor bir, kontestimet!) e veta ku s’la kend pa sha me tė parė e tė mbramė derisa ja dhanė nji ēmim. E zonja Zonja!

Kur e ndigjon tue shprehė mendime tė tilla, aq ma shum kur gjendet afėr Mark n’Katrorit, kryetarit tė pavarun tė nji jurie tė pavarun qė s’ja var kush se janė ba pėr t’u varė (si me thanė n’ilegalitet gazetaresk, por me siguri gjendet aty me u interesue si po vate mbarvajtja e punėve letrare, ku asht juria me realizimin e objektivave etj. etj.), tė mbushet zemra me krenari pėr personalitetet qė kanė shqiptarėt. Shum t’aftė, tejet modesta, rrapatusha pasha zoten! Siē e shpreh me elokuencėn e tij tipike, madhėshtore dhe monumentale, Zonja Grigja, gjithmonė simbas Ekselencės sė Tij: “…bėn njė krahasim mes njė kėngėtari buzėqumėsht, qė merr 10 mijė euro pėr njė kėngė, e destinuar tė harrohet pas disa vitesh e njė shkrimtari a poeti qė, nėse fiton, do tė marrė 10 pėr qind a mė pak djaloshit”. Hajt, hajt, o sintaksė! Hajt, hajt, o diskurs! Shkrimtarėt kėtė vit me siguri janė tė qetė, e dinė se kanė me u gjykue drejt prej kėtyne soj rrapatushave dhe po flenė rehat.

Kėte e ka kuptue dhe e kumton edhe Ekselenca e Tij: “duket se garuesit ende nuk kanė gjetur parangushėlluesin e njė dėshtimi tė mundshėm (nėse moslarja e njė ēmimi konsiderohet dėshtim)”. Sa i naltė qė asht Ekselenca, shpik fjalėn e re “parangushėllues”, tė cilėn M. Elezi kur ta ribotojnė fjalorin qė sapo ka ba, do ta heqė nji poezi tė vetėn nga fjalori dhe do ta vendosė veē kėtė fjalė nė nji fletė tė veēantė. Kurse “moslarja e njė ēmimi” asht tepėr e ndėrlikueme pėr mendjen tonė njerzore pėr t’u kuptue, kėto janė shprehje qė i kanė hije veē Ekselencave. Ekselenca e Tij asht pėrfaqėsues i Ekselencisė gazetareske metropolase. Kjo sferė asht e mbushun me miniEkselenca tė llojeve tė ndryshme qė gjallojnė nė gazetari pėr motive nga ma tė ndryshmet: ekzistenciale, jetike, mbijetese, pėrfitimi, karriere, hobi, kalim kohe, mospasjeēkameba etj. etj.

Motivi profesional nuk ka fort randėsi sepse ēėshtjet e letėrsisė janė zgjidhė me kohė nga avangardalinistat e tipit Mark n’Katrori e Zonja Grigja me shokė dhe s’asht fort e randėsishme qė nė shkrimin e Ekselencės sė Tij emni Persida bahet Brisida, qė mbiemni Berisha bahet Bėrisha, ose qė Muēi tė bahet “pėrrallėrrėfyesi” i parė i gjuhės shqipe pėr konceptin e kushedi ēkaje nė mendjen e Ekselencės sė Tij. Ky ka edhe talent letrar dhe perla si kjo kėtu do hyjnė domosdo dikur nė panteonin e sentencave shqipe: “kur afron fundviti dhe nisin tė tunden nė horizont dy pendat, e arta dhe e argjendta”. Nji pasqyrė e hatashme, qė e tregon mirė hatanė e letėrsisė shqipe dhe ēmimeve qė jepen nė tė, nuk mund tė mos jepej me ekselencė ekstraordinare nga Ekselenca e Tij, tue ja fillue me shprehjen qė “Shqipėria e letrave, nuk ėshtė dhe aq e varfėr me konkurse letrare”. Pėr efekte studimi po i marrim ēmimet qė rendit Ekselenca nji pėr nji: “Ēmimet e poezisė "Poeteka" i pėrkasin njė evenimenti tė pėrvitshėm tejet prestigjioz me dimension ndėrkombėtar qė drejtohet nga poeti Arjan Leka”. Tejet prestigjioz? Ēmimet “Poeteka” prestigjioze? Cilat ēmime? Cila “Poetekė”? Prestixhioze?

Naltmadhnia Juej, mė lejoni t’ju informoj pėr disa zhvillime qė, jam ma se i bindun, i kanė shpėtue vemendjes Tuej pėr shkak tė detyrimeve madhore qė mund tė keni pasė ndėrkohė. Nė fillim tri pjesė nga shkrimet e shkrimtarit dhe gazetarit Shpėtim Kelmendi menjiherė mbas mbarimit tė kėtij “evenimenti tė pėrvitshėm tejet prestigjioz me dimension ndėrkombėtar”: “Mjafton t’i hedhėsh njė sy revistės Poeteka dhe bindesh se nė ēfarė rangu pėrfaqėsohet poezia shqipe. Shatra-patra! Kriteri i pėrzgjedhjes?… Mjafton tė kesh nja dy a tre poezi tė pėrkthyera nė njė gjuhė tė huaj…” “I zoti i Poetekės, organizatori pra, tė cilit s’di kush i ka dhėnė ujė tė keq duke ia mbushur mendjen se ėshtė poet, mundohet qė nėpėrmjet njė aktiviteti tė amplifikojė e t’i japė zė egos sė vet tė voēkėl poetike. Po thėrras ca poetė tė huaj, thotė me vete, qė ata, jo vetėm tė binden se unė ekzistoj, por edhe ta hedhin ndonjė fjalė tė mirė pėr mua nė ndonjė revistė apo nė veshin e ndonjė studiuesi, kritiku, pėrkthyesi, etj; veē kėsaj edhe tė mund tė pėrfitoj ndonjė ftesė nė aktivitetet qė ata bėjnė nė vendet e tyre, ndonjė vizė, ndonjė fjalė tė mirė, ndonjė… kush dreqin e merr vesh se ē’punon mendja e shqipos.

Me pak fjalė organizatori i kėtij aktiviteti ka nevojė pėr famėn, ka shumė nevojė pėr famėn, ka nevojė tė babėzitur pėr famėn, andaj ia bėn hyzmetin punės me tė gjitha forcat e mjetet e adetet…” “…pėrpara se tė bėjmė festivale poezie, duhet ta marrim vesh se ku jemi me poezinė. E, pėr ta realizuar kėtė, duhen organe kulturore… Ku janė revistat kulturore e artistike sot?... Pse ju mohua revistės Ars njė subvencion i miratuar... Pse u refuzua projekti pėr revistė i Azem Qazimit? Ua them unė: Sepse nuk donte Agron Tufa, Mark Marku, Gentian Ēoēoli, Arian Leka e ndonjė mediokėr tjetėr...” Si asht e mundun, Ekselenca Juej qė ju ta queni kėtė soj veprimtarie “eveniment tejet prestigjioz me dimension ndėrkombėtar”? Kėshtu ju kanė thanė Mark n’Katrori dhe Zonja Grigja? Por ndoshta Ju, me elegancė, do tė paraqitni tezėn e xhelozisė sė shkrimtarit dhe gazetarit Shpėtim Kelmendi. Pėr kėtė arsye, po thėrrasim nė ndihmė poetin Gėzim Hajdari: “Detyrimisht si miq te tyre ne Perendim poetet dhe shkrimtaret mafioze shqiptare do te kene vecse homologet e tyre. Deshmon per kete ftesa e Maria Luiza Spazianit, mysafire pak kohe me pare ne Festivalin Poeteka ne Durres… kesaj gruaje, qe Montale ne poezine e tij e quan “dhelpra”, ndersa Quasimodo dhe Spanjoletti “aktiviste shoqerore”, i dorezojne madje cmimin me te larte te Festivalit te Poezise (edhe pse kam rezervat e mia per kete pseudomanifestim, organizuar nga njerez diletante dhe meskine te cilet s’kane asgje te perbashket me letersine).”

A thue, Ekselencė, tė jenė emnat e pėrmendun nga ju qė nė Tiranė i mbani si autoritete tė padiskutueshme tė letėrsisė shqipe (se a janė dhe si janė kėte do ta mėsojmė ma vonė) “njerz diletantė dhe meskinė qė s’kanė asgja tė pėrbashkėt me letėrsinė”? Ju sigurisht qė, me elegancėn tuej karakteristike, po mendoni se edhe ky shembull nuk vlen ngaqė poeti Gėzim Hajdari mund tė ketė si Shpėtim Kelmendi xhelozi. Atėherė po t’i referohemi tė huejve, Kryesisė sė Qendrės Ndėrkombtare Eugenio Montale: “…profesoresha Spaziani deklaron se nuk njeh poete shqiptare. Edhe kjo nuk perputhet me te verteten, sepse vete ajo ne vitin 1997, kur ishte Presidente e Qendres, ia ka akorduar Cmimin Internacional Eugenio Montale poetit te jashtezakonshem Gezim Hajdari lindur ne Lushnje dhe aktualisht banues ne Itali… teksa ne Itali jane te shumte ata qe po luftojne me kembengulje kunder mafies se vjeter dhe burokracive letrare qe mberthejne dhe shtrengojne ne lak zerat poetike me autentike dhe domethenes te kohes sone, nuk ka paradoks me te madh sesa t’i dorezohet unaza e Heroit Clirimtar pikerisht Profesoreshes Spaziani.”

Si asht e mundun, pra, Ekselencė, qė veprimtaria qė ju e queni “eveniment tejet prestigjioz me dimension ndėrkombėtar” tė renditet nė procese tė tilla? Si asht e mundun qė nji poet shqiptar qė qenka me famė botnore sa me fitue ēmimin Montale me i quejtė kėshtu tipAt? A e dini ē’shkruen nji ish-pjesmarrės nė “Poetekė” pėr disa prototipa: “…Sa i takon K. Petritit, E. Hatibit, A. Tufes, etj… Natyrisht qe s’jane gjeni, por… kane vlera te njemendeta poetike”. E bukur, apo jo Ekselenca juej? Tė qeshim, tė nėnqeshim apo tė mbiqeshim pėr frymėn e grupit tė kėtyne tipave dhe atyne qė i rrethojnė? Edhe kėto do t’i mėsojmė ma vonė, por le ta mbarojmė punėn qė kemi nisė me ēmimet letrare shqiptare. Ju rendisni edhe “Ēmimet "Fjala" qė jepen nga revista "Fjala", ish dikur gazetė letrare”. Kėtu mund tė mendohet se ka nji lajthitje tė madhe.

Revista “Fjala” (sa e mrekullueshme asht shprehja “ish dikur gazetė letrare”…) s’ekziston askund, nė rrethe jo se jo, por as nė metropol nuk ka shenjė tė saj. Me siguri asht ble krejt tirazhi sepse do tė ketė pasė perla, margaritarė se jo mahi themi ne gjysė-kosovarėt e Shkodrės. Por ne ia kemi arritė me e shti nė dorė privatisht mbas peripecive tė shumta kėte revistė, qė asht nji botim katastrofal pėr nga cilėsia e shtypit dhe po aq katastrofal edhe nga cilėsia e landės qė ka mbrenda. Organe tė tilla janė tipike nga ato qė financohen nga Ministria e Kulturės, qė janė veē harxhim paresh pėr mė promovue shkrimtarėt e partisė dhe shtėpi botuese si Idearti qė as faqe interneti s’kanė edhe pse e kanė t’afishueme (nė botime, si p.sh. tek “revista” “Fjala”, ka adrese interneti, n’internet kjo faqe asht pėr shitje).

Mandej shpreheni se “Ishin ēmimet e revistės kulturore "Aleph", por qė nuk janė mė pas mbylljes sė revistės, qė drejtohej nga poeti dhe pėrkthyesi”. Pra, ēmimet ishin, koha e shkueme e thjeshtė. Po nga kush drejtohej kjo “Aleph”-i, kush asht ky poeti dhe pėrkthyesi pa pikė, dmth, mos e ka emnin ish-drejtuesi ish-poet dhe ish-pėrkthyes i kėtij ish-botimi Pa Pika? Apo mos quhet Bosh Bosh ngaqė ia keni lanė vendet e emnit e mbiemnit bosh? A ju duket e hijshme ta leni pa emėn nji njeri qė kujton se ka emėn? Po ēmimet e Korēės dhe Pogradecit, i keni ndjekė Ekselencė? E dini si janė? Ekselenca e Tij ishte dėshmitar i rastėsishėm n’avionin e Hasan Ekincit, turkut qė thuhet se rrėmbeu avionin e nisun nga Tirana, dhe ka pasė dyshime se nė kėtė ngjarje janė pėrfshi shėrbimet sekrete. Na mbeten me u besue dy alternativa: ose qė asht tronditė shum nga kjo ngjarje dhe hala s’e ka marrė veten, ose qė shefat e kanė komandue me zor me punue nė nji fushė qė s’e njeh hiē…

* * *

Sapo pamė edhe nji turr shkrimesh pėr kėtė ngjarje. Tė gjitha tė njillojta, plot shabllone e mediokritet. Asnji gazetar nuk sheh probleme dhe raporton veē kumtesat e Mark n’Katrorit me shokė tė jurisė dhe ia jep pėr konsum nji publiku tė lodhun e tė painteresuem sepse ēdo gja asht ba pėr tė mos pasė interes sepse asgja nuk ndryshon. Nji nga gjanat qė gazepēarėt e gazepēaret e kulturės do tė duhej me shkrue, kish me qenė pyetja se a asht antari i jurisė sė “Pendave” Virgjil Muēi ish-spiun i Sigurimit tė shtetit komunist dhe a duhet qė ai tė jetė antar jurie? Ose ta pyesnin vetė Virgjil Muēin se ē’pseudonim ka pasė nė Sigurim nėse ka qenė. Ma e pakta, do tė duhej qė kryetarit, Mark n’Katrorit, t’ia jepnin paragrafin e maposhtėm pėr komentim, ose vetė Virgjil Muēit: Pasi “Masoviku” e pėrdori mirė e mirė “fshesėn” pėrlyese nė fytyrėn e “gjeniut tė letrave shqipe”, atė ia rrėmbeu nga dora “fshesari” tjetėr i zellshėm, i ftuar nė kėtė emision, njeriu nga “shtėpia me gjethe”, qendra e pėrgjimeve akustike tė Sigurimit tė Shtetit, i cili pasi e kreu ushtrinė nė kohėn e komunizmit, nė njė repart qė varej nga Drejtoria e Zbulimit nė Sigurimin e Shtetit, doli me gradėn e nėnoficerit tė Sigurimit tė Shtetit nga shėrbimi ushtarak dhe mė pas, duke vazhduar tė shėrbente part-time tek “shtėpia me gjethe”, arriti deri nė gradėn e oficerit rezervė tė Sigurimit tė Shtetit. Ky njeri mė zbaviti aq shumė me ato qė tha saqė kėtė herė do t’ia kursej trishtimin qė do t’i sillte pėrmendja e pseudonimit tė tij. Fakti qė njė prej dy mbrojtėsve tė Kadaresė ishte njeriu nga “Shtėpia me gjethe“ ishte shumė kompromentues pėr Kadarenė, nė sensin e “fshesės sė pėrlyer“.

Njeriu nga “Shtėpia me gjethe“ e pėrdori “fshesėn e pėrlyer“ e pėrlyer po aq me sukses sa “Masoviku“ duke paraqitur tezėn e ēuditshme se: “Ismail Kadare nuk ka qenė disident, por vepra e tij ka qenė disidente“. (?!) (Sot, 17.11.2006) Kėto fjalė janė shkrue pėr Virgjil Muēin, edhe pse ai s’pėrmendet me emėn. Kushdo ta ketė shkrue, e ka botue nė nji gazetė tė regjistrueme nė shtet, nė nji media qė shitet nė mija kopje, botue nga njerz nė moshė madhore qė i kap ligji pėr mashtrime e shpifje. E pėrderisa nuk asht ba asnji pėrgėnjeshtrim, asnji padi… Mund tė shkruenin edhe se kryetari i jurisė nuk ka lidhje as me shkrimtarinė dhe as me kritikėn. Asht nji mediokėr qė nuk din me gjykue dhe asht zgjedhė politikisht aty, si nė tė tana herėt e tjera nė krejt jetėn e tij krejtėsisht tė padobishme nė letėrsinė e kulturėn shqiptare. Aq mediokėr asht saqė ia lejon luksin me thanė se "ka nga ata qe nuk me duan, por ka edhe nga ata qe iu vjen mire qe jam pikerisht une ketu". Ndersa nuk mund te linte pa theksuar edhe faktin se, "krijuesit jo gjithmone botojne, por kjo s'do te thote aspak se reshtin se shkruari" (Korrieri, 22.12.2006).

Por ne do ta presim me mall e mallėngjim ditėn kur tė na paraqiten kryeveprat e tij. Me ngulm e kambėngulje do ta presim… Mund tė shkruenin edhe se antari i jurisė nga Kosova, Ibrahim Berisha, asht antar i Pen Qendrės sė Kosovės dhe e ka mbushė konkursin me kryetarin e tij (Basri Qapriēin), antarin militant tė Pen-it Ali Podrimja dhe antarin e padamshėm pėr letrat shqipe tė Pen-it Milazim Krasniqi. Ma e pakta kjo quhet konflikt interesi. Duhet thanė edhe se Sabri Hamiti ka qenė drejtuesi i kėtij institucioni para se tė paraqiteshin fuqishėm kėta musketierėt e rij qė ja shterrėn krejt paret Ministrisė sė Kulturės sė Kosovės, por ma e randėsishmja asht qė libri me tė cilin paraqitet nė kėtė konkurs asht shum i padenjė. Ja ēka shkruen Sali Bytyēi nė shkrimin “Tematologjia: ose plagjiatura postmoderne e Sabri Hamitit” pėr librin e Sabri Hamitit “Tematologjia” qė juria jonė e pėrndritun e fut nė konkurim: “...Po t’i bėhet njė analizė e kujdesshme kėtij teksti, qė nuk ėshtė punė aspak e lehtė, do tė veēoheshin tri shtresa tė tij:

1. Pėrkthimet e fjalėpėrfjalshme tė teksteve nga fjalorėt e nocioneve dhe tė zhanreve letrare (frėngjisht e serbokroatisht), pa shėnime referenciale pėr burimin e literaturės;
2. Pėrkthimet e pėrfolura dhe jo njėherė tė keqinterpretuara, dhe
3. Ndėrhyrjet e autorit, tė cilat pėrshkohen nga konfuziteti dhe gjykimet e herėpashershme me njė gjuhė poetike e pa ndonjė logjikė...”

Por Ibrahim Berisha e din mirė qė Hamiti asht politikan, nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės… dhe juria nė kuadėr tė promovimit qė iu ba futjes sė autorėve nga Kosova nė konkurim ia ka pranue argumentimet. Sepse Ibrahimi u duhet pėr llogarinat e veta, jo pėr tjetėr gja. (E theksueme me forcė, futja nė konkurim kėtė vit e autorėve nga jashtė Shqipnie ka pasė efekt, aq efekt sa baca Ali Podrimja, n’euforinė e sjelljes sė nji ēmimi nė Prishtinė, u lodh i shkreti tue ribotue nė gazeta tė Shqipnisė shkrimet pėr Nanė Terezėn pėr t’u kujtue shqipnitarėve se asht poet qė s’i ka kėndue veē “Titos sė dashtun”.) E Ibrahim Berisha bashkė me jurinė duhet me e dhanė nji shpjegim tė paktėn pėr kėtė shembull qė po e japim nga shkrimi kritik i S. Bytyēit sa me ja rifreskue kujtesėn: “Teksti i S. Hamitit Tema (gr. Thema – rast, bazė, lėndė, parashtresė) ėshtė boshti themelor ideologjik e ndodhjesor i veprės letrare duke siguruar koherencėn e saj. Qoftė e shpallur nga vetė autori, qoftė e identifikuar nga kritikėt, tema ėshtė njė konstantė rreth tė cilės afrohen interpretimet e veprės sė veēantė. (Sabri Hamiti,Tematologjia, f. 14)
Teksti i origjinalit "Le thčme est la colonne vertébrale, idéologique ou événementielle, de l’oeuvre littéraire et assure la cohérence de celle-ci. Annonce par l’auteur ou décelé par les critiquées, le thčme est une constante autour de laquelle gravitent les interprétations de l’œuvre particuličre. (Dictionnaire des Genres et notions littéraires (Paris, 2001), f. 896)”

Po ēka e bashkon Mark Markun, Virgjil Muēin, Persida Asllanin, Agron Tufėn, Ali Podrimjen, Basri Qapriēin dhe emna tė tjerė qė sillen rrotull letėrsisė shqipe si pabuksa me duer nė xhepa? Ma sė shumti i bashkon nji plak i moēėm me profesion shkrimtar i madh. Janė prodhime tė tij, pėr tė cilat ai ka punue me dhe pa vetėdije me i krijue e me i modelue nė funksion tė tij ose tė shėrbimeve qė i duhen krye institucioneve tė mshehta pėr me pėrfitue “beneficionet publike”, ngaqė vetėm kėshtu mundesh me ecė para ndėr shqiptarė: ose tue i shėrbye diktatorit, nėndiktatorit, zv/diktatorit, diktatorucave e kėshtu me radhė; ose tue u ba spiun. Kjo asht gjysa e rrėfimit, gjysa tjetėr asht dashunia e madhe e ketyne tipave pėr nėnshtrimin si modus operandi pėr me ba prokopi nė jetė sepse s’kanė gjunj pėr ma tepėr.

Nji gja tjetėr qė i bashkon asht mungesa e idealizmit, pėrkatėsia ndėr klane dhe miopia se janė dikushi dhe bajnė diēka. Ata nuk kanė vende honorifike, nuk shquhen pėr vlera, nuk i pranon askush si tė padiskutueshėm. Ata munden me ndejtė “mbi ujė” vetėm me ndihmėn e njeni-tjetrit, me aleanca. Nuk kanė koqe me qenė individė, me qenė artista, munden veē me qenė turmė e vogėl qė llogarit pushtetin dhe interesat. Kjo asht arsyeja pse niveli i letrave shqipe jo vetėm qė asht pėr faqe tė zezė, por as qė ka gjasa ndonjiherė tė ndryshojė pėr sa kohė qė modelet kulturore tė pėrbahen nga njerz tė tillė. E shqiptarėt s’kanė aspak tė drejtė me u ankue e qurravitė pse s’kanė shkrimtarė botnorė: kėta qė pėrmenden janė me shtat tė vogėl pėr at’ punė…

E kėta munden me organizue veē ēmime tė kota e tė pavlera, sepse s’ka kush i jep e s’ka kush i merr. Kėta munden veē me qenė pėrgjegjėsa pėr nivelet e t’ulta kulturore qė po theksohen gjithnji e ma shum, pėr nivelet e ulta tė studimeve dhe kritikės letrare. Munden veē me bllokue procese pėrkohėsisht tue u ba pengesė pėr nji zhvillim normal e tė shndetshėm tė letėrsisė e mendimit shqiptar. Veē pėrkohėsisht, sepse ne kemi me qenė gjithmonė kėtu pėr me ja kujtue e rikujtue kėto gjana!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara