HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mėrgata shqiptare nė SHBA ka luajtur njė rol vendimtar pėr pavarėsinė e Kosovės

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Dom Lush Gjergji: Nuk mundet tė jemi njė popull i vogėl - i cili ka vlera dhe virtyte tė mėdha!

BENSONHURST - BROOKLYN NY: Kėtė javė pėr tė marrė pjesė nė festimin e 28 - Nėntorit, Ditės sė Flamurit, 95 - vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dhe lutjes ndėrfetare organizuar nga Katedralja San Patrick nė Nju Jork, ku edhe u krye njė lutje ndėrfetare kushtuar pavarėsisė sė Kosovės, ishte i ftuar edhe Don Lush Gjergji. Me kėtė rast, ai dha njė intervistė eskluzive pėr gazetėn kombėtare, tė pėrditėshėmen Bota Sot, nė Nju Jork,

Dom Lush Gjergji

Dom Lush Gjergj, prift katolik, Administrator Apostolikė i Prezerenit, ėshtė doktor i shkencės sė psikologjisė, ku nė Romė mė 1975 ka mbrojtur doktoraturėn me temė “Gruaja shqiptare”. Veē kėsaj ai ka mbaruar tre fakultete, atė tė teologjisė, filozofisė dhe sociologjisė. Ka botuar 54 vepra dhe sė shpejti pritet dhe vepra e tij e 55-tė. Ka qenė shumė i afėrt me Nėnėn Terezėn, pėr jetėn dhe veprimtarinė e saj ka botuar 13 vepra tė pėrkthyera nė 35 gjuhė tė botės. Ėshtė themelues i Shoqatės Bamirėse “Nėna Terezė”, mė 10 maj 1990. Gjatė kėtyre dy dekadave e begatoi mjaft krijimtarinė kulturore dhe fetare. Ai u gjend, gjithmonė atje ku e kėrkoi vullneti njerėzor, pėr paqe, afrim dhe unitet kombėtar.

BS: Sapo morėt pjesė nė njė lutje ndėrfetare, dhe po kremtoni e ditėn e Flamurit, nė mesin e bashkėatdhetarėve tanė nė Amerikė, si ndiheni ?

Ndėrsa, kremtojmė 95 - Vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, mendojmė e punojmė pėr pavarėsinė e plotė tė Kosovės, e mbi tė gjithė tė mbarė popullit shqiptarė.Qė tė jemi nė rradhė tė parė tė lirė, nga ajo ēka ėshtė e keqja , urrejtija , nga ē'kajanė ndarjet e pėrēarjet pėr tė krijuar njė jetė tė vėrtet me vėllazėri gjithė shqiptare. Pėr tė pėrkrahur tė mirėn dhe pėr tė ndihmuar qė t'a gjejmė vetėveten nė rradhėn e popujve tė Evropės nė traditėn e kulturėn tonė mijė- vjeēare, e cila na dallon edhe nga popujt e tjerė. Pėrpos kėsaj ėshtė dhe 10 - vjetori i kalimit nė amėshim tė Nėnės Tereze, ambasadores sonė tė paqes, tė mirėsisė, tė dashurisė dhe tė vuajtjes. E cila, na dėshmojė edhe njė herė, se me vlerėn e virtytet kemi se si t'i paraqitemi botės , se jemi vetvetja dhe nė se dimė t'a ēmojmė, t'a nderojmė, e t'a duam njėri tjetrin. Prandaj festa e sotėme, ėshtė njė kėnaqėsi, e cila u kurorėzua edhe me lutjen ndėrfetare qė ishte nė katedralen San Patrik, rast i rrall, e historik, dhe i bukur pėr t' paraqitur para Zotit, por edhe para botės, perendimore, se kush kemi qėnė dhe se kush jemi dhe kush duhet e mund tė jemi.

Dom Lush Gjergji me gazetarin Beqir Sina

BS: Si e pėrjetuat ju kėtė lutje ndėrfetare? Nė Katedralen mė tė mėdhe nė SHBA, ku mori pjesė edhe vet Kardinali i kėsaj Katedrale, ekselenca e Tij Eduard Egan.

D. L. Gjergji: Ishte, njė takim, njė afrim, njė bashkim me Zotin. Dhe me njėritjetrin. Dhe vetėm nė kėtė mėnyrė, besojė, se tė takuar tė afruar dhe tė bashkuar me Zotin dhe njėri tjetėrin, mund t' pėrballojmė edhe tė gjitha sfidat. Dhe mund t'ia dalim pėr tė dėshmuar se vėrtet nė shpirtin dhe nė zėmėrėn tonė, burojnė vlerat gjithė shqiptare , dhe vlerat universale tė njėrėzimit.

BS: A ėshtė kjo lutje ndėrfetare - provė e madhe, ndaj asaj qė i ndjeri Papa Vojtila patė thėnė se "Shqiptarėt, janė shembull nė botė, i bashkėjetesės, tolerancės fetare nė botė"?

D. L. Gjergji: Gjithėsesi ! Bota, e ka zbuluar kėtė kahmoti. Dhe ne duhet tė jemi tė vetė dijėshėm se me cilat vlera dhe virtyte tė paraqitemi pėrpara botės.Pėr tė dhėnė njė shembull tė mirė. Pasi qė ne jemi njė popull i vogėl , po me vlera tė mėdha. Po e pėrkujtojė edhe njė herė thėnjen e kardinalit hungarez Paskaj, i cili para Nėnės Tereze, dhe para meje, patė thėnė; kur u hap shtėpija e parė e tė varfėrfėrve nė Budapest, ;"Nuk mund tė jetė njė popull i vogėl - ai i cili i jep botės njė Nėnė tė Madhe - si Nėna Tereze". Pra edhe ne mund tė themi se nuk mundet tė jemi njė popull i vogėl - i cili ka vlera dhe virtyte tė mėdha, siē jemi ne shqiptarėt.

BS: Cilat ishin pikat e pėrbashkėta gjatė lutjes ndėrfetare ?

D. L. Gjergji: Ju e patė edhe vetė. Tė tre besimet fetare, u lutėn pėr njė qėllim tė vetėm. Atė tė bekimit tė ditės sė Flamurit, 28 Nėntorin 1912, Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lutjen pėr pavarėsinė e Kosovės. Ju patė sesi kardinali Eduard Egan, i dėnojė krimet e komunizmit nė Shqipėri, dhe lavdėrojė besmin e madh tė popullit shqiptarė, tek Zoti. Ai tha se shqiptarėt vuajtėn shumė nėn rregjimin komunistė, por ja qė njė ditė ata janė tė lirė dhe tė pavarur vetėm se nė shprit besuan tek Zoti. Njėherėshit, pikė e veēantė gjatė kėtyre lutjeve, ishte ajo sesi populli shqiptarė gjatė luftės sė dytė botėrore, u bė shpėtimtari i qindra familjeve hebrenje - gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ēka e ceku dhe vetė Raba i Sinagogės,"Emeritus Temple Israel" New Rochell - Nju Jork,Rabbi Amiel Wohl.

BS: Cilat janė pėrshtypjet Tuaja nga kontaktet me lider tė njohur fetar nė SHBA-ės, dhe personalitete amerikanė gjatė vizitave qė po i bėni SHBA-ės ?

D. L. Gjergji: Ne, kemi pasur rastin tė shkėmbejm gjatė kėtyre ditėve nė disa biseda, mendime shumė tė rėndėsishme, pėr pavarėsinė e Kosovės e ēėshtje tė tjera fetare e kombėtare. Kėto biseda janė nė vazhdėn e atyre qė unė, e ne kemi bėrė edhe gjatė sherbesave tona fetare nė Kosovė. E rėndėsishme ėshtė se kudo kemi qėnė tė mirėpritėshėm. Pėrgjithėsisht, bisedimet tona kanė qenė shumė tė ngrohta e vėllaznore, me liderit fetar e politik tė komunitetiti. Kėto janė momentet mė tė rėndėsishme, pėr Kosovėn, pėrkatėsisht tash, qė ėshtė nė njė moment kur Kosova ėshtė ecur me shpejtėsi drejt statusit tė Pavarėsisė. Edhe, megjithėse kjo tani duket sikur ėshtė vonuar pėr disa kohė sa qė Sėrbia dhe aleatja e saj Rusia po e kundėrshtojnė. Por, me mbėshtetjen dhe pėrkrahjen qė kemi ne nga Amerika, pavarėsia e Kosovės do tė vijė shumė shpejt. Jeta dhe vepra jonė flet gjithėnjė, se ne jemi nė shėrbim tė fesė, ēeshtjes sė Kosovės dhe ēeshtjes sonė kombėtare.

BS: Cilat janė marrdhėnjet ndėrfetare nė Kosovė ?

D. L. Gjergji: Janė shumė tė mira! Janė shembull jo vetėm i shqiptarėve, por edhe pėr tė tjerėt. Pėr tė dėshmuar se krishtėrimi dhe islamizimi - jo vetėm mund tė bashkėjetojnė , por mund dhe duhet tė bashkėpunojnė . Sepse, jemi vėllezėr dhe bijėt e bijat e tė njėjtit gjak, e tė njėjtit Zot. Kemi njė traditė e kulturė me shekuj tė pėrbashkėt. XV-XVI,XVII shekuj para se tė ndodhte islamizimi, kohė qė jemi tė ndarė por jo tė pėrēarė. Kjo, ėshtė ajo qė na lidhė me Zotin dhe na lidhė edhe mė shumė me njėritjetėrin. Dhe feja e mirėfillėt nuk ėshtė vetėm marrdhėnie me Zotin, por nėpėrmjet kėtyre marrėdhėnieve me Zotin ne ndėrtojmė edhe marrėdhėnie ndėr njerėzore tė shkėlqyera, nė Kosovė.

BS: A ėshtė paraparė qė edhe nė Kosovė tė Zhvillohet ndonjė lutje ndėrfetare si kjo qė u mbajt javėn e kaluar nė Nju Jork, Katedralen Shėn Patrik ?

D. L. Gjergji: Der mė tash nuk kemi pasur. Por, mendojė qė do tė ishte mirė, qė tė organizohemi me njė lutje ndėrfetare pėr Kosovėn tonė edhe mė gjėrė pėr paqe dhe bashkėjetes, harmoni e tolerancė tė pėrbashkėt. Duke bėrė me kėtė rast edhe njė pajtim tė popujve, sepse e dimė qė liderit fetar duhet tė jenė ata qė i paraprijnė, takimit, afrimit, bashkimit me popujve dhe tė feve. Dhe dėshmia qė u dha nė Katedralen e Nju Jorkut, Shėn Patrikut, pėr mua ishte njė dėshmi e mirė dhe e fuqishme. Edhe pse unė kamė marrė pjesė, nė takimet e ndryshme. Kam marrė pjesė edhe nė takimin e parė qė e organizojė dhe e ftojė Papa Gjon Pali i II-tė, papa i pavdekėshėm, nė Assisi, Itali, nė vitin 1986. Athere kur i ftojė tė gjithė krekėr nga mbarė bota, tė feve tė ndryshme monotoiste, por edhe tė gjithė fet e tjera, dhe u bė njė takim i mrekullueshem nė Bazilikėn e Shėn Franit. I cili, ka qėnė njė ndėr njėrėzit dhe shejtėrit qė ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonėshėm pėr dialogun ndėrfetar nė botėn mbarė. E sidmos, nė sitlin e jetėn sė veprės Nėnė Tereze, do tė ishte mė se e logjikėshme edhe nė Kosovė, pėr tė treguar se ne jemi bijat e bijėt e e saj shpirtėror.

BS: Thuhet se keni nė dorė dorėshkrimin e veprės se 55-tė. A mund tė thoni cili ėshtė ky libėr ?

D. L. Gjergji: Vepra, e cila kam nė dorė tash,po ashtu siē thoni ju ėshtė e 55-ta, Mendojė, se do tė ia jap titullin edhe pse ende nuk e kam caktuar, dhe meqėnse ju ma nxorrėt kėtė "sekret", do tė jetė libri me titull "Tė ftuar dhe Tė Dėrguar". Qė do tė thotė se njeriu, ka njė jetė personale qė ėshtė ftesa nė jet, ftesa nė fe, ftesa nė dashuri, ftesa nė familje, ftesa nė veprimtari. Dhe dėrgimi, qė do tė thotė se njeriu pos aspektit personal - ka edhe aspektin familjar, aspektin shoqėror, aspektin kulturor, aspektin kombėtar, aspektin fetar.Ēdo njeri e ka jetėn e vet nė kėto dy binare ;" I Ftuar prej dikutj, pėr diēka - dhe i Dėrguar pėrj dikujt diēka. Ky libėr do tė jetė njė aspekt, ose njė analizė, tė cilėn me vite tė tėra e kam nė dorėshkrim dhe tash jam kah pėrfundimi.

BS: E kuptoj se ēdo vepėr e njė shkrimtari, ėshtė si mė thėnė "pėllėmba me gishtata e dorės" dhe nuk mund tė dallosh se cili prej tyre ėshtė mė i nevojėshmi. Por, pėr ju cili libėr ėshtė me i dashuri dhe pse ?

D. L. Gjergji: Pėr pos dizertacionit: "Roli i femrės shqiptare nė familje e nė Shoqėri" e cila ėshtė hera e parė qė njė autor shqiptar, mundohet tė paktėn me njė mėnyrė shkencore dhe tė trajtojė nė njė mėnyrė shkencore, veprat qė dallohen - ato janė 13 vepra tė kushtuara Nėnės Tereze dhe sisdomos, "Nėna e dashurisė", e cila, u botua diku aty tek 15 gjuhė tė huaja, dhe arriti vetėm nė Europė, nė njė tirazh diku deri nė 5 milion kopje. Pa marrė parasyshė botėn tjetėr, atė tė shitjes nė kontinetin Amerikan, Azi dhe Australi e Afrikė. Kjo, nuk ėshtė meritė vetėm e imja. Ajo ėshtė e Nėnės Tereze, e cila mė "ushqeu" me materialin, qė tė shkruaj e tė frymėzohem. Ajo thoshte se "Unė jam lapsi i Zotit, dhe ai shkrojti nėpėr jetės sime, pėr mua".

Dhe unė do tė thoja; se "Unė jamė lapsi Nėnės Terezes" - dhe ajo ēka ka bėrė njė vepėr tė madhe unė u mundova t'a zbėrthej nė tre shtresa. Nė shtresė e saj, Gonxhe Bojaxhiu, Jeta Familjare, Jeta Rinore.18 vitet e saj si motėr e Loretos, pastaj vitet si misionare e dashurisė. Megjithatė, si njė ndėr veprat kryesore, qė e ēmojė edhe Papa i ndjer John Pali i II-tė, qė e kėrkojė tė botohej edhe ė gjuhėn polake, dhe nė vitin 2000 ai nė praninė e 10 delegacione tė ndryshme nga bota, ua dhurojė nė Vatikan, ishky libėr qė e sipėrcitova.. Mendojeni se ēfarė ndodhte, unė mendoja se isha nė ėndėrr, kur Papa njė ndėr personalitete mė tė njohuara tė botės, shpėrndan njė libėr kushtuar njė murgeshe shqiptare katolike - Nėnės Terezes, me nė autor po njė prift katolik shqiptar, i cili isha unė vetė.

BS: Dom Lush Gjergji, si njeriu i Nėnė Terezes, do tė kisha shumė dėshirė tė merrja njė pėrgjigje nga Ju, sesi i vlersoni tendencat qė kanė ndodhur nga sllavo-maqedonasit pėr pėrvjedhjen e figurės sė Nėnė Terezes ?

D. L. Gjergji: Kėtė, e quaj njė ēėshtje tė tejkaluar. Sepse, sado qė ata u munduan nuk mundėn tė arrijnė atė ēka edhe e kishin qėllimin e tyre. Bota, thotė se Nėnė Tereza ėshtė , "pasporta" e indetitetit tė shqiptarėve. Megjithse, ata kanė lakmi t'a ken njė Nėnė Tereze, ajo e definojė vetveten , sidomos nė ditėn e shpėrblimit mė 10 dhjetor tė vitit 1979, para 1200 gazetarve, kur ma tha mė sė pari nė gjuhėn shqipe, pastaj edhe nė gjuhėn anglisht , "Unė, e kamė nė zėmėr popullin tim shqiptar- Lus Zotin qė paqja dhe dashuria e Tij tė vi nė zemėrat tona dhe nė zėmėrat e botės mbarė. Luetni Zotin pėr mua dhe fukarejtė e mij! Zoti u bekoftė!" Nėna Tereze, Unė, ia ktheva pėrsėri duke i thėnė, a mund tė mė ndihmosh edhe diēka, nėshkruajni Bojaxhiu.

Se e kisha parasysh, qė edhe mund tė ketė spekulime, dhe fatėbarėdhėsit ajo kurr nuk e ka nėshkruar me mbiemėr se ashtu ėshtė tradita kishtare. E nėshkroi, edhe sot, e kėsaj dite e kam si njė ndėr kujtimet dhe nėnshkrimet mė ė bukura tė jetės sime. Prandaj, kjo ėshtė njė ēėshtje e tjekaluar... Desha t'a pėrfundojė me diēka. Bota 10 dhjetorin e caktojė si pėrfundimin e bisedimeve rreth ēėshtjės sė statusit final tė Kosovės. Kjo ditė ėshtė dita, e shpėrblimit tė Nėnės Tereze; me ēmimin "Nobel pėr Paqe" nė vitin 1979. Ndoshat ndėrkombėtaret nuk janė kujtuar, por unė do tė thoja se fuqia e Zotit e ka caktuar kėtė datė. Duke i lidhur gjithēka me 10 - tėn. 10 vjetorin e kalimit e Nėnės Tereze nė amėshim, nė ditėn kur ajo mori shpėrblimin - dhėntė Zoti qė Kosova tė fitojė edhe Pavarėsinė e saj.

BS: Ku mendoni se qėndron merita dhe atributi qė ka dispora shqiptare nė Amerikė, pėr pavarėsinė e Kosovės ?

D. L. Gjergji: Mėrgata jonė kėtu - SHBA-ės, e ka luajtur njė rol vendimtarė do tė thoja si nė kohėn e mė hereshme e sidomos me Kosovėn tonė. Dhe ne duhet t'i jemi mirėnjohės dhe t'a faleminderojmė Zotin , Amerikėn dhe Bashkėsin Europiane , e sidomos mėrgatėn shqiptare nė SHBA-ės. E cila, nuk kursej as mundin e as punėn, nė "flijimin" e finanacve tė tyre personale, dhe ēdo gjė tjetėr ēka kjo mėrgat ka bėrė deri tani, pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn. Ne nuk dėshirojmė qė tė kemi aleat, qė tė na pėrkrahin pėr keq. Por jemi tė bindur; se jemi nė rrugė tė mirė, jemi nė rrugė tė drejtė dhe tė vėrtetė, rrugėn e Zotit. Dhe jo rastėsisht lufta e parė humanitare, ndodhi pikėrsiht me Kosovėn tonė, e fillojė prej kėtu ku jeni ju, sepse Kosova me ju nė Amerikė, u bė ndėrgjegjėja e mbarė kombit tonė dhe e mbarė njėrėzimit. Kjo ėshtė meritė e tė gjithė shqiptarėve, veēanėrishtė e mėrgatės shqiptare nė SHBA-ės.

BS: Ju jeni vazhdimisht prezentė nė shumė mjete tė informimit tė gjuhės shqipe, me artikuj, analiza, intervsita dhe komente. Mirpo, nė gazetėn Bota Sot, ju keni njė vend tė veēantė. Cila mendoni ju ėshtė arsyeja ?

D. L. Gjergji: Bota Sot, nė rend tė parė e ka njė qasje, njė emertim dhe emėr shumė tė bukur. Qė dėshon, se ajo ėshtė pasqyrimi i asaj ēka edhe ėshtė bota shqiptare, sot. Por, jo vetėm shqiptare, por bota e europiane, bota amerikane dhe dhe nė tėrsi qyterimi e civilizimi mbarė tėrėsorė. E dyta, ajo fatėbardhėsisht pėrhapet e lexohet nė ė gjitha trojet etnike shqiptare dhe atje ku ndodhen shqiptarėt nėpėr botė. E treta ėshtė se unė tek Bota Sot, kam gjetur linin ta them, ose njė qėndrim i cili pėrputhet me shumė pikėpamje tė mijat. Qė ne edhe duhet ta shtrojmė nė njė sofėr tė pėrbashkėt tė vlerave dhe tė virtyteve dhe me anė tė kėsaj gazete, e t'ua mundėsojmė edhe njėrėzve tė tjerė. Atėhere, sipas nevojės dhe "oreksve" le tė vinė njėrėzit tė lexojnė e tė zgjedhin... Bota Sot, zgjoi nė momentet mė tė vėshtira ndėrgjegjen kombėtare, nė tokat e okupuara. Bota Sot, po e bėn njė shėrbim tė mirė ēėshtjes apo kuazės gjithė shqiptare.

BS: Dom Lush Gjergji, ishte me tė vėrtet njė kėnaqėsi pėr mua kjo bisedė. Zoti ju bekoftė ju dhe gjithė popullin shqiptar. Shumė tė faleminderit !

D. L. Gjergji: Gjithashtu, ju faleminderojė pėr tė gjitha qė jepni mundėsi dhe qė bėni njė shėrbim, qė populli i ynė tė ketė nė dorė, jo vetėm diēka qė lexon, por edhe diēka qė e fisnikėron e bujaron mėndjen e zemėren. Qofshi me nder ! Zoti u bekoftė !

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara