HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GONGU I PAVARĖSISĖ DHE KOSOVA QĖ NDAN ALEATET ME SUPERFUQITĖ

-- nga Bekim REXHEPI

Bekim REXHEPI Kosova mė se miri do tė mund te identifikonte miqtė e Amerikės, pėrmes shpalljes sė pavarėsisė dhe pranimit tė saj, si shteti mė i ri nė Botė. Le tė shpresojmė se Pavarėsia e Kosovės do tė rirreshtojė mė shumė miq pėr Amerikėn dhe mė shumė njohje pėr Pavarėsinė e Kosovės.

Gongu i Pavarėsisė

Ne fakt kėshtu mė tingėllon njėri prej zėrave tė mundshėm, qė do tė vlerėsoi funksionin e politikės ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Deri nė ditėn, kur ky artikull do tė publikohet nė media, gongu mund t’i ketė tė numėruara edhe mė pak se 90-tė e ca ditė. Madje edhe mund te konstatohet se qartė se gongut ka hyrė nė tiktakun mbyllės, tė fund duelit pėr betejėn e Kosovės. Kosova tė qėndroj e fortė, ishte edhe zėri i dashamirėsve tė saj, deri nė rendjen e gongut, kanė mbetur pritje te ditė, edhe pak pritje. Por, ne duhet tė jemi tė pėrgatitur edhe pėr “rezultatin e befasishėm” sepse gjithēka nė politikė thuhet dhe mund tė besohet se “ėshtė e mundur tė ndodhė”!. Nėse kemi investuar sa duhet pėr Kosovėn, do te jemi me fat tė kemi edhe rezultati e pritshėm.

Pavarėsia njė emėr i dashur pėr 97 % shumicė e qytetarėve tė Kosovės, dhe njėkohėsisht ( po ky emėr i pavarėsisė pėr Kosovėn ) mbetet i urrejtshmi emėr pėr pjesėn tjetėr tė pėrqindjes sė mbetur, qe ėshtė pakica serbe e Kosovės. Shqiptaret e duan pavarėsinė pėr tė parė vetėn larg e mė larg vrasisė sė tė tjerėve, dhe pėr kėtė shqiptaret kanė humbur shumėēka te pakthyeshme. Ėshtė pa mėdyshje se kanė humbur edhe te tjerėt, dhe duhet pranuar gjithashtu se humbjet e tė tjerėve nuk mund assesi te barazohet me humbjet e mėdha tė shqiptuarve. Ėshtė fare normale qe ky proces politik pėr Kosovėn tė mbyllet ne favorin e shumicės shqiptare, e cila edhe pse ishte po ashtu shumicė nė bashkėsinė e dikurshme Jugosllave, u trajtua padrejtėsisht si pakicė e parėndėsishme, gati ne tė gjitha proceset e saja favorizuese.

Kompromise deri n’asht

Me mund tė madh Kosova arriti tek autonomia e saj politike, nė kėtė bashkėsi sllave e cila pėr shqiptaret mbeti fare e padrejtė. Askush nuk ia fali autonomin e shqiptarėve tė Kosovės, pėr t’ia marrė kur dhe kush tė dojė atė. Por, ishte dhuna dhe terrori serb i futur nė sistem, qe e gllabėroi kėtė autonomi politike, me mjetet mė tė vrazhdėt te njė lufte klasike dhe shfarosėse kundrejt shqiptarėve. Kjo metodė serbe nuk u ndal edhe pėrkundėr zėrave jo tė paktė tė shqiptarėve qe tė mos shtypeshin te drejtat e tyre.

Serbia e vazhdoi dhunėn e terrorin duke u bėrė e padėgjueshme dhe skajshmėrisht e pandalshme. Kohėzgjatja e dhunės dhe terrorit serbė u bė e pa pėrballueshme pėr ēdo shqiptar, tė cilėt u mblodhėn, me vetė sakrificė nė guerile, i kthinė tytėn pėr ta mundur me njė luftė te armatosur dhe tė pa kompromis me armikun. Shumica e djemve dhe vajzave tė Kosovės, i ranė me gjak e zemėr atdheut tė tyre pėr t’u bėrė themel i qėndresės dhe i fortesės, pėr tė mbijetuar e trashėguar rraca e tyre. Deri nė kėtė nivel sa qe humbja te kthehej ne njė fitore tė madhe. Lufta nuk mbaroi si duhet, nuk e dha as rezultatin e pėrfundimtar tė humbėsit, po nuk e qartėsoi as pėrfundimisht fituesin. Kjo luftė tani duket e pa mbaruar, edhe ne kėto momente kur analizohen shkaqet e saja. Ajo zhvillohet me negociata dy dhe tri paleshe, e edhe ato ndėrkombėtare.

1. Kompromisi i Rambujesė!
- Ishte dhe mbetet si kompromisi mė i keq, i cili u bė nė Rambuje tė Francės, kur pala e vetėshpallur shqiptare e pranojė armėpushimin tė njėanshėm me dhunėn dhe terrorin serb duke e legjitimuar kėtė tė fundit. Pėrmes njė marrėveshje letre, e cila, mė pas njė kohe te pėrshtatshme do tė rikthente serish ata qė bėnė dhunėn e krimin ne vendin e sprovės tė quajtur Kosovė.

Tentativat e Serbisė, qė me polici e ushtri te dhunshme, pėr tu rikthyer nė Kosovė kanė qenė te shumta, ata akoma e vrasin mendjen pėr tu kthyer nė Kosovė. Duke dashur tė pengojnė dhe duke dashur ta zhbėjnė procesin nga nisma e vet, qė tė ketė njė zgjidhje te ndėrmjetme, e te “mundshme”, e cila sipas te gjitha gjasave duket fare e pamundshme pėr te dy palėt, Serbia ka zgjedhur mėnyrėn e vjetėr tė politikės aversive.

2. Kompromisi pėr Shtetin Multietnik!
- Ishte gjithashtu njė kompromis tjetėr po ashtu i dėmshėm sepse mė kėtė ide u anashkalua ideja pėr krijimin e shtetit nacional te shqiptarėve, i cili do te qonte definitivisht tek njė bashkim i domosdoshėm me shtetin pėrkatės shqiptar Shqipėrinė. Por, shikuar edhe ndryshe kėtė ide pėr krijimin e njė shteti multietnikė nė Kosovė, megjithėse pėrbėrja e popullatės ėshtė shumė e qartėsuar, akoma qėndron kundrejt njė mundėsie ēfarėdo balancimi qė do te realizonte kėtė ide apo tė kėtė shtet tė quajtur si multietnikė. Kjo ide nė fakt po tė shikohet me trendin politik qė po merr Evropa, me te drejtė duket dhe mund te shihet si ide evropiane. Ndėrsa ėshtė tjetėr se sa integrues jemi dhe se sa integrim ka kjo bashkėsi vėrtet multietnike.

3. Kompromisi pėr decentralizimin e vendit?
- Decentralizmi pėr pushtetin vendor nė Kosovė mė shumė u bė konvergjent pėr idenė e krijimit tė shtetit multietnikė se sa i dha favorizim realizimit tė kėsaj ide. Ne e kemi kuptuar ndryshe kėtė lloj reforme pėr shtetin, e kemi kuptuar mė shumė si njė domosdoshmėri qė duhet tejkaluar pėr tu integruar. Dhe sot po tė shikohet mėnyra se si ėshtė bėrė decentralizmi i pushtetit vendor, atėherė e kuptojmė se ky decentralizim mė shumė ka pėrmbushur disa premisa politike dhe fare politike dhe jo qė ka qenė i nevojshėm mė shumė si njė reforme pėr shtetin dhe pėr integrimet.

4. Kompromisi pėr negociata me Serbinė?
- Ndėr kompromiset e tjera tė radhės, kanė qen edhe negociatat me Serbinė. Kishte dhe akoma ka balancime se kėto negociata duhej dhe nuk duhej tė zhvilloheshin. Arsye ka ne te dy taborret, e vėrteta e gjithė kėsaj ėshtė se ka ndodhur kompromisi qe te negociohet me Serbinė, pavarėsisht se ajo mbet e pa dėnuar pėr luftėn dhe pėr krimin e bėra nė Kosovė. Kėto negociata e kanė kthyer dhe njėkohėsisht e kanė fuqizuar ndėrkombėtarisht akuzėn serbe pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Por, gjithashtu besohet se kėto negociata e kanė dėrguar Kosovėn mė afėr Shtetėzimit tė saj.

5. Kompromisi pėr Pavarėsinė?
- Duke e dashur shumė pavarėsinė, kemi harruar ta bėjmė atė. Pavarėsia, mė bindshėm u kuptua nder ne si njė projekt minimal qė e balancon tensionin politik nė rajon, e se sa qė do tė ishte zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Pavarėsia si zgjidhje minimale pėr Kosovėn, me kompromise politike e terminologjike, morri degradimin e vet duke mos besuar nė tė. Ajo u shndėrrua ne pavarėsi terminologjike, ēka e humbi kuptimin e vėrtet te vet termit. Herės u bė Pavarėsi e Plotė, Pavarėsi e Kushtėzuar, Pavarėsi e Mbikėqyrur, Pavarėsi Demokratike, Rajonale apo etje etje.

Kosova i ndan aleatet me superfuqitė

Kosova mė se miri do tė mund te identifikonte miqtė e Amerikės, pėrmes shpalljes sė pavarėsisė dhe pranimit tė saj, si shteti mė i ri nė Botė. Pas, pranimit apo njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, padyshim se do tė mund tė pasonin edhe te tjera pranime apo njohje nga shtetet e tjera. Solidarizimi i pranimit apo njohjes se Pavarėsisė sė Kosovės nga Amerika do t'i identifikonte miqtė e Amerikės, e cila ėshtė deklaruar pro Pavarėsisė sė Kosovės. Karshi Rusisė dhe disa vendeve qe duket se do te ndaj misin me Rusin pas pranimit te pavarėsisė sė Kosovės. Le tė shpresojmė se Pavarėsia e Kosovės do tė rirreshtoi mė shumė miq pėr Amerikėn dhe mė shumė njohje pėr Pavarėsinė e Kosovės.

17-09-2007
[email protected]
www.bekimbeu.de

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara