HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MESAZHI I BUSULLĖS

-- nga Bekim REXHEPI

Bekim REXHEPI Mė mirė ėshtė njė hap i frikshėm, madje edhe i njė anshėm, qė me idenė e shpalljes sė pavarėsisė tė con pėrpara, se sa mbetja nė njė gjendje, pa idenė realizuese, e cila tė trishton vazhdimisht.

120x120 DITĖ SHTYRJE?

120 ditė shtyrje. Po pse tė mos ketė shtyrje derisa nuk ka vendosmėri gjatė gjithė procesit dhe pėr procesin nėpėr tė cilin po kalon Kosova nė krye me Grupi Negociator (GN), Janė edhe 120 kompromise tė tjera, qe do tė mund tė qarkullojnė nė kuluaret diplomatike, pėr ta mashtruar Kosovėn, madje pėr tė heq dorė nga pavarėsia e saj. Shtyrja edhe pėr 120 ditė tė tjera, nuk do te ishte e gjatė, pėr modelin e pritjes shqiptare. E gjatė ėshtė shtyrja pėr secilin apo pėr atė, qe e di se Kosova patjetėr duhet tė pavarėsohet.

Dhe, e pakuptimtė ėshtė kjo shtyrje! thonė qytetaret (e shumicės) nė Kosovė, sepse nuk ka arsye tjetėr politike, se pse pėr pavarėsinė e Kosovės tė bėhet vonesa, apo edhe shtyrje tė tjera. Kėto shtyrje tė tjetėr, sikur i japin infuzion Serbisė, e cila nuk ngurron qė me ēdo kusht tė pengoj apo ta zhbėjė procesin nga itinerari i saj politik qe e paragjykon si te disfavorshėm.

Mė mirė ėshtė njė hap i frikshėm, madje edhe i njė anshėm, qė me idenė e shpalljes sė pavarėsisė tė qon pėrpara, se sa mbetja nė njė gjendje pa idenė realizuese, e cila tė trishton vazhdimisht.
Sa vije e faktori ndėrkombėtar, po e zbutė pėrkrahjen e vet karshi idesė pėr pavarėsinė e Kosovės, kjo mund tė na kushtoi, pavarėsisht se tymoni i politikės sonė qe nė lėvizjen e pėrbashkėt te faktorit ndėrkombėtar e kombėtar nė Kosovė. Ne mund te jemi te dėshpėruar, se pse nuk po na lejon hapėsira heterogjene e ndėrkombėtarėve te bėjmė shtetin tonė, te pavarur, madje edhe ashtu siē e duam ne.

Qėndrimi ynė, ndaj politikės se huaj, lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, dukshėm ka qenė qėndrim solidarizuesė. Pastaj edhe rrėshqitjen e faktorit ndėrkombėtar, ne njė regjim tej bllokues ekonomik e politik, nuk e kemi kritikuar sa duhej edhe pse kjo mė nuk mund te justifikohej as me kohen dhe as me mundėsit qė i ofronte Kosova. Solidariteti i politikės sonė me regjimin bllokues e ka quar politikėn vendore ne disfunksionalitet, gati tė plotė.

Pra, me tė drejtė, sot mund te arrihet deri aty, qė tė konkludohet se ky disfunksionaliteti i politikės kosovare, ka mbėrri nė imponime qendrore, se gjithsesi duhet te ketė marrėveshje nė negociata me Serbin. Madje, pavarėsisht se Serbia nuk ėshtė ndėshkuar, ajo ėshtė kthyer nė faktor, tė palėve qė e mundėsojnė zgjidhjen e problemit apo tė statusit tė Kosovės. Serbia, gjithashtu ėshtė lėnė e lirė, tė funksionoj nė rrafshin e manovrimeve tė vjetra politik. Diskursi i saj politik pėr Kosovėn, akoma po tregohet edhe mė i ultė, se ai i mėparėshmi i krimeve qė i shpėtuan zotit e ligjit.

DĖSHMITĖ QĖ S’PO NA NDIHMOJNĖ TĖ KTHJELLOHEMI

Problemi i Kosovės dhe zgjidhja, nga Grupi Kontaktit kaloi nė OKB, dhe mė pasė zbritja e serishme, nė Grup tė Kontaktit nga OKB-ja, dėshmoi qartė mosseriozitetin e njėrės dhe tjetrės, e pasqyroi mė mirė, si asnjėherė tjetėr, rastin tonė, se sa divergjenca politike ka dhe mbeten.
Tė pėrkujtojmė se ne vet e kemi favorizuar si interes tė madh instalimin e forcave ndėrkombėtare nė Kosovė, madje ky favorizim duket te jetė akoma i ngjashėm edhe me instalimin tjetėr te forcave Evropiane, duke i lėnė hapėsirė menaxhimit te huaj, dhe duke u vet rezervuar nė mėnyrė tė frikshme pėr vet menaxhimin e vendit.

Po marrė shkas 17/18 Marsin 2004, te anarkisė politike, edhe pse forcat ndėrkombėtare ishin pėrgjegjėse nė menaxhimin e sigurisė nė Kosovė, u zunė te pa pėrgatitura, edhe pse kishin stėrvitur madje vazhdimisht. Pra, dėshmia e marsit ėshtė njė alibi mė shumė se gjendja nė Kosovė duhet vet menaxhuar. Po ashtu edhe protesta e 10 shkurtit e kėti viti, qė fatkeqėsisht patėn viktima, tė organizuara nga “lėvizja pėr vetėvendosje”, dha dėshminė tjetėr se mė mirė mund te menaxhohet siguria nga vet ne se sa nga ata qe kanė interesa te tjera, tė dėmshme pėr lirinė dhe shtetin e Kosovės.

BUSULLA E NDRYSHKUR

Se, Kosova nuk po ecėn si duhet nė rrugėtimin e saj, e thotė gjendja aktuale, pa zhvillime politike e ekonomike me njė gjendja sociale tej alarmante kudo ne Kosovė. Kjo fare lehtė hetohet, e vetėm “hetuesit e kėqij”, nė GN-or, nuk duan ta pranojnė “dehjen politike”, qė e ka kapluar Kosovėn.
Derisa nuk arrihet akoma shtetėsia nacionale ka alibia te rreme patriotike. E shtetėsia nacionale nė Kosovė nuk mund te bėhet pa pavarėsinė e plotė tė Kosovės. Tė imagjinosh tė kundėrtėn do tė thotė se nuk je afėr realitetit politik, vetėm oportunistėt, mbesin te vetėm dhe vazhdojnė ta mbajnė me dhunė e mashtrim, tymonin e politikės nė Kosovė. Ky tymon i politikės, nuk po drejtohet ne kahjen e duhur tė pavarėsisė se Kosovės, nuk po lėvizė mirė sepse do mė parė tė kėputet se sa tė mbėrri nė cak.

Nė fakt busulla jonė mund te duket e ndryshkur, por nuk mund tė themi: “se ajo nuk ka edhe mjeshtėr”!. Populli e di mė se miri e thotė: “s’ka perėndi tė tjerė pėrveē meje”!. Kujdes loja me popullin, ėshtė e rrezikshme. Populli t’vret keq kur e mashtron...

03 shtator 2007
[email protected]
www.bekimbeu.de

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara