HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora shqiptare - demonstratė kundėr diskriminimit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Mali i Zi vazhdon traditėn e vjetėr: ai mbetet shtet i dhunės dhe terrorit

WASHINGTON.D.C.: Me 1 shkurt, grupe te ndryshme shqiptaresh te ardhur nga disa shtete federale, me qindra pjesetare te komunitetit shqiptaro-amerikan, duke perfshire edhe perfaqesues Amerikanė, se bashku demostruan per disa ore ne kryeqytetin amerikan Washington D.C, para Hotelit "Hilton". Ata u mblodhen per te protestuar, per ate qe protestuesit e quajne se shqiptaret nuk i gezojne te drejtat e tyre njerezore, ne Mal te Zi. Pasi, ky shtet duhet te ndaloje me diskriminim, dhe keqtrajtimin e shiptareve etnik, nje here e pergjithmone. Protestuesit jane te vendosur kunder keqtrajtimit dhe torturimit, si dhe kunder mbajtjes jo legale te shqiptareve ne burgjet malazeze. Gjithashtu, demostrata nxori edhe nje here ne pah faktin se Mali i Zi, veēse po bene fushata dinake, duke fshehur veprimet e tyre brutale dhe jo legale, si dhe tenton te mbjelle frike nder shqiptaret ne vendlindje dhe jashte saj.

Demonstrata ishte paqesore, dhe kaloi pa ndonje ekces u zhvillua ne ēastet kur ne kryeqytetin e SHBA-es, Washington D.C., para Hotelit "Hilton" ne rrugen" Connecticut Avenue", po mbahej Dita e Mengjesit Kombetar te Lutjeve (National Prayer Breakfest). Permes kesaj demostrate shqiptaret e Amerikes, duan t'i tregojne edhe nje here zyrtarve te lart amerikane e boterore, qe marrin pjese ne kete ceremoni, per poziten tejet diskriminuese te shqiptareve ne Mal te Zi.

Protestuesit mbanin ne duar flamujt kombetar te Shqiperise dhe SHBA-es, Si nepermjet fjalimeve entuziaste dhe parrullave qe mbanin ne duar protestuesit, thuhej se: "Diaspora shqiptare ne SHBA, eshte tejet e revoltuar per shkak te diskriminimit te shqiptareve ne Mal te Zi. Ajo eshte kunder pushtetit centralist te Podgorices dhe kunder te gjitha veprimtarive te qeverise malaize, e cila shqiptaret i trajton si qytetare te pabarabarte, ua mohon te drejtat elementare te perdorimit te gjuhes, zhvillimit te kultures e arsimit. Shqiptaret e Amerikes, shkruehej ne te dy gjuhet ne parrullat e protestuesve, mbeshtesin fuqishem krijimin e komunes se Tuzit me te drejta te plota te qeverisjes dhe jane kunder komunes urbane, qe ka per qellim kufizimin e te drejtave te shqiptareve ne Malesi. Shqiptaret e Amerikes, shprehin pakenaqesine e thelle per shkak te burgosjes se shqiptareve nga ana e pushtetit te Mal i Zi, ne mesin e te cileve ka shqiptare me shtetesi te Amerikes.

Oratoret ceken faktin se :"Vota e shqiptareve, kane qene vendimater qe Mali i Zi te behet shtet i pavarur. Dhe per ēudi, ky shtet dhunon pikerisht shqiptaret, pa te cilet Mali i Zi, sot, nuk do te ishte nje shtet i pavarur. Ne vend qe te jete nje shtet i lire i qytetareve, Mali i Zi vazhdon traditen e vjeter: ai mbetet shtet i dhunes dhe terrorit. Per te kundershtuar politiken diskriminuese malazese. Protesten e ka udhehequr shoqata "Malesia" nga Detroiti me zotin Pjeter Berishaj. Foles kryesor ishin: Muhamet Gjokaj nga Detroiti, Gjeto Sinishtaj nga Nju Jorku, Pjeter Berishaj nga Detroiti, Avokati Hasan Hoti nga Ēikago, dhe Zef Kalaj. Nje nga momenetet me te rendesishme te kesaj proteste, ka qene edhe kur si per shembull senatori dhe kandidati i mundshem per zgjedhjet presidenciale Barack Obama,dhe stafi i tij u gjenden perball protestuesve. Organizatoret, i kane dorzuar anetareve te stafit te tij nje peticion te mbushur me kerkesat e shqiptareve.

Si konkluzion: Protesta ka vetem nje ze: "Neve jemi te vetedishem dhe se mjetet demokratike per veprim politike ne Mal te zi jane shpenzuare. Mali i zi nuk po perfille kerkesat tona, Prandaj jemi te detyruar te protestojme, te demostrojme ne Washington dhe qendra tjera te botes, deri sa te informojme opinionin e gjere boterore me problemet tona. Keto jane edhe arsyet e tona dhe perse jemi ne demostrate te perkrahur, parezerva me mjete paqesore si vlere e demokracise moderne per arritjen e te drejtave njerezore qe u takojne shqiptareve si dhe te gjithe popujve te botes ne liri e demokraci.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara