HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Aksidentalisht vdiq njė poet shqiptar nė Toronto

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Policia kanadeze u bėn thirrje qytetarve tė ndihmojnė nė kapjen e drejtuesit te automjetit qė kreu aksidentin me pasojė vdekjen e 49 vjeēarit nga Shqipėria, Ylli Dervishi.

ONTARIO - TORONTO(CA). Biografia e tij ishte e shkruar per nje gazete te komunitetit shqiptar ne Toronto - Kanada, nga nje nxenes i shkolles se mesme, por ja qe tani ajo do te shkruet ne posterat e vogela te shtepise mortore, mbasi 49 vjeēari nga Shqiperia, vdiq ne vend nga nje aksident, dje ne mengjes ne nje kryqėzim rruge ne Toronto, teksa sebashku me bashkeshorten niseshsin per ne pune.
Dervishi, i cili se bashku me gruan tij Roza, punonjes te sektorit te sigurimit ne aeroportin nderkombetar "Toronto Pearson International Airport", udhetonin se bashku per ne pune rreth ores 5:30 te mengjesit te dites se martė, kur ne lindje te autostrades me autoveturen e tyre Chrysler Cirrus ne nje kalim ne formė T-je, u goditen fuqishem dhe menjeherė nga nje furgon i tipit SUV, ne korsine Castlefield Avenue dhe rrugen Caledonia Rd. Ai i deklarua i vdekur qe ne vendngjarje, ndersa bashkeshortja Roza ne gjendje te rende me fraktura por jashte rrezikut per jeten u dergua menjeherė ne spitalin me te afert Sunnybrook Hospital - te Torontos.

Ish zyrtari i Qeverise shqiptare, gjate viteve 1997 - 2000, ne Ministrine e Ekonomise, emigroje ne Kanada se bashku me gruan e tij dhe djalin 12 vjeēar Henry, ne vitin 2000. Ai u perfshi ne Kanada ne disa aktivitete te komunitetit shqiptar ne Ontario - Kanada, duke organizuar fushta fond mbledhse(fundraising) dhe sherbeu si z/drejtor i Fondit Shqiptar per Zhvillim, fond i cili qe ngritur per rindertimin e Shqiperise. Ai veē te tjerave ka qene edhe poet.
Dje komuniteti shqiptar me te marre lajmin e vdekjes, eshte treguar i shokuar, kur ka mesuar se bashkeatdhetari tyre i cili udhetonte ēdo dite ne kete realicion shtepi - "Toronto Pearson International Airport", per ne vendin e tij te punes se bashku me gruan Roza, Ylli. "Dervishi, i cili ka botuar nje liber me poezi ne Shqiperi,"The Dream of Life", ia ka kushtuar ate te ardhmes se familjes se tij," tha nje nga miqet e vjeter te tij i quajtur Veli Kliton, dhe ai botues i gazetes komunitare ne Kanada - JON. "Une kam shkruar emerin e saj - kur Roza, me tha "Ylli ka vdekur", tha Kliton, miku i tij i vjeter, i cili eshte edhe editori i librit dhe artikujve te tij dhe ai qe ka shkruar biografine e Ylli Dervishit. Miku i tij Veliu, ha se "Ylli erdhi ne Kanada duke shpresuar per nje jete me te mire por ja qe tani do te prehet ne paqe".

Minevena e ndalur nga policia e trafikut ne Toronto, eshte indetifikuar se eshte e tipit SUV - 2006 Mazada Tribute. Ndersa drejtuesi i saj pas aksidentit eshte larguar menjeher nga vend ngjarja due lene aty automjetin dhe fshehur ne pallatat per rreth vend ngjarjes. Minivena qe goditi per vdekje dje ne mengjes heret, Ylli Dervishin dhe gruan e tij ne Toronto, thote policia nuk rezulton e vjedhur. Policia thote se nuk ka asnje dijeni se eshte demtuar me kete rast drejtuesi i saj apo jo. Policia beson se ngjarjen e kane pare shume deshmitare qe jane ndodhur fare rastesisht rreth rrotull vendngjrjes dhe apelojn tek qytetret e lagjes perreth te telefonojn policine, se gjithēka do te jete sekrete. Policia thote se mund te kontaktoni ne kete numer: Toronto Police Traffic Services at (416) 808-1900.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara