HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Volejbolli shqiptar bėn emėr tė madh edhe nė Amerikė

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Rubena nuk zhgenjen, cilėsuar kohėt e fundit si njė nga talentet e rralla tek Liga e Amerikės, nė Volejboll "Baden Patriot League"

Mbas Donald Suxhos volejbollistit korėar qė ka befasur amerikanėt e mahnitur ata, nda shkolla e volejbollit tė suksesėshėm shqiptar, ėshtė edhe volejbollistja nga Tirana, Rubena Sukaj. Ajo ėshtė cilėsuar kohėt e fundit si njė nga talentet e rralla tek Liga e Amerikės, "Baden Patriot League". Ish-gjimnazistja e shkollės "Asim Vokshi", ėshtė vlerėsuar "Lojtarja mė e mirė e Ligės" pėr disa javė. Kjo ėshtė e treta herė qė Sukaj e fiton kėtė titull gjatė kėtij sezoni. Nė fitoren 3 : 0 tė AU (American University) shqiptarja ishte e papėrmbajtshme.

Drejtuesit e skuadrės nuk kanė se ēfarė tė kėkojnė mė tepėr nga shuterja, e cila nė fitoren ndaj ARMY realizoi 17 gjuajtje tė suksesshme, 3 pikė nga shėrbimi dhe 5 bllokime. Ndėrkohė, nė fitoren ndaj Holy Cross, loja e volejbollistes sė kombėtares shqiptare ishte akoma mė e mirė, kur ajo realizoi 21 gjuajtje tė suksesshme, 5 pikė direkt nga shėrbimi dhe 3 bllokime. Interessant, ėshtė fakti se edhe skuadra, nė kolegjin pėr tė cilin luan Sukaj, e ka emrin Shqiponjat (Eagles), njė kombinim shqiponjash midis vendlindjes dhe skuadrės ku aktivizohet.

Nė lidhje me aftėsitė e vajzės, traineri i sajė Goldberg ka theksuar:" E dija se Rubena do tė vinte dhe ajo do tė bėhej shumė shpejt njėra prej lojtarėve tona, mė tė talentuara. Mbase, thotė ai Rubenės do t'i duhej kur erdhi edhe pak kohė sa tė ambientohet me kėtė klimė tė re, por pavarėsisht nga kjo, unė isha mėse i bindur se ajo i ka aftėsitė e duhura pėr tė qėnė njėra prej volejbollisteve mė tė shquara nė historinė e klubit tonė. Dhe nė fakt, Rubena nuk zhgenjen, duke udhėhequr ekipin e saj drejt disa fitoreve emocionuese, nė tė cilat ajo po mban edhe peshėn kryesore, duke ndryshuar totalisht rrjedhėn e lojės".

Bota Sot: Sė pari mė lejoni qė tė ju shpreh pėrgezimet e mija dhe urimet tona pėr sukseset!

Rubena Sukaj: Ju faleminderit, Unė jamė njė vajzė shqiptare nga Tirana nėna ime quhet Zana dhe babai Qemal. Kam njė vėlla, Marlin, 22 vjeē,qė ka mbaruar tani studimet pėr Shkenca lėvizese dhe sport . Asnjėherė se kisha menduar se do tė luaja dhe do tė shkelqeja ndonjėherė nė volejbollin amerikan. Por ja qė shumė gjėra tashmė kanė ndryshuar, prej nė momentin, kur isha veē 18-vjeēare dhe u largova nga Tirana, pėr nė qytetin Bethesda-Maryland, bashkė me nėnėn dhe babanė. Tashmė, unė kam zėnė kėtu miq te rinj, praktikisht kam filluar njė jetė tė re.

E vetmja gjė qė nuk ka ndryshuar, tek mua ėshtė volejbolli. Nė Amerikė, ku gjithcka pėr njė vajzė ėshtė ndryshe nga realiteti shqiptar, volejbolli pėr mua mbetet primar. Pasi unė kam njė lidhje shumė tė ngushtė me kėtė sport, qė e praktikojė qysh nė moshėn 12-vjeēare. Nė fakt, babai im, kishte shumė dėshirė qė unė tė merresha me basketboll pasi edhe vėllai im sportist i talentuar , Marlini 22-vjeēar merrej me basketboll. Pavarėsisht nga insistimi i babait tim, unė u dashurova me volejbollin dhe qė nė moshėn 15-vjeēare, mora ftesėn pėr tė qėnė pjesetare e ekipit pėrfaqėsues shqiptar, nė volejbollin e femrave.

Bota Sot: Na e pėrshkruani rrugėn tuaj drejt suksesit prej kur u bėtė anėtare e ekipit kombėtar

Rubena Sukaj: Aktualisht unė vazhdoj tė jemė pjesetare e ekipit American University Eagle.Pjemarrja dhe aktivizimi me kėtė ekip ishte gjėja mė e bukur qė mė ka ndodhur nė jetė. Si nė Shqipėri edhe kėtu nė Amerikė, aspiroj tė jemė anetar i ekipit kombėtar. Nė fillim tė karjerės sime, unė nuk e dija se drejtues tė Federates Shqiptare tė Volejbollit me kishin vėzhguar imtėsisht, kėsisoj ishte njė surprizė pėr mua t’a arrija kėtė nė Shqipėri. Duke qėnė kėshtu pjesetare e ekipit pėrfaqėsues, nė Shqipėri, unė kam marrė pjesė nė turne tė ndryshem nepėr Evropė. Kjo bėri, qė unė tė shikohesha nga njė anetar i stafit teknik tė volejbollit, nė Universitetin Amerikan. Ky person mė ka rekomanduar mė pasė tek trajneri i skuadrės Eagle, e cila militon nė kampionatin amerikan tė volejbollit pėr femra, ai quhet Barry Goldberg. Nė bazė tė kėtij rekomandimi, Goldberg mė ka rekrutuar nė moshėn 18-vjeēare nga Tirana, nė skuadrėn e Eagle.

Bota Sot: Ēfarė ndryshimi shihet tek loja e volejbollit pėr femra nė Shqipėri, me atė kėtu pėrtej Oqeanit Paqėsor ?

Rubena Sukaj: Nė Shqipėri luaja me lojtare tė moshave tė ndryshme, kishte dhe raste qė lojtaret ishin 40 vjec, dhe me shume eksperiencė loje. Kurse kėtu, lojtaret janė pothuajse tė tė njėjtės moshė, pasi vazhdojnė universitetin. Lojtarėt qė vijnė nga Evropa, kėtu janė shumė tė afta, por nė Amerikė ka shumė volejbolliste tė cilat janė shumė lart nė planin fizik, se sa tek ne pasi ato pėrballen me mė shumė ndeshje, sesa nė Shqipėri.

Bota Sot: Diēka na thuaj pėr skuadrėn ku luani ?

Rubena Sukaj: Ėshtė skuadra e American University dhe quhet Eagle e thėnė shqip “Shqiponja”. Me kėtė skuadėr ky ėshtė viti i gjashtė rresht qė ne fituam titullin “Patriot League”. Gjatė kėtyre 6 viteve, skuadra ka pėsuar vėtėm njė humbje. Unė personalisht me kėtė skuadėr kam njė mesatare prej gjashtė zhytjesh tė suksesshme pėr njė set. Me kėtė skuadėr fitova titullin: “Regulate” nė Amerikė viti 2005: Skuadra. ime Eagle –“Shqiponja”, zuri vendin parė dhe unė u shpalla mė e mira e sezonit. U rendita e para nė ligė, pėr pikė direkt nga shėrbimi, 81 tė tilla rekord pėr shkollėn. Fitova titullin si lojtarja e re debutuese mė e mirė e javės, 2 herė (3 shtator dhe 7 nėntor) "PL Rookie". Fitova titullin si e nderuara e turneut Manhattan Volleyball Invitational. Udhėhoqa kėtė skuadrėn si shuterja mė e mirė nė 8 ndeshje. Kamė arritur tė realizojė mbi 10 pikė nė 23 gjuajtje dhe ka hyrė nė PL Academic Honor Roll.Viti 2006: Jamė e cilėsuar lojtarja mė e mirė e "AU Classic Tournament" (named MVP of AU Classic Tournament).

Ekipi i ynė ka fituar 9 ndeshje rresht dhe nuk kemi humbur asnjė, ndėrkohė qė me gjithė fitoret e sezonit tė kaluar nuk kemi humbur nė 14 ndeshje resht, si dhe janė 11 0 nė ndeshjet e drejtpėrdrejta me rivalėt nė Patriot League. Gjatė kėtij sezoni, i cili nuk ka pėrfunduar akoma, skuadra ku unė luaj aktualisht, e ka siguruar qysh tash vendin nė Patriot League dhe do tė jemi pritės tė ndeshjeve kualifikuese pėr fazėn finale, pasi kemi siguruar vendin e parė, dy ndeshje pėrpara pėrfundimit.

Bota Sot: Cilat janė gjėrat qė nuk i njihje, duke kaluar Oqeanin Paqėsor ?

Rubena Sukaj: Cdo gjė ishte e re pėr mua duke kaluar Oqeanin. E vetmja gjė qė dija ishte se kisha pranė prindėrit e mi dhe qė mund tė mbėshtetesha tek ato pėr cdo gjė. Kėtu ka shumė gjėra mė ndryshe se nė Shqiperi. Unė jam mėsuar atje tė luaj me lojtare tė moshave tė ndryshme, ndėrsa kėtu nė kolegj, jemi tė gjitha nė njė moshė. Po mėsojmė shumė nga njėra -tjetra. Jeta nė SHBA e mė ka bėrė qė nga Tirana, tė pėrballem me disa gjėra tė cilat nuk i njihja mė parė. Duke kaluar Oqeanin Paqėsor, unė kam kaluar njė tranzicion tė hatashėm. Nuk e dija kurrė nėse unė do tė isha nė gjendje tė pėrballesha me njė realitet tė tillė. Unė vijė nga njė vend me shumė probleme, siē ka qėnė Shqipėria, at’here dhe ja tshė unė jamė njė ndėr ato shqiptar qė po prek ėndrrėn amerikane. Mendoj se megjithse nuk njihėja shumė gjėra tash po ambientohem shumė shpejt me jetėn amerikane.

Bota Sot: Rezultatet e Rubenės me kombėtaren e Volejbollit pėr femra nė Shqipėri

Rubena Sukaj: Vendi tretė nė Ballkaniadėn e para-tė-rejave tė organizuar nė Durrės. Vendi i tretė ne Ballkaniadėn e tė rejvave tė organizuar nė Turqi. Rradhitur si pikėshėnuesja e tretė mė e mirė. Vendi i tretė nė Eliminatoret e Kamionatit Botėror tė organizuar ne Angli, rradhitur e treta si pikėshėnuesja mė e mirė.

Bota Sot: Rezultatet e Rubenės nė Amerikė !

Rubena Sukaj: Northeast Regional team. Patriot League 2006 Player of the Year. Volleyball All-Patriot League First Team.2006 Tornament most valuable player- American Classic tournament Deri tani, jam e treta ne Amerikė pėr shėrbime tė bėra pikė dhe e 12 pėr gjuajtje.

Bota Sot: Kujtimet me shoqet tua tė shkollės Asim Vokshi

Rubena Sukaj: Cdo ditė kisha stėrvitje. Kėshtu qė nuk mė dilte shumė koha pėr shoqėrinė. Gjithashtu, po pėrgatitesha ėer kolegj, pėr tė dhėnė Toeflin dhe Sat-in, dhe isha e ingranuar nė kurse private.

Bota Sot: Copėza jete nė shoqėrinė amerikane

Rubena Sukaj: Shumė e zėnė me shkollėn, provimet, stėrvitjen dhe si rrjedhim nuk mė del koha pėr gjė tjeter.

Bota Sot: Disa vlersime pėr Rubenėn nga specialistė amerikanė dhe media amerikane

Rubena Sukaj: Tekniku im Goldberg, ka thėnė" Ėshtė super e talentuar, por ka nevojė pėr mė tepėr agresivitet. Loja nė mbrojtje t’a jep kėtė mundėsi. Ai thotė se unė, mbroj mirė dhe sulmoj nė mėnyrė tė hatashme. Specialistėt e skuadrės thonė se unė jamė njėra prej lojtareve mė tė spikatura nė Patriot League, duke marrė pjesė vazhdimisht nė skuadrėn mė tė mirė tė javės. Ata thonė se unė jamė njė pikė referimi pėr lojėn e ekipit Eagle-s. Ndėrkohė, kolegia e ime nė kėtė skuadėr, Elizabeth Maloney, ka thėnė pėr mua se:" Ne nuk e trajtojmė nė mėnyrė tė veēantė Rubenen, vetėm pėr faktin se ajo ka ardhur nga shumė larg. Por, ne vleresojme tek ajo, aftėsitė e padiskutueshme qė ka nė kėtė lojė. Rubena po luan nė mėnyrė fantastike dhe pėr tė mirėn e skuadrės sonė”.

Bota Sot: Cilat janė disa nga synimet e tua ?

Rubena Sukaj: Tė vazhdoj kėshtu dhe mundėsisht tė fitojmė mė shumė ēmime, duke rritur edh emėrin e Shqipėrisė, pėr t’a rikthyer edhe Voleibollin shqiptar tė fermave nė nivlet e dikurshme ndėrkombėtare. Kamė vendosur qė ta pėrdorė postin tim nė prapavijė, nė mėnyrė qė tė tregojė eksperiencėn e fituar deri tash me intensitetin e ndeshjeve. Kam nevojė pėr mė tepėr agresivitet. Loja nė mbrojtje t’a jep kėtė mundėsi. Tė mbetėm gjithmonė njėra prej lojtareve mė tė spikatura nė Patriot League, duke marrė pjesė vazhdimisht nė skuadren e mė tė mirave tė javės. Tė jem njė pikė referimi pėr lojen e Eagle-s. Shpresojė qė tė vazhdojė tė jemė nė tė tilla nivele edhe pėr shumė kohė.

Bota Sot: Kur mendoni se do tė ktheheni njė ditė nė Shqipėri ?

Rubena Sukaj: Nuk e kam vendosur akoma, pasi kam dhe dy vjet shkollė tė mbetura. Tė shohim deri atehere. Kėtu ėshtė njė jetė me frenetike, ku mundėsitė janė edhe mė tė shumta, por nuk te jepen dy herė rradhazi. Amerika ėshtė vend i bekuar siē thotė njė shprehje, por qė tė shkelqesh nė kėtė shtet tė stėrmadh, duhet tė kesh talent. Ne lamė gjithēka pas nė Shqipėri dhe filluam njė jetė re kėtu nė Amerikė. Dua t’a jetoj kėtė jetė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe mė tė suksesshme. Besoj se do t'ia arrij.

Suksese!

Ju faleminderit !

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara