HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė komb i dhunuar

-- nga Bledar Kurti, Shekulli, 09-07-2007

Bledar Kurti Mė 10 dhjetor 1948, Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara nėnshkroi njė dokument shumė tė rėndėsishėm, i cili do caktonte tė drejtat themelore dhe elementare tė tė drejtave tė njeriut. Ky dokument quhet "Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut". Kjo deklaratė ėshtė njė shpallje e fuqishme, me anė tė cilės shumica e shteteve tė botės, pasi mėsuan pasojat e totalitarizmit tė shfaqur nė Luftėn e Dytė Botėrore, vendosėn tė caktojnė dhe shkruajnė tė drejtat e ē'do njeriu nė botė. Kjo deklaratė u quajt universale sepse duhet tė aplikohet nga ē'do komb, qeveri, shoqėri dhe individ nė tė gjithė botėn dhe nė tė gjitha kohėrat. Kjo deklaratė siguron tė drejta civile, politike, ekonomike, shoqėrore dhe kulturore pėr kėdo njeri qė jeton nėn diell.

Kjo deklaratė pėrbėhet prej tridhjetė artikujsh, tė cilat u shkelėn gati tė gjitha gjatė diktaturės komuniste. Por edhe pse ajo diktaturė ka shtatėmbėdhjetė vjet qė ėshtė rrėzuar, dhe Shqipėria supozohet tė jetė njė vend demokratik, shumė prej kėtyre artikujve tė shkruara nė "Deklaratėn Universale tė Drejtave tė Njeriut" vazhdojnė edhe sot tė shkelen me tė dyja kėmbėt.

Le tė pėrmendim shkurt disa prej artikujve tė Deklaratės, le ta nisim me
Artikullin 1: "Tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lindura tė lira dhe tė barabarta, si nė dinjitet ashtu edhe nė tė drejta. Ata janė tė pajisura me arsye dhe ndėrgjegje dhe duhet tė veprojnė ndaj njėri-tjetrit me njė frymė vėllazėrie". Ne na thuhet shpesh se jemi tė barabartė, tė lirė, etj., por tė gjithė e dimė se Shqipėria karakterizohet prej njė pabarazie sociale. Paradoksi shoqėror dhe ekonomik. ėshtė njė tipar tejet i dukshėm. Pushtetarėt tanė paguhen pėr t'u kujdesur pėr mė tė vegjlit, por ata jo vetėm qė e kryejnė detyrėn e tyre siē duhet, por janė verbuar pas pushtetit dhe interesave vetjake dhe kanė harruar liritė dhe tė drejtat minimale tė shqiptarėve. Tek "Ferma e Kafshėve", e shkrimtarit Xhorxh Oruell, lexojmė: "TĖ GJITHA KAFSHĖT JANĖ TĖ BARABARTA, POR DISA JANĖ MĖ TĖ BARABARTA SESA TĖ TJERAT". Kėshtu edhe nė Shqipėri, ne kemi lindur tė barabartė, por disa prej nesh janė mė tė barabartė sesa tė tjerėt.

Thėnia e Oruellit ia vlen tė pėrmendet edhe nė lidhje me Artikullin 7: "Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit dhe kanė tė drejtėn e mbrojtjes nga ligji pa asnjė diskriminim…". Edhe bufi do e dinte se barazia nė Shqipėri ėshtė njė idealizėm i paarritur. Pushtetarėt tanė nuk janė mbi ligjin por kanė arritur tė fitojnė imunitet ndaj disiplinave tė ligjit. Vetėm populli i thjeshtė vuan ndėshkimet. ndėrsa pushtetarėt gėzojnė pėrfitimet e tij.

Artikulli 13 (2): "Cilido individ ka tė drejtė ta lerė njė vend, duke pėrfshirė edhe vendin e tij, apo tė kthehet tek ai". Tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se kufizimi i lirisė sė lėvizjes jashtė, nuk ėshtė as faji i qytetarėve shqiptarė dhe as i ambasadave tė huaja nė Shqipėri. Evropa dhe Amerika kanė bėrė pėrpjekjet e tyre pėr integrimin e Shqipėrisė nė aleancat e vendeve tė zhvilluara. Ata kanė vendosur kritere themelore demokratike, por tė cilat nuk janė pėrmbushur nga qeveria jonė, si rrjedhojė, qytetarėt shqiptarė janė tė burgosur nė vendin e tyre dhe luten e agjėrojnė pa pushim pėr mrekulli vizash. Hyrja e shumicės sė vendeve ish-komuniste evropiano-lindore nė BE, indigon se vendet e zhvilluara e mirėpresin integrimin tonė, por janė pushtetarėt tanė ata qė duhen fajėsuar pėr izolimin e shumė shqiptarėve dhe shkeljen e Artikullit tė 13, tė "Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut".

Artikulli 21 (3): "Vullneti i popullit duhet tė jetė baza e autoritetit tė qeverisė; ky vullnet duhet tė shprehet nėpėrmjet zgjedhjeve tė drejta dhe tė herėpashershme, tė cilat duhet tė kryhen prej votės sė lirė dhe tė fshehtė...". Tė gjithė e dimė se votimi nė Shqipėri ėshtė i fshehtė, por jo i lirė; ėshtė i fshehtė sepse komplotet bėhen nė fshehtė, por aspak i lirė sepse mėnyrat matrapaze, falsifikimet, presionet, intimidimet, etj., e pėrdhosin sakritetin e votės sė qytetarit. Institucionet shtetėrore janė tė krisura keq, ndaj mund tė kontrollohen lehtėsisht prej njė dore interesi, ndaj e bėn tė lėkundshėm besueshmėrinė nė ēdo veprim apo vendim institucional.

Artikulli 23 (2): "Cilido, pa asnjė diskriminim, ka tė drejtėn tė paguhet aq sa punon". Drejtėsia qė u takon shqiptarėve nė kėtė aspekt, nuk kėrkon shumė koment. Pensionistėt paguhen nė shifra qesharake, pėr ato vitet e shumta pune, ndėrsa kemi shumė tė rinj qė punojnė sa pėr tė pirė kafe dhe cigare. Para disa javėsh, nė Parlament, kryeministri Berisha pėrmendi Hugo Boss-in pėrpara deputetėve dhe kamerave televizive. Kjo ishte njė ofendim i rėndė pėr shqiptarėt, shumica e tė cilėve paguhen nė muaj sa ēmimi i njė artikulli tė Hugo Boss-it. Janė tė rrallė ata pushtetarė, tė cilėt kanė nė CV-tė e tyre eksperienca pune tė rėnda krahu. Nėse do kishin tė tilla, do i kuptonin mė mirė vėshtirėsitė e bashkatdhetarėve tė tyre dhe do luftonin dhe punonin mė shumė pėr tė rritur mirėqenien e punėtorėve dhe pensionistėve.

Artikulli 25 (1): "Cilido ka tė drejtė pėr njė standard jetese tė pėrshtatshme, pėr shėndetin dhe mirėqenien e tij dhe familjes sė tij; kėtu pėrfshihet ushqimi, veshja, strehimi, kujdesi mjekėsor, shėrbimet sociale tė nevojshme dhe siguria nė rast punėsimi, sėmundje, handikapi, vdekje familjare, pleqėri apo humbje mjetesh jetese pėrtej kontrollit tė tij". Ėshtė pėr tė ardhur keq, kur sheh se sa shumė energji po harxhojnė pushtetarėt tanė pėr tė zgjedhur njė President. Ata konsumojnė energji, ndėrsa populli nuk ka energji pėr tė konsumuar, qoftė kjo energji elektrike apo energji fizike. Ndėrkohė qė pushtetarėt argumentojnė midis tyre nė ambiente te kondicionuara, tė rehatshme, me drita, duke njomur buzėt me pije freskuese tė importuara dhe pas takimeve shėtisin me makina super-luksoze, shumė shqiptarė e jetojnė jetėn pa drita, pa ujė, pa bukė, pa punė dhe plot me frikė. Shprehja "jetė qeni" do ishte e papėrshtatshme sepse sot, qentė, jashtė shtetit kanė pasaporta, udhėtojnė pa viza dhe ushqehen me ushqime tė shtrenjta supermarketi. Ėshtė e drejta e ēdo njeriu tė ketė njė jetė normale tė pėrshkruar nė Artikullin 25, por kjo e drejtė e jona ėshtė e dhunuar. Korruptimi, neglizhenca, paaftėsia, mosinteresimi apo mungesa e dėshirės sė ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqėsorit shqiptar, kanė bėrė qė tė dhunohen tė drejtat elementare tė shtetasve shqiptarė.

Nėse artikujt e lartpėrmendur janė shkelur prej pushtetarėve tanė, Artikulli 29 (1) i apelon popullit: "Cilido ka detyrime ndaj komunitetit, vetėm nė tė cilin mund tė ndodhė zhvillimi i lirė dhe i plotė i personalitetit tė tij". Do ishte e padrejtė qė dikush akuzon pushtetarėt ndėrsa vetė s'bėn asnjė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar mėnyrėn e tij tė jetesės. Qeveritarėt duhet tė fajėsohen pėr shkeljen e shumė prej artikujve tė "Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut", pėr dhunimin e jetėve tona, tė drejtave tona elementare dhe qė e ushqejnė vendin me njė frymė anti-demokratike, por ėshtė edhe detyra e ē'do shtetasi shqiptar tė japė kontributin e tij nė sjelljen e njė fryme tė re. Shqipėria sot, ka nevojė pėr njė revolucion mendimi, njė shoqėri tė hapur dhe tė padhunuar. Cilido qė kėrkon ndryshim dhe demokraci, nuk duhet tė bjerė nė gjumė apo pranojė tė dhunohet, por duhet tė jetė alert dhe ta mbajė kokėn lart. Le tė nisim njė revolucion mendimi dhe tė demokratizohemi nėpėrmjet impaktit tonė progresiv, vėllazėror, human, inovativ dhe histori-bėrės dhe ta shndėrrojmė Shqipėrinė nga njė vend i dhunuar, nė njė vend tė zhvilluar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara